DILAVER GOXHAJ SHËRBETOR I BETUAR I BEOGRDIT DHE AGJENTURAVE TË TJERA EUROPIANE

Reagim i luftëtarve të UÇK-ës të DT Nr.3 (Br128) të operacionit “Shigjea”

Lufta e Kosovës kundër Sërbisë vrastare, përfundoi me fitoren e plotë e përfundimtare të UÇK-ës dhe NATO-s, në 21 Qershor 1999, ditën që u largua dhe ushtari i fundit Serb nga ajo tokë etnike Shqipëtare. Që nga ajo ditë ederi tani kanë kaluar 20 vite, me një paqe e liri të afirmuar institucionalisht në kontinetin Europian dhe krejt rruzullin tokësor. Kosova veten e sajë e kurorëzoi me shpalljen e pavarësisë në 16 Shkurt 2008. Të gjitha këto realizime, erdhën si rezultat i luftës madhore të UÇK-ës dhe gjakut të derdhur të mijëra dëshmorve, që sakrifikuan veten për lirinë e pavarësinë e popullit të Shqipërisë veriore. Në reagimin tonë, ne nuk do të trajtojmë historinë e luftës heroike të popullit tonë liridashës, por do ti japim përgjigjen e duhur një agjenti të kamufluar, që po  tentonë të terrorizojë  e masakrojë veprën madhore të UÇK-ës tani në paqe, duke i shërbyer në vazhdimësi me besnikëri Beogradit. Nisur nga kjo nevojë e domosdoshme e jetike, kemi reaguar disa herë, lidhur me mendimet e paskrupullta, që ka dhënë e jep në shtyp e faqe interneti ky individë karrierist intrigant e mashtrues, për luftën e Kosovës, organizatorët, drejtuesit dhe udhëheqësit e sajë. Këto reagime të luftëtarve të të UÇK-ës të  DT Nr.3 (Br.128), janë pasqyruar në shtypin e përditëshëm dhe internet në faqen Epopeja.org, ku qëndrojnë dhe sot të hapura për të gjithë lexuesit Shqiptarë. Para se të paraqesim argumentet tona, lidhur me veprimtarinë armiqësore të këtij nihilisti obskurantiv, të vënë në shërbim të Beogradit e shërbimeve të tjera sekrete Europiane, do ti shpjegojmë opinionit publik Shqiptar të kudo ndodhur, se cili është në realitet Dilaver Goxhaj, njeriu që e propagandon veten si strateg i madh ushtarak, politikan, diplomat, historian, filozof, publicist, ekonomist, pedagog, poet, shkrimtar, e të tjera dokra e demagogjira, që ai  i paraqet nëpërmjet shkrimeve të hallakatura në faqe të ndryshme të internetit.

Dylaver Goxhaj ka qënë  oficer i ushtrisë Shqiptare. U lirua nga kjo ushtri në vitin 1994, jo me reformë si gjithë oficerët e tjerë të USH, por u përjashtua nga USH, për mos zbatim urdhri  dhe rrahje me grushta si rrugaç për intrigime karrieriste. E shkarkuan nga detyra e pedagogut dhe e emëruan me ulje në detyrën e komandantit të baterisë kundërajrore me gradën e kapitenit. Nëpër faqe të ndryshme interneti, e glorifikon veten për karrjerën e suksesëshme të tij në USH, por realiteti tregon se nuk ka shkuar më lartë se një komandant baterie kundrajrore. Si erdhi ai me studime në Akademinë e Mbrojtjes e më pas pedagog i sajë, ish kolegët e tij në USH, tregojnë se Dilaver Goxhaj i ka përfituar këto detyra, nëpërmjet infiltrimit të tijë në rrjetet suvjersive të asaj kohe. Pas këtij shkarkimi nga detyra dhe lirimi nga USH, Dylaver Goxhaj e propagandon veten se është lidhur me rezistencën e Shqiptarve të Kosovës që nga viti 1990, pra përpara gjithë udhëheqësve e drejtuesve të UÇK-ës. E bënë këtë deklarim, për të afirmuar veten si udhëheqësi kryesor i UÇK-ës e luftës në Kosovë. Faktet dhe argumentet flasin ndryshe dhe ne po i praqesim në vijim të reagimit tonë.

Dilaver Goxhaj pas shkarkimit nga detyra e largimit nga USH, duke qënë se nuk kish të ardhura financiare për të jetuar, u punësua si hamall në një firmë transporti për shpërndarjen e  ndihmave në veri të Shqipërisë. Në mes të muajit Mars të vtitit 1999, Gjon Lleshi një ish oficer i të njëjtës lloj arme me Dylaverin, e prezanton me Sabit Gecin i cil i propozon për të shkuar në luftën e Kosovës.  Dilaver Goxhaj i gjendur në mes të katër rrugëve, pranon por me një kusht “Se pa 1000 DM në muaj unë nuk vijë në luftën e Kosovës.” Dhe jo vetëm për veten, por dhe për të birin e tij Dritan Goxhaj, në atë kohë në shërbim të disa agjenturave Europiane, të cilat sot pas dënimit nga shteti Shqipëtar për veprime diversive në luftën e Kosovës e Preshevës, i kanë dhënë azil politik. Ky është motivi i ardhjes të këtij pseudo patrioti shqipfolës, që është vënë totalisht në shërbim të Beogradit e disa të tjerave nëpër Europë. U nis drejt Kosovës, duke gënjyer bashkëshorten “Se do shkojë për punë në Zvicër.” Kur e mori vësh ajo, u alarmua dhe vonë pas mesit të një nate, i telefonoi Gjon Lleshit me ulërima “Se ja kish dërguar burrin për tu vrarë në Kosovë.” U nis për në Kosovë bashkë me Bardhyl Tahirin, me grupin që përcillte Hashim ThaÇin, nëpërmjet Maqedonisë. Që nga ai moment, ky intrigant ndërthur idenë vet karrjeriste, se “E zgjodhën si Zv/Shef SHP të UÇK-ës që nga ai rrugëtim”, ide të cilën e reflekton në librin e vet “Një kolonel midis Prishtinës e Tiranë.” Mirpo, në të njëjtin libër, është po Dilaver kotrabedali që pranon vetë, se “E kishin harruar të mbyllur në një garazh të një Shqiptari në Maqedoni dhe vonë u kujtuan ta  marin.”  Dhe harruan pikërisht të zgjedhurin si Zv/Shef të SHP të UÇK-ës? Interesante dhe me plot kuptime, këto sajesa të Dilaver Goxhës alias Shpëtim Golemi.

Në reagimin tonë që po paraqesim para opinionit publik Shqiptar të kudo ndodhur, do ta ballafaqojmë këtë shërbëtor të shumë zotërijve, me veprimet e tij antikombëtare, të cilat i ka paraqitur nëpërmjet shkrimeve të veta në shtypin e përditshëm dhe në faqe të ndryshme interneti. Ato janë të shumta, qëllimisht të improvizuar me plot intriga e mashtrime, vetëm e vetëm që të goditen UÇK-ës, udhëheqësit, drejtuesit dhe luftëtarët e sajë, për të dalë si shpëtimtar i vetëm, udhëheqës e drejtues i mirëfilltë i UÇK-ës dhe asaj lufte madhore vetëm një njeri, i vetë quajturu si Zv/shefi SHP të UÇK-ës Dilaver Goxhaj alias Shpetim Golemi. Në vazhdim të reagimit tonë, ne do ta ballafaqojmë këtë demagog të shitur e të blerë në tregun obskurantist, duke e ballafaquar me ato akte e vepra tradhëtie, të gatuar në guzhinat Serbo-Sllave, të servirura me duart e tija në forma, mënyra e rrugë të ndryshme, sipas detyrave që i kanë ngarkuar ustallarët e Beogradit. Dilaver Goxhaj ka hedhur në tregun e botimeve, faqet e internetit dhe shtypin e përditshëm libra e shkrime të ndryshme me tituj bombastik, por përmbajtja e tyre është një e vetme, ajo e kamufluar kundër UÇK-ës e luftës së saj heroike për Çlirimin e Kosovës. Për të argumentuar këtë fakt konkret, po e ballafaqojmë këtë diversionist të rreshtuar në rradhët e UÇK-ës si vullnetar, por që në të vërtet, ka luftuar kundër idealeve të sajë, në fshehtësi të plotë në SHP të të UÇK-ës.

A-Dëmtimi i imazhit të veprës madhore të UÇK- në luftë e në paqe:

1-Hapat e tij të para u hodhën kur ai ishte oficer për shtypin në SHP të UÇK-ës, e jo si Zv/Shtabi të SHP të UÇK-ës detyrë e fantazuar prej vetes së tij,  nga i fantaksuri i Golemit  Dylaver Goxhaj. Në luftë për të arritur qëllimet veta dhe ato të ustallarve UDB-shë të Beogradit, Dilaveri mbante lidhje të fshehta me djalin e vet agjent të shërbimeve sekrete Europiane dhe herë pas here në orët e vona të natës, i jepte atij porosira të ndryshme, për të nxjerë nga pritat e UÇK-ës spiunët e tradhëtarët që minonin luftën e Kosovës. Një rast i tillë është i evidentuar nga G.M., pikërisht në orët e vona të natës në SHP të UÇK-ës.

2-Duke qënë oficer i SHP të UÇK-ës, Dilaveri u muarr me thash e theme, veçanërisht për ish Shefin e SHP të UÇK-es Bislim Zyrapi, me qëllimin e vetëm që me largimin e tij nga ajo detyrë, ti zinte vendin. Këto duken dhe në shkrimet e tij, ku deklaron se “Unë ndërhyra që Bislimi të emërohej komandant i operacionit Shigjeta.” Por, kur Bislim Zyrapi u zëvëndësua me një tjetër, është po Dylaver Goxhaj ai që nisi ti kundërvihej Agim Çekut, të sapo emëruarit Shef të SHP të UÇK-ës në vend të  Bislim Zyrapin, ushtarakut me përvojë luftarake që strukturoi UÇK-ës gati për dy vite rresht.

3-Edhe në puçin e organizuar brënda SHP të UÇK-ës, në kohën e zhvillimit të konferencës së Rrambujesë, Dylaver Goxhaj ka bërë zullume të tjera, të cilat janë të lidhura ngushtazi me detyrat e ngarkuara nga ustallarët e Beogradit, por dhe qëllimet e tij karrjeriste për të dalë në krye të SHP të UÇK-ës, fenomen që e shfrytëzonin ustallarët e tijë për hesapet e tyre. E gjithë kjo qartësohet në deklarimet e veta, kur shkruan për largimin Adem Demaçit nga SHP i UÇK-ës.

4-Në pas luftë ky intrigues e mashtrues i një kategorie të veçantë, duke rendur rrugëve të Prishtinës nisi të shkruajë artikuj e libra, duke prallisur për politikën, diplomacinë e strategjinë e cUÇK-ës, që sipas tijë nuk është ndjekur e konretizuar si duhet, e për pasojë udhëheqësit e drejtuesit e asaj ushtrie kanë gabuar, sepse nuk u pyet demagogu i Golemit. Për të konkretizuar këto idera famoze të tij, po i referohemi librit “Rruga që më çoi në UÇK-ës” dhe librit “Një kolonel midis Tiranës e Prishtinës”, ku në të parin pseudostrategu Goxhaj, pasi rradhit në libër të gjitha parimet e kriteret e Artit Ushtarak të kohës së monizmit si krijimtari të vetes, tenton të afirmojë veten e tij si strateg të luftës së UÇK-ës, para të gjithë udhëheqësve e drejtuesve të UÇK-ës.

5-Në librin e dytë “Një kolonel midis Tiranës e Prishtinës”, ish pedagogu që pretendon se është njohës i thellë i Doktrinave Ushtarake, arrin të injorojë veten kur deklaron, se “Nuk më pyetën mua Hashim Thaçi e Jakup Krasniqi, për luftën në Kosovën Lindore, sepse me 4-5 ditë luftime mbrojtëse, do e kisha çliruar.” Një marëzi e pa dëgjuar ndonjëherë, të çlirosh një vend veç me luftime mbrojtëse. Mirpo kjo mund të ndodhë vetëm po të pyetet teoricieni i Golemit, i cili sajon dogma të tilla maramëndëse që vazhdojnë të çudisin dynjanë.

6-Godet në mënyrë të qëllimtë UÇK-ës, për luftën që ajo ka zhvilluar pa një qëllim e ide të qartë luftarake. Këtë e ka shprehur nëpër faqet e shtypit të përditshëm e faqet e internetit. Kështu, në 20 dhe 21 gusht të vitit 2000, gazetari i gazetës  “Shekulli” Tiranë, nisur nga rrëfimi i vetë Dilaver Goxhës, e pyet se Në sa beteja keni marrë pjesë dhe mbresat tuaja të pa harruara”? Ëndëruesi karrjerist, duke ecur bashkërisht me ndjenjat e tij tepër të errëta, arin deri atje sa gjatë përgjigjes rëndon dhe ofendon së tepërmi haptazi UÇK-ës, udhëheqjen e SHP  të sajë, duke thënë se, “së pari duhet të korigjojmë një lapsus tuajin. UÇk-ës nuk zhvilloi asnjë betejë, pasi në termologjinë ushtarake me fjalën betejë, nënkuptohet pjesmarrja në luftim e një sasie shumë të madhe forcash, divizion e lart me të gjitha llojet e armëve. Me këtë dua të them, se UÇK-ës ka zhvilluar vetëm luftime, si dhe planizoi e organizoi një operacion të emërtuar Shigjeta, por që në praktikë, nuk mundi të arrinte përmasat e një operacioni, si rrjedhojë e disa faktorëve objektivë, të cilat janë objekt studimi i analistëve e studiusve ushtarak.” Është po ky Dylaver Goxhaj, i cili në vazhdim të krimit politik që i bënë UÇKës me shkrimet e tijë, kur nëpër faqet internetit të shërbëtorve të Beogradit, deklaron se Beteja e Koshares  dështoi se nuk arriti qëllimin e duhur. Të njëjtin deklarim bënë edhe për betejën Pashtrikut, ku sipas tijë “Ajo betejë nuk arriti përmasat e një operacioni”, sepse UÇK-ës, sipas Dylogogut, nuk mund të zhvillojë beteja e operacione, sepse “ka zhvilluar veç luftime”. Me këto arsyetime prej injoranti, ky shërbëtor i shumë zotërinjëve mohon dhe betejat e tjera, që UÇK-ës, të zhvilluar e realizuar me sukses, gjatë gjithë kohës të asaj lufte heroike. Mirpo marrëzitë e këtij demagogu nuk kanë të mbaruar, sepse ai e di vetë se për llogari të kujt i bën këto keq interpretime. I bën për llogari të atyre që u shërben i biri dhe vetë ky luftëtar i kamufluar brënda UÇK-ës.

B- Akuzat që ngre kundër udhëheqësve e drejtuesve të luftës së UÇK-ës:

1-Lufta e tij për denigrimin e veprës madhore të UÇK-ës, nuk mjaftohet vetëm me luftën e zhvilluar nga ana sajë, por dhe me akuzat e drejtuara kundër udhëheqësve e drejtuesve të asaj lufte, me qëllimin e dyfishtë, që nëpërmjet akuzave kundër drejtuesve të UÇK-ës, jo vetëm njollosen e baltosen këta drejtues, por nëpërmjet këtyre akuzave, goditet në prapavijë dhe UÇK-ës dhe për pasojë, cënohet imazhi i luftës së sajë të udhëhequr e drejtuar nga ai shtab i përbërë prej tyre.

2-Shënjestra e tij me akuza, drejtohet kundër drejtuesve kryesorë, udhëheqësit politik të UÇK-ës Hashim Tha[çi, Komandantit të UÇK-ës Azem Syla, Shefit të SHP të UÇK-ës Bislim Zyrapi, pasuesit të tij Agim Çeku, Xhavit Haliti, Adem Grabovci, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Fatmir Limës e pjestarve të tjerë të atij shtabi udhëheqës.

3-E nis me Hashim ThaÇin, duke e akuzuar se “Në luftë nuk ka qënë në Kosovë por jashtë sajë”. Në të njëjtë mënyrë e akuzon dhe për krime të ndryshme gjatë zhvillimit të  luftimeve. Tani në paqe, e baltos në forma e mënyra të ndryshme, duke e akuzuar për politikë pro Serbe e përfitime të kredove personale. Së tepërmi e rëndon për lëvizjet politike të Thaçit të kohëve të fundit, për të drejtat e Shqiptarve të Kosovës Lindore, duke e akuzuar për shkëmbim teritoresh.

4- tej ai vazhdon me ish komandantin e UÇKës Azem Sylëa, ku gjithmonë këtë personalitet e rëndon në forma e mënyra tepër të stërholluara, duke e baltosur, herë për krimet e luftës, herë për harxhimin e fondeve. Por më keqaja e gjithë këtyre akuzave, komandantit të UÇKës i bëhet kohët e fundit, në një inervistë të Dylaver intrigantit, dhënë për shtesat e rradhëvë të UÇK-ës për veteranë të rremë, ku midis të tjerave përzjen mjaltin me zeherin bashkë, kur deklaron, se “Azem Syla si njeri i mirë dha dorëheqje nga detyra e Kryetarit të Komisionit Qeveritar, por atë e dha sepse faktikisht nuk e njihte si duhet UÇK-ës, nga që gjatë kohës së luftës ka qënë jashtë Kosovës.”

5-Pas akuzave kundër komandantit të UÇK-ës, demagogu i shërbimeve sekrete Serbe e Europiane, e drejton shënjestrën e tij pikërisht atje ku ai ka synimin kryesor, drejt ish Shefit të SHP të UÇK-ës Bislim Zyrapi e pasuesit të tij në këtë detyrë Agim Çeku, ku si për njërin e për tjetrin i akuzon për paaftësi profesionale e mos zbatim të qëllimeve luftarake të asaj lufte. Kjo akuzë e tij konkretizohet në shumë faqe shtypi e interneti, ku ky intrigant e mashtrues ordiner, nisur nga karrjerizmi i sëmurë e qëllimi i fshehtë i shërbimit besnik ndaj Beogradit deklaron, se “Operacionin Shigjeta, e kanë drejtuar Bislim Zyrapi e Agim Çeku”. Por është po ky protagonist i ndërthurjeve të pështira, kur këta i ngarkon me përgjegjësi të rëndë kur deklaron se Beteja e Koshares nuk arriti qëllimin e duhur luftrak,  ndërsa ajo e “Pashtrikut nuk arriti në kufijt  e një operacioni”. Një keqë interpretim i sajuar në mënyrë të qëllimëshme për përfitime personale në drejtim e komandim, për të nxjerr veten e tij si një strateg udhërrëfyes. Por Dilaveri i Golemit harron se të dy ato beteja të UÇK-ës në Koshare e Pashtrik, janë vlerësuar me fjalët më të mira nga ish Komandanti i forcave të NATO-s Gjenerali Uesli Klark i cili thekson në librin e tij, se “Ishin luftëtarët e UÇK-ës në operacionin Shigjeta në Koshare e Pashtrik, ata që ndihmuan aleancën për të detyruar Serbinë drejt kapitullimit në Kumanovë".

6-E vazhdon këtë veprimtari keqëbërse të qëllimëshme, me akuzat që ngre kundër Xhavt Halitit, ku midis të tjerash e baltos këtë njeri që e sfidoi luftë me jetën e vetë për shumë vite me radhë, për vendin e popullin e vet. E akuzon për harxhimin e përvetësimin e fondeve të luftës, duke theksuar se ai më teper ka jetuar në hotelet lluksoze të Tiranës. Por balta më keqe këtij antari të SHP të UÇK-ës, i hidhet nga Dylaver Goxhaj, nëpër deklarimeve që bënë, se”Xhavit Haliti po denigron luftën e UÇK-ë sepse sipas dallaverit Dilaver Xhaviti paska deklaruar se UÇK-ës pa NATO-n nuk e fitonte luftën”. Profeci dilaveriane, sepse dihet, që UÇK-ës pa NATO-n dhe e kundërta Nato pa UÇK-ës,  ajo luftë nuk përfundonte. Historitë e gjithë luftrave, tregojnë se ato janë fituar e fitohen përmidis aleancave të fuqishme. Këtë bëri dhe UÇK-ës e udhëheqja e saj, pjesë e të cilit ishte dhe Xhavit Haliti. Por Dilaveri si njeri i tjetërsuar e shërbëtor besnik i Beogradit, di si vepron për realizimin e detyrave të padukëshme të ustallarve që e instuktojnë për këto sajesa e trukime.

7-Ashtu si në të shkuar e sipër, hedh baltë e njollos Ramush Haradinën e Fatmir Limën, duke i akuzuar për keqtrajtime gjatë luftës si në Dukagjin e Kleçkë, ku duke bërë përzjerëje të qëllimtë të veprimeve luftarake, i akuzon këta drejtuaes të asaj lufte se kanë keqëtrajtua njerzit e pafajshëm. Në paqe shërbëtori i Beogradit vazdon avazin e orkestruar nga ustallarët e padukshëm dhe  të dy këta trima të rrallë të asaj lufte i akuzon, Ramush Haradinaj e ngarkon për harxhime fondesh në shtesat burakratike të strukturës qeveritare, e pensionë të veçanta që ai jep sipas dëshirve e miqësisë. Ndërsa Fatmir Limën, duke u futur në labirinthet obskurantiste të Beogradit, bënë të pamundurën në rrugë indirekte, duke e baltosur me përvetësime të fondeve për interesa personale.

8-Kadri Veselin dhe Adem Grabovcin, i godet të parin për rastet e shumta të keqtrajtimeve gjatë luftës dhe mbas lufte, ndërsa të dytin si gjatë dhe pas luftës e ngarkon së tepërmi me harxhimin dhe përvetësimin e fondeve të UÇK-ës për përfitime personale. Të gjitha këto ndërthurje itrigante e mashtruese, kanë të njëjtin qëllim, atë goditjes të  drejtuesve të UÇK-ës, për të njollosur e erësuar imazhin e asaj ushtrie heroike dhe për të nxjerrë veten si një udhëheqës të madh e shpëtimtar të asaj kohe. Të gjitha këto sajesa poshtëruese të tijat janë të lidhura ngushtë, eakuzat që ka ngritur Beogradi kundër ish drejtuesve ë UÇKës në luftë e në paqe, por që në kuadrin e zhvillimeve e ndryshimeve politike që po kalon Kosova, ato hidhen në tregun gazetaresk nga Dilaver Goxhaj me urdhër të Beogradit, për denigrimin e shtetit të Kosovës para opinionit publik ndërkombëtar. Por populli ynë ka një shprehje kuptim plotë. Qëntë le të lehin Karvani ecën përpara.

9- Dilaver Goxhaj, për të dalë nga bataku ku është futur,  nuk lë gur pa lëvizur për të arritur qëllimet e tijë. Ai godet dhe njëllos këdo qi del kundër sajesave intrigante që ai krijon e thur për ineresat e veta dhe atyre që u shërben me besnikëri të plotë. Kontrolloni faqet e portaleve serbo-sllave në Prishtinë e nëpër Europë, ku ky handikap i një familje lilipute, akuzon në Llap e Drenicë ata që i tregojnë vendin se ku e ka. Po kështu është po ky i djallëzuari Dylaver, që veprimtarinë armiqësore të djalit të vet në luftën e Kosovës e atë të Preshevës, kur e arrestuan dhe e dënuan me disa vite burg, akuzon ish oficerët e luftës së UÇK-ës Agim Sallaku, Ermir Begaj e Dritan Dervishi, të ardhur nga Shqipëria në operacionin Shigjeta, si organizatorë të kurthit për arrestimin e djalit të vetë. Është po Dylaver Goxhaj ai që thur thashë e theme për Bardhyl Tahirin si pijanec e Arqile Mandron si i paaftë e i mefshtë. Për dëshmorin e kombit Tahir Sinani, përhapë në Kosovë sajesa nga më të ndryshme, se është filmuar majë tankut në puçin kundër shtetit në Shqipëri në vitin 1998. Intriga e mashtrime poshtëruese, ka sajuar nëpër faqet e internetit edhe për Spiro Butkën, luftëtarin e përkushtuar për çështjen kombëtare, duke arritur deri atje sa të shpifë paturpësisht për këtë ish oficer të USH, se është nuk liruar nga reforma në viti 1992, por në vitet 70, në një kohë që CV e këtij ish oficeri të USH, tregon se pas atyre viteve që Dylya mashtron, ky oficer është dekoruar nga ish presidenti i RSH Ramiz Alia me Medaljen e Shërbimit Ushtarak. Mirpo Dylua si dallaverexhi që ka qënë dhë është, e ka ngrënë gjithmonë dhe vazhdon ta hajë turpin me bukë, sepse i tilë është gatuar dhe i tillë do vdesë, se vesi vdesë bashkë me shpirtin e njeriut të djallëzuar, ku tipiku  më i saktë  është dhe mbetet prototipi sojsëz Dilaver Goxhaj.

10- Problemi i fundit që po ngrejmë në reagimin tonë, është shqetësimi ynë i përbashkët, që na dha shtysë ne luftëtarve të DT.Nr.3(BR.128) të betejës së Pashtrikut, për disa shkrime në internet të bëra qëllimisht e me synime të errëta, nga i paudhi Dylaver Rezo Goxhaj. Në këto dalje të tij në internet, duke hedhur gurin fshehur dorën, ai çon ujë në mullirin e Beogradit. Për të mos u zgjatur, po hyjmë drejt e në temë. Kohët e fundit “i mallkuari prroit të Golemit”  hodhi në tregun e internetit, akuza për komandantin e DT.Nr.3(Br.128) Ruzhdi Saramati, se është autor i vrasjes të Halil Gashit, të vrarë në 2 Maj 1999 në qëndrën stërvitore  të UÇK-ës në Burrel të Shqipërisë. Të gjitha këto në faqet e  portalit të agjentit të mirëmjohur të shumë zotërinjve Sheradin Berisha dhe portalit të Radio Kosova e Lirë, ku çuditërisht këtij agjenti i janë hapur rrugët për të realizuar këto shkrime poshtëruese. Akuzë e ngritur tani pas 20 viteve, bëhet me qëllimin e orjentuar nga Beogradi, përmes agjentëve të vetë në Tiranë e konkretisht nga njeriu më i pështirë i të gjitha kohërave, intriganti e mashtruesi i rafinuar Dilaver (Dallaver) Goxhaj, ish oficeri problematik i USH dhe më problematik se kurrë në luftën e UÇK-ës, e pas sajë tani në paqe.  Si është e vërteta e kësaj ngjarje tragjike, shteti Shqiptar dhe udhëheqja e UÇK-ës e asaj kohe, e shkoqitën me hollësi deri në detajet më të imëta. Mirpo Beogradi nëpërmjet kallauzve të vet, nuk mund rrijë pa hapur plagë, me qëllimin e ndyrë, për të dëmtuar sado pak imazhin e asaj lufte dhe për të vërtetuar para ndërkombëtarve, se “Ja si janë vrarë Shqiptarët mes veti dhe në atë luftë”. Një intrigim sa i poshtër aq dhe i pështirë, i sajuar e paraqitur nga ky individ i kësaj kategorie. Njerës të tillë kanë qënë e jënë pa din e pa imam thotë populli ynë. Ata që shesin veten në tregun e tradhëtisë, nuk kanë as cipë e as nderë. Ata janë njerës të paturp e dinjitet. Si të tillë prandaj quhen dhe tradhëtarë. Këta plehra janë e do të mbeten në historinë e popullit si jashtëqitja e kombit, e për këta nuk kanë as varrë.

E bëmë këtë reagim, për ti treguar dhe njëherë opinionit publik Shqiptar se cili është Dilaver Goxhaj në realite e kujt i shërben ai. Opinioni publik Shqiptar i kudo ndodhur e njeh mjaftë mirë dhe nuk ka nevojë për ato që shetë Dilua i Golemit. Një njeri që vdes për karrierë brënda një magazine historike, për tu rreshtuar në krye të UÇK-ës si më i madhi i sajë. Nuk u folë e nuk u shkrua asgjëkundi gjatë luftës për ndonjë zëvëndës të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-ës e aq më tepër për Dylaverin, veç kur e nxori vetë Dilua si pjellë të mëndjes së vetë,  në Kavajë gjatë rivarrosjes të dëshmorit të asaj lufte, trimit Indrit Cara. Dhe prej asaj dite e deri në ditët e sotme, ky handikap, në çdo shkrim, intervistë, libër e takime nëpër ambjentet e kësaj toke Shqiptare, e prezanton veten si Zv/Shefi i SHP të UÇK-ës. Ne luftëtarët e UÇK-ës të DT.Nr.3(Br.128), kemi kontaktuar me ish Shefat SHP konkretisht Bislim Zyrapin dhe Agim Çekun dhe prej tyre jemi sqaruar, se nuk kanë patur zëvëndës Shef Shtabi, e aq më tepër Dilaverin, për të cilin ata shprehen se ka kryer detyrën e zëdhënësit për shtypin të këtij shtabi, gjë e cila vërtetohet dhe nga arshiva dokumentuese e asaj ushtrie.

LUFTËTARË TË UÇK DT.Nr.3 (Br.128) OPERACIONI SHIGJETA