I nderuar Z.Fazli Berisha ...

I nderuar Z.Fazli Berisha,po te sugjeroj te mos vazhdosh me me avazin e vjeter.Mua me erdhi mire qe u takuam dhe mendova se u morem vesh.Verejtjet qe ti dha shefi i Shtabit te Pergjithshem Bislim Zyrapi,rreth fjaleve te tua per te "ashtuquajturen" Brigada 128,siq e quani ju.Ti paske harruar qe ai te tha se Brigada 128 eshte themeluar heret dhe ne lufte ka marre pjese si Brigade e themeluar 128,e perfundimisht ne Operacionin "SHIGJETA" ka operuar si Brigade 128,ku ishte caktuar nga Shtabi i Pergjithshem i UCK-se dhe Operacionit "SHIGJETA",zona e pergjegjesise e kesaj brigade ose Drejtimi Taktik Nr.3,ku komandant ishte emeruar Z.Ruzhdi Saramati.Me kete vrejtje te Bislim Zyrapit dhe te gjithe te pranishmeve aty,ju tha se brigadat i ka emeruar dhe miratuar Shtabi i Pergjithshem i UCK-se.Por edhe njesite e veqanta jane te emeruara nga Shtabi i Pergjithshem.Siq ka thene ne nje koment edhe Binak Gashi.E verteta eshte keshtu,por pas takimit me juve pata dhe kam deshiren qe ne te merremi vesh ashtu siq merren vesh burrat.Te jeni i bindur se komandant i Drejtimit Taktik Nr.3 nga Drini i Bardhe e deri te Vorri i Mire i Pashtrikut,ka qene i emeruar Ruzhdi Saramati,dhe Bisa shume mire ju tha se ju keni operuar ne kuader te ketij drejtimi.S'keni pse te merreni me brigadat,se kto gjera i perkasin vetem Shtabit te Pergjithshem,e jo neve.Do te kisha thene per te miren e te gjithe luftetareve qe moren pjese ne kete Operacion dhe ne kete Drejtim Taktik,e me se paku per te miren time e tenden,ti nxjerrim ne drite luftetaret qe e bene luften ne Pashtrik me burreri e trimeri qe treguan,dhe nje pjese e konsiderueshme e tyre rane deshmore e edhe me shume te tjere i lane gjymtyret e tyre ne kete lufte,dhe sot quhen invalide te Luftes.Une e shoh shume te arsyeshme se une komandanti i Brigades-komandanti i Drejtimit Taktik Nr.3 luftarak dhe ju Z.Fazli Berisha si komandant i TF-2-shit qe ju e mbroni me kembengulje edhe pse ne dokumenta qendron ndryshe,na mbetet detyrim ndaj atyre qe permenda qe te jemi te bashkuar dhe ta themi te verteten per luftetaret qe ata ta fitojne te drejten e tyre,statusin e Veteranit te Ushtrise Clirimtare te Kosoves.Per njesite matane majave te Pashtrikut te cilat kane operuar nga Lugu i Zi,Qafa e Mullareve,Shpella e Pellumbave,Kurora e deri ne Qafe Prush,ku lidheshin me frontin e Koshares te gjalle jane drejtuesit dhe te verteten per kete u takon ta thone ata.Mendoj se nuk ka kuptim te merremi ende me keto gjera.Ky do te jete edhe shkrimi i fundit i imi,se nuk dua t'i perseris gjerat.Bashkimi dhe mirkuptimi gjithmon kane dale faqebardhe e fitimtare.Ju pershendes.

Rrofte bashkimi i Clirimtareve sepse atdheut vetem te bashkuar i duhemi.

Lavdi deshmoreve,invalideve dhe te gjithe atyre qe e bene luften.

Lavdi clirimtareve ne teresi.

 

Nga Komandanti i Brigades 128 Ruzhdi Saramati.