Fjalimi i Komandant Ruzhdi Saramati në 15 vjetorin e epopesë së Pashtrikut më 31.05.2014

Ushtria çlirimtare e Kosovës
Shtabi i përgjithshëm i ushtrisë çlirimtare të Kosovës
Zona operative e Pashtrikut
Brigada 28/128 sulmuese e UÇK-së

Të nderuar familjarë të dëshmorëve të kombit,të nderuar invalidë,veteran dhe ju të burgosur politikë shqiptarë të Kosovës.I nderuar kryetar i Komunës së Prizrenit,prof.dr. Ramadan Muja,të nderuar pjesëmarrës të pranishëm të këtij manifestimi përkujtimor,kushtuar 15 dëshmorëve të rënë heroikisht në betejat e një pas njëshme në frontin e Pashtrikut në kuadër të Brigadës 128,gjatë zhvillimit të luftës në operacionin “Shigjeta” në Gorozhup dhe Pashtrik të Hasit,duke luftuar ballë për ballë me forcat e armikut serbo-sllav që na mbajtën nën robërinë e tyre gati një shekull.
Kam nderin t’ju përshëndes përzemërsisht dhe luftarakisht në emrin tim dhe të Shtabit të Brigadës dhe të bashke luftëtarëve të dëshmorëve të cilët ranë në frontin e Pashtrikut duke luftuar për çlirimin dhe bashkimin e trojeve tona
.
Tash po mbushen 15 vite që bijtë dhe bijat e popullit tonë luftuan dhe ranë dëshmorë për liri dhe bashkim kombëtar.Unë,komandanti i tyre jam krenar që pata fatin që bashkë me trimat e lirisë të cilët i kemi gdhendur në lapidarin këtu pranë nesh dhe me trimat e tjerë të ndaj mejdanin me armikun dhe bashkë me këta trima të luftojmë për lirinë tonë.
Sot në këtë përvjetor shfrytëzoj rastin që tju tregoj se në përvjetorin e ardhshëm do ta kemi një kompleks memorial madhështor,këtu në këtë vend,i cili do të jetë vepër nderi për dëshmorët e kombit, këtu në Gorozhup.Ky memorial do të ngritet nga komuna e Prizrenit,në nderim të gjakut të derdhur për lirinë e Kosovës dhe popullit të saj dhe për ngritjen e këtij memoriali falenderojmë kryetarin e Komunës së Prizrenit prof.dr. Ramadan Mujën dhe bashkpuntorët e tij.Ky vend i shenjtë do të zbukurohet dhe bashkëluftëtarët e këtyre trimave që luftuan krah për krah me ta por edhe kushdo tjetër do të vijë të bëjë nderime për dëshmorët por edhe të pushojë pranë këtyre trimave që e dhanë jetën për Shqipni.
Motra dhe vellezër,në këso ditësh është obligim i çdo shqiptari që të kujtojë e vizitojë këto vende të shenjta,aty ku prehen dëshmorët e kombit,aty ku u derdh gjaku i pastër i djemve më të mirë të atdheut, prandaj dua dhe ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen që në 365 ditët e motit të ndajnë disa ditë për të nderuar dëshmorët e lirisë së kombit tonë sepse atyre nuk ju dhimbs jeta për ne,e neve mos të na dhimbsen disa ditë për ti kujtuar ata.Do të doja të ju rrëfej qaste  nga betejat e njëpasnjëshme që zhvilloi Ushria Çlirimtare e Kosovës dhe pikërisht Brigada 128 në këto vende,tash 15 vjet më parë.
Kjo Brigadë me ide të Gjeneralit Kudusi Lama dhe me urdhër të shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës bëri mobilizimin e përgjithshëm të UÇK-së dhe bëri përgaditjet e ushtarëve për sulme,për thyerjen e kufirit Shqiptaro-Shqiptar në drejtimin taktik numër 3.  në Gorozhup e Pashtrik të Hasit.
Më 24 maj,pasi komandanti i Brigadës mori urdhërin nga shtabi i përgjithshëm për sulm,e bëri pozicionimin e luftëtarëve të UÇK-së,në zonën e përgjegjësisë që ia kishte caktuar shtabi i operacionit “Shigjeta” . Duke parë vijën ku shtrihej armiku,bëmë edhe vlersimin e anës së armikut dhe morëm masat për sulm. Sigurisht që armiku ishte më shumë si në numër,ashtu edhe në armatim. Edhe luftëtarët tanë ishin mirë të pajisur por mbi të gjitha me te fuqishme e kishin dëshirën e zjarrtë për çlirimin e atdheut.Në orët e mbrëmjes së 24 majit.99 , në orën 23 e 30 minuta,komandanti i brigadës jep urdhër për sulm.E para hap zjarr bateria e artilerisë e komanduar nga Sali Saramati,si dhe tre bataljone të pozicionuar përballë kufirit dhe njësitë tjera që ishin pjesë e frontit të Pashtrikut.
Në këtë sulm të furishëm armët e artilerisë godisnin pa pushim objektivat e armikut,Pashtriku u shëndrit nga flakët e armëve të UÇK-së.Sulmi ishte i rrufeshëm dhe në tërë vijën e frontit që shtrihej nga Drini i Bardhë deri në maje të Pashtrikut ku radhiteshin forcat e bataljonit të katërt,komanduar nga Abdurrahman Nazifi(Bugari).Në atë krah operonin edhe disa njësi të veçanta,ndër ta edhe bataljoni “Atlantiku” me komandant Uran Rexhepin,si dhe njësia diverzanto-vëzhguese e Brigadës 126-Hasi që komandohej nga komandanti trim Ibrahim Çarri.Në drejtim të Gorozhupit dhe të lagjeve të tij operonte bataljoni i  pare i Brigadës që komandohej nga Feriz Gashi,njëkohësisht me këtë bataljon ishte edhe komandanti  i  Brigadës 128 bashkë me Shtabin e Brigadës.Në krahun e djathte operonte bataljoni  i dytë me komandantin Adem Shehu.Bataljoni i tretë operonte në krahun e majtë me komandant Xhelal Limanin.Ky sulm për serbët ishte shumë befasues se ata nuk e kishin hetuar se ne ishim pozicionuar aq afër prandaj ky sulm i rrufeshëm bëri që ata të organizonin tërheqjen për arsye se armiku nuk ishte në gjendje ti rezistojë sulmit të djemve të UÇK-së. Luftimet zgjatën deri në mëngjes.Në këto luftime armiku pësoi humbje të mëdha, si në njerëz,ashtu edhe në teknikë luftarake kurse në anën tone kishim tre të plagosur,njëri rëndë dhe dy paksa më lehtë.Djemtë e UÇK-së kishin korrur sukses, morëm nën kontroll postën kufitare serbe,lagjen Kërhanaj,Martinaj,Jelliqi dhe ishim afruar pranë lagjeve  Binaj,Tejeci dhe Tanaj.Luftimet vazhduan edhe më 25 dhe 26 maj por më 26 maj bien dëshmorët e pare të brigades,sypatremburi Bafti Haxhiu-zvK. Kompanie,ra edhe trimi Flurim Rushiti,gjithashtu bie dëshmor edhe luftëtari trim Sali Zenuni.Në luftimet e 27 majit bien për të mos vdekur kurrë edhe dy dëshmorët e kombit Astrit Suli dhe Aliriza Selmani,ndersa armikut në ikje e sipër i mbetën shumë të vrarë.Luftime të ashpra pati edhe më 28,29 dhe 30 maj.
Tash trimat luftonin edhe për të marrë hakun e shokëve të rënë dhe nga këto sulme armiku pëson humbje të shumta sepse këtu në Pashtrikun tone mijëvjeqar, kurrë armiqtë e kombit shqiptar nuk kishin fituar dhe s’do te fitonin as tash.
Betejë e madhe dhe e fuqishme,e përgjakshme u zhvillua edhe më 31 maj,armiku qëllonte në të gjitha anët por asgjë nuk i ndalte trimat e UÇK-së,tytat e armëve të tyre villnin zjarr e hekur mbi armikun,Pashtriku mori flake,çdo gjë digjej,trimat suleshin si luanët,si ndalte as vdekja.Armiku nuk durohej më në trojet tona,ai po bënte rezistencën e fundit,kjo shihej nga tërheqja që bënte nga pozicioni në pozicion dhe bërtima që bënte në tërheqje e sipër duke i share oficerët e tyre që i kishin pru në këtë luftë dhe i kishin futur në gjithë këto telashe.
Këtë ditë armiku pati humbje shumë të mëdha,ishte një ndër betejat më të përgjakshme.Por,kjo ditë,nuk ishte vetëm fitore për ne,në këtë ditë ranë në Altarin e lirisë dhe u bënë të përjetshëm edhe këta dëshmorë: Beron Gashi-luftëtar,Ejup Kosumi-luftëtar,Gani Saramati-komandant togu,Safet Peci-kom. i njësisë diverzanto-vëzhguese,Sali Saramati-kom. i baterisë së artilierisë, Selver Maçkaj-zvSH. i ndërlidhjes,Shpend Berisha-kom. i Kompanisë.Kjo për ne ishte humbje e rëndë,pavarësisht që armiku bartte me kamiona të vrarët e vet.Pas dates 31 maj luftimet vazhdonin edhe më furishëm,tashmë kishim hyrë thellë në token e Kosovës,më 1,2 dhe 3 qershor armiku në tërheqje godiste me të gjitha mundësitë që kishte por nuk kishte mundësi ta ndalte sulmin e luftëtarëve të UÇK-së,armiku në fushën e luftës la dhjetra të vrarë dhe një pjesë e armatimit në shtabin e tij në Plane,ra në duart e luftëtarëve të lirisë.Por në anën tone u përjetësuan luftëtarët Xhelal Sopi,Abdurrahman Gërdellaj,Zejnullah Zena dhe u plagosën dhjetra të tjerë.Deri më 8 qershor u çliruan Pashtriku dhe fshatrat e tij deri në Plane ndërsa më 9 qershor arrijmë deri në fshatin Mazrrek të Hasit.Më 11 qershor bataljoni i dytë i komanduar nga Adem Shehu,në orët e mbrëmjes hyn në lagjen Arbanë dhe në orën 1,pas mesnate,vendoset në fshatin Petrovë të Prizrenit. Dy bataljonet e tjera bënë pastrimin e terrenit deri në Zym të Hasit dhe bënë pastrimin e fshatit Gjonaj e më date 12 qershor,në mbrëmje u dislokuam në pushimoren e fshatit Nashec të Prizrenit,kurse bataljoni i katërt të cilin e komandonte Bugari,duke kaluar Lugun e Zi,Qafën e Mullarve,Shpellën  e Pëlumbave,arriti në Rogovë të Hasit me të gjitha njësitë që operonin në atë anë. Pra deri më 12 qershor Ushtria çlirimtare e Kosovës , çliroi Pashtrikun dhe të gjitha fshatrat e Hasit.E gjithë kjo luftë e madhe e UÇK-së u ndihmua nga ajri,nga forcat aleate te NATO-së.Në këto beteja për vdekje o liri,patëm 15 të vrarë dhe 79 të plagosur,rëndë u plagos Ilir Rakaj-kom.i njësitit sanitar,Jeton Krasniqi-pjestar I njësisë speciale,Arben Rashkaj-korier i pare i shtabit të brigades dhe komandant i togut të korierëve të shtabit të brigades,Ilmi Bytyqi-shef i shtabit te brigades, Selami Ramiqi-bashkeluftëtar i Astrit Sulit e shumë të tjerë,gjithsej 79.
Të nderuar të pranishëm,kjo luftë kërkon studim dhe vlerësim të posaqëm nga ekspertë ushtarakë dhe të thuhet e shkruhet vlera e saj ashtu siç është.
Unë nuk i harroj kurrë këta trima,gjithmonë i kujtoj me emocione të mëdha. Nuk i harrojnë kurrë as bashkëluftëtarët e mi,pra bashkëluftëtarët e këtyre dëshmorëve. Mos i harroni kurrë as ju,tregojuni brezave që vijnë se këta luftëtarë trima me gjakun e tyre kanë bërë histori.Shkruajeni këtë histori.Ku ka histori më të dhimbshme se rënja e bijve më të mire të atdheut por njëkohësisht , ku ka histori më të bukur se bërja e lirë edhe pse e një pjese të trojeve tona.
Lavdi dëshmorëve të kombit që ranë për liri dhe Bashkim Kombëtar,nder dhe respekt për të gjithë ata që lanë pjesët e trupit nëpër këto luftëra,në të gjitha trojet tona,nder dhe respekt të gjithë atyre që ndihmuan këtë luftë çlirimtare.
Ju faleminderit!

 

Komandanti i Brigades 128
Kolonel Ruzhdi Saramati