Riciklimi i luftës speciale të UDB

Shkruan Ragip Shala

Popullsinë e federatës jugosllave , serbët e përbënin me 15 % , kurse autoritetin komandues të APJ-së dhe shërbimin informativë deri në 70 %. Prandaj janë gjeneralët serbë ata që hartuan doktrinën ushtarake të Armatës Jugosllave . Se cila ishte ajo doktrinë , është dëshmuar në Vukovar, Srebrenic , Reçak , Krushë , Prekaz , Izbic , Qyshk , Dubravë  , Meje etj Gjatë shpërbërjes së RSFJ-së , nga terrori i gjeneralëve serbë e pësoi popullata civile kroate , boshnjake , dhe sidomos populli shqiptar . Masakrimi i popullatës civile vërtetoi se hartimi i doktrinës për luftën konvencionale dhe jokonvencionale është projektuar për synimet shoveniste dhe hegjemoniste serbe. Një formë e veqantë terrori kundër shqiptarëve në të gjitha trojet etnike është ushtruar nëpërmjet   luftës  speciale . Ideatorë dhe projektues të kësaj  lufte njihën :  A . Rankoviqi , S.V. Tempo , N. Lubiqiqi, V. Kadijeviqi , S. Millosheviqi etj .     Këta autoritete kanë qëndruar në krye të UDB  dhe KOS gjenocidial .

LUFTA   SPECIALE

Literatura serbe ka definuar në forma të ndryshme luftën speciale për interesat e tyre hegjemoniste .  Ndër shumë definime , vlen të veqohet definimi që dërgoi në gjykatën e Hagës Slobodan Milosheviqin. Me luftën speciale ideologët serb nënkuptonin :  Veprimtari e forcave të posaçme të një shteti , kundër një shteti , populli tjetër , vendi  dhe lëvizjeve çlirimtare.  Një luftë totale, e përditshme , por që nuk shihet . Një veprimtari speciale  e planifikuar, e organizuar me kordinime politike , ushtarake , dhe diplomatike të një shteti kundër një shteti ose populli tjetër . Qëllimi i kësaj lufte është që forcërisht , të imponohet ndryshimi i rrethanave politike , ekonomike , ushtarake , kulturore , fetare në një shtet tjetër për interesa të tyre. Kjo luftë është ndarë në tri forma:  Luftë  Jokonvencionale  ,Kundërguerile , dhe  Propagandë psikologjike . Forma e parë nënkupton operacione të  pazakonta dhe përbëhet prej disa  veprimtarive speciale si : Veprimtari subverzive , terroriste , nxitjen   dhe organizimin e luftës  vëllavrasëse  etj . Forma e dytë , veprimtaria kundër Guerile është  veprimtari speciale kundër lëvizjeve çlirimtare të një vendi , populli . Kjo luftë përbëhet me: Aksione ushtarake , atentate , kidnapime , arrestime , izolim të banorëve , djegien e vendbanimeve , shkatërrimin e burimeve furnizuese  etj .  Forma e tretë është Propaganda Psikologjike  dhe përmban fushatë në superstrukturën shoqërore .  Ndikon  në orientimin e vetëdijes , sjelljet e njerëzve dhe  emocionet e tyre . Mjetët për ushtrimin e   luftës speciale janë : Njeriu , ushtari , grupe njerëzish , radio , tv, gazetat , librat  filmat etj. Lufta speciale e UDB-së në shërbim të shovenizmit e hegjemonizmit  serb përfshin shumë veprimtari speciale disa prej tyre janë : Politika e standardëve të dyfishta , presion në politikë , ekonomi , jetën sociale , aktivitet i drejtuar në dezinformim ,dezorientim , dezideologji në sferën ekonomike , politike,  kulturore ,etj . Aktivitet në çarmatosjen ideologjike , dobësim të fuçisë riprodhuese njerëzore , të racës . Aktivitete në gjendjen emocionale të popullit , aktivitet në përhapjen e sëmundjeve dhe epidemive , Ndikim në përçarjet  politike, fetar. Përbuzje ndaj vlerave  kombëtare , abuzim me vetëdijen kombëtare. Veprimtari subverzive , propagandë psikologjike : dezinformim , shpifje , intriga , indoktrinim , atentate , sabotime, shantazhe,  komplote ,korrupsion etj. Pastaj  Infiltrim në organizatat humanitare ndërkombëtare , organizatat joqeveritare  etj .

TERRORI  I LUFTËS  SPECIALE

Shërbimi sekret i UDB-së ka ushtruar tri format e luftës special kundër shqiptarëve, por format  Kundërguerile dhe Propagandë Psikologjike ka dominuar tërë  veprimtarinë e kësaj lufte. Makineria propagandistike e UDB-së dhe KOS-sis, pas Pranverës Republikane të ' 81-tës ,sidomos  gjatë  luftës  së  UçK-së , dhe tani në forma të përkryera  ushtron terror psikologjik , pa kurrfarë  kundërvënie prej  ,, rrush " shërbimeve  sekrete  në Tiranë , Prishtinë e Tetovë. Forma  e  veprimtarisë  Kundërguerile veçohet me atentate , kidnapime arrestime etj. Atentatet ndaj vëllezërve  Gërvalla  e  Kadri Zeka në Gjermani, Enver Hadrit në Belgjikë, pastaj atentatet ndaj miqve të çështjes shqiptare në Gjermani , Suedi, Francë etj.      Kidnapimi i  Ukshin Hotit , Xhavit Hazirit , Enver Topallit , mjekut  Hafir Shala etj .                           Propaganda psikologjike si formë e luftës speciale është shumëdimesionale dhe ushtrohet kryesisht nëpërmjet mjeteve të komunikimit  masivë . Përhapja e shpifjeve , intrigave,   dezinformatave , diskreditimeve,  shantazheve  përbëjnë veprimtarinë e kësaj lëmi  .      Lufta speciale e UD-së, me makinerinë  propagandistike duket që i ,, korrë ,, fitoret më të medha . Shpërlarja e trurit të disa ,, intelektualëve " në Tiranë e Prishtinë , pastaj  disa të burgosurve ,,politik "  përbën suksesin e kësaj lufte . Masakra e Tivarit ,  ndër kryeveprat e     albanofobisë serbe, i pranuar  personalisht nga Aleksandër Rankoviqi  në Kongresin e  P.K. serbe Maj 1945 si : ,, Faj dhe Gabim i yni " ,, intelektualët " e kastruar shqipfolës në  pozita  të ,, djathtizmit " akuzojnë Enver Hoxhën për atë masakër. Disa të burgosur ,,politik"  të ,,djathtë " mallkojnë ,,sakrificën" e tyre ,, për majtizmin " Enverian. Thirrjet e të kastruarve  për  çmilitarizim të R .Shqipërisë për hir të paqës ballkanike, për  rrënimin e fabrikave , hidrocentraleve në kaskaden e Drinit për shkak të turbinave ,, komuniste " përbën fitoren më të madhe të luftës speciale të UDB . Fabrikimi i ,, raportëve " mbi  ,, dhunimet " e femrave serbe para e gjaët luftës , inskenimi i shumë ,, ngjarjeve " të mbuluara  me propagandë janë riciklime të  kësaj lufte .Gjatë luftës në Kosovë , forcat ushtarako-policore serbe masakruan mijëra civiël   të paarmatosur , fëmijë , adoleshentë , pleq , gra e burra ,  dhunuan mijëra femra , dogjen  mijëra shtëpi , rrënuan qindra objekte të  kultit  Islam , të kulturës shqiptare etj . Ndonëse i kishte mundësit edhe UCK -ja , nuk ështe rrënuar  as edhe  Një objekt i vetëm  fetar Ortodoks ,nuk ka ndodhur as edhe Një masakër i civilëve  serbë  apo dhunime grash serbe. Pastërtia e luftës së UCK është e pa krahasushme ndër  luftërat  guerile botërore . Import  kufoma shqiptarësh të masakruar për Batajnicë  nga gjeneralët serbë është e pa zakontë në historinë e luftërave botërore . Ndërsa djegia e kishave ortodokse në  Kosovë në  v .2004    nga shërbimi  sekret  serb , propaganda serbe  ka hedhur  mjeshtërisht  fajin mbi  UCK -në. Shkrimtari Dobrica Qosiq ka pohuar se : ,, virtyti  kryesor serb është gënjeshtra ". Pikërishtë me gënjeshtra , inskenime , dhe fabrikime nën mbështetjen e propagandës së përkryer  , shërbimi sekret serb  ka ,, okupuar"   kryeqytetet  evropiane  .Derisa shërbimet e shumta  ,, inteligjente " në Prishtinë e Tiranë ua  dinë  edhe  ,, lugët në kroshe krejt mëhallës ", shërbimi serb  vazhdon  terrorin mbi shqiptarët .  Zhvendosja e ,,shtëpis së verdhë "  nga Batajnica serbe (një qendër komplekse ushtarke) në një fshat malorë shqiptar është më  tepër se terror . Financimi i botimeve të shumta kundër UCK-së  në Beograd , Paris , Londër etj  përbën një tjetër shëmbëlltyrë të luftës speciale serbe. Botimi i ,, Bella knjiga o Kosovo " (libri i bardhë Kosovës) nga qeveria serbe përkthyer në  shumë  gjuhë, dhe shperndarja e saj përmes ,,rrugëve " diplomatike shënon ,, atentat" politikë kundës luftës çlirimtare të UCK-së . Pikërisht ky libër përbën logjistikën e ,, raportit" të D. Martit, dhe shumë  ,, raporte" tjera .Nëpërmjet këtij libri , dhe shkrimeve tjera në shtypin prestigjioz botërorë , të financuar nga  qeveria serbe  , i tërë autoriteti politik, ushtarak , dhe financiar i UCK -së paraqitët si produkt i kontrabandës me drogë , prostitucion , dhe vepra tjera kriminale .Kurse humbjet e ushtrisë serbe,në efektivin personel,  në perballjet luftarake me UCK -në , shteti serb , qeveria e  saj i ka minimizuar skajshmërisht , duke i paraqitur ata si persona civil , të rrëmbyer , të zdukur , dhe të masakruar  nga UCK-ja. N . Kandiqi  i ka shqyer ,, perden " shtetit serb , duke publikuar  se : ,, prokuroria serbe dhe  shërbimi sekret  po fshehin krimet e gjeneralëve serbë " .  Mbi 3000 autoritete komanduese ushatarako-policore serbe kanë kryer krime në Kosovë. prej këtyre 1000 kanë qenë në pozita të larta komanduese si  gjeneralë , kolonelë , majorë etj, njofton N .Kandiqi . Një dëshmitar i mbrojtur , kolonel serb , ne gjykimin e Millosheviqit pati deklaruar  : ,, Kemi pasur njësite speciale të kamufluar me uniforma të UCK ,që kanë komunikuar shqip dhe që kanë vrarë , dhunuar, plaçkitur dhe djegur jo vetëm civil shqiptarë por dhe serbë". Në pytjen Pse ?  Ai ështe përgjigjur : ,, Kemi zbatuar dy urdhra nga lartë: Të vrisnim civilë dhe ta kompromotonim  luftën e UCK-së " . Formimi i gjykatës speciale është riciklim i luftës speciale të UDB.  Lufta me Serbinë nuk ka përfunduar ...

PËRFUNDIM

Gjeneralët serbë që nga shek. 19  kanë terrorizuar shqiptarët me luftëra konvencionale    dhe jokenvencionale .Masakrat e shumta në përmasa gjenocidi janë pasuar pastaj edhe me terror  të luftës speciale . Janë mijëra prova që dëshmojnë  terrorin shtetror serb , ndaj shqiptarëve në përgjithësi dhe serbëve në veqanti. Ngritja e një gjykate njëtë me atë të Nynbergut , për t'i  gjykuar gjeneralët serbë , i kontribuon paqes jo vetëm ballkanike ,por dhe më gjërë . Gjykata speciale për t'i  gjykuar krimet e supozuara të UCK -se është  frustrim i qendrave të vendosjes nga propaganda e sofistikuar  serbe , për ta ngarkuar UCK -në  me hipotekë të krimit.  ,,Miqtë " ndërkombëtarë në presion të luftës speciale serbe  kësaj here po i fryjnë zjarrit . Pse ?!