Halit Coka trimi Kuksian qe u perjetesua ne altarin e lirise

Tiranë 03.04.2014

HALIT COKA  TRIMI KUKSIAN QË U PERJETËSUA NË ALTARIN E LIRISË

HOMAZH HISTORIKKUSHTUAR  15 VJETORIT  TË RËNJES SË TIJË

3 Prill 1999-3 Prill 2014

Mijëvjeçari i njëzetë e mbylli siparin e vet me ndryshime të mëdha politike, ku më tepër se kurrë spikasin, shpërbërja e perandorisë Sovjetike në disa shtete Sllav, bashkimi i kombit Gjerman në një shtet të vetëm dhe  shkatërrimi i Jugosllavisë Fedrative, nëpërmjet disa lutrave mizore të një pasnjëshme brenda gjinisë improvizuese të vllazërimit Serbo- Slllav. Ndarja luftarake midis kësaj bashkësie mbretërore e socialiste të sajuar pas dy luftrave Botërore nga Europianët, nisi me Slloveninë, vazhdoi me Kroacinë dhe nga pas u ndoq nga Bosnje-Hercegovina, populli i së cilës në luftë e sipër për liri e pavarësi, e pagoi shtrenjtë shkëputjen përfundimtare nga Beogradi, me jetën e 250 mijë viktimave të pafajshme njerëzore. Konferenca e Dejtonit, miratoi aspiratat e popujve, duke lënë përsëri peng Kosovën Shqiptare, brenda kufijve të Serbo-sllavisë të improvizuar përsëri nga vetë filiolët kontinental. Duke shpalosur vendim marrjet e asaj konference para gazetarve e medieve vizive, përfaqësuesi Amerikan deklaroi “se Kosova nuk ishte faktor”. Përgjigje plotësisht e bindshme e me arsyetime të bazuara. Popujt që derdhën gjak e fituan lirinë, ndërsa në Kosovë gandizmi vazhdonte të propagandonte rrugën paqësore, si e vetmja zgjidhje, fenomen ky që provoi të kundërtën, duke i lënë Shqiptarët përsëri nën vargojt e hekurt të Serbisë.

Koha eci në vazhdimësinë e vet dhe Shqiptarët e Kosovës Shqiptare, nisën të lëvizin në kërkim të zgjidhjes përfundimtare. Sinjalet e para të kushtrimit luftarak i dha Adem Jashari në Prekazin heroik pas viteve 90-të. Në Nëntor të vitit 1993 formohet Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-ës. Hap pas hapi UÇK-ës u forcua dhe në Nëntor të vitit 1997, u shfaqë e uniformuar, fillimisht në Drenicë e më pas në gjithë teritorin e asaj treve etnike Shqiptare. Beogradi duke e ndjerë veten ngushtë para këtyre demonstrimeve luftarake, nisi sulmet kundër luftëtarve çlirimtar dhe më tepër kundër popullit të pa mbrojtur. Fillimisht në Drenicë në Prekazin Luftarak, ku baza kryesore ishte dhe mbeti Kulla  e Jasharajve Legjendar. Qëndresa heroike e asaj familje legjendare për tre ditë rresht në 5,6 dhe 7 Mars 1998, përballë 5 mijë forcave ushtarake, policore e paramilitare të ushtrisë Serbe të blinduar e motorizuar deri në dhembë, ishte dhe do të mbetet në histori, si një nga betejat morale, politike e ushtarake me rëndësi të madhe historike, jo vetëm për popullin tonë, por  dhe për krejt popujt tjerë të mbarë botë që aspirojnë e luftojnë për liri e pavarësi.

Përjetësimi i Jasharajve Legjendarë familjarisht në altarin e  lirisë në Mars të vitit 1998, u pasua me zhvillime të vrullshme politike të brëndëshme e të jashtme në trojet etnike të banuar nga Shqiptarët dhe në krejt botën demokratike. UÇK-ës gjatë këtyre zhvillimeve me përmasa e dimensione  historike, u ristrukturua plotësisht nga luftëtari si element fillestar, deri lartë në udhëheqje, drejtim e komandim në Shtabin e Përgjithsëm të sajë, duke marrë formën e e duhur të një ushtrie të re e moderne, formim ky që u konkretizua jo vetëm me ndërtimin e ri strukturor të kohës së vet, por ajo u kompletua plotësisht me legjislacionin dhe kodin disiplinor të asaj lufte, në përputhje të plotë me kërkesat e konventave të ndryshme ndërkombëtare. Rradhët e asaj ushtrie çlirimtare, gjatë vitit 1998 e sidomos në fillimet vitit 1999, u shtuan së tepërmi  me  luftëtar vullnetar të ardhur nga krejt Europa, mërgimtarë Shqiptarë të nisur nga SHBA-ës dhe Australinë e largët në hemisferën Jugor të këtij rruzulli tokësor. Gjatë këtyre zhvillimeve transformuese në strukturë e legjislacion të UÇK-ës, në rradhët e sajë erdhën e u rreshtuan gradualisht 186 luftëtar nga qytete  e rrethe të ndryshëm nga Shqipëria amë, pjesë e sëcilës u bë dhe një nga herojtë që përkujtojmë sot, trimi  nga Kuksi atdhetar e patriotik  Halit Riza Coka.

Dëshmori i Kombit, që na ka bashkuar sot, në ditën e rënjes së tij në altarin e lirisë, lindi në fshatin Arrën të Kuksit në 21 korrik 1974, në gjirin e familjes punëtore e atdhetare të Riza Cokës, i cili duke u bërë shembulli kryesor frymëzimi dhe edukimi për dy djemt e tij, gjatë ndërtimit të veprave të mëdha të hidrocentraleve mbi lumin Drin, ndikoi pozitivisht me qëndrimet e vprimet e tijë në formimin e djemëve  me veti të rralla patriotike. Shkollën fillore, tetëvjeçare dhe atë të mesme agro-teknike Haliti i kreu në Shkodër, qytetin e luftëtarit patriotit të pavarësisë Luigj Gurakuqi dhe të pesë herojve të Vigut, që e pritën krahë hapur në hyrje të qytetit. Studjoi së tepërmi, por më shumë se kurrë ju përkushtua historikut të Kombit Shqiptar, përkatësisht luftës të përbashkët të gjith Shqiptarve, për të ndërtuar një shtet të vetëm Shqiptar. Ky ishte dhe mbeti ideali i Halitit patriot e atdhetar deri në pragun e luftës të Kosovës. Ai nuk erdhi vetëm në Kosovën e martirizuar nga Serbët nacionalist të Beogradit. Në atë luftë çlirimtare, ai u rreshtua bashkë Ymerin e Samin, dy kushërinjtë e tij afërm, të cilët gjithashtu si Haliti erdhën dhe u inkuadruan në rradhët e shumta të UÇK-ës, në Brigadën 134 “Bedri Shala”, të Zonës Operative të Dukagjinit. Edhe pse i ndarë nga vëllezrit e tij Shqiptar të Kosovës, u edukua dhe u brumos  me  ndjenjat  e  shenjta e fisnike  të  luftës  për  liri e  pavarsi  kombëtare, brënda gjirit të një  populli të vetëm, të një kombi të ndarë e të coptuar, atij Shqiptar.

Nisur nga  këto  ndikime  atdhetare  të  trashëguara  brez  pas  brezi, Halit Riza Coka edhe pse i mërguar e larg  mëmëdheut, e ndjeu shpirtërisht, se puna duhej nderprerë para asaj detyre madhështore kombëtare. Pa asnjë mëdyshje, u nis bashkë me të dy kushërinjtë e tij Ymerin e Samin në luftë për çlirimin e Kosovës, duke u bërë  pjesë  e  pandarë  e  Ushtrisë  Çlirimtare  të Kosovës, të  asaj  ushtrie,  që  me  veprimet  e  sajë  i  tregoi  Evropës  dhe  mbarë botës, se nuk  mund  të  luhet  më  me  fatin  e  Shqiptarve. Haliti u ndalë pak në Vlanë, sa për të marrë pak ajër të pastër e fuqi si Anteu nga toka Amë dhe në 18 Janar u mobilizu si pjesë e asaj ushtrie çlirimtare. Lufta eci në rrjedhat e veta dhe në 24 Shkurt 1999, Halit Coka rradhitet në përbërje të Brigadës 134 ”Bedri Shala”. Nisur nga pamja e jashtme fisnike e rinore e tijë, drejtues të luftës e pyetën “se a kish marrë leje nga prindërit për të ardhë në luftën e Kosovës”. Trimi i përgjigjet trimave burrërisht se “Prej kujt merni leje ju në Kosovë, për të luftuar kundër Shkjaut”. Ndjenja e lartë e përgjegjësisë e luftëtarit patriot e atdhetar Halit Coka, ishte dhe u bë pjesë e pa ndarë ndërgjegjes kombëtare në tërësinë e  veprimtarisë  luftarake të  tijë, që nga momenti i nisjes për në Kosovë e deri  në  momentet  e fundit  të  jetës  së  tij.

Rajoni ku vepronte Brigada 134 “Bedri Shala”, ishte një nga vatrat  më kryesore të  rezistencës të Zonës Operative të Dukagjinit, sepse nga mbajtja dhe qëndrushmëria e atij rajoni, sigurohej jo vetëm mbrojtja e popullatës Shqiptare, nga sulmet e mundshme të Ushtrisë Federative të Serbo-Sllavisë së re, por për më tepër se kurrë, luftëtarët e asaj njësie luftarake të UÇK-ës, me qëndresën  e tyre heroike, krijonin kushte të favorshme, për të ndërmarrë sulme të befasishme e të suksesëshmme, duke zotëruar inisiativën  kundër armikut pushtues. Trimi i fisit të Cokajve atdhetar, duke vepruar në përbërje të Brigadës 134 “Bedri Shala”, kreu e realizoi një seri detyrash luftarake, guerile e frontale, si drejtues i grupit special “Kobra”, në rrafshin e Dukagjinit, në Smolicë, Rekë të Keqe, Strelcë e në Ratishë të Epërme. Puna në veprim e drejtim e tij konsistoi, në ndërtimin vijave pozicionale dhe fortifikimin e tyre, duke sistemuar qëndra rezistuese për të ndalur e thyer sulmet e mundshme të ushtrisë Serbo-Sllave. Gjatë punimeve në njërën  nga këto nyje të qëndrushme, një i moshuar e lavdëron për realizimin detyrës, duke i bërë vërejtje lidhur me mundsinë për tërheqje. Halit Coka dhe pse ende nuk i kishin djerësitur mirë mustaqet, u tregua më se i matur dhe pa e prekur në sedër të moshuarin i tha,  “Axhë, nuk kam ardhur në Kosovë për tu tërhequr, por për të luftuar deri në fund për çlirimin e sajë”.

Duke vazhduar më tej luftimet, si të parët e vet në lashtësi, pushka e tij sokëlliu në Ratishë, sepse atij i buçiti oshëtima e të rënve të tjerë, të cilët lëshuan kushtrimin, se Shqiptarët nuk mund të jetojnë të ndarë. Lufta ndezi gjakrat dhe gjaku i Shqiptarit nisi të derdhet si lumë  në çdo ditë luftimi në Ratishën tërësisht Shqiptare. Gjaku që u derdh, ngriti peshë Halitin, trimin e Cokajve heroike. Në Ratishë Halit Cika i tregoi Serbo-Sllavëve dhe filiolëve të tyre, se Ratisha e Kosovës dhe trojet etnike, kanë qënë e do të mbeten  në jetë të jetëve toka Shqiptare, toka të të atyre që u lindën, u rritën dhe derdhën gjak.  Lufta në Ratishë u ashpërsua së tepërmi, por Halit Coka nuk e ndali zjarrin e armës së tij, por së bashku me Ymerin, Samin e vëllezrit e tjerë Shqiptar të Kosovës, qëndruan si shkëmb graniti, duke i thënë armikut jo vetëm ndal, por kthehuni andej nga keni ardhur, se këtu i thonë  Shqipëri.

Luftoi heroikisht për çdo pëllëmbë tokë të Atdheut dhe i tillë ngeli në histori.  Me dëshirën shenjtë atdhetare e patriotike, për të çliruar tokën e lashtë Dardane, luftoi deri në pikën e fundit të gjakut, duke qëndruar si të gjithë trimat tjerë të popullit heroik Shqiptar. Në këto zhvillime e sipër në 3 Prill 1999, një  plumb e mori në ballë. Ra heroikisht në Ratishën ku u betua se nuk do të tërhiqej, për të mbetur i gjallë në historinë e kombit Shqiptar. Luftoi si luan dhe ra si trim, se nuk deshi kufij imagjinar brënda Shqipërisë me Shqiptar. Gjaku që derdhi bashkë me 20017 dëshmorët e tjerë të asaj lufte madhore, i tregun  Beogradit, se kufijtë midis Shqiptarve dhe Serbve, janë atje ku  historia i ka piketuar vetë ajo dhe jo sipas orekseve nacionaliste Serbo-Sllave. Ai ra në fushën e luftës, por vepra e tij do të mbetet e gjallë në histori si vetë Haliti, i cili kur u nis në luftë për çlirimin e Kosovës, u tha prindërve, se “ Ja kthehem fitimtar, ja nuk vij i gjallë”. Dhe ndodhi ashtu si premtoi vetë heroi. U kthye fitimtar, por me veçori, se ai ndodhet këtu midis nesh, jo vetëm sot, por përjetësisht, këtu në qëndër të Shqipërisë në Tiranën  ku ai forcoi më tej bindjet e tijë se liria fitohet me gjak dhe pikërisht me gjakun e tij u çlirua  Kosova, si pjesë e pa tjetërsueshme e Shqipërisë  dhe Shqiptarve  Ilirian.

Duke përkujtuar  sot rënien  heroike  të Halit Cokës, ne  përkujtojmë    me  një  nderim  të veçantë  71  legjendarët  e  tjerë të kësaj pjese të Shqipërisë,  që  ranë  në  fushat  e  betejave  anë  e  kënd  trojeve etnike të atdheut  tonë  të  dashur  Shqiptar. Ne  jemi  e  do  tu  mbetemi  besnik  deri  në  vdekje  idealeve  të  shenjta të  tyre.  Në  vazhdim  të  rrugës  së nisur  nga  ata,  ne  nuk  mund  të  na  ndal  asnjeri. Në  krahun  tonë  është  dhe   qëndronë populli  dhe shteti demokrat  Amerikan.  Evropianët e prapambetur Serbofil,  nuk  po na  kuptojnë, sepse  në  thellësi  të  shpirtit  të  tyre  nuk  ekziston   vullneti  i  duhur  dhe  i  dëshiruar, për  të  pranuar fajësinë  e  krimit  politik që  kanë  kryer  ndaj  popullit  e  kombit  Shqiptar, duke e ndarë  dhe  coptuar  qëllimisht  në  pesë  pjesë. Në  këtë ditë  të  shenjtë  të  përkujtimit  të  trimit Halit Coka, ne  përulemi  me  një  nderim  të  veçantë  para  gjithë dëshmorve legjendar   të  UÇK-ës, atyre të UÇPMB-it dhe gjithë  dëshmorve të UÇK-re të rënë në trojet etnike të Shqipërisë Lindore, të pushtuar nga bullgarofolësit Sllav të vetquajtur Maqedonas. Dhe jo  vetëm  para këtyre  trimave  sy  shqiponjë,  por  të  gjithë të  rënëve  të  tjerë  në  të  gjithë  Botën,  duke  filluar  që  nga  Amerika  e  largët,  Anglia,  Gjermania,  Franca, Italia,  Turqia  e  vendet  e  tjera  nëpër  Botë,  deri  tek  ata  të  ditëve  të  sotme,  që  po bien  fli  për  ndërtimin  e  demokracive  të  reja  në  Azinë  qëndrore,  të ngelur  pas  në  rrjedhat  e   historisë  njerzore.

Duke përfunduar  këtë përshëndetje në përkujtim  të trimit Halit Coka, u  premtojmë gjithë dëshmorve atje ku prehen dhe  nëpërmjet  tyre  edhe  Legjendarit  Historik Adem  Jashari  e  shokëve  të  tij,  se  do  të  luftojmë  jo  vetëm  kundër  armiqve,  por  dhe  tradhëtarve  të lidhur  përjetësisht  me  Beogradin,  agjentëve  të  U.D.B.-ës,  të  K.O.S.-it, përtë çuar deri në fund amanetin e tyre, për bashkimin e krejt kombit Shqiptar si një shtet i vetëm e unikal Shqiptar dhe vetëm Shqiptar.

-Lavdi veprës të heroit të Kombit Shqiptar Halit Coka!

-Lavdi veprës të pavdekëshme të dëshmorëve të  luftës të UÇK-ës!

-Rroftë Shqipëria natyrale, populli dhe Kombi heroik Shqiptar!

S P I R O    B U T K A

Ish Zv/Komandant i operacionit “Shigjeta” në luftën e UÇK-ës

Aktualisht Kryetar SHVL të UÇK-ës Tiranë