Shqiponja e Kavajes qe fluturoi nga Londra ne Kosove luftarake

Homazh historik në 15 vjetorin e rënjes të dëshmorit të kombit  Indrit Lulzim Cara

31Mars1999-31 Mars2014

Në fundin e mijëvjeçarit të kaluar, në Kosovën martire u zhvillua një luftë e përgjakëshme  e  me  pasoja  tragjike, luftë e cila mori  me  vete  mijra  jetë  njerzish  të  pafajshëm. Në këtë marrëzi  makabre  e  mizore  të organizuar  nga  nacionalistët e tërbuar  Serb të Beogradit vrastar, bota  njerzore  u  njoh  nga  afër  dhe largë, me  krimin barbar  Serbo-Sllav, i cili  nisur  nga  mënyra  dhe  përmasat  e  zbatimit, ishte  dhe  mbeti  brënda  analeve  historike  të  kësaj  shoqërie  njerzore,  si  një  masakër   e  paparë dhe dëgjuar ndonjëherë, pas atij holokausi hitlerian. Në këtë  përballje luftarake, Shqiptarët e asaj treve  heroike, erdhën të ndërgjegjësuar politikisht dhe të përgatitur ushtarakisht, sepse brenda gjirit të tyre lindi dhe u forcua në kohën e duhur, Ushtria  Çlirimtare e Kosovës, ushtri e cila  në  këtë  luftë, doli si një  dukuri  e  rrallë  historike, jo vetëm  për kombin luftarak e liridashës Shqiptar, por dhe për mbarë botën demokratike, në tërësinë e rruzullit tokësor. Në krye të këtij formacioni të ri luftarak, doli udhëheqja politike dhe ushtarake e UÇK-ës, drejtuesit e së cilës, ditën të kordinojnë imtësisht brenda sferave kontinentale e botërore, lëvizjet politike, diplomatike, veprimet ushtarake dhe burimet  ekonomike, duke krijuar në këtë mënyrë hapësira të reja dimensionale, për sjelljen e faktorit  ndërkombëtar, në  mbështetje  direkte  të  kësaj  lufte çlirimtare.

Lufta e UÇK-ës  ishte  e  drejtë,  parimore,  legjitime,  bashkëkohore,  profesionale  dhe  e  bazuar  në  traditën  luftarake  të  popullit,  që e organizoi  dhe  e  zhvilloi  atë. Qëllimi i asaj lufte çlirimtare, ishte dhe mbeti  politik  dhe  jo ashtu  si  e  trumbetuan  e  vazhdojnë  ta  propagandojnë  nacionalistët Serb të Beogradit, ku për të justifikuar krimin që vëtë ata kryen, etiketojnë sot e kësaj dite luftëtarët e asaj ushtrie, si irredentistë, separatistë e  terroristë. Historia  e  asaj  lufte  është  aq  e  pasur,  sa  do  të  nevojiten  kapituj  të  tërë,  për  të  evidentuar  betejat  më  të rëndësishme  të  sajë. Ajo  u  zhvillua  në  përputhje  të plotë  me kërkesat e  kartës  së OKB-ra,  për  të  drejtat  e  popujve  e  kombeve  dhe    parimet e  kriteret  e Aktit Final  të  Helsinkit,  për  të   drejtat themelore  të  njerzimit. Si të gjitha përpjekjet e tjera luftarake të popullit tonë, lufta e UÇk-ës pati  kulminacionet e  veta, nga ku lindën  nisma e u muarën  kthesa  serioze, në interes  të zgjidhjes  të situatave  dramatike  të  Shqiptarve.  Qëndresa  patriotike e  Jasharajve  në  Prekazin heroik,  me  në  krye  legjendarin  Adem  Jashari,  jo  vetëm  që  ngriti  peshë Shqiptarët  e  kudo  ndodhur,  por  jehona  e saj  ushtoi  dhe  tronditi  një  botë  të  tërë,  duke  i  treguar  mbarë  njerzimit,  se  cilët  janë  Shqiptarët  dhe  si  flijohen  ata  për  atdheun  dhe kombin.

Barbarizmi mizor i Serbve vrastar nuk u ndal dhe Bota duke u  shtangur  para   këtyre  të  papriturave, lëvizi  menjëherë  nga  vendi, kur  pa  nga  afër  me   sytë  e  sajë,  kufomat  e  masakrës  barbare  të  Reçakut, të vrarë e coptuar  nga  kriminelët  Serb të Beogradit millosheviçian. Këta vampir të pangopur  me  gjak  Shqiptari, sulmuan  në  fshehtësi  në  terrin  e  natës, befasisht  popullatën  e  pambrojtur  të  këtij   fshati, me  një  mori  e forcash  e  mjetesh  të  blinduara, duke  shpërfytyruar e groposur,  të gjithë banorët  e tij, pa  dallim  moshe e seksi. Qëndresa heroike e Jashrajve Legjendar dhe masakra mizore e Reçakut të pamposhtur,  zbuloi  fytyrën  e  vërtetë  të  krimit  masiv të organizuar të shtetit, popullit dhe kombit Serb, jo  vetëm  të  sotëm, por dhe  të  atyre  të kaluar në vite e shekuj. Gjaku i derdhur  në  Prekazin heroik nga  Jasharajt  Legjendar dhe masakrimi popullit luftarak të Reçakut, jo  vetëm  që  nuk  i  mposhti  luftëtarët  e  UÇK-ës,  por  për  më  tepër,  i  forcoi  e  i kaliti ata më tej, gjatë luftës për jetë ose vdekje, për largimin përfundimtar të forcave ushtarake e paramilitare Serbe nga krejt Kosova.

Në këtë luftë gjithë kombëtare, të mijëra luftëtarve të UÇK-ës, erdhën dhe u rradhitën  186 luftëtar nga trungu amë Shqipëria, 71 prej të cilëve  e falën gjakun e tyre për lirinë e Kosovës, 21 luftëtar u plagosën e janë invalid, 7 luftëtar u burgosën gjatë luftës në Dubravë dhe 87 luftëtar që lufta i kurseu, sot janë gjallë dhe  megjithëse  luftojnë për zbatimin e statusit të veteranit, Prishtina i ka harruar pothuajse plotësisht, brenda dhe jashtë politikës shtetërore, fenomen ky që jo vetëm e rëndon emrin e Shqiptarve si popull, por në mënyrë vulgare injoron në veçanti ata që lufta i kurseu, e dikush i paska dashë krejtësist të vrarë. Midis këtyre trimave  të rrallë e të ndërgjegjësuar, për atë vepër të lavdishme, që realizuan gjatë asaj lufte madhore, u rreshtua dhe luftëtari  patriot nga qyteti i Kavajës, atdhetari i flaktë i fisit tepër të dëgjuar të Carajve historik, Indrit Lulzim Cara. Në këtë homazh historik, të këtij heroi me përmasa e dimensione të mëdha kombëtare, nuk do të ndalem në hollësirat e jetës së tij, se ato u takojnë historanve në vazhdimësi, gjatë dokumentimit të veprës së tij, por do të flas paksa, për hapin e madh patriotik, që ndërmori ky luftëtar i kombit Shqiptar,  për të ardhur nga Londra e  begatëshme, drejt e në fushën e veprimtarisë luftarake, për të dhënë ndihmesën e vet, në luftë për çlirimin e Kosovës nga vargojt e robërisë Serbe.

Trimi i Carajve atdhedashës, ishte dhe mbeti si të parët e vet, që edhe pse nën sundimet shekullore të regjimeve pushtuese, nuk qëndruan të heshtur, por ashtu si e kërkoi koha dhe vendi, luftuan krah për krah forcave patriotike Shqiptare, për pavarësimin e Shqipërisë. Jeta dhe vepra e dëshmorit të kombit Indrit Cara, është një arshivë historike e veçantë me plot labirinthe të mbushura, nga gjaku që ai derdhi në luftë për çlirimin e Kosovës. Nuk është i rastit, interesimi i tij për njohjen e historisë kombëtare dhe aktivizimi bashkë me mërgimtarët Shqiptar në Londër, në mbështetje e mbrojtje të luftës së drejtë, që kish nisur e po zhvillohej në Kosovë. Nisma e këtij luftëtari patriot, u iniciua përsëri nga vetë Indriti i ndritur dhe rrezatues, jo vetëm i familjes Cara në Kavajën liridashëse, por i krejt Shqiptarve të kudo ndodhur në trojet e tyre etnike. Londra e pranoi Indritin në gjirin  britanikve, por ai nuk ndihej i qetë, kur shihte nëpërmjet pamjeve vizive, gjakun që derdhej në fushat e betejave nga luftëtar të ndyshën të UÇK-ës, gjatë përballjes luftarake me forcat, ushtarake, policore e paramilitare të Serbo-Sllavisë të tërbuar nacionaliste. Ishte arsimuar dhe kualifikuar  në dy shkolla ushtarake me emër në zemër të Shqipërisë, Tiranën heroike të shumë brezave luftëtar, si oficer i zbulimit ushtarak për sektorin e Serbo-Kroatishtes, e jo  për llojin e armës kundra ajror, si e transformon një karrierist në këtë pas luftë, për interesat e ngushta vetjake.

Ndryshimet esenciale politike, të ndodhura në vendin ku ai lindi dhe u rrit, e detyruan të emigrojë nëpër Europë, fillimisht, në Itali, më pas në Gjermani dhe së fund në Angli. Popujt Europian me të cilët Indriti u njoh, jetoi e punoi, i dhanë mundësinë  si zbulues i ushtrisë Shqiptare, të kompletohej më tej me gjuhë të huaja, si Italisht, Gjermanisht, Anglisht dhe së fundi Spanjisht, gjuhë të cilën e përvetësoi në punë e sipër bashkë me disa Spanjoll në Londër. Koha eci në vazhdimësinë e sajë, duke e forcuar më tej Indritin në profilin e vet të ushtarakut profesionist. Tashmë ai u afirmua pothuajse plotësisht si një zbulues ushtarak i kompletuar me pesë gjuhë të huaja, jo më pak se një poliglot. Nisur nga kjo ecuri, Kosova dhe Indriti pyetën njëri tjetrin, se kujt i nevojitej më tëpër, atij Kosova apo ai Kosovës. Loti, malli, dhimbja dhe gjaku, u përzienë së bashku dhe  në këto meditime  e sipër trimit Kavajas,  ju duk vetja e tepërt në Londër. U nis menjëherë drejt Kosovës, duke kaluar  nëpërmjet aeroportit të Rinasit, ku gjeti pak kohë të shihej e çmallej për të fundit herë, me njerëzit që e kishin sjellë në këtë jetë, prindërit e tij të dashur e të shtrenjtë.  Detyrat  e shenjta të atdheut dhe ideali kombëtar, jetonin brenda shpirtit luftarak të Indrit bashkë me dhembshurinë prindërore, ndjenjë kjo që në atë natë të vetme, u bë një dhe pandarë nga ku  luftëtari Kavajas, mori bekimin në rrugën për ku ishte nisur.

Kufiri imagjinar Shqiptaro-Shqiptar, i sajuar nga Karagjorgjeviçët e Beogradit dhe filiolët e tyre Europian, ishte blinduar në atë kohë  lufte në mënyrë të atillë, për të mos hyrë e dalë njeri prej atij ferri Serb, të kurdisur posaçërisht nga ana e tyre. Por për Indrit Carën e shokët e tij të UÇK-ës, e pamundura Serbe u bë sfida e parë për fillimin e misionit luftarak. Ishin pikërisht dy luftëtar të grupit luftarak të Prizrenit Muharrem Saramati e Rushit Shigjegje, ata të cilët u lidhën dhe shoqëruan Indritin e shokët e tij, përmidis ujrave të ftohta të Drinit, deri në vendin e caktuar. Futja në Kosovë në mesin e muajit Shkurt 1999, u organizua me masa të rrepta dhe megjithë konspiracionin karakterizues të luftëtarve çlirimtar, zbulimi i ushtrisë Serbe dalloi disa veprime dhe në një rast u plagos një shok i grupit, të cilin Indrit e mori në shpinën e tij deri në vendin ku do takoheshin me  drejtues të UÇK-ës. Indrit u prit me gëzim e dashuri të veçantë në SHP të UÇK-ë dhe luftëtarët e sajë. Njohja e përafërt dhe nevojat e ngutshme të asaj lufte, ishin dhe mbetën brenda atij vlerësimi jetik e të domodoshëm  në detyrën që i caktoi Shefi i SHP  Bislim Zyrapi për përgatitjen forcave të sigurisë  të UÇK-ës pranë atij shtabi.

Veprimet  ecën në rrjedhat e veta luftarake dhe Indrit Cara i ingranuar plotësisht brenda detyrës së ngarkuar nga SHP të UÇK-ës, nuk la rast pa u përballur direkt me forcat e ushtrisë Serbe, duke kryer detyra të shumta e tepër të vështira për drejtimin forcave të sigurisë të SHP të UÇK-ës si në Pagarushë, Nashec e Gallushë. Në një nga këto përpjekje dhe pikërisht në Nishorë, trimi Kavajas i ardhur nga ishulli Brutanik, nuk priti urdhra e detyra të tjera nga shtabi epror, por ashtu vetëtimthi me një grup të forcave të sigurisë, u sul në ndihmë të shokve që po përballeshin me një sulm të befasishme të hordhive ushtarake Serbo-Sllave. Lufta u ndez më shumë se kurdoherë dhe Serbët duke e  ndjerë vetën ngushtë para qëndresës heroike të luftëtarve të UÇK-ës, vunë në përdorim artilerinë  e rëndë. Edhe pse predhat shpërthenin brenda formacionin luftarak, Indrit Cara bashkë me trimat e tjerë të UÇK-ës, nuk lëvizën nga vendi, por me zjarrin e dëndur të armëve dhe manovrimin nëpër pozicione, qëndruan si heronj dhe nuk i lëshuan asnjë pëllëmbë tokë armikut.  Indriti vazhdoi të hapte zjarr të pandërprerë, duke i prirë inisiativës për veprim dhe në një nga këto momente, një nga predhat e artilerisë shpërtheu pranë këmbëve të tij. Trimi nga Kavaja duke shtërnguar supin pas armës së vet, lëshoi një breshëri të fuqishme  zjarri e cila u ndërpre papritmas në mesin e asaj beteje luftarake.

Shokët e luftës i erdhën në ndihmë, duke e transportuar drejt vendit të shërbimit mjekësor, por trimi i Carajve patriot e atdhetar dha shpirt në supet e vëllezërve Shqiptar të Kosovës që i deshi aqë shumë e për të cilët erdhi e luftoi përkrah tyre. Ra një trim në këtë tokë të bekuar dhe lart në qiellin pafund, u shkëput një yll nga gjithësia. Indriti e skuqi Kosovën me gjak dhe bashkë me gjakun e 2017 heronjve tjerë e kthyen atë në flamur.  Ajo luftë çlirimtare mori dhe jetë tjera trimash, por fundi i sajë erdhi me fitoren përfundimtare ndaj uzurpatorve Serb. Gjaku i Indritit dhe i gjithë dëshmorve të tjerë të asaj lufte solli midis Shqiptarve 20 Qershorin e 1999, ditën e largimit përfundimtar dhe të ushtarit të fundit Serb nga krejt Kosova Shqiptare dhe vetëm e Shqiptarve. Ky ishte dhe është Indrit Cara i Kavajës, e jo vetëm i asaj, por i Kosovës dhe i gjithë Shqiptarve të kudo ndodhur, i cili  me veprën e tij monumentale që kreu, gjatë asaj lufte madhore për çlirimin e Kosovës, do të mbetet për të gjithë  luftëtarët e UÇK-ës, qytetarët e Kavajës  dhe krejt Shqiptarët i gjallë përjetësisht. I tillë do të kujtohet në çdo përvjetor të tij gjatë gjithë historisë nga brezat e ardhshëm, sepse ai dhe të gjithë të rënët e tjerë anë kënd trojeve etnike Shqiptare, janë krenaria jonë kombëtare dhe duhen nderuar si të tillë. Indrit dhe gjithë dëshmorët e tjerë të kombit Shqiptar janë ata trima, që në jetë të jëtëve do të quhen luftëtar të UÇK-ës dhe epopesë së lavdishme të sajë. Lufta në Kosovë ishte e Indrit Carës dhe gjithë të rënëve të tjerë në rradhët e UÇK-ës, ku bashkërisht i dhanë një emër të madh, jo vetëm vetes, por gjithë Shqiptarve kudo që janë.

-Lavdi veprës heroike të Indrit  Carës dhe gjithë dëshmorve të tjerë të kombit Shqiptar!

-Të forcojmë rradhët, për të bashkuar të gjitha trojet tona, në një shtet të vetëm Shqiptar!

-Rroftë Shqipëria dhe Shqiptarët.

Spiro Butka

Ish zv/komandant i operacionit “Shigjeta”në luftën e UÇK-ës

Aktualisht Kryetar i SHVL të UÇK-ës Tiranë

Tiranë: 30Mars  2014