KOSOVA PENGU I DY KONTINENTEVE

1. KOSOVA  NË  EPIQËNDËR  TË  VËMËNDJES

Mediat  vizive  dhe  ato  të  shtypit  të  përditshëm,  e  kanë  përfshirë   Kosovën,  brënda  kronikave  dhe  analizave  të  tyre  të  njëpasnjëshme  për  ngjarjet  në Ballkan.  Kjo  nuk  mund  të  thuhet  vetëm  për  ditët  e  sotme,  sepse  kjo  trevë   historikisht  Shqiptare,  ka  qënë  qysh  në   lashtësi  e  kohërat  e  hershme,  problematikë  e  gadishullit  të  zjarrtë  në  veçanti  dhe  e  kontinentit  plak  në  përgjithsi. Ajo  nuk  ka  dashur  të  vihet  në  këtë  pozicion,  por  atë  ja  kanë  imponuar  pushtuesit  e  ndryshëm  e  me  veçori,  si  fillim  Sllavët  e  Jugut  dhe  tani  në  këto  kohëra  moderne,  Serbet  e  përkëdhelur  të  Evropës,  që  kërkon  të  tufëzojë  qingjin  bashkë  me  ujkun.  Lufta  si  mjet  për  të  fituar  jetesën  e  lirë,  e  bërë  me  moton  të  gjithë    së  bashku  në  një  shtet  të   vetëm  brënda  kombit  të  vet,  i  ka  detyruar  Shqiptarët  e  asaj  treve  etnike,  ta  kenë  atë  pjesë  të  pa  ndarë  të  sofrave  të  tyre  të  shtruara,   të përditëshme  e  mikpritëse.  Përleshjet  që  janë  zhvilluar  midis  Shqiptarve  të  atyre  trevave    dhe  hordhive  Serbe,  kanë  qënë  tepër  dramatike  dhe  me  gjakderdhje  të  përmasave   të  mëdha  e  tragjike. Për  më  tepër  ato  janë  më  me  theks,  duke  filluar  nga  lidhja  e  Prizrenit  më  1878  dhe  deri  pranverën  e  vitit  1999,   nga  ku   një  botë  e  tërë,  gati  sa  nuk u çmënd  nga  marrëzia  Serbe,  gjatë  kryerjes  të  masakrave  të  njëpasnjëshme,  të  genocidit  masiv  për  dëbimin  përfudimtar,  të  një  populli  të  tërë  nga  vatrat  e  tyre  historikisht  të  trashëguara. Më  21 Qershor  1999,  u  trumbetua  se  u  çlirua  Kosova,  por  në  fakt  prej  andej  u  larguan  vetëm  ushtarët,  paramilitarët  dhe  policët  Serb,  ndërsa  U.D.B.-a  e  lënë  tashmë  në  heshtje  si  “Kolona  e  Pestë”,  vazhdon  misionin  e  sajë  në  tërë  arteriet  lëvizëse   si  dhe  më  parë,  duke  u  paraprirë  zhvillimeve  të  mëtejshme  të  perandorisë  të  ëndërruar  nga  vetë  Serbët. Edhe  pse  U.Ç.K.-ës  e  fitoi luftën,  ajo nuk u  ftua  të  marrë  pjesë  në  takimin  disa  palësh  në  Kumanovë.  Për  çudinë  e  të  gjithëve,  në  kundërshtim  me  vullnetin e  popullit,  Kartën  e  Kombeve  të  Sanfrançiskos  dhe  Aktit  Final  të  Helsinkit,  në  këtë  vend  u futën  forcat  e N.A.T.O.-s  me  emërtimin  K.F.O.R.  dhe  O.K.B.-ra  me  një  administratë  të  quajtur  U.N.M.I.K.

Kanë  kaluar  vite  prej  atyre  ditëve,  ku  lotët  e   gëzimit  filluan,  të    mpleksen  së  bashku  me  hidhërimin  e  përditshëm,  që  i  ndoqi  nga  pas. U  demobilizua  U.Ç.K.-ës,  si  arma  kryesore  në  duart e  popullit,  për  ti  paraprirë   “Ngërçit  në  fyt”  për  heqje  qafe  të  Q.P.K.-ës,  të  dalë  nga  deputetët  e  malit.  O.K.B.-ra,  ngriti  një  administratë  me  kornizë  kushtetuse,  duke  vendosur  në  krye  të  sajë   një  “mbret  pa  fron”,  Përfaqësuesin  e   Sekretarit  të  Përgjithsëm   të  kësaj  organizate  me  tre  gërma   kapitale. Në  këtë  pas  luftë,  entusiazmi  i  parakohshëm  polli  zhgënjimin  marramendës.  Luftëtarët  e  U.Ç.K.-ës  që  deri   dje,  për  perëndimin  ishin  simboli  i  një  luftë  të  drejtë  e  parimore,  nisën  të  etiketohen  ndryshe  dhe  nga  bashkëluftëtarët  e  një  fronti  e  quajtur  N.A.T.O,  duke  u  barazuar me  kriminelet  Serb.  U  organizuan  gjoja  zgjedhjet  e  lira,  ku  Shqiptarët  e   Kosovës  për  herë  të  parë duhej  të  shprehnin  mendimin  e  tyre,  por  për  çudinë  e  tërë  gjithësisë,  ato  u  mblodhën  në  Kosovë   dhe  u  numëruan  diku  në  një  nga  vendet  Evropiane,  pa  pyetur  fare  për  një  farë  referendumi   që  u  premtua  në  Rambuje.

Gjatë  gjithë  këtyre  viteve , është  vazhduar  avazi  i  Mukes,  duke  i  rënë  fyellit  për  llogari  të  Serbve,  për  një  status  të  veçantë  të  Kosovës.   Është  folur  e  po  flitet  për  çdo   ditë  që  vjen  e  shkon, dhe  puna  ngeli  në  dorë  të  një  Mahtisari,  i  cili  gjatë  luftës  së  Kosovës,  jo  vetëm  që   nuk  preferoj  të  takohej  me  luftëtarët  çlirimtarë  të  Shqiptarëve  të  Kosovës,  por  për  më  keq  akoma,  bënte  si  bënte  dhe  takohej  kohë  pas  kohe  me  kriminelin  e  Beogradit,  Sllobodan  Millosheviçin,  për  ti  mbushur  mendjen  atij,  për  të  larguar  vullnetarisht  Forcat  Ushtarake  nga   teritori  i  Kosovës. Nisur  nga  kjo  gjëndje  e  Kosovës,  e  lënë  deri tani  në  mes  të  katër  rrugëve,  në  tregun mediaitik u hodh  monedha  e  fundit  e  konsumit  politik  “Për  një  shtet  Kosovar  të  pavarur”,  në  një  kohë  kur  dihet  botërisht,  se  përse  ranë  e  u  flijuan  heroikisht   një  familje  e  tërë e  Jasharajve  Legjendarë,  së  bashku   me  2040  trima  të  Kosovës  martire.  Se  çfarë  çorbe  politike,  u  gatua  në  këto  kohra  moderne   të  kësaj  Bote  dhe  Evrope    demokratike,  Shqiptarët   ja  njohin  fare  mirë  shijen  dhe  për  pasojë  nuk  kanë  për  të  pranuar  kurrsesi  dy  shtete  Shqiptar  me  simbole  krejt  të  kundërta.

2.LUFTA  NË  KOSOVË   DHE  QËLLIMI  I   SAJË

Lufta  që  u  zhvillua  në  dhjetë  veçarin  e  fundit  në  Kosovë, është  një  dukuri  e  rrallë  historike,  jo  vetëm  për popullin  e  kombin  Shqiptar,  por  për  mbarë  zhvillimet  luftarake  botërore,  në  tërësinë  e  rruzullit  toksor.  Kjo  për  shumë  arsye  të  veçanta  e  të  përgjithshme,  të  të  gjitha  fushave  të  zhvillimeve  të  sajë,  por  për  më  tepër   atë  ushtarake, të  kordinuar  e gërshetuar  me  imtësi  e  ngushtësisht  me  mendimin  e  qëllimin  politik,  vepritarinë  diplomatike,  burimet  ekonomike,  improvizimet  e  faktorit  psikologjik,  si  dhe  krijimi   i  hapësirave    të  reja  dimensionale  për  sjelljen  e  faktorit  ndërkombëtar,  në  mbështetje  direkte  përkundër   luftës  së    padrejtë  e  genocidale  të  rregjimit  më  të  urryer,  atij  millosheviçian  të  Beogradit.

Ajo  është  vazhdimësi  e  të  gjitha  luftrave  të  tjera,  të  zhvilluara  nga  populli  Shqiptar  dhe  në  veçanti  të  përpjekjeve  luftarake  që  nga  Lidhja  e  Prizrenit,  kohë  kjo  kur  filluan  të shëmbeshin  kufijtë  e  një  perandorie  në  vdekje  e  sipër  e u  ndërtuan  shtete  të  rinj  Ballkanik.  Në  këtë  përndarje  të  padrejtë   traktatesh,  e   ka  bazën   lufta  e  Kosovës,  e  cila  zgjati  me  përpjekje  të   ndërprera  e  kohë  pas  kohe,  deri  sa  arriti  finalizimin  e  sajë  në  qershorin  e  vitit  1999.      E  thënë  më  shkoqur  me gjuhën  tonë ,  lufta  e  Shqiptarëve  të  Kosovës  është  luftë  për  liri,  pavarësi, çlirim  nga  zgjedha  Serbe  dhe  bashkim  me  trungun  amë. Ajo është  një  luftë  e  drejtë,  parimore,  legjitime,  bashkohore  dhe  e  mbështetur  në  traditat   luftarake   të  popullit  Shqiptar.    Nisur  nga  këto  përcaktime,  del qartë  se  qëllimi   dhe  karakteri  i  sajë  ishte  politik  e  jo  ekonomik,  pretendim  ky  që  propagandohet   nga  ana  e  disa  Serbofilve  që  psallin  nëpër  Botë  për  llogari  të  atyre  që  i  paguajnë.

Edhe  pse   ishte  një luftë  e  ashpër  dhe  e  pabarabartë,  në   pikpamje  të   ballafaqimit  të  forcave,  që  u përballën  me  njëri  tjetrin,  ajo  u  kurorëzua  me  sukses  nga  bijt  e  sajë   më  të  mirë,  trima   e  të  zgjuar,  që  ditën  jo  vetëm  të  luftojnë  e  të  mposhtin  barbarinë  Serbo-Sllave,  por  në  luftë  e  sipër  me  mënçurinë  e  tyre,    projektuan  e  ndërtuan  një  politikë  e  diplomaci  të  atillë  praktike,  reale  dhe  bindëse,  sa  që  sollën  në  një  prej  këtyre  ditëve  gjithë  botën   demokratike e  përparimtare,  në  mbështetje  të  popullit  të  vet,  të  shumë  vuajtur  e  të  martirizuar  në   shekuj. Brënda    këtyre   zhvillimeve,   kjo  luftë  si  dhe  gjithë  luftrat  e  tjera,  pati  pikat  e  nxehta  e  kulminante   të   sajë,  nga  ku  u  muarën  kthesa  të  mëdha  e  historike.  Nisur  nga  këto  këndvështrime,  e  analiza  brënda    këtyre  thellësive  dimensionale,  është  me  rëndësi  jetike  lufta  në  Prekaz,   Beteja  e  Jasharajve  Legjendar,  e asaj  ushtrie  të  vogël  në  numër,  por   e  madhe  në  shpirt  e  në  zemër,  që  me  veprën   e  tyre  madhore,  ngritën  peshë  jo  vetëm  popullin  Shqiptar  të  të  gjitha  trojeve,  por  me  sakrificën  e  tyre  sublime  e  qëndresën  e  heroike  të  Prijësit  të  kohërave  të  reja,  Legjendarin  Adem  jashari,  i  treguan  mbarë  botës,  se  cilët  janë  e  përse  luftojnë Shqiptarët.

3. U.Ç.K.-ës,  UDHËHEQJA, KOMANDIMI  DHE  DREJTIMI   NË

KUADËR  TË  MISIONIT  HISTORIK  TË  SAJË

Luftrat  e  zhvilluara  nga  Shqiptarët   të  çdo  kohe  e  periudhe ,  janë  karakterizuar,  jo  vetëm  nga  karakteri  e  qëllimi  përkatës  i  tyre,  por  dhe  nga  organizimi,  udhëheqja,  komandimi   e  drejtimi  politiko-ushtarak  i  këtyre  zhvillimeve  luftarake. Për  rjedhojë  të  kësaj  vazhdimësie  edhe  lufta  e  Kosovës   gjatë  zhvillimeve  të  sajë,   u  mbështet   në  këto  ecuri  e  tradita  luftarake  të  popullit  tonë,  në  luftë  për  çlirim  e  pavarësi  kombëtare. U.Ç.K.-ës  ka  një  histori  të  vetën,  brënda  së  cilës  ekziston  një  epope  e  lavdishme,  me  zanafillë  vitin  1993,  kohë  kur  është  krijuar  dhe  shtabi  i  përgjithshëm  i  sajë. Të  flasësh    për  këtë  ushtri,  është  njëlloj  sikur  të  shkruash  jo  një  kapitull,  por  një  histori të  tërë.  Ajo  është  një  ushtri  që  u lind,  u  organizua  dhe  u  forcua   nëpërmjet  zhvillimit  të  veprimit  luftarak  të  shkallëzuar,  duke  e  nisur  ecurinë  e  vet  që  nga  aksionet  e  vogla  të  luftës  guerile,  prej  këtej  në  luftën   me  front    e  pa  front  me  rrethim  të  kushtëzuar  dhe  nga  kjo  e  fundit  në  luftën  me  front  të  rregullt, me synimin  për  kalimin  drejt  një  onfensive  të  përgjithshme  për  realizimin  e  misionit   historik  të  sajë. Struktura  organizative  e  ndërtimit të  sajë  ju  përshtat  kërkesave  bashkohore,  duke  filluar  që  nga  elementi  taktik  fillestar  e  deri  në  formimin    e  konsolidimin  e  njësive  dhe  Shtabit  të  Përgjitshëm  të  sajë. 

Kjo  ushtri  e  dalë  nga  gjiri  i  popullit  të   vet  Shqiptar,  duke  qënë  pjesë  e  pandarë  dhe  e  patjetërsueshe  e  tijë,   zhvilloi  një  luftë  të  një  mënyre  të  veçantë,  me  një  strategji  të  përbashkët  politike  dhe  ushtarake.  Si  një  ushtri  e  tipit  të  ri,   ajo  sfidoi  teorinë   paqësore  të  bashkëjetesës  brënda perandorisë  Serbo-Sllave, ku  Shqiptarët  nëpërmjet  doktrinës  çubrolloviçiane,  ishin të  detyruar  të  asimiloheshin  gradualisht  në  përbërje  të  kombeve  të  tjerë  të  Federatës  Jugosllave. Si çdo luftë  tjetër   edhe  kjo  pati  kurbaturat  e  veta  të  zhvillimeve të  sajë.  Veçse  në  këtë  veprimtari   luftarake  disa  vjeçare,  që  është  quajtur  dhe  do  të  ngelet  e  shkruar  me  gërma  të  arta  në  historinë  tonë  kombëtare,  si  epopeja  e  lavdishme  e  U.Ç.K.-ës,  është  e  qartë  dhe   më  se  e  sigurtë,  se  nga  vetë  gjaku  i  derdhur  dhe  fitorja  e  arritur  , në  tërësinë  e  sajë  si  në  fushën  politike,  diplomatike  dhe  ushtarake,  qëndron  dhe  ngelet  kryelart  sensi  pozitiv,  ai   i  sakrificës  sublime  të  Shqiptarit  për  liri  e  pavarësi.

E vërteta e pa mohushme  që ka qënë  dhe  mbetet, është  se  ajo  u  organizua,  udhëhoq,  komandua,  drejtua  dhe  u  zhvillua  nga  bijtë  e  vet  më  të  mirë,  të  rënë  e  të  gjallë  Adem  Jashari, Zahir Pajaziti, Fehmi Ladrovci, Luan  Haradinaj, Muj Krasniqi, Abedin  Raxha, Ilir  Konushevci,  Agim  Ramadani,  Azem  Syla,  Hashim  Thaçi,  Jakup Krasniqi,  Xhavit  Haliti,  Kadri  Veseli, Sokol Bashota, Bislim Zyrapi, Rexhep  Selimi,  Fatmir  Limaj,  Ramë  Buja,  Adem  Grabovci, Bardhyl Mahmuti,  Sami Lushtaku,  Ramush  Haradinaj,  Sulejman  Selimi,  Muharrem  Mustafa  e  të  tjerë. U.Ç.K.-ës,  duke  ecur  në  rrugën e  sajë  të  veprimit  luftarak,  kaloi  shkallë  shkallë,  nga  më  e  thjeshta  në  të  përbërën  dhe  nga  kjo e  fundit  në  të  vështirën  e  të  ndërlikuarën.  Gjatë  kësaj  ecurie  ajo  përsosi  organizimin  e  vet,  deri  sa  arriti  e  krijojë  një  komandë  unike  të  përbërë  nga  udhëheqja  politike  e  prirë nga  Hashim  Thaçi  dhe  ajo ushtarake  me komandant  Azem  Sylën  e  Shef  të  Shtabit  të  Përgjithshëm  Kolonel  Bislim  Zyrapin,  i  cili  u  zëvëndësua   pothuajse  në  mbarim  të  luftës  nga  Agim  Çeku. Të  dy  këto  pjesë  të  Komandës   së  Përgjithëshme  të  U.Ç.K.-ës,  vepruan  në  unitet  të  plotë   mendimi  e  veprimi,  për  çdo  situatë  të  imponuar  nga  Ushtria  Federative  Serbe  gjatë  zhvillimeve  luftarake.

Për  të  prishur  imazhin  e  mirë  të  kësaj  ushtrie  heroike,  kalemxhij  mëndje   shprishur,  tani  në  paqe shprehen e  japin  mendime  të  kundërta  me  realitetin  për  udhëheqjen,  komandimin  dhe  drejtimin  e  luftës.  Por  e  vërteta  është  dhe  do  të  mbetet  si  vetë  dielli,  që  ngroh  rruzullin  toksor  dhe  që  nuk  mund  të mbulohet  me  shoshë.  Sa  për  ilustrim, duhet  theksuar  se  ekziston  një  fakt  konkret, i cili  vërteton  më  së  miri  kombinacionet  e  duhura  dhe  plotësisht  të  dukëshme,   të   udhëheqjes  politike ushtarake  të U.Ç.K-ës, e cila  dhe  pse  ishte  në  vazhdimësi  të  negociatave   në  Rrambuje, duke bërë  një  tërheqje  taktike  për  disa  ditë,  erdhi  e   u  konsultua  me  Shtabin  e  Përgjithshëm    në  Malet  e  Kosovës,  për  të  marrë  një  vendim  arsyetues  e  të   përbashkët,   për  ta  paraqitur  më  pas  atë  në  Rrambuje.

Pas lufta  në  Kosovë  i hapi  dyert  e  tregut  gazetaresk  sa  gjatë  e  gjërë,  nga  ku  nëpërmjet  tij, krahas  paraqitjes  reale  të  luftës,  u  hodhën  dhe  mendime  të  turbullta  për  vlerësimin  e  luftës  së U.Ç.K.-ës,  duke  theksuar  se  Kosovën  e  çliroi  N.A.T.O.-ja.  Por  e  vërteta,  në  përballje  me  realitetin  e  kohës, tregon  se  Kosovën  e  çliroi  U.Ç.K.-ës,  e  cila  u  mbështet  fuqimisht  nga  forcat  ajrore  të  Aleancës  Atlantike të  Veriut. Nëse do ti qëndrojmë  besnik  pretendimit  absurd, se  Kosovën  e  çliroi  N.A.T.O.-ja,  duhet  theksuar,  se  ajo  më  lehtë  do  ta  kish  patur  në  kohën  kur  Jugosllavia,  ishte  e  zënë  në  tre  fronte,  me  Slloveninë,  Kroacinë,  Bosnjen  dhe  hapja  e  frontit  të  katërt,  do  të  ishte  vdekje  prurës  për  rregjimin  Serb  të  Beogradit. Mirpo  N.A.T.O.-ja, pa  faktorin  e brëndshëm,  nuk  mund  të hidhte  asnjë hap  luftarak,  e  për  pasojë  në  këtë  luftë  U.Ç.K.-ës,  si  faktor  i  brëndshëm  e  vendimtar,  diti  të  zgjedhë  aleatët  e  vet  politik  e  ushtarak,  për  realizimin  e  misionit  të  vet  historik.  Aleaanca  e  Atlantikut  Verior  realizoi  strategjinë  e  vet  politike  të  afërt,  ndërsa  U.Ç.K.-ës  nëpërmjet  strategjisë  të  më  fortit,  realizoi  qëllimin  strategjik   të  misionit  të  vetë  historik.  Sejcili  për  pjesën  e  vet  emërton  kryesor,  atë  që  i  duket  më  i   arsyeshëm  e  justifikues.  Për  U.Ç.K.-ës  e  domosdoshme  e  jetike,  ishte  liria  e  popullit  të  vet.  Dhe  këtë  ajo  e  realizoi,  duke  tronditur  një  botë  të  tërë.

4.PREMTIMI  DHE  ZHGËNJIMI  I RAMBUJESË

Jugosllavia,  ose  më  mirë  të  themi  “Serbosllavia”, sepse   nga  e  para  ishin  shkëputur  me   raddhë   të  gjitha  republikat  e tjera   dhe  këtij  emërtimi  të  ri,  i  kish  ngelur  në  këtë   bashkësi  vetëm  Mali   i  Zi.   Ky  i  fundit  filloi  tundimin  brenda  vetes,  kuptohet,  pas  shkeljes  të  ndonjë  syri  politik,  ndërsa  perandoria  Serb  ndërhyri  në  Kosovë   me  45600  forca  ushtarake,  paramilitare,  policore  dhe  rreth  20000  civilë  të  armatosur.  Nuk  mjaftoi  korpusi  i  Prishtinës,  por  u  futën  në  këto  luftime   dhe  forca  të  tjera  nga  korpusi  i  Nishit  dhe  ai  special  i  Beogradit. Këto  forca  shkaktuan  një  gjakderdhje  masive  në  përmasa  të  atillë,  sa  që  u  çudit  një  botë  e  tërë.  Më  15  janar  1999  këta  barbar  të  politikës  nacionaliste  Serbe  u hodhën  në  sulm  kundër  Reçakut  të  pambrojtur  me  të  gjithë  potencialin  e blinduar,  duke  kryer  masakrën  e  paparë  dhe  të  padëgjuar  ndonjëherë,  që  nga  koha  e    Luftës  së  Dytë  Botërore.  Përgjakja  makabre  shkaktoi  reagime  të  tejskajshme  nëpër  botë,  aq  sa  erdhi  ti  shohë  nga  afër,  Uilliam  Uollker  përfaqësues  i  shtetit  dhe  popullit  Amerikan,  sepse  Serbët  po  shpejtonin,  të  zhduknin  gjurmët  e  kësaj  vepre  mizore.

Bota  demokratike  e  përparimtare  e  gjëndur  përpara  fakteve  kriminale,  të  kryer  me  koshiencë  nga  vetë  Serbët  e  tërbuar,  mblodhi  menjëherë  në  6  shkurt  1999   në  një  kështjellë   të  Parizit,  Konferencën  e  Rambujes,   ku   ulën  në  një  tavolinë  ballë  për  ballë  Serbët  dhe  Shqiptarët.  Ajo  zgjati  me  debate  të  një  pas  njëshme  deri  në  fund  të  sajë,  nga  ku   edhe  pse  Serbët  nuk  e  nënshkruan,  ajo  mori  vendimet  përkatëse  në  interes  të  Shqiptarve  të  Kosovës.  Ndër  këto  vendime  që  muarën  në  këtë  konferencë,   më  i  rëndësishmi  ishte  ai  për  një  referendum  popullor  në  Kosovë,  për  të   vendosur  vetë  populli  i  asaj  treve  Shqiptare  me  verdiktin  e  tijë.  Por  si  gjithmonë,  ashtu  si  dhe  më  parë,  ky  vendim  i  propozuar   dhe  i  nënshkruar  prej  tyre,   u  la  në  harresë,  duke  i  lënë  Shqiptarët    as  në  qiell  e  as  në  tokë.  Shtrohet  pyetja:  Përse  u  premtua  ky  referendum,  për  tu   kryer  pas  tre  vjetësh  dhe  tani  që  ka shumëfishi  i  atyre  viteve,  u krijuanjë  shtet  tjetër  Shqiptar  paralel me  atë  ekzistues?  Kuptohet  më  së  miri  pretendimi  i  qëllimshëm  i  O.K.B.-ra  dhe  Evropës   me vetovendosëse  brënda  saj,  ku  përfundimisht  po  synohet  të  coptohen  dhe  ndahen    Shqiptarët  në  minishtete, sepse  ashtu  është  më  lehtë,  për ti  asimiluar  brënda  Evropës  së  Bashkuar.

5.MARRËVESHJA  E  KUMANOVËS,  SHKELJE   LIGJITIMITE

Sapo  hynë  ditët  e  para  të  Qershorit,  Serbia  e  gjendur  ngushtë  nga  lufta  në  tokë  e  U.Ç.K.-ës  dhe  ajo  e  N.A..T.O.-s  në  ajër,  u  detyrua   më  9  qrshor  1999,  të  ulet  në  tavolinën  e  bisedimeve  në  Kumanovë  dhe  të  pranojë  kërkesat  e  Aleancës  Atlantike.  Për  çudinë  e  të  gjithë  botës  përparimtare,  në  këtë  takim  disa  palësh,  nuk  u   ftua   për  të   marë  pjesë  U.Ç.K.-ës,  përfaqësuesja  më  e  denjë    populli  liridashës  Shqiptar,  e  cila  gjatë  gjithë   zhvillimeve  luftarake,  jo  vetëm  që  mbajti  peshën  kryesore  të  luftës  në  tokë,  por  i  kurseu  N.A.T.O.-s,  gjakun  që  mund  ti  shkaktonte  Serbia,  gjatë  përballjes  me forcat  luftarake  të  aleancës  në  tokë.

N.A.T.O.-ja  është  e  vërtetë  se  mbajti  një  peshë  të  rëndë  ekonomike  dhe  harxhuan  miliarda  në  luftën  e  Kosovës,  por  gjaku  i  derdhur  nga  mijra  jetë  të  luftëtarve  çlirimtar  e  të  popullit  që  u  masakrua  barbarisht  nga  kriminelet  e  Beogradit,  nuk  mund  të  krahësohet  me  shpenzimet,  sepse  ai  është  tepër  i  vyer  për  atë  popull  që sakrifikon.  Në  cilin  vend  të  rruzullit  tokësor  është  vepruar  kështu   dhe  përse  u   shkelën  të  drejtat  legjitime  të  Shqiptarve,  që  parashihen  e  janë  të  sanksionuara  në  Kartën  e   Kombeve  të  Sanfrançiskos    dhe  në  Aktin  Final   të  Helsinkit?  Këtë  më  mirë  se  kushdo  tjetër,  e  dinë  ata  që  psallin  për  demokracinë  e  kulluar  Evropiane,  duke  u  betuar  se   u   duan  të  mirën  Shqiptarve.

6.REZOLUTA  1244  E  O.K.B.-ra,  PRANGOSJE  E  RE  PËR  KOSOVËN

Një  ditë  pas   takimit  të  Kumanovës,  O.K.B.-ra  duke  rendur  me  vrap  se  mos  u  prishej  mendja  pestarve  të  këtij  traktati,  nxitoi  dhe  nxori  nga  terri  i  errët  i  paragjykimeve  më  10.06.1999,  rezolutën  1244    dokument  më  i  zi  se  ai  i  Kumanovës.  Ky  dokument  i  dalë  në  emër  të  këtij  organizmi  si  rregullator i  paqes,  me  përmbajtjen  që  ka  brënda  vetes,  të  çon  në  mendimin  për  të  bërë  pyetjen:  Se  a  kanë  shpirt  këta  njerës  që  kanë  krijuar  këtë “Formulë  Pagëzimi”  për   Shqiptarët   e  martirizuar  të  Kosovës,  jo  vetëm  në  këtë  luftë  marramëdëse  millosheviçiane,  por  gjatë  nji  shekulli  të  tërë? Duke  analizuar  brëndësinë  e  këtij  dokumenti  me  21  pika  në  botimin  Shqip,  del  i  qartë  synimi  i  Sërbofilëve  brënda  O.K.B.-ra  dhe  mbështetja  e  fuqishme  që  ata  i  japin  Beogradit,  ku  nëpërmjet  kësaj  resolute,  u  bë  prangosësja  e  mëtejshme  e  Kosovës.

Vetë  fakti  që  në  anekset  e    tajtuara  prej  sajë,  theksohet  “ Për  sovranitetin  e  integritetit   teritorial  të  Jugosllavisë”, “Demobilizimin  e  U.Ç.K.-ës  dhe  transofirmin  e  sajë  si  forcë  për  shërbime  humanitare”,  “prezenën  e  një  administrate  ndërkombëtare,  ku  Shqiptarët   do  të  shijojnë  një  autonomi  substanciale  brënda  R.F.J.”, tregon  dhe  njëherë  se  kjo  organizatë  me  tre  gërma të  mëdha,  me  këtë  mënyrë  trajtimi  i ledhatohet  Serbosllavisë  të  vetquajtur  Jugosllavi  edhe  pse  kjo në  atë  kohë,  ishte  përjashtuar  nga  rradhët  e  sajë. Ky  dokument  i  ugjillizuar  më  tepër   për  origjinën  e  vet,  nga  Kremlini  i  Sllavëve  të  Lindjes,  megjithë  tejzgjatjen  që  shpreh  në  anekset  përkatëse  dhe  nënndarjet  e  tyre,   në  kuptimin  e  mirfilltë,  jo vetëm  që  nuk  i  prek  interesat  e  Serbisë,  por  për  më  tepër  i  përforcon  ato  nëpërmjet  këtyre  interprentimeve  të  reja,  për  të sanksionuar  më  tej  pretendimin  e  mëtejshëm  për  Kosovën  si  djep  i  Serbisë.  Tashmë  ky  formulim   proserb  e  ka  humbur  vlerën  e  vet  dhe  pothuajse  është  dekompozuar  krejtësisht,  prandaj  dhe  filoserbët  Evropianë  brënda  O.K.B.-ra,  po  kërkojnë   rrugë  të  reja  për  traumatizimin  e  mëtejshëm  të  Shqiptarve  të  Kosovës.

7. QEVERIA  E  PËRKOHËSHME  E  KOSOVËS  DELE  E  ZEZË  E  O.K.B.-ra

Në  Rambuje  të Parisit  një  nga  kërkesat  që  ju  parashtrua  palës  Shqiptare,  ishte   formimi  i  një  qeverie  të  përkohëshme,  me  pjesmarrjen  e  ngjyrave  politike  që  muarën  pjesë  në  këtë  konferencë. Ajo u formua  në  bazë  të  atyre  kushteve  që  ju  parashtruan  dhe  do  të  kryente  detyrat  deri  në  zgjedhjet  e  reja  në  pasluftë. Në  kabinetin  e  saj,  u  rreshtuan  të  gjitha  forcat  politike  pjesmarrse  të  kësaj  konference  dhe  me  konsesus  politik,  Kryeministër  i  sajë  u  zgjodh  Udhëheqësi Politik  i U.Ç.K.-ës Hashim Thaçi.  Përfaqësuesit   e  Lidhjes  Komuniste  të  Jugosllavisë  për  Kosovën të udhëhequr nga tradhëtari i kombit Shqiptar Ibrahim Rugova,  që  çuditrisht  për  tu  distancuar  nga  ustallarët  e  tyre  kishin  ndërruan  emërin,  duke  e   quajtur  veten   L.D.K.-ës,  u  mënjanuan  ashtu si  i dirigjoi  Beogradi  dhe  si  për  habinë  e  të  gjithëve,  megjithse  premtuan  për  të marrë  pjesë  në  këtë  qeveri,  ju  kundërvunë  asaj,  duke bashkëpunuar  ngushtë  më  Sërbofilët  Evropianë,  për ta  shkatërruar  atë  para se  të bëheshin  zgjedhjet  e parakohëshme.

Qëllimi   makiavelist  ishte i  kjartë,  sepse  veprimet  e  mëvonëshme  justifikuan  mjetin.  Interesant  paraqiten  faktet, sepse  ishin  po  këta  ndërkombëtarë,    që  e  rekomanduan  krijimin  e  kësaj  qeverie  dhe  janë  po  ata  që  ju  kundërvunë  asaj,  për  ta  shpërbërë  atë  me  çdo  kusht.  E  bënë  këtë,  sepse  ishin  të  sigurtë,  se  në  pas  luftë  do  të  fitonte  alternativa  e  U.Ç.K.-ës  dhe  për  pasojë  uji  nuk  do  të  shkonte  në  mullirin  e   tyre  e  për  llogari  të   Serbisë.  Por  për  të  arritur  deri  këtu,  ata  e  dinin  mirë   se  nuk  mund  ta  bënin  këtë,   pa  transformuar  në  fillim  U.Ç.K.-ës,  e  cila  ishte  arma  kryesore  e  asaj  qëverie  të  dalë  nga  lufta.

8.FUTJA  E  FOCAVE  TË  N.A.T.O.-s  NË  KOSOVË  ME  KEQTRAJTIME

Pas  pranimit  nga  ana  e  Serbisë  të  kushteve  të Aleancës  Atlantike  në Kumanovë  më 9.06.1999  dhe  daljes  së  rezolutës  1244  të  O.K.B.-ra më  10.06.1999,   në  Kosovë  u  futën  forcat  e  N.A..T.O.-s  me  një  emërtim  të  ri  të  quajtur  K.F.O.R.  Hyrja  e  tyre  në  Kosovë  u  bë  gradualisht  dhe  vendosja  nëpër  rajonet  përkatëse  u  bë  e  mundur,  sipas  drejtimeve  të  caktuara që  më  parë.  Gjermanët   u stacionuan  në  Prizren ,Italianët  në  Dukagjin,  Anglezët  në  Prishtinë,  Amerikanët  në  Gjilan  dhe  çuditërisht  Francezët  në  Mitrovicë,  jo  vetëm  sa  më  afër  Serbëve,  por  dhe  të  mpleksur  me  kriminelët  më  në  zë  të  tyre,  të  grumbulluar  në  pas  në  Mitrovicën  martire  të  Isë  Buletinit.

Pritja  e  këtyre  forcave  nga  Shqiptarët  e  Kosovës,  u    bë  sa  me  gëzim    dhe me  një  entusiazëm  të  madh,  aq  sa  dhe  vetë  ndërkombëtarët  u  çuditën  dhe  që  të  nesërmen  shtypi  ditor  e  kanalet  televizive  më  prestigjoze    të  tyre,  deklaruan  përeshtypjet  e  tyre  më  të  mira,  për  pritjen  madhështore,  që  ju bë  këtyre  forcave. Uniformat  e  N.A.T.O.-s  dhe  pse  u futën  në  Kosovë  me  një  mandat të  O.K.B.-ra, nuk  e  justifikuan  mikpritjen  e  bërë  nga  ana  e  atij  populli,  sepse  që në  hapat  e  para,  ato  forca  filluan  të  keqëtrajtonin  pjestarët  e  U.Ç.K.-ës,  duke  i  krahësuar  luftëtarët    dhe  popullin  e  sajë  si  I.R.A..  në  Irlandë  dhe   E.T.A.  në  Spanjë. Në  një  nga  këto  ditë,   këto  forca  me  paturpësinë  më  të  madhe,  vranë  në  mes  të  Prishtinës  një   ushtar  të  U.Ç.K.-ës,  pa patur  as  më  të  voglin  shkak  e  asnjë  motivacion.

Ky   ishte  vetëm  hapi  fillestar,  sepse  veprimtaria  e  mëvonshme  e  disa  kontigjenteve  të  këtyre,  vërtetuan  qëllimin  përse  kishin  ardhur.  Gjatë  një  reprezalje  të   kryer  nga  ana  e  tyre  në  zonën  e  Drenicës,  u  arrit  deri  atje,  sa  u  goditën   me  qytat   e  armëve  fëmijët   në  djepat  e  drunjtë  nga  forcat Franceze, që  në  atë  kohë  drejtoheshin  nga  gjenerali  Frances  Marsel  Valentin.  Të  gjithë  këtë skenë të pa dëshirushme e paraqiti  R.T. i Kosovës,  së  bashku  me  reagimet  përkatëse  të  popullatës  Shqiptare.  Forcat  Franceze  dhe  Gjeneral  i  tyre  Marsel  Valentini,  duhet  të  mbajnë  përgjegjësi  dhe  për  ngjarje  të  tjera  në  Mitrovicë,  ku  këto   forca  si  paqëruajtëse,  lejuan  të  vriteshin  disa  Shqiptarë  nga  një bandë  Serbe  e  drejtuar  nga  Oliver  Ivanoviqi,  të  cilin    tani  për  çudin  e  një  bote  të  tërë,  O.K.B.-ra   e  ka  mandatuar   si  deputet  në  parlamentin  e  Kosovë,  pa u votuar  nga  as  dhe  nga  një njeri i  veçantë.

9.ADMINISTRATA E O.K.B.-ra DHE EULEK-si, MBRETËR PA FRON NË KOSOVË

Më  21  Qershor  1999, u  larguan  përfundimisht  nga  Kosova  Forcat  Ushtarake,  paramilitare  e  policore   të  Serbisë  dhe  pas  kësaj  dite  në  Kosovë,  filloi  instalimi  i   administratës  të  O.K.B.-ra  të  quajtur  U.N.M.I.K.,  me  në  krye  si  fillim  me  një francez.  Që  nga  ato  ditë,  ky  është  zëvëndësuar  gati  për  çdo  vit,  nga  disa  të  tjerë  me  radhë,  herë  me  Gjerman  apo  Danez  dhe  ndonjëherë    dhe  me  Filandez. Që  të  gjithë  këta,  si  njeri  dhe  tjetri,  u  ranë  tam-  tameve  për  të  drejtat  e  Shqiptarve  të  Kosovës,  por  në  fakt  punuan  më  tepër  për  Serbët  dhe  perandorinë  e  tyre.  Udhëheqja  e  kësaj  administrate  nga  vetë  ata,  më  shumë i ka  ngjarë  asaj të  “Mbretërve  pa  fron”,  sepse  për  çdo gjë  që  është  kryer  në  Kosovë,  janë  vetë  po këta  që  kanë  shkruajtur  e  vetë  kanë  vulosur. Qeveritë  e  njëpasnjëshme  të  Kosovës  të  ardhura  në  pushtet  me  vota  të   improvizuara,  nuk  kanë  patur   e  nuk  kanë   gjë  në  dorë, veç çelsave  të  kashtës,

Nga  ana e  kësaj  administrate,  është    propaganduar  dhe  vazhdon  të  bëhet  një gjë  e  tillë,  me  pretendimin  se  Kosova  po  ndihmohet  nga  shumë  shtete,  organizma  e  donatorë,  duke  përfshirë  këtu  dhe  vendet  e  industrializuara.  Të  gjitha  këto  mjete  financiare,  për  të  cilat  flitet  se  i  shkojnë  Shqiptarve të  Kosovës,  jo  vetëm që  nuk  paraqesin  realitetin  e  duhur,  por  në  të  kundërt,  ato  sapo  dalin  nga  xhepat  e  atyre  që  i  akordojnë  ose  falin,  nuk  arrijnë fare  në  Kosovë,  por kanë hyrë  në  xhepa  të   tjerë,    në  ato  të  U.N.M.I.K-ut, .administratës  të  O.K.B.-ra  në  Kosovë,  që  nga vetë  Kosovarët  që  në  hapat  e  para  të sajë,  është  quajtur   administrata  e   “ARMIKU-t”. Kjo  vjen  , se   janë  po  këta  pjestarë  të  kësaj  administrate,  që  duke  marrë  rroga  të  majme  e  bërë  shpenzime  të  shtrenjta  për  udhëtimet  e  tyre,  i  kanë harxhuar  po  vetë  këto  mjete  financiare. Duke  u  nisur  nga  një  llogaritje  e  thjeshtë, del  se  Kryeadministratori  i  O.K.B.-ra në Kosovë, është paguar  me një  shumë  të  atillë  në  muaj,  sa  që një  familje  e  mesme  Kosovare  nuk  i  merr  ato  të  holla  për  një  vit  të  tërë. Dhe   janë  po  këta  që  e  quajnë veten  humanitar.  Por  populli  Kosovar  ka  kohë   që  pyet:  mos  vallë  ky  është  ai  humanizmi  që  ata  propagandojnë  kaq  me  të  madhe? Për  më  tepër,  të  të  gjithë  këtyre  veprimeve,  kjo  administratë  e  krijuar  nga  këta  administatorë,  të  ardhur  nga  më  shumë  se  njëqind  vende  të  botës,  pretendonte  se  në  Kosovë  po  punohet,  për të  ndërtuar  demokracinë,  në  një  kohë  kur  në  vendet  nga  vijnë   një  pjesë  e  tyre,  jo  vetëm  që  nuk  e  zbatojnë  këtë kërkesë,  por  për më  keq  e  dhunojnë  atë.  Atëhere,  si  mund  të  shpresojnë  Shqiptarët  e  Kosovës,  për  jetën  e tyre  të  re,  në  kuadër  të  demokracisë Evropiane,  në  një  kohë  kur  këtë,  po  ua  ndrërtojnë   individ  që  e  dhunojnë  atë?

Erdhi një ditë dhe OKB bëri sikur u tërhoq dhe e la në dorë të Europës Kosovën, duke propaganduar me të madhe, se nëpërmjet kësaj rruge, Kosova do integrohet më shpejt brënda bashkësisë Europiane. Në Kosovë u instalua EULEK-si si një administratë kalimtare, me një emërtim i ri administrative, por me mëndësi të vjetra e anakronike. Flasin e propagandojnë për Shqiptarët dhe Kosovën, por mëndja dhe truri i tyre punon vetëm për Beogradin dhe Serbinë. Mblidhen e diskutojnë në Kosovë për Shqptarët, por për të vëndosur, shkojnë në Bruksel, duke kaluar fillimisht nga Beogradi. Faktet dhe argumentet flasin dhe vërtetojnë qëndrimet dhe veprimet e deritanishme të kësaj administrate demoeuropiane. Reaksioni Europian, ishte ai që coptoi Shqipërinë dhe Shqiptarët, në pesë shtete me pesë kryeqytete. Është po ai reaksion Europian, që mban peng Shqipërinë e Shqiptarët dhe nuk i lënë të bashkohen në një shtet të vetëm Shqiptar.  Shqiptarët e treguan veten në këtë njëqindvjetor, se cilët janë në realitete  kujt i përkasin. Sjellja dhe  kultura e tyre, u shkri brënda durimit shekullor. Por dhe ai durim i akumuluar,  ka një kufi, limitin e të cilit e njeh mire Europa, por më mirë se kushdo tjetër e njohim vetë ne Shqiptarët, e dhunuar politikisht nga kjo Europë.

10. TRANSFORMIMI  I  U.Ç.K.-ës,  VEPRIM   I  PRAPASKENAVE  POLITIKE

U.Ç.K.-ës, ishte  një  ushtri  që  lindi, u  rrit  dhe  u  burrërua   brënda  gjirit  të  popullit  të  vet  luftarak,  Shqiptarëve  të  Kosovës. Historia e sajë, është si për  çdo  ushtri  tjetër  çlirimtare, ajo  e  një  populli  të  etur për  liri  pavarësi. Si e tillë, megjithse  i  përket  një  epoke  të  re,  ajo  është  e  lashtë sa vetë  Shqiptarët e Kosovës, të cilët  gjatë  gjithë  veprimtarisë  së  tyre  shoqërore  në  rrjedhat e historisë kombëtare, ballkanike  e kontinentale,  kanë  lënë  gjurmët e  tyre,  duke i  treguar  mbarë  njerzimit, se  me  luftë  janë   rritur,  e  në  luftë  do  të  vdesin,  për  atdheun  e  tyre  të shenjtë.

Koha  në  të  cilën  ajo  veproi,  e  radhiti  midis  formacioneve   bashkohorë   e  modern,  krah  për krah N.A.T.O.-s dhe e  mbështetur  fuqimisht  nga  Sh.B.A.-ës. Këtë  e  pohon,  Masimo  Dalema,  ish  kryeministër  i Italisë  në  një  intervistë  të  tij,  ku  pohon  “se  i  vetmi  shtet  që  mbështeti  fuqimisht U.Ç.K.-ës dhe  kërkoi zgjidhjen  e  krizës  nëpërmjet sajë, ishin  SH.B.A.-ës,  ndërsa  Evropa  zgjidhjen  e  donte  nëpërmjet  Beogradit”. Transformimi  nëpër të cilin ajo kaloi, ishte i imponuar dhe u krye në rrethana  të  kushtëzuara  e  misterioze, pa  një  objekt e synim   strategjik,  megjithse  në  marrëveshjen  e  nënshkruar  nga  të  dy palët,  janë  cilësuar  qartë  detajet  e  këtij  transformimi.  Nisur  nga  këto akte  të  dokumentuara,  në  pikën 25 gërma B të kësaj  aktmarrëveshje,  shprehimisht  thuhet  se  Kosovës  i  lejohet  “Formimi  i  një  ushtrie  e  ngjajshme  me  Gardën  Kombëtare  të  SH.B.A.-ës”,  kërkesa  këto  që  janë  paraparë  edhe  në  vendimet  që  u  muarën  në  konferencën  e  Rambujesë.

Por  Evropa  në  veçanti  dhe  O.K.B.-ra  në tërësi,  duke  patur  alergji  të  veçantë  për  ushtritë  çlirimtare,  e  për pasojë  dhe  për  U.Ç.K.-ës,  në  analizë  të  situatave  politike  pasardhëse,  mori  vendime  të  mjegulluara, të cilat  në  vetvete  përmbanin  disa  nënkuptime  dhe   kur e lypte  nevoja,  ato  paraqesnin  anën  e  kundërt  të  medaljes.  Këtyre  veprimeve  u  parapriu  Rambujeja,  më tej  u  hodhën  në  tregun  e  Kumanovës  dhe  më  në  fund  u  sanksionuan  në  rezolutën  1244   të  O.K.B.-ra. Përshpejtimi  i  këtyre veprimeve,  u  krye  me  qëllime  të  caktuara  e  me  piksynime  të  mëtejshme. U.Ç.K.-ës  ishte  armë  në   duart  e  popullit  Shqiptar  të  Kosovës  dhe  Qeverisë  së  Përkohëshme  të  tij,  prandaj  ajo  duhej  shkatërruar  që  në  fillim,  në  mënyrë  që  ti  kishin  duart  e  lira,  për  të  shpërbërë  këtë  qeveri   dhe  për   të  bërë  ato  që po bëjnë  sot  me  Kosovën.

11.KRAHASIMI  I  U.Ç.K.-ës  ME  KRIMIN  SERB,  SYNIM  I  ERRËT  POLITIK

Në  pasluftë  Kosova  u  trazua,  nga  ata  që  e  nxitën  këtë  veprimtari  dhe   sa  për  njohuri,  ajo  duhet  theksuar  se  vinte,  po  nga  ata  që  e  mbytën  me  gjak,  veçse  me  një  veçori, që  pas  tyre  më  nga  afër  tani,  qëndronin  filoserbët  e  inkuadruar  brënda  administratës  të  O.K.B.-ra   me  emrin U.N.M.I.K.-u, tani të EULEK-sit. Nëpërmjet veprimtarive  të  padukëshme  e  të  improvizuara  qëllimisht,  nisën  sulmet  kundër  U.Ç.K.-ës  dhe  pjestarve  të  saj.  Si  fillim  hodhën  në  veprim  individë  të korruptuar  në  rrolin  e  plaçkistëve  dhe  nëpërmjet  tyre  filluan,  të  akuzonin  luftëtarët  e  U.Ç.K.-ës. Kur  e  panë  se  kjo  politikë  po dështonte,  e  për  më  keq  po  u  zbulonte  qëllimet, reaksioni i brëndshëm  në bashkëpunim me atë të  jashtëm, ndërruan  taktikë  dhe nisën të akuzojnë U.Ç.K.-ës dhe pjestarët e sajë,  duke  vënë  shënjën  e  barazimit,  midis  veprës  heroike  të  U.Ç.K.-ës  dhë  krimit  të  paskrupullt  Serb.

U  akuzun  luftëtar  dhe  drejtues  të  U.Ç.K.ës  për  krime  njëlloj  si  dhe  Serbët. Por  realiteti  veprues,  akoma  është  gjallë  dhe  nuk  mund  të mohohet  e  vërteta  e  argumentuar  shkencërisht  nga  të  dhënat  historike.  U.Ç.K.-ës  i  doli  përzot fateve  të popullit  të  vet,  për  ta    mbrojtur atë  nga  sulmet,  masakrimi  dhe  genocidi  masiv  Serb  dhe  këtë  detyrë  e  kreu  në përputhje të plotë  me  ligjet  e  zhvillimit  njerzor  të  sanksionuara  në  Kartën  e  kombeve  të  Sanfrançiskos  dhe  Aktit  Final  të  Helsinkit.  Ishte  Serbia,  ajo  që  u  shkul  nga  Beograd  e   ndërhyri  në  Kosovë,  duke  bërë    krime  të  asaj  natyre,  sa  u  çudit  e  gjithë  bota   përparimtare  e  demokratike. U.Ç.K.ës   luftoi  brënda  truallit  të  vet  Shqiptar  dhe  nuk doli  as  dhe  një  metër  më  tej  se  kufijtë   e  stërgjyshërve  të  vet.  Ajo dhe drejtuesit  e sajë, zhvilluan  një  luftë  parimore,  legjitime  dhe  të  moralëshme  në  mbrojtje  të  popullit të vet e pakicave  të  tjera, duke  u  përballur  me  forcat  e  panumurta  ushtarake  Serbe,  që  nuk  bënë  veçse krime  dhe  vetëm krime,  të  papara  për  sytë  e  këtij  njerzimi.

Kuptohet, që U.Ç.K.-ës nuk luftoi vetëm me  atë  ushtri që  ishte në front e  në  krah, por  dhe  kundër  atyre,  që  Beogradi  kishte  hedhur  në  veprim  në  prapavijat  e  sajë,  në  role  të  ndryshme  diversioniste.  Mos   vallë  U.Ç.K.-ës,  në  mbrojtje  të  popullit  e  të  rradhëve të  sajë,  duhej  të  luftonte  vetëm  frontalisht  dhe  këta  zbulues  diversionistë,  ti  linte  të  livadhisnin? Ja  pra  cilët  janë ata që i dhimbsen pseudodrejtësisë  të Karla Del Ponte e Dik Mari  dhe  për  këta  ata  barazojnë  veprën  e  ndërgjegjëshme  të  mbrojtjes  të  një  populli,  me  krimin  e  bastardve  masakrues  Serb. Si  rezultat  i  këtij  krimi  politik  që  po  bëhet  në  adresë   të  këtyre luftëtarve  legjendar si Fatmir Limaj e të tjerë,  është  ngritur  nga  varri  fantazma  e  fabulistit  të madh  La  Fonten,  me të  vetmin  arsyetim, se po i akuzojnë qingjin  me shenjë barazimi  për  të  mbuluar  krimin  e  kryer  nga  ujku.

12.KOSOVA  ME  STATUS DHE E NDARË NGA TRUNGU AMË

Ka  disa  vite,  që   nga  Kosova  janë  larguar  ushtria  e policia  Serbe  dhe  ajo  u drejtua  nga  një  administratë  e  O.K.B.-ra, që tani është zëvëndësuar me EULEK-sin..  Në  këto  vite  të  shkuara,  në  vazhdim  të  diplomacisë,  për të  zvarritur  problemin  Kosovar,  janë  hedhur  në  terminalin  politik,  lloje  të  ndryshme  slloganesh,  duke  filluar  që  nga  korniza  kushtetuese  e më pas  për  një status  të  veçantë  të  Kosovës. Se  si  duhet  të ishte  ky  status  aq i  dëshërushëm  për  O.K.B.-ra  e  Serbofilët  brënda  sajë,  nuk  duhet  shkuar  shumë  larg,  por  mjafton  të  kujtojmë  se  çfarë  kërkon  ai. Për  të  mos  u  thelluar  shumë   brënda  tij,  duhet  theksuar  se  vazhdon  më  tej  ledhatimi  Serbisë  dhe  i  pretendimeve  të  sajë,  ku  ndër  të  tjera  kërkohet   mosndryshimi  i kufijve e  për  më  tepër  mosbashkimi  me  ndonjë  shtet  tjetër,  ku  nënkuptohet  qartazi,  mohimi  i  të  drejtave  njerzore  të  Shqiptarve,  për  tu  bashkuar  me  trungun  Amë  të  coptuar  në  Londër.

Nisur  nga  gjithë  këto  shtjellime,  të  hedhura  për veprim  nga  diplomacia  e  O.K.B.-ra  dhe  Evropianëve  Serbofilë  brënda  sajë,  qartësohet  fare  mirë,  krijimi  i  dy  shteteve  Shqiptar  paralel  e  në  krah  të  njëri  tjetrit.  Shtrohet  pyetja  e  thjeshtë  dhe  pa  asnjë  të  panjohur.  Përse  duhet  të  vazhdojmë  më  tej  genocidin  politik  ndaj  Shqiptarve,  në  një  kohë  kur  ka  ardhur  momenti i  duhur,  për  ti  bashkuar  ata  e  të  qetësojmë  përfundimisht  Ballkanin?  Si  mund  të  ndahet  populli  i  një  kombi  që  flet  një  gjuhë  e  ka  simbole  të  njëjta?  Këto  e  të  tjera  pyetje  e  kanë  zgjidhjen  e duhur dhe ajo gjëndet në porosinë  që  ka  lënë Lordi  Anglez  Eduard    Grei,  pas  hezitimit  të  firmosjes  të  Traktatit  të  Londrës  më  1913. Që  nga  ajo  kohë,  pothuajse  po  mbushet  një  shekull  dhe  duke  u  mbështetur  në  parimet përkatëse të Kartës së Kombeve  të  Sanfraçiskos, ai  duhet  ratifikuar  nga  palët  përkattëse,  duke  pyetur  në  fillim  popullin e  trevave  Shqiptare.  Përse  hezitohet  kjo  kërkesë  Referendumi  i Rambujesë  nga  O.K.B.-ra,  në  një   kohë  kur  ajo  parashihet  dhe  shkruhet  me  gërma  të  arta  në  Kartën  e  sajë?

Nga  gjithë  këto  pyetje  e  arsyetime,  qartësohet  synimi  i  luftës së  Shqiptarve  për liri,  pavarësi  e  bashkim  kombëtar  dhe derdhja  e lumejve  të  gjakut  nga  ana  e  tyre  për  këtë  qëllim. Por  më  kryesorja  e  këtij  synimi  qartësohet  në  deklarimet  mbështetse   të  Kongresmenëve  të  SH.B.A.-ës  dhe qëndrimeve  parimore  të  presidentëve  të  atij  shteti,  duke  filluar  që  nga  Uillsoni  më  1921  e dëri  tek  Xhorxh  Bushi  e  Bill  Klinton. Në  zbërthim  të   këtyre  politikave   e  veprimeve  diplomatike,  analistë  të  ndryshëm  Amerikanë  dhe  Anglez,   nëpërmjet  intervistave  dhe  analizave  të  tyre,  janë  shprehur  qartë  dhe  saktë   për  çështjet  dhe problemet  e  Shqiptarëve. Më  tepër  se  kushdo  tjetër  janë prononcuar  Bugajski  i  departamentit  të  Shtetit  Amerikan  dhe  historiani  e  akademiku  i  njohur  Anglez  Neol  Malcolm. Ky i fundit duke  u shprehur  në  një  intervistë  të  tijë  për  bashkimin  e  Shqiptarve,  ka  theksuar  se  “Unë  mendoj  se  Shqipëria  etnike,  nuk  do  të  ishte  kërcënim për  askënd”.   Ky  duhet  të  jetë  motivi,  nga  ku  duhet  të  niset  O.K.B.-ra  dhe  Evropa  për  të  qetësuar  ndërgjegjen  e  tyre  dhe   pendesën,  në  rast  se  duhet  ti  kërkojnë  falje  Shqiptarve.

13.BAZA   E  LIGJIMITETIT   SHQIPTAR

Shqiptarët  gjatë  gjithë  jetës  së  tyre,  janë  udhëhequr  nga  parime  të  shenjta  të  drejtësisë  morale  e  ligjore.  Kjo  jo  vetëm për  ditët  e  sotme,  por  që  në  lashtësinë  e  largët  të  tyre,  ku  oda   Shqiptare  vendoste  për  çdo  problem.  Nisur  nga  ky   këndvështrim  edhe  çeshtja  e  tyre  e  shtruar  sot  për  zgjidhje,  ka  për  bazë ligjitimitetin  ekzistues  botëror  e  ndërkombëtar.  E  drejtja  e  Shqiptarve  për  vetvendosje  në  Kosovën  e  pas  luftës,  është  ligjitimuar  në  Kartën  Kombeve  të  Bashkuara  të  Sanfrançiskos  më  26 Qershor  1945,  Deklaratën  Universale  e  të drejtave  të  njeriut  më  10  dhjetor  1948,  në  Aktin  Final  të  Helsinkit  më  1  Gusht  1975  dhe  në    një  sërë  rezoluta  të  O.K.B.-ra  e  konventa  ndërkombëtare.   

Në  të  tre këto  dokumente  bazë,  parashihen  të  ligjëruara  të  drejtat  e  popujve  për  vetvendosje dhe në  zbatim  të  këtyre  parimeve  universale,  janë  ndërtuar shtete  e  kombe. Nisur  nga  rëndësia  e  këtyre  zbatimeve, është rasti  të  përmenden  bashkimi  i  dy  Gjermanive,  ndarja  e  Cekosllovakisë  dhe  shpërbërja  me  luftë  e  Jugosllavisë.  Përse  për  Shqiptarët  nuk  zbatohen  këto  dokumente  ligjitim?  A  nuk  janë dhe  Shqiptarët  pjesë  e  këtij  ligjitimiteti?  A  nuk ka   ardhur  koha  ti  kërkohet  falje  popullit  të  këtij  kombi? Këto  pyetje  më  tepër  se  kurrë  kërkojnë  përgjigjen  e  tyre  në  këto kohëra  të  reja  e  demokratike,  ku   morali  i  ndërgjegjes  qëndron  më  shumë  se  kurdoherë  si  faktori vendimtar.

14.LUFTËTAR    NGA  SHQIPËRIA  NË  LUFTËN  E  KOSOVËS

Lufta  e  Kosovës  nisi  dhe  u  zhvillua  nga  vetë  banorët   e  kësaj  treve  etnike  Shqiptare,  por  koha  e  mëvonëshme  tregoi, se ajo nuk  njohu  kufi  dhe  mori një  shtrirje  me  gjerësi  e  thellësi  të  atillë, sa që dimesionimi  i sajë  pothuajse   përfshiu  gjithë  rruzullin  tokësor,  duke  filluar  që  nga  Amerika  e  përtej  oqenait  e  deri  tek  Australia  e  largët,  në  pjesën  tjetër  të  hemisferit.  Nisur  nga  kjo  përhapje,  kuptohet  që  ishin  të  parët  vëllezërit  nga  trungu  amë,   ata  që  i  mbështetën  dhe  luftuan  krah  për  krah  tyre,  për  largimin  përfudimtar  të  Forcave  Ushtarake  Serbe  nga  Kosova. Mbështetur  në  hulumtimet  e  bëra  deri  tani  në pas  luftë,  del  se  në  këtë  veprimtari  luftarake  patriotike,  muarën  pjesë  me  qindra  individë,   prej  të  cilëvembi  71  trima  dhanë  jetën  për  lirinë  e  Kosovës, 21  vetë  plagosën  e tani  janë  invalide  të  kësaj lufte,  7  luftëtarët  pjesmarrës  u  burggosën  në  burgun  e  Dubravës,  87  ushtarë  e  oficerë  sot  janë  veteranë  të  kësaj  lufte.            Luftëtarët  e  ardhur  nga  trungu  amë  në  këtë  luftë,  u  shtrin  pothuajse  në  të  gjitha formacionet  e  U.Ç.K.-ës,  në  të  gjitthë  teritorin  e  Kosovës.

Vepra  e  tyre  është  tepër  madhore  e   në  kujtim të  saj, veçohen  komandanti i Z.O.të  Pashtrikut,  i  paharruar  për  të  gjitha  kohërat,  trimi  Tahir  Sinani, emblema e luftës kundër tankeve nëMaqedoni Lefter Koxhaj e shokët e tij Pajtim Roci e Ndriçim Koxhaj,  zbulusi  Kavajas  Indrit  Cara,  Astrit  Suli  nga  Kuçova,  vëllezërit Xhevit e Osman Lleshi nga  Hasi,  e  shumë  të  tjerë  që  dhanë  jetën  për  çlirimin  e  Kosovës.  Në  rreshtat  e  U.Ç.K.ës  u  rreshtuan  shumë  oficerë  të  liruar,  të  cilët  dhanë  një  kontribut  të  madh  përkrah  vëllezërve  të  tyre  Shqiptarë  të  Kosovës.  Vlen  të  përmendet  kontributi i  dhënë  nga  Adem  Shehu  në  Z.O.  të  Llapit,  Bardhyl  Tahiri  e  Dylaver  Goxhaj  në  SH. P.  të   U.Ç.K.-ës,  Spiro  Butka  në  drejtimin  e  operacionit  “Shigjeta”,  Adem  Dahri  në  Z.O.Dukagjinit,  Dritan  Dyrmishi,  Ermir  Bega,  Agim  Sallaku    pjestar  të  operacionit  “Shigjeta”  dhe  të  tjerë  sipas  përkatësisë  të  zhvillimeve  luftarake.

Tiranë 12.052007

Spiro Butka

Zv/Komandant i operacionin Shigjeta gjatë luftës të UÇK-ës

Tani Kryetar i SHVL të UÇK-ës Tiranë