PËRSE NDËRHYRI NATO MË 24 MARS 1999 NË KOSOVË?

Më   24  Mars  të çdo  viti,  përkujtohet  gjithmonë,  dita  kur  NATO  ndërhyri  njëherazi  dhe fuqimisht  në  Kosovë  nëpërmjet  hapësirës ajrore,  kundër  Forcave Ushtarake  të  Federatës  së  mbetur    Jugosllave. Duke  bashkëpunuar  tërthorazi  dhe  ngushtë  me  U.C.K.-ës,  ajo  i  dha  fund  njëherë  e  përgjithmonë  ripushtimit  ushtarak  Serb. Aso  kohe  në shtypin  e  përditshëm  e  mediat  televizive  u shtrua  pyetja  “Përse  ndërhyri  NATO në  Kosovë,  në  luftën  shumë  shekullore  midis  Shqiptarve  dhe  Serbve?” Interpretimet  ishin  të ndryshme  dhe  seicili  analist i  politikës  të  kohrave  moderne  dha  shpjegimet  e  veta,  duke  u  mbështetur  dhe  përshtatur  interesave  të  kërkuara  nga  politika  prej  së  cilës  ai  udhëhiqej.

U  përgojua shumë   përcaktimi  i  historianit  të  lashtë  romak San Xhust,  i  cili  dymijë  e  ca  vite  më  parë  dha  shpjegimet  e  duhura    për  dy  shkaqet  dhe  motivet  që  të  çojnë  drejt  një  lufte. Ato mund  të  jenë  e  mbeten  aktuale  dhe  për  ditët  e  sotme.  I  pari  ka  të  bëjë  me  “Ambicjen”,  term që  zbërthehet  në  “domonimin e  dëshirës për  sundim”  dhe  i  dyti  në  dukje  paksa  i  paqartë  i  emërtuar  nga  vetë  historiani “Kopraci”, nuk  ka të  bëjë  thjeshtë  me  atë  fjalë, por  aso  kohe  për  vetë   idenë  e  paraqitur  prej  tij si  lakmi  materiale,  paraqiste  në  realitet  të  vërtetën  për  “Interesin  ekonomik”.

Nisur  nga  këto  argumente  të  ardhura  nga  lashtësia  romake,  shtypi  asaj  kohe  filloi  të  tjerë  dhe  thurë  për  të  bindur  mbarë  opinionin  publik ndërkombëtar,  opinione  ekstreme  për  hegjemoninë  Amerikane  në  Ballkan,  ndërsa  analist  e  gazetar   tepër  të  qartësuar  politikisht  për  veprimet  mizore  të  nacionalizmit të  tërbuar  Serb, theksuan  se  NATO-ja  dhe  Amerika në  krye  të  sajë,  ndërhynë në  Kosovë,  nisur  nga  motivi  i  madh  dhe  fisnik  humanitar,  për  të  mbrojtur  e  shpëtuar  sa  më  shumë  jetë  njërzish.

NËNTOKA, GJEOPOLITIKA  APO  VEPRIMI  HUMANITAR

Kosova  është  një  rrafshnaltëe e  begatëshme  dhe  me  pasuritë  e  sajë,  sa  mbi  sipërfaqe  aqë  dhe  në  thellësi,  ka paraqitur  në  vetëvete  një  interes  të  madh  gjatë  gjithë  histories,  duke  u  lakmuar  nga  hordhi  të  ndryshme,  e për  më  tepër  nga  Serbo-Sllavët. E pozicionuar  gjeografikisht  në  zemër  të  Ballkanit  dhe  më  konkretisht  në  “Trekëndëshin  e  Bermudeve”, Prishtinë-Bujanovc-Shkup,  ajo  është  konsideruar  dhe  do  të  mbetet  si  “Thëmbra e  Akilit” e gjeostrategjisë  ballkanike. Kryqëzimi  i  akseve  rrugore  automobilistike e  hekurudhore,  si  dhe  hapësira  ajrore  e  përshtatur nga  vetë  natyra  si  rrafshnaltë, siguron kontrollin mbi  të  gjitha  lëvizjet  tokësore, ujore dhe  ajrore, drejt  pothuajse  të  gjitha  ngushticave  detare  kontinentale  dhe  botërore.

Rëndësinë  e  këtyre  përcaktimeve  e  ka  vërtetuar  me  argumente  përkatës, vetë historia  gjatë  gjithë zhvillimeve  të  shoqërisë  njerzore. Duke u  zhytur në  thellësinë ballafaqimit me  realitatetet  luftarake,  vlen të  përmënden  paksa  përleshjet  e  perandorive  të  ndryshme,  duke  filluar  që  nga  ajo  romake, dyndjet  sllave, pushtimet turke, luftrat ballkanike, lufta e parë  dhe  e  dytë  botërore  e  deri  në  këto kohëra  moderne,  ku serbët  dhe  sllavët  duke u  përgjakur  njeri  me  tjetrin,  kërkuan  të  shkarkojnë  përgjegjësinë  e  gjakderdhjes mbi popullin  e  shumëvuajtur  të Kosovës.

Lakmia  për  të  përvetësuar  pasurinë e  tjetërkujt,  i  ka  shtyrë  gjithmonë  njerzit  në  konflikte  luftarake dhe  përcaktimi  i  historianit  të  lashtë  romak  San Xhust,  është  më  se  i  mirëqënë  dhe  për  kohërat  tona  moderne. Është  e  vërtetë  që  Kosova  ka  pasuri të  bollëshme dhe  ato  gjënden  në  minierat  e  sajë,  të  shtrira  nga  veriu në  jugë  e  nga  lindja  në  perëndim. Vetë  fakti  që  Serbia  më  1989  nxori  nga miniera  e  Starni Tërgut të  Trepçes  74  mijë  ton plumb dhe  42  mijë  ton  zink,  duke  përvetësuar  262  milionë  dollar,  vërteton  veprën e  tyre  koloniale  të  skllavërisë  njerzore.  Por  në  këto  miniera  nxiret  dhe  ar  dhe  argjend  dhe  mbështetur  në  statiskat  e  asaj  kohe, Beogradi  i  ka  rrëmbyer  popullit kosovar  një  ton  flori  për çdo  vit  kalendarik. Nuk  duhen  lënë  aspak  në  harresë  rezervat  qymyrgurore të linjitit,  që  shkojnë  deri  në  12 mijë  ton,  pasuri  këto  që vërtetojnë  veprimet  e  marrëzisë  Serbe  për  të  mbuluar  me  gjak  Kosovën,  sa  herë  që populli  i  sajë  është  ngritur  për  liri  e pavarësi.

Lufta  brënda  gjinisë  Serbo-Sllave,  përfshiu  në fillim Slloveninë  dhe  më  pas  Kroacinë  që  lakmoi  e  përvetësoi  më  tepër  se  vetvetja.  Ajo  vazhdoi  më  tej,  duke  martirizuar  Bosnjen. Bota  u  trondit  me  Banja Lukën  dhe  Serbrenicën. Mizoria  dhe  masakrimi  Serb  u  mori  jetën  250  mijë  njerzëve. Boshnjakët  e  paguan  më  shtrenjtë,  sepse  drejt  tyre  përveç  Serbve,  u  sulën  dhe  Kroatët,  për  të  rrëmbyer atë  që nuk  u takonte. Sllovenia  e  gjëndur  në  kufi  me  perëndimin,  u  shkëput  nga  Beogradi  me  vuajtje  që  i  riparoi  shpejt.  Habia  më  e  madhe  la  pa  gojë  ballkanasit  e  vërtetë, Shqiptarët.  Pa  u  lagur  fare  doli  nga  kjo  katraurë  një  republikë  fantazmë,  e  vet  quajtur  Maqedoni. Viti  1913  nuk  e  pa  asgjëkundi  këtë tip republike,  prandaj  tokat  Shqiptare  që  ajo i  mbarti, ju  bashkangjitën  mbretërisë Serbo-Kroate  e  më pas  Federatës  Jugosllave. Në  vitin 1946, një  farë  Cervenkovski  i  inkurajuar  nga  dobiçëria  politike  e  Titos,  shpalli  republikën  e  gjashtë  të  federates,  për  ti  paraprirë  të  sotmes  për  krijimin  e  një  shteti  maqedon  me  toka  Shqiptare.

Serbia,  duke  e  parë  veten  ngushtë  në  konferencën  e   Dejtonit,  aktivizoi  më  tej  vetveten  dhe  për  të  mbrojtur  kufijtë  e  federatës së  mbetur,  u  hodh  në  një  sulm  të  paparë  barbar,  kundër  Kosovës të pa  mbrojtur.  Bota, e  ndodhur  para  këtij  realiteti  të  hidhur,  ndjeu  përgjegjësinë  e  madhe  morale  të  asaj  kasapane  në  Bosnjë  dhe  të  varrit  masiv  që  po  i përgatitej  Kosovës. Diplomacia  dhe  politika,  të  dyja  së  bashku,  ndërmorën  hapa  të  reja,  për  të  parandaluar  tragjedinë  e  re,  të  organizuar  nga  vetë  Beogradi. U  planizua  dhe  zbatua   “Patkoi  famkeq”, ku  morën  pjesë  45600   forca  ushtarake, paramilitare  e  policore  të Korpusit  të  Prishtinës  e  atij  të  Nishit  e  Beogradit. Nuk  u  mjaftuan  me  këto,  por  krahas  tyre u  rreshtuan  dhe  20.000  civil  Serbë  të  armatosur,  të  cilët  dhe  pse  i  lyen  duart  me  gjak  Shqiptari  deri  në  brryl,  sot  duke  na  u  hequr  si  ëngjëj,  qajnë  nëpër  Kosovë  me  lot  si  të  krokodilit,  duke  u  ankuar se  janë keqtrajtuar  nga  vëndasit.

Kosovarët  si  banor  etnik  të  asaj  toke  Shqiptare  edhe  pse  të  gjëndur  midis  vuajtjeve  të  shumta  shekullore, jo  vetëm  që  nuk  e humbën  durimin,  por  përkundrazi,  duke  e  mbajtur  moralin lart,  lëvizën  brënda  vetes,  duke  u  organizuar  ushtarakisht  në  mënyrën  e  duhur,  për  t’ju  përgjigjur  ripushtimit  ushtarak  kolonial  të  Beogradit  Millosheviçian. Përgjigja  e  Hollbrukut  para  gazetarve  në   mbarim  të  konferencës  së  Dejtonit, se “Shqiptarët  nuk  ishin  faktor”,  jo  vetëm  që  i  nxiti,  por  dhe  i  mësoi,  se si  duhej  të  vepronin  më  tej,  për  të  çliruar  veten  nga  zgjedha  nacionaliste  e  tërbuar  Serbe.

Duke  u  nisur  nga  këto  ecuri,  Bota  dhe  Evropa  brënda  sajë, filluan  të  hidhen  në  veprime  konkrete.  Politika  lëvizi  nga  vendi  dhe  diplomacia  duke  i  paraprirë  asaj,  u  hodh  në   sulme  të  gjithanëshme,  për  ti  dalë  përpara  të  keqes  së  mundëshme,  për  ndërhyrje  luftarake  në  gadishullin  e  zjarrtë.  Në  zhvillim  e  sipër të këtyre  përpjekjeve,  të  politikës  konjukturale  të  botës  së  re e  demokratike,  diplomacia e  bashkuar  e  NATO-s,  e  udhëhequr  tashmë  nga  SHBA-ës,   vuri  në  lëvizje  shtetet  me  ndikim  brënda  vetes,  për  gjetjen  e  një  zgjidhje   në  rrugë  paqësore  e  pa  gjkderdhje  në  Kosovë.

Por  këto  lëvizje  edhe  pse  premtuan,  realiteti  i  ndodhur  i  ballafaqoi  me  të  kundërtën.  Beogradi në  vend  që  të  rreagonte  “për  heroizmin  Serb  të  fund  shekullit”,      zhgënjeu  më  tej  diplomacinë  dhe  politikën  botërore  e kontinentale nëpërmjet  premtimeve  Millosheviçiane, duke  e  shtyrë  më  tej  zgjidhjen  kërkuar,  për  të  përfituar  kohën  e  humbur  që  i  nevojitej. Politika  botërore  nuk  u  ndal  dhe  nuk  hoqi  dorë  nga  synimi  i  caktuar. Diplomacia  vazhdoi  përpjekjet  dhe  njëra  prej  tyre,  ajo  fluturuse  e ambasadorit  Hill,  nuk  arriti  frutat e duhura. Ditët  pasonin  njëra  tjetrën  dhe  seicila  prej   tyre  në agun  e  vet,  kërkonte  zgjidhjen  e  detyrushme  për  Kosovën. Koha  poqi  kushtet  për  një  takim  shumpalësh,  ku  objekt  diskutimi  u  bënë  Shqiptarët  dhe  Serbët.

Bota  politike  organizoi  një  konferencë  ndërkombëtare,  në kështjellën  e  Rambujes  të  Parisit  në  kushte  të  veçanta.  Diskutimet  nisën  rrugën  e  tyre  dhe  Shqiptarët  të gjëndur  përballë  Serbve,  por  këtë herë  me  krahët  e  ngrohur,  e  kuptuan  drejt  dritën  jeshile  që  u  ndez,  duke  mbajtur  qëndrime  konstruktive.  Debateve  të  shumta  ju  afrua  fundit  dhe  Shqiptarët  pranuan  ato  që  kërkoi  bashkësia  ndërkombëtare,  ndërsa  Serbët  me  një  mëndjemadhësi  të  tepruar  vazhduan  refuzimin. Në  këto  zhvillime  e  sipër,  lufta  në  Kosovë  keqkuptoi   vetveten  dhe  delegatët  e  saj,  kërkuan  kohë  për  konsultime  në  male  me  luftëtarët. Rreth njëzet ditë  më  pas,  Rambujeja  u  transferua  në Paris  dhe  propozimit  Amerikan  Shqiptarët  ju  përgjigjën me  PO  të  madhe,  ndërsa  Serbët   me  një  JO  të  justifikikuar  nacionaliste. Zgjidhja  mund  të  futej  në  rrugë  pa  krye  dhe  vendosmëria  e  ndërkombërarve,  duke  u  gjëndur  në  një  pikë  kritike,  po  bënte  gati  të  hapte  zarfin   për  ndërhyrje  nga  ajri  kundër  Serbosllavisë  së  mbetur.

PENTAGONI  NË  UDHËHEQJE  TË  MREKULLISË  AJRORE

Elita  udhëheqëse  e  Aleancës  Atlanike,  e  njohur  tashmë  për  qëndrimin politikë  ndaj  gjëndjes së  krijuar  në  gadishullin  problematik,  përbëhej  nga  shtetet  më  të  angazhuara,  ku  në  krye prinin  SHBA-ës  e  nga  pas  u  rradhiten  Anglia, Gjermania  e  shtetet  e tjera  të  aleancës. Liderët  kryesues  të  politikës  Amerikane  Bill  Klinton,  Madlen  Ollbrait  dhe  Britaniku  Toni  Bler,  pas  konsultimeve  kostruktive  gjatë  analizave konkrete  të  situatës  reale,  vlerësuan  gjëndjen kritike  të  Shqiptarve  në  Kosovë  dhe  arritën  në  konkluzionin  përfundimtar,  për  tu  hedhur  në  një  sulm  të  fuqishëm  politik  në  sqarim  të  bindjes  të opinionit publik  ndërkombëtar, për  ndërhyrjen  luftarake  të  Aleancës  në  Kosovë.

Edhe  pse  u  bënë  orvajtje  të  mëtejshme,  për  të  bindur  Millosheviçin   që  të  pranonte  zgjidhjen  politike, përpjeka  e  fundit  e  ndërmarrë  nga  Hollbruku,  u  shoqërua   përsëri    me  dështim. Koha  e  shoqëroi  politikën  gjatë  tundimit  të  durimit,  por  në  përfundim  të  arsyetimeve  të  gjithanëshme,  qartësoi  nevojën  e  domosdoshme  të  ndërhyrjes  luftarake. Njëzetë  e  katër  Marsi  1999,  i  shoqëruar  nga  një  dimër  i  zgjatur e  me  plot  dëborë, solli  “Mrekullinë”  e  veprimit  luftarak  të  NATO-s  me  forcat  ajrore. Sinjalin  për  startimin  e  sulmeve,  e  dha  Havier  Solana  kreu  politik  i  aleancës,  drejtë  përsë   drejti  komandantit  të  këtyre  forcave,  Gjeneralit  Amerikan  Uesli  Klark. Si  çdo  vendim tjetër  për  veprim  dhe  në  këtë  rast,  arsyetimi  u  shoqërua  me  nevojën  e  ndërprerjes  të  agresionit  Serb  në  Kosovë,  si  një  nga  detyrat  themeltare  të  kartës së  kombeve  për të  drejtat  njerzore.

Politika  vazhdoi  punën e  vet,  krahas  bombardimeve  ajrore  në  terrene  konkrete,  të  teatrit  të  veprimeve  luftarake.  Kombinimet  e  sajë  brënda  dhe  jashtë  fushës  së  luftës,  qartësuan  mëndjet  e pa  ftilluara  për  atë  që  ndodhi  dhe  si  do  ecej  më  tej,  për  të  arritur  atje  ku  duhej. Përgjigjen  e duhur  për  vazhdimësinë  e  dha  Gjenerali  i  Pentagonit Uesli  Klark,  me  njëherë  pas  ditës  së  pare,  në  një  konferencë  shtypi  të  përbashkët  me  kreun  politik  të  kësaj  aleance  Spanjollin  Havier  Solana, se “ kështu  do  të  ndodhë  përderisa  të  goditen  të  gjithë  objektivat”. U.Ç.K.-ës  e  frymëzuar  nga  kjo  ndërhyrje  ajrore  e  NATO-s,  për  të  intesifikuar  më  tej  veprimet  e  sajë,  ndërmori  vendime  të  arsyetuara  për  situatën  e  favorizuar  në  interes  të  sajë, nxori  një  komunikatë  të  rëndësishme,  ku  krahas  përshëndetjes  drejtuar  aleancës  për  fillimin  e  sulmeve  ajrore,  lëshoi  kushtrimin  për  mobilizim  të  përgjithshëm  të  popullit,  për  të  përballuar  situatën  tejet  të  rënduar  nga  agresioni  mizor  Serb.

Në  ditën  e 24-të të  këtij  Marsi,   përkujtohen  përherë vitet  nga  koha  fillimit të asaj  mrekullie  ajrore, të ndërhyrjes  luftarake  të  NATO-s  në  Kosovë,  për   largimin përfundimtar  të  Forcave  Ushtarake  të  Serbisë  nga  ai  teritor. Duke  e  parë  tani,  në  distancën  kohore  të  disa  viteve ,  atë  që  bëri  aleanca  gjatë  ndërhyrjes  luftarake  nga  ajri,  cilido  individ  brënda  kësaj  shoqërie  njerzore,  e  ka  më  se  të  qartë,  se  lufta  e  Kosovës,  nisi dhe  u  zhvillua  për  një  qëllim  tepër  të  lartë,  si  një  luftë  për  parime  të shenjta,  për  mbrojtjen  e  shpëtimin  e  njerzëve  të  atij  populli  të  pafajshëm  dhe  për  ti dhënë  fund  njëherë  e  përgjithmonë,  genocidid  masiv  të  organizuar  qëllimisht  nga  Beogradi,  në  fundin e atij  shekulli. Edhe  pse  inisiativa  që  u  ndërmuar  nga  NATO,  ishte  një  vendim  me  koefiçent  tëpër  të  vështirë  luftarak,  ajo  u  zhvillua  dhe  u  realizua  nga  Aleanca  Atlantike  dhe  në  këtë  mjedis,  fitoi  mendimi  politik  ndërkombëtar  i  mbarë  popujve,  se  “nuk duhej  të lejohej  të  zbatohej  teoria  çubrilloviçiane,  për  spastrimin  etnik  të  Shqiptarve  të  Kosovës,   nga  i  sëmuri  psiqik  i  Ballkanit,  Sllobodan  Millosheviçi”.

Duke  e  parë  dhe  studiuar  nga  pikpamja  ushtarake,  fushata  luftarake  e  NATO-s,  e  realizuar  gjatë  ndërhyrjeve  nga  ajri,  kundër  Forcave  të  Armatosura  të  Serbosllavisë  të  atëhershme,  e  ka  bazën  e  vet  te  ideja  e  përpunimit  global  shkencor  të  strategjisë  së  afërt  dhe asaj  të  largët. Në  zbatim  të  këtij  qëllimi,  Aleanca  Atlantike  me  specifikën  e vet,  të  kontekstit  politiko-ushtarak,  qartësoi  më  tej  se  ndërhyrja  ushtarake  në  ish  Jugosllavi,  u  ndikua  nga  aspekti  global,  i  cili  rrodhi   nga  ndërrimet  gjeostrategjike  të  kësaj   aleance  me federatën  e  ripërtrirë Ruse. Këto  ndryshime  erdhën  nga  gjëndja  e  krijuar  pas  përfundimit  të  luftës  së  ftohtë  dhe  shkatërrimit  të  hapësirës  lindore  të  dominuar  nga  carët  e  kuq  të  Kremlini.

Nga  ecuria  që  u  përfitua   gjatë  kësaj  ndërhyrjeje,  u  arsyetua  në  këndvështrimin  eurokontinental,  shkatërrimi  i   sistemit  komunist  të  dominuar nga  Rusët  në  Europën  Juglindore,  duke  filluar  që  nga  republikat  Balltike  në  veri,  e  deri  tek  Bullgaria  në  jug. Në  konkretizim  të  synimeve  të  veta,  Aleanca  Atlantike  realizoi  këtë  ndërhyrje  edhe  për  aspektin  rajonal Ballkanik,  duke  synuar  zhdukjen  e  arkitekturës  gjeopolitike  e  të  sigurisë  ushtarake,  e  cila  ekzistoi  gjatë  kohës  të  ndikimit  të  kuq  në  Jugosllavinë  gjysëm  të  inkuadruar  në  këtë  hapësirë,  të  shuarjes  së  vetmisë  në  rrethim  të  Shqipërisë  dhe  të  krijimit  të  sovranitetit  të  kufizuar  të  një  Maqedonie  të  improvizuar  me  toka   Shqiptare.

U.Ç.K.-ës,  atëkohë  e  njohur  dhe  mbështetur  prej  disa  vitesh  nga  opinioni  publik  kombëtar,  me  veprimet  luftarake  në  mbrojtje  të  popullit  të  vet,  pothuajse  e  qartësoi  profilin  e  sajë  të  plotë  në  arenën  ndërkombëtare.  Veprimet  e  suksesëshme luftarake  të  sajë,  jo  vetëm  që  rritën  tej  mase  moralin  e  popullit  shqipëtar  të  Kosovës,  por  ajo  u  afirmua  gradualisht  në  arenën  ndërkombëtare,  duke  rritur  dita  ditës  imazhin  real,  për  veprimet  e  drejta  të  misionit  historik  për  lirinë  e  popullit  të  vet.  Veprimet  luftarake të  U.Ç.K.-ës, të  zhvilluara  vetëm  kundër  formacioneve  të  armatusura  Serbe,  jo  vetëm  që  e  afirmuan  atë  para  opinionit  publik  ndërkombëtar,  por  ajo  sfidoi  edhe  Beogradin,  për  akuzat  e  hedhura  në  tregun  mediatik  për  separatizëm  e  terrorizëm,  ndaj  këtyre  luftëtarve  çlirimtar  të  Shqiptarve  të  Kosovës.   Aleanca  Atlantike,  duke  u  nisur  nga  kjo  ecuri  luftarake  e  U.Ç.K.-ës,  dalëngadalë  filloi të  ndryshojë  mendim  dhe  arriti  deri  atje, sa    në   mënyrë  indirekte,  jo  vetëm  ta  njohë U.Ç.K.-Ës, por  dhe  ti  mbeshtesë  veprimet  e  sajë    për  paralizimin, neutralizimin  dhe  asgjësimin  e  focave  ushtarake  Serbe.

PLANET  E  STUHISË  ATLANTIKE  NË  KOSOVË

Lufta  në  Kosovë  kish  vite  që  kish  filluar  dhe  startimi  i  saj  daton,  që  nga  Nëntori  i  vitit   1993,  muaji  i  cili  përcakton  krijimin  e  Shtabit  të  Përgjithshëm  të  Ushtrisë  Clirimtare  të  Kosovës.  Por  edhe  pse  njihet  ky  fillim,  u  deshën  vite  për  të  bindur  botën  dhe  kontinentin,  për  realitetin,  vërtetësinë  dhe  legjitimitetin  e  drejtë  të  veprimeve  luftarake,  të  nisura  për  mbrojtjen  e  interesave të  popullit  të  vet. Duke  ecur  në  vite,  kjo  luftë  u  shkallëzua,  deri  sa  arriti  pikën  kulminante  të  saj  në fillimet  e vitit  1999,  kohë  kjo  kur  bota  u  trondit  së  tepërmi,  nga  masakrimi  dhe  genocidi  masiv  i  zbatuar  nga  Beogradi,  kundër  një  popullate  të  pa  armatosur  e  të  pa  mbrojtur.

Pikërisht  këto  janë  ditët,  kur  nisi  stuhia atlantike. Operacioni  u  emërtua  “Forca vendimtare”  dhe  u  realizua  në  përputhje të  plotë  me  idenë  e  shumëfishtë  taktiko-operativo-strategjike,  i  ndarë  në  disa  faza zhvillimi.  Si  pjesë  në  vetvete,  pamja  e  tyre  e  ka  zanafillën  nga  ajo  përgatitore,  e  cila  nisi  më  20.02.1999,  kohë  kur  u  dha  sinjali  i  parë  i  politikanëve. Në  këtë  fazë,  forcat  ajrore  të  Aleancës  Atlantike  u  përgatitën  në  vendet  e  dislokimit,  në  kushte  të  përafërta  me  ato  operacionale,  të  luftimeve  ajrore  të  parapara  për   zhvillim,  sipas  një  ideje  të  qartë  e  të  saktë  për  rezultatet  që  do të  arriheshin.

Gjatë   zbatimit  të  mëtejshëm  të  detyrave  konkrete  luftarake,  më  24.03.1999  ora  20.00,  pas  sinjalit  të  dhënë  Gjeneralit  Uesli  Klark,  për  fillimin  e  sulmeve  nga  Havier  Solana,  nisi  faza  e  parë,  nga  ku forcat   ajrore  të  NATO-s,  kryen  detyra  të  kufizuara,  duke  goditur  objekte  të  rëndësisë  së  veçantë, në  front  e  thellësi  të  formacioneve luftarake  të  Ushtrisë  Serbe. Sulmet  u  drejtuan  kryesisht  kundër  focave  dhe  mjeteve  të  Mbrojtjes  Kundër  Ajrore,  në  të  gjithë  thellësinë  e  Serbosllavisë  së  mbetur, me  synimin  e  neutralizimit,  nxjerjen  jashtë  luftimit dhe  paralizimin  për  kundër  veprimet   e  mëtejshme  që  mund  të  ndërmernin  ndaj  forcave  të  aleancës.

Në  vazhdimësi  të  kësaj  ecurie,  u  kalua  në  fazën  e  dytë,  e  cila  startoi  zhvillimet  e  mëtejshme  më  27.03.1999,  kohë  kur  u  zgjeruan  më  tej  veprimet  operacionale  për  shkatërrimin  e  infrastrukturës  ushtarake  dhe  forcave  mbështetëse  të  ushtrisë federative,  me  një   synim  të  caktuar,  atë  të heqjes të  së  drejtës  për  lëvizje  frontale  e  të tërthorta,  për  kryerjen  e  manovrave luftarake  me  forca  e  mjete  nga  thellësia  në  front,  anasjelltas  dhe  paralel  me  frontin.

Arritjet  gjatë  vazhdimësisë  të  sulmeve  ajrore,  sollën  fillimin  e  fazës  së  tretë,  e  cila  nisi  më  24.04.1999,  duke  u  karakterizuar  nga  zgjerimi  i  goditjeve  ajrore në  një  spektër   më  të  gjërë,  për  azgjësimin  e  objektivave  ushtarak  të  rëndësisë  së  veçantë,  në  jug të paralelit  44.  Kur  luftimet  e  fushatës  ajrore  mbushën  një  muaj,  aleanca  u  bind  më  së  fundi,  se  nuk  po  arrihej  atje  ku  duhej,  kështu  që  me  nisiativën  e  SH.B.A.-ës,  u  zgjeruan  më  tej sulmet  ajrore,  me  synimin  e  menduar  për  të  rritur  efektet  e  mëtejshme  shkatërruese  strategjike  në  Serbi.  Për  të  ndërmarë  këtë  nismë  të  re,  në  samitin  e  radhës  të  aleancës,  ju  lejua  mundësia  e  veprimit  Gjeneralit  Uesli  Klark,  për  një  inicim  elastik,  në  zgjedhjen  e objekteve  që  do  të  goditeshin,  për  të  mbajtur  në  tension  të  vazhdueshëm  Beogradin, me  synimin  që  ai  të  ndryshonte  qëndrimin  e  tij  politik  dhe  ushtarak.

Kalimi  në  fazën  e  katërt,  përfshiu   mbështetjen  e  veprimeve,   për  stabilizimin  e  gjëndjes  pas  mbarimit të  operacionit  “Forca  vendimtare”.  Gjatë  kësaj  ecurie,  u  tregua  kujdesi  i  duhur,  si  për  mbajtjen  e  objektivave  të arrirë,  ashtu  dhe  për  mbrojtjen  nga ndonjë  kundër veprim  i  mundshëm i  kundërshtarit.   Dhe  në  fund,  faza  e  pestë  u konkretizua  nga  veprimet  operacionale,  për  kthimin  në  bazat  veta  dhe  kalimi  për  qëndrime  në  gatishmëri  për  të  marrë  dhe  kryer  detyra  të  tjera.

Në  zbatimit  të  detyrave, gjatë gjithë  sulmeve  ajrore,  Aleanca  Atlantike  u  tregua  tejet  e  vendosur,  për  realizimin  detyrimeve  të  sajë dhe  jo  vetëm  që  nuk u ndal,  por   në  harkun  kohor  prej  78  ditësh,  arriti  të  paralizojë  plotësisht  makinën luftarake  të  Serbosllavisë  së  mbetur,  duke  i  shkaktuar  asaj  humbje  tejet  të  ndjeshme  ekonomike, ushtarake, njerëz  e  teknikë  luftarake,  që kapin  shifrat  marramëndëse  të  disa  dhjetra  miliarda  dollarve. Në  tërësinë  e  kohës  të  vazhdimësisë  të  operacionot  “Forca  vendimtare”,  NATO  fillimisht  hodhi në  luftime  ajrore  444  avionë  luftarakë  gjuajtës  dhe  bombardues,  të  cilët  më  pas  gjatë  ecurisë  të  luftimeve  arritën  shifrën  1127.  Me  këto  mjete  luftarake  ajrore,  u   kryen  31529  fluturime   dhe  nëpërmjet  inkursioneve  të  tyre,  u  shkatërruan  75%  të  objekteve  fikse  të  aviacionit  Serb,  35%  të  objekteve  të  lëvizëshme,  85%  e  avionve  Mig-29, 35%  e  avionve  Mig-21,  33%  e  avionve  Super  Galeb  dhe  46%  e avionve Galeb.

Në  këto  78  ditë  të  radhitura  në  grafikun  e  sulmeve  ajrore,  u  dëmtuan  rëndë  aeroportet  e  Batanjicës  dhe  i  Surçinit  në  Beograd, i  Llaxhevcit në  Kralevë, i  Ponikëve  në  Uzhicë, i  Gollubovcit  në  Podgoricë  dhe  ai  Sllatinës  në  Prishtinë. Gjatë  bombardimeve  ajrore  të  aleancës,  u  shkatërruan  rezidenca  bunker  e  Millosheviçit,  ndërtesa  e  ministrisë  të  punëve  të  brëndëshme,  godina  e  institutit  të  sigurisë  të  ministrisë  të  punve  të  brëndëshme,  ndërtesa  e  Partisë  socialiste  të  Serbisë në  Ushçe, vendkomandat  e  Armatës  të  parë  dhe të  tretë  Jugosllave,  PTT  në  Nish  e Prishtinë, ndërtesa  e  RTV  Beograd,  të  gjitha  instalimet  transmetuese televizive,  stacionet  meterologjike  dhe  urat  më  të  rëndësishme  mbi Danub  e  lumejt  e  tjerë. Pikësynymi  kryesor  i  sulmeve  ajrore  të  aleancës,  që  nga  dita  e  parë  e  deri  tek  ajo  e  fundit,  u  bënë  forcat  e  gjalla  dhe  mjetet  luftarake  të  Ushtrisë  Federative  të  Jugosllavisë. Sipas  llogaritjeve statistikore  të  argumentuara  ushtarakisht,  në  këto  ditë  operacionale  u  shkatërruan 798  pjesë  të  armatimit  të  rëndë   prej  tyre  122  tanke,  222  mjete  të  blinduara  dhe  454  armë  e  mjete  artilerie,  tërësia  e  të  cilave  përbën  mbi  50%  të   armatimit të  rëndë  të  angazhuar  në  Kosovë,  pa  llogaritur  këtu  humbjet  e  shkaktuara  prej  U.Ç.K.-ës,  të  cilat   shtojnë  përqindje  të  tjera  dekurajuse  për  humbjet  në  njerëz  e  mjete.

Nisur  nga   gjithë  këto  humbje  të  rënda,  që  aleanca  i  shkaktoi Serbisë,  menjëherë  shkohet  drejt  kërkesës,  se  si  arriti  NATO-ja,  të  përballojë  atë  fushatë  luftarake  ajrore,  me  humbje  fare  të  pa  konsiderushme  edhe  pse  zgjati  për  një  kohë  relativisht  të  mjaftueshme  realizimi  i  sajë. Përgjigja  e  duhur  për  këto  zhvillime,  jepet  nga  dallimi  midis  konceptit  dhe  doktrinës  ushtarake  të  lindjes  e  perëndimit.  Ndërsa  ajo  lindore  synon  shkatërrimin  total  të  kundërshtarit,  doktrina  perëndimore  i  jep  përparësi  uljes  të  moralit  dhe  thyerjes  të  vullnetit  në  luftë  e  sipër,  në  mënyrë  që  kundërshtari  më  mire  të  dorëzohet,  se  sa  të  shkatërrohet  e  asgjësohet. Arsyetimi  i  këtij  parimi  si  kriter  bazë,  i  zhvillimit  të  kësaj  fushate ajrore,  argumentohet  nga veprimet  e  vetë  aleancës,  e  cila  gjatë  gjithë  sulmeve  ajrore,  këmbënguli  më  tepër  në  shkatërrimin  e  objekteve  strategjikë,  se  sa  për  azgjësimin  e  potencialit  njerzor,  kusht  ky  që  i  dha  shkak,  për  të mos  e  zgjatur  më  tej  fushatën  luftarake. Konkretizimi  me përparësi  i  këtyre  detyrave  në  fushën  e  luftës,  i  dha  mundësi  aleancës  të  shpalosë  tërësinë  e  artit  të  vet  ushtarak,  për  të  testuar  të  gjitha  potencialet  e  reja  të  mjeteve  luftarake  dhe  të  armatimit.  Të  gjitha  këto,  të  marra  së  bashku  e  ndihmuan  aleancën  drejt  orjentimit  të  mëtejshëm strategjik,  për  përgatitjen  dhe  zhvillimin  e  veprimeve  të  reja  e  të  përbashkëta  në perspektivë.

VIZUALITETI   I  KËSAJ  MREKULLIE  NË  PAS LUFTËN  E  NGARKUAR

Në  ditën  e  24-të  të  çdo muaji Mars, kremtohen përvjetorët e   kohës  kur  aleanca  ndërhyri  ushtarakisht  nëpërmjet  hapësirës  ajrore,  kundër  Forcave Ushtarake  të  Federatës  Jugosllave. Nisur nga  krimi,  masakrat,  genocidi  masiv dhe   spastrimi  etnik,  që  kryen  Serbët në  Kosovë, pasojat qenë tepër  të  rënda  e  shqetësuese. U  vranë  mbi  15.000 njerës  të  pafajshëm, nga  të cilët  2400 ishin  luftëtar  të  U.C.K.-ës,  ndërsa  të  tjerët  civilë  të pambrojtur. U rrëmbyen  dhe  u  zhdukën  mbi 5000 të pafajshëm,  shumica e  të  cilëve,  nuk u dihet  fati  sot  e  kësaj  dite. Militarët  dhe  paramilitarët Serb, torturuan, vranë, shpyrfytyruan, masakruan  dhe  ekzekutuan  mbi  15.000  Shqiptar,  96% e  të  cilëve ishin  civil  të  pambrojtur. Bandat  ushtarake  të  orgjive  të panumurta,  të  Beogradit  të paturpshëm,  përdhunuan  mbi  20.000  femra  Shqiptare  të  moshave  të ndryshme.  Gjatë  mizorive  të panumurta të  nacionalizmit  Serb, u  rrëmbyen  mbin 3000  njerës,  të  cilët  u  gjëndën  të  gjymtuar  e  masakruar  nëpër  vorreza  massive,  tani  në  pasluftë. Fakte dhe  prova  të  tjera flasin, për  mbi  2000  njerës  të  zhdukur  qëllimisht  dhe  fati  i tyre, nuk  dihet  se  ku  mund  të  kenë  përfunduar    Gjatë veprimeve  luftarake të  kësaj  mizorie, u  shkatërruan    dhe  u  dogjën 1100 vendbanime,  duke  plaçkitur  e  rrafshuar  mbi  20.000  shtëpi,.banesa, lokale  zejtarie, shkolla,  fabrika, monumente  kulturor  e  historik, objekte  historiko-shkencor  dhe  fetar.

Kalojnë  vite dhe  në  ecje  sipër  të  kohës  në  vazhdimësi,  analistë,  historianë,  politikanë  dhe  ushtarakë  graduantë   të  shkallëve  të  ndryshme,  medituan  e  vazhdojnë  të  debatojnë,  për planifikimin,  organizimin,  drejtimin,  zhvillimin  dhe  ralizimin  e  operacionit  “Forca  Vendimtare”,  gjatë  fushatës  ajrore  të  Aleancës  Atlantike  në  Kosovë. U  fol  shumë  për  interesa  e  vlera  të  mëdha  nëntokësore  dhe  për  ato  gjeostrategjike  të  rajonit  Ballkanik,  epiqëndra  e  së  cilës  është  Kosova,  duke  lakuar  për  ditë  e  më  shumë  politikën  Amerikane  lidhur  me  këto  interesa.  Ata  që  u  muarën  më  tëpër  me  këto  përgojime,  ishin  dhe  mbetën  skllevër  të  Moskës  dhe  Beogradit,  sepse  duke  u  rënë  tamtameve  të  vjetëruara, treguan se  cilët  janë,  çfarë  kërkojnë  e  për  kë  punojnë,  duke  vërtetuar  vazhdimësinë  e  teorive  perandorake  të  carve  të  zinj,  të  kuq  dhe  tashmë  blu  të  Kremlinit.

Atë  që  bënë  SHBA-ës,   brënda  Aleancës  Atlantike  në  Kosovë,  në  fundin  e atij  shekulli,  për  Shqiptarët  e  krejt  Kombit  në  tërësi,  ishte  dhe  do  të  mbetet  në  analet  e  politikës  botërore,  si  një  vepër  monumentale  historike,  e  cila  për  ditë   e  më  shumë  vërteton  vënien  në  jetë  të  kërkesave  reale  e  konkrete  të  Kartës  së  Kombeve  për  të  drejtat njerzore.  Populli  Shqiptar  i  shumë  kufijve,  është i bindur  plotësisht  për  rrolin  që  luajtën  dhe  ndihmën  konkrete  që  dhanë  SH.B.A.-ës,  për  peshën  morale,  politike,  ushtarake  dhe  ekonomike,  që  mbajtën  ato  gjatë  gjithë  asaj  veprimtarie  luftarake.  Shqiptarët  jo  vetëm që  janë dhe  do  ti  mbeten  mirënjohës  atij  populli,   por  nuk  do  ta  harrojnë,  që  ta  lënë  këtë  mbrojtje  të  pashëmbullt,  në  kujtesën  kombëtare  të  vazhdimësisë, për  tu  treguar  brezave  të ardhshëm,  se  kush   ishin  ata  që  u  dualën në mbrojtje  Shqiptarve  në  ditët  më  të  përgjakëshme,  duke  i  ndihmuar   për  rifitimin  e të  drejtave  historike,  të  mohuara   një  shekull  më  parë  nga  trysnit  e  konsujve  Sllavë.

Duke  e  parë  dhe  analizuar  ndërhyrjen  e  NATO-s  gjatë  asaj  fushate  ajrore  prej  78  ditësh  të  stuhishme,  në 24 Maj të çdo viti,  mendimet  qartësohen  së  tepërmi,  jo  vetëm  për  atë  çka  ndodhi në  luftë,  por  edhe  për  ecuritë   e  Kosovës  në  pas  luftë,  të  cilat  u  konkretizuan  nga  vetë  Shqiptarët  të  ndihmuar  përsëri  nga  SHBA-ës,  për  shpalljen  e  pavarësisë  dhe  krijimin  e  shtetit  më  të  ri  në  botë.  Këto  arritje  të  dukëshme   politike, nga  disa   shihen  e  trajtohen  si  veprime  të  dorës  së dytë  dhe  krejt  të  thjeshta.  Individë  të  rrallë,  shkojnë  dhe  më  tej  duke  fabrikuar  akuza  ndaj  aleancës  në  tërësi  dhe  SHBA-ës  në  veçanti.

Ndërhyrja  nga  ajri  e  forcave  ushtarake  të  Aleancës  Atlantike,  nuk  ishte  vetëm një  veprim i  thjeshtë  luftarak,  por  përkundrazi,  ajo  mund  të  përkufizohet  me  plot  kuptimin  e  fjalëve,  se  përmbante  në  vetvete  rreziqe tepër  dëmtues  për  politikën aktuale  e në  vazhdim,  të  ardhura  si  rrjedhojë  i  ndikimeve historike  të   së  kaluarës.  Politika  NATO-s,  duke  qënë tepër efikase  brënda  dhe  jashtë  aleancës,  u  qartësua  në  vazhdimësi,  gjatë  ecjes  përpara,  në  pavarësi  të  plotë  të  rreziqeve  me  të  cilat  u  ndesh. Aleanca  me  këtë  ndërhyrje  luftarake,  u  përballua  me  probleme politike  dhe  ushtarake  të  koklavitura,  por  ajo  duke u  nisur  nga  parimet  e  drejta  të  këtyre  kohrave  të  reja  e  demokratike, u  dha   zgjidhjen  e  duhur  në  përputhje  të  plotë  me  aktet  normative  ndërkombëtare  të  Kartës  së  Kombeve të Sanfrançiskos  dhe  Aktit Final të  Helsinkit  për  të drejtat  njerzore  të  popujve dhe  të  Kombeve.

Duke  e  mbartur  vështrimin e  asaj  kohe  në  ditët  e  sotme,  për të  parë atë  ecuri  luftarake  të  asaj  kohe,  me  syrin  e  analistve  politikë  e  ushtarak,  cilido  individ  e  ka  të  qartë,  se aleanca  pas  shuarjes  të  periudhës  të  luftës  së  ftohtë, të  botës  pa  blloqe  të  kundërt,  ndryshoi  pamja  politike  dhe  qëllimi ushtarak  i  sajë,  duke  u  vënë  në  shërbim  të  plotë  të  lirisë, demokracisë  dhe  stabilizimit  të  paqes botërore. E  parë  në  këndvështrimin  e  dyanshëm,  politik  dhe  ushtarak,  aleanca  brënda  synimeve  të  veta  të  ardhmërisë,  duke  ju  referuar  rastit  konkret  të  veprimit  në  Kosovë,  realizoi qëllimin e  sajë  të  afërt  apo  të  largët  strategjik.  Por  NATO,  nuk mund  të  ndërhyjë   në  asnjë  mënyrë,  nëse një  popull  e  komb nuk  lëviz  e  të  hidhet  në  veprim,  për  të marrë  fatet  e  veta  në  duart e  tij.

Aleanca  Atlantike  nuk do  të  ndërmerte  qoftë  dhe  një  hap,  për  të  ndërhyrë  Ushtarakisht  në  Kosovë,  nëse  Shqiptarët  si  popull  etnik  i  atyre  trojeve, nuk  do  të  ishte  ngritur  në  luftë  për  liri  e pavarësi.  Ishin  përpjelkjet  luftarake  të  U.Ç.K.-ës  dhe  sakrificat e Shqiptarve  të atij  vendi,  ata  që  sollën  NATO-n  në  Kosovë,  duke  realizuar  një  bashkëveprim  jo  drejtë  për  drejtë,  por  të  shoqëruar  me  një  heshtje  të  arsyetuar  nga  diplomacia  vepruese  e  padukëshme.  Para  dhe  gjatë  sulmeve  ajrore  e  sidomos  tani  në  pas  luftë,  si  rrallë  herë,  elementë  destruktiv  që  vazhdojnë  të  ushqehen  financiarisht  nga  Beogradi, e  trajtojnë  atë  luftë  si  një  konflikt  ndëretnik, të  imponuar  nga  një  varfëri  e  tejskajshme  ekonomike. E  tjerin  këtë  lëmsh,  për  të justifikuar  më  tej  padronët  e tyre,  jo  vetëm  për  krimet  që ata  kryen,  gjatë  atyre  ditëve  të  përgjakëshme,  por  më  tepër  e  bëjnë  atë,  për  të  tjetërsuar  vlerat  e  pallogaritura  të  asaj  lufte  heroike, të  popullit  Shqiptar  të  Kosovës,   për  liri  e  pavarësi  kombëtare.

Por  e  vërteta  qëndron  ndryshe, në anën  e  fituesit  dhe  ata  janë  U.Ç.K.-ës  e  SHBA-ës.  Lufta  e  Shqiptarve  të  Kosovës,  ishte  dhe  mbeti  një  luftë  e  gjatë  politike,  me  synime  të  qarta  e  të  sakta,  për  realizimin  e  misionit historik  kombëtar,  fillimisht  të  pjesshëm  e  më  vonë  atë  përfundimtar,  objektiv që  u  realizua  nëpërmjet  asaj  lufte  që  u  shkrua    me gjakun  e  atij  populli,  për  të  mbetur  historikisht  si  Epopeja  e  Lavdishme  e  U.Ç.K-ës.  Aleanca  Atlantike  nëpërmjet  veprimit  të  sajë  strategjik,  realizoi  objektivin  e  vet  gjeopolitik,  ndërsa  U.Ç.K.-ës  nëpërmjet  këtij  ndryshimi  cilësor  të  rielievit  politikë  në  gadishull  e  kontinent,  brënda  strategjisë  të  më  të  fortit,  arriti  të  të  realizojë  ëndrrën  shekullore  të  popullit  të  vet,  çlirimin  njëherë  e  përgjithmonë  dhe përfundimtar  të  tij,  nga  vargonjtë  e  hekutrt  të  skllavërisë  koloniale  Serbe.

SPIRO  BUTKA

Zv/Komandant i  operacionit  “Shigjeta” në  luftën e  Kosovës

 

Akyualisht Kryetar  SH.V.L.  të  U.C.K.-ës  Tiranë