“SHIGJETA” E UÇK-ës DHE FANTAZIA KARRIERISTE E JOVAN BREGUT ALIAS DILAVER GOXHAJ

Terrori Serb kundër popullit të Kosovës etnike Shqiptare, ishte dhe mbeti në historinë e njerëzimit, si një nga krimet më barbare, pas atyre hitleriane të Luftës së Dytë Botërore. Bota shtangu dhe nisi të pozicionohet në vetvete, nga veprimet vrastare e monstruoze të kriminelëve Serb, ushtar, paramilitar, polic dhe civil të armatosur. Beteja e Jasharajve Legjendar përballë sulmeve të mbi 5000 forcave ushtarake Serbe, të blinduara deri në dhëmbë dhe qëndresa heroike e asaj Familje Legjendare, tronditi Beogradin, epiqëndrën e nacionalizmit të tërbuar Serb, duke i treguar mbarë Botës, se cilët janë Shqiptarët e përse flijohen. Pas këtij veprimi terrorist të kriminelëve Serb në Prekazin heroik,  masakrat shoqëruan njëra tjetrën dhe kulmimi i tyre arriti në Reçak, fshatin ku Serbia dhe Serbofilët që qëndronin pas sajë,  zbuluan para botës, fytyrën e vërtetë të krimit të organizuar Shtetror të Beogradit nacionalist të djeshëm e të sotëm. Lufta u thellua më tej dhe demensionimi i sajë, mori përmasa të gjëra brenda gjeopolitikës botërore. Diplomacia dhe politika ndërkombëtare, të dyja së bashku, të udhëhequra nga SHBA-ës, duke u bërë  një trup i vetëm, u hodhën në mbrojtje të drejtave njerzore të Shqiptarve të Kosovës. Debatet dhe polemikat e njëpasnjëshme, mbarsën OKB-ra me mendime e sugjerime, deri në atë pikë referimi, kur ky organizëm botëror, mori vendimin përfundimtar dhe autorizoi NATO-n, të ndërhyjë ushtarakisht në Kosovë, për mbrojtjen e jetëve njerzore të Shqiptarve, nga genocidi masakrues e vrastar i një shteti e populli të tërbuar nacionalist.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës, si një ushtri që i kish dalë zot fateve të popullit të vet,  në përballje direkte me  forcat luftarake të Serbosllavisë së ngelur, pas ndërhyrjes së NATO-s nga ajri, hodhi hapa të mëtejshme për intensifikimin e veprimeve luftarake për çlirimin e popullit të vet, njëherë e përgjithmonë, nga zgjedha koloniale shekullore Serbe. Nisur nga ky synim strategjik i misionit historik, Udhëheqja  Politike e luftës dhe SHP i UÇK-ës, në zotërim të iniciativës kundër Forcave Ushtarake Jugosllave, rekomandoi hapjen e luftës frontale në kufirin imagjinar Shqiptaro-Shqiptar. Mendimi nuk ishte i çastit dhe momental, por i arsyetuar, pas shumë rrahje mendimesh e konsultimesh, me specialist të fushave të ndryshme, politike, ushtarake, ekonomike e të tjera, që lidhen ngushtazi me këto. Si fillim gjatë organizimit, u përdor termi “Front i Veriut”, me të cilin u angazhua më së shumti Xheladin Gashi. Më vonë, kryesisht pas ndërhyrjes së NATO-s nga ajri, në 24 Mars 1999, veprimi luftarak i UÇK-ës u qartësua më tej, duke u sanksionuar si Operacioni “Shigjeta”. Si u planizua, organizua, drejtua dhe zhvillua ky operacion, është folur dhe shkruar gjerë e gjatë, nga ish luftëtar, komandant e drejtues, ushtarak profesional, pjesëmarrës direkt të këtij veprimi operacional. Data e fillimit të tij është 9 Prilli 1999, me nisjen e sulmit në Koshare dhe vazhdimësia i tij ecën drejt sulmit në Pashtrik në 26 Maj 1999, luftime këto që  konkretizuan largimin përfundimtar, të Forcave Ushtarake Jugosllave nga krejt Kosova, në 21 Qershor 1999.

Në pas luftë, fill pas mbarimit të sajë, nga shumë luftëtar, udhëheqës, komandant e drejtues, nëpërmjet shkrimeve e intervistave të ndryshme, u dhanë mendime analitike, për aksionet e ndërmarra gjatë luftës së UÇK-ës, betejat e zhvilluara prej sajë dhe për operacionin “Shigjeta”.  Për këtë të fundit u shkrua në Revistën “Zëri” të Prishtinës Nr.3927 datë 27 Maj 2000, ku Bislim Zyrapi i intervistuar si komandant i operacionit dhe Spiro Butka si zv/komandant dhanë mendimet e tyre, për këtë veprim luftarak frontal të UÇK-ës. Koha në ardhmërinë e vet, gradualisht qartësoi më tej veprimet konkrete të operacionit “Shigjeta”, duke filluar që nga planëzimi, zbërthimi, detajimi, organizimi, komandimi, drejtimi dhe zhvillimi konkret i tijë, deri në mbarim të luftës së Kosovës në 21 Qershor 1999, ditën kur u largua nga krejt Kosova dhe ushtari i fundit i Forcave Ushtarake Jugosllave. Mirëpo individ të veçantë, nisur nga zemërligësia shpirtërore e tyre, të lidhur ngushtë me sëmundjen e karrierizmit, e vunë veten në rrolin e Jovan Bregut dhe u hodhën në sulm në pas luftë, për të përfituar një magazinë si Jovan Bregu, brënda historisë luftarake të UÇK-ës. Kështu, fill pas shkrimit në revistën “Zëri”, të përmëndur më sipër për operacionin”Shigjeta”, një pseudostrateg doli me shpejtësi të rrufeshme në gazetën “Shekulli” në Tiranë dhe nisi të psallë në glorifikim të vetes, duke folur si zëvendës Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i UÇK-ës.  Se si e ëndërron veten ky marifetçi i fantazive karrjeriste, është punë e tij, por ne na shqetësojnë mendimet aventureske, që hedh ky megalloman në tregun gazetaresk, në dëm të UÇK-ës dhe historisë  së sajë. Kështu në 20 dhe 21 gusht të vitit 2000, gazeta “Shekulli” e Tiranës, nisur nga rrëfimi i vetë Jovan Bregut, e propagandon atë si ”Njeriun e Tiranës në krye të UÇK-ës”, duke theksuar se “ai së bashku me të birin, dhanë gjithçka për luftën” dhe në sajë të këtij aktiviteti, sipas gazetarit intervistues, “arriti të bëhej Zëvëndës Komandant i Përgjithshëm i UÇK-ës”. Se sa janë të vërteta këto ëndërime të Jovan Bregut, të thekur për një copë magazinë në historinë e UÇK-ës, “i madhi i Tiranës në UÇk-ës” e deklaron dhe vetë gjatë intervistës, ku për të rritur madhështinë e vet, thekson se “në detyrën e lartë të zëvëndës Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-ës, në krah kam patur…” dhe për të rritur vlerat e vetes, rradhit emra të njohur të luftës së Kosovës, për t’i vënë në funksion të ëndërrimeve të tij, si i sëmur nga deliri i madhështisë.

Por ajo, për të cilën ne shqetësohemi së tepërmi në deklarimet e tij, është se “ai si njëri nga të mëdhejtë e UÇK-ës”, arrin të nënvleftësojë dhe për më tepër të injorojë Luftën Madhështore të UÇK-ës, gjatë realizimit të Epopesë së Lavdishme nga ana e sajë. Këtë Jovan Bregu e bënë në përgjigjen, që i jep gazetarit për pyetjen se, “Në sa beteja keni marrë pjesë dhe mbresat tuaja të pa harruara”? Ëndëruesi karrjerist, duke ecur bashkërisht me ndjenjat e tij tepër të errëta, arin deri atje sa gjatë përgjigjes së tij rëndon dhe ofendon së tepërmi haptazi UÇK-ës, udhëheqjen e SHP  të sajë, duke thënë se “së pari duhet të korigjojmë një lapsus tuajin. UÇk-ës nuk zhvilloi asnjë betejë, pasi në termologjinë ushtarake me fjalën betejë, nënkuptohet pjesmarrja në luftim e një sasie shumë të madhe forcash, division e lart me të gjitha llojet e armëve. Me këtë dua të them, se UÇK-ës ka zhvilluar vetëm luftime, si dhe planizoi e organizoi një operacion të emërtuar Shigjeta, por që në praktikë, nuk mundi të arrinte përmasat e një operacioni, si rrjedhojë e disa faktorëve objektivë, të cilat janë objekt studimi i analistëve e studiusve ushtarak”. Një kontrabedal kronik në mendim e veprim. Në këtë intervistë mohon betejat dhe operacionin e UÇK-ës, ndërsa në librin “Rruga që më çoi në UÇK-ës”, shkruan dhe diskuton për betejën e Rahovecit, ashtu si vepron më tej në librin e tij autobigrafik, “Një kolonel midis Tiranës dhe Prishtinës”, ku shkruan se operacioni “Shigjeta” më tepër është drejtuar nga shtëpia dhe familja e tij në Tiranë.

Fillesën e kësaj ogurzie, karrjeristi i sëmurë nga deliri i madhështisë, e nisi në 21 Prill 2000, në gazetën “Rilindja” me artikullin “Ku shkoi pjesa dërmuese e luftëtarve të UÇK-ës”, ku i thekuri për një magazinë historike  në drejtimin e UÇK-ës gjatë luftës, duke treguar “dhimbje” për luftëtarët e UÇK-ës, që po largohen nga TMK-ës, me filozofinë profane në shkrimin e vet, nxit urrejtjen dhe kundërvënjen e luftëtarve ndaj ish drejtuesve të UÇK-ës. Më tej profeti i parashikimeve të së kaluarës e të ardhmes, duke aluduar për politikat e ndjekura nga ish udhëheqësit e drejtuesit e UÇK-ës,  e vë veten në rol të gjeniut intelektual dhe porosit për kujdesin, që duhet treguar për efektivat e ndikuar moralisht. Në vazhdim të këtij shkrimi, ëndërruesi për postin e Zv/ SH.SH.P. të UÇK-ës, në pas lufte duke e kthyer veten në mendimtar të math, porosit që “politikanët e dalë nga UÇK-ës, duhet të ruhen nga vetëkënaqësia” dhe për të shpëtuar nga kjo, “duhet të marrin këshilltar të rinj”, duke nënkuptuar vetë Jovan Bregun. Me të njëjtën mënyrë vazhdon të  shkruaj i sëmuri psiqik pas delirit të madhështisë, në librin “Rruga që më çoi në UÇK-ës” dhe në atë “Një kolonel midis Tiranës e Prishtinës”, ku pa hequr dorë nga mendimet ogurzeza, nënvleftëson dhe injoron udhëheqjen politike, sistemin e komandimit e të drejtimit të UÇK-ës, duke aluduar për drejtuesit kryesor të tyre. Si në njërin dhe në tjetrin libër sugjeron, se nuk është pyetur e marrë mendimi i tij, për një sërë problemesh të rëndësishme, ku për pasojë ka ardhur dhe dështimi. Duke dogmatuar për luftën në luginën e Preshevës, strategu Jovan Bregu, tregon injorancën gjeniale të tij, kur deklaron se, “po të më kishin pyetur mua, Hashim Thaçi e Jakup Krasniqi, me dy tre ditë luftime, do të ishte çliruar Kosova Lindore”. Kjo thënje të lë të kuptosh mjaft mirë, se deri ku shkon megallomania e një karrjeristi të sëmurë pas delirit të madhështisë.

Zgjatja e mëtutjeshme në hallakatjet mendore, të Jovan Bregut në UÇK-ës, nuk duhen vazhduar, për shumë arsye, për të cilat SHVL e UÇK-ës, rezervon të drejtën e sajë të mëvonshme, për të analizuar gradualisht mendimet e turbullta të shfaqur prej tij, nëpër artikuj e libra, të cilat i ka botuar gjatë kësaj periudhe. Por, duke u nisur nga vazhdimësia e paudhësive të tij, në adresë të operacionit “Shigjeta”, po japim mendimet tona, lidhur me ato që shkruan e fantazon ky i paudhë dhe një injorante tjetër e pamoralshme me arsim fillor.  Për operacionin “Shigjeta”, është shkruajtur realisht nga dy person, që kanë qënë të rreshtuar afër njëri tjetrit në funksione organik, brënda strukturës organizative të këtij operacioni, e që vërtetohen me firma e vula nga ish komandanti i UÇK-ës Azem Syla, pas konferencës së Rambujes i emërur Ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Përkohëshme të Kosovës. Ky operacion, kohë pas kohe është përkujtuar në shtypin ditor të Prishtinës e Tiranës, më tepër me titullin “Operacioni Shigjeta, hapi vendimtar historik i Qeverisë së Përkohëshme, në luftë për çlirimin e Kosovës”. Është titulluar ashtu, sepse e vërteta ka qënë dhe do të mbetet si e tillë, reale dhe me një domethënje të plotë  historike, ku vetë koha e dokumentacioni i këtij operacioni, tregojnë më së miri, angazhimin total, të asaj qeverie e të vetë Kryeministrit Hashim Thaçi, njëherazi  istitucionalisht dhe Komandant i UÇK-ës, Ministrit të Mbrojtjes Azem Syla, Zv/Ministrit të Mbrojtes Fatmir Limaj dhe Ndihmës Ministrit të Mbrojtjes e njëkohësisht dhe Komandati operacinit “Shigjeta” Kolonel Bislim Zyrapi, i cili në pas luftë, sipas një vendimi të Q.P.K-ës, gëzon dhe të drejtën e  gradës  gjeneral Kolonel. Vetë ish Kryeministri dhe Komandanti i UÇK-ës Hashim Thaçi,  ka parë dhe është njohur nga afër, me ecurinë e drejtimit të veprimeve luftarake të operacionit “Shigjeta”, direkt në Vëndkomandën e Drejtimit, i shoqëruar nga Zv/Kryeministri i RSH Ilir Meta dhe Komandanti i divizionit të Kukësit, Gjeneral Kudusi Lame. Interes të veçantë për ecurinë e atij operacioni, kanë treguar  gazetar të “The NjuYork Times”, “The Uashington Post”, “The Mirror”, “Le Monde” dhe e motra e Xhejms Rubinit, së cilës Spiro Butka i ka dhuruar si kujtim, një beretë të qëndisur me stemën e UÇK-ës.

Shkrimi është trajtuar në formë analize dhe është mirëpritur nga të gjithë pjesmarrsit e atij operacioni, gazetar, analistë, ushtarak e historian, të cilët në kontakte direkte me autorin, i kanë shprehur atij personalisht mirënjohjet përkatëse. E njëjta rrugë është ndjekur dhe në këtë përvjetor të operacionit “Shigjeta” nga ana e artikullshkrusit, jo në shtypin ditor, por në internet në faqen  “pashtriku.org”. U botua në këtë faqe, për të vetmen arsye bindëse. Ishte botuar më parë në faqen e vjetër të “pashtrikut.org”, por kishte pasaktësi, që vinin si rrjedhojë e shtypit ditor nga ishte mbartur. Për të paraqitur realitetin dhe për të nxjerë fakte e argumente bindëse të mëtejshme, përkundër pretendimeve të kodoshëve karrjeristë  të një marraqe të pamoralëshme, që në një libër të sajë mohon qënjen e Bislim Zyrapit si komandant operacioni, duke e zëvëndësuar  me të tjerë, u shkrua më tej për këtë operacion madhështor të Epopesë të Lavdishme të UÇK-ës. Mirpo pikërisht në këtë moment, doli në pah dhe u shfaq hapur Jovan Bregu, me një shkrim të hallakatur dhe dy fotografi, njëra më e nxirë se tjetra, ashtu si ka shpirtin dhe si është në realitet. I është drejtuar “pashtrikut.org”, duke intriguar pas shpine si Jagua i Shekspirit, sepse kështu ka vepruar gjithë jetën e tij dhe për këtë SHVL e UÇK-ës zotëron komplet E-mail e tij real si më poshtë:  

Date: Thu3May2012.12.10:03-070;

From: Kjo adres e-maili sht e mbrojtur nga spam bots, duhet t aktivizoni javascript pr ta par at ; Subjekt:dilaveri;

To: Kjo adres e-maili sht e mbrojtur nga spam bots, duhet t aktivizoni javascript pr ta par at :

“Është sikundër dhe ju shpjegoni vetë. Atë hartë Spiro e ka hartuar me nge kur ishte në TMK, ose kur ka ikur prej andej në Tiranë në shtëpi. Po të qe se do ta kish hartuar, sikundër përpiqet të hiqet, gjatë kohës që ishte në Kukës, kur zhvillohej lufta, atëhere nuk do të kish mundësi ta kish në shtëpi dhe ta skanonte, pasi do të ish sekret dhe do të ishte arshivuar. Që ju të jini të sigurtë për këtë lutem ti shkruani Spiros dhe kërkojini këto që po ju shkruaj më poshtë: -Z.Spiro, faleminderit shumë për planin me hartë që më ke dërguar për operacionin “Shigjeta”, por që unë ta paraqes dhe ta përpunoj më serjozisht, lutem skanojeni atë plan në atë mënyrë qëtë dalë qartë:- Autori që ka urdhëruar të hartohet ai plan me emër e mbiemër dhe nënshkrimi i tij, shkalla e nomenklatura e hartës në krye të sajë. Ndërsa përfundi sajë , të dali qartë emir e mbiemri i personit apo personave të SH.P.që e kanë punuar hartën, meqënse ju thoni se atë e ka hartuar SH.P., si dhe të dali emri e detyra dhe nënshkrimii personit përgjegjës që e ka përpiluar gjithë planin. Ma merr mëndja se atje ku shënohet miratuesi i planit, duhet të jetë dhe vula e SHP të UÇK-ës, ndryshe nuk ka se si mund të besohet të paktën nga lexuesit ushtarak apo ish ushtarak që nuk janë të pakët, që më dërgojnë falënderimet”.

Ja deri ku arrijnë poshtërsitë tij intriguese. Dhe në pritje të rezultatit të  prapaskenës të inskenuar nga vetë ai, është po ky që del në faqen e “pashtrikut. org” me një shkrim të tij, ku në të kundërtë të  E-mail të postuar, vëndos maskën e hequr dhe  nuk e përmënd fare  Spiro Butkën, duke shkruajtur gjithmonë në emër të Jovan Bregut, si Z/v i SH.SH.P. të UÇK-ës. Është e drejtë e tij të shkruajë e meditojë, por jo të fantazojë për ëndra në diellin e nxehtë, si në përrallën e Aladinit.  SHVL e UÇK-ës, nuk ka qënë e nuk do të jetë dakort me cilindo, që transformon historinë e UÇK-ës, në ineres të fantazive që  ëndërrohen me sy hapur. I pozicionuar në rrolin e Jovan Bregut, ai shkruan “se është i pari plan luftarak, i hartuar në mënyrë profesionale dhe me dokumentacinin e plotë”, duke përmëndur emrat e përpiluesve dhe emrin e tij e ka  vënë në kry si Jovan Bregu. E cilëson të parin, se më parë UÇK-ë paska vepruar kuturu e me ardhjen e tij, u vunë punët në vijë. Por në fakt plani që ai e pretendon si të tij, ka vetëm 6 faqe tekstuale, pa vendim, pa urdhër luftarak, pa plan kordinimi veprimesh, pa kod bisedimesh dhe për më tepër, pa hartë ideje, vendimi, qëllimi, përbërje, dëndësi e raport forcash dhe detyra luftarake të preçizuara, gjë që vërteton, se është plotësisht pa dokumentacionin e nevojshëm, për drejtim e zhvillim. Më tej shkruan, “se ai plan përfundoi më 17 Prill 1999 dhe në të  përfshihet dhe lufta në Koshare”. Plani në fakt ka datën 31.03.1999 dhe lufta në Koshare nisi në 9 Prill e jo në datën 17.  Plani sipas tij “u hartua si plan tekstual, të bazuar në hartën e shkallës 1:50000 “ (harta nuk është askund), dhe u miratua nga një person që nuk ka qënë kurrë komandant i UÇK-ës. Në fund u firmos nga Bislim Zyrapi. Më poshtë  ai shkruan, “se në atë operacion morën pjesë 12000 vullnetar të ardhur në Shqipëri”, deklarim ky i kundërt me atë të Bislim Zyrapit për 6000 forca, si komandant i atij operacioni. Nuk po zgjatemi më tej me sajimet e Jovan Bregut në atë shkrim, që ai ka dërguar në faqen e “pashtrikut. org”, por do të ballafaqohemi realisht, me ato që ai pretendon në E-mail dhe shkrimin kryekëput kontraditor me realitetin historik të operacionit.

Në asnjë shkrim për operacionin “Shigjeta”, si në atë të Bislim Zyrapit në revistën “Zëri” të Prishtinës dhe në artikullin analitik të Spiro Butkës, botuar nga Agjensia e Pavarur e Lajmeve Kosovapress e shtypi ditor, nuk është mohuar ekzistenca e Planit Tekstual të hartuar në SH.P. të UÇK-ës dhe një kopje e tij ekziston në dosjen e operacionit “Shigjeta”, por jo ashtu si gënjen e mashtron karrjeristi i sëmur Jovan Bregu. Ai plan është me Nr.Prot.J-03/1 Datë 31.03.1999 dhe kopja e tij i është dorëzuar dorazi Spiro Butkës nga Xheladin Gashi, në një banesë në Krumë të Hasit, rreth datës 4 Prill 1999. Ai u studjua me imtësi, për çdo fjalë e frazë të gjashtë faqeve të tij dhe u konkludua se ai plan tekstual, nuk zotëronte parametrat e domosdoshëm e jetik,  për organizimin, drejtimin dhe zhvillimin e një operacioni luftarak të përmasave si ai “Shigjeta”. Spiro Butka, nuk e mori përsipër zhvillimin e operacionit sipas atij projekti, sepse ai i shkaktonte disfatë UÇK-ës  dhe për këtë u kunsultua me Azem Sylën, në prezencë të Xheladin Gashit në Krumë. Aty u këmbëngul, që organizimi i operacionit të kryhej sipas projektit të hartuar e skicuar në rrugë akademike. Në vazhdimësi, ky mendim u diskutua më pas dhe me Bislim Zyrapin, i cili  i miratoi ndryshimet dhe këtë e vërteton dhe intervista që jep vetë ai, ku përdor termat e rinj dhe jo ato të Jovan  Bregut, të renditura në planin e famshëm të tij tekstual. Dhe kështu u vendos, sepse Spiro Butka i paraqiti ato mendime me  dhëmshurinë e atdhetarit dhe për këto qëndrime, jo pa qëllim Presidenti i R.SH  Bamir Topi më 9 Maj 2012, ditën përkujtimore të fitores mbi nazizimin, me Dekret Nr.7443 dt. 08.05.2012, e dekoroi Spiro Butkën me medaljen e Mirënjohjes Kombëtare me motivacionin: ”Për trimërinë dhe patriotizmin e treguar për çlirimin e trojeve Shqiptare në vitet 1999-2001 dhe për të drejtat njerzore e kombëtare të Shqiptarve”.

Për të qënë real dhe i hapur me opinionin publik, është e domosdoshme të sqarojmë dhe qartësojmë më tej, materialet e dosjes të operacionit “Shigjeta” dhe  kodoshllëqet që pretendon në  hallakatjet  e tij Jovan Bregu. Për luftën me front të rregullt, të UÇK-ës në kufirin imagjinar Shqiptaro-Shqiptar, është folur më herët midis Azem Sylës, Spiro Butkës e të tjerëve, në një argjendari të improvzuar enkas nga Gani Veseli në rugën e Durrësit, atëhere kur Jovan Bregu, punonte si hamall ngarkim shkarkimi në një shoqëri transporti mallrash, të drejtuar nga një ish kolegu i tij. Por sistemimi i atyre mendimeve, për atë luftë, nisi të kristalizohet në fillim e gjatë muajit Janar 1999, kohë kjo kur Beogradi, u hodh totalisht në luftë mizore e genocidale, për zhdukjen e Shqiptarve në Kosovën etnike Shqiptare. Natyrisht, që punët nuk shkuan rrëshqanthi si në vaj, por me kthesa e zigzake, ku pengesat që dualën përpara, u kapërcyen në përputhje të plotë, me vështirësitë e situatave aktuale të asaj kohe. Këto diskutime, nuk u lanë brënda asaj argjendarie, por u vu në dijeni dhe Bislim Zyrapi si drejtues kryesor i SH.P. të UÇK-ës në malet e Kosovës. Ecuria për atë Luftë Frontale të Frontit të Veriut, që më pas u emërtua operacioni “Shigjeta” u avancua më tej, me ndërhyrjen e Forcave të NATO-s nga ajri më 24 Mars 1999. Është pikërisht kjo distance kohore, kur u skicuan me laps të thjeshtë në hartën e shkallës 1:200000 Jugosllavia (Fletët Pejë, Nish, Prishtinë, Shkodër, Shkup dhe Kumanovë), veprimet luftarake të atij operacioni dhe u zbërthye po me laps të thjeshtë ideja, qëllimi, përbërja luftarake, dëndësia e raporti forcave, u përpilua Urdhëri Luftarak Nr.01, ideja e vendimit brënda tij, plan i kordinimit të veprimeve dhe kodi i bisedimeve. Kristalizimi i këtij operacioni në hartë dhe tekstualisht në letër, u realizua më vonë nxitimthi, për ti paraprirë startimit të operacionit “Shigjeta” në 9 Prill 1999 me sulmin në Koshare. Formën e prerë ky planizim e mori, kur erdhi Bislim Zyrapi në krye të detyrës, si Ndihmës Ministër i Mbrojtjes dhe Komandant i Frontit të Veriut, pra i operacionit “Shigjeta”. Ajo hartë, për të cilën aludon karrjeristi Jovan Bregu, me porosi të organeve përkatëse Shqiptare e Kosovare, u kopjua sipas kërkesave të aleatëve, që na ndihmuan në luftë dhe u muar prej tyre, për kombinimin e veprimeve midis NATO-s dhe UÇK-ës.

Dosja e operacionit “Shigjeta”, nuk ka vetëm këto urdhra e vendime. Ajo ka rreth  300 faqe dokumentuese, një pjesë të vulosura dhe të tjerat të firmosura me firmë origjinale të seicilit titullar, komandant e drejtues. Shtabi i operacionit “Shigjeta”, nuk kishte vulën e tij, si të gjitha Zonat Operative dhe kjo mangësi nuk rrjedh nga drejtuesit i operacionit, por nga  SH.P. i UÇk_ës, që duhet të bënte paisjen. Megjithatë, në pavarësi nga kjo mangësi e vogël, ecuria e operacionit “Shigjeta”, si në organizim, planizim, drejtim e zhvillim, është realizuar normalisht, në disa hapësira dhe me nxitime, sepse koha në dispozicion dhe situatat luftarake të rënduara, impunan këto rrugë zgjidhje. Dosja në brëndësinë e vet, përmban urdhëra e urdhëresa, planet e punës të Frontit Operativ për muajt Prill, Maj e Qershor 1999, Planin ideor dhe veprues, situata paraoperacionale, situatat me fillimin e luftës ajrore, situatat operative dhe operacionale deri 21 Qershor 1999, ditën kur u largua dhe ushtari fundit Serb nga teritori i Kosovës, faqosjet e librit të njoftimit operativ, librit të dhënjes e marrjes të urdhërave, ditar i veprimeve luftarake dhe blloku i punës i oficerit të drejtimit.

Në fund të kësaj dosje, janë dhe konkluzionet për këtë operacion, të cilat janë botuar në shtypin përditshëm në Prishtinë e Tiranë me Titullin: “Operacioni “Shigjeta” hapi vendimtar historik i Qeverisë së Përkohëshme, në luftë për çlirimin e Kosovës”. Ajo dosje u sistemua në luftë e sipër dhe në pas luftë nga Spiro Butka. Dikush mund të pyesë, përse u mbajt e mënjanuar dhe  nuk u arshivua në TMK? Arsyeja është dhe mbetet kjo. Në pas luftë nisi gjuetia e dokumentave që argumentonin luftën e UÇK-ës, e sidomos ato të firmosura nga Hashim Thaçi, Azem Syla e Bislim Zyrapi, vetëm e vetëm që të zhduknin qënjen e tyre si drejtues  në krye të UÇK-ë e SH.P., për ti lënë vendin e theksuar të  drejtuesit kryesor, vetëm një njeriu, i cili gjatë kohës së pas luftës, ka theksuar, se vetëm ai njihet si kryesori i UÇK-ës. Për këtë ajo dosje, pas sistemimit, u fsheh në një vënd të sigurtë, ku gjëndet dhe sot e kësaj dite. Jo vetëm për të afirmuar Hashim Thaçin, Azem Sylën, Fatmir Limën, Bislim Zyrapin, Spiro Butken, Shaban Misliu e të tjerë drejtues të atij veprimi operacional, por për të mbrojtur historinë e UÇK-ës brënda historisë të Kombit Shqiptar, nga Jovan Bregët e pangopur karrjerist, të sëmurë nga deliri i madhështisë. Dhe ata nuk janë pak, tani në këtë pas luftë me paqe të mbingarkuar, ku po kristalizohet e vërteta e reliteti  historik për ditë e më shumë.

Duke shtjelluar më tej reagimin, SHVL e UÇK-ës do të ndalet paksa për Jovan  Bregun dhe E-malin e tij, si skenar intrigues i prapaskenave të organizuara, nga vetë ky karrjerist i sëmurë nga deliri i madhështisë. Është i nohur në Ushtrinë Shqiptare për këto kurdisje, por për të tilla veprime, u bë më i njohur në Kosovë. SHVL e UÇK-ës në Tiranë, ka aq shumë fakte e argumente për bëmat dhe gjëmat e tij, sa mud të mbushen faqe të tëra gazetash e librash të panumurt. Por të gjitha këto, do t’i lëmë ardhmërisë, për ti reflektuar konkretisht për së mbari dhe sot do të mjaftohemi, vetëm për sqarimin e një ëndre të këtij karrjeristi, e cila ka vite që i është fiksuar në trurin e tij të sëmurë dhe vetëm për atë mendon ditë e natë. E theksuam në fillim të këtij shkrimi, se si ai në 20 e 21 gusht të vitit 2000, u shfaq në të përditëshmen “Shekulli” në Tiranë si Zëvëndës i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-ës. SHVL e UÇK-ës Tiranë, e njeh mjaft mirë strukturën organizative të UÇK-ës gjatë luftës dhe në asnjë rradhitje të sajë, nuk dokumentohet emri i tij në këtë pozicion i rreshtuar organikisht, veçse si oficer operativ për shtypin, gjë kjo që është konkretizuar dhe në mbarim të luftës, nga ish pjestarët e tjerë të SHP dhe dy drejtuesit e SHP, që zëvëndësuan njëri tjetrin në fund të muajit Prill 1999. Mirpo Jovan  Bregu, i nxitur nga motivi “topi bam e Muçua tutje”, nuk hoqi dorë nga ëndërrimi i tij me sy hapur, deri në këto ditë që po debatojmë. Kështu dhe me daljen e tij në internet në faqen”pashtriku.org”, karrjeristi i sëmurë pas delirit të madhështisë, në realizim të intrigave e mashtrimeve që fantazon, shkel mbi dinjitetin e UÇK-ës dhe luftëtarve të sajë, që ju përkushtuan tërësisht realizimit të detyrave, që ju ngarkuan atyre gjatë organizimit, planizimit, drejtimit dhe zhvillimit të operacionit “Shigjeta”. Veprimi i tij intrigues, si pjesë e poshtërsisë së njohur dhe më parë nga të tjerë persona, më së shumti, del dhe konkretizohet në E-mail e tij ë datës 3 Maj 2012, ku zbardhet përfundimisht fytyra e tij e vërtetë, ashtu si është sterrë e zezë realisht në ato fotot e tij.

Pretendimet e Jovan Bregu në atë Email, janë pjesë e fantazive aventureske të tij.  SHVL e UÇK-ës, duke reaguar ndaj këtyre veprimeve intriguese të tij, i bën thirrje opinionit publik këndej dhe andej kufirit imagjinar, të vinë e të ballafaqohen me dosjen e operacionit “Shigjeta”, për tu njohur nga afër me realitetet përkatëse. Kjo shoqatë i propozon kujdo, për të organizuar ballafaqime konkrete në cilëndo Akademi Ushtarake (apo të Mbrojtes) në Prishtinë ose Tiranë, për të vërtetuar  domosdoshmërinë e rrugës, që kanë ndjekur Bislim Zyrapi e Spiro Butka, për zbërthimin e planit të operacionit “Shigjeta”. Ajo mënyrë veprimi, është  e njohur dhe ndiqet nga kuadri komandues e drejtues që ka kryer fakultetin gjitharmësh në Akademinë Ushtarake ( ose e mbrojtjes) në Tiranë, për të organizuar, planizuar, drejtuar e realizuar një operacioni luftarak. Mirpo, Jovan Bregu, me që në këtë akademi, ka kryer vetëm fakultetin e MKA, kuptohet që dhe pse e heq veten për strateg të math, nuk i ka dijenit e duhura për të organizuar, planizuar e drejtuar një operacion të tillë. Dhe kjo vërtetohet në rastin konkret, me atë plan që ai e pretendon si të tijën, përballë atij të miratuar nga ish ministri i Mbrojtjes Azem Syla, firmosur në fund nga Komandanti Bislim Zyrapi e zëvëndësi i tij Spiro Butka. SHVL e UÇk-ës, për të kjartësuar intrigat e inskenuara nga Jovan Bregu, kontaktoi me specialist të mirfilltë të Ushtrisë Shqiptare, të cilëve u kërkoi mendimet përkatëse, për rrugën e ndjekur në atë opeacion luftarak të UÇK-ë.  Cili ishte mendimi i tyre përfundimtar? Si ushtarakët gjitharmësh edhe kolegët e tyre të MKA, u shprehën vetëm me këto fjalë: “Nuk ja vlen  të merreni me atë njeri, të identifikuar si karrjerist i tërbuar gjatë gjithë jetës së tij”. Kjo është plotësisht e mjaftushme, për të njohur realisht, cili është në realitet megallomani Jovan Bregu.

Për tu njohur me etjen dhe lakminë  e tij karrjeriste, po e ilustrojmë oreksinë e tij të pangopur, me  dy veprime të tij në pas luftën e Kosovës. Aty rreth muajit Gusht 1999 në Prishtinë, nisi  puna për organizimin e Ministrisë së Mbrojtjes të QPK-ës dhe transformimin e UÇK-ës në TMK-ës. Jovan Bregu ishte i pakënaqur nga pozicionimi në detyrë,  si kujdestar i klasave në Akademinë e Mbrojtjes të TMK-ës dhe për këtë arsye, erdhi u takua e bisedoi me  Bislim Zyrapin, Spiro Butkën, Mustafë Gashin e Arqile Mandron, pë  t’u transferuar dhe ai në atë dikaster. Asnjeri nuk e mori përsipër lëvizjen e tij, përveç Spiro Butkës, i cili pasi mori takim me Ministrin e Mbrojtjes të QPK-ës Azem Syla, i kërkoi atij transferimin e Jovan Bregut në detyrën e Shefit të Kabinetit të Ministrit të Mbrojtjes.  Dhe këtë mirësi, që i bëri Spiro Butka, Jovan Bregu ja shpërbleu, duke përhapur thashetheme se “Spiro Butka nuk është Shqiptar por Rumun” e të tjera broçkulla të thurura nga ai. Kjo nisur nga ortodoksia e emrit të Spiro Butkës, ku sipas llogjikës të Jovan Bregut, duhet që dhe Gjergj Kastrioti, Vrana Konti, Teodor Muzaka, Lekë Dukagjini, Naun Veqilharxhi, Spiro Bellkameni, Kristo Negovani, Pandeli Sotiri, e mijra mijra të tjerë,  që kanë qënë me  përkatësi fetare ortodokse Shqiptare, duhet të jenë Rumun.  I bënë të gjitha këto, sepse është tepër i dhënë pas egos së vet unikale, ku  për pasojë i errësohen sytë nga karrjerizmi i sëmurë dhe nuk do shohë njeri tjetër më mirë se veten. Por synimi këtij karrjeristi arrin majën më të lartë, kur duke qënë në Kosovë, me forma e mënyra të ndryshme, detyron ish drejtues të UÇK-ës, të shkojnë tek President i R.SH. dhe të kërkojnë emërimin e Jovan Bregut, si Shef i Shtabit  të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare. Prandaj, në bisedë me  disa kolegë të tij të MKA, njëri prej tyre i shquar si gazetar, me shpoti të nënkuptuashme, shprehu mendimin e tij, “se i duhet thënë dramaturgut Rruzhdi Pulaha, të shkruaj një komedi për Jovan Bregun në UÇK-ës”. Dhe mirë do të ishte, sepse populli Shqiptar andej e këtej kufirit imagjinar, do të njihej me fytyrën reale, të një  të sëmuri psiqik nga deliri i madhështisë, i cili nuk e ka për gjë, të shesë shpirtin e tij, e të transformohet si Jago i Shekspirit, vetëm e vetëm që të arrijë synimet e tij djallëzore.

SPIRO BUTKA

Ish Zv/Komandant i Operacionit “Shigjeta”  të UÇK-ës

Aktualisht Kryetar i SHVL të UÇK-ës Tiranë