PËRGJIGJE MERCENARIT KARRIERIST E NGATËRRESTAR DILAVER GOXHAJ ALIAS JOVAN BREGU

 

Reagim i Shoqatës të Veteranëve të Luftës të U.Ç.K.-ës Tiranë, për shkrimin e Dilaver Goxhaj në faqen ditore të Radios Kosova e Lirë Prishtinë. Nisur nga kërkesat për zbatimin e etikës gazetareske, shoqata jonë i dërgoi reagimin përkatës kësaj redaksie, por ashtu si ka ndodhur dhe herë të tjera, kjo radio e sjellë në luftë me supet e dëshmorit të mirënjohur Islam Berisha, është privatizuar nga një kolonizator Serb, i cili nuk pranon të shkruhet kundër shërbëtorve të Beogradit. Ne po i japim përgjigjen këtij egoisti mashtrues, nëpërmjet “epopeja.org”, organ i atyre luftëtarve të UÇK-ës, që i qëndrojnë besnik idealit të rënve të asaj lufte, deri në përjetësi.

Në vitet e fundit të shekullit të kaluar, Shqiptarët e  Kosovës u përballën në një luftë të pabarabartë me Serbinë, luftë e cila ishte dhe mbeti në historinë e njerëzimit, si një nga më kriminalet, pas asaj hitleriane të Luftës së Dytë Botërore. Për Shqiptarët e Kosovës, ishte e drejtë dhe me synime të qarta politike, qëllime këto që u realizuan nga UÇK-ës, e cila i doli zot fateve të popullit të vet. Lufta përfundoi në 21 Qershor 1999 dhe fituesi ishte e mbeti në histori UÇK-ës, e cila për realizimin e misionit të vet strategjik, bashkëveproi ngushtë me NATO-n dhe palët e interesuara plotësuan detyrat e afërta e të largëta. Nuk do të analizojmë tani zhvillimet e asaj lufte, se për atë është shkruar e janë dhënë mendime nga më të ndryshme. Në shkrimin e sotëm do ti përggjigjemi atyre që po  tentojnë të terrorizojnë  e masakrojne atë vepër madhore të UÇK-ës tani në paqe, duke i shërbyer në vazhdimësi me besnikëri Beogradit. Nisur nga kjo kërkesë imediate, Shoqata e Veteranve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Tiranë, (shkurtimisht SHVL E UÇK-ës Tiranë), ka reaguar disa herë, lidhur me mendimet e çoroditura, që janë dhënë në shtypin e përditshëm nga individë karrierist dhe anormal, për luftën e Kosovës, organizatorët, drejtuesit dhe udhëheqësit e sajë. Një nga këto reagime të SHVL të UÇK-ës Tiranë  është dhe ai datës 8 Gusht 2013 botuar  në faqet e internetit “epopeja.org” dhe “Ora e Shqipnisë” me titull “ORGANIAZATORËT, UDHËHEQËSIT DHE DREJTUESITE USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS, PËRBALLË TENTAKULAVE TË OKTAPODIT SERBO-SLLAV”, ndërsa gazeta Dita Online e paraqiti në versionin e sajë “Mbi akuzat për UÇK-ës”. Në këtë reagim, SHVL e UÇK-ës analizoi shkrimet e Fatos Lubonjës, Arben Idrizi, Halil Matoshi e të tjerëve, duke u dhënë përgjigjen për ato akuza që ata ngrinin kundër UÇK-ës e drejtuesve të sajë. Në këtë reagim të mirëpritur nga Shqiptarët e kudo ndodhur, u përfshi dhe Dylaver Goxhaj, një ish oficer i ushtrisë Shqiptare i liruar nga kjo ushtri, jo me reformë, por për mos zbatim urdhri, për të shkuar nga pedagog në detyrën e komandantit të baterisë kundërajrore me gradën e kapitenit. Edhe për këtë individ problematik, SHVL e UÇK-ës Tiranë dha mendimet e veta për ato turbullira e akuza që ngre ky demagog i rafinuar. SHVL e UÇK-ës Tiranë i dha përgjigjen e duhur, por meqë ai këmbngul përsëri me idiotësinë e vet, ne nuk do i përsërisim më ato mangësi që ka ai në tru, sepse ato ja kemi cilësuar disa herë, si në faqen ekskluzive të “Agjensisë së Pavarur të lajmeve Kosova Press” dhe në faqen “epopeja.org” në Kosovë me titullin “Operacioni Shigjeta dhe fantazia karrieriste e Dilaver Goxhaj alias Jovan Bregu”, ku çdo njeri mund ti lexojë, për tu njohur nga afër me problemet që ka ky i sëmur psikik nga deliri i madhështisë.

Shoqata e Veteranve të Luftës të UÇK-ës, duke analizuar akuzat që ai ngre kundër Xhavit Halitit, e përballë ngatërrestarin Dilaver Goxhaj, me disfatizmin e tij, që ai kërkon të ngarkoj Xhavit Halitin. E akuzon Xhavit Halitin për miopi ndaj vlerave të UÇK-ës, sepse sipas tij Xhavit Haliti paska vlerësuar NATO-n, e nënvlerësuar UÇK-ës, e cila pa NATO-n, zor se fitonte luftën kundër Sërbisë. E shpjeguam njëherë këtë dhe e sqaruam këtë pseudo strateg, se Xhavit Haliti ka dhënë përgjigje si politikan dhe Xhaviti e di vetë përse, ku pa tjetër  në një kohë të përshtatëshme, ai do të japë përgjigjen që kërkon ky analisti i djallëzuar. Po me që ti Dilaver e quan veten “teoricien”, a mund të na thuash e të na tregosh, pse i mohon asaj UÇK-ës, që të dhimbset më shumë se Xhavit Haliti, betejat e zhvilluara dhe operacionin “Shigjeta”?  A nuk je ti Dilaver Goxhaj, ai që  ke deklaruar në  intervistën e dhënë gazetës “Shekulli” në 20 dhe 21 Gusht 2000 “si njëri nga të mëdhejtë e UÇK-ës”, ku nënvleftësonë dhe për më tepër  injoronë Luftën Madhështore të UÇK-ës, gjatë realizimit të Epopesë së Lavdishme nga ana e sajë. A nuk je ti, ai që duke vënë veten në rrolin Jovan Bregut, në përgjigjen, që i jep gazetarit për pyetjen se, “Në sa beteja keni marrë pjesë dhe mbresat tuaja të pa harruara“, ku si ëndërues karrjerist, ecën bashkërisht me ndjenjat e tua cinike dhe arrin deri atje sa gjatë përgjigjes që jep, rëndon dhe ofendon së tepërmi haptazi UÇK-ës, udhëheqjen e SHP  të sajë, duke thënë se “së pari duhet të korigjojmë një lapsus tuajin. UÇk-ës nuk zhvilloi asnjë betejë, pasi në termologjinë ushtarake me fjalën betejë, nënkuptohet pjesmarrja në luftim e një sasie shumë të madhe forcash, division e lart me të gjitha llojet e armëve. Me këtë dua të them, se UÇK-ës ka zhvilluar vetëm luftime, si dhe planizoi e organizoi një operacion të emërtuar Shigjeta, por që në praktikë, nuk mundi të arrinte përmasat e një operacioni, si rrjedhojë e disa faktorëve objektivë, të cilat janë objekt studimi i analistëve e studiusve ushtarak”. Të gjitha këto deklarime që ti kë bërë në atë gazetë, janë të dokumentuara dhe nëse duhen medias për ballafaqim, jemi të gatshëm ti paraqesim të skanuar si ato realet para opinionit publik. Mirpo ti, për të dalë nga bataku ku je futur,  po mundohesh ti mohosh, por nuk mundesh, sepse ti ke qënë e do të mbetesh po ai, një kontrabedal kronik në mendim e veprim. Në këtë intervistë mohon betejat dhe operacionin e UÇK-ës, ndërsa në librin “Rruga që më çoi në UÇK-ës”, shkruan dhe diskuton për betejën e Rahovecit, ashtu si vepron më tej në librin e autobigrafik, “Një kolonel midis Tiranës dhe Prishtinës”, ku shkruan se operacioni “Shigjeta” më tepër është drejtuar nga shtëpia dhe familja jote në Tiranë. O tempores o mores, thërrasin latinët për tu mbrojtur nga të marrët. Dhe për më tepër, duke iluzionuar për luftën në luginën e Preshevës, je ti po Dilaver Goxhaj alias Jovan Bregu, që tregon injorancën tënde, kur deklaron se, “po të më kishin pyetur mua, Hashim Thaçi e Jakup Krasniqi, me dy tre ditë luftime, do të ishte çliruar Kosova Lindore”.Kjo thënje të lë të kuptosh mjaft mirë, se deri ku shkon megallomania jote si  karrierist i sëmurë pas delirit të madhështisë, që je ngritur në këmbë e sulmon Xhavit Halitin, njeriun që luftoi në fushën e vet, ashtu si e mësoi koha dhe vendi në të cilin u zhvillua ajo luftë çlirimtare.

Diaver Goxhaj ose aliasi Jovan Bregu që rend pas një magazine historike të UÇK-ës, e nis shkrimin e tij me titullin “Përgjigje autorit anonim të shkrimit për akuzat e UÇK-ës”. Kërkon të mbulohesh me anonimatete,  sepse të tilla vepra ke kyer ku do që ke qënë, si në ushtrinë Shqiptare dhe në UÇK-ës.  A nuk je ti Dilaver Goxhaj, ai që kur të bëri thirrje  Zabit Geci, në hotel Rogner Tiranë, për të ardhur vullnetar në luftë, i vure kushtin  “se pa njëmijë marka në muaj, unë nuk vij në luftën e Kosovës”, ndërsa tani në pas luftë dërdëllis se je një  ”patrot i madh” dhe je lidhur me Kosovën që nga viti 1990 nëpërmjet Shqiptarve në Zvicër? A nuk nuk është gruaja jote e cila sapo mori njoftimin se ishe në Kosovë, vuri kujen në mes të natës dhe i ulëriti ne mesin e natës Gjon .Lleshit se më ke dërguar burrin për tu vrarë? A nuk je ti Dilaver Goxhaj, ai që duke qënë në SHP të UÇK-ës, bëre të pamundurën për të errësuar figurën e ish Shefit të Shtabit të Përgjithshëm Bislim Zyrapi, për ti zënë vendin atij? A nuk je ti Dylaver Goxhaj, ai që inskenove veprime intriguese dhe kundër Agim Çekut, mbasi dorëzoi detyrën Bislim Zyrapi? A nuk je ti Dilaver Goxhaj, ai që kreve akte rrugaçërie në SH të UÇK-ës, duke u rrahur me grushta me SV? A nuk je ti Dilaver Goxhaj, ai që i shkruajte Klarkut, letër në emër të SHP, pa pyetur Shefin e SHP të UÇK-ës? A nuk je ti Dilaver Goxhaj, ai që gënjen në mes të ditës me diell, se e ke njohur nga afër dëshmorin Indrit Cara dhe ke luftuar bashkërisht me atë? A nuk je ti Dilaver Goxhaj, ai që për të rritur vlerat e tua, gënjen para ekraneve televizive, se i ke vënë detyrë Tahir Sinanit për operacionin “Shigjeta”, në një kohë kur dihet realisht se detyrat për atë operacion janë vënë nga ish komandanti i UÇK-ës Azem Syla dhe ish Shefi i SHP të asaj ushtrie Bislim Zyrapi?  A nuk je ti Dilaver Goxhaj, ai që bëre të pa mumdurën për të larguar nga SH.P. i UÇK-ës Bardhyl Tahirin, që ti të ishe i vetmi oficer nga Tirana në atë Shtab? A nuk je ti Dilaveri Goxhaj, ai që duke qënë në detyrën ë Shefit të Kabinetit të MM të QPK-ës, ke paisur djalin tënd me vërtetim të pjesëmarrjes në luftë, pa qënë ai asnjë ditë  pjesë e UÇK-ës? A nuk je ti Dilaver Goxhaj, ai që në pas luftë, duke qënë Shefi i kabinetit të MM të QPK, falsifikove firmën e Azem Sylës, për të paisur djalin tënd me armë, duke hequr nga lista Sabit Gecin? A nuk ishin njerzit e tu Dilaver Goxhaj, ata që i shërbenin Sabit Gecit në sanatoriumin e Tiranës dhe që desh e çuan në vdekje, po të mos kishin ndërhyrë të tjerë? A nuk je ti Dilaver Goxhaj, ai që te restorant Pëllumbi, mbasi mbarove mbledhjen e një shoqate klandestine e të paligjshme, i porosite servilët e tu injorant, që këtej e tutje luftën ta drejtojmë kundër Spiro Butkës, që në atë kohë kryente një detyrë të rëndësishme në Shtabin e TMK, sepse sipas teje ai është Rrumun? A nuk je ti Dilaver Goxhaj, ai që detyrove lider të UÇK-ës, të vinë në pas luftë për të kërkuar  te Presidenti Mejdani, që të bënin ty Shef të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare? A nuk je ti Dilaver Goxhaj, ai që në librin tënd tjetërson detyrat që kryen Arqile Mandro dhe Spiro Butka gjatë luftës, sepse ata Kosova i vlerësoi më tepër se ty në luftë e në paqe? Këto janë dis nga ato pyetje, që kërkojnë përgjgje për bëmat dhe gjëmat e tua, në atë luftë e pas sajë. Por ka disa të tjera, që janë me spec e presin, që përgjigjen ta marin nga organet përkatëse, si në rastin e telefonatave enigmatike në shtab, të bëra për dekonspirimin e planeve sekrete të UÇK-ës. Shqiptarët e Kosovës, mundtet që të gabojnë ndonjëherë, si të gjithë ne të tjerët të tokës amë, veçse vigjlencën dhe konspiracionin e kanë si gjënë më të shenjtë.

Përgjigjja që ti jep këtë herë, si gjithmonë ka prapaskenat e veta, që ti i organizon në mënyrë të qëllimëshme, për të vrarë me një gurë dy zogj. Duke mbrojtur tezën tënde të djallëzuar, në sulmet kundër Xhavit Halitit, ashtu si Jagua i Shekspirit, përdor si argument disa deklarime të Ramush Haradinaj, të cilat i interpreton për interesat e tua, si të kanë porositur ustallarët e Beogradit apo të ndonjë kryeqyteti tjetër në Europë, ku djali yt ka marrë azil politik, pas daljes nga burgu, si i dënuar për veprimtari keqëbërse ndaj shtetit Shqiptar. Janë të  vërteta ato deklarime të Ramush Haradinaj në atë librin e tij në pas luftë, por jo ashtu si transformon ti qyqar i shitur e i blerë në tregun e tradhëtisë kombëtare. Ai në rrëfimet e tij për atë luftë, tregon për situatat e rënduara të luftës dhe momentet më të vështira me të cilat është përballur UÇK-ës. Ato veprime për të cilat shkruan Ramush Haradinaj në librin e vet, janë pjesë e asaj lufte disa vjeçare, por jo tërësia e sajë. Nisur nga kjo ecuri, është përsëri vetë Ramushi që e shpjegon, se për momentin ai kishte mbetur me 100 vetë, por 3000 luftëtarët e tjerë të asaj zone luftarake, duke manovruar sipas planeve të SHP të UÇK-ës, u përqëndruan  në bjeshkët e Strellcit, për të ruajtur efikasitetin në vazhdimësi të asaj ushtrie legjendare, që ti kërkon ta njollosësh nëpërmjet synimeve  të stërholluara, që  ke sitisur në interes të atyre që të paguajnë. Ti megjithëse e heq veten si teoricien madh i Doktrinës Ushtarake të kohës, nuk mundesh kurrsesi  të japësh mendime e të bësh vlerësime  si gjitharmësh, sepse ti ke mbaruar akademin ushtarake, për  një lloj arme e shërbimi, atë të AKA, prandaj me diskutimet që bën, hallakatesh e flet marrëzira të paqëna. Ramush Haradinaj e Xhavit Haliti janë pjesë e pandarë e asaj lufte dhe si të tillë, ti  nuk mund ti vrasësh të dy ata, ashtu si kërkon ti nëpërmjet deklarimeve, që ata kanë bërë gjatë dhe pas luftës, ku ti në përfitim të kredos politike, vazhdon të ëndërrosh mëndërisht, për të uzurpuar një magazinë historike brënda UÇK-ës si Jovan Bregu.

Meqë në atë palo shkrimin tënd, përgojonë SHVL e UÇK-ës Tiranë, Këshillin e Përgjithshëm Drejtues dhe Kryesinë e sajë, ne të themi se para se të zësh ata me gojë, laje atë kamare të helmatisur, sepse  sa për dijeni tënde dhe atyre që të yshtin ty, ajo Shoqatë është krijuar nga  të gjithë ata luftëtar të UÇK-ës, që morën pjesë në atë luftë, atje ku kish nevojë ajo dhe atje ku i urdhëruan dhe në promovimin e sajë asistuan plot korifej të asaj lufte. Ata janë gjithsejt 186 vetë, 71 prej tyre dëshmor, 21 Invalid, 7 të burgosur si robër lufte dhe 87 luftëtar, që lufta i kuseu e sot janë të gjallë e gëzojnë statusin e veteranit. Brenda kësaj Shoqate rreshtohen dhe qindra të tjerë  si akivist, veprimtar, të dëmtuar nga mina dhe viktima të asaj lufte. Kjo shoqatë u themelua në pas luftë me vendim të Gjykatës së Tiranës me Nr.1713 datë 19.06.2006. Ajo ka KPD të sajë të përbërë nga 9 antar 4 familjar dëshmorësh si Besnik Sinani vëllai i heroit të tre luftrave  Gjeneral Tahir Sinani i dekoruar nga presidenti i Republikës Bamir Topi në 9 maj 2013, Bardhyl Llagami babai i dëshmorit Kolonel Skerdilajd Llagamit i i dekoruar nga presidenti i Republikës Bamir Topi në 9 maj 2013, Rabije Myrto bashkëshortja e dëshmorit Kolonel Lefter Koxhaj i dekoruar nga presidenti i Republikës Bamir Topi në 9 maj 2013, Kujtim Lleshi (tashmë ka ndërruar jetë) i dekoruar nga presidenti i Republikës Bamir Topi në 9 maj 2013, luftëtar vëllai i dy dëshmorve të asaj lufte Osman dhe Xhevit Lleshi, invalidi Ermir Begaj komandant Batalioni në operacionin “Shigjata” i dekoruar nga presidenti i Republikës Bamir Topi në 9 maj 2013, Agim Sallaku komandant bataljoni në oeracionin “Shigjata”, Dritan Dyrmishaj Komandant Batalioni në operacionin “Shigjeta”, Spiro Butka Zv/Komandant i operacionit “Shigjeta” i dekoruar nga presidenti i Republikës Bamir Topi në 9 maj 2013dhe Ymer Coka luftëtar i Br.134. dhe kryesinë e sajë prej tre vetash të zgjedhur e miratuar me vendimet Nr.172 datë 17.10.2009 dhe Nr.11/01 datë 01.11.2010 të përbërë nga Spiro Butka Kryetar, Rabije Koxhaj N/kryetare dhe Ymer Coka Sekretar, që ti si Juda i transformon sipas interesave që të përshtaten. Nëse duhen këto dokumente për ti paraqitur realisht në shtypin e kohës, jemi të gatshëm ti nisim të skanuara nga origjinalet.

Duke vazhduar më tej në përgjgjen që jep ti Dilaver, nuk e kupton që nuk di më shumë se një komandant baterie, prandaj duke mbetur në atë nivel dijenish, hallakatesh gjithandej duke përdorur thënie e citime me vend pa vend, ku më tepër se kurrë dëmtohesh ti vetë. Ti duke folur për inekzistencën e kryesisë të SHVL të UÇK-ës, ashtu si gjithmonë nuk e imagjinon, pa qënë vetë në krye të sajë dhe për argument përmënd 13 ish oficer të ushtrisë Shqiptare, të cilët janë pjesë e  pandarë e SHVL e UÇK-ës Tiranë,  dhe si të gjithë luftëtarët e tjerë të asaj lufte, ndjekin hap pas hapi çdo veprimtari të asaj Shoqate. Të gjitha këta oficerë more  i dashuruar pas Jovan Bregut, kanë marrë pjesë dhe vazhdojnë të gjallërojnë jetën e kësaj Shoqate, ku përjashtim bënë vëtëm ti, i cili prrallis nëpër televizione për një shoqatë të kundërligjëshme, për të mos paguar detyrimet ndaj shtetit që të bëri kaq sa je. SHVL e UÇK-ës Tiranë, funksionon normalisht, duke kryer detyrat për çdo përkujtim dëshmori, Kështu gjatë këtij viti, u përkujtuan, Gjeneral Tahir Sinanin Kolonel Skerdilajd Llagami, Komandant Indrit Cara, Astrit Suli, Halit Coka e të tjerë, që do përkujtohen në vazhdimësi, duke u bërë homazhe në varrezat e dëshmorve e familjet e tyre. Në këto përkujtime kanë marrë pjesë rregullisht luftëtar të nderuar nga Kosova e trevat e tjera Shqiptare, të cilët nuk u ndahen shokëve të rënë në këto përkujtime. Ajo merr vendime kolegjiale dhe po ashtu shkruan e pasqyron realitetet historike të asaj lufte. Brenda sajë veprojnë, juristë, gazetar, pedagog, inxhinier e oficerë të kualifikuar nëpër akademi të ndryshme dhe shkrimet që ata paraqesin para opinionit publik, dalin shumë të studiuar e të konkretizuar nga ana e tyre. Mirpo ti Dilaver dhe disa karrjeristë e intrigantë të tjerë, që lehni rrugëve të Tiranës e Prishtinës, flisni në emër të asaj lufte dhe të atyre dëshmorve, por në fakt bëni të kundërtën, ku luftoni me të gjitha format e mënyrat, për të mbushur xhepat tuaj.  Përgjigjen e këtij shkrimi, zëmërligësia Dilaveriane e vazhdon me shprehjen e vet cinike, “Derisa ky lloj analisti, ta nxjerr të pastër autorin e asaj deklarate disfatiste, do të thotë se është në të njëjtën valë me Xhavit Halitin.” Hamëndësitë e këtij individualisti të sëmur nga nga ndjenjat e errëta karrieriste, janë e do mbeten të  pandara nga parimi i tij i njohur cinik, në të dy anët e kufirit imagjinar, “Fatëkeqësia e tjetrit lumturia ime”. Kështu dhe në këtë shkrim, e ofendon jashtë mase Xhavit Halitin, në përfitim të kapitalit politik, për të dalë vetë si “ Njeri i madh i asaj lufte të UÇK-ës”.

Cili është Dilaver Goxhaj, opinioni publik Shqiptar i kudo ndodhur e njeh mjaftë mirë dhe nuk ka nevojë për ato që shet Dilua i Golemit dhe sahanlëpirsit që i vijnë nga pas. Një njeri që vdes për një copë magazine historike më keq se Jovan Bregu. Nuk u fol e nuk u shkrua asgjëkundi gjatë luftës për ndonjë zëvëndës të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-ës e aq më tepër për Dylaverin, alias Jovan Bregu. Struktura organizative e atij Shtabi të UÇK-ës, nuk e përmban as në luftë e as pas sajë, veç kur e nxori vetë Dilua si pjellë të Jovan Bregut nga xhepi diku në Kavajë, duke rivarrosur dëshmorin ë asaj lufte Indrit Carën. Dhe prej asaj dite e deri në ditët e sotme ky handikap, në çdo shkrim, intervistë, libër e takime nëpër ambjentet e kësaj toke Shqiptare, e prezanton veten si ZV/Shefi i SHP të UÇK-ës. SHVL e UÇK-ës, ka kontaktuar me ish Shefat SHP konkretisht Bislim Zyrapin dhe Agim Çekun dhe prej tyre është sqaruar, se nuk kanë patur zëvëndës Shef Shtabi, e aq më tepër Dilaverin, për të cilin ata shprehen se ka kryer detyrën e zëdhënësit për shtypin të këtij shtabi, gjë e cila vërtetohet dhe nga arshiva dokumentuese e asaj ushtrie. Në pas luftë Dilua u emërua kujdestar i klasave në Akademinë e Mbrojtjes të TMK-ës. Mirpo Dilua gjithnjë si Dilua, nuk heq dor nga ideja e tij si i smur psikik nga deliri madhshtisë dhe në këtë shkrim që po na prallis, si e ëma e Zeqos në majë të thanës, ku shkruan përësri si Jovan Bregu, “se e them, pasi un si autori i këtij reagimi, nuk kam qënë i thjeshtë, apo anonim në at luftë, por Zëvëndës i Shefit të Shtabit të Përgjithsëhm të UÇK-ës.” Nuk ka nevojë për komente të mëtejëshme për këtë prototip të çekuilibruar, i cili nuk di gjë tjetër vese topi bam edhe Muçua i Golemit tutje.  I qoftë rruga mbarë andej, për ku është  nisur. Mbase takon Ruzhdi Pulahën, autorin e komedisë së njohur, për Jovan Bregun dhe i kërkonë të shkruajë dhe për këtë liliput të hallakatur mëmdërisht.

SPIRO BUTKA

Ish Zv/Komandant i Operacionit “Shigjeta”  të UÇK-ës

Aktualisht Kryetar i SHVL të UÇK-ës Tiranë