Letër e hapur: Drejtuar Fazli Berishës!

Më 12 Shtator 2013 në Rrjetin Social Facebook Fazli Berisha shpërndan letrën e tij drejtuar Kryetarit dhe kryesisë së Organizatës e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Letra e tij drejtuar kësaj Organizate të cilën ai e quan “shoqatë”, pra nuk e din termin e saktë kjo tregon se çfarë interesimi ka ai për OVL-në e UÇK-së, për pos kësaj ai bënë edhe gabime të shumta gjuhësore me çka tregon se ai nuk din të shkruaj si duhet një letër për çka na vie keq, por kjo letër e tij përpos gabimeve të shumta gjuhësore, përmban edhe gënjeshtra fund e krye, sidomos kur flet për Brigadën 128 të UÇK-së të komanduar nga njeriu i sakrificave të shumta për çështjen kombëtare dhe të burgosurin politik gjatë regjimit gjakatar titist dhe komandantin e burgosur mbas mbarimit të luftës nga ana e UNMIK-ut, Ruzhdi Saramati, icili më fytyrën e përgjakur,t rup e shpirt të sakatosur kaloi vite të tëra në burgjet barbare, duke u ngritur saherë përsëri në këmbë për ti thënë jo”shqiptaro-jugosllavëve gjakatar titist”, edhe pas gjith; atyre turturave çnjerëzore! Ishte ai dhe bashkidealistët e bashkëveprimtarët që mbajtën gjallë frymën, traditën, dhe rrugën drejt; çlirimit dhe bashkimit të Shqiptarisë!

 

Si më poshtë po japim pa ndërhyrje një pjesë të letrës së shkruar prej tij:

 

https://www.facebook.com/fazli.berisha.1004?fref=ts
Fazli Berisha

Shtator 12

FazliBerisha

I nderuar kretare dhe kryesi e shoates te veteranve te luftes te UCk-se, me vjene keqe qe me ane te ketije mesazhi te ju drejtohem qe te ju njoftoje me padrejtesite dhe manipulimet qe u bene dhe behene pase lufte veqanarishte kame fjalen per "Operacionin shigjeta" te drejtimit tre ( D3 ). Sipase njoftimeve te mia keto padrejtesi shfaqene edhe ne arkivin e juaje te njesive qe moren pjese ne "operacionin shigjeta" veqanarishte kure behet fjale per te ashtuqujteren brigada 128 ne krye me komandant Ruzhdi Saramatin,kjo brigad gjate "Operacionit shigjeta" ase qe ka ekzistuare kurse komandanti Ruzhdi Saramati ne "operacionin shigjeta"kishte Task fgorcen (TF) te cilin e kishte te lajmruare ne shtab me daten 25.05 1999 ne cahan vetem me 320 ushtare, kurse ne fronte na erdhi me 20 ushtare te artilerise me topa pa dridhje 75,mm ishte ne krahune e djathte te njesise sime sa u perket luftimeve te njesisise te ketije komandanti ai nuke beri asgje se komsorine e kishte lene diku tek kukesi kurse pase lufte lajmrone brigaden 128 dhe ne lapidarin ne Gorozhup shkruane se aty ishte brigada e tije.ne lapidar te deshmorve ne Gorozhup gjindene tete (8) deshmore te njesise time TF-2 katere (4) preje te cilve kishine rrole udheheqse komanduse ne njesite e TF-2 kurse ne lapidare dhe dokumentacionin qe ka dhene kom.Ruzhdi Saramati jane ushtare.”

 

Sikur të ishte e vërtet kjo që pretendon dhe propagandon ashtu si e do Fazlliu se:”… kjo Brigadë gjatë "Operacionit shigjeta" ase që ka ekzistuar…”,atëherë ne nuk do të kishim nevoj të reagonim. Por më që ai nuk e thotë të vërtetën, ne jemi të detyruar atij dhe sojit të këtij njeriu, të ja mësojmë dhe tregojmë të vërtetën duke argumentuar me dokumente.

1.Përpjekjet çlirimtare të një grupi shokësh nga “Komiteti Kombëtar Shqiptar për Bashkimin e Trojeve”, të cilët kishin bashkuar idealet e larta patriotike e njerëzore për ta luftuar pushtuesin jugosllavo-serb që mbanin padrejtësisht të pushtuara tokat shqiptare, arriti qëllimin, më 28 Nëntor të vitit 1987 në fshatin Nashec të Prizrenit, në vatren bujare të një atdhetari, të quajtur Misin Latif Krasniqi, vendosi formimin e Shtabit Politiko-Ushtarak, me ç,rast u formua Brigade 28-të, kjo datë do të jetë simbol i mëvonshëm i Brigadës 128 të UÇK-së.

Ja si ishte struktura ortganizative politiko-ushtarake aso kohe:

KOMITETI KOMBËTAR SHQIPËTAR PËR BASHKIMIN E TROJEVE:

SHTABI OPERATIVO-USHTARAK DHE POLITIK – BRIGADA 28 “Lidhja Shqiptare”.

 

Komiteti Kombëtar me datën 28.11.1987 e mbajti mbledhjen e vetë në rrethana ilegaliteti të thellë dhe shqyrtoi situatën momentale në vend, vise tjera që i përkasin Kosovës-Shqipërisë, në bazë të situates aktuale në trojet tona vendosi dhe mori vendim të prerë!... Ky vendim u muar në emër të këshillit drejtues i cili kryesohej nga Kryetari Ruzhdi Saramati, që kishte pseudonimin ,,Zefi’’. Vendimi u miratua nga të gjithë të pranishmit ilegal që merrnin pjesë në këtë mbledhje.

 

Këshilli vendosi :

 

1.     Formimin e shtabit Operativo-Ushtarak dhe Politik.

2.     Nga shtabi Operativo-Ushtarak të formohet Brigada 28 Sulmuese, e cila do të bënte mobilizimin e të gjithë patriotëve shqipëtarë në tërë hapësirën shqipëtare, dhe të formonte formacionet Luftarake-Ushtarake në tërë trojet e okupuara shqipëtare dhe të bëjë çlirimin dhe bashkimin e këtyre trojeve në shtetin amë Shqipërinë.

 

3.    Kjo datë të jetë edhe simbol për emrin e Brigadës që mori Brigada 28 “ Lidhja Shqipëtare”, kështu u bë edhe formimi i Brigadës më 28.11.1987 në Nashec në odën e Misin Latif  Krasniqit.

4.     Ky vendim hyri në fuqi në këtë datë dhe u ngarkua Brigada në detyra ushtarake. U ndanë detyrat e veçanta për të gjithë komandantët e njësive Guerile të cilat ishin të formuara më pare në rajone e tarritore të shumta të Kosovës e më gjërë.

 

Organika e Brigadës radhitej në këtë mënyrë aso kohe:

 

Organika e Brigadës 28 “Lidhja Shqiptare”:

 

1.     Komandant Brigade – Ruzhdi Saramati /ZEFI/

2.     Zv. kom. Brigade     - Faredin Shala       /PROFI/

3.     Shef i Shtabit           - Sali Saramati       /LISI/

4.     Shef i Personelit dhe Informimit       - Avdi Ibrahimi     /ARBEN SHPATI/

5.     Zbulimi                     - Bashkim Hogjaj /QORRI

6..     Shef i Stërvitjes        - Of. Elez Durmishi /MALËSORI/

7..     Shefi i sigurimit në brigade        -Of. Shukri Koqinaj  /GJENERALI/

8.      Shefi për moral dhe komunikim  -Of. Xhemali Berisha /GJINI/

9.      Shef i Organizimit                      -Of. Zikri Bojaxhiu /ZIKO/

10.    Shef i Armatimit Logjistikë           -Of. Shukri Krasniqi /VLASHI/

11.    Shef i Strehimit dhe Evakuimit    -Of. Misin Krasniqi /MALI/.

 

Njësitet dhe Komandantët e Njësive në kuadër të Komitetit dhe të Brigadës ishin të shumta, pra ishin gjithsej 1- 136 Njësite, por Ne për  të mos e ngarkuar së tepërmi  këtë shkrim po i përmendim vetëm disa prej tyre:

 

2.     Komandant i Njësitit  ,,Zjarri’’ 002. – Besim Ndrecaj – Suharekë

3.     Komandant i Njësitit  ,,Zjarri’’ 003. – Alushë Kryeziu – Prizren

5.     Komandant i Njësitit  ,,Zjarri’’ 005. – Hysen Ngucati – Polacë - Skenderaj

7.     Komandant i Njësitit  ,,Zjarri’’ 007. – Ilaz Durguti Rezallë – Skenderaj

8.     Komandant i Njësitit  ,,Zjarri’’ 008. – Sanije Geci – Llaushë – Skenderaj

9.     Komandant i Njësitit  ,,Zjarri’’ 009. – Merita Mazreku – Prizren

12.   Komandant i Njësitit  ,,Zjarri’’ 012. – Zikri Bojaxhiu -Pllavë – Sharr

14.   Komandant i Njësitit  ,,Zjarri’’ 014. – Jetë Hasani – Godancë – Shtime

15.   Komandant i Njësitit  ,,Zjarri’’ 015. – Miradin Badalli – Zhur – Prizren

16.   Komandant i Njësitit  ,,Zjarri’’ 016. – Gani Saramati – Prizren

22.   Komandant i Njësitit  ,,Zjarri’’ 022. – Ramiz Qeriqi – Krojmirë – Komoran

31.   Komandant i Njësitit  ,,Zjarri’’ 031. – Shaban Mustafa – Drenicë – Komoran

32.   Komandant i Njësitit  ,,Zjarri’’ 032. – Sylë Qeriqi – Drenicë – Komoran

35.   Komandant i Njësitit  ,,Zjarri’’ 035. – Xherxh Kqira – Sërbicë – Prizren

36.   Komandant i Njësitit  ,,Zjarri’’ 036.- Alush Shala – Prizren

37.   Komandant i Njësitit  ,,Zjarri’’ 037. – Selami Kryeziu – Retijë – Prizren

38.   Komandant i Njësitit  ,,Zjarri’’ 038. –Xhemal Fetahu – Raushiqë – Pejë

57.   Komandant i Njësitit  ,,Zjarri’’ 057. - Zulfie Bilalli – Gjinocë – Suharekë

58.   Komandant i Njësitit  ,,Zjarri’’ 058. – Shqipe Telaku – Prizren

59.   Komandant i Njësitit  ,,Zjarri’’ 059. – Hamide Buçaj – Lladrovc – Malishevë

60.   Komandant i Njësitit  ,,Zjarri’’ 060. - Kadishe Avdiu – Shkup – Maqedoni

61.   Komandant i Njësitit  ,,Zjarri’’ 061. – Sevdie Bojaxhiu – Pllavë – Sharr

63.   Komandant i Njësitit  ,,Zjarri’’ 063. – Elizabet Bojaxhiu – Pllavë – Sharr

64.   Komandant i Njësitit  ,,Zjarri’’ 064. – Merushe Krasniqi – Kurillë – Prizren

65.   Komandant i Njësitit  ,,Zjarri’’ 065. – Rrushadie Gashi – Brezne – Sharr

66.   Komandant i Njësitit  ,,Zjarri’’ 066. – Sami Vehapi – Lubizhdë – Prizren

 

SQARIM

 

Prof. Selajdin Braha ishte komisar politik në kuadër të komandës së Brigadës 28 Sulmuese.

 

Në këtë rastë njëherit të gjithë Komandantët u ngarkuan me detyra të veçanta sipas terrenit dhe mundësive poseduese, mendore dhe fiziko taktike.

 

Komandant i përgjithshëm u zgjodh Ruzhdi Saramati ,,ZEFI’’ në vitin 1993, veprimet ishin të pjesshme, në vitin 1993 u formua ,,Lëvizja Guerile Shqipet e Lirisë’’, kështu të gjitha njësitet e ndërruan shifrën dhe u quajtën Njësite Guerile ,, Shqipet e Lirisë’’ vetëm kjo shtesë ju shtua, në vitin 1993 Brigada 28. Sulmuese i kalojë pjestarëte vetë në Shqipëri për tu ushtruar ushtarakisht për luftë guerile, të armatosur dhe deri në vitin 1996 arriti të bëjë përgatitjen e qindra luftëtarëve të lirisë dhe i dërgoi në Kosovë të aftësuar për luftë me forcat sërbe-jugosllave, kështu kur lufta mori një karakter të vërtet luftarak dhe doli në skenë UÇK-ja, këto njësite ishin të gatshme të marrin përgjegjësit e veta që ishin të ngarkuara nga komanda e Brigadës 28. Sulmuese dhe filluan aksionet të armatosura kundër forcave të policies dhe ushtrisë jugosllave dhe kur komandanti ishte i rrethuar në Prekazin heroik njësitet Guerile të Brigadës 28 i erdhën në ndihmë duke i bashkuar pushkët e tyre me pushkët e Adem,Hamëz dhe Shaban Jashari. Në mes të vitit 1999 Brigada 28 e merr emrin Brigada 128 Sulmuese nga SH.P.i UÇK-së, merr detyrën në terenin e caktuar në Grykën e Lumes duke bërë përherë detyrën e sajë të ngarkuar nga ky shtabë i UÇK-së. Bënë mobilizimin e përgjithshëm në Mars të vitit 1999.

E organizuar kryen sulmin vendimtar dhe përfundimtarë mbi forcat ushtarake sërbe në operacionin ‘’Shigjeta’’ në Pashtrikë, ku në betejat e një pas njëshme arrin të liroj 20 km teritor në pjesën e Hasit në Pashtrikë nga Pogajt e Hasit e deri në Mazrekë të Hasit, duke lënë me dhjetra ushtar të vrarë dhe të plagosur sërb, por edhe në radhët e veta pati 23 ushtarë e officer të vrarë e disa të plagosur.

 

Kjo biografi është shumë e saktë dhe me përgjegjësi, e nënshkruan Komandanti i kësaj brigade të UÇK-së Ruzhdi Saramati.

 

Ushtria Çlirimtare e Kosovës

Brigada 28/128

Komandanti:Ruzhdi Saramati d.v.

 

 

Dy vite më vonë saktësisht në vitin 1989 Levizja për Çlirim dhe Bashkim Kombëtar  mban mbedhjen e përbashkët të grupeve ilegale në fshatin Divjakë të Malishevës, ku KKSHBT kishte dy përfaqësues kryetarin Ruzhdi Saramatin dhe anëtarin Salami Kryeziu, me që këta të dy kishin kaluar në ilegalitet të thellë aso kohe. Si më poshtë po japim dokumentin e librit faqe 91 dhe 92 të autorit Riza Grajçevci: ”Xha Neza në udhëkryqet e ilegalës”, ku dëshmohet pjesëmarrja e Ruzhdi Sramatit në këtë konferncë kombëtare, ku në atë konferncë Ruzhdi Saramati (Ali Karma) dhe Selami Kryeziu(Adili), nuk pajtohen për Kosovën Republik në kuadër të ish-Jugosllavisë, por kërkojnë hapur bashkimin e Kosovës dhe viseve tjera shqiptare në Jugosllavi, t,i bashkangjiten Shqipërisë.

Dokument: Libri “Xha Neza në udhëkryqet e ilegalës”.

 

 

Më vonë në pranëverën e hershme të vitit 1993 KKSHBT me komandantin Ruzhdi Saramatin i përvishën punës për stervitje ushtarake në Tiranë të Shqipërisë. Ahmet Qeriqi ja çka shkruan në librin e tij “Krojmiri 1455 – 1999”. Si më poshtë po japim shënimin e librit të faqes  177  të autorit Ahmet Qeriqi.

Dokument:Libri”Krojmiri 1455 – 1999”.

Foto:Komandanti i Brigadës 28-128 “Lidhja Shqiptare”.

 

2.Nga data 20.01.1999 kur nga Sh.P.UÇK-së shpallen brigadat e UÇK-së nga kjo datë është edhe e regjistruar brigada jonë, ku në muajin prill të vitit 1999 marrim urdhërin nga Sh.P.i UÇK-së, për të bërë mobilizimin e vullnetarëve të UÇK-së në Kukës të Shqipërisë, këtë detyrë e jetesuam me sukses të plotë dhe për këtë sukses tonin ka shkruar dhe ka rrëfyer në emisionin televiziv të RTK-së”Pa Rrotlla”, të Milaim Zekës edhe Gjenerali i Divizionit të Kukësit të Ushtrisë Shqiptare Kudusi Lame.

 

3.Është për të ardhur keq, se si ky Fazlliu ngatërron hierarkin e udhëheqjës ushtarake  të frontit në operacionin”Shigjeta”,por Ne edhe kësaj radhe jemi të detyruar ti tregojmë këtij ngatrrestari të vërtetën me anë të argumenteve, por të shohim si më poshtë çfarë shkruan Fazlliu:

 

“….ne "operacionin shigjeta" ishte se kishte drejtimin tre (D3) komandante i D3 ishte Hysni Syla kurse zavendse komandante i D3 ishte Musa Jashari shef i operativese ishte Kemajl Shaqiri shef i logjistikes f. kastrati dfhe antare i shtabit Rifat sylejmani kurse nga shtabi i pergjitheshem isine Fatmir Limaje,Bislim Zyrapi kurse logjistiken e udheheqte i ndiri komandant Plaku Xheladin Gashi,kishte edhe te tjere. kurse nga njesite e D3 ishim TF-1 komandant Ruzhdi Saramati (Forca),TF-2 komandant Fazli Berisha (Vullneti) njesia vezhguse komandant Fdil Zejnullahu (Lepuri) dhe TF-0 komandant Bilall Syla dhe bataloni i Atlantikut ku gjate luftimeve njesia vezhguse e fadil Zejnullahut dhe bataloni i atlantikut ju kane Bashkuare TF-0 te Bilall Syles ku kom. ishte mbetur Bilalli kurse Fadili Zavendse i tije. luftimet ne Gorozhup i beri TF-2 ku komandante isha une per te gjitha keto qe rrrefeva deshmojne keta persona qe kishine rrole udheheqse ne "operacionin shigjeta" dhe shume te tjere qe ishine luftare te ketyre njesive gjithashtu ka dhe kame shume argumente dhe dokumente te tjera.”

Pra siç shifet Fazlliu nuk thotë asgjë të vërtet dhe ngatërron drejtimet taktike të operacionit”Shigjeta”. Prandaj, Ne po i ofrojmë argumente që ta mësoj të vërtetën ashtu siç është e të mos shkruaj gjepura në letrën e komentet e tij.

 

Nën drejtimin operativ nr 2.të operacionit “Shigjeta”,në Pashtrik, sepse drejtimi operativ nr.1. ishte Kosharja. Pra më urdhër të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës të udhëhequr nga kryeministri Hashim Thaqi dhe Minitrit të Mbrojtjës Azem Syla ishte kjo përbërje e drejtimit operativ nr.2 të operacionit”Shigjeta”, në Pashtrikë si më poshtë:

Me që ai ngatrron në letrën e tij drejtimin taktik nr 3 ku thotë se ka qenë komandant Hysni Syla, Ne përsëri jemi të detyruar ti tregojmë dhe ta mësojmë Fazlliun të shkruaj të vërtetën, se komandant i Drejtimit taktik ishte Ruzhdi Saramati, ndërsa i drejtimit taktik nr.4 ishte Hysni Syla, ku komandant i TF-3 keni qenë ju Fazli Berisha, e jo i TF-2-shit siç po shkruani ju.E shikon ore Fazlli se ti nuk din as vetë se në cilin TF keni qenë ju, e si mund të dini se ku ka luftuar Brigada 128 S, të cilën ju thoni se “nuk ka ekzistuar”, e kush mund ti besoj kësaj letre shkarravitëse që shkruani ju?!...shikoni si më poshtë dokumentin e Ministrisë së Mbrojtjës të UÇK-së.

4..Ne mund të publikojmë dokumente e dokumente të gjitha të argumentuara e të vërtetura për pjesëmarrjen tejet aktive të Brigades 128 S në front lufte të operacionit”Shigjeta’, në Gorozhup e Pashtrik ku ranë 15 dëshmor në altarin e lirisë e jo 8 siç thoni ju se ishin të “TF-2”,ku keni komanduar ju në realitet të TF-3-shit. Kurse mes tjerash në letrën e juaj shkruani kinse paska luftuar vetëm “TF-2”, atëherë ku qëndron e vërteta në dokumente ju jeni TF-3. E pse thoni se keni luftuar vetëm ju:”… luftimet ne Gorozhup i beri TF-2 ku komandante isha une…”…Po si ka mundësi kjo ngatërresë më vetën tuaj, keni qenë ju në luftime apo i keni dërguar vetëm ushtarët të luftojnë dhe të vritën në front lufte me pushtuesin serbo-malazes dhe mercenaret rus e sllavo ortodoks. Ja dokumenti se ju keni qenë Tf-3.

P.S.Spirro Butka:Publikohen për herë të parë Urdhërat e Ministrisë së Mbrojtjes: nr. 10 - datë 01. 04. 1999, nr.12 - datë 10. 04. 1999, nr.13 - datë 17. 05. 1999 dhe ai me nr.14 - datë 23. 05. 1999, me të cilat është emëruar hierarkia ushtarake, saktësisht - komanda dhe shtabi i frontit të operacionit “SHIGJETA”.

5. Po si ke harruar ore Fazlli e si nuk tu kujtua kur njësitët e brigadës tonë kishin depërtuar në luftime deri në Planejë, komandanti Ruzhdi Sramati të patë ftuar me radiolidhje duke ta tërhequr vërejtjen:”…Vullnet mos gjuani me topa se nuk është më ushtria serbo malazeze ata na morën të keqen u thyen keqas dhe janë duke u tërhequr në drejtim të Prizrenit…Ej kujdes se po na i vritni ushtarë tanë të brigades…”.Po si je kaq i pacipë kur thua se: ”… sa u perket luftimeve të njësisisë të këtije komandanti ai nuk e beri asgje se komsorine e kishte lene diku tek kukesi…”.Eh,ore Fazlli po si ta banë fytyra me rrejtë për qielli, po rrej bile për toke.

Foto: 27 Maj 1999 në front lufte në Gorozhup në krye të kolonës luftarake Komandanti i brigades 128 të UÇKsë Ruzhdi Saramati.

Foto:Komandanti Ruzhdi Saramati.Në mesin e bashkëluftëtarëve të tij në Gorozhup të Hasit në kohë kur për pak çaste pushojnë luftimet me pushtuesin serbo-malazez.

Foto:Parapërgaditja për të hyrë në front 24 maj 1999 pranë kufirit shqiptaro-shqiptar në Gorozhup. I treti në foto Komandanti i Kompanisë Shpend Berisha me me komandantin e njesisë gjeniere Valbon Çollaku me bashkëluftëtar nga brigade 128 e UÇK-së

Foto:Komandanti Ruzhdi Saramati me psetar e njesitit sanitar dhe me komandantin e batalionit te II- të  te  Brig. 128 S, në front lufte.

Si duket t,i Fazli Berisha nuk paske dëgjuar për komandanti e artilerisë Sali Saramatin i cili i dha dërmën shkjaut të zi në betejat e Gorozhupit.

Foto:Front lufte në Gorozhup 31 Maj 1999 komandanti i artilerisë së brigades 128 të UÇK-së Sali Saramati i plagosur rëndë,nga plagët e marra  më 6 Qershor 1999 në Spitalin Ushtarak të Tiranës ndërron jetë, duke u përjetësuar në altarin e lirisë për bashkim të trojeve shqiptare.

Po për komandantin e kompanisë Shpend Berishën e Brigades 128 S si nuk paske dëgjuar, ai kishte luftuar në këtë front lufte dhëmb për dhëmb me pushtuesin shkja dhe ra ashtu si që bien burrat për lirin e atdheut.

Foto: Komandanti i Kompanisë nga Brigade 128 S e UÇK-së Shpend Berisha plagoset rëndë më 31 Maj 1999 në front lufte në Gorozhup, po këtë ditë ndërron jetë në Spitalin e Kukësit.

Po si nuk paske dëgjuar për rënien heroike të zëvëndës komandantit të ndërlidhjes nga Brigada 128 Selever Maçkaj.

Foto:Njësi luftarake e Brigades 128 të UÇk-së në Gorozhup 31 maj 1999. Dëshmori Selver Maçkaj me radiolidhje dhe bashkëluftëtar e bashkëluftëtare

Po si nuk paske dëgjuar nëse thua se vetëm ti ke bërë luftë në këtë front, për komandantin trim Gani Saramatin, Beron Gashin, Abdurrahman Gërdellën e të tjerë që ranë në këtë front lufte për liri e bashkim kombëtar, që sot të 15 dëshmorët e këtij fronti i bëjnë roje atdheut në lapidarin e gdhendur në Gorozhup të Hasit.

Foto: Gorozhup 31 Maj 199 Njësi intendantesh duke mjekuar luftëtarët e lirisë Kimete Shala me bashkëluftëtar e bashkëluftëtare.

Ja përjetësia e tyre, ata nuk mundet askush ti ndaj çoftë ky edhe njëfarë Fazli Berisha, kurse ti në letrën tuaj kërkon që të hiqen 8 dëshmor që ranë të gjithë së bashku në altarin e lirisë në betejat e përgjakshme në Gorozhup e Pashtrik, neve këtë përvjetor 31 Majit 20013 përkujtuam me pietet të lartë 15 dëshmorët e kombit,ku me ne ishin edhe familjet e të gjithë dëshmorëve, por gjatë këtij manifestimi përkujtimor patëm një shqetësim, se dikush mbrapa lapidarit të dëshmorëve ku ka qenë harta e Shqipërisë Etnike dhe i shkruar një epitaf i shkurtër historiku për operacionin”Shigjeta”1999 në Gorozhup,dikush apo më mire të themi një dorë krimineli na e kishte thyer Lapidarin,por me ndihmën materiale që na dha Kryetari i Kuvendit të Komunës së Prizrenit dr.Ramadan Muja,u riparua ky lapidar i shënjtëruar dhe për këtë vandalizëm neve na shkonte mendja dikund dhe dyshonim në disa njerëz,por tani kur ti ke dalur hapur për largimin e 8 dëshmorëve nga ai lapidar se kinëse ata 8 dëshmorët qenkan të “TF-2-isht”, ku ju paskeni qenë komandant i tyre, kjo është turpi i turpeve tuaja dhe nëse keni nxit apo keni dorë në këtë vandalizëm ky është mjerimi juaj se sa poshtë keni rënë me veprimet tuaja të pamatura?!

Ja disa nga fotot e shumta që ndodhën në arkivin e Brigadës 128 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që tregojnë për luftën dhe paqën e kësaj brigade që ka hyrë me respekt në Historin e kombit shqiptar.

Foto:Në mes të bashkëluftëtarëve të brigades 128 të UÇK-së në Gorozhup kom.Ruzhdi Saramati në krahun e tij të majt është zv.kom. Avdi Ibrahimi dhe në krahun e majtë të Avdiut është Gazetari Spanjoll Emanuel Segura, i cili mori pjesë drejtë për drejtë edhe në luftime si pjestar I Kompanisë të cilën e drejtonte komandant Jetulla Krasniqi.

Njësia luftarake e Brigadës 128 të UÇK-së Maj 1999 në Gorozhup në Lagjen Kërhanaj.

Komanda e Brigades 128 të UÇK-së, në krye me komandantin Ruzhdi Saramati.

Në dokumentarin e RTK-së Operacioni “Shigjeta” ishte helm për armikun, zëvëndës kom.i Brigades 128 të UÇK-së Avdi Ibrahimi me gazetarin spanjoll Emanuel Segura dhe bashkëluftëtar në front lufte në Gorozhup.

Foto: Marshim i Brigades 128 të UÇK-së për Nashec më 12 qërshor 1999 i pari nga e majta në të djathë komandanti i Bataljonit të II –të eprori nga Shqipëria Adem Shehu.

Foto: Komandanti Ruzhdi Saramati me bashkë luftëtarë e bashkëluftëtare nga brigade 128 e UÇk-së.Në nderim të dëshmorëve të rënë në front lufte në betejat e Pashtrikut dhe Gorozupit. Fund  qershor 1999 në Nashec të Prizrenit.

Foto:Duke respektuar trimërin heroike të rënies së dëshmorëv. Para lapidarit të dëshmorëve në Gorozhup të Hasit kom. Ruzhdi Saramati dhe zëv.kom.Avdi Ibrahimi nga Brigada 128 e UÇK-së.

Foto:Pamja ballore e Lapidarit të 15 dëshmorëve rënë në betejat e Gorozhup gjatë luftës frontale në operacionin”Shigjeta”. Maj-Qershor 1999.

Foto:Pamje mbrapa e Lapidarit të 15 dëshmorëve rënë në betejat e Gorozhupit gjatë operacionit “Shigjeta” në Pashtrik.

Foto: Dita e betimit të UÇK-së në Qendrën Strevitore Ushtarake në Burrel,Nga e majta në të djathtë i katërti me radhë Avdi Ibrahimi,ndërsa i fundit dëshmori Zejnullah Zejna.

Foto: 31 Maj 2012 Gorozhup. Komandanti i Brigades 128 të UÇK-së Rruzhdi Saramati duke mbajtur fjalim në manifestimin përkujtimor të 15 dëshmorëve të rënë në betejat e Gorozhupit gjatë operacionit”Shigjeta”,  Maj-Qërshor 1999.

Foto: 31 Maj 2012 pjesmarrës në manifestimin përkujtimor të 15 dëshmorëve në Gorozhup të Hasit.

Në fund të këtij shkrimi mendojmë se Fazlliu duhet të reflektojë drejtë dhe pa paragjykime që të vijë të kontaktoj me komandantin e Brigadës 128 të UÇK-së Ruzhdi Saramatin, për ti mësuar dhe parë ai vetë dokumentet dhe argumentet e brigadës të cilat janë të gjitha të arkivuara dhe të ruajtura mirë nga Shtabi i Brigadës 128 në Prizren. Kjo tregon se komanda dhe ushtarët e kësaj brigade organizojnë manifestime përkujtimore që 14 vite me radhë për nderë të rënies së 15 dëshmorëve në Gorozhup të Hasit si që janë dëshmorët e përndritur të atdheut shqiptar:

1. Bafti Nexhip Haxhiu, u lind më 11. 06. 1955 në fshatin Skifter të Vitisë, ra dëshmor më 26. 05. 1999 në Gorozhup.

2. Flurim Rrahman Rushiti, u lind më 02. 04. 1979 në fshatin Kapit të Medvegjës, ra dëshmor më 26. 05. 1999 në Gorozhup.

3. Salih Halim Zenuni, u lind më 26. 08. 1979 në fshatin Lubizhd të Vitisë, ra dëshmor më 26. 05. 1999 në Gorozhup.

4. Astrit Hekuran Suli, u lind më 15. 04. 1976 në Kuqovë të Beratit, ra dëshmor më 27. 05. 1999 në Gorozhup.

5. Alirizan Selman Selmani, u lind më 05. 11. 1973 në Tetovë, ra dëshmor më 27. 05. 1999 në Gorozhup.

6. Beran Muhamet Gashi, u lind më 12. 02. 1974 në Prizren, ra dëshmor më 31. 05. 1999 në Gorozhup.

7. Ejup Tafil Kosumi, u lind më 09. 03. 1977 në fshatin Stanofc i Epërm të Vushtrrisë, ra dëshmor më 31. 05. 1999 në Gorozhup.

8. Gani Hamdi Saramati, u lind më 04. 01. 1968 në fshatin Petrovë të Prizrenit, ra dëshmor më 31. 05. 1999 në Gorozhup.

9. Safet Zeqir Peci, u lind më 13. 06. 1974 në Mitrovic, ra dëshmor më 31. 05. 1999 në Gorozhup.

10. Sali Islam Saramati, u lind më 03. 04. 1963 në Dobrusht të Prizrenit, u plagos rëndë më 31. 05. 1999 në Gorozhup. Ndërsa vdiç më 06. 06. 1999 në Spitalin e Tiranës.

11. Selver Bajram Maçkaj, u lind më 04. 01. 1967 në fshatin Lybeqevë të Prizrenit, ra dëshmor më 31. 05. 1999 në Gorozhup.

12. Shpend Sefer Berisha, u lind më 27. 06. 1959 në fshatin Volljak të Klinës, ra dëshmor më 31. 05. 1999 në Gorozhup.

13. Xhelal Behlul Sopi, u lind më 21. 11. 1977 në Dardanë, ra dëshmor më 01. 06. 1999 në Gorozhup.

14. Abdurrahman Xhylbehar Gërdellaj, u lind më 19. 11. 1974 në fshatin Rrenc të Sharrit, ra dëshmor më 02. 06. 1999 në Gorozhup.

15. Zejnullah Rrahim Zena, u lind më 27. 07. 1967 në fshatin Sojevë të Ferizajt, ra dëshmor më 03. 06. 1999 në Gorozhup.

Ju trima të Lirisë  me gjakun tuaj të derdhur për Liri e bashkim kombëtar shqiptar i bëni roje atdheut, i gjithë kombi shqiptar përulet para veprës suaj heroike. Rënia juaj në epopetë e betejave të Gorozhupit ndriçon rrugën brezave që po rriten për të ardhmën. Ju të përjetshmit dëshmor u lindët dhe u edukuat në gjirin e familjeve patriotike, për atë mbi të gjitha ju e donit atdheun dhe vaditet me gjakun tuaj tokën shqiptare. Ju ratë në altarin  e Lirisë, që ne të jemi të lireë. Ju jeni të gjallë në zemrat tona.

Po ne me zëmrim dhe indinjat pyesim njëfarë Fazli Berisha që po kërkon ndarjen tuaj nga lapidari i përbashkët dëshmorësh a ka ardhur ndonjë here në manifestimet përkujtimore dhe të paktën publikisht të lë në lapidarin e dëshmorëv qoftë edhe një lule. Ne nuk e kemi parë asnjëherë të ketë bërë një respekt të tillë për 14 vite më radhë. Po ama atij mbas 14 vite i bie në mend, i kujtohet të shkruaj një letër dhe të kërkoj ndarjën e dëshmorëve. Kësaj radhe nuk e kemi ndërmend të tejzgjatemi për të numruar ato të mirat që dha në të mirë të atdheut Brigade 128 e UÇK-së, sepse do na duhej të shkruanim një libër tejet voluminoz, ne të poshtëshënuarit nga brigade 128 e UÇk-së nga Zona  Operative e Pashtrikut mendojmë se ju z.Fazli Berisha duhet ti kushtoni më shumë kujdes vëmendjes suaj në mënyrë që mos të merreni më punën e të tjerëve ku ju nuk keni kontribuar, e në këtë rast mos e merni nëpër gojë komandantin, shtabin pjestarët e UÇK-së të Brigades sonë 128, se më nuk do të ju kursejmë për bëmat tuaja, edhe pse kësaj here ju kursyem për hir të kontributit që ke dhënë në operacionin”Shigjeta”në Pashtrak, gjë që komandanti Ruzhdi Saramati dhe ne asnjëherë nuk e kemi kontestuar pjesmarrjen tuaj në luftën çlirimtare. Për ne kjo letër është e mbyllur dhe nuk kemi kohë më të merremi me përrallat e askujt e në këtë rastë as më përrallat e Fazlliut. Reflektimi për të mirë të bënë nderë z.Fazli.

Nga: Ish-Shtabi i brigades 128 të UÇK-së të ZOP.

1. Komandanti:Ruzhdi Saramati d.v.

2. Zëv.komandanti: Avdi Ibrahimi d.v.

3. Shefi: Elmi bytyçi d.v.

4. Shefi i Operatives dhe kom i bataljonit IV-të Abdurrahman Nazifi d.v.

4. Shefi i ZKZ: Bashkim Hoxhaj d.v.

5. Shefi i Ndërlidhjës: Agron Axhami d.v.

6. Shefi i Logjistikës: Ajdin Xhahaj d.v.

7. Komandanti i bataljanit të I-rë: Feriz Gashi  d.v.

8. Zëvëndës kom.i bataljonit II-të Ylli Rashkaj d.v.

9. Komandanti I bataljonit III-të Xhelal Limani d.v.

Prizren  5 Tetor 2013.