Reagim i luftëtarëve të Brigadës 128 të ZOP-it, kundër inntervistës karrieriste të Dilaver Goxhaj, botuar me vazhdime në gazetën “Dita” në Tiranë, 29 Gusht 2013.

Reagim i luftëtarëve të UÇK-së, Brigada 128 - ZOP, kundër intervistës karrieriste të Dilaver Goxhajt,

botuar me vazhdime në gazetën “Dita”, Tiranë, 29 Gusht 2013

 

 

Nisur nga intervista plot gënjeshtra e sajesa e Dilaver Goxhës, e cila ka filluar më 29 Gusht 2013, në disa vazhdime, po  ju dërgojmë këtë shkrim, me anën e të cilit jemi të detyruar të reagojmë, kundër disa pikëpamjeve të Dilaver Goxhajt, të cilat ndërlidhen me aktivitetin luftarak të Brigadës 128-të UÇK-ës në operacionin “Shigjeta”. Mendojmë, se është e pandershme që dikush të tentojë ta shtrembërojë të vërtetën e luftës së UÇK-ës, në të gjitha aspektet e sajë, por në këtë rast është akoma më keq, kur kjo pandershmëri kalon në poshtërsi, ku të pavërtetat për luftën, transformohen për interesa të një individi, si bën konkretisht Dilaveri. Atë të cilën e bën trimat e të gjitha trojeve etnike Shqiptare, në operacionin “Shigjeta”, në Pashtrik në periudhën Prill-Maj-Qershor 1999, të rreshtuar në njësi të ndryshme të emërtuara si Drejtime Taktike e më pas si Brigada, si në rastin e Brigadës 138 të drejtuar nga Rustem Berisha në Koshare dhe Brigadës 128 të drejtuar nga Ruzhdi Saramati.

Si fillim i bëjmë thirje Dilaverit, që t’i mbajë duart larg nga njollosja dhe shtrembërimi i luftës së shenjtë të luftëtarëve të UÇK -ës. Kanë qenë rrethana të jashtëzakonshme, kur djemtë dhe bijat më të mira të atdheut, i dualën zot fateve të popullit dhe Atdheut të vet, Shipërisë Nënë. Kontributin e tyre, nuk guxon askush ta mohojë, ta nënçmojë, e për më tepër ta devijojë, për interest e veta, ashtu si bënë në rastin konkret Dilaveri. Me këtë rast, po u drejtohemi juve zoti Dilaver, me këtë reagim, me anën e të cilit duam t’ju demantojmë në tërërsi, për të gjitha përpjekjet tuaja të pasinqerta dhe qesharake, gjatë asaj interviste, për të përvetësuar meritat e luftëtarëve të UÇK -ës. Ne e ndjejmë si obligim, në mënyrë që t’u dalim në mbrojtje të gjithë atyre trimave dhe trimëreshave të UÇK –ës, të cilët nderuan Shqiptarët e kudondodhur dhe i zbardhën faqen  atdheut  dhe popullit të kombit tonë Shqiptar.

Ne ish luftëtarët e Br.128, i drejtohemi zotit Dilaver Goxhaj, duke i theksuar, se po të mos ishe ushtarak, as që do të merreshim me atë dhe me të pavërtetat e tij dhe të disa gazetarve, që luftën e UÇK -ës e kanë parë vetëm në TV apo veç në ëndërr. Sepse ne po shohim dhe lexojmë dhe për shumë të tjerë, që jo vetëm që nuk po i qëndrojnë besnik kontributit të dhënë, por me pa turpësinë e marrë, po shtiren ashtu si nuk ishin, nisur nga interesa vetiake të liga e të pista, kërkojnë të dalin tani në pasluftë si kapedanë të mëdhej. Por, në rastin tuaj, nuk mund të rrimë të heshtur kundrejt të pavërtetave, sidomos atëherë kur nënçmohet kontributi i ushtarëve dhe bashkëluftëtarëve të Brigadës 128, me të cilët i ndamë çastet më të vështira të jetës, direkt në frontin e luftës, në betejën vendimtare të Pashtrikut, të cilën ju si ndonjë teorien i math, ja mohoni asaj ushtrie Çlirimtare.

Sigurisht që ju nuk e dini, se Ruzhdi Saramati, ka organizuar mobilizimin e përgjithshëm të të rinjëve dhe të rejave në radhët e UÇK-ës, pikërisht para ardhjes tuaj në atë luftë ju dhe sejmenët që u qëndrojnë nga pas në hije, që ashtu së toku jeni katandisur dhe po doni të transformoni realitetin e historisë së Ushtrisë Clirimtare të Kosovë dhe të atyre që e bënë të lavdishme këtë Ushtri, e cila me këmbëngulësi të jashtëzakonshme i shporri njëherë e përgjithmonë  Serbët e Beogradit nacionalist nga kjo tokë Shqiptare.

Ju zoti dilaver shkruani dhe hamëndësoni për Operacionin “Shigjeta”, sipas fantazive karrieriste që keni në imagjinatën tuaj, për të cilat ne ju themi me bindje të plotë, se ju personalisht nuk keni të drejtë absolutisht, të përziheni dhe as të flisni për këtë operacion, sepse nuk keni qenë pjesë e tij dhe të drejtën për të folur e kanë vetëm ata, që me ditë e netë të tëra qëndruan burrërisht në malet e Pashtrikut, duke u përballur për jetë a vdekje me çetnikët, paramilitarët dhe kriminelët Serbë. Duke vepruar në të kundërtën, ju nuk po bëni gjë tjetër veçse po mashtroni veten dhe përhapni dezinformata të pamotivuara. Ne ish luftëtarët e Brigadës 128, po ju themi se ky operacion e ka patur organikën e vet komanduese të organizuar në mënyrë të mirëfilltë, nga ish Shefi SHP të UÇK-ës Bislim Zyrapi, duke filluar nga lartë e poshtë. Për hirë të së vërtetës, po ju ballafaqojmë  me disa nga emrat  kryesor të këtij operacioni të lavdishëm, që ti dhe individët e hijëzuar pas teje i mohoni.

1. Hashim Thaqi, Kryeministër I Qeverisë së Përkohshme të Kosovës

2. Azem Syla, ministër I Mbrojtjes në QPK

3. Fatmir Limaj, zëvendës ministër I Mbrojtjes

4. Kolonel Bislim Zyrapi,  komandant I Operacioni Shigjeta

5. Kolonel Spirro Butka, zv.komandant I operacionit shigjeta.

Këta persona ishin ata që e hartuan planin topsekret operativë të këtij operacioni, dhe

6.   Rustem Berisha Komandant i Brigadës 138

7. Ruzhdi Saramati, komandant i Brigadës 128 e të tjerë.

Ju, zoti Dilaver, bashkë me disa intrigant e mashtrues të tjerë, po manipuloni vlerat e luftës, në një kohë që  gjatë asaj lufte, nuk ishit asnjë sekondë në atë post që pretendoni, gjë për të cilën  duhet t’u vijë turp, që përhapni të pavërteta e gënjeshtra të tilla, duke u shtirur se kinse ju ishit ata që e drejtuat atë luftë të shenjtë të UÇK-ës. Luftën e lavdishme në operacionin “Shigjeta” e vulosën me gjakun e tyre 15 dëshmorët e kombit Shqiptar, që ranë heroikisht dhe 137 të plagosur, që i lanë gjymtyrët e tyre në mbrojtje të atdheut. Ju mund të flisini të pavërteta me ditë e netë të tëra, por asnjëherë nuk do të mund t’ia dilni ta njollosni këtë luftë të lavdishme. Populli e di fort mirë se kush ishin luftëtarët dhe drejtuesit e UÇK-ës të operacionit “Shigjeta” dhe nuk ka nevojë për sajesat dhe ëndërrimet tuaja karrieriste. Gjithashtu, është po ky popull që e di fort mirë se kush ishte Dilaver Goxhaj dhe shumë Dilavera të tjerë, që gjatë gjithë kohës u morën me veprimtari profitere personale dhe klanore, si gjatë luftës dhe pas saj. Harrojeni, nuk keni fuqi ta njollosni UÇK-në. Populli, moti i ka identifikuar frikacakët dhe sabotuesit e luftës, që sot po trumbetojnë se kanë qenë bajraktar të UÇK-ës së lavdishme të Adem Jasharit. Ndjenja për të qenë dikushi, ndoshta ekziston te secili individ, por jo në atë masë, sa për të manipuluar vlerat e luftës, siç po ndodhë me ju zotëri Dilaver. Me të vërtetë nevojitet një adminsitrim i këtyre aspiratatve të liga, sepse ato janë të dëmshme për vetë individin dhe për realitetin tonë historik kombëtar. Kjo nuk është kërkesë vetëm e jona, por dhe e atyre, që po reagojnë me komentet e tyre pas atyre që botoni ju, ku nuk mungojnë fyerjet dhe cilësimet, për ato ligësi brenda karakterit  tuaj.

Në fund fare, mund të them se kush dëshiron të flasë me kompetencë për të vërtetën e luftës së Pashtrikut, duhet të marrë pëlqimin e 173 komandantëve të hierarkisë së Brigadës 128, si dhe të disa komandantëve të njësive mbështetëse të këtij operacioni, të cilët janë të gjallë sot bashkë komandantin e tyre Ruzhdi Saramatin, që s’iu nda asnjëherë trimave të Pashtrikut, duke qëndruar besnikë dhe në ballë të frontit, deri në përfundimin e luftës. Përndryshe, i posedojmë të gjitha shkresat, urdhëresat, planin topsekret operativë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK –së në lidhje me operacionin “Shigjeta”, dhe siç po duket do të detyrohemi ta publikojmë origjinalin e tyre, dhe ata që po trumbetojnë për bajaraktarë të operacionit, do të binden se emri i tyre nuk figuron asgjëkundi.

Prizren: 13.09.2013

1. Feriz Gashi – Komandant i Batalionit të I-rë, Brigada 128, ZOP;

2. Ylli Rashkaj, Komandant i Batalionit të II-të, Brigada 128, ZOP;

3. Xhelal Limani, Komandant i Batalionit të III-të, Brigada 128, ZOP;

4. Abdurrahman Nazifi, Komandant i Batalionit të IV-të, Brigada 128, ZOP;

5. Jetullah Krasniqi, Komandant Kompanie, Brigada 128, ZOP;

6. Orhan Bislimaj, Komandant Kompanie, Brigada 128, ZOP;