Kriteret e botimit të materialeve në faqen “Epopeja e Pashtrikut”

1. Faqeja “Epopeja e Pashtrikut” është organ mediatik i Brigadës 128 të Zonës Operative të Pashtrikut të  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe nuk ka karakter të përfitimit material. Ajo, është krijuar dhe mirëmbahet në baza vullnetare nga veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Brigada 128, për të dhënë një kontribut sa do modest në kultivimin e vlerave të luftërave tona çlirimtare dhe të kulturës tonë të përgjithshme kombëtare shqiptare;

2. Epopeja e Pashtrikut, është faqe kombëtare shqiptare dhe ofron materiale të ndryshme, përfshirë punime autoriale, opinione, informacione, dokumentare, videoinçizime nga lufta, etj., e të cilat kanë të bëjnë drejtpërdrejt me vlerat e përgjithshme kombëtare shqiptare;

3. Kriteret e botimit në këtë faqe, përputhen me kriteret e botimit të ëebfaqeve të tjera. Përveçse, parimi bazë i saj është fryma kombëtare shqiptare.

4. Çdo artikull që dërgohet për t’u botuar në faqen “Epopeja e Pashtrikut”, i nënshtrohet një recensionimi nga redaksia e faqes, e cila e posedon të drejtën e përzgjedhjes së artikujve dhe vendos për botimin ose jo të artikullit;

5. Çdo artikull apo material i dërguar për botim në faqen “Epopeja e Pashtrikut” duhet të përputhet me standardin e gjuhës shqipe. Artikujt mund të jenë të ndryshëm, si punime shkencore, recensione, opinione, përkthime, etj…;

6. Artikujt duhet të jenë me përmbajtje origjinale dhe jo plagjiaturë, që trajtojnë problematikë me interes të përgjithshëm kombëtar shqiptar, dhe duhet të jenë rigorozisht në pajtim me etikën publike. Artikujt, që implikojnë trajtime të divergjencave personale, e që vlerësohet se nuk kanë dobi të përgjithshme, nuk do të botohen. Po ashtu, artikujt që shoqërohen me ofendime, fjalë banale, etj., do të korrigjohen nga redaksia, ose fare nuk do të botohen;

7. Redaksia e faqes “Epopeja e Pashtrikut” interesohet maksimalisht që të postojë informacione të sakta dhe të nevojshme për lexuesit. Informacionet mund të merren nga portalet e gazetave të ndryshme informative në Kosovë, apo nga burime të tjera, porse gjithnjë duke respektuar të drejtën e botimit të informacionit. Redaksia e mban të drejtën që në çdo moment ta ndryshojë informacionin;

8. Lexuesi, e ka të drejtën e komenteve dhe reagimeve për materialet e publikuar. Secili koment duhet t’i përmbahet etikës publike, dhe nuk duhet të ketë karakter përçarës. Komentet, që cilësohen se janë të padobishme, apo se mund të kenë efekt negativ, redaksia e faqes nuk do t’i lejojë;

9. Materialet e dërguara në redaksi, nuk kthehen mbrapa, dhe redaksia e faqes “Epopeja e Pashtrikut” nuk mban asnjë përgjegjësi morale apo juridike ndaj autorëve;

10. Faqeja “Epopeja e Pashtrikut”, e ruan të drejtën e botimit (copyright) të materialeve të botuara në faqe. Materialet e botuara konsiderohen se janë në pronësi të faqes, më se, ndalohet rreptësisht kopjimi, ribotimi apo shkarkimi i tyre pa lejen e redaksisë dhe të autorit të artikullit përkatës;

11. Secili autor është përgjegjës për materialin e tij, dhe se redaksia e faqes, nuk qëndron domosdoshmërisht pas çdo teksti të autorëve;

12. Materialet për botim mund të dërgohen në e-mailin: Kjo adres e-maili sht e mbrojtur nga spam bots, duhet t aktivizoni javascript pr ta par at

Me respekt,

Redaksia

(Shtojcë)

Pas aktivizimit të kësaj faqeje, disa autorë kanë dërguar artikujt të ndryshëm, porse këto artikuj përmbajnë fyerje, implikime personale dhe kanë karakter përçarës ndër shqiptarë. E kuptojmë dëshirën e autorëve për t’i botuar këto artikuj, por e përsërisim edhe njëherë se këto artikuj nuk mund të botohen në këtë faqe, pasiqë qëllimi i saj është promovimi i vlerave kombëtare shqiptare dhe jo përçarjet, ndasitë dhe qërimi i hesapeve personale. Kërkojmë mirëkuptimin e juaj! (Me respekt, Kryeredaktori).