Operacioni SHIGJETA

Foto - Galeria • KLIKO



Operacioni Shigjeta Krenaria e UÇK-së

O komandanti jonë i ZOP-it, mos u nervozo se rreshterët e ushtrisë serbe ashtu e kanë detyrën, nga eprorët e tyre, shkije dhe farkista.
Në luftë, ata treguan mos aftësitë e mos guximin e tyre perballë armikut shka, edhe ne Shigjetë erdhën e u emëruan vetë nëpër detyrat të cilat nuk kishin guxim t’i kryenin por bridhnin andej e këndej, disa nëpër Kukës, nëpër kafene.
Rreshterët në fjalë vetëm detyrat e tyre që ja kishin dhënë vetes nuk i kryenin. As nuk u dukën afër frontit ku luftonin burrat e Kosovës, ata i gënjenin edhe luftëtarët që të mos vinin në frontet e luftës: “Jo se ua kanë arrestuar komandantin”, “jo se ka ikur komandanti juaj”. Deri aty erdhi puna, sa që luftëtarët u irrituan dhe na thanë neve që mos t’i pranojmë këta rreshtera të ushtrisë serbe se ne nuk i njohim, sepse ata janë në shërbim të Tito-Millosheviqit.
Çudirat po ndodhin në kohën kur lufta ka 24 vite që ka mbaruar. Këta mjeranë me rrenat e tyre po duan t’i mashtrojnë, por rrenat e tyre ju hecin vetëm me ata tutkunë që fshiheshin mbrapa tyre. Ama, rrena i ka këmbët e shkurtra dhe atyre vetëm turpi do t’u mbetet. 
Burrave ju shkëlqejnë meritat në luftë, në frontet ku luftuan e ranë dëshmorë. Trimat u përgjakën me armikun serb dhe i lanë edhe gjymtyrët e trupit duke e shporrur armikun. UÇK e përfundoi me nder obligimin që kishte për çlirimin e Kosovës, për lirinë e shumëpritur, e dezerterëve, rreshterëve të ushtrisë serbe ja lanë turpin në vend të nderit, duke mos i mbetur asgje tjetër përpos të bredhin si sharlatanë, duke gënjyer se këta ishin trima e më të zotët. 
Po i pyes rreshterat e Tito-Millosheviqit: ku luftuat ju? – në luftën tuaj të panisur, sa luftëtarë e të plagosur i keni? – se, luftë pa gjak kurrkund nuk ka ba vaki me u ba!
Rreshtera serb, mos u mburrni me dëshmorët e atyre komandantëve që qëndruan në ballë të frontit bashkë me luftëtarët, duke mos ja lanë vendin shkijeve kriminelë askund nëpër Kosovë.
Ku ishit ju kur në luftë u vranë gjithë ata djem, ku luftuan djemt ma t’mirë të vendit tonë dhe u plagosën gjithë ata luftëtarë trima të UÇK-së. Sot, pas 24 viteve, mos thurni lavde pwr veten tuaj, se jeni të humbur dhe askush nuk u njeh për komandantë, përveq atyre që i detyruat të dezertojnë. 
Turpi ju mbuloftë për jetë e mot!
Ju, aq poshtë keni rënë, sa që nuk i keni zbatuar as urdhërat e komandantit të përgjithshëm Z. Azem Syla, as të Hashim Thaqit, Bislim Zyrapit, Spiro Butkës – shefit të shtabit të operacionit Shigjeta, Major Shaban Musliu e të tjerë. Ju them që të mos thirreni as në emrin e dëshmorëve dhe as në emrin e te plagosurve, se nuk ju ka hije. 
Tashmë po bahen 24 vite, që kurrë një lule nuk e keni vëne në Kompleksin Memorial ku dëshmorët janë gdhendur për të shënuar lavdinë e tyre, që populli për çdo vit i përkujton në mënyre massive, e juve, pak si vonë u ka ra ndërmend.
Gjithë këtë, e bani për me ja rrit vlerat vetes, të cilat nuk i keni, e nuk i keni pasë kurrë, se lufta ishte në vitin 1999, jo tash! 
Më së miri është që çdo kush ta mbaj vendin e vet!
Komandanti i drejtimin taktik nr. 3 (Brigada 128), Ruzhdi Saramati.