Operacioni SHIGJETA

Foto - Galeria • KLIKO



LUFTA E KOSHARES DHE PASHTRIKUT NË FOKUSIN HISTORIK TË OPERACIONIT “SHGJETA”

Lufta çlirimtare e popullit Shqiptar të Kosovës, në vitet 1998-1999, mori përmasa shumë të gjëra në të gjitha fushat, e sidomos në ato politike, diplomatike e ushtarake, ku u aplikuan dimensione të reja, tepër të volitshme për arritjen e synimeve përfundimtare të organizmave veprues botëror e kontinental. Bota politike nisi të shkundej nga qëndrimet e lëkundura të reja e  të vjetra. Rrugët për një zgjidhje të mundëshme, u gjendën midis kësaj shoqërie njerëzore dhe inisiativën e ndërmorën SHBA-ës, nismë kjo që u pasua nga Anglia, Gjermania e shtete të tjera Evropiane, pjestare të aleancës atlantike të veriut. Takimet e diplomatve  të ndyshëm të SHBA-ës dhe Europianë, me krerët e politikës të Serbosllavisë, të mbetur pas luftrave brënda gjinisë Sllave, jo vetëm që nuk dhanë rezultatet e dëshëruara, por për më tepër krijuan bindjen, se Millosheviçi nëpërmjet përpjekjeve politike të djallëzuara, kërkonte të fitonte kohë, për të ndryshuar situatën në favor të tij. Nisur nga këto ecuri, SHBA-ës, Anglia, Gjermania dhe Franca, ndërmorën inisisiativën për të organizuar konferencën e Rambujesë, për të ulur në tavolinën e përbashkët Shqiptarët dhe Serbët. Në këtë takim të nivelit ndërkombëtar, u rrahën dhe u shoshitën rrugët e mundëshme, për zgjidhjen e krizës në Kosovë.  Konferenca zgjati më shumë se duhej dhe kjo për qëndrimin e delegacionit Serb, i cili duke vazhduar me kokëfortësinë e njohur nacionaliste, kërkoi me çdo kusht të mbate gjallë Serbosllavinë e mbetur, me Kosovën brënda kufijve të Serbisë. Refuzimi nga ana e tyre, për nënshkrimin e vendimeve të asaj Konference dhe largimi prej sajë në mënyrë demonstrativ, ishte një fyerje për ata ndërkombëtar, që ndërmorën nismën e kësaj Konference.

Nevoja për koordinimin e mëtejshëm të veprimeve  politike e ushtarake brënda dhe jashtë Kosovës, ndërpreu  paksa diskutimet e Rambujesë dhe ekipi udhëheqës i UÇK-ës erdhi në Kosovë, për të sistemuar  plotësisht qëndrimin përfundimtar, që duhej mbajtur në Rambuje nga politika Kosovare. Koha në vazhdimësinë e vet qartësoi luftëtarët e UÇK-ës dhe opinionin e gjërë publik Shqiptar, për drejtësinë e vendimeve që parashihte Konferenca e Rambujesë, për zgjidhjen e krizës Kosovare. Delegacioni Serb, nisur nga porositë e Beogradit, u tërhoq nga Rambujeja, me pretekstin tashmë të njohur, të padrejtësisë politike që po u bëhej Serbve dhe Serbisë. Bashkësia ndërkombëtare e udhëhequr nga SHBA-ës, mori vendimet e duhura, duke pregatitur gradualisht ndërhyrjen ushtarake, për zgjidhjen e krizës Kosovare, luftë kjo e cila nisi me sulmet e NATO-s nga ajri, në 24 Mars 1999 kundër Serbisë. Mbështetur në këto ecuri, Hashim Thaçi me atributet e kryeministrit të  QPK-ës në Rambuje dhe të Komandantit të UÇK-ës, vuri detyrat përkatëse Ministrisë së Mbrojtjes dhe SHP të UÇK-ës, për intensifikimin e mëtejshëm të veprimeve luftarake, për të hapur luftën frontale, atë të përballjes me ushtrinë Serbe, jo vetëm në thellësi të Kosovës, por  për gjatë gjithë kufirit imagjinar Shqipëtaro- Shqipëtar, me forca të ardhura kryesisht nga diaspora e Perëndimit.

Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-s, i drejtuar në atë kohë nga Bislim Zyrapi, i kish marrë me kohë masat organizative për  hapjen luftës frontale, luftë kjo që u identifikua me  emrin e koduar “Shigjeta”, operacion që filloi në 9 Prill 1999 me sulmin në Koshare dhe vazhdoi me betejën e Pashtrikut, ku si rezultat i përpjekjeve të përbashkëta të luftëtarve të gjithë UÇK-ës në front dhe thellësi, u çlirua Kosova plotësisht njëherë e përgjithmonë nga vargonjtë  e hekurt të robërisë Serbe. Organizimin e zhvillimin e veprimeve luftarake të Operacionit “Shigjeta”, i ka ndjekur nga afër Kryeministri i QPK-ës, pasi vizitoi  kampet e refugjatve në Kukës, i shoqëruar Zv/Kryeministri i Shqipërisë Ilir Meta dhe komandanti i Divizionit të Kukësit Gjeneral Kudusi Lame. Ai inspektoi  punën dhe veprimet e shtabit drejtues të atij operacioni në Vend Komandën e drejtimit të zhvillimit të luftimeve. Për ecurinë luftarake të atij operacioni ju raportua si Kryeministër dhe Komandant i UÇK-ës, direkt nga vetë Zv/Komandanti i operacionit “Shigjeta” Kolonel Spiro Butka. Në këtë veprim luftarak  të gjithanshëm, UÇK-ës dhe krejt populli Shqiptar i kudo ndodhur, të pa ndarë si një trup i vetëm, luftuan së bashku, duke i treguar mbarë botës, se cilët janë Shqiptarët e përse luftojnë. Bota, duke parë nga afër krimin barbar Serb dhe sakrificat e Shqiptarve në luftë për liri e pavarësi, na mbështeti fuqimisht politikisht dhe ushtarakisht, për të arritur qëllimin tonë, synim ky që u korëzua me largimin dhe të ushtarit të fundit Serb nga krejt Kosova,

Ushtria Çlirimtare e Kosovës në vitin 1999, nuk ishte më ajo e viteve të shkuara dhe struktura e sajë organizative kishte ndyshuar, duke marrë pamjen e plotë të një ushtrie të rregullt. Sukseset e arritura në shkallë taktike, me  sulmet e vazhdueshme të Brigadave në të gjitha zonat operative, sollën për pasojë, rritjen graduale të veprimeve luftarake në shkallë operative dhe në refleks të kësaj ecurie, krijoi kushte të favorshme, për të kaluar në veprime luftarake frontale ballë për ballë ushtrisë Serbe. Kolonel Bislim Zyrapi, duke qënë në krye të drejtimit të SHP të UÇK-ës, pas analizave të shumta të situatave luftarake, udhëzoi SHP për zbërthimin dhe vënjen e detyrave të mëtejshme, në raport të drejtë me situatën e krijuar. Beteja e Jasharajve Legjendar në Prekazin luftarak, i dha një impuls të pakrahasueshëm moral e politik luftëtarve dhe krejt Shqiptarve të kudo ndodhur. Bota perëndimore dhe sidomos qarqet politike e ushtarake, morën kthesën e duhur, në qëndrimet ndaj luftës së drejtë të UÇK-ës. Nisur nga këto zhvillime, SHP i UÇK-ës sipas urdhrit të firmosur nga Shefi i SHP të UÇK-ës Kolonel Bislim Zyrapi, lëshoi në 17.02.1999 komunikatën me Nr.013, ku bëri thirrje “gjithë institucioneve shtetërore, partive politike, shoqatave atdhetare e individëve të ndryshëm patriot, të ndihmojnë me të gjitha mënyrat Kosovën”, në luftën e saj të përgjithëshme, për çlirimin e popullit të vetë, nga zgjedha koloniale Serbo-Sllave. Lufta mori përmasa të mëdha dhe zgjerimi i sajë në të gjithë teritorin e Kosovës, inicoi më tej domosdoshmërinë e krijimit të frontit të luftës me front të rregullt, ballë për ballë me ushtrinë Serbe. Ndër kohë politika botërore evoloi më tejë dhe nisur nga vendimet e Konferencës së Rambujesë, u krijuan institucionet qeveritare të Kosovës, të cilat duke patur situatën në dorë, dhanë udhëzimet përkatëse për SHP, lidhur me veprimet e mëtejëshme të UÇK-ës, në luftë kundër ushtrisë Serbe.

Në 24 Mars 1999 aleanca atlantike nisi sulmet ajrore kundër Serbisë dhe ushtrisë Serbe. UÇK-ës dhe SHP i sajë morën vendimet përkatëse. Nisur nga orientimi i Kryeministrit të QPK-ës  Hashim Thaçi njëkohësisht dhe komandant i UÇK-ës, SHP i UÇK-ës, në datë 31 mars 1999 nxori vendimin me Nr.15, për mobilizimin e përgjithshëm, për të përballuar ofensivën e re Serbe gjatë luftës për çlirimin përfundimtar të Kosovës. Në vazhdimësi të konkretizimit të detyrave të mëtejshme, SHP i UÇK-ës nxori njëri pas tjetrit urdhrat me Nr.97 dhe 98 datë 31.03.1999, ku i pari precizoi vendimin e marrë nga ky shtab luftarak dhe i dyti garantoi sigurimin e kompletimit gjatë mobilizimit të përgjithshëm, të vulosur e firmosur nga ana ime. Në vazhdimësi të drejtimit të SHP të UÇK-ës, Kolonel Bislim Zyrapi  dha udhëzimet e duhura, për konkretizimin e detyrave të vëna nga Kryeministri dhe komandant i UÇK-ës Hashim Thaçi. U hartua plani i operacionit “Shigjeta” me Nr.J-03/1 datë 31.03.1999, plan i cili nisur nga paqartësirat e dukëshme për realizim, kërkoi një ripunim të hollësishëm, për preçizimin dhe konkretizimin e detyrave luftrake, në përputhje të plotë me situatën e krijuar, kohën dhe vendin e zhvillimit. Por ky projekt plan, i cili më pas, për shumë pasaktësira u korigjua, sipas Dilaver Goxhës në shkrimin e portalit Pashtriku.org,  nuk i përket  datës së mësipërme por asaj të 17 Prillit 1999, në një kohë kur dihet, që  sulmi i këtij operacioni nisi në 9 Prill 1999. Hamëndësi jo vetëm kjo e karrjeristit të sëmurë Dilaver Goxhaj, por dhe e hienës  Serbe Sheradin Berisha, i cili edhe pse në njërën dorë mban penën, në tjetrën pas shpinë mban thikën, për  tua ngulur drejtuesve të UÇK-ës direkt dhe indirekt asaj ushtrie çlirimtare.

Operacioni “Shigjeta” për vetë kushtet luftarake në të cilën gjendej UÇK-ës, u zhvillua në dy faza. Faza e parë ose si quhet ndryshe “Shigjeta-1”, është beteja e Koshares dhe faza e dytë ose e quajtur “Shigjeta-2“, është beteja e Pashtrikut. Ai operacion nisi me luftën në Koshare në 9 Prill 1999 në orën 03.30 të mëngjezit dhe urdhrin për sulm, Rustem Berisha komandanti i Dr.Op.Nr.1(Brigata 138 e të tjera), e mori nga Azem Syla si Ministër i Mbrojtjes të QPK-ës dhe nga  Shef i SHP të UÇK-ës Kolonel Bislim Zyrapi. Zhvillimi i operacionit “Shigjeta” në dy faza, u kondicionua, nga gjëndja jo e mirë e UÇK-ës në kompletimin me armatim e sidomos me municion. Në refleks të këtij kushtëzimi, nisi pothuajse me nxitim lufta në Koshare, luftë e cila nga përmasat që mori gjatë zhvillimit të vet, tregoi dhe afirmoi para gjithë botës përparimtare, se nuk është vetëm numuri i shumtë i trupave dhe armatimi që ata paisen, për të arritur fitoren në një betejë, por dhe guximi, trimëria, sakrifica dhe vetmohimi këmbëngulës, për të arritur fitoren mbi kundërshtarin. Kjo u arrit pikërisht në Koshare nga UÇK-ës, një ushtri relativisht prej afro 20000 forcash, kundër  rreth 60000 forcave të ushtrisë Serbe, të armatosur deri në dhembë e të veshur me blind.

Kapja, pushtimi dhe mbajtja me vëndosmëri e rajonit të Koshares, hapi perspektiva të mëtejshëme në zhvillimet luftarake nga ana e UÇK-ës, ku hap pas hapi, suksesi në Koshare, nxiti iniciativa të reja luftarake dhe forcat e operacionit “Shigjeta” në natën e 25-26 Majit 1999, u hodhën në mësymje të përgjithëshme frontale me Dr.Op. Nr.2 të drejtuar nga Nexhmedin Kastrati, nga ku drejtimet taktike Nr.1,2, dhe 3 përkatësisht të drejtuara nga Uran Rexhepi, Bilal Syla dhe Ruzhdi Saramati, me sulme e kundërsulme të fuqishme, e shkatërruan pothuajse fare brezin e parë të mbrojtjes të ushtrisë Serbe, duke krijuar kështu kushte të favorshme, për arritjen e fitoreve të tjera nga ana e UÇK-ës. Lufta për kapjen, pushtimin dhe zotërimin e Pashtrikut, hyri në historinë e UÇK-ës si Beteja e Pashtrikut, betejë e cila dhe sot e kësaj dite përmëndet në kujtimet e pas luftës të Gjeneralit Amerikan Uesli Klark, si lufta e përpjekjeve të mëdha e luftëtarve të UÇK-ës, për arritjen fitores përfundimtare gjatë luftës për çlirimin e Kosovës. Operacioni “Shigjeta”, nuk duhet përmbledhur thjesht  si eveniment i një anshëm luftarak, i nisur me rreth 6000 forca nga kufiri imagjinar Shqiptaro-Shqiptar, por i tërësishëm i UÇK-ës, ku kjo ushtri mori pjesë plotësisht me të gjitha forcat e të gjitha Zonave Operative, në luftë të përbashkët e të gjithanëshme, për  arritjen e fitores përfundimtare, për çlirimin e plotë të Kosovës. Lufta në Koshare dhe ajo në Pashtriku, u koordinua ngushtazi me veprimet sulmuese në thellësit të territorit të Kosovës, luftime të njëpasnjëshme e të pandara nga të gjitha Brigadat e Zonave Operative, dhe për rezultat të kësaj arritje masive në krejt teritorin e Kosovës, Serbia u detyrua të kapitullojë në Kumanovë.

RRESHTIMI  KUFTARAK  I  DREJTUESVE NË  OPERACIONIN   “SHIGJETA” Nisur nga organizimi, planizimi, drejtimi, komandimi  e zhvillimi i veprimeve  luftarake  frontale të Operacionit “Shigjeta” dhe dokumentacioni historik që e shoqëron këtë eveniment luftarak të UÇK-ës në pas luftën e ditëve të sotme, vërtetohet kategorikisht, se  ajo luftë frontale e UÇK-ës, e koduar me emërin “Shigjeta”, u udhëhoq, u drejtua, u komandua nga vetë Shqiptarët, të cilët ashtu të bashkuar si një trup i vetëm, e konkretizuan atë betejë luftarake të madhërishme, me çlirimin e plotë e përfundimtar Kosovës, si tokë e patjetërsueshme Shqiptare dhe vetëm Shqiptare. Ata që u përfshinë dhe u angazhuan brënda strukturës organizative të kësaj lufte frontale, janë ish drejtues e luftëtarë të UÇK-ës,të ardhur nga fronte, zona, njësi e repate të ndryshme, të cilët detyra atdhetare e patriotike  i rradhiti si më poshtë:

Kryeministër i QPK-ës dhe Komandant i UÇK-ës Hashim Thaçi

Udhëheqës politik  të operacionit  “Shigjeta”:

-Ministri i Mbrojtjes Azem Syla

-Zv/Ministri i Mbrojtjes Fatmir Lima

Komandant i Operacionit “Shigjeta” Kolonel Bislim Zyrapi

-Zv/Komandant dhe drejtues i  shtabit  operacional Kolonel Spiro Butka

-Ndihmës drejtues i Shtabit operacional Major Shaban Musliu

-Shefi Operativ i operacionit  Rifat Sulejmani

-Shefi i personelit dhe resurseve i operacionit Idriz  Mehmeti

-Shefi i zbulimit dhe i sigurisë  i operacionit Halit Krasniqi

-Shefi i logjistikës të operacionit  Major Mark Shala

-Shefi i  armatimit  e municioneve i operacionit Kapiten Shefki Avdullahu

-Shefi i kordinimit të  situatave   midis  Z.O. të U.Ç.K.-ës Gramoz Kelmendi

-Shefi i kordinimit të veprimeve të U.Ç.K.-ës me NATO-n  Agron Haradinaj

-Shefi i inderlidhjes  e  komunikimit i operacionit Agron Axhami

-Shefi i policisë Ushtarake të operacionit  Fadil Hoxha

-Shefi i administratës i operacionit Agim Sulejmani

-Shefi i mjeteve  të  transportit  i operacionit Alush  Shala

-Shefi i shëndetsisë i operacionit mjeku Hysni Hoxha

-Kordinator  e  përkthyes  Fiqiri Meta  dhe  Astrit Huskaj

DREJTIMI  OPERATIV Nr.1

-Komandant i  Drejtimit  Operativ  Nr.1 Rustem Berisha

-Shefi i Shtabit të  Drejtimit OperativNr.1 Agim Ramadani

-Shefi oerativ i  Drejtimit Operativ Nr.1 Adem Dahri

DREJTIMI   OPERATIV Nr.2

-Komandanti  i  Drejtimit Operativ Nr.2  Nexhmedin Kastrati

-Zv/Komandanti drejtimit operativ Nr.2  Mus  Jashari

-Shefi i  shtabit  i  drejtimit operativ Nr.2  Nexhip Hajdari

-Shefi operativ  i  drejtimit operativ  Nr.2  Rifat  Sulejmani

-Shefi i logjstikës drejtimit operativ Nr.2  Fadil Demiri

Për Drejtimet Taktike:

-Komandant  i  drejtimit  taktik  nr.1  Uran  Rexhepi

-Komandant  i  drejtimit  taktik  nr.2  Bilall  Syla

-Komandant i batalionit të skalionit  parë  D.2.T. Toger Dritan Dyrmishi

-Komandant i batalionit të skalionit  parë  D.2.T. Toger  Ermir  Bega

-Komandant i batalionit të skalionit  dytë  D.2.T.Toger  Agim Sallaku

-Komandant  i  drejtimit  taktik  nr.3  Ruzhdi  Saramati

-Zv/Komandant i drejtimit  taktik nr.3 Elmi Bytyçi

-Shefi i shtabit dhe  operativ i drejtimit taktik nr.3 Nazmi Pulaj

-Komandant i S-2 Avdi Ibrahimi

-Komandant i S-3 Avduraman Nazifi

-Komandant i S-4 Ajdin Xhafaj

-Komandant i S-5 Agron Agjoni

-Komandant  i  drejtimit  taktik  nr.4  Hysni  Syla

-Zv/Komandant i  drejtimit  taktik nr.4  Enver Rustemi

-Komandant i S-2 Fadil Zejnullahu

-Komandant i S-3  Xhem Gashi

-Komandant i S-4 Bashkim Hasani

-Komandant i S-6 Avni Bekteshi

-Komandant  të TF-1 Luan Bytyçi

-Zv/Komandant të TF-1 Bedri haxholli

-Komandant të TF-2 Skandi  Llagami

-Komandant të TF-3 Fazlli Berisha

-Zv/Komandant të TF-3 Agim Mehani

-Komandant i Bazës  së  Grumbullimit, Furnizimit dhe Shpërndarjes

Xheladin  Gashi (me pseudonimin “Komandant Plaku”)

-Drejtuesit e  Qëndrave Stërvitore:

-Qëndra e pritjes e kompletimit në Helshan  Komandant  Kolonel  Maliq  Doçi

-Qëndra Stërvitore  Nr.2 në Burrel     Komandant  Kolonel  Arian  Zaimi

-Qëndra Stërvitore  Nr.3 në Feken      Komandant  Kolonel  Flamur Skraparliu

-Qëndra stërvitore  Nr.4 në  Kolsh      Komandant  Binak Gashi

Nga katër qëndrat stërvitore të mësipërme, bashkë me trupat u futë në luftë vetëm komandanti i qëndrës stërvitore Nr.4 Binak Gashi, ndërsa tre komandantët e tjerë, ju shmangën veprimeve operacionale në rreshtimin luftarak  të frontit. Megjithatë, njëri prej tyre edhe pse nuk mori pjesë direkte në luftë, u shpall veteranë nga komisioni qeveritar, ndërsa dy të  tjerët nuk u shpallën veteranë, sepse nuk morën pjesë me forcat që përgatitën për luftë.

Për këtë veprim oeracional vendimtar të UÇK-ës, kam shkruar në  shtypin e përditshëm të Tiranës e Prishtinës e faqe të ndryshme interneti artikullin “Operacioni “Shigjeta” vazhdimësi e luftës së UÇK-ës në Koshare e Pashtrik, për çlirimin e Kosovës”, ku mbështetur në doktrinën ushtarake të kohës, kam dhënë mendimet përkatëse për planizimin, organizimin, drejtimin, komandimin dhe zhvillimin e veprimeve luftarake të atij operacioni, duke u mbështetetur fuqimisht në dokumentat historike të atij operacioni, të mbajtura e arshivuara nga koha e zhvillimit të luftës. Në kuadër të përvjetorit të fillimit të operacionit” Shigjeta”, të nisur në 9 Prill me luftën në Koshare, po i kthehem sërish atij evenimenti luftarak të UÇK-ës me këtë shkrim, sepse elementë destruktivë, të infiltruar nëpër struktura dasha keqe, e për më tepër shërbëtor të Beogradit, gjatë këtyre viteve, kanë sajuar shkrime të dëmshme e të paskrupullta, për atë eveniment tepër të rëndësishëm luftarak të UÇK-ës. Më i spikaturi i këtyre spekulatorëve është Dilaver Goxhaj, njeriu që shehë ëndra me sy hapur, si i vetë shpallur “Zv/Shef imSHP të UÇK-ës”. Shkruan dhe del nëpër medja vizive, duke e transformuar këtë operacion, sipas interesave të tijë. Paraqet tre variante zhvillimi dhe organizimi. I pari, deklarohet në librin e tijë plotë sajesa e gënjeshtra “Një kolonel midis Tiranës e Prishtinës”, ku sipas Dilaverit, operacionin “Shigjeta” e ka drejtuar djali i tij Dritani, nga shtëpia e vetë në Tiranë. I dyti, në një inçizim filmik për trimin Tropojan Tahir Sinani, deklaron se si i ngarkuar nga SHP i UÇK-ës, i ka vënë detyrën Tahirit, për zhvillimin e operacionit. Dhe i treti mashtrim i tijë paraqitet në portalin Pashtriku, ku sipas tijë është planizuar nga Agim Çeku, Drini, dhe  vetë Dilaveri më 17 Prill 1999 dhe është dërguar për zbatim me 4 ushtarë Tahir Sinanit për zbatim.  Marrëzira të papara, jo vetëm për mashtrimin që bëhet, por për më tepër se me këto deklarime i vetë quajturi Shpëtim Golemi, minimizon e godet tërthorazi rolin drejtues të Hashim Thaçit si Kryeministër i QPK e Komandant i UÇKës, të Azem Stylës si Ministër i Mbrojtjes të QPK, e të Kolonel Bislim Zyrapi si Shef i SHP të UÇK-ës e Komandant operacioni. Më tej këtë rrugë e vazhdonë Rajmonda Maleçka, një injorante me arsim 8 vjeçar, nëpërmjet pseudolibrit “Hasi midis luftës dhe lirisë”, ku së bashku me një njeri që ju shmang luftës,, për të ulur vlerat drejtuese të Kolonel Bislim Zyrapit si komandant operacioni, nxjerin Kemal Shaqirin komandant operacioni. Pas këtyre shërbëtorve të Beogradit, rendë dhe injoranti i fushës ushtarake Fazlli Berisha, i cili duke u hequr si njohës i thellë i luftrave, e nxjerrë veten si një drejtues të pa zëvëndsueshëm. Brënda këtyre individëve sharlatanë, përfshihen dhe disa element farkist, ku si të betuar të Beogradit, për çdo vit në përkujtim të luftës në Koshare, e trumbetojnë këtë eveniment luftarak si të veçantë e të ndarë nga UÇK-s, duke  harruar, që utdhrin për fillimin e sulmit e muarën nga Azem Syla e Bislim Zyrapi, dy drejtuesit kryesorë të UÇK-ës.

E theksova më sipër, se pjesmarit e asaj lufte kanë të drejtë të shkruajnë e të bëjnë vlerësimet e kritikat përkatëse, për seicilin eveniment luftarak të UÇK-ës, sepse historia e asaj lufte, nuk është vetiake, por e gjithë popullit Shqiptar, e si e tillë pasqyrimi i sajë duhet bërë realisht e pa improvizime. E kam mbrojtur deri tani dhe do ta mbroj historinë e asaj lufte asht si është, pa ndryshuar qoftë dhe një presje të vetme. Dhe për të gjitha  qëndrimet që kam mbajtur në mbrojtje të historisë të asaj lufte, para dis vitesh kam patur kërcënime nga nga dy agjentë të Beogradit Flori Bruqi në Prishtinë e Rajmonda Maleçka në Tiranë. Mendova se morën fund, por Beogradi nuk hoqi dorë dhe në 30 Mars 2017, nëpërmjet trashëgimtarit të një UDB-shi, nisi përsëri kërcënimet kundër meje. Unë nuk ju trëmba Sërbëve e jo më këtyre mjeranëve, që e kanë shitur shpirtin te Serbët si trashëgimtar të tradhëtisë familjarisht. Nisur nga të gjitha këto,  si pjestar i shtabit të atij opercioni, më lind e drejta dhe mua të flasë, shkruajë e në mënyrë të veçantë të kundërshtojë, deklarimet karrjeriste, cinike, të qëllima e hakmarrëse, të bëra nga individ të ndryshëm, për drejtuesit e UÇK-ës e dhe  ata të operacionit “Shigjeta”. E them këtë nisur nga një palo intervistë e dhënë nga ushtar Agim Sulejmani, që deklaron se paska punuar në sektorin operativ të atij operacioni, në një kohë që vetë e pranon me vërtetimin e firmosur  nga Bislim Zyrapi, për qënjen e tij si ushtar i thjeshtë në atë operacion. Ai më tepër ka kryer detyrën e vozitësit  gjatë lëvizjes të drejtuesve të shtabit të operacioni e ndonjëherë si kompjuterist. Duke  rënë pre e provokimeve tinzare e cinike të drejtuesit të portalit “Pashtriku” Sheradin Berisha, Agim Sulejmani paraqitet në atë intervistë me paradokse të atilla, që tregojnë se ky individ ose është anormal e nuk di se çfarë flet, ose këto deklarime të tij janë të qëllimta e karrjeriste dhe nëpërmjet tyre, ai kërkon të paraqitet para opinionit publik, se edhe ai ka qënë dikushi në atë luftë. Patërpusitë e këtyre shërbëtorve të Beogradit vijnë, jo vetëm nga injoranca e mosnjohjes të ABC elementare të Doktrinës Ushtarake e artit të sajë të planizimit, organizimit, drejtimit, komandimit e zhvillimit të veprimeve luftarake, por dhe nga ndjenja e karrjerizmit të sëmurë dhe hakmarrja e thellë që kanë e ndjejnë në shpirt,  për drejtuesit kryesorë të UÇK-ës. Shkruaj për injorancën e tyre në dijenitë ushtarake, se unë si profesionist i arsimuar në tri shkolla ushtarake, e theksoj me bindje të plotë, se operacioni “Shigjeta” u drejtua nga Shtabi i operacionit e jo nga “operativja” e këtyre dy megallomanëve kondrapedalë, ku Agimi Sulejmani deklaron se shef i asajë operative ishte Bislim Zyrapi e krahas tijë ishte dhe ushtar Agim Sulejmani si ndihmës. Sajesa si në librin me “Prallat e njëmijë e një netëve”. Çdo shtab luftarak, përbëhet nga disa shefa të specialiteteve të ndryshme, ku brënda të cilit përfshihet dhe shefi operativ, që në rastin tonë konkret pas disa ndryshimeve, me urdhër të Bislim Zyrapit u zëvëndësua me Rifat Sulejmanin. Shefi operativ ka rrolin e vetë brënda shtabit luftarak për propozimet që bënë, por ai nuk është drejtues i Shtabit. Mirpo Agimi si Agimi, nuk di më shumë se ushtar Agimi, i cili tani në pas luftë, delë “Si kofini pas të vjelurit”, për tu dukur si një udhëheqës i asaj lufte. Për të rritur vlerat e veta, Agimi del në fotografi gjatë kësaj interviste me ish puçistin Veli Llakaj, i cili kur u thirrë nga UÇK-ës, nuk ju përgjigj thirjes për të ardhur në luftë, nën pretekstin se ishte i moshuar, në një kohë kur nga Astralia e largët, erdhën në atë luftë më të moshuar se ai. Agim Sulejmani harron që në kohën kur derdhej gjak në Koshare e Pashtrik, në kundërshtim me kodin disiplinor të UÇK-ës, është larguar pa leje në Tiranë. Ndërsa Sheradin Berisha, një rrufjan politik i Rugovës e Beogradit e braktisi Kosovën, pikërisht atëhere kur ajo kish nevojë, duke i kthyer shpinën luftës në kohën kur derdhej gjaku si lumë. Duke e psikollogjisur natyrën karrjeriste të Agimit, e peshkoi atë dhe e futi në rrjetën e tijë cinike, për të goditur  e njollosur  Komandantin e UÇK-ës Azem Sylën e Xhavit Halitin. Kështu veproi Sheradin Berisha në portalin e tijë dhe me Hashim Thaçin e Kadri Veselin, kur u zgjodhën respektivisht President e Kryetar Kuvendi. SHVL e UÇK- ës Tiranë, rezervon të drejtën e sajë, ti drejtohet INTERPOLIT për azilantin Sheradin Berisha në Gjermani, i cili e ka kthyer partalin Pashtriku.org në një kryqëzatë banditeske, ku kohë pas kohe,i pandarë nga vëllezërit e vet siamezë Ibraim Kelmendi e Dilaver Goxhaj, ka sulmuar, akuzuar e  njollosur ish udhëheqësit e drejtuesit e UÇK-ës, me të vetmin qëllim, që të realizojë detyrat që i ka ngarkuar Beogradi.

Në këtë intervistë, këta injorantë me arsim të cunguar, shkruajnë se Azem Syla, nuk ka qënë asnjëherë në shtabin e operacionit “Shigjeta”. Unë jam gjallë dhe kam të drejtë tu akuzojë, se ju të dy në këtë rast nuk vleni më shumë se jashtëqitja e kombit Shqiptar, sepse duke qënë të tillë, po gënjeni e mashtroni opinionin publik. Duke qënë i lidhur me Xheladin Gashin, që na Tetori 1998, baza ime ka qënë në një banesë të një pallati, në Krumë dhe prej atij vendi lëvizja, për të kryer detyrat që më ngarkoheshin nga Komandanti e Shefi i SHP të UÇK-ës, Sa për dijeninë tuaj, intrigant e mashtrues të pa korigjuar, ju them me bindje të plotë, se Azem Syla si komandant i UÇK-ës, ishte në Krumë nga data 04-09.1999 Prill, në pritje të Bislim Zyrapit, dhe të dy bashkë me Jakup Krasniqin, muarën pjesë në fillimin e betejës së Koshares, ku Azem Syla e Bislim Zyrapi i vunë detyrën Rustem Berishës. Pyesni për këtë eveniment. Por nuk do ta bëni, se ju kështu ju kanë gatuar, ata të cilëve ju u shërbeni e ju paguajnë. Edhe para se të fillonte beteja e Pashtrikut,  përsëri e theksoj se jam unë ai që e vertetojë, se Azem Syla erdhi në Krumë në 16 Prill 1999. U takum në atë banesë dhe ai më dha udhëzimet e duhura, për deri sa të vinte Komandanti i operacionit Bislim Zyrapi nga fronti. Një ditë më pasë Xheladin Gashi më shoqëroi për në Helshan, me një mjet e disa luftëtar shoqërues, duke i dhënë porosi Maliq Doçit, se po vjen një ushtarak i lartë. Nuk doja të shkruaj për këto hollësira, se më duken gjëra pa vlerë, para qëndrimive burrërore të udhëheqësve të asaj lufte, por  jam i detyruar të bind opinionin, kundër deklarimeve  që sajoni ju në atë intervistën tuaj të përbashkët, “Duke hedhur gurin e fshehur dorën”. Lexoni dhe dy dokumentet  e lëshuara e nënshkruara nga Azem Syla e Bislim Zyrapi, për pjesmarjen time  në luftë dhe lidhjet me UÇK-ës. Dhe jo vetëm juve, por dhe ndonjë tjetër që merret me poshtërsira si puna juaj në Prishtinë. Flisni për Xhavit Halitin, se flinte në Hotel Rogner, por  unë ju them, se sa herë që km patur nevojë, e kam takuar në një banesë në mesin e lagjes Nr.8 Tiranë. Dhe jo vetëm unë, por dhe shumë të tjerë, me përjashtim të Dilaver Goxhaj, që është kategoria juaj. Përsa i përket dokumenteve kompjuterike, për të cilat ju sajomi iluzione poshtëruese, unë ju ballafaqojë përsëri konkretisht. Më sipër është  rreshtimi organik i drejtuesve  të operacionit “Shigjeta”. Ballafaqojeni deri në pikë e presje, me urdhërat e lëshuar nga Azem Syla, dhe nuk do të gjeni qoftë dhe një gërmë, që të bjerë në kundërshtim me realitetin historik konkret, gjë që mund të bëhet ballafaqim dhe me cilindo pjestar të asaj strukture e atye urdhërave. Por përsëri ju them, se nuk do ta bëni, se juve nuk ju dhemb historia e asaj lufte, por diku tjetër fle lepuri, të cilin ju e keni në bark, e me atë do të vdisni, për të çuar deri në fund ujin në mullirin e Beogradit.

Operacioni “Shigjeta”, ashtu si u theksua më sipër në këtë shkrim, nisi me betejën e Koshares, ku luftimet që u zhvilluan patën një koefiçent të lartë vështirësie, për arsye të raportit të disfavorshëm të forcave e mjeteve në fafor të ushtrisë Serbe. Megjithatë edhe pse UÇK u përballë me këtë situatë të disfavorshme, ajo fitoi duke thyer kriterin e favorizimit të ndërtimit të raportit të forcave. Shtabi Përgjithshëm i UÇK-ës i ndoqi hap pas hapi luftimet e asaj beteje dhe për të rritur ecurinë e mëtejshme të atyre luftimeve, përgatiti një repart elitë në Helshan, repart të cilin e nisi në ndihmë të drejtimit operativ (Br.138), për të rritur më tej suksesin e arritur në atë betejë. Reparti i organizuar me vullnetarë të ardhur nga perëndimi, pasi u përgatit posaçrisht për veprime të shpejta, me një ceremoni të vogël u nis për në front. Në vend që ky repart të futej në luftime solid, si ishte organizuar, kompletuar dhe përgatitur, e shpërbënë pjesë-pjesë, duke e shpërndarë nëpër repartet e tjerë, veprim ky që dëmtoi për disa ditë ecurinë e luftimeve të mëtejshme. Cilat janë arsyet e shkaqet e kësaj ndërhyrje, u qartësuan në pas luftë, tani së fundi në kategorizimin, që po u bëhet luftëtarve të atij operacioni, si veteranë të vonshëm.  Secili ka të drejtën e vet, për të gjykuar e arsyetuar, dhe asnjerit nuk i lejohet që të paragjykojë të tjerët, aqë më tepër kur kemi të bëjmë me pjesmarrjen dhe aktivitetin luftarak. Në kësi  rastesh, nuk vihet në peshore interesi personal, por ai i përgjithshëm, i ndërgjegjësuar e kombëtar. Lufta dihet kur fillonë, por nuk dihet se kur mbaronë. Luftëtari i UÇK-ës i gjëndur brënda teritorit të Kosovës, e nisi luftën kundër Ushtrisë Serbe me të drejtën morale e politie, për të mbrojtur familjen, Kosovën dhe për tu çliruar njëherë përgjithmonë nga vargojtë e hekurt kolonialë të Beogradit. Luftëtarët vullnetarë të ardhur nga perëndimi e Shqipëria, ishin dhe mbeten në histori si luftëtarë patriotë, që u dhëmbi shpirti dhe zemra për vëllezërit Shqiptarë, atdheun, popullin dhe krejt kombin, prandaj dhe braktisën të gjitha të mirat materialet dhe erdhën në luftë për çlirimin e Kosovës. Ata nuk vuanin nga zgjedha koloniale, gëzonin lirinë e të gjitha të drejtat, por ata erdhën në atë luftë sepse brënda trupit tyre, zjente patriotizmi luftarakë, ndërgjegja e dhimbja për populli e atdheun. Disa prej tyre, derdhën gjakun në ato luftime të përgjakëshme, duke u kthyer në lapidarë historik. Luftëtarët e operacionit “Shigjeta”, të rënë e të gjallë, janë e do të mbeten krenaria e kombit Shqiptar, e si të tillë do të nderohen përjetësisht në historinë tonë kombëtare. Jo më kot komandanti i Aleancës Atlantike Gjenerali Uesli Klark, në kujtimet e tij për operacionin “Shigjeta”, shkruan duke i cilësuar luftëtarët e atij operacioni si trima e guximtarë, që jo vetëm shkatërruan mbrojtjen e ushtrisë Serbe, por me sulmin e furishëm e të pa përmbajtur, krijuan hapësira të reja për NATO-n, duke e detyruar Serbinë të kapitullojë në Kumanovë.

Dikush mund të mendojë, se këto probleme që trajtova më sipër, i rendita për të mbrojtur veten time, me që në operacionin “Shigjeta”, me urdhër të ish Ministrit të Mrojtjes të QPK jam emëruar për organizimin e drejtimin e atij operacioni, krahas shokëve të tjerë të atij shtabi. Por po e theksoj me plot bindje të argumentuara me dokumentacionin e kohës dhe njerzit që janë gjallë, se lidhja ime me luftën e Kosovës dhe UÇK-ës, është e herëshme. Për këtë mund të pyesni ish të burgosurin politik Emin Kelmendin, përfaqësuesin e LPK të atyre viteve në Tiranë, për bisedat e luftës që kemi patur,  në vitin 1992, në një kafe te ish hotel “Peza” në Tiranë, kur unë isha ende në rradhët e Ushtrisë Shqipëtare. Vite më pas, kur UÇK-ës u shfaqë e doli hapur me uniformën e sajë emblematike, është po Emin Kelmendi, i cili e më njohu me  Shuaip Mujën, e më pas me Komandantin e UÇK-ës Azem Sylën, Shefin e SHP të UÇK-ës Kolonel Bislim Zyrapin e Xheladin Gashin. Luftëtari patriot i vendosur i asaj lufte çlirimtare Xheladin Gashi nuk jeton më, por të  tjerët janë gjallë dhe ju të dy e ndonjë cinik i njohur në Kosovë, mund ti pyesë për këto saktësira. Në atë operacion Komandanti i UÇK-ës Azem Syla, më emëroi, duke më liruar nga detyrat e tjera që kryeja për UÇK-ës me Xheladin Gashin në frontin e veriut, për të sitemuar veprimet organizative të luftës, që deri në atë kohë nuk po ecnin me ritmin e duhur në atë front. Në pas luftë ato dokumentohen me vërtetimet e lëshuara nga ish Komandanti i UÇK-ës Azem Syla, dhe ish Shefi SHP të UÇK-ës Kolonel Bislim Zyrapi, dokumente që janë të depozituara në arshivat shtetërore për veteranët në Prishtinë.  Mendoj se hamwndwsira e mwsipwrme, sajohen qwllimisht nga ju e tw tjerw cinikwë e inyigantw si dhe ju, që kujtojnë se u bë deti kos dhe mund sajojnë histori të re, për të favorizuar veten dhe familjarët. Këtë po e ballafaqoj me një fakt konkret. Në listat e veteranëve të operacionit “Shigjeta”, u rreshtuan si veteranë disa individë, që nuk muarën pjesë direkt në formacionet luftarake të atij operacioni, por i bënë bisht asaj lufte. Mirpo zyrtarët e atij komisioni, nuk pyetën drejtuesit kryesorë rë atij operacioni, për të rreshtuar në pas luftë ish luftëtarët si veteranë, por muarën e pyetën pikërisht atë individ, që u thirrë nga Komandanti i operacionit Kolonel  Bislim Zyrapi, për tu rreshtuar në atë formacion luftarak e ai u mënjanua ashtu heshtazi, deri në fund të luftës, duke qëndruar në Helshan pikërisht me dy-tre pijanecë mashtrues, që në komisionin qeveritar ishte po ky individ, që i kthehu në veteran, pa qënë asnjë ditë në luftë.  E vërteta duhet thënë ashtu si është. Dikush në Kosovë po tregohet i lirë në miellë e i shtrenjtë në krunde. Ndryshe nuk ka si kuptohen veprimet e mësipërme, e për më tepër shpallja veteran e UDB-shit e kriminelit të rregjur të Beogradit Tahir Zema, që për habinë e gjithë botës përparimtare e demokratike, Presidenti i Shqipërisë e dekoroi këtë kriminel me medaljen “Nderi i Kombit”.” O tempos o mores “, i thërret Jul Qezari zotit. Por luftëtarët e UÇK-ës, i drejtohen Atdheut e Flamurit Kombëtar kuq e zi. Besim i pa tundur që  patën  në vetvete, i çoi ata në fitoren e luftës.

Shoqata e Veteranve të Luftës së UÇK-ës Tiranë

K R Y E T A R I

Spiro Butka