Operacioni SHIGJETA

Foto - Galeria • KLIKO



Reagim i Shoqatës të Veteranve të Luftës së UÇK-ës Tiranë

KUSH  DHUNON E KEQËTRAJTON  LUFTËTARËT E UÇK-ës, FYEN  RËNDË  KOMBIN SHQIPTAR DHE SHKEL ME KËMBË AKTIN FINAL TE HELSINKIT

PËR TË DREJTAT NJERZORE

Reagim i Shoqatës të Veteranve të Luftës së UÇK-ës Tiranë, të  miratuar me Vendim

të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me Nr.1713 datë19.06.2006

Kosova u çlirua nga rregjimi kolonial i Beogradit nacionalist në 21 Qershor 1999, por Serbia  nuk do të heqë kurrë dorë nga lufta, për tu rikthyer një ditë përsëri në Kosovë. Kjo është motoja unikale e shtetit, kombit dhe popullit të indoktrinuar Serb, që edhe pse bota u ka hapur dyert për tu rinovuar, ata të gjëndur brënda teorisë marramëndëse çubrilloviçiane, vazhdojnë të punojnë për Serbinë e Madhe. Lufta vrastare e iniciuar prej tyre në vitet 1998-1999, edhe pse në fillimet e sajë, nuk u kuptua dhe trajtua sa e si duhet nga bota politike, në vazhdimësinë e vet bindi OKB-ra dhe Bashkësinë Europiane, për drejtësinë e Shqiptarve në luftë për liri e pavarësi kombëtare. Kosova hap pas hapi gjeti vetvetveten, por lufta ashtu si nisi, për Serbët dhe Serbinë nuk ka të sosur, sepse ajo dhe sot e kësaj dite, vazhdon të zhvillohet, në forma e mënyra  të padukëshme.

Kjo duket fare qartë në ditët e sotme, ku furia e luftës propagandistike e Beogradit, është përhapur e po zhvillohet me të gjitha forcën e mediave vizive, internetit e shtypit ditor,  jo vetëm në Kosovë, por dhe në Europë e nëpër Botë. Në fokusin e objektivit të tyre tani për tani janë vënë e po akuzohen ish drejtuesit e UÇK-ës, me të vetmin qëllim e synim politik, për të goditur më vonë krejt UÇK-ës “si forcë që shkaktoi konflikt etnik”. Zhurma mediatike që po zhvillohet këto ditë, drejtohet nga vetë Beogradi nëpërmjet agjentëve të tij në Kosovë e Serbofilëve të kudondodhur nëpër Europë e Botë. Nuk u ngopën me arrestimin e burgosjen disa herë me radhë, të Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Sami Lustakut, Sulejman  Selimit, Rustem Mustafës e të Komandantit të UÇK-ës Azem Syla, por këto kohë po sajonë akuza të paqëna e monstruoze, vetëm e vetëm që nëpërmjet skenarëve të hartuara nga vetë Serbët në Beograd, të njollosin sa më shumë UÇK-ës, në mënyrën më tinzare, për të përgatitur për më vonë, terrenin për të sulmuar e denigruar veprën e sajë madhore si Ushtri Çlirimtare.

Reagimi ynë i drejtohet dy parlamenteve,  dy Presidentëve,  dy Kryeministrave  të  dy Shteteve Shqiptare, që të ndërhyjnë në rrugë diplomatike, për të ndalur dorën gjakatare të Serbisë e Serbofilëve në Kosovë, Europë e Botë, lidhur me veprimet e ndërmara të akuzimit, keqëtrajtimit e dhunimit të ish drejtuesve e lufttarve të UÇK-ës, në këto vite të pas luftës e sidomos në dy vitet e fundit, ku më së shumti, ka dalë në dukje e po zhvillohet ndaj tyre një terror  psikologjik i paparë, që nga koha e nazizmit hitlerian. I theksojmë të gjitha këto, sepse nga e gjithë Bota, Evropa e nga dy Shtetet tona Shqiptare, trumbetohet me të madhe për liri, pavarësi e demokraci, por në fakt asnjë nga këto nuk po e shhohim e jo më ta shijojmë në realitet. Në të gjithë botën flitet për liri pavarësi e demokraci, në përputhje me të drejtat e Deklaratës të Kombeve të Sanfranciskos e Kartës së Helsinkit për Drejtat e Njeriut, por propaganda për ato dy dokumente bazë për njerzimin, bëhet  për të figuruar vetëm në letër, sepse realiteti që po ndodh në Kosovë e nëpër Botë, kundër UÇK-ës, drejtuesve e luftëtarve të sajë, po vërteton përditë e më shumë, se ky realitet jo vetëm që është i hidhur, por po bëhet shkak, që kjo ushtri të ngrihet përsëri në një luftë përfundimtare, jo vetëm për mbrojtjen e të drejtave të sajë, por pse jo edhe për të zbatuar ato dokumente bazë për krejt njerzimin.

I theksojmë të gjitha këto mendime, duke u mbështetur në dy veprime të turpëshme e të kundërligjëshme, që kanë ndodhur kohët e fundit. I pari për arrestimin e Ramush Haradinaj, luftëtarit legjendar të luftës UÇK-ës në Zonën Operative të Dukagjinit dhe i dyti për ligjin diskriminues që ka marrë Kuvëndi i Kosovës,  për luftëtarët e UÇK-ës, duke i parcelizuar në përputhje  me orjentimet e Beogradit, për të mbjellur sa më shumë urrejtje e pëçrarje midis luftëtarve të UÇK-ës në veçanti e Shqiptarve të kudondodhur në përgjithësi. Veprimi për ndalimin dhe arrestimin e Ramush Haradinaj, i ndërmarrë nga Qeveria Franceze, është një akt i pamoralshëm dhe i kundërligjshëm, sepse bie në kundërshtim me dy dekumentet bazë të njerzimit për të drejta njerzore, atë të Sanfranciskos dhe të Helsikit. Veprime të habitëshme e paradoksale, jo vetëm për Francën, por dhe për vetë organet e drejtësisë botërore, që vazhdojnë të heshtin, në një kohë kur tani është momenti më i përshtatshëm ligjor, për  ti treguar mbarë njerzimit, se si mund të vendoset drejtësia e vërtetë, kundër atyre që e njollosin atë.

Seicili shtet demokratik anë e kënd Botës, udhëhiqet e drejtohet nga tre pushtete, të përbërë nga Ligjvënësi, Gjyqësori dhe Ekzekutivi, ku ky i fundit, nuk mund të dalë kurrsesi mbi dy pushtete e tjerë, veprim ky anti njerzor, që ndodhi me arrestimi e Haradinaj nga Franca. Si guxon Franca, antare e OKB, e KE dhe e NATO,  që ka firmosur  Kartën e Helsinkit për të Drejtat Njerzore, të shkelë me këmbë të gjitha kërkesat e atij dekumenti bazë, në këto kohëra të reja e demokratike? A është kjo Francë, ku pushteti ligjor në fillimet e shekullit të shkuar, mbrojti denjësisht heroin e Kombit Shqiptar Avni Rustemi, që i hapi trutë në trotuaret e Parizit tradhëtarit Esat Toptani, apo është Franca pushtetare, që për vite të tëra sot e kësaj dite, vendoosë lule në varrin e tradhëtarit Esat Pashë Toptani, të vrarë nga trimi i rrallë i kombit Shqiptar Avni Ristemi? Paradoks Francecez, por dhe i Tribunalit të Hagës, i cili nuk ndërhyn pranë OKB, KS, KE për ti treguar qeveritarve Francez, se si  duhet zbatuar ligji demokratik, për të drejtat njerzore. Nëse në , do të trajtohen popujt e shtetet në të vegjël e të mëdhenj, atëhere disa janë të nënës e të tjerë të njerkës. Kështu nuk ka e nuk do të ketë kurrë drejtësi e për pasojë dhe demokraci të prrallisur për Europën e Bashkuar.

I drejtohemi SHBA-ës, Këshillit të Sigurimit të OKB-ës, KE, BE dhe Tribunalit të Hagës, të ndërhyjnë në mënyrë të menjëherëshme pranë Qeverisë Franceze, për lirimin e Ramush Haradinaj, legjendës së gjallë të UÇK-ës në ZO të Dukagjinit, sepse Shqiptarët edhe pse kanë duruar mjaft poshtërsira  politike nga pushtetarët Parizianë, nuk do të thotë që do të heshtin, por do të veprojnë ashtu si dinë ata vetë. Ne i themi qeverisë Franceze të lirojë menjëherë luftëtarin e arrestuar sa nuk është vonë, sepse Shqiptarët gjakun dhe nderin dhe pse durojnë shumë, e lajnë me gjak. Kjo thirrje i drejtohet  dhe  OKB, BE e tribunalit të Hagës, për të larguar nga Kosova EULEK-sin, Gjykatën Speciale  e  të lirojë Azem Sylën, Sami Lushtakun e Sulejman Selimin, duke i dhënë fund marrësisë të  drejtësisë djallëzore, të organizuar e drejtuar nga Serbofilët e inkuadruar në këto organizma drejtues Botërore dhe Europiane. Bota dhe Franca të nanalizojë me gjakftohtësi e arsyetimin bashkëkohor, gjëndjen e tensionuar në epiqëndrën e Europës, të skenarizuar në Beograd nga vetë Beogradi, sepse zjarri i ndezur nga këta të fundit, nuk do të djegë vetëm ish bashkëpuntorët e ngushtë të Millosheviçit që drejtojnë tani Serbinë, por dhe ata që përkëdhelin e mbështesin fuqimisht  këta ish paramilitar vrasës.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka vdekur. Ajo shtë gjallë  dhe për më tepër,  duhet thënë se është fuqizuar shumë me UÇPMB-cit, UÇK-are, ku në këto kohra të reja, është modernizuar më tej me një emër të ri, si luftëtarë kombëtarë. Vijën e parë të luftës e ka në kufitjë etnikë të Kombit Shqiptar, ndërsa  formacionet sajë, gjerësisht e thelësisht shtrihen në gjithë Botën. Në ditët tona që jetojmë, nuk ka ushtri të vogla e shtete të vegjël. Lufta për liri e pavarësi kombëtare, nuk i pranon këto dogma të vjetëruara. Lufta e fundit në Kosovë, i hodhi poshtë këto paragjykime anti demokratike, jo vetëm me moralin, sakrificën, këmbënguljen dhe vetmohimin e Jasharajve Legjendarë, por dhe të Aleancave të drejtë përdrejta e të ndërsjellta, që kushtëzuan lirinë dhe pavarësimin e Kosovës. Ky është një mësim tepër i vyer,  jo vetëm për Beogradin nacionalist të tërbuar, por dhe për ata që shiten te ky Beograd vrastar për një pjatë thjerza. Shqiptarët kanë duruar mjaft, por kufiri i durimit po soset nga dita në ditë.

Beogradi famëkeq, për të realizuar ëndrën e vetë të Serbisë së Madhe , megjithse humbi luftën konkrete në Kosovë, e vazhdon  tashmë atë në fronte të ndryshme të padukëshme, jo vetëm në Europë, por më tepër brënda Kosovës të lirë e të pavarur, me falangat e tij të padukëshme, të futur me kohë si kollona e pestë, brënda këtij shteti të ri e të pavarur. E theksojmë këtë, sepse, vetë Millosheviçi, para Tribunalit të Hagës e deklaroi,  se luftën e humbi, por në Kosovë janë instaluar 50 mijë agjentë të UDB, ku prej të cilëve, 40 mijë janë Shqipfolës dhe 10 mijë Serbë. Dhe të gjithë këta janë pozicionuar në vënde kyçe, brënda hallkave të instucioneve shtetërore e shoqërore të Shtetit të Kosovës.

Veprimtaria e këtyre UDB-shve, është njohur në luftën e zhvilluar për liri e pavarësi dhe për më tepër tani në pas luftë, gjatë rrugës së pa ndalur për forcimin e pushtetit në këtë shtet të ri në epiqëndër të Europës. Këta UBA-shë të betuar para Beogradit famëkeq edhe pse të kamufluar e kanë nxjerë kokën, duke i treguar popullit të asaj treve Shqipëtare, se edhe pse jeni të çliruar, Serbia është e do të jetë prezente. Kjo ka ndodhur në çdo eveniment kalimtar të atij Shteti, në zgjedhjet parlamentare, vendore dhe ato për Presidentin e Kosovës.  Kjo veprimtari e tyre, u pasqyra dhe gjatë debatimit që u zhvillua në Kuvëndin e Kosovës, për ndryshimin e ligjit për shpërblimin e luftërave të UÇK-ës, për kontributin e dhënë gjatë asaj lufte. Elemente turbullues, destruktiv e për më tepër injorantë, që shkruajnë emrin e vetë me gërma të përzjera, me të vogla e të mëdha të Alfabetit Shqip, të inkuadruar në Kuvend si Deputetë,  në Dikastere Qeveritar e Shoqatat e UÇK-ës të pas luftës si drejtues, i kategorizuan, parcelizuan e ndanë luftëtarët e UÇK-ës, në mënyrë të qëllimësme, për të për fituar “Kalin e Bardhë” dhe për të mbushur xhepat e tyre me gjakun e të rënëve e kontributin e luftëtarëvet, duke qëndruar të ulur në  karriken, që u siguruan këta të fundit me luftën që bënë.

Shoqata e Vetranëve të Luftës së UÇK-ës Tiranë, e  miratuar me Vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me Nr.1713 datë 19.06.2006, duke u indinjuar për këto marrëzira politike, i dërgoi propozimet veta Shoqatave të UÇK-ës dhe organeve shtetërore të Kosovës, në mënyrë që gjatë diskutimeve, të dilej me një ligj, që jo vetëm Shteti Kosovës të mos rëndohej financiarisht, por dhe çdo luftëtar të përfitonte suplimentim (shtesën financiare për luftën), për kontributin e dhënë. Ato konsitojnë në këto drejtime:

1-Luftëtarët nuk duhen ndarë e parcelizuar sipas propozimeve në të hershëm e të vonshëm, të disa karrjeristëve injorantë të pashkolluar, që edhe pse kanë kaluar 16 vite në pas luftë, nuk janë kualifikuar e arsimuar në këtë Shtet të ri Shqiptar, por  ngelën në vend numuro,  të lidhur ngushtë me paragjykimet e së kaluarës.

2-Brezi i këtyre çlirimtarëve, ka qënë dhe do të mbetet i përbërë, nga Dëshmorët, Invalidët, Luftëtarët Veteranë dhe Luftëtarët Veteranë Internacionanalë, të ardhur vullnetarë, pa i detyruar njeri, nga SBA, Britania e Madhe, Gjermania, Italia, Gadishulli Skandiav, Kroacia, Shqipëria e shtete të tjerë të Botës.

3-Nga ai Status, duhen hequr termat pjestarë e pjesmarës, që kanë qënë e mbeten ata individ, që jo vetëm i kanë qëndruar larg luftës, por disa prej tyre erdhën sa për tu dukur në atë luftë e më pas ikën ashtu si pa u ndjerë, duke i kthyer shpinën përfundimisht asaj lufte madhore.

4-Pagesa për kontributin e luftëtarëve veveteranve të jetë barabartë për të gjithë luftëtarët ushtar, me përjashtim të drejtuesve (Komandantëve të shkallëve të ndryshme) dhe luftëtarve Internacionalistë të ardhur Vullnetarë në këtë luftë, të cilëve duhet u jepet përqindja e shkalëzuar sipas shkalëve  të rrangjeve  të organizimit e drejtimit.

5-Pagesa për kontributin e luftës, të mos quhet pension, por Supliment (Shtesë Financiare), e cila ti jepet Luftëtarit Veteranë, pasi del në pension të plotë ose të pjesshëm. Luftëtarët e tjerë Veteranë, të inkuadrohen në punë, ndërsa të papunëve, tu jepet asistencë sociale, pagesë kjo që të ndërpritet pas punësimit të tyre. Kështu veprohet në vendet demokratike perëndimore e në Shqipëri tonë të përbashkët. Kjo mënyrë aplikimi, jo vetëm që e lehtëson shtetin e Kosovës nga ana Financiare, por në të njëjtë kohë, lufton dhe parazitizmin individëve, që i shmangen punës konkrete, për ndërtimin e forcimin e Kosovës.

6-Luftëtarët Vetaranë Internacionalistë, të ardhur nga shtetet e tjerë si Vullnetarë, të quhen të tillë, sepse ata janë krenari e dyfishtë, për vëndin (Shtetin) nga kanë ardhur dhe për Kosovën, për të cilën ata luftuan. Një cilësim i tillë është praktikuar në vendet demokratike perëndimore, Shqipëri e të tjera vende dhe me një cilësim të tillë Qeveria dhe populli i Kosovës, jo vetëm që do ti bëjë nder vetes, por do ti tregojë mbarë botës, se cilët janë Shqiptarët,  e si i vlerësojnë trimat e ardhur  vullnetar në atë luftë.

7-Parcelizimi i luftëtarve  të operacionit “Shigjeta” si të vonët nga disa injorantë karrjeristë të etur për grada e ofiqe, është një ndarje e qëllimëshme, që çon ujë në mullirin e Beogradit. Ai propozim, bëhet me qëllime të caktuara, për të mbjellë ndarje e  poshtërime, jo vetëm midis luftëtarve të asaj Epopeje Madhështore, por dhe për të  përçarë Shqipëtarët e kudo ndodhur.

8-Lufta dihet kur nisë, por fundin e sajë, nuk mund ta parashikojë asnjë profetizues. Luftatarët e operacionit “Shigjeta”, ishin e do të mbeten në histori si Luftëtarë Vullnetarë Internacionalistë. Ata erdhën në kohën e vendin e duhur, nga shumë vende perëndimore, duke braktisur rehadinë, komoditetin dhe pagesën e lartë finaciare. Ata rrezikuan jetën e tyre dhe si të tillë, ata janë jo vetëm të barabartë, por bile dhe pak më lartë se ata të orëve të para. Kjo për dy arsye. E para se ata nuk i detyroi njeri, por ishte  ndërgjegja, vendosmëria, sakrifica e humanizmi i tyre tepër i madh, që i solli në luftë për çlirimin e Kosovës. Luftëtarët e tjerë i detyroi shtypja dhe shrytëzimi kolonial Serb, ndërsa ata të atij operacioni jetonin e punonin në liri të plotë, në ato shtete ku demokracia e ligjëruar, u kishte dhënë dhe shtetësinë. Ata, duke ardhur në luftën e Kosovës, me burrërinë e fisnikërinë e tyre, jo vetëm që sfiduan Serbinë e tërbuar vrastare dhe Serbofilët Europianë, por i treguan mbarë botës, se kur luftohet për liri e pavarësi, lufta nuk njeh kufij. Por injorantët janë  e do të mbetet injorant në krejt jetën e  tyre, sepse u mungon arsyetimi e llogjika, për të dalluar të mirën nga keqja, ku për pasojë të këtyre gjykimeve, nisur nga ndjenjat karrjeriste për të qënë dikushi në histori, shkojnë deri atje, sa bien pre e Beogradit, duke u bërë dashur e pa dashur shërbëtor të tijë.

9-Luftëtarët e opracionit “Shigjeta”, nuk kanë ngelur në dorë të këtyre tinzarëve, që pasi zunë nga një karrike në OVL të UÇK-ës Prishtinë, në zyrat e atyre luftëtarve dhe  emrin e tyre të mirë, në vend që të bëjnë punë konkrete, merren  me thashetheme, duke sajuar intriga të pamoralëshme për luftërët e drejtuesit e operacionit “Shigjeta”. Cilët janë luftëtarët e atij operacioni, u themi që të lexoni kujtimit e shumë politikanve botërorë, e në mënyrë të veçantë, të Komandantit të Aleancës Atlantike në kohën e asaj lufte, Gjeneralit të famshëm Amerikan Uesli Klark, për vlerësimin e trimërisë së treguar në veprimet luftarake të atij opeacioni, nga luftëtarët e drejtuesit e tij me në krye, Hashim Thaçin si Kryeministër i QPK e Komandant i Përgjithshëm i UÇK-ës, Azem Syla si MM i QPK dhe Bislim Zyrapi si ish Shef i SHP të UÇK-ës e më pas Komandat i atij operacioni. Ai operacin, është e do të mbetet në historinë luftarake të Kombit Shqiptar, si veprimi luftarak i organizuar dhe i drejtuar me mënçuri e zgjuarsi nga Udhëheqësit e UÇK-ës, veprim luftarak  ky që për pasojë, e detyroi Serbinë të kapitullojë në Kumanovë.

10 -Nëse do nisemi nga propozimet tuaja të mbrapështa, ne ju pyesim në emër të luftëtarve të atij operacioni, po dëshmorin e atij operacioni Astrit Suli dhe pjestarët e tri luftëtrave, Skerdilajd Llagami, Lefter Koxha, Pajtim Roci e Ndriçim Koxhaj, ish luftëtarë të atij operacioni, e dy luftrave të tjera, dëshmorë të Kombit Shqiptar, mos vallë do ti cilësoni dhe këta Dëshmorë të vonuar? Turp i paparë ndonjëherë në historine popullit tonë. I bëjmë thirrje Presidenti të Kosovës Hashim Thaçi, të mos e firmosë statusin e korigjuar, por ta dërgojë përsëri në Kuvend, ku të punohet e riparohet nga njerës të arsimuar, të mënçur, të drejtë e të pastër shpirtërisht, duke pastruar atë përfundimisht nga ato shtesa e propozime tepër fyese, të hartuar nga dis karrjeristë injorantë. Ne ju këshillojmë si vëllezër të një gjaku, hiqni dorë nga ai skenar i turpshëm, që kini kurdisur, se do mbuloheni me turp, turp i cili nuk mund të lahet as me ujin e detit tonë Adriatik.

11-Koha e luftës si i rreshtuar në rradhët e UÇK-ës, për efekt vjetërsie në punë ose TMK-ës, të llogaritet dyfish, një vit për dy vjet.

12-Luftëtarët që vazhduan të qëndrojnë  në UÇK-ës dhe më pas në TMK-ës, të përfitojnë pension  ose  shtesë financiare, kur mbushin pesë vjet e lart, për dy kohët e bashkuara të UÇK-ës e TMK-ës, ku përfitimi financiar të rrjedhë si pasojë e llogaritjes së dyfishtë të kohës së luftës.

13-Nëse doni të bëni vlerësimin e luftëtarve me idenë dhe qëllimin e mirë, ne propozojmë që ashtu si në të gjithë vendet (shtetet) e tjerë në mbarë botën demokratike, të bëni vlerësiimin e drejtuesit, duke filluar nga Skuadra, Toga, Kompania, Batalioni, Brigada, Zona Operative, Operacioni “Shigjeta”, SHP, sepse luftëtarët nuk janë të me detyrat që kanë ktryer. Luftëtari Ushtar mban përgjegjësi vetëm për vete dhe armën e tijë, ndërsa Komandanti i kujdo hallke, përgjigjet dhe për jetën dhe veprimin e secilit luftëtar të hallkës të rangut të vet, duke filluar  që nga Luftëtari Ushtar fillestar.

14-Ka kohë që flitet për fryerjen e listave të veteranvëve, veprim ky që ka ardhur si pasojë e shtimit të këtyre listave  me individë, që jo vetën nuk kanë marrë pjesë në atë luftë, por përkundrazi në disa raste, i janë kundërvënë asaj. Këto lista nuk pastrohen me këto ndarje e parcelizime, por duke larguar  nga ato lista, ata mashtrues që kërkojnë të përfitojnë statusin e veteranit. Ato bëhen vetëm duke rreshtuar Brigadat e UÇK-ës, nisur që nga luftëtari deri tek Brigada, për të nxjerrë jashtë rreshtimit luftarak, mashtruesit e paskrupullt. Por kjo,  që nuk u shkonë për shtat, politikanve që duan vota për pushtet dhe atyre që kaë shtuar listat për të mbushur xhepat.

Këto ishin disa nga propozimet tona, që mendojmë se duhen pasqyrohen në statusin e ri të Veteranit, krahas atyre që u kemi dërguar, Presidentit, Kuvendit, Qeverisë, Ministrive përkatëse dhe Shoqatave të UÇK-ës, të dala nga lufta në Kosovë. Përsa i përket Kryesisë të OVL e UÇK-ës  Prishtinë, shtojmë në këtë reagim, se kryesia e sajë, nuk është në pozita të drejta  me luftën e UÇK-ës, jo vetëm për qëndrimin e gabuar që mbajti ndaj veteravëve  për ndarjen e përçarjen  e tyre, por dhe se në kryesi,  është zgjedhur djali  i një agjenti të Beogradit, i cili njëkohësisht është oerganizatori i pritës për vrasjen e dëshmorit Ilir Kunushevci  dhe bashkëpuntori i një gazetari Anglez e një Shqiptari, që ndihmuan Dik Marty, për sajimin e akuzave kundër UÇK-ës. Kushdo që dëshëron të njihet me këto fakte, ne jemi të gatshëm të ballafaqohemi në seicilën media vizive ose të shkruar.

Me shumë respekt  vllazërisht  si  Shqiptarë.

Shoqata e Vetaranëve të Luftës së UÇK-ës Tiranë

Për Kryesinë e SHVL të UÇK-ës Tiranë

Spiro Butka