Operacioni SHIGJETA

Foto - Galeria • KLIKO



LUFTA E KOSOVËS MIDIS BEDELIZMIT DILAVERIAN TË FAIK ISLAMI

LUFTA E KOSOVËS MIDIS BEDELIZMIT DILAVERIAN  TË  FAIK  ISLAMI

Nuk tjetërsohet Operacioni "SHIGJETA" nga ata që nuk morrën pjesë në kuadër të tijë.

Në 15 gusht 2014 në portalin e Radio Kosova e Lirë, doli shkrimi, “Lufta e UÇK-ës nuk paska të mbaruar”, nga një farë Faik Islami, i cili nuk e dimë nga mbiu tani pas 14 viteve të  luftës së Kosovës tërësisht etnike Shqiptare. Artikulli në fjalë, i emërtuar me një titull provokues nga ky bedel enigmatik, gjatë shtjellimit edhe pse ka emrin  e  Faik Islamit, tregon në vijësinë e vet, se pas tij fshihet Dilaver Goxhaj. Ky i fundit, duke e parë veten ngushtë e në pozicion të vështirë, përballë qëndrimeve e kritikave të ashpra të luftëtarve të UÇK-ës, kryesisht të operacionit “Shigjeta”, nuk guxon të dalë në shtyp, për të mbrojtur ato marrëzi që sajonë e vazhdon të improvizojë për madhshtinë e vetë, në tërësinë e asaj  lufte të UÇK-ës. Për të qartësuar, më tepër opinionin publik Shqiptar të kudo ndodhur, po shpjegojmë paksa, lidhjet e Faik Islamit dhe inkuadrimi i tij në rrolin e mercenarit, me pretendimin e mbrojtjes të UÇK-ës, por që në fakt qartësohet në vazhdimësi të shkrimit, se duke u përdorur si kavie nga Dilaver Goxhaj, i del në mbrojtje këtij të fundi, për kritikat dhe vërejtjet e disa luftëtarve të Operacionit Shigjeta, operacion të cilin Dilaver Goxhaj, kërkon me çdo kusht, ta keqë interpretojë sipas interesave të tij, për të rritur madhështinë e vet.

Dihet që në Kosovën e  pas luftës, për vite të tëra, është zhvilluar gjuetia e shtrigave, sipas një plani të caktuar, që origjinën dhe zanafillën e vet e ka në Beograd, kryeqyteti nga i cili  kanë nisur e janë zhvilluar të gjitha luftrat vrastare, mizore e makabre, kundër popullit të asaj treve etnike Shqiptare. Kjo gjueti politike edhe pse mbulohet me vellon e drejtësisë ndërkombëtare  Europiane e Botërore, ka patur dhe vazhdon të këtë si qëllim imediat, denigrimin e luftës çlirimtare të UÇK-ës e popullit Shqiptar të kudo ndodhur, nëpërmjet akuzave dhe dënimeve të njëpasnjëshme, të udhëheqësve e drejtuesve kryesor të asaj lufte çlirimtare. Kjo sidomos gjatë fushatave zgjedhore, ndodhira këto që u përfshinë dhe gjatë këtij viti, për pasojë të ngërçit politik të kurdisur nga 40 mijë agjentët e ish Lidhjes Komuniste të Kosovës në ish Jugosllavinë e Titos, të modifikuar në Lidhje Demokratike të Kosovës, brënda 24 orëve në ish Serbosllavinë e Mollosheviçit, nga dirigjenti asaj veprimtarie agjenturore Ibrahim Rugova. Edhe pse ky i fundit  ngarkoi mushkat për në botën tjetër, Beogradi i sotshëm, pa hequr dorë nga i djeshmi i luftës, për të mbështetur fuqimisht LDK-ës, kollonën e pestë të sajuar qëllimisht për paqen e  kësaj pas lufte, hodhi në veprim  të blerët e të shiturit në tregun e brëndshëm dhe të jashtëm politik, për të arritur synimet e veta djallëzore, të mbartura nga e kaluara obskurantiste Serbo Sllave.

Në zbatim të synimeve të veta, Kryeqyteti Serb, duke u ingranuar brënda fushës mediatike, vuri në lëvizje shërbëtoret e vet, të cilët sipas instruktimeve të ustallarve të vjetër e të rinj, nisën sulmet kundër ish udhëheqësve e drejtuesve të UÇK-ës Hashim Thaçit, Azem Syla, Xhavit Haliti, Adem Grabovci tani drejtues të PDK-ës, Bislim Zyrapi e Agim Çeku ish Shefa Shtabi të SHP të UÇK-ës, e të tjerëve nga rradhët e luftëtarë e drejtuesve të asaj ushtrie çlirimtare. Kuptohet me një gurë të vrasin shumë zogjë. Duke akuzuar këta udhëheqës e drejtues, baltosin UÇK-ës dhe nëpërmjet kësaj të fundit, njollosin PDK-ës, dalë nga rradhët e asaj ushtrie legjendare. Luftëtarë të UÇK-ës, nisur nga këto kurdisje të qëllimëshme e prapavija të errëta politike, dualën në shtypin ditor të Tiranës e Prishtinës dhe faqet e internetit me artikullin “ORGANIAZATORËT, UDHËHEQËSIT DHE DREJTUESIT E USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS PËRBALLË TENTAKULAVE TË OKTAPODIT SERBO-SLLAVË”, artikull i cili u dha përgjigjen e merituar disa të ashtu quajturve analistë psikopatë e midis tyre dhe një të vetëquajturi “ Zv/Shef i SHP të UÇK-ës”, Dilaver Goxhaj alias Jovan Bregu, që në këto kohëra, është katandisur si “Mbreti Gafurr” i një kino-komedie qesharake të TV të Tiranës. Demagogu i Golemit, në vend që të nxirte mësimet e duhura, e vazhdoi më tej tragji-komedinë e vetë, duke e mbarsur me marrëzi të tjera, ku i futur brënda errësirës së tërbuar karrieriste, doli në shtypin e Tiranës dhe me një intervistë të stërgjatur për gati një muaj, hodhi në tregun mediatik të gazetës “Dita”, “gjëmat dhe bëmat taktiko-strategjike”, për të pa qënat e veta gjatë asaj lufte, duke e madhështuar veten, si i vetmi udhëheqës e drejtues, me të cilin ajo luftë arriti fitoren.

Nisur nga deklarimet e tijë intriguese e mashtruese të asaj interviste djallëzore, të sajuar nga vetë Dilaveri, një grup luftëtarësh i UÇK-ës, drejtues dhe luftëtarë të operacionit “Shigjeta”, të revoltuar nga mohimi e tjetërsimi, që u bëhet veprimeve luftarake të atij operacioni nga ky demagog i rafinuar, doli në internet në faqet “epopeja.org” dhe “Ora e Shqypnisë” me artikullin “LUFTA E UÇK-ës MIDIS  NIHILIZMIT DHE  KARRJERIZMIT DISFATIST  TË DILAVER GOXHËS ALIAS JOVAN BREGU , shkrim ky i cili e përballë Dilaverin me shumë probleme delikate, të ndjeshme, konfuze, absurditete e paradokse nga më të ndryshme, që vetë ky megaloman i ka sajuar e kurdisur, për tu paraqitur para opinionit publik Shqiptar të kudo ndodhur, si “i vetmi udhëheqës e drejtues i UÇK-ës”, pa të cilin ajo luftë nuk do të ishte fituar. Nuk është rasti parë i artikullit në fjalë, i paraqitur nga ky grup luftëtarësh, sepse luftëtarë e drejtues të tjerë, e kanë ballafaquar Dilaver Goxhaj me sajesat e tijë aventureske, nëpërmjet shumë shkrimeve të tjera si “REAGIM I LUFTËTARVE TË BRIGADËS 128 TË UÇK-ës KUNDËR INTERVISTËS KARRJERISTE TË DILAVER GOXHËS, BOTUAR NË GAZETËN DITA TIRANË”; “PËRGJIGJE MERCENARIT KARRJERIST  E NGATËRRESTAR DILAVER GOXHAJ ALIAS JOVAN BREGU”; ”SHIGJETA” E UÇK-ës DHE FANTAZIA KARRIERISTE  E  DILAVER GOXHAJ ALIAS JOVAN BREGU”; e tjerë të botuar në faqet “pashtriku.org”, “Agjensia e pavarur e Lajmeve Kosovapress”, “Ora e Shqypnisë”, “epopeja.org” dhe në shtypin e përditshëm të Prishtinës e Tiranës. Këto mendime e  analiza objektive e konstruktive, duke mos i ardhur për shtat këtij karrieristi të sëmurë, e detyruan të kërkojë një kavie, që ta ndihmojë për kundërvënie ndaj realitetit të asaj lufte, me mënyrën “hidh gurin e fshih dorën”, veprim të cilin e realizoi nëpërmjet Faik Islami, fshatarit të vet nga Golemi i Gjirokastrës, i cili dhe pse është dënuar nga shteti Shqiptar, për sajesa të kurdisura, nuk paska nxjerrë mësime nga puna si argat i fermës “Gjergj Dimitrov” të Saukut, por duke u mësuar të jetojë me lëmoshë e parazit në kurris të tjerëve, ra pre e Dilaver Goxhaj, duke na u paraqitur në shkrimin e tijë, më Judë se Juda vetë.

E nis shkrimin e tij, duke luajtur rolin e të paditurit dhe  ashtu si e ka kurdisur vetë Dilaveri, kalon direktë në vlerësimin e Dylos “si vullnetar i nderuar i UÇK-ës”, e “oficer i shkëlqyer i ushtrisë Shqiptare”, emri i të cilit është “përlyer”, nga ata luftëtar që kanë shkruar atë artikull kritik. Askush nuk e mohon ardhjen e oficerit Shqiptar Dilaver Goxhaj në luftën e Kosovës dhe pikërisht në SHP të UÇK-ës, por jo ashtu si gënjen e mashtron Dilaveri vetë, “se më zgjodhën që gjatë rrugës për në Maqedoni si Zv/Shef të SHP të UÇK-ës”, por si zëdhënës i shtypit i atij shtabi, emërim ky që dokumentohet nga dy ish Shefat e SHP të UÇK-ës Bislim Zyrapi e Agim Çeku, nëpërmjet dokumentacionit arshivues të asaj ushtrie në pas luftë. Po ashtu nuk i mohohet edhe qënja e tij si oficer i ushtrisë Shqiptare, por jo si e propagandon veten Dilaveri në detyrën e Shefit të Katedrës të AKA me gradën e kolonelit, sepse dokumentacioni shoqërues i oficerit në ushtrinë Shqiptare, e përcjell të liruar nga ushtria, për mos zbatim urdhëri si komandant baterie dhe gradën e kapitenit. Në vazhdimësi të shkrimit të vet, Faik Islami aludon se ai shkrim nuk është shkruar nga grupi i autorve, por nga një njeri i vetëm, dhe ashtu si e ka yshtur Dilaveri , del aty ku e ka  orientuar ai, pra tek operacioni “Shigjeta”, operacion i cili sipas Faik Goxhaj alias Dilaver Islami, i ka filluar veprimet pas 15 Prillit e jo në 9 Prill 1999 sipas dokumenteve që e shoqërojnë, sepse sipas këtyre dy aliasve, vullnetarët e parë nga perëndimi paskan “zbritur në Durrës” në 8 Prill 1999 dhe  Agim Çeku është futur në Kosovë pas gjysmës së dytë të muajit Prill 1999. Ngatërresat e qëllimta që paraqet Faik Islami për këtë operacion, nuk janë të tijat por të Dilaver Goxhaj, i cili në këtë rast kërkon, që gështënjat nga zjarri ti nxjerr me duart e të tjerëve. Dhe nuk mjaftohet vetëm me  sajesat e mësipërme, por shkon dhe më tejë me intrigat e tij, kur iluzionon për Azem Sylën ish Komandantin e UÇK-ës  pas Konferencës së Rambujesë Ministër i Mbrojtjes i QPK-ës, Bislim Zyrapi ish SHP të UÇK-ës më pas Komandandant i operacionit “Shigjeta”, Agim Çeku ish SHP të UÇK-ës nga gjysma e Prilit 1999 e deri në mbarim të luftës, Spiro Butka ish Zv/Komandant i operacionit “Shigjeta”, të emëruar me urdhër të ish Ministrit të Mbrojtjes të QPK-ës Nr.10 datë 01.04.1999, “se paskan menduar para krijimit të QPK-ës” dhe para se të nisin sulmet e NATO-s për veprime operacionale, në një kohë kur të gjitha urdhërat dhe urdhëresat e firmosura nga Azem Syla si ish MM i QPK-ës dhe ato të UÇK-ës të firmosur nga dy ish Shefat e SHP të UÇK-ës Bislim Zyrapi e Agim Çeku, janë të kohës nga 31 Marsi 1999 e në vazhdim, pra pas formimit të QPK-ës dhe ndërhyrjes së NATO-s nga ajri.

Duke u hallakatur brënda fantazive karrieriste të ustait të vet Dilaver Goxhaj, Faik Islami vazhdon më tej me hamëndësira të turpëshme, ku në mbulim të intrigave e mashtrimeve të këtij të fundit, nis e prallis “..se ishte fat i madh për UÇK-ës dhe NATO-n, që bashkëveprimin midis tyre, ta bënte një ish shef i katedre dhe pedagog i Akademisë Ushtarake të Ushtrisë Shqiptare..” e të tjera  qiqra në hell, duke e matur Dylo mavrinë me hijen e mëngjesit të kohës së shkuar, pa dhënë asnjë shpjegim, për detyrën e fundit të karrjerës së Dilaverit, cili u lirua si komandanti një baterie të AKA me gradën e kapitenit. Topi bam e Muçua tutje thotë populli dhe kështu e Dilaveri. Luftëtarët e UÇk-ës  e dinë  të gjithë se lidhja dhe bashkëpunimi midis NATO-s dhe UÇK-ës, është mbajtur nga dy ish Shefat e SHP të UÇK-ës, Bislim Zyrapi e Agim Çeku deri në mbarimin e luftës, e jo si shkruan mashtruesi Faik Islami nga Dilaver Goxhaj. E vetmja “mrekulli pabesie” e Dilaver Goxhaj, është se ai i shkroi letër Komandantit të NATO-s Gjeneralit Uesli Klark fshehurazi, pa marrë leje nga Shefi SHP të si drejtues kryesor i asaj ushtrie çlirimtare. Këto veprime tinëzare edhe pse e rëndojnë së tëpërmi, Dilaveri i thellon akoma më shumë me deklarimet e Faik Islamit, i cili në vazhdimësinë e sajimeve monstuoze, shkruan se “Sikur me qiri ta kishin kërkuar, nuk do ta gjenin dot një specialist të tillë”. Ja deri ku shkojnë prapësitë e përbashkëta të këtyre dy shpifarakve të patyrpshëm, që për të arritur synimet aventureske, bëjnë të pa mundurën, për të transformuar realitetin historik me të paqëna mashtruese, në mënyrë që nëpërmjet këtyre fantazive karrjeriste, të dizinformojnë opinionin publik e gjërë Shqiptar të kudo ndodhur. Për Dilaver Goxhën, që në këtë shkrim përfaqësohet nga Faik Islami, nuk ka luftuar njeri tjetër veçse “Ai, Dylua i Golemit”, ku sipas këtij sajimi donkishotesk, drejtuesit e operacionit “Shigjeta”, duke filluar nga Hashim Thaçi si Kryeministër i QPK-ës njëkohësisht dhe Komandant i UÇK-ës, Azem Syla Ministër i Mbrojtjes i QPK-ës, Bislim Zyrapi Ndihmës i Ministrit të Mbrojtjes të QPK-ës dhe Agim Çeku si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-ës, Spiro Butka Z/komandant i operacionit “Shigjeta”, Shaban Mysliu, Rustem Berisha, Nexhmedin Kastrati, Musë Jashari, Rifat Sulejmani, Bilal Syla, Ruzhdi Saramati, Hysni Syla, Xheladin Gashi e  të tjerë eprorë të këtij operacioni, duhej ta drejtonin këtë veprim luftarak të UÇK-ës, duke qënë brënda Kosovës, sepse kështu mendon e dëshëron demagogu i “strategjisë Dilaveriane”, i cili dhe pse e paraqet veten si një “dijetar i madh’, gjatë tre muajve të qëndrimit në SHP të UÇK-ës, dihet se nuk bëri gjë tjetër, veçse sajoi e ngatëroi shumë probleme, me të vetmin qëllim, që ti zinte vendin Bislim Zyrapit e më pas Agim Çekut. Por, ashtu si në Ushtrinë Shqiptare dhe UÇK-ës, i tregoi vendin se ku e kish, jo vetëm në luftë, por dhe në paqen e pas luftës, ku mjerani Dylo, duke u hallakatur nëpër Prishtinë, nuk dihej për kë punonte e kujt i shërbente, vetë dhe bashkë me të birin e vet Dritanin.

Ashtu si tek shkarravinat e veta dhe në këtë rast me shkrimin e Faik Islamit, Dilaver Goxhaj kërkon që me intrigat e  stërholluara, të krijojë të çara brënda UÇK-ës. Kuptohet për të nxjerrë gozhdën me gozhdë. Nuk është hera e parë, që ky individ problematik, tenton që me hallakatjet e veta mendore, të ngatërojë e transformojë zhvillimet e asaj lufte. Kështu dhe në këtë rast, nëpërmjet bedelit Faik Islami shkruan, “se kur luftonte Adem Jashari, UÇK-ës, nuk ka patur Brigada“, në një kur dihet nga të gjithë luftëtarët e asaj lufte, që UÇK-ës, para se të fillonte Beteja e Jasharajve Legjendarë, ish reformuar dhe  kish përfunduar ristrukturimin e sajë, duke u transformuar në një ushtri institucionale, bashkohore dhe moderne, për kohën dhe vendin ku vepronte. Dhe për të dalë atje ku duhet, ky shërbëtor i Dilaverit, pyet dhe jep përgjigje në të njëjtën kohë, për hamëndësira të neveritshme, për shkrimet dhe librat që ka shkruar Dilaveri për luftën e Kosovës, shkrime për të cilat nuk po zgjatemi, sepse i gjithë opinioni i gjërë publik Shqiptar, e dinë fort mirë, se sa janë paguar mercenarët që kanë shkruar për Dilaverin, si për rastin gazetarit tek e përditëshmja “Dita” në Tiranë, ashtu dhe për rastin e autorit të librit “Një kolonel midis Prishtinës e Tiranës”, autor i cili që në faqen e parë të librit, deklaron se nuk mban përgjegjësi, për pasaktësitë që mund shfaqen brënda librit, pra gënjeshtrat e Dilaver tutorit, gjatë leximit nga luftëtarët e asaj lufte.

Në këtë palo shkrim të Faik Islamit, midis të tjerash, me porosi të Dylaver Goxhaj, artikulohet më së shumti dhe në mënyrë të qëllimtë emri i  Zv/Komandantit të operacionit”Shigjeta”, Spiro Butka, ish oficer i Ushtrisë Shqiptare, i cili e nisi jetën e vet ushtarake në shtator 1958, si nxënës i shkollës së mesme ushtarake “Skëndërbej” dhe duke kaluar vitet njëri pas tjetrit, prej asaj kohe e deri sa doli në  pension të pjesshëm, bashkë me mijëra kolgë të tjerë në Korrik të vitit 1992, si rezultat i transformimit të asaj ushtrie sipas standardeve të NATO-s, ka pa ndërpreje plot 34 vjet shërbim në rradhët e asaj ushtrie. I theksuam këto të dhëna, konkrete të Spiro Butkës, sepse në artikullin në fjalë, Faik Islami në mënyrën më të poshtër e të ndyrë, gënjen haptazi kur deklaron në fund të shkrimit bashkë me Dilaver mashtruesin, se pasi nuk e besojnë se ai artikulli nuk është i 14 autorve të operacionit “Shigjeta’, por i një njeriu të vetëm Spiro Butka, i cili në vitin 1970, “është përzënë nga ministri i asaj kohe Mehmet Shehu, si i padenjë, për të qënë oficer i asaj ushtrie.”  O tempores, o mores lutet Çezari i madh, para hyjnive të kohës. Me një poshtërsi të tillë e mbyll  shkarravinën e vet te portali Radio Kosova e Lirë “shkërmëtari” intrigant e mashtrues Faik Islami, i cili edhe pse i paguar si mercenar nga Dilaver supermashtruesi, harron se për secilin oficer të liruar të ushtrisë Shqiptare ekziston në arshivën e sajë dokumentacioni përkatës, që vërteton dhe sot e kësaj dite, se Spiro Butka është liruar nga ajo ushtri me urdhër të Ministrit të Mbrojtjes të asaj kohe me Nr.2461 datë 2 Korrik 1992, duke u dekoruar për herë të dytë me Medaljen e Shërbimit Ushtarak dhe jo si gënjejnë e mashtrojnë  bashkërisht Dilaver Goxhaj e Faik Islami, me moton ”gënje sa më shumë, që të mbetet diçka si e vërtetë”. Por Dilaver Goxhaj gjetkë e ka hallin.  E  brenë së tepërmi ligësia në shpirt, për dekorimin e fundit të Spiro Butkës nga Presidenti Bamir Topi, në kuadër të 100 vjetorit të shpalljes së Pavarsisë me Dekret Nr.7413 Datë 8 Maj 2012 me motivacionin: ”Për trimërinë dhe patriotizmin e treguar për çlirimin e trojeve Shqipëtare, në vitet 1999-2001 dhe për të drejtat njerzore dhe kombëtare të Shqiptarve”, prandaj dhe e ka shtyrë fshatarin e vet të mëkatojë, duke arritur ashtu si dhe vetë Dilaveri të kthejnë Spiro Butkën, në Vllah, Rumun apo Grek, si ka bërë e bënë Flori Bruqi, një agjenti tjetër i afirmuar i Beogradit në faqet e veta të internetit. Turpi gjithmonë është dhe mbetet vepër e të paturpëve. Kjo dhe në rastin tonë konkret të këtyre rrufjanëve politikë, ku dy fshatar nga Golemi i Gjirokastrës edhe pse populli Shqiptar i arsimoi, ata të mbarsur nga e kaluara e errët e tyre karrieriste, nuk hoqën dorë nga paydhësitë djallëzore, për të thurur sajesa e të paqëna tepër të ndyra e të poshtra. Zoti i faltë këta djaj  që shiten si ëngjëj dhe bashkë me këta dhe ata që i përkrahin në rrugë meskine.

Bislim Zyrapi

Ish Shef I SHP të UÇK-ës dhe Komandant i operacionit “Shigjeta” gjatë luftës së UÇK-ës

Spiro Butka

Ish Zv/Komandant i operacionit “Shigjeta” gjatë luftës së UÇK-ës

Ruzhdi Saramati

Ish Komandanti i Br.128 në operacionin “Shigjeta” gjatë luftës së UÇK-ës