Operacioni SHIGJETA

Foto - Galeria • KLIKO



Përgjigje plagjiatorit storian të hallakatur Rasim Bebo

Përgjigje plagjiatorit storian të hallakatur Rasim Bebo

(Reagim i SHVL të UÇK-ës Tiranë)

Në faqen e internetit Iliria Nevs Agency, organ që del në Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë në datë 18.08.2014, u botua artikulli i pseudo historianit Rasim Bebo “Maqedonia e Ilirisë madhështore”, shkrim ky që në mënyrë direkte i kundërvihet artikullit historik të ish luftëtarit të UÇK-ës Spiro Butka “Shqiptarët e Shqipërisë Lindore midis vërtetësisë historike dhe Kartës së Helsinkit”, botuar në gazetën Illyria  Nevyork në datat 2 5-31 Korrik 2014. Artikulli në fjalë, është botuar më parë nga  Iliria Nevs Agency, Pashtriku.Org, Agjensia e Pavarur e Lajmeve Kosvapress, epopeja.org dhe në disa të përditëshme në Tiranë e Prishtinë me titullin ”Maqedonia krijesa fanazmë e Perandorisë Ruse në gadishullin Pellazgo-Ilir dhe domozdoshmëria historike për zgjidhjen përfundimtare të tokave të Shqipërisë Lindore”. Shoqata e Veteranve të Luftës të UÇK-ës  Tiranë, pasi studioi dhe analizoi shkrimin tendencioz dhe të pa skrupullt të mashtruesit ordiner Rasim Bebo, nxori dhe përgatiti konkluzionet përkatëse, të cilat nëpërmjet  reagimit që po përcjellim, po paraqesim mendimet tona para  gjithë shqiptarve të kudo ndodhur, për të njohur opinionin e gjërë me realitetet dhe vërtetësinë e ngjarjeve.

Ish luftëtari i UÇK-ës, njëkohësisht dhe Zv/komandant i operacionit “Shigjeta”, në pas luftë si pushkë po përdor penën, ku si rezultat i studimit analitik të dokumentacionit ekzistues dhe referencës analistëve të huaj, ka shkruar një sërë artikujsh historik me karakter patriotik dhe kombëtar, ku më tepër spikasin:

1-KOSOVA LINDORE PENGU I STRATEGJISË GJEOPOLITIKE SERBE

2-GREQIA BASHKËPUNTORE E SËRBISË NË KRIMET E LUFTËS

3-SHQIPTARËT MIDIS KRIMIT TË RI E TË VJETËR EUROPIAN

4-E DREJTA E SHQIPTARVE ËSHTË LIGJITIME

5-TRAKTATI I LONDRËS MIDIS SHPËRBËRJES DHE RATIFIKIMITTË PADEJTËSIVE

HISTORIKE

6-MANIPULIMI I LASHTËSISË HISTORIKE NGA GREKËT, VAZHDIMËSI E KRIMIT

POLITIK TË TYRE BRËNDA KËSAJ HISTORIE

7-LUFTA E UÇK-ës PËRBALLË RRUFJANËVE POLITIKË KARLA DEL PONTE E DIK

MARTY

8-SHËRBËTORËT E BEOGRADIT TRANSFORMOJNË DHE MANIPULOJNË OPERACIONIN

“SHIGJETA” SIMBOLIN E LUFTËS FRONTALE TË UÇK

9-DËSHMORËT E KOMBIT SHQIPTAR BRËNDA DHE JASHTË  KUJTESËS HISTORIKE

10-LUFTA E UÇK-ës MIDIS  NIHILIZMIT DHE  KARRJERIZMIT DISFATIST DILAVERIAN 11-OPERACIONI “SHIGJETA”, HAP VENDIMTAR I QEVERISË TË PËRKOHËSHME TË

KOSOVËS, NË ZBATIM TË MISIONIT HISTORIK TË U.Ç.K.-ës, GJATË LUFTËS NË

KOSHARE DHE  PASHTRIK, PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS

12-ORGANIAZATORËT, UDHËHEQËSIT DHE DREJTUESIT E USHTRISË ÇLIRIMTARE TË

KOSOVËS PËRBALLË TENTAKULAVE TË OKTAPODIT SERBO-SLLAVË

13-USHTRIJA

14- ÇLIRIMTARE E KOSOVËS DELJA E ZEZË E EUROPËS MODERNE E DEMOKRATIKE

15-LUFTA ME MULLINJTË E ERËS E RAJMONDA MALEÇKËS NË HASIN MES LUFTËS E

LIRISË

16-SHIGJETA” E UÇK-ës DHE FANTAZIA KARRIERISTE  E JOVAN BREGUT ALIAS

DILAVER GOXHAJ

17-LUFTËTAR TË USHTRIVE ÇLIRIMTARE, MOS LEJONI FALLCIFIKIMIN E HISTORIS

NGA UDB-shët E PAMORALSHËM EUROPIAN KARLA DEL PONTE E DIK MARTY,

AUSTRALIANI CRAIG JURISEVIÇ  DHE ATA VENDOR  TË BEOGRADIT VRASTAR

SERBO-SLLAV RAJMONDA MALEÇKA E FLORI BRUQI

18-KËLYSHËT  E  BEOGRADIT  KËRCËNOJNË  LUFTËTARIN  E  UÇK –ës

19-PËRSE  NDËRHYRI   NATO   MË  24  MARS  1999  NË   KOSOVË?

20-LIGJITIMITETI  I  USHTRISË  ÇLIRIMTARE  TË  KOSOVËS, PËRBALLË  AKUZAVE  TË

RRUFJANËVE  POLITIKË   SHARLATAN KARLA DEL PONTE DHE DIK MARTY,

e  të tjerë artikuj, ku autori duke analizuar faktet dhe argumentet historikë paraqet para opinionit publik kombëtar dhe ndërkombëtar aktet dhe veprat kriminale të Serbëve, Sllavëvë e Grekëve, për  kolonizimin e trojeve etnike Shqiptare, të pushtuara barbarisht nga ana e tyre. Ustallarët e shërbimeve sekrete, të kryeqyteteve përkatëse, nisur nga shkrimet e mësipërme, duke u përballur me vërtetësinë e krimeve të kryer nga falanga e errëta Serbe, Sllave e Greke, ndërsyen dhe hodhën në veprim zagarët e tyre agjenturial të instaluar në Prishtinë  e Tiranë, ku me ndërhyrjet e tyre poshtëruese nëpërmjet telefonatave të ndryshme, kërcënuan direkt dhe indirekt këtë luftëtar të UÇK-ës.

Nisur nga të gjitha këto veprime bastarde të agjentëve të rafinuar Serbo-Sllavë, Shoqata e Veteranve të Luftës së UÇK-ës Tiranë, në bashkëpunim me luftëtar të UÇK-ës, UÇPMB-cit dhe UÇK-re, pasi verifikoi të gjitha  telefonatat përkatëse, arriti në konkluzionin, se të gjitha këto ishin organizuar e drejtuar nga agjenti i afirmuar i UDB Serbe Flori Bruqi Prishtinë dhe shërbëtorja e tij besnike kurtizania Rajmonda Maleçka Tiranë. Për të gjitha këto poshtërsira, që këta dy bashkëpuntorë të Beogradit kryen kundër Spiro Butkës, SHVL e UÇK-ës Tiranë, doli në shtypin e përdidtshëm  me artikullin “Këlyshët e Beogradit kërcënojnë luftëtarin e UÇK-ës”, artikull i cili u botua nga Agjensia e Pavarur e Lajmeve Kosovapress, epopeja.org dhe në  disa organe të tjera shtypi në Prishtinë e Tiranë. Në shkrimin e sajë, SHVL e UÇK-ës Tiranë paraqiti me fakte e argumente para opinioni publik, se cili është Flori Bruqi, me kë është lidhur, për kë punon dhe si ka ingranuar Rajmonda Maleçkën në këto veprime të përbashkëta agjenturore. Kushdo që është i interesuar të njihet me ato sqarime, mund të lexojë materialin në faqet përkatëse të internetit, që u rekomanduan më sipër.

I theksuam shpjegimet që dhamë deri tani, sepse të gjitha këto lidhen ngushtazi me artikullin e shkruajtur nga pseudo profesori i burgjeve Shqiptare palostoriani Rasim Bebo, i cili i lidhur me fije merimange me shërbëtorin e Beogradit Flori Bruqi, fill pas daljes në shtyp të artikullit “Këlyshët e Beogradit kërcënojnë luftëtarin e UÇK-ës”, me porosi të Athinës u doli në mbrojtje dy agjentëve të mësipërm me shkrimin e tij konfuz “Tmerret që përjetuam”, shkrim i cili nisur nga  stili, mënyra, trajtimi dhe shtjellimi që u bën hallakatjeve mendore të tij, tregojnë se ky pseudoprofesor i vetëquajtur historian, ose është i sëmur psiqik dhe duke vuajtur mëndërisht nuk di çfarë mendon  e  shkruan, ose nga që është dergjur në burgjet Shqiptare si i dënuar për vepra të turpëshme, duke qënë nën ndikimin e tyre dhe sot e kësaj dite, shkruajti dhe shkruan përsëri hamëndësira të pa qëna për llogari tyre që u shërben dhe që e paguajnë. Ky njeri është kaq i pacipë, sa arrin të gënjejë e mashtrojë haptazi opinionin publik Shqiptar, kur shkruan te NOA (Agjencia Kombëtare e Lajmeve).. se ”Ish komandanti i UÇK-ës Spiro Butka, oficeri i dërguar nga Enver Hoxha ..(në atë luftë).. në një kohë kur dihet që Enver Hoxha kish 14 vite që kish vdekur para zhvillimit të luftës së Kosovës.

Hamëndësitë e këtij burgaxhiu të dënuar për vepra të turpshme, shkojnë akoma më tej, kur sajon e gënjen se ky komandant i UÇK-ës, gjatë operacionit “Shigjeta ka zgllabëruar fondet e Shqiptarve ..”. Se për çfarë fondesh flet ky psikopat, shokët e atij operacioni thonë se kanë parë të vijnë vetëm armë, municion, ushqime dhe ilaçe dhe jo mjete financiare. Intrigat që thur ky thashethemexhi, janë aqë të poshtra, sa nuk mund të krahasohen as me ato të veprave të njohura të Shekspirit. Duke u shitur si ditur i gjithanshëm, heshtazi si hienat, del atje ku e kanë porositur dhe mbron njëkohësisht Tahir Zemën, Flori Bruqin dhe Rajmonda Maleçkën bashkërisht, sepse sipas tij na i paska ofenduar komandandanti i UÇK-ës në fjalë, gjë për të cilën është pak për një tradhtar si këta, që i ka njohur dhe i njeh si të tillë krejt Kosova. Dhe për të justifikuar veprën e tyre tradhtare, i krahason këta shërbëtorë të Beogradit, me legjendën luftarake të Dukagjinit, Ramush Haradinaj. Në atë shkrim, hallakatet sa majtas e djathtas, duke ngatërruar pikpajmet politike dhe ashtu si pa u ndjerë akuzon Azem Sylën, Hashim Thaçin e Xhavit Halitin për luftën e Kosovës, ku Spiro Butka bashkë me këta, luftën e kanë bërë për interesa të tyre e jo për atë kombëtare. Sajesat e  paqëna nga ana e tij, janë marrëzira të pështira, të cilat tashmë për popullin Shqiptar janë të qarta dhe kuptohet qëllimi i tyre,  përse bëhen nga ky pseudo patriot i thekur, icili në kohën kur luftohej në Kosovë, Preshevë e trojet e Shqipërisë Lindore, të pushtuara nga Sllavët e vetëquajtur Maqedon,  iku e u fsheh si minjtë e arave diku matanë Atlantikut.

Për të shpënë deri në fund, detyrat që i janë ngarkuar prej ustallarve të padukshëm,  në shkrimin e datës 18.08.2014, botuar në faqet e “INA”, del përsëri në skenë, ish i dënuari i burgjeve Shqiptare për vepra të turpshme, por këtë herë duke e paraqitur veten si njohës i madh i ngjarjeve e ndodhive të lashtësisë historike. Me plagjiaturat e tij idiote, i kundërvihet artikullit ”Maqedonia krijesa fanazmë e Perandorisë Ruse në gadishullin Pellazgo-Ilir dhe domozdoshmëria historike për zgjidhjen përfundimtare të tokave të Shqipërisë Lindore”, të botuar nga Gazeta Illyria në Nevyork në versionin “Shqiptarët e Shqipërisë Lindore midis vërtetësisë historike dhe Kartës së Helsinkit”, Në mënyrë tinëzare dhe të qëllimtë keqtrajton shprehitë dhe argumentat e artikullit, duke i dhënë kuptime të ndryshme përmbajtjes të shkrimit. Se sa i rëndësishëm është ai artikulli, mjafton të theksojmë se pas botimit të ilustruar nga “pashtraku.org”, Gazeta Illyria dhe faqe interneti e të përditëshme të tjera në Pishtinë e Tiranë, u vlerësua së tepërmi nga akademikë, historianë, studiues e analistë të fushave të ndryshme dhe në adresë të Spiro Butkës si autor i këtij shkrimi, ardhën shumë falënderime, për atë punë cilësore të bërë prej tijë.  Mirpo Rasim Bebo, ashtu si në shkrimiin e mëparshëm “Tmerret që përjetuam”, botuar nga “NOA” dhe në këtë të datës 18.08.2014, botuar nga “INA” me titull “Maqedonia e Ilirisë madhështore”, me cinizmin e një të dënuari për vepra të turpshme nga shteti Shqiptar, jo vetëm që kërkon të hedhë poshtë atë artikull të mirëqënë sa historik dhe patriotik, por me mënyrën që e kanë instruktuar ustallarët e Beogradit e Athinës, tenton të përgojojë dhe njollosë figurën e ish Zv/Komandantit të operacionit “Shigjeta” të luftës së  UÇK-ës Spiro Butka. Zëmërligësia e Rasim Bebos në shkrimin e paraqitur prej tij, ka kundërvënje të theksuara fetare, për të denigruar Spiro Butkën si të krishter Grek, ashtu si bën dhe Flori Bruqi në faqen e tij të internetit dhe që po e mbështet Rasimi i Beogradit dhe Athinës njëkohësisht.

Me cinizmin e tij të theksuar Rasimi i ndërkryer mëndërisht, në shkrimin e tij përmënd emra të ndryshëm studiues e historianë, për ti mbushur mëndjen Shqiptarve, për të  paqënat që ai sajom në funksion të madhështisë së vet. Por e vërteta vonon por nuk harron. Rasim Bebo edhe pse një mësues i fshatrave të thella, nuk justifikon me shkrimin e tij, jo vetëm dijenitë që paraqet në këtë shkrim si “studiues i madh”, por dhe qënjen  thjeshtë si mësues i një shkolle fshati. Kjo vërtetohet me deklarimet e tij kundër Spiro Butkës, për emërtimin e tokave të pushtuara nga Sllavët, si “Shqipëria Lindore”. Rasimi si mjeran që është, këtu e tregon veten se sa i varfër është në njohuritë që ka. E vërteta historike e gjeografike, Shqipërinë e ka ndarë dhe ndanë në atë Jugore, të Mesme, Lindore e Veriore dhe fatkeqësia e këtij rasti, e nxjerr Rasimin e hallakatur, të zbuluar krejtësisht e  më të hallakatur se është në të vërtetë. Shoqata e Veteranve të Luftëssë UÇK-ës Tiranë, nisur nga këto qëndrime e shkrime të paskrupullta të Rasim Bebos, sqaron opinion publik Shqiptar të kudondodhur, se Rasim Bebo ka ikur në Perëndimin e largët, për të humbur gjurmët dhe justifikuar punën minuese që ai bën kundër luftëtarve që luftojnë për çështjen kombëtare. Ai pretendon se është një i dënuar për bindje politike, por dokumentacioni që e shoqëron në ato burgje, flet krejt dryshe. Nëse mjerani Rasim e kërkon këtë të vërtetë, luftëtarët e UÇK-ës janë gati në çdo kohë, për ta ballafaquar atë para opinionit publik Shqiptar në çdo lloj medjumi, me të qënat e të paqëna që ai pretendon e po  tenton të ndërtojë lumturinë e vet, duke spekuluar në emër  të dënuarve të ndërgjegjes nga shteti Shqiptar.

SHVL UÇK TIRANË