Operacioni SHIGJETA

Foto - Galeria • KLIKO



"REVOLTE PUBLIKE" e shoqatave te dalura nga lufta e UCK-se dhe shoqata e te Burgosurve Politike te Kosoves, deget ne Prizren, per gjendjen e fundit ne Maqedoni...

Më datë 07.07.2014, shoqatat e dalura nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe shoqata e të Burgosurve Politikë Shqipëtar të Republikës së Kosovës, degët në Prizren, e mbajtën një mbledhje të përbashkët, në të cilën diskutuan për situatën e rëndë, që momentalisht po kalojnë vëllezërit tanë në trojet shqipëtare, e të cilat, gjenden nën administrimin sllavo - maqedon. Ata, njëzëri konstatuan se, protestat e njëpasnjëshme në këto ditë, janë si rezultat I dhunës, agresionit dhe terrorit që pushteti sllavo-maqedon po ushtron në mënyrë barbare mbi popullatën shqiptare në këto treva. Organet e shtetit artificial "Maqedon" arrestojnë dhe dënojnë shqipëtarët, me të vetmen arsye përse janë shqipëtarë dhe përse dëshirojnë të jetojnë të lirë në trojet e tyre shqiptare. Prandaj, ne, shoqatat e dalura nga lufta e UCK-së dhe shoqata e te Burgosurëve Politikë Shqipëtar, degët në Prizren, shprehim këtë

REVOLTË PUBLIKE

1. Kërkojmë nga organet e "shtetit" Maqedon, që urgjentisht dhe pa asnjë kusht, t’i lirojë nga burgjet të gjithë protestuesit shqiptarë, të cilët, me të drejtën në këto ditë e shprehën e revoltën e tyre ndaj dhunës dhe padrejtësive që atyre po u bëhen në vazhdimësi;

2. Kërkojmë që politika shoviniste sllavo-maqedone antishqiptare të heqë dorë njëherë e përgjithmonë nga dënimet dhe përndjekjet politike ndaj shqiptarëve, sikurse ka ndodhur në të kaluarën, dhe në mënyrë të veçantë në kohët e fundit;

3. I bëjmë thirrje Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, që të ngrejnë zërin e përkrahjes ndaj vëllezërve shqiptar, e kundër agresionit të egër sllavo-maqedon, I cili tashmë ka përgatitur planet për dobësimin dhe shkattërimin e shqiptarëve në këtë pjesë të Shqipërisë etnike;

4. Kërkojmë nga Bashkësia Ndërkombetare, që të ndërhyjë në mënyrë urgjente për ta qetësuar situatën e krijuar në këtë pjesë të Ballkanit. Sepse, agresioni I fundit I shtetit sllavo-maqedon, në fakt ka prodhuar frymën konfliktuoze ndëretnike, e që kjo ka trazuar gjakrat dhe shpirtërat e shqiptarëve kudo që janë;

5. Ne shoqatat e dalura nga lufta, Kërkojmë nga Bashkësia Ndërkombëtare, që të parandalojë shkeljet e të drejtave të njeriut në shtetin artificial Maqedon. Në këtë vend, shqiptarët vazhdojnë të trajtohen si qytetar të kategorisë së dytë; atyre u mungon liria e shprehjes dhe e mendimit, nuk janë të lirë në vendin dhe trojet e tyre etnike. Këto janë vetëm disa aspekte nga shumë padrejtësi të tjera. Prandaj, ndërhyrja e Bashkësisë Ndërkombëtare është një obligim i momentit. Dhe, asnjëherë, ne nuk do të dëshironim që ky agression I pandalshëm I pushtetit sllavomaqedon mbi shqiptarët, të na detyrojë për vetëorganizim, e për t’I dalë zot trojeve tona dhe bashkëkombasve tanë;

6. Fare në fund, i drejtohemi vëllezërve dhe motrave tona që jetojnë në atë pjesë të Shqipërisë Etnike, se ne, jemi fuqishëm me ju, me kërkesat e juaja, dhe me të drejtën e juaj për të jetuar të lirë. Gjithmonë do të jemi me ju dhe në dispozicionin e juaj. Koha është duke punuar për shqiptarët. Rruga e shqiptarëve drejt bashkimit kombëtar është proces i pandalshëm, njëherë e përgjithmonë.

Prizren, 09.07.2014

1. OVL-UÇK, dega Prizren, Kryetari Selim Krasniqi:  _____________________

2. SHIL-UÇK, dega Prizren, Kryetari Burim Shala:  ________________________

3. SHFD-UÇK, dega Prizren, Kryetari Xhavit Berisha:  _____________________

4. SH.B.P.SH.K, dega Prizren, Kryetari Ruzhdi Saramati:  _____________________