
Shkruan Ragip Shala
Popullsinë e federatës jugosllave , serbët e përbënin me 15 % , kurse autoritetin komandues të APJ-së dhe shërbimin informativë deri në 70 %. Prandaj janë gjeneralët serbë ata që hartuan doktrinën ushtarake të Armatës Jugosllave . Se cila ishte ajo doktrinë , është dëshmuar në Vukovar, Srebrenic , Reçak , Krushë , Prekaz , Izbic , Qyshk , Dubravë , Meje etj Gjatë shpërbërjes së RSFJ-së , nga terrori i gjeneralëve serbë e pësoi popullata civile kroate , boshnjake , dhe sidomos populli shqiptar . Masakrimi i popullatës civile vërtetoi se hartimi i doktrinës për luftën konvencionale dhe jokonvencionale është projektuar për synimet shoveniste dhe hegjemoniste serbe. Një formë e veqantë terrori kundër shqiptarëve në të gjitha trojet etnike është ushtruar nëpërmjet luftës speciale . Ideatorë dhe projektues të kësaj lufte njihën : A . Rankoviqi , S.V. Tempo , N. Lubiqiqi, V. Kadijeviqi , S. Millosheviqi etj . Këta autoritete kanë qëndruar në krye të UDB dhe KOS gjenocidial .
LUFTA SPECIALE
Literatura serbe ka definuar në forma të ndryshme luftën speciale për interesat e tyre hegjemoniste . Ndër shumë definime , vlen të veqohet definimi që dërgoi në gjykatën e Hagës Slobodan Milosheviqin. Me luftën speciale ideologët serb nënkuptonin : Veprimtari e forcave të posaçme të një shteti , kundër një shteti , populli tjetër , vendi dhe lëvizjeve çlirimtare. Një luftë totale, e përditshme , por që nuk shihet . Një veprimtari speciale e planifikuar, e organizuar me kordinime politike , ushtarake , dhe diplomatike të një shteti kundër një shteti ose populli tjetër . Qëllimi i kësaj lufte është që forcërisht , të imponohet ndryshimi i rrethanave politike , ekonomike , ushtarake , kulturore , fetare në një shtet tjetër për interesa të tyre. Kjo luftë është ndarë në tri forma: Luftë Jokonvencionale ,Kundërguerile , dhe Propagandë psikologjike . Forma e parë nënkupton operacione të pazakonta dhe përbëhet prej disa veprimtarive speciale si : Veprimtari subverzive , terroriste , nxitjen dhe organizimin e luftës vëllavrasëse etj . Forma e dytë , veprimtaria kundër Guerile është veprimtari speciale kundër lëvizjeve çlirimtare të një vendi , populli . Kjo luftë përbëhet me: Aksione ushtarake , atentate , kidnapime , arrestime , izolim të banorëve , djegien e vendbanimeve , shkatërrimin e burimeve furnizuese etj . Forma e tretë është Propaganda Psikologjike dhe përmban fushatë në superstrukturën shoqërore . Ndikon në orientimin e vetëdijes , sjelljet e njerëzve dhe emocionet e tyre . Mjetët për ushtrimin e luftës speciale janë : Njeriu , ushtari , grupe njerëzish , radio , tv, gazetat , librat filmat etj. Lufta speciale e UDB-së në shërbim të shovenizmit e hegjemonizmit serb përfshin shumë veprimtari speciale disa prej tyre janë : Politika e standardëve të dyfishta , presion në politikë , ekonomi , jetën sociale , aktivitet i drejtuar në dezinformim ,dezorientim , dezideologji në sferën ekonomike , politike, kulturore ,etj . Aktivitet në çarmatosjen ideologjike , dobësim të fuçisë riprodhuese njerëzore , të racës . Aktivitete në gjendjen emocionale të popullit , aktivitet në përhapjen e sëmundjeve dhe epidemive , Ndikim në përçarjet politike, fetar. Përbuzje ndaj vlerave kombëtare , abuzim me vetëdijen kombëtare. Veprimtari subverzive , propagandë psikologjike : dezinformim , shpifje , intriga , indoktrinim , atentate , sabotime, shantazhe, komplote ,korrupsion etj. Pastaj Infiltrim në organizatat humanitare ndërkombëtare , organizatat joqeveritare etj .
TERRORI I LUFTËS SPECIALE
Shërbimi sekret i UDB-së ka ushtruar tri format e luftës special kundër shqiptarëve, por format Kundërguerile dhe Propagandë Psikologjike ka dominuar tërë veprimtarinë e kësaj lufte. Makineria propagandistike e UDB-së dhe KOS-sis, pas Pranverës Republikane të ' 81-tës ,sidomos gjatë luftës së UçK-së , dhe tani në forma të përkryera ushtron terror psikologjik , pa kurrfarë kundërvënie prej ,, rrush " shërbimeve sekrete në Tiranë , Prishtinë e Tetovë. Forma e veprimtarisë Kundërguerile veçohet me atentate , kidnapime arrestime etj. Atentatet ndaj vëllezërve Gërvalla e Kadri Zeka në Gjermani, Enver Hadrit në Belgjikë, pastaj atentatet ndaj miqve të çështjes shqiptare në Gjermani , Suedi, Francë etj. Kidnapimi i Ukshin Hotit , Xhavit Hazirit , Enver Topallit , mjekut Hafir Shala etj . Propaganda psikologjike si formë e luftës speciale është shumëdimesionale dhe ushtrohet kryesisht nëpërmjet mjeteve të komunikimit masivë . Përhapja e shpifjeve , intrigave, dezinformatave , diskreditimeve, shantazheve përbëjnë veprimtarinë e kësaj lëmi . Lufta speciale e UD-së, me makinerinë propagandistike duket që i ,, korrë ,, fitoret më të medha . Shpërlarja e trurit të disa ,, intelektualëve " në Tiranë e Prishtinë , pastaj disa të burgosurve ,,politik " përbën suksesin e kësaj lufte . Masakra e Tivarit , ndër kryeveprat e albanofobisë serbe, i pranuar personalisht nga Aleksandër Rankoviqi në Kongresin e P.K. serbe Maj 1945 si : ,, Faj dhe Gabim i yni " ,, intelektualët " e kastruar shqipfolës në pozita të ,, djathtizmit " akuzojnë Enver Hoxhën për atë masakër. Disa të burgosur ,,politik" të ,,djathtë " mallkojnë ,,sakrificën" e tyre ,, për majtizmin " Enverian. Thirrjet e të kastruarve për çmilitarizim të R .Shqipërisë për hir të paqës ballkanike, për rrënimin e fabrikave , hidrocentraleve në kaskaden e Drinit për shkak të turbinave ,, komuniste " përbën fitoren më të madhe të luftës speciale të UDB . Fabrikimi i ,, raportëve " mbi ,, dhunimet " e femrave serbe para e gjaët luftës , inskenimi i shumë ,, ngjarjeve " të mbuluara me propagandë janë riciklime të kësaj lufte .Gjatë luftës në Kosovë , forcat ushtarako-policore serbe masakruan mijëra civiël të paarmatosur , fëmijë , adoleshentë , pleq , gra e burra , dhunuan mijëra femra , dogjen mijëra shtëpi , rrënuan qindra objekte të kultit Islam , të kulturës shqiptare etj . Ndonëse i kishte mundësit edhe UCK -ja , nuk ështe rrënuar as edhe Një objekt i vetëm fetar Ortodoks ,nuk ka ndodhur as edhe Një masakër i civilëve serbë apo dhunime grash serbe. Pastërtia e luftës së UCK është e pa krahasushme ndër luftërat guerile botërore . Import kufoma shqiptarësh të masakruar për Batajnicë nga gjeneralët serbë është e pa zakontë në historinë e luftërave botërore . Ndërsa djegia e kishave ortodokse në Kosovë në v .2004 nga shërbimi sekret serb , propaganda serbe ka hedhur mjeshtërisht fajin mbi UCK -në. Shkrimtari Dobrica Qosiq ka pohuar se : ,, virtyti kryesor serb është gënjeshtra ". Pikërishtë me gënjeshtra , inskenime , dhe fabrikime nën mbështetjen e propagandës së përkryer , shërbimi sekret serb ka ,, okupuar" kryeqytetet evropiane .Derisa shërbimet e shumta ,, inteligjente " në Prishtinë e Tiranë ua dinë edhe ,, lugët në kroshe krejt mëhallës ", shërbimi serb vazhdon terrorin mbi shqiptarët . Zhvendosja e ,,shtëpis së verdhë " nga Batajnica serbe (një qendër komplekse ushtarke) në një fshat malorë shqiptar është më tepër se terror . Financimi i botimeve të shumta kundër UCK-së në Beograd , Paris , Londër etj përbën një tjetër shëmbëlltyrë të luftës speciale serbe. Botimi i ,, Bella knjiga o Kosovo " (libri i bardhë Kosovës) nga qeveria serbe përkthyer në shumë gjuhë, dhe shperndarja e saj përmes ,,rrugëve " diplomatike shënon ,, atentat" politikë kundës luftës çlirimtare të UCK-së . Pikërisht ky libër përbën logjistikën e ,, raportit" të D. Martit, dhe shumë ,, raporte" tjera .Nëpërmjet këtij libri , dhe shkrimeve tjera në shtypin prestigjioz botërorë , të financuar nga qeveria serbe , i tërë autoriteti politik, ushtarak , dhe financiar i UCK -së paraqitët si produkt i kontrabandës me drogë , prostitucion , dhe vepra tjera kriminale .Kurse humbjet e ushtrisë serbe,në efektivin personel, në perballjet luftarake me UCK -në , shteti serb , qeveria e saj i ka minimizuar skajshmërisht , duke i paraqitur ata si persona civil , të rrëmbyer , të zdukur , dhe të masakruar nga UCK-ja. N . Kandiqi i ka shqyer ,, perden " shtetit serb , duke publikuar se : ,, prokuroria serbe dhe shërbimi sekret po fshehin krimet e gjeneralëve serbë " . Mbi 3000 autoritete komanduese ushatarako-policore serbe kanë kryer krime në Kosovë. prej këtyre 1000 kanë qenë në pozita të larta komanduese si gjeneralë , kolonelë , majorë etj, njofton N .Kandiqi . Një dëshmitar i mbrojtur , kolonel serb , ne gjykimin e Millosheviqit pati deklaruar : ,, Kemi pasur njësite speciale të kamufluar me uniforma të UCK ,që kanë komunikuar shqip dhe që kanë vrarë , dhunuar, plaçkitur dhe djegur jo vetëm civil shqiptarë por dhe serbë". Në pytjen Pse ? Ai ështe përgjigjur : ,, Kemi zbatuar dy urdhra nga lartë: Të vrisnim civilë dhe ta kompromotonim luftën e UCK-së " . Formimi i gjykatës speciale është riciklim i luftës speciale të UDB. Lufta me Serbinë nuk ka përfunduar ...
PËRFUNDIM
Gjeneralët serbë që nga shek. 19 kanë terrorizuar shqiptarët me luftëra konvencionale dhe jokenvencionale .Masakrat e shumta në përmasa gjenocidi janë pasuar pastaj edhe me terror të luftës speciale . Janë mijëra prova që dëshmojnë terrorin shtetror serb , ndaj shqiptarëve në përgjithësi dhe serbëve në veqanti. Ngritja e një gjykate njëtë me atë të Nynbergut , për t'i gjykuar gjeneralët serbë , i kontribuon paqes jo vetëm ballkanike ,por dhe më gjërë . Gjykata speciale për t'i gjykuar krimet e supozuara të UCK -se është frustrim i qendrave të vendosjes nga propaganda e sofistikuar serbe , për ta ngarkuar UCK -në me hipotekë të krimit. ,,Miqtë " ndërkombëtarë në presion të luftës speciale serbe kësaj here po i fryjnë zjarrit . Pse ?!