Operacioni SHIGJETA

Foto - Galeria • KLIKO



Kujtim per komandantin trim“KAVAJA” Indrit Cara- Kavaj

KUJTIM PER KOMANDANTIN TRIM “KAVAJA” INDRIT CARA- KAVAJ

(Mos  ua mohoni sakrificën dëshmorëve të Kombit Shqiptar, të cilët ranë për liri në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës)

Të nderuar vëllezër dhe motra

Të nderuar familjar të Komandant Kavajës

Të respektuar edhe ju shokë veteran, invalidë bashkëluftëtar të Kom. Kavajës

Të gjithëve ju përshendes nga zemra në emrin tim përsonal, dhe në emër të shokëve luftëtar të Indrit Carës, Komandant Kavajës.

Në fillim të fjalëve të mia që do ti them pët dëshmorin Kavaja, ju ftoj për një minut nderim...!

Sot kemi ardhur nga të gjitha trojet shqiptare, këtu në Kavajen Trime, në kavajen e komandantit trim Indrit Cara-‘’Kavaja’’, mirë se keni ardhë dhe ju faleminderit...

Unë jam Ruzhdi Saramati, Komandant i Mobilizimit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe Komandant i Brig.128-të UÇK-së.

Jam këtu në mesin tuaj që sëbashku ta nderojmë Kavajën dhe Heroin madhështor që i dha kombit shqiptar ky vend.

n Komandant ‘’Kavaja’’ u gjend në mesin e luftëtarëve të UÇK-së në vrullin e luftës çlirimtare që e bënte kombi shqiptar ballë për ballë forcave vrastare dhe kriminele të Millosheviçit, ushtri kjo e cila gjithmonë  ishte përpjekur pët të na shfarosur nga tokat tona, por këtë ëndërr Kralët e Sërbisë nuk mundën ta realizonin kurr, sepse për ballë tyre kanë pasur trima të mdhej shqiptar siç ishte komandant ‘’Kavaja’’me shokë.

n Komandant ‘’Kavaja’’ u kyq në UÇK  pikërisht në kohën e mobilizimit të përgjithshëm, në muajt Mars-Prill të viti 1999. Komandant Kavaja hyri në UÇK mu atëherë kur nëna Shqipni i thirri bijt dhe bijat e saj për ti dalur zot. Komandant kavaja e ndjeu thirrjen e nënës dhe menjëherë iu përgjigj dhe rroku armët në dhe ju bashkua luftës çlirimtare që po bëhej për liri dhe bashkim kombëtar.

n Kavaja u emërua oficer i stërvitjes në pikën e mobilizimit numër 1 në Kukës, sepse djemt që mobilizoheshin kishin shumë nevojë për tu pregatitur ushtarakisht, këtë detyrë Kavaja e kryente me shumë vullnet , por mendja i rrinte te lufta në front. Kur unë e pyesja ‘’ A u lodhe Kavaj’’?, ai më përgjigjej : ‘’ Jo o komandant, unë nuk lodhem fare kur punoj për lirinë e atëdheut, por unë kam ardhur që të luftoj ballë për ballë me armikun e vendit tim’’. Unë ja ktheja: ‘’Kjo ditë do të vijë shumë shpejt edhe për ty Kavajë, por kjo punë që po  e banë me pregatitjen e luftëtarëve ka rëndësi të madhe, për arsye se djemt që po na bashkohen nuk kanë njohuri për përdorimin e armëve.  Ai heshte, merrte leje dhe nisej për të shokët që i stërviste, të cilët e prisnin. Shko o trim e mësoi  sa më mirë djemt si të luftohet për lirinë e vendit tonë.’’

n Erdhi dita e djemt ishin gati për tu nisë drejtë fronteve të luftës. Bëja kujdes shumë kur i përcillja luftëtarët për në Kosovë dhe nuk u tregoja kurr deri në minutat e fundit të nisjes. Kisha kujdes se ndonjëri nga shokët mos e thoshte ndonjë fjalë dhe ajo fjalë të binte në vesh të keq. E thirra komandantin e njesit përciellës kufitar Muharrem Saramatin ‘’LEMI’’ dhe zvendësin e tij Rushit Shigjeqin dhe komandant Kavajën. Sëpari i tregova Indritit: ‘’ Kavajë, shumë shpejt do të nisemi për në Kosovë  dhe shko shpejt e pregatiti djemt, armatosi deri në dhëmbë me të gjitha paisjet ushtarake dhe mendoje se mund të nisemi edhe sonte!’’ Lemi dhe Shyti që e njihnin taktikën time u ngritën në këmbë dhe thanë: ‘’ Ne jemi gati komandant’’,  Kavaja e kuptoi se koha e nisjes varej nga minutat dhe me gëzim brofi në këmbë mori qëndrim e tha: ‘’ Edhe unë jam gati Komandant ! që të nisemi tani, me të gjithë djemt që kemi përgatitur’’ dhe të përqafuar me përcjellësit dolën që të bënin pregatitjet e fundit për nisje.

n Lemi dhe Rushiti do ti shoqëronin djemt deri në Shtabin e Zonës Operative të Pashtrikut që gjendej në fshatin Riti, ku komandant ishte trimi Tropojan Gjenerali Tahir Sinani . Thirra edhe 5 luftëtarë të bëhen gati për në kufij se do ta bëjmë një përcijellje për në Kosovë. Shokët u bënë gati dhe të armatosur mirë erdhën tek unë. Më thanë jemi gati të nisemi, në ndërkohë erdhen edhe Lemi Kavaja dhe  Rushiti, u ngrita në këmbë dhe ju thash: ‘’ Djem...! Për 5 minuta që të gjithëve ju dua të rreshtuar para shtabit...!’’ të gjithë dolën menjëherë, kurse unë mora paisjet e mija luftarake dhe dola në oborr të shtabit. Kombandant Kavaja po sa më pa dha komandën për ushtarët :’’ Gatititu...!’’ , kthehet nga unë dhe me tha: ‘’ Komandant...! Jemi gati të nisemi...!’’. Qetësojë djemtë i thash. ‘’ Kavajë...!, do të nisemi që tani dhe në orën 23 e 40 minuta duhet të jemi në pikën e kalimit. Pasi i tregova kohën se kur duhet të ishim në pikën e kalimit dhe u nisëm unë vet i gjashti përpara dhe vazhduam. Në pikën e kalimit arritëm ashtu siç e kishim planifikuar në orën 23 e 40 minuta. Aty ndaluam që të gjithë, dhe u përqafuam duke ju thënë ‘’ Paqi fat o trima ‘’ ndërsa përcijellësve u thash që të ken shumë kujdes sepse nuk dua të më vriteni          ! Kurse kavajën e përqafova veçanërisht, e putha në ballë dhe i urova suksese, ‘’ Do ta mundim shkjaun o Trim’’ , do ta mundim më tha!

n Njesiti u nis, Komandant Kavaja printe , dy përcijellësit ecnin anash tij. Unë me shokët e mij u ndala sepse duhej pritur 1 orë e gjysmë deri sa djemt ta kalonin rrezikun. Pasi që menduam se e kaluan rrezikun, Kthehemi në bazë djem. Nuk kaluam më shumë se 300 metra nga pika, u dëgjuan krismat e armëve, kjo e papritur më hutoi, djemt që u printe Komandant Kavaja kishin rënë në pritë, por menjëherë pasoj kundërpërgjigjia e tyre. Nuk e zgjata më shumë u bërtita shokëve të mij:   ‘’ Pas meje shokë’’ dhe me shpejtësinë më të madhe hym në zonën ku po luftonin djemtë e tanë. Aty zëri i Kavajes më erdhi në vesh  ku thoshte :’’ Bjeruni shijeve djem dhe mos keni frikë’’. Atëherë dhash urdhër  shokëve që ishin me mua ti sulmojmë shkijet nga prapa shpine dhe filloj një luftë e vërtetë dhe për tr orë e gjysëm luftë të rrept patrulla pushoj të shtinte, që do të thotë se patrulla kufitare u asgjesua nga luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Aty nga ora 6 e 30 minuta të mengjesit lidhemi me komandant ‘’Lemin’’ me radio komunikimi. Me raportoj : ‘’ e kaluam rrezikun Komandant... mos u bëjë merak të gjithë jemi mirë, epilogu e kësaj beteje rezulton me asgjësimin e plotë të patrullës kufitare serbe kurse në anën tonë kemi një të plagosur në krahun e djathtë ky është Fatoni, kemi edhe dy të plagosur lehtë të tjerët janë tl gjithë shëndosh si molla.’’ ‘’ Ju lumtë pushka djemëve dhe suksese në betejat tjera që na presin ‘’ ju thash. Lemi me  thot se komandant Kavaja don të dijë për juve, A jeni të gjithë mirë ‘’ Kaloja radion Kavajë Lem’’ , marr lidhjen me Kavajën i cili me tha ‘’ Urime komandant, patrulla e shkijeve na e mori të keqën, por dua ta di se si është gjendja tek ju’’, ‘’ Kavajë i them: Ne të gjithë jemi shumë mirë mos u bëjë merak, por kujdes deri në Reti’’ . Fatëkeqësisht këto ishin fjalët e fundit mes meje dhe komandant Kavajës, por nuk ishte edhe fundi i luftës për Kavajën, ai arriti në Riti dhe hyri në kontakt me gjeneralin Tropojan Tahir Sinani i cili ishte komandant i ZOP-it. Dhe po të sihte gjall Gjenerali Tahir Sinani do ta rrëfente të tërën për Kavajen sepse Kavaja shquhej për guxim e trimeri në të gjitha betejat që zhvilloj në Zonen e Pashtrikut deri në fund të jetës së  ti të cilën ja dha atëdheut dhe kombit shqipëtar.

n Fjalët e Tahir Sinanit : ‘’ Të kisha më shumë djem si Kavaja thoshte Tahir Sinani do të nisesha për ti hy sërbisë deri në Beograd.’’

n Vëllëzër dhe motra pa trimat si Kavaja , Kosova do të ishte edhe sot nën sundimin serbo-sllavë. Prandaj LAVDI për jetë i qoftë të përjetësuarit dëshmorit Indrit Cara- Komandant Kavaja.

n RROFTË SHQIPËRIA E BASHKUAR...!

Pregatiti dhe lexoi Komandanti i brigadës 128 të UÇK-së Kolonel Lejtnand Ruzhdi Saramati

31 mars 2014 Kavajë.