Operacioni SHIGJETA

Foto - Galeria • KLIKO



LUFTËTAR TË USHTRIVE ÇLIRIMTARE, MOS LEJONI FALLCIFIKIMIN E HISTORISË NGA UDB-shët E PAMORALSHËM EUROPIAN KARLA DEL PONTE E DIK MARTY, AUSTRALIANI CRAIG JURISEVIÇ DHE ATA VENDORË...

Popujt e mbarë botës, që nga koha e komunitetit primitiv e deri në ditët e sotme moderne, kanë ecur në rrjedhat e historisë, përmes zhvillimeve të njëpasnjëshme të vet njerëzimit, duke synuar gjithmonë ndryshime të reja në raport me të kaluarën. Shekujt përcollën njëri tjetri dhe brënda tërësisë së tyre, shoqëria njerzore evoloi në të gjitha sferat dhe fushat e sajë. Primitiviteti gradualisht u zëvëndësua nga rendet pasardhës, të cilët nëpërmjet kalimeve cilësore e sasiore në epoka e shekuj, i ndryshuan  faqen kësaj toke, duke e përtrirë atë  për ditë e më shumë. Të gjitha këto, nuk u realizuan në një ditë të vetme dhe ashtu shkarazi, pa u prekur nga ndikimet e faktorve të ndryshëm progresiv dhe regresiv. Hapat e hedhura nga njerzimi, kohë pas kohe u shoqëruan  me përleshje të përgjakëshme, ku lufta si pjellë e fantazisë njerzore, u përdorur si mjet i vetëm shpëtimi, për të fituar lirinë e pavarësinë, brënda kufijve deklarativ, të drejtësisë përkatëse  kohore. Brënda këtyre hapësirave, sejcili nga popujt, ka historinë e vet, të pasqyruar sipas realitetit të qënë, ku vetë popujt janë ata, që nëpërmjet kronikave të kohës, shkruan kapitujt e sajë, duke i qëndruar besnik  vërtetësisë  të  aktualitetetit të ndodhur. Eziston një e dhënë, ku tregohet, se historinë e Francës e ka shkruar një Anglez dhe atij ju dha titulli Lord. Analoge me këtë, një Anglez shkroi historinë Francës dhe ai u kurorëzua nga shteti i këtij vendi, me  titullin Kont. Të dy këta realizator, të veprave madhore të  kombeve fqinj, ndriçuan para popujve përkatës, historinë e sejcilit vend, ashtu si ishte zhvilluar ajo nga vetë popujt. Ata vunë në funksion të reflektimit realist, gjenialitetin individual, potencialin mendor, arsimimin dhe kualifikimin profesinal, si baza kryesore  orjentuese, për pasqyrimin e realiteteve historike.

Në tërësinë e zhvillimeve të shoqërisë njerzore, përfshihet dhe ecuria  e popullit dhe kombit Shqiptar, historia e të cilit, në rrjedhat e sajë karakterizohet nga përpjekjet e vazhdueshme luftarake për mbijetesë të identitetit Kombëtar. Epokat, shekujt, dekadat e vitet, duke shoqëruar ecurinë jetësore të njerzimit, mbarsën njëri tjetrin, pa gjetur arsyen për të zgjidhur koklavitjet e gjendura në gadishullin Pellazgik, brënda interesave kontinentale dhe atyre ndërkombëtare. Përplasjet midis perëndimit dhe lindjes, ishin dhe mbetën në fokus të tentativave, për të zaptuar e dominuar gadishullin e zjarrt Ilirian. Ecuria nuk i premtoi paqe vazhdimësisë, por e shoqëroi atë vetëm me gjakderdhje të njëpasnjëshme. Koha eci në rrjedhën e vet dhe gadishulli Ilirian pas shumë dyndjeve barbare, të Hunve, Romakve, Sllvëve dhe Helenve, u përball me fiset Tartare, që më pas u vetshpallën si Turq. Luftrat pasuan njëra tjetrën dhe Ilirianët tashmë të identifikuar më tepër si Shqiptar, jo vetëm që nuk nuk u mposhtën para uzurpatorve Osman, por përkundrazi, si gjithmonë dhe kurdoherë në luftë e sipër mbijetuan, duke mbrritur në fundin e shekullit të 19-të dhe fillimet e atij të 20-të. Në 28 Nëntor 1912, Shqiptarët shpallën pavarësinë, por koha në të pastajmen e sajë, nuk premtoi siguri, jo vetëm për ata, por as për vetë gadishullin, kontinentin dhe krejt rruzullin Tokësor. Mileniumi i sapo hyrë, eci në rjedhat e tij, pothuajse tërësisht me luftë dhe brënda hapësirave që ai kaloi, u zhvilluan njëra ps tjetrës dy luftra Botërore dhe disa luftra Ballkanike, deri sa arriti tek lufta e UÇK-ës, ajo e UÇPMB-cit dhe UÇK-re, në trojet etnike të Shqipërisë Lindore.

Të trija këto luftra, u zhvilluan në përputhje të plotë me strategjinë e paraparë nga vetë Shqiptarët brënda tërësisë të Misionit Historik Kombëtar, pavarësisht nga kahjet e drejtimet e ndryshme, që morën zgjidhjet problematike nga marrëvëshjet e nënshkruara në Rrambuje, Kumanovë, Konçul dhe Ohër. Shqiptarët e trevave etnike të Shqipërisë Veriore e Lindore dhe pse luftuan e derdhën gjakun si lumë, nuk fituan atë që u takonte, por atë që u dhanë si lëmoshë.  E drejta ishte me ata, por ajo mbeti si gjithmonë, një ëndërr e pa shkruar as në letër. Pasluftrat ecën ashtu si dhe luftrat, duke shoqëruar njëra tjetrën, me një qetësi relative, që fshihte diçka të veçantë brënda vetes. Kosova në përballje me ndërkombëtarët, gradualisht gjeti një zgjidhje kalimtare dhe shpalli shtetësinë, si hap vendimtar drejt bashkimit me trungun Amë. Kosova Lindore  mbeti pengu i politikës gjeostrategjike të Beogradit, ashtu si dhe Shqipëria Lindore, nga Kumanova deri në Manastir, e cila dhe pse pas shpërbërjes së Federatës Jugosllave, duhej ti kthehej Shqipërisë, ju la përsëri principatës të Rumelisë Lindore të Shën Stefanit. Luftra me gjakderdhje masive, në mbrojtje të identitetit historik kombëtar. Histori e ndërtuar me gjak, që vetë populli e ka mbajtur gjallë, duke e pasqyruar ashtu si është ajo vetë në realitet, gjatë gjithë rrjedhave të sajë, që nga lashtësia Pellazgjike, Iliriane, e më pas në vazhdimësinë e vet Shqiptare. Luftoi populli i bashkuar, i udhëhequr nga prijësit e tij, duke filluar nga Genci. Teuta, Pirrua e deri te strategu i Kastriotve, i cili me gjenialitetin e tij, mbrojti jo vetëm Shqipërinë, por dhe krejt Europën nga pushtimi otoman. Në gjurmët madhështore të këtyre korifejve, ecën dhe vazhduan të shkruajnë historinë, Ded Gjon Luli, Mic Sokoli, Mihal Grameno, Çerçiz Topulli, Spiro Bellkameni, Azem e Shote Galica, Avni Rustemi, Ismal Qemali, Isë Boletini, Luigj Gurakuqi, Shaban Polluzha, Emin Duraku, Qemal Stafa, e shumë të tjerë që sakrifikuan veten, për të mbajtur gjallë Shqipërinë, ashtu si është, me realitetet e sajë historike.

Kështu vepruan dhe UÇK-ës, UÇPMB-cit dhe UÇK-re, me luftëtarët e tyre heroik, duke filluar që nga Legjenda historike e Kombit Shqiptar Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Luan Haradinaj, Ismet Jashari, Agim Ramadani, Iljas Kodra, Shpend Canolli, Njazi Azemi, Mitat Misliu, Fadil Nimani, Rahim Beqiri, Tahir Sinani, Skerdilajd Llagami, Lefter Koxhaj, Islam Berisha e mijëra të tjerë, të cilët luftuan deri në sakrifikimin sublim, për atdheun dhe kombin Shqiptar. E shkruan historinë e tyre me gjak, prandaj ajo ka mbetur e gjallë. Vepra e tyre heroike, është pjesë e historisë të këtij kombi dhe si e tillë ajo duhet pasqyruar ashtu si është, me realitetet përkatëse, pa i hequr qoftë dhe një presje. Këtë kanë bërë e po vazhdojnë  pjesëtarët e Ushtrive Çlirimtare, drejtues, komandant e lufttëtarët e sajë. Në pasluftë, është shkruar dhe janë dhënë intervista të ndryshme, të cilat përputhen me realitetet e ndodhive të kohrave, për të cilat pasqyrohet, organizimi, udhëheqja, komandimi, drejtimi dhe zhvillimi i luftimeve në kohëra të ndryshme. Me vlera të mëdha e rëndësi historike, janë ato të deklaruara nga Familja Jashari, Azem Syla, Hashim Thaçi, Bislim Zyrapi, Xhavit Haliti, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, Fatmir Limaj, Ramush Haradinaj, Rexhep Selimi, Rustem Mustafa, Iljaz Dërguti, Sami Lushtaku, Ali Ahmeti, Fazlli Veliu, Jonuz Musliu e shumë luftëtar të tjerë, nëpërmjet kujtimeve, që ata kanë paraqitur para opinionit publik kombtar dhe atij ndërkombtar, ku pasqyrohet e vërteta historike, duke e lënë atë si një trashëgimi të rrallë për brezat e ardhshëm. Më tej u takon njerzëve të kualifiuar të historisë, për të rreshtuar e pasqyruar  realitetet për secilin kapitull, duke i mbështetur të gjitha thënjet, tregimet, deklarimet, intervistat, referimet, komentet, analizat, kumtesat e përshkrimet, me kronikat e kohës dhe dokumentacionin shoqërues të veprimtarive luftarake. Sot, kur luftëtarët janë ende gjallë, është më e lehtë, për të shkruar e pasqyruar, ndodhitë e përjetuara. Ardhmërisë të pas shumë vitesh, do ti mungojnë faktorët tregues të reflektimit gojorë të këtij  realiteti, e për pasojë pasqyruasit historikë, do të përballen me vështirësi serioze, për të shkruar historinë e vërtetë, të ndodhur në kohëra të shkuara.

Mirpo Beogradi, i pakënaqur nga ecuria e shoqërisë Shqiptare në Kosovën e pasluftës, vuri në lëvizje agjentët e vet, nga vende e kontinente të ndryshme me pushtete të zyrtarizuar ose specialist të të shitur e të blerë brënda pazareve të rrjeteve të spiunazhit politikë. Si fillim kreu i drejtësisë në Hagë Karla Del Ponnte dhe nga pas  deputeti i një kombi konglomerat në parlamentin Europian Dik Marty. Si njëri dhe tjetri i ranë kavallit me të njëjtin avaz, duke akuzuar UÇK-ës e krerët e sajë, me akuza qesharake, aq sa kanë shkaktuar ilaritete, jo vetëm në trojet ku jetojnë Shqiptarët, por në krejt botën përparimtare. Duke parë se po i dekonspiroheshin të shiturit e të blerët brënda Eyropës, Beogradi hodhi në veprim një tjetër zagar, të tipit dingo nga Australia e largët, të quajtur Craig Juriseviç.  Duke u bërë pjesë e mafias me bluzë të bardhë, ai shkruan si dhe antishqiptarët e tërbuar, vejushja e zezë e kantonit Francez Karla del Ponte dhe  anormali i pastabilizuar psiqik Dik Marty. Del Pontja e thekur pas kodoshëve Serb, prrallisi duke ëndëruar si Hirushja, me akuza nga më monstruozet kundër UÇK-ës dhe krejt Kombit Shqiptar. Në vazhdimësi të kësaj marraqeje, thuri më tej thashethemnaja marramëndëse Dik Marty, deputeti i pacipë i një Europe të paturpëshme, të cilësuar me një emër të tillë nga vetë Ismail Qemali, të cilin ishte po kjo Europë, ajo që e helmoi atë në Itali. Për të vazhduar më tutje akuzat ndaj luftëtarve çlirimtar në veçanti e Shqiptarve në tërësi, Beogradi si vrastar i të gjitha kohrave, ndërseu dingon Australian, një rrufjan i një kategorie të veçantë. Shkruan duke e ëndërruar veten, si pjesë përbërse e UÇK-ës, pa qënë i tillë. Në atë luftë pothuajse botërore, krahas NATO-s që mbështeti UÇK-ës direkt e indirekt, erdhën vullnetar nga popuj e vende të ndryshme, si SHBA, Anglia, Gjermania, Italia, Suedia e Finlanda, të cilët u rreshtuan dhe luftuan për krah Shqiptarve të Kosovës. Emrat e tyre janë të rregjistruar në strukturën organizative të operacionit “Shigjeta”, ndërsa emri i këtij “Viçi” të çuditshëm Australian, nuk figuron asgjëkundi midis rradhëve të UÇK-ës. Bënë përjashtim vetëm libri “Hasi midis luftës dhe lirisë” i mashtruses së rafinuar Rajmonda Maleçka, e cila nëpërmjet  shkarravinave të qëllimta, e propagandon atë si luftëtar internacionalist në rradhët e UÇK-ës. Është pothuajse e tepërt vazhdimi i shkrimit për këta mëkatar fatkeqë, sepse për ata janë shkruar faqe të tëra shrimesh, nga autor Shqiptar e të huaj, ku opinioni publik është qartësuar së tepërmi në luftë e pa sajë, se cilët janë këta qënër e buçe, e për llogari të kujt  lehin.

Historia është vetë ecuria në vazhdimësinë jetësore e seicilit popull e kombi në veçanti dhe si e tillë ajo është pjesë e pandarë dhe e  gjallë e njerzimit në rrugëtimin e tij drejt ardhmërisë. Atë e bëjnë vetë popujt e vendeve përkatës, në përputhje të plotë me tërësinë e ligjeve të zhvilimit të vet shoqërisë njerzore. Në ballë të kësaj ecurie qëndrojnë individët më përparimtarë të shoqërisë, të cilët duke i prirë njerëzimit, e udhëheqin atë drejt ndryshimeve që kërkon koha, vendi, populli, kombi e atdheu.  Ajo nuk ndërtohet sipas orekseve individuale të rrufjanëve politikë, nihilistëve karrjeristë, intrigantëve të paskrupullt e  mashtruesve ordiner e të pamoralshëm, por ideohet, zhvillohet nga vetë popujt, duke synuar, për të arritur majat më të larta, në të gjitha fushat e jetës. Gjatë pasqyrimit të realiteteve, nuk do thotë se ajo ecën si në vaj. Ka dhe ajo  vështirësitë, pengesat e të papriturat e sajë. Shkruajnë ata që janë përfshirë brënda këtyre përleshjeve luftarake, për të pasqyruar realitetin e ndodhur, por nuk rrinë pa zhgarravitur dhe të tjerë si  prototipa të veçantë, që “duke hedhur gurin e fshehur dorën”, i kundërvihen  realiteteve  në forma e mënyra nga më të ndryshme, për të përvetësuar atë që nuk u takon dhe për më keq akoma, me punën e tyre minuese, u shërbejnë ustallarve, që i kanë instruktuar, për të rrënuar historinë kombëtare. Kjo kategori njerzore, duke psallur në sfera e fusha të panjohura, për heroizma të paqëna, e fut veten dhe të afërmit  brënda situatave luftarake, nëpërmjet skenarve të improvzuar, si në përrallën e Aladinit tek njëmijë e një netët. Duke dalë si “kërpudhat e helmëta pas shiut”, ata veprojnë si dorë e zgjatur e Serbo-Sllavëve, e si të tillë nuk lënë gur pa lëvizur, për të zbatuar detyrat e porositura, nga ustallarët e vjetër e të rinj të Beogradit. Të gjithë këta edhe pse veprojnë brënda e jashtë rrethit misteterioz  të  errësirës obskurantiste Serbe, kanë qëllime e synime të njëjta, e nuk heqin dorë nga egoizmi i tepruar, për të glorifikuar veten në tërësinë e realiteteve historike.

Kosova u çlirua nga pushtuesit kolonial Serb dhe ajo kohë, nuk ka për tu kthyer më pas kurrsesi. Serbët u larguan njëherë e përgjithmonë nga Kosova, por nuk duhet harruar, se ata nuk heqin dorë nga mendimi, për tu rikthyer një ditë në Kosovë. Vetë ecuria e ngjarjeve të pasluftës dhe e ditëve të sotme, tregojnë më së miri qëllimet e synimet e tyre, për të sotmen e të ardhmen.  Ata i shporri prej kësaj toke UÇK-ës bashkë me NATO-n, por brënda këtij vendi ata kanë lënë falangat e errëta,  më të poshtër se Karla del Ponte, Dik Marti e Craig Juriseviç, që në fshehtësi i përgatisin, për ti patur të gatshëm, për veprime në kohën dhe vendin e duhur. Në këtë kohë paqeje, përdoren shumë mjete, për të arritur qëllimin e caktuar. Tani më tepër se kurrë, inkuadrohet pena dhe goja, si përbërës të mediumeve elektronike, të cilat Beogradi, duke i vënë në funksion të vetes, po  luftonë për ditë e më tepër, për të arritur objektivat e projektuar sipas teorisë Çubrolloviçiane. Brënda këtij aktiviteti mediatik, veprojnë versione të ndryshme faqesh interneti, të cilat duke u mbuluar me emra dhe epitete “bombastik”, paraqesin para opinionit publik individ të neverishtshëm e të pamoralshëm, si krijimtar në letërsi, pasqyrues të historisë, publicist e gazetar, analist e diplomat, pa qënë aspak të tillë. Për më keq të vetes tyre, të gjithë këta “ustallar” falcifikator e mashtrues ordiner, duke krijuar imazhe të rremë, pëparaqiten para lexuesit, duke u prezantuar vetë dhe nëpërmjet të  tjerëve, si më të diturit e  më të arsimuarit, bile të diplomuar në universitete me nga një apo dy fakultete. Të gjitha këto, realizohen sipas udhëzimeve të Beogradit, për të minuar pak e nga pak dhe ashtu pa u ndjerë, mbarëvajtjen e kombit Shqiptar, drejt realizimit të misionit historik të tij. Për të arritur synimet e tyre nacionaliste, Serbët në pas luftë vunë në lëvizje bashkëpuntor të rinj dhe të vjetër, nga Prishtina, Tirana e Shkupi, duke i binjakëzuar nëpërmjet celulave vepruese, të orjentuara, drejtuara e kontrolluara nga vetë Beogradi. Më i spikaturi është grupacioni i përbërë nga ish gazetari i Serbve në kohën e Titos Flori Bruqi, përfaqësues i agjencionit  “FLORIPRESS” të instaluar qëllimisht nga Beogradi në Prishtinë, gazetari Nebi Myrseli një nga bashkëpuntorët e bullgarofolsëve Sllav të Shkupit, shërbëtorja e rrafinuar e disa shërbimeve sekrete, injorantja e pa shkolluar Rajmonda Maleçka dhe i jati i sajë, “ afia e rrugëve të Tiranës” Bujar Maleçka, të ardhur në Tiranë nga një fshat i i thellë  i malsisë së Dibrës. Si janë njohur midis tyre dhe kush i lidhi këta rrufjan të kamufluar, të gjitha do të pasqyrohen nga vetë ata, nëpërmjet kombinimeve të përbashkëta, veprime këto që vërtetojnë më së miri, se cilët janë në realitet e për kë punojnë. Duke i ballafaquar vetëm me fakte, do ti tregojmë paksa popinionit publik, veprimtarinë e tyre, një nga një dhe për të gjithë së bashku. Pikënisja e kësaj veprimtaria  subersive, janë atë bijë Rajmonda dhe  Bujar Maleçka, për të cilët koha në ecurinë e vet, në përputhje me dokumentacion që e shoqëron, i zbërthen këta dy individë problematik para Shqiptarve, duke i xhveshur lakuriq, ashtu si janë në të vërtetë.

Rajmnda Maleçka, në trojet etnike Shqiptare, është prezantuar dhe vazhdon të paraqitet si gazetare, poete, shkrimtare, historiane, diplomate, publiciste, analiste, patriote e atdhetare e flaktë dhe fotografe. Nga të gjitha këto, tek ajo nuk ekziston as dhe një gjë e vërtetë, veç rrolit me aparat fotografik, të cilin e përrdor për të trukuar  veten brënda historisë, atje ku i duhet dhe sipas detyrave që i kanë ngarkuar ustallarët misteriozë të shërbimeve sekrete. Numri i amzës për arsimimin e sajë, nuk përfshihet në asnjë universitet Shqiptar, por vetëm në ato dokumente që ajo ka fallcifikuar, me të cilat ka mbushur një valixhe dërrase në shtëpinë e vet dhe i paraqet ato nëpër trojet etnike, sepse në Tiranë nuk guxon ti nxjerrë në skenë, nga që e zënë me gurë.  Ndoshta do të duhen faqe të tëra, për të paraqitur atë ashtu si është, por nëpërmjet këtij shkrimi, do të mjaftohemi, që duke shkëputur disa fakte reale, do ta ballafaqojmë këtë intrigante e mashtruese ordinere, me ato që propagandon ajo në historinë e luftës, për vete e për të jatin. Në faqet e internetit të Flori Bruqi, falcifikatorja në fjalë, e paraqitë veten me arsim të lartë dhe aty këtu, herë me një fakultet dhe ndonjëherë dhe me dy të tillë. Por e vërteta, duhet thënë e shkruajtur ashtu si është, në mënyrë që histotia të njihet realisht, me këtë kobure të prishur që në djep. Rajmonda ka mbaruar vetëm tetëvjeçaren dhe atë shkel e shko. U fut në punë si pastruese në një gazetë në Tiranën e shumë viteve më parë, por nuk i eci, sepse e pushuan nga puna, për ato veprime që nuk i di vetëm ajo. Duke pastruar posht e lart koridoret dhe zyrat e asaj redaksie, Maleçka pa se në atë organ shtypi, përdorej gjerësisht aparati fotografik, si mjet për paraqitjen e realiteteve të kohës. U pais me  një të tillë dhe hodhi në krahë, duke e vënë  në funksion të qëllimeve të sajë dhe të ustallarve që e instruktuan, për detyra të mëtejshme.

Në fillimet e vitit 1999, lufta e Kosovës  mori përmasa tragjike, ndërkohë që bota përparimtare u trondit  dhe ndërhyri nëpërmjet ajrit, me Forcat Ajrore të NATO-s. Ata që e ndjen  shpirtërisht, u nisën atje ku i thirri atdheu, duke u rreshtuar në formacionet e UÇK.-ës. Nga trungu Amë, erdhën e luftuan, 186 vullnetar, nga të cilët 71 prej tyre ranë në altarin e lirisë përkrah legjendarit Adem Jashari, 21 vetë në luftë e sipër u plagosën e  mbeten në këtë pas luftë si invalidë, 7 luftëtar gjatë luftës u burgosën  në burgun e Dubravës, ndërsa 87 luftëtar, të cilët  fati në luftë i kurseu, sot janë  gjallë e jetojnë si veteran të ndershëm e të devotshëm, për atë vepër luftarake herioke, që ata vetë e  përjetuan. Të gjithë këta trima gjatë luftës së UÇK-ës, u pozicionuan në brigada, zona, operative, Shtabin e përgjithsëm, operacionin “Shigjeta” dhe për ata ekzistojnë dokumenta provues për pjesmarrjen në atë luftë. Po Rajmonda Maleçka dhe i jati i sajë Bujar “afija”, përse nuk u rreshtuan si këta 186 trima, në ato formacione të UÇK-ës, por deri sa mbaroi lufta, u sollën rreth e rrotull Tiranës me “trimat e pamoralshëm të FARK-ut” dhe pasi hyri NATO  në Kosovë, u lëshuan drejt kësaj treve Shqiptare me uniformë të UÇK-ës, duke e propaganduar veten si luftëtar të mëdhenj? Një ish pjestar i asaj lufte, në librin e sajë të fundit, tregon se pas kurimit të plagëve të tijë, më 6 dhjetor 1998, u rikthye në UÇK-ës, për të vazhduar më tej luftën për çlirimin e Kosovës. Sipas kujtimeve të tij në atë libër të sajë, një natë më parë se të nisej, ai është ndarë, me “patriotët e mëdhej” Bujar e Rajmonda Maleçka. Këtij ish luftëtari, nuk i shkoi në mëndje, që ti merrte me vete në Kosovë, por këta “atdhetar të dhëmbshur”,  përse nuk shkuan bashkë me atë në luftë?

Lufta ishte në derë dhe kujt ju dhimb atdheu e populli i asaj treve etnike Shqiptare, u sul atje ku kish nevojë UÇK-ës dhe Shtabi i Përgjithshëm i sajë. Si për të gjithë ata që u rreshtuan në këtë luftë dhe për Maleçkajt babë e bijë, rruga ishte e hapur dhe nuk i pengoi njeri. Por e vërteta gjithmonë ka qënë, është dhe do të jetë refleks i realitetit të ndodhur. Ajo vonon por nuk harron. Operacioni Shigjeta, për të cilin ajo në librin e saj të fundit, shkruan veç gënjështra e mashtrime, brënda dosjes së tij, ka një shkresë për njoftim udhëhejes të operacionit, me numër protokolli 013 datë 17.05 1999, të firmosur nga atdhetari e patrioti i flaktë, komandanti bazës logjistike të këtij operacioni Xheladin Gashi. Në atë njoftim theksohet për lëvizjet e pakuptimta të sajë në vend-dislokimet e UÇK-ës, sjelljet e pahijëshme të sajë si dhe porosia e organeve përkatëse, për mos lejimin e inkuadrimit të sajë në UÇK-ës. Veprimet e mëtejshme  nga ana e sajë në pas luftë, nëpër trojet etnike Shqiptare, arrestimet, burgosjet dhe vrasjet e shumë luftëtarve, e kanë znafillën tek kjo shkresë, që i madhi asaj lufte  Xheladin Gashi, na e ka lënë amanet. Në Kosovën e pasluftës u futën forcat e NATO-s, të mandatuara nga rezoluta 1244 e OKB-ra. UÇK-ës, nuk ndali veprimtarinë luftarake, por ndërpreu ato sulmuese e mbrojtëse, duke kaluar në ndjekje të Forcave Ushtarake Federative të Serbo-Sllavisë, deri në 21 Qershor 1999, ditën kur dhe u larguan ushtarët e fundit Serb nga Kosova e çliruar. Dyshja Maleçkaj, fill pas këtyre ngjarjeve, hynë në Kosovë, duke rendur e lëvizur, nga një një qytet në tjetrin. Luftëtarve të UÇK-ës, më tepër se lëvizja enigmatike, u bënte përshtypje uniforma e  UÇK-ës, që mbante veshur e vetëquajtura luftëtare me shumë pikëpyetje.  Ngado që shkoi, u  prezantua si luftëtare e UÇK-së, duke e rreshtuar veten, herë në ZODukagjinit, herë në ZOPashtrikut, dhe hera herës, si pjesë të Brigadës 128, në Operacionin Shigjeta. Si fillim  e renditi veten me një dokument, në kuadër kësaj njësie, me firmën e fallcifikuar të Komandatit të kësaj Brigade Rruzhdi Saramati. Por, duke parë se nuk i eci mashtrimi i sajuar, e hoqi mënjanë, duke kërkuar mbështetje në drejtime të tjera. Ku nuk u futën dhe kë nuk takuan. Por sidomos me krerët drejtues të luftës. Tek ata synuan shumë, atë çka dëshironin, afirmin si luftëtar të UÇK-ës, për të marrë një pension nga qeveria e Kosovës. Ashtu si pa u ndjerë, me hipokrizinë e tyre të njohur, pa u prezantuar futeshin direkt e në temë. “E komandant, nuk më njeh, bashkë jemi takuar në Kleçkë gjatë luftës?” Ose  “Komandant të kujtohet koha e ilegales, kur u pamë bashkë në Prizren?” Ndërsa i jati, si afije e rafinuar që është, mënjëherë afirmonte veten duke theksuar, “Ne un aty kom qen me Mondën”. Të gjitha këto pyetje pa përgjigje, synonin vetëm një qëllim, atë për të lënë “dobiçin” në derë.

Lëvizjet e tyre nuk kishin të sosur, sepse ata ku ngryseshin, nuk gdhiheshin. Në një prej këtyre ditëve, duke spekulluar në emrin e  UÇK-ës, u vëndosën në Prizren, ku zaptuan  banesën e një Serbi të arratisur. Shfrytëzuan  njerzillëkun  e  atij populli të vuajtur, por nuk zgjati shumë  qëndrimi në këtë qytet, sepse u traumatizua tërësisht Prizreni nga sjelljet e turpëshme të Rajmonda Maleçkës dhe njëherazi ndërhyri, heroi i tre luftrave dhe dëshmori kombit Tahir Sinani, duke i përzënë me forcë nga banesa, qyteti i Prizrenit dhe krej Kosova. Ndërhyrja vendimtare e heroit tropojan, vërtetohet nga shkresa me Nr.Prot.011 datë 21.12.1999, ku qartësohet vendimi me vulë e firmë, për largimin e Rajmonda Maleçkës nga TMK-ës, për shkeljet e mësipërme. Sa ishte gjallë trimi tropojan, ata nuk u dukën në atë zonë, por veç pas inkuadriimit të tij në luftën e UÇPMB-cit, nisën të rendin përsëri nëpër Kosovë. Kur ky hero i kombit Shqiptar ra heroikisht në Tanush të Gostivarit, e përdala dibrane shprehu mllefin e sajë, “se u vra si qen”, duke fyer rëndë, jo vetëm heroin, por krejt kombin që e nderoi atë trim.  Ai mllef nuk është vetëm për legjendën e Tropojës, por dhe kundër Lefter Koxhaj,  emblema  e luftës në Shqipërinë Lindore të pushtuar nga të vetëquajturit maqedon. Duke qënë e prirur për intrigime të pamoralëshme, përhapi fjalë, “se e shoqja e Lefterit nuk i ka fëmijët me atë”. Duke shkuar  më tej në këto sajesa të pështira, intrigantja Maleçka, se nga gjeti një armë dhe një uniformë të UÇK-re, shkon e ja dorëzon familjes Llagami, “si të përdorura nga vetë Skerdilajdi gjatë luftës”. Dhe për ironi të fatit shkruan disa vargje të paskrupulltë, që të pështirosen kur i lexon, për këta dëshmor të kombit Shqiptar. E gjithë kjo ndërthurje hipokrizie, është një  spekullim brënda një pandershmërie njerzore, për të përfituar në emër të dëshmorit, në një kohë kur dihet, se çdo luftëtar i ushtrive çlirimtare, është përcjellë në altarin e lirisë, bashkë me paimet e veta luftarake. E kujtojnë të harruar kohën e shkuar, por ajo i ka lënë gjurmet e sajë në histori, ashtu si në shkresën e përmëndur më sipër të operacionit Shigjeta. Dhe pse jo, ndoshta ca më tepër,  me pamje figurative e të filmuara. Dhe pasi e panë, që Kosova e luftëtarët e sajë, u treguan vendin, u sulën drejt SHVL të UÇK-ës Tiranë,  në kërkim të  vërtetimeve identifkues, për ti paraqitur pranë OVL të UÇK-ës Prishtinë. U servilosën vite të tëra, duke sjellë dhurata të ndryshme, për të arritur kompromentimin, por nuk ja arritën qëllimit. Këshilli drejtues i SHVL  të UÇK-ë Tiranë, mbajti qëndrime korrekte dhe u distancua nga këta dështak problematik, duke i përjashtuar nga rradhët e sajë me vendimNr.181/4 datë08.10.2008. Për qëndrimet e pakuptushme dhe me shumë pikëpyetje  të tyre, SHVL e UÇK-ës Tiranë, doli në shtypin e Tiranës (Gazeta Korieri 22 Maj 2009), me një reagim të veçantë, për falcifikimet, mashtrimet, sjelljet e pahijëshme e të pamoralëshme të tyre, duke i treguar me fakte e argumente konkret, opinionit publik, se cilët janë në realitet Bujar dhe Rajmonda Maleçka. Një informacion i veçantë Nr.001 datë15.01.2009, për këta të dy individ të pa skrupullt, ju dërgua shoqatave homologe të pas luftës, në Prishtinë, Tetovë e Preshevë, duke u shpjeguar, se cilët janë e kujt i shërbejnë ata.

Për të qënë transparent, me ato që deklarohen e shkruhen, e sidomos kur bëhet fjalë për çështjen kombëtare, qëndrimin e tyre  brënda këtij trekëndëshi Tiranë, Prishtinë, Shkup, po e ilustrojmë me fakte konkrete, për veprimtarinë që ata kryejnë, në interes të Beogradit e më tej. Rajmonda dhe  jati i sajë Bujar Maleçka, duke rendur nëpër trevat etnike të Shqipërisë veriore e Lindore, në takimet që kanë bërë, me  ish luftëtar të Ushtrive Çlirimtare, u kanë kërkuar atyre listat e pjestarve të Armatës Kombëtare Shqipëtare. Kush i ka ngarkuar me këtë detyrë dhe ku do ti dorëzojnë këto lista, e dinë Rajmonda dhe Bujar Maleçka. Dhe jo vetëm Maleçkajt, por dhe Flori Bruqi, kodoshi i njohur i Beogradit, i cili në mbështetje të këtyre agjentëve, në faqet përkatëse të internetit, “FLOARTPRESS” Prishtinë, shkruanë dhe përgojonë me porosi të Rajmonda Maleçkës, Vigan Gradicën,  kreun e AKSH-ës. E gjithë kjo prapavijë e errët, lidhet me një artikull, të shkruar vite më parë në Shkup, nga gazetari rrufjan, në shërbim të pushtuesve bullgarofolës maqedon, Nebi Myrseli, me fjalët intriguese, se “Vigan Gradica po i vë zjarrin Ballkanit.” Cili është Vigan Gradica, në këto ditë paksa të qeta politikisht, mund të thuhet me plot gojën, se është një nga luftëtarët e përkushtuar për çështjen kombëtare, që Serbët e Beogradit, Sllavët e Shkupit dhe Helenët e Athinës, ja kanë dëgjuar zërin, prandaj dhe e përgojojnë me veglën e tyre qorre elektronike të UDB-ashit totalisht të degjeneruar Flori Bruqi. Vigan Gradicën e njohin të gjithë luftëtarët e UÇK-ës, UÇPMB-cit dhe ata të UÇK-re. Si të gjithë pjestarët e këtyre ushtrive, ai i është  përkushtuar atdheut, kombit dhe popullit të tij.  Kjo i djeg dhe i përvëlon, pushtuesit e trojeve etnike Shqiptare, prandaj kanë vënë në lëvizje hienat e tyre të pështira. Në analizë të  aktivitetit enigmatik, të këtyre mëkatarve qyqar, veprimtaria e tyre qartësohet më tej, duke u ballafaquar me të tjerë fakte e argumentë bindës. Ku ka shkelur këmba e Maleçkajve, nuk ka patur veçse, arrestime, burgosje dhe vrasje. Kështu në Tetovë, Shkup,  Preshevë, Prizren, Prishtinë, Pejë e Gjakovë. Të gjithë të vrarët e këtyre trevave, kanë qënë pjestar të Ushtrive Çlirimtare dhe luftëtar të AKSH-ës. Duke kaluar nga një Ushtri Çlirimtare në tjetrën, ata gradualisht u afirmuan si luftëtarë të lirisë kombëtare. Luftuan pa ju  dridhur qerpiku, por tradhëtia u preu jetën në lule të rinisë.  Për të mbuluar gjurmët e këtijj akti makabër, Shkupi i burgosi Maleçkajt, duke i dënuar me pesë vite, por i  mbajti vetëm një, sepse kështu ishin marrë vesh me Beogradin. Për këto shërbime e të tjera vepra kriminale, Maleçka është shpërblyer, aq sa me ato pare, ajo mban jo vetëm prindërit dhe veten si të papunë që nga vitet 90-të, por paguan dhe ata që i rregullojnë sajesat historike dhe bejtet e ashtuquajtura vjersha e poema, sepse një njeri me arsim të cunguar, nuk ka tru për të qënë në të njëjtën kohë, gazetar, historian, shkrimtar, poet, diplomat, analist, publiçist, fotografë e të tjera kodoshllëqe maleçkiane të kësaj injoranteje ordinere. Me të drejtë Noli i math i letrave Shqipe, për këta tipa njerzish, është shprehur “se ka disa insan pa din e pa iman”, gjë që tregon karakterin e ulët të kësaj kategorie njerzore.

Ashtu si u theksua më sipër, Rajmonda Malecka nëpërmjet faqeve të internetit të UDB-ashit Flori Bruqi, përshkruhet si gazetare, por lidhja e gazetarve Shqiptar, nuk e pranon një gjë të tillë dhe për pasojë ajo nuk është antare e kësaj  lidhje. Dhe nuk ka se si të jetë, sepse Tirana kryeqyteti dhe epiqëndra e kulturës Shqiptare, nuk mundet të pranojë brënda asaj lidhje, një njeri me arsim të cunguar, që kur shkruan emrin e vet, e nis me gërmat e vogla të dorës dhe e përfundon me gërmat e mëdha të shtypit. Një gazetar minimalisht duhet të ketë mbaruar universitetin, me preferencën e duhur për gazetari. Ndërsa kjo e vetquajtur gazetare, a mundet të na tregojë se çfarë ka mbaruar, në mënyrë që të njihemi, se kur dhe ku i ka mbaruar ato që deklaron, ashtu si nëpër mjegull. Egoja unikale  dhe jaranët që lehin pas sajë, e propagandojnë si poete e shkrimtare, por një njeri që nuk ka  studjuar gjuhën Shqipe në veçanti dhe letërsinë në përgjithsi, mund të shkruaj vetëm bejte e kurrsesi nuk mund të krijojë vargje, vjersha, poema, tregime, novela e romane. Që të jesh krijimtar i tillë, është e nevojëshme së paku, të njohësh shumë mirë gjuhën  për të cilën shkruan, letërsinë, klasifikimin dhe gjinitë e sajë. Kjo e vetquajtur poete, jo vetëm që nuk i njeh këto kërkesa, por për më keq të vetes, ajo është aq injorane në këtë fushë, sa që me  fjalët e para të sajë, gjatë bisedimit apo debatit, çdo njeri i asaj fushe e kupton se me cilin nivel ka të bëjë. Sa për ilustrim, po citojmë paksa nga bejtet e sajë. “Ah medet Kosovë e lashtë/ah medet Kosove e re/me legjenda mi ke shekujt/ditët po i ngrys me varre.” Vargje pa asnjë vlerë artistike e të rimuar qëllimisht në vargun e fundit. Kosova e re, nuk po i ngrys ditët me varre, por i zbardhi ato me agimet  e luftës, që djemtë e sajë trima i suallën  asaj lirinë e dëshiruar. Ato që kjo i quan varre, nuk janë të tillë, por lapidar të altarit të lirisë, ku prehen Legjendarët e  lavdisë historike  të Kombit Shqiptar. Ushtritë Çlirimtare, historinë e tyre e kanë shkruar me gjak. Pasqyrimi i sajë, bëhet nga vetë luftëtarët e saj të gjallë, për secilën betejë, luftime mbrojtëse apo veprime sulmuese, duke i konkretizuar ato nëpërmjet kronikave  e ndodhive të kohës dhe nëpërmjet dokumentacionit, të arshivuar gjatë zhvillimit konkrete të veprimeve të këtyre luftimeve. Rreshtimi e dokumentimi me shkrim i këtyre veprave madhore të Ushtrive të Lavdishme Çlirimtare, që lanë pas vetes një epope të gjallë, kërkon përkushtim kombëtar, ngritje profesionale e arsimimin bashkohor, pastërti shpirtërore, për të pasqyruar realitetin dhe gjykim të arsyetuar, për të përcaktuar  dukuritë e përfituara gjatë kësaj periudhe të historisë. Koha për të realizuar këtë, nuk mund të thuhet se ka ikur, ashtu si nuk mund të thuhet që kohën përpara e kemi. Historia shkruhet e pasqyrohet në çdo kohë, pa u nxituar dhe rendur për ta realizuar atë në kohë sa më të afërtë. Ajo kërkon kohën, momentin, realitetin e dhe njerzit e duhur, për ta pasqyruar atë me vërtetësi. Deri në stadin që kemi arritur, mund të themi se ecuria e kësaj fushe ka rrjedhur në ujrat e veta, duke sinkronizuar me vërtetësi historike realitete e ndodhura. Krahas këtij normaliteti të deritanishëm, të kësaj fushe tepër të rëndësishme kombëtare, është përzjer dhe ka futur turinjtë e marrosura e shekullit Rajmonda Maleçka, e cila midis historirave, që ka inprovizuar deri tani, nuk ka bërë gjë tjetër veçse e ka terrorizuar atë, duke barbarizuar kapitujt e sajë.

Pa u zgjatur shumë në fantazirat e mbrapështa, që ajo ka sajuar, do të ballafaqohemi me dy libra që ajo i trumbeton si pjesë të historisë. I pari titullohet “Nëpër ditët e dhimbjes dhe lirisë së Kosovës” dhe dyti “Hasi mes luftës dhe lirisë”. Tituj bombastikë për të krijuar imazhe për fitime marketingu. Voliminoz dhe me përmbajtje të ngatëruar në mënyrë të qëllimëshme. Ajo i quan libra, por në fakt, ato me plot gojën mund të quhen kronologji fotografike, ku seicili prej tyre, është mbushur prej fillimi e deri fund, me qindra fotografi, të dëshmorve e luftëtarve të Ushtrive Çlirimtare. Por, habia që të lë pa gojë e çudit kombin Shqiptar, qëndron në atë që kjo rrufjane e kamufluar, brënda këtyre rradhitjeve  fotografike të luftës, ka futur paturpësisht veten dhe baban e vet Bujarin me afro 200 fotografi, për të dy librat. Libri i fundit i sajë “Hasi midis luftës dhe lirisë”, do të ishte më mirë të titullohet “Maleçkajt midis fallcifikimeve të historisë” dhe jo ashtu si e quan një farë studjuesi Faik Xhani “si dëshmi e saktë e kontributeve Shqiptare në luftë për çlirimine Kosovës” në gazetën Republika të datës 2 Shtator 2012. Zoti i madh në qiell na ruajtë nga këto dëshmi të turpëshme të kodoshëve  intrigant, gënjeshtar e të pamoralshëm. Vetëm brënda  këtij libri, Maleçkajt dalin nëpërmjet spektrit fotografik, afërsisht 100 herë. Më e keqja në këtë transformim historik, është se fotografitë e tyre në shumicën e rasteve, shoqërohen me shënimin “Rikthim në vendin luftës”, gjëra tepër të turpëshme, që bien ndesh me realitetin dhe vërtetësinë e kohës. Është paradoksale, por duhet theksuar traumatizimi që i bëhet historisë, nga kjo mashtruese e falcifikatore e paskrupullt. Në dy fotografi të këtyre rrufjanëve ordiner, njëra e Rajmondës, dalë me uniformë të UÇK-ës, pas nji mullari kashte, ka shënimin ” kujtim lufte Cahan 1998” dhe tjetra, ku kanë dalë babë e bijë me uniformën e UÇK-ës, ka shënimin “Bujar Maleçka dhe e bija në uniformë të UÇK-ës Tiranë 1998”, në një kohë kur dihet që lufta e Kosovës u zhvillua nga kufiri imagjinar e në thellësinë e sajë, e jo në Tiranë, ku janë fotografuar rmashtruesit e pamoralshëm maleçkanë.

Historia, si shkencë e ndërtuar mbi realitetet e periudhave të ndryshme nuk fal dhe me të drejtë kërkon të dijë, se përse në librin “Nëpër ditët e dhimbjes e lirisë së Kosovës”, janë rreshtuar rreth 100 fotografi të maleçkajve mashtrues, krahas legjendarve të Kosovës? Edhe në librin “Hasi midis luftës dhe lirisë”, është përsëritur i njëjti krim mashtues, si në librin e parë, por me forma e mënyra më të rafinuara, duke i futur Maleçkajt at e bij, brënda historisë të Hasit heroik, pa qënë të rreshtuar  në asnjë formacion të UÇK-ës. Të dy këta handikap, nuk kanë qënë as dhe një ditë të rreshtuar në formacionet e UÇK-ës. Kjo është vërtetuar plotësissht nga vetë ajo me dokumentet e fallcifikuar që përdor. Nëpër Prizren paraqitet me dokumentin e paisur nga ZODukagjinit, ndërsa në Prishtinë e qytete të tjerë, me dokument si shefe e sektorit të informimit të operacionit “Shigjeta”. Të interesuar për këto sajesa të qëllimta të  kësaj falcifikatoreje, kontaktuam me ish Shefin e Shtabit të Përgjitshëm të UÇK-ës Gjeneral Bislim Zyrapi, i cili mohoi krejtësisht qënjen e sajë në rradhët e UÇK-ër, për të gjithë formacionet e sajë. Dhe nuk është i vetëm Bislim Zyrapi, sepse atë e mbështesin fuqimisht te gjithë luftëtarët e operacionit “Shigjeta”. Por fantazitë e saj si fallcifikatore të dokumenteve, nuk mbarojnë këtu. Ajo paraqitet nëpër Kosovë e trevat e tjera etnike Shqiptare, me një vërtetim si pjestare e forcave të antiterrorit të shtetit Shqiptar, të lëshuar nga një ish oficer mashtrues i këtyre forcave, të cilin shteti Shqiptar e ka flakur jashtë  rradhëve të tyre, si një individ problematik e të padëshërushëm për strukturat e shtetit Shqiptar. Viktima të këtij individi të pamoralshëm, janë bërë dhe persona të tjerë në Kosovë, ndaj të cilëvë shteti i ri i Kosovës, duhet të ndalet e tu tregojë vendin, këtyre spekulantëve fallcifikator. Ky rrafinim që i bëhet historisë nga ana e sajë, është i qëllimshëm, për të ngelur të nesërmen e largëme në tablonë e luftës së UÇK-ës, si luftëtare e afirmuar e shtetit amë, me truket e sajuara nga  vetë kjo fallcifikatore. Hasi është një krahinë sa madhështore, po aq dhe historike. Kjo krahinë, si dhe gjithë të tjerat në krejt Shqipërinë e krijuar nga vetë natyra, ka historinë e sajë të mbushur plot heroizma, që rrjedhin nga lashtësia e vet e deri në ditët e sotme. Mirpo, në këtë libër historia e Hasit, paraqitetet sipas interesave të pseudohistorianes me arsimim 8 vjeçar Rajmonda Maleçka, sepse me këtë paraqitje, kjo e vet quajtur historiane, “me një të shtënë vret dy zogj”. Paraqet brënda kësaj historie, korifejt e luftës së Kosovës dhe dëshmorët trima të kësaj krahine luftarake dhe krahas tyre, ajo rreshton veten dhe babanë e vet. Në luftën e fundit të Kosovës, Hasi ishte dhe mbeti  krahina që mbajti peshën kryesore  në tërësinë e asaj lufte të inicuar nga marrëzia Serbe. Nga ky rreth morën pjesë 54 luftëtar, 28 prej të cilëve ranë dëshmor në fushat e betejave, për të çuar deri në fund amanetin e legjendarit Adem Jashari.  A mund të pranohet pseudo historia e trukuar nga Rajmonda Maleçka, në një kohë kur krahas Legjendarit Adem Jashari dhe 28 dëshmorve të Hasit, kjo marraqe, si dorë e zgjatur e Beogradit, rreshton dhe të vrarë për trafik prostitucioni në pasluftë? Si mund të kthesh në hero të asaj lufte, njeriun që  tradhëtoi dëshmorin Ilir Kunushevcin në momentin e rënjes në pritë? A mund të pranohen fallcifikimet që i bëhen kësaj lufte, kur krahas luftëtarve të njohur të Kosovës, reshtohen të dënuar me burgje,  për vjedhje ordinere nga Shteti Shqiptar? Si mundet që midis historisë të Hasit luftarak, të rreshtohen individ të cilët, kur u thirrën për të ardhur në UÇK-ës, nxorën me qindra justifikime, duke i kthyer shpinën asaj lufte? Kush ja dha të drejtën kësaj marraqe, që krahas trimërisë hasiane, të rreshtojë femra të përdala si patriotet të flakta? E vet quajtura historiane me arsim të cunguar, nuk ka forcën e duhur  morale, edukative e arsimore, për të shkruar historinë e luftës së Kosovës brënda asaj kombëtare. Si e rmerr këtë inisiativë kjo  injorante, në një kohë kur nuk njeh se cila është  historia, kategorit e rendeve shtetëror dhe rrymat filozofike që e përhkojnë atë? Ku e gjen të drejtën të shkruaj për historinë dhe kush e financon këtë të papunë, që nga vitet e para të tranzicionit Shqiptar? Këtë e di mirë Rajmonda, por më mirë se kushdo tjetër, e dinë  luftëtarët çlirimtar, nëpërmjet vigjilencës kombëtare që ata zotërojnë.

Trumbeton se ka shkruar disa libra dhe këtë e bën për të rritur vlerat e sajë. Le të shkruajë sa të dojë, veç i themi të ketë kujdes, e të mos i rëndoj koshat e plehrave. Me faqosjet që ata kanë, janë aq të përzier dhe përbajtja brënda tyre, është kaq e ngatërruar, sa me njëherë të jep përshtypjen, se jo vetëm autoria, por dhe ata që qëndrojnë pas sajë dhe e ata që e ndihmojnë që të shkarravisë, ose janë të një kategorie si kjo, ose i shërbejnë si të betuar ustallarve të Beogradit, për të qorrollisur historinë e Shqiptarve. Dihet nga të gjithë se lufta e Kosovës, në fundin e vet arriti kulmin e sajë, duke kaluar në një luftë frontale nëpërmjet një operacioni me emrin “Shigjeta”. Për këtë operacion, është shkruajtur e janë dhënë mendime, pasoperacionale të mbështetura plotësisht në kronikat e realitetit të ndodhur, duke i shoqëruar këto me dokumentacionin ekzistues të këtij operacini, i ruajtur me fanatizmin e duhur deri në ditët e kësaj pas lufte. Që nga faqja e parë, del në dukje, se cila është struktura e tij dhe përbërja e sajë. Sa për kujtesë, theksojmë se për këtë operacion ka shkruar Agjensia e Pavarur e Lajmeve Kosovapress Prishtinë, gazeta Shekulli, Republika e Ballkan në Tiranë. Këto organe shtypi paraqesin para opinionit publik Shqiptar, se në krye të kësaj strukture udhëheqëse të operacionit, është Hashim Thaçi ish Kryetar i QPK-ës njëkohësisht dhe Komandant i UÇK-ës. Pas tij rreshtohen si udhëheqës politik të kësaj qeverie, Azem Syla ish Ministër i Mbrojtjes të QPK-ës dhe Fatmir Lima ish Z/V Ministër i Mbrojtjes i QPK-ës. Më pas, në këtë strukturë drejtimi, vjen rreshtimi i shtabit drejtues, ku në krye të tyre, qëndron komandanti i këtij operacioni, Bislim Zyrapi, i emëruar me Urdhër të Ministrit të Mbrojtjes të Q.P.K-ës Azem Syla, me Nr.Prot.10 datë 01.04 1999, dokument ky që ruan aktualitetin e tij me firmën dhe vulën përkatëe të titullarit të atij dikasteri. Mirpo injoranca dhe pamoralshmëria njerzore e Rajmonda Maleçkës dhe atyre që qëndrojnë pas sajë, arrin deri atje, sa ata në mënyrë të kordinuar, brënda këtij libri nëpërmjet deklarimeve të disa karrjeristëve, nxjerin jo një por disa komandantë të Operacionit Shigjeta, duke mohuar krejtësisht drejtimin real të këtij operacioni nga Bislim Zyrapi, të ëmëruar drejt  përsë drejti nga titullari Azem Syla. Në këto veprime të ndyra e plotësisht anti historike, nuk është vetëm shërbëtorja e shumë zotërijve Serbo-Sllav, por dhe disa individ të qorrollisur, që nëpërmjet shkrimeve të kësaj ngatërrestare, kërkojnë të dalin tani në pas luftë, si kapedan të mëdhenj.

Cilido pjestar i luftrave të fundit të Shqiptarve në trojet etnike, ka të drejtën të shkruajë e pasqyrojë kujtimet e tij, për kohën dhe vendin ku ai është angazhuar. Dhe kjo është më se normale. Jo vetëm vetë, por dhe nëpërmjet të tjerëve, që kanë një kualifikim të veçantë arsimor. Por kurrsesi nuk mund të shkruhen historira të pa qëna, e për më tepër të sajuara, duke i trukuar ato me fotografi e dokumente të fallcifikuara. Kjo i kalon caqet e poshtërsisë dhe si e tillë me plot gojën mund të thuhet, se këto veprime përfshihen brënda një pamoralshmërie njerzore, monstruoze e të paskrupullt. Theksohet kjo sepse, e vetquajyura gazetare, poete, shkrimtare, historiane, diplomate, akademike, publiciste, analiste e fotografe, në bashkëpunim intim me “shkërmëtarin” e pamoralshëm Flori Bruqi të shkolluar në Beograd për fiskulturë, duke u përzjerë brënda këtyre fushave, pa njohur asnjërën prej tyre, për të arritur qëllimet e tyre ogurzeza, nuk lënë gur pa lëvizur, për të ndërtuar lumturinë personale mbi fatkeqësinë  e të tjerëve, e aq më tepër kur kjo lumturi, ndërtohet mbi fatkeqësinë e një populli të një kombi të tërë.  Ngado që shkon Maleçka, nuk rri pa u marrë me  thashetheme, duke përgojuar ata që nuk e afrojnë, por i qëndrojnë sa më larg dhe i tregojnë vendin se ku e ka. Përgojonë Hashim Thaçin, Azem Sylën, Ali Ahmetin,  Fazlli Veliun, Jonus Musliu, Bislim Zyrapin, Ramush Haradinën e të tjerë, nën pretekstin se nuk e kanë ndihmuar, kur ka qënë në burgun e Shkupit. Brënda përgojimeve të sajë, janë përfshirë dhe dëshmorët e kombit Shqiptar  Xhevat, Xhevit e Osman Lleshi, tre heroj të fisit Lleshi në Kishaj të Hasit, për të cilët ajo ka thurur thashetheme, se janë vrarë si hajna. Disa të tjerë i përflet, se i kanë përvetësuar paret gjoja të ardhura në ndihmë të sajë, gjatë kryerjes të dënimit në Shkup, në një kohë kur dihet, që nuk i janë dërguar ndihma, por për më tepër, nuk është kujtuar dhe nuk ka pyetur qoftë dhe një njeri i vetëm, për burgosjen e sajë. Kjo është Rajmonda Maleçka e vërtetë. Dhe jo vetëm ajo, por dhe i jati sajë Bujari, njeriun për të cilin, e bija e tij në faqet e internetit të “FLOART-PRESS” Prishtinë dhe librin e sajë të fundit, e përshkruan si hero të Hasit në luftën e Kosovës. Paturpësia e sajë vazhdon dhe më tej. Rajmonda shkruan për Rajmondën dhe këto shkrime i dërgon drejt faqeve të mësipërme të internetit, për të glorifikuar veten e sajë. Dhe jo vetëm ajo por dhe Flori Bruqi, i njohur në botën Shqiptare të internetit si UDB-ash e manjak seksual, e krahëson marraqen me Shota Galicën. Ndërsa Rajmonda e përkufizon UBA-shin Bruqi si realistin e letrave të luftës. Por të kujt lufte? Të asaj lufte që kodoshi Bruqi, bënë  me marraqen e “xhamllikut” të Tiranës! Cili është Flori Bruqi, çdo njeri qartësohet sapo të hapi faqen e tij në internet, ku dalin me rradhë me fakte konkrete cilësimi “si virus i UDB-ës Serbo-Shqiptare”, lidhjet e tij të ngushta me shërbimet sekrete maqedone e Boro Drakullovski, “kurvat Shqiptare dhe kryeagjenti Serb Flori Bruqi”, kërcënimet terrorriste që i bënë kryredaktorit të revistës “Shqiptari” dhe ato që i bëhen Zv/komandantit të operacionit “Shigjeta” në 9 gusht 2012 nga Prishtina. Mëndësi tepër të ulëta të njezëve të pamoralshëm. Të dy këta të paturpshëm, shkruajnë për Adem Jasharin, por nuk ju përgjigjën thirrjes së tij, në luftë për çlirimin e Kosovës dhe trojeve të tjera etnike Shqiptare. U strukën qosheve të errëta, nga ku dualën në pasluftë, për të prallisur historira të pa qëna Opinioni publik Shqiptar i kudo ndodhur, ka të drejtën e tij, për të mbajtur qëndrimet e duhura, ndaj këtyre shkrimeve të sajuara në mënyrë të qëllimëshme. Asnjeri nuk mund ti imponohet tjetrit, por luftëtarët e luftrave çlirimtare, nuk duhet të lejojnë kërkënd, që dikush ti imponohet historisë kombëtare, pjesë e së cilës janë dhe luftrat e tyre, për çlirimin e trojeve etnike Shqiptare.

Spiro Butka

Zv/Komandant operacionit “Shigjeta” gjatë luftës të UÇK-ës

Aktualisht Kryetar i SH.V.L. të U.Ç.K.-ës Tiranë