Operacioni SHIGJETA

Foto - Galeria • KLIKO



TRAKTATI I LONDRËS MIDIS HPËRBËRJES DHE RATIFIKIMIT TË PADREJTËSIVE HISTORIKE

Historia e zhvillimit të shoqërisë njerzore me rrjedhat e sajë, na njeh me sisteme të  ndryshme, nëpërmjet të cilëve  popujt kanë ecur, duke shkelur në rrugë të reja e të panjohura. Mesjeta, u përball me zgjerime të panumurta kufijsh, nga ku shtete kryesisht të tipit monarkik, gjatë luftrave grabitqare, zgjeruan kufijt, duke krijuar perandorira. E para Rusia, duke i paraprirë kësaj periudhe, e  shtriu ndikimin e vetë në tre kontinente, Europë, Azi dhe Amerikë, ku në këtë të fundit, zaptoi  Alaskën e ftohtë dhe të akullt. Anglia, duke zotëruar një flotë detare të fuqishme, synimet e sajë i drejtoi në veri të kontinentit Amerikan dhe në jug të Azisë, duke okupuar fillimisht Indinë dhë hap pas hapi vendet oqeanike, deri në kontinentin e pestë, Australinë e largët. Fiset tartare mongole, që më vonë u quajtën Turq, në shfrytëzim të supermacisë të lëvizjes së shpejtë, me kuajt e shumtë që zotëronin, ashtu si Rusia, por në të kundërtë të sajë,  zaptuan pak e nga pak  Azinë qëndrore dhe atë të mesme, duke dalë në kufijtë e Bosforit.

Lëvizje luftarake të njëpasnjëshme e me gjakderdhje të mëdha. Të gjitha në shekuj e dekada të ndryshme, deri aty nga mesi i shekullit 19-të, ku popujt përparimtar të mbarë botës, nën ndikimin e iluminizmit Frances të kohës, nisën ti japin botës në tërësi dhe Europës në veçanti, mësime për ndryshime cilësore e sasiore, në jetën shoqërore për mënyrat e qeverisjeve, në krijimin e  shteteve me përkatësi etnike dhe kombëtare. Europianët perëndimore, nisur nga arsyet e veta të brëndëshme e të jashtëme, hodhën hapat e parë drejt reagimit esencial historik.  Francezët, me ndihmën e monarkisë Angleze, pasi izoluan Perandorin  në Elbë, kaluan në kufijtë e vet, në fillim si mbretëri, e më pas duke i treguar  vendin diktatorit, hodhën themelet e një shteti të ri, të përafërt me atë të sitemit të sotëm demokratik. Anglezët ndërtuan mbretërinë ishullore me parlament, duke ruajtur statukuonë e ndikimit vasal, të zotërimeve të mëparshme.

Rusia Cariste  dhe  Turqia  e  Sulltanve Anadollak edhe pse bota evoloi në kohën e vet, mbetën akoma në kufijtë e së kaluarës, pa  hequr  dorë nga periudha e errët obskurantiste mesjetare. Për më tepër Sllavët e Kremlinit, të cilët pasi shitën Alaskën, i hodhënn sytë, drejt Ballkanit, gadishullit me rëndësi të veçantë  gjeopolitike, strategjike dhe ekonomike. Nisur nga dobësimi dhe rënja graduale e Perandorisë Turke, ata krijuan aleanca të reja, duke projektuar zgjerimin e perandorisë, nëpërmjet ndërtimit të shteteve të rinj Sllav, në qëndër të Europës dhe gadishullin e Ballkanit. Për të arritur këto synime, Kremlini hartoi planet e luftës kundër Turqisë. Para se të shpallte përleshjen e trupave, Rusia u detyrua të bisedojë me Austro-Hungarinë, perandorinë  rivale, e cila kishte interesat e veta në Ballkan. Bisedimet u zhvilluan në Budapest në fillim të vitit 1877, ku dhe u nënshkrua marrëveshja e fshehtë midis tyre.  Austro-Hungarezët, u zotuan të ruajnë asnjëanësinë ndaj konfliktit Ruso-Turk. Fshehtësia e Budapestit, parashihte që Serbia të aneksonte Kosovën, Mali i Zi viset veriore të Shqipërisë dhe Greqia Çamërinë. Trojet etnike të Shqipërisë Lindore, që nga Kumanova deri në Manastir, projektuan një shtet fantazmë, të krijuar enkas nga Kremlini me emrin e pakuptimt Rumeli, që për fat të keq, sot është emërtuar po me një emër tjetër fantazmë, të vetquajtur Maqedoni. Vjena në këtë takim me Moskën, nuk pranoi përparime të mëtejshme drejt tokave Shqiptare, duke hedhur kështu hapin e parë diplomatik, për krijimin e shtetit  Shqiptar.

Megjith konspiracionin e madh, Budapesti nuk e ruajti fshehtësinë, deri në kufijtë e plotë. Shqiptarët u informuan, për ndarjet e trojeve etnike dhe menjëherë u hodhën në veprim, për mbrojtjen e vendit. Në maj të vitit 1877 në Janinë, u krijua Komiteti i Fshehtë Shqiptar, nën drejtimin e Avdyl Frashërit. Vera e  vitit 1877 solli në Shkodër, një tjetër organizëm të till, me kryetar Pjetër Gurakuqin. Pas disa muajsh e kryesisht në Dhjetor 1877, në Stamboll këta inisiator, u mblodhën dhe formuan Komitetin Kombëtar për Mbrojtjen e Kombit Shqiptar, që shkurt u quajt Komiteti i Stambollit. Ai u krijua nga Vaso Pasha,Ymer Prizreni, Sami Frashëri, Zija Prishtina, Ahmet Koronica me Kryetar Avdyl Frashërin.

Përballja luftarake midis Rusisë dhe Turqisë, nisi në 24 Prill 1877. Ajo  përfundoi në favor të Sllavëve, që  u angazhuan totalisht, për realizimin e synimeve të ideuara, para konfliktit luftarak midis dy perandorive. Serbët e Malazesët, duke mbështetur fuqimisht Rusinë, marshuan njëri drejt Kosovës dhe tjetri në drejtim të Shkodrës. Grekët, duke shfrytëzuar rastin, zaptuan tokat e Shqipërisë Jugore. Si rezultat i kësaj ecurie,  Porta e Lartë firmosi armëpushimin në Edrene  në 31 Janar 1878 dhe në 3 Mars të po këtij viti, në një fshat afër Stambollit, u mblodhën palët ndërluftuese, për të gjykuar Turqinë e mposhtur, në Traktatin e Shën Stefanit. Çdo gjë u nda dhe u përpjestua, në favor të Sllavëve të kudo ndodhur e Grekve, si pjestar të ortodoksisë lindore.

ShënStefani, nuk i zuri me gojë fare Shqiptarët. Bullgaria uzurpoi Korçën, Pogradecin, Dibrën, Kërçovën, Gostivarin, Tetovën, Shkupin, Kumanovën dhe Kaçanikun. Serbia viset veriore të Kosovës deri në afërsi të Mitrovicës. Mali zi Plavën, Guxinë, Grudën, Hotin, Rugovën, Anamalin, Ulqinin dhe Kranjën. Pjesa tjetër i ngeli Turqisë, duke e ndarë Shqipërinë në katër pjesë, midis Serbisë, Malit të Zi, Bullgarisë dhe Turqisë. Shqiptarët e kundërshtuan Traktatin e Shën Stefanit, duke gjetur mbështetjen e Fuqive të Mëdha, të cilat, nuk u pajtuan me këtë ndarje të re, të gadishullit të zjarrtë. Kundërshtimi i Shqiptarve dhe mospajtimi i Fuqive të Mëdha, solli rishikimin e ShënStefanit, nëpërmjet Kongresit të Berlinit.Copëtimi i Shqipërisë në ShënStefan dhe ridiskutimi i këtyre ndarjeve, lëvizi më tej Shqiptarët për të mbrojtur Atdheun në Berlin. Kështu, në 10 qershor 1878, u krijua në Prizren Lidhja e Prizrenit, me atributet e plota, të një qeverie të mirëfilltë, të tipit Europian.

Kongresi i Berlinit filloi punimet në 13 Qershor 1878 dhe në të morën pjesë gjashtë fuqitë e mëdha, Anglia, Franca, Gjermania, Rusia, AustroHungaria dhe Italia. Kongresi injoroi përfaqësuesit e popullit Shqiptar. Delegacioni i Liddhjes së Prizrenit, nuk u përkrah dhe nuk u la që të fliste. Në një takim jo zyrtar, të Avdyl Frashërit me Oto Bismark, ky i fundit u shpreh “se nuk ekziston Kombi Shqiptar dhe se Shqipëria është një shprehje gjeografike”. Punimet e Kongresit vazhduan një muaj deri 13 Korrik 1878, dita në të cilën u nënshkrua dhe traktati. Rusët humbën në Berlin. Serbët dhe Bullgarët nuk i gëzuan privilegjet e ShënStefanit. Premtimet e ShënStefanit ndaj tyre, Berlini i zvogëloi  tre herë më pak. Shtrirja e tyre u la midis Lumit Danub dhe maleve Ballkan. Viset në jugë të maleve Ballkan, krijuan një provincë me emrin fantazmë Rumelia Lindore. Serbia, nuk u zgjerua drejt Mitrovicës e Prishtinës, por ju dhanë krahinat e Pirotit, Trenit, Vranjes dhe Nishit, të cilat më parë, i ishin premtuar Bullgarisë. Malit të Zi, ju aneksua Tivari, Podgorica, Plava, Guxia, Rugova dhe Kolashini. Greqia dhe pse nuk mori pjesë në luftë, kufiri i saj me Shqipërinë, ju këshillua lumi Kalamas dhe Selemavria, duke zaptuar  pjesën më të madhe të Çamërisë.

Shqipërinë, Berlin e trajtoi si plaçkë tregu dhe për pasojë, Shqiptarët pas këtij Kongresi e në vazhdim, nisën kundërshtimet dhe protestat, për mbrojtjen trojeve Amëtare.  Shekullit të 19- të, i erdhi fundi dhe ai i njëzet, hyri me risi premtuese. Në 9 Shkurt 1901, Turqia humbi kontrollin mbi Shqipërinë. Xhon Turqit me revolucionin e tyre, kontribuan për pozicionimin e Shqiptarve, kundër Qeverisë Osmane.  U kërkua shkëputja nga Turqia dhe kalimi me të drejtën e kontrollit nga Fuqitë e Mëdha. Italia mbështeti kërkesat e Shqiptarve, duke ju kundërvënë Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë, që lakmonte më tepër se Çamërinë. Fuqitë e Mëdha Anglia, Rusia, Franca, Gjermania, Italia dhe AustroHungaria, nëpërmjet ndërhyrjeve diplomatike, nuk u treguan plotësisht të gatëshme, për të ndihmuar Shqiptarët për shtetformimin e tyre, por përkundrazi, në vazhdimësi ato, vazhduan pazaret me përkatësi politike, ku sejcili pjestar i të gjashtëve, punoi për të përfituar, sa më tepër për vendin e vet direkt ose indirekt.

Koha nuk priste  më dhe kësaj situate i parapriu vet populli Shqiptar. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti Flamurin Kombëtar në Vlorë, duke e deklaruar botërisht shpalljen e Shtetit Shqiptar. Fqinjët ambicioz dhe tepër lakmimtar, kryesisht  Ballkanik, jo vetëm që nuk e mirëpritën shpalljen e këtij shteti, por për më  tepër, filluan lëvizje të reja, për të penguar pranimin e tij në  kancelaritë diplomatike. Rruzulli tokësor  jetonte në trazira, premisa këto që përshpejtonin luftën Botërore. Duke shrytëzuar këtë situatë, fqinjët Ballkanik, nuk u mjaftuan vetëm me përpjekjet politike, por  ndërhynë  barbarisht me veprime konkrete luftarake, për të pushtuar toka të tjera të territoreve Shqiptare.  Serbia synoi për një dalje në Adriatk, ndërsa Mali i Zi për Shkodrën. Greqia, me iden e Megalidhesë, tentoi për zgjerimin e kufijve, deri në vijën e lumit Shkumbin.

Për ti prirë  përplasjeve të mëtejëshme e qetësuar gjakrat, u mblodh në kryeqëndrën Britanike në Londër, Konfrenca e Ambasadorve. Në këtë  tubim diplomatik, më 29 Korrik 1913, u njoh zyrtarisht indipedenca e Shqipërisë, në kufijtë e sotëm, duke shitur e lënë jashtë  kufijve të shtetit Shqiptar Londinez, mbi 2/3 e territoreve të mirëfillta Shqiptare. Shqiptarët protestuan, por zëri i tyre, ra  në vesh të shurdhët. Drejtësia në Londër ishte me Shqipërinë, por veproi padrejtësisht kundër Shqiptarve.  Ishin të drejta, apo të kundërligjëshme, vendimet që mori Konferenca e Londrës, për Shqiptarët ishte dhe mbeti e qartë, deri në ditët e sotme, mendimi filozofik i përfaqësuesit të Britanisë së Madhe në këtë Konferencë, Lordit Anglez Eduard Grei, i cili duke shpjeguar për rrjedhojat historike, me ndërgjegjen e ndrydhur nga politika e kohës dhe në arsyetim të pastrimit të shpirtit të vet sqaron se, ”Duhet të mos harrohet, se gjatë përpjekjeve  për të gjetur zgjidhje, synimi kryesor ka qënë, që të ruhet marrëveshja midis fuqive të mëdha”.

E thënë ndryshe, për të mos prekur interesat e Carve, të zinj, të kuq dhe blu të Kremlinit, të cilët në kohëra e periudha të ndryshme, nëpërmjet intrigave të pashëmbullta e gjakderdhjeve masive, kanë uzurpuar e pushtuar me dhunë territore të Shqipërisë, nëpërmjet  Serbve, Malazesve, Sllavëve Bullgarofolës e Grekve, më qëllime e interesa të largëta për Perandorinë Sllave të Rusisë Cariste. Duke shkuar më tej në rrëfimin e tij, Lordi Anglez, krijon hapësira për zgjidhje të goditura, brënda ecurisë historike. Ai përballë padrejtësive politike të kohës, duke u lëkundur ndjesërisht, në marrjen e  vendimeve të motivuara politikisht, pohon me plot gojën se, “Unë e di fare mirë, se kur kjo ndarje e Shqipërisë, të bëhet e njohur, zgjidhja në shumë pika, dotë jetë shkak për shumë kundërshtime, nga kushdo që e njeh vendin dhe historinë e atij populli”. Traktati i atij metropoli mbretëror, në vazhdimësi, u shoqërua me veprime të ngarkuara politike e ushtarake, duke i tensionuar popujt dhe vendet për ditë e më tepër.

Pas Konferencës së Londrës, Bota u trazua keqazi dhe Europa ngatërrestare, e futi krejt rruzullin tokësor, në një luftë të përgjakëshme, luftë të cilën historia e pagëzoi si Lufta e Parë Botërore. Përballja  luftarake Botërore, u zhvillua midis dy grupacioneve të mëdha, Perandorive Qëndrore, asaj Gjermanike e Austro-Hungareze, Mbretërisë Italiane dhe palëve kundërshtare,  Atantës të përbërë nga Anglia, Franca e Rusia. Konfliktin e nisi Austro-Hungaria, duke sulmuar  Serbinë në 28 Korrik të vitit 1914, nën pretekstin e vrasjes të Dukës Franc Ferdinant  në Sarajevë nga  Serbi Gavril Princip . Në  këtë luftë, morën pjesë me dhjetra vende, nga të pesë kontinentet, ku për herë të parë del në skenë, pjesmarrja e SHBA-ës dhe rroli që ajo luajti, për vëndosjen e fateve të popujve. Pasojat e kësaj trazire luftarake, njihen nga përmasat katastrofike, që ajo i shkaktoi njerzimit, ku humbën jetën mbi 9 milion njerëz. Italia në arsyetim të interesave politike, më  pas u tërhoq, duke deklaruar asnjëanësinë. Megjithatë lufta ashtu si filloi dhe mbaroi, fundi i së cilës u finalizua me Traktatin e Versajës.

Ky trakat,  i përfolur ndryshe dhe si Konferenca e Paqes, u mblodh në 18 janar 1919, në afërsi të Parisit. Ai u organizua me inisiativën e pjestarve të Atantës, Britanisë së Madhe, Francës, SH.B.A.-ës, si fitues të Luftës së Parë Botërore.  David Llayol Kryeministër i Britanisë Madhe, Vudrou Uillson President i SH.B.A.-ës, Georges Clemenceau Kryeministër i Francës dhe Vitorio Orlando Kryeministër i Italisë, ishin ata që morën përsipër, marrjen e vendimeve në Versajë të Parisit. Gjatë bisedimeve për paqe, fqinjët lakmimtar Ballkanik të Shqipërisë, tentuan të zhduknin nga harta gjeografike Kombin Shqiptar, por falë qëndrimeve këmbëngulse të SHBA.-ës e Presidentit të sajë Vudrou Uillson, që Shqiptarët jetojnë dhe sot aty ku janë, në tokat e tyre etnike Iliro Shqiptare. Traktati sanksionoi më tej vendimet e Konferencës të Ambasadorve në Londër, duke lënë  përsëri mbi 2/3 e Shqipërisë, të pushtuar arbitrarisht nga Serbët, Malazesët, Sllavët e fantazuar si Maqedon dhe Grekët. Takimi i mbylli punimet, duke u firmosur në 28 Qershor 1919. U ndëshkua Gjermania me dënime kapitale, duke u ngarkuar me përgjegjësinë më të rëndë, për atë fatkeqësi botërore. Gjermanët nuk i gëlltitën ato vendime dhe pasojat e atyre pakënaqësive, sollën gradualisht luftën tjetër, atë të Dytë Botërore.

Dita e parë e Shtatorit 1939, shënoi hapin e parë të Luftës Dytë Botërore, ditë në të cilën Gjermania naziste e udhëhequr nga Hitleri, sulmoi Poloninë. Palët ndërluftuese ishin, nga njëra anë Boshti Militarist Nazi-Fashist, i përbërë nga Gjermania, Italia dhe Japonia dhe pala tjetër  Aleanca Antifashiste e përbërë nga SHBA.-ës, Britania e Madhe, Rusia dhe Franca. Kjo përleshje luftarake, zgjati gati për gjashtë vite rrjesht, deri në Maj 1945, kohë  kur u ngrit flamuri i fitores mbi Rainshtag. Pasojat e kësaj lufte i kaluan kufijt e marrëzisë, duke marrë 62 milion jetë njerzish, në të pesë kontinentet e Botës, humbje  e cila ishte e barabartë me 2,5 %, të popullatës së atëhershme  botërore.  Nga e gjithë kjo masë njerzore e zhdukur, 12 milion njerës humbën jetën gjatë holokausit, ndërsa gati 24.500.000 vetë të uniformuar,  brënda formacioneve ushtarake përkatëse të kundërshtarve, u vranë në vijat e ndryshme të fronteve luftarak.  Dhe pse u deklarua, përfundimi i sajë në Kontinentin Europian, në Kontinentin e largët Aziatik ajo vazhdoi deri në 14 gusht 1945, ditën kur Japonezët u dorëzuan, para goditjeve atomike Amerikane në Hiroshima në 6 Gusht dhe asaj në 9 gusht në Nakasaki.

Përpjekjet  për fundin e  luftës, nisën nga fillimi i vitit 1945, inisiativë kjo që tregoi, se vetë lufta po kërkonte me çdo kusht përfundimin e vet. Hapi i parë u hodh  në 4 Shkurt 1945 me Konferencën e Jaltës, e cila zgjati shtatë ditë deri në një 11shkurt 1945, ku u diskutua përafërsia e masave për fundin e luftës. Pas Jaltës, në 17 Korrik deri 2 Gusht 1945, u  mblodh ajo e Podsdamit, konferencë në të cilën, krysisht u diskutua, ndarja teritoriale e Gjermanisë dhe tërheqja e Japonisë nga Kina. Lufta mbaroi, por paslufta kërkoi drejtësi. Për të vënë atë në vendin e duhur, u mblodh Konferenca e Paqes e Parisit, në 29 Korrik  deri 15 Tetor 1946, nën drejtimin e Fuqive të Mëdha SHBA, BS, Britanisë Madhe, Francës e Kanadasë. Në të morën pjesë 21 shtete nga vende të ndryshme të Botës, përfshi këtu dhe Shqipërinë. U ndëshkuan Gjermania, Italia, Japonia dhe satelitët e tyre.  Në Nurenberg drejtësia ndërkombëtare, vuri me shpatulla pas murit krerët e lartë nazistë. Konferenca përcaktoi dëmshpërblimet dhe reparacionet e detyruara, për shkakëtarët e kësaj kasapane Botërore, duke u caktuar shumat dhe afatin e shlyerjes, ndaj cilido populli të dëmtuar. Gjatë diskutimeve të zhvilluara në këtë konferencë, Greqia duke treguar fytyrën e vet grabitqare, akuzoi Shqipërinë si bashkëpuntore të Italisë Fashiste, për të mbuluar lojën e saj të dyfishtë me Gjermanët dhe Anglezët, për të ruajtur sundimin në Çamëri dhe për të synuar më tej, deri në vijën e lumit Shkumbin. Pretendimet, që u shtruan nga Helenët Grekë, u kthyen mbrapsht, jo vetëm nga kundërshtimi i rreptë dhe i argumentuar i Shqiptarve, por dhe nga pjestarët e tjerë të kësaj Konference, përfshi këtu dhe vetë Fuqitë e Mëdha.

Pas lufta, gradualisht rriti në një shkallë më të lartë, ndërgjegjëshmërinë politike ku  vetë Fuqitë e Mëdha dhe pse ngadalë e me vonesë, nisën  evolomin në mendim e veprim. Paqja e arritur, shtroi para popujve të drejtën për vetvendosje. Lidhja e Kombeve, u kthye në një organizatë të fuqishme e premtime të reja me kartën e sajë, për të drejtat e popujve e kombeve. Bota përparimtare e brënda sajë dhe Europa, hap pas hapi, nisën një epokë të re, atë të punës për zhvillime e përparime në interes të shoqërisë njerzore. Nën drejtimin e OKB dhe organizmave të sajë, njerzimi i kudondodhur, vazhdoi të ecë me këmbë në tokë, për të ndërtuar një të ardhme më të sigurtë. Puna konkrete e popujve dhe shteteve përparimtar, në vazhdimësinë e vet, kurorëzoi me sukses Aktin Final të Helsinkit, për të drejtat njerzore, dokument i cili avancoi më tej Kartën e Kombeve për të drejtat  e popujve e kombeve. Koha ndoqi rrjedhën e vet dhe ashtu si pa u ndjerë, bota u  nda në dy kampe antagonist, të Lindjes Komuniste dhe të Perëndimit Kapitalist. Paslufta e dytë botërore, megjithse u shoqërua nga një paqe e qëndrueshme, Bota ashtu si pa dashur, përsëri u fut në luftë, por kësaj here krejt ndryshe në emërtim, duke u pagëzuar si Lufta e Ftohtë.

U quajt e tillë, sepse nga vetë ecuria e sajë, ajo u zhvillua e heshtur, në mes të dy ideologjive me interesa të ndryshme, që triunfuan në rendin botëror, që u vendos pas fitores së Luftës së Dytë Botërore, kundër boshtit trepalësh nazi-fashist. Karakteristikë e sajë, ishte dhe mbeti gara e sofistikuar e armatimeve, si rezultat i së cilës krejt rruzulli tokësor, u mbush me baza ushtarake, shumica e të cilave, pothuajse u kompletuan me armatim atomik. Por dhe ajo si dhe të tjerat, pati fundin e vet, i cili u kokretizua me rënjen e Murit të Berlinit, në 9 Nëntor 1998, ditën kur Gjermanët u grumbulluan e u përballën, me krijesën ndarëse mbi 40 vjeçare. Rënia e atij muri dhe bashkimi i Gjermanisë, duke gëzuar Gjermanët, krijoi premisa të mëtejshme, për reagimin e popujve ndaj mllefeve, të grumbulluar në vite e dekada, kundër  padrejtësive historike, të  inskenuar nga motivet e qëllimta  politike. Ish Bashkimi Sovjetik u shpërbë dhe Rusia e herëshme, mori në dorë përsëri frenat e shtetit Sllav në të gjashtën e Botës. Prej kësaj ish fuqie socialiste, u ndanë disa republika, të cilat kalun në mëmëvetësinë kombëtare etnike, si shtete e kombe të pavarura. Çekët e Sllovakët, u ndanë ashtu si ishin bashkuar, me dëshirën e tyre. Përjashtime, bëri vetëm Federata Jugosllave, e cila ndarjen brënda gjinisë së vet, e përjetoi  nëpërmjet gjakderdhjes për Serbi të madhe.

Për të disatën herë, Serbët u bënë shkaktar të luftrave. Fillimisht kundër Sllovenisë në vitin 1991, e cila u bë inisiatore e largimit, nga bashkësia vllazërore e imponuar Serbe. Lufta e tyre nuk zgjati shumë, se Sllovenët, duke qënë në kufi me perëndimin, u ndihmuan paksa prej tyre, për tu shkëputur, me sa më pak dhimbje, nga Serbosllavia federative. Ajo midis Kroatve e Serbve, nisur nga synime të përafërta, zgjati disa vite 1991-1995. Në të njëjtën periudhë kohore 1992-1995, Serbia, duke parë se Sllovenia e Kroacia shpallën pavarësinë, u lëshua me tërësinë ushtarake, kundër Bosnje Hercegovinës, duke i shkaktuar kësaj të fundit mbi 200.000 viktima. Rumelia e ShënStefanit e kthyer tashmë, nga Titua  në Maqedoni, u shkëput nga federata, pa i hyrë një gjëmb në këmbë. Për të qetësuar gjakrat e tyre,  u mblodh  në SH.B.A.-ës, Marrëveshja e Dejtonit, e cila filloi në 21 Nëntor 1995 dhe u firmos në 14 dhjetor 1995. Ajo sanksionoi shtetet e rinj, të dalë nga shpërbërja e federatës, duke lënë në harresë dy milion Shqiptarë, të cilët gati gjatë gjithë shekullit,  u bënë promotor të luftrave për liri e pavarësi, ndërsa kur u desh lufta e tyre, ata u tradhëtuan nga Gandisti Rugova.

Por ndërgjegjësia kombëtare, bëri atë që i nevojitej popullit të këtij Kombi dhe Shqiptarët e Kosovës Shqiptare, duke lënë Rugovën të përqafohej me vrasësit Serb në Beograd, nisën luftën e tyre për liri e pavarësi, nën emblemën e UÇK-ës në vjeshtën e vitit 1997. Lufta zgjati deri 21 Qershor1999, dhe një ditë të bukur Marsi, Madhështia e asaj Ushtrie Çlirimtare solli në mbështetje të vetes, Forcat Ajrore të NATO.-s dhe një Botë të tërë, të cilën e bindi me drejtësinë strategjike të luftës së vet. Kosova u çlirua dhe në mesin e Shkurtit të vitit 2008, shpalli pavarsinë e sajë, si shtet Shqiptar dytësor i gadishullit Ballkanik. Gjatë dhe pas kësaj lufte, u rreshtuan me rradhë Marrëveshja e Rambujesë, ajo e Kumanovës dhe Rezoluta e 1244 e OKB-ra. Rambujeja nisi më 23 Shkurt 1999, duke mbështetur fuqimisht luftën e Shqiptarve të Kosovës. Ajo u firmos në 18 Mars 1999,  por nuk sosi kërkesat jetike të Shqiptarve, për tu bashkuar me trungun Amë, ashtu si ishin, para se të pushtoheshin nga Serbët. Për ti dhënë fund asaj lufte, palët ndërluftuese, u mblodhën në Kumanovën Shqiptare, që për çuditërinë marramëndëse, nuk ftuan në këtë takim, drejtues të QPK-ës dhe UÇK-ës, si përfaqësuesit legjitim të popullit Shqiptar të Kosovës, që Rambujeja i uli me dinjitet, përkrah politikakanve më të mëdhej, të kohës në Botë dhe Europë. Të dy këto marrëveshje të njëpasnjëshme, u sanksinuan nga Rezoluta 1244 e OKB-ra, në 10 Qershor të vittit 1999, dokument i cili bluajti nën gjuhën e vet, një seri problemesh, duke mos i dhënë zgjidhjen e duhur asnjërit prej tyre. Për më keq të vetes, ky organizëm pretendues e drejtues Botëror,  më parë e pranoi se sa e përjashtoi Serbo-Sllavinë kriminale, nga radhët e sajë, për krimet masive që  kreu, ku humbën jetën afër gjysëm milioni njerëz të pafajshëm.

Por lufta e Shqiptarve për bashkimin Kombëtar, nuk mbaroi me çlirimin e Kosovës. Ajo ishte vetëm fillimi në fundin e atij shekulli. Miliniumi i ri, që në ditët e para të vitit 2000, nuk e la gjakun e Jasharajve Legjendar të thahej, por hapi siparin e luftës, për çlirimin e trojeve etnike Shqiptare  në Kosovën Lindore, me UÇPMB-cit. Gjaku që u derdh nga trimat e asaj treve etnike Shqiptare, u tradhëtua në Konçul në 13 Shkurt 2001. Koha kur u nënnshkrua ky akt, përkon me një tjetër luftë të Shqiptarve për bashkim Kombëtar, atë të UÇK-re në Shqipërinë Lindore, të uzurpuar padrejtësisht nga bullgaro folësit sllav, të vetëquajtur maqedon. Lufta heroike e Shqiptarve të asaj treve etnikeShqiptare, ishte dhe mbeti në histori, si lufta e tradhëtuar në Ohër në 13 shtator 2001. Edhe pse në tre fronte relativisht të njëjtë, të tri përpjekjet luftarake, morën rreth 50.000 jetë njerzish, të Shqiptarve etnik në Shqipërinë Veri-Lindore. Traktat pas traktati, historia pohon me gojën e vet, deklaratat e Lordit  Britanik Eduard Grei, i cili shpalos para opinionit publik ndërkombëtar, pazaret politike, që janë bërë me popullin dhe Kombin Shqiptar, nga vetë Fuqitë e Mëdha Europiane, kryesisht Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Rusia dhe Italia.

Shekujt e kaluar dhe ai që po jetojmë, me pësime e mësime të dukëshme, shtrojnë alternativa të reja, për zgjidhjen përfundimtare të problematikës politike, të Shqipërisë dhe Shqiptarve, që jetojnë në tokate tyre stërgjyshnore. Koha e tregoi dhe vërtetoi njëkohësisht, ecurinë e deritanishme. Jugosllavia u shpërbë dhe pjestarët e asaj bashkësie Sllave, kaluan në identitet me shtetformime sipas përkatësisë, pa u cënuar kufijt e tyre. Kosova duke u ndihmuar nga SHBA-ës,OKB dhe BE, fitoi lirinë dhe pavarësinë, por jo me tërësinë e kufijve të sajë, kur u shkëput nga Turqia e ju bashkangjit artificialisht Serbisë. Reflektimi i Lordit Britanik para ndërgjegjes së vet, shtronë pyetje, që nuk kërkojnë vetëm përgjigje, por zgjidhje reale e konkrete, për ato padrejtësi historike, që u janë bërë Shqitarve, në vite, dekada e shekuj, duke i traumatizuar ata politikisht. Përse ende, trojeve të tjera etnike  Shqiptare, që kanë qënë pjesë e vilajetit të Kosovës, nuk u jepet e drejta për bashkimin me atë? Në Konferencën e Londrës Shqiptarët dhe pse të pambrojtur, u përfaqësuan nga Shteti i sapo formuar Shqiptar dhe përballë tyre nuk ka egzistuar ndonjë pseudo Maqedoni. Përse uzurpohen këto troje etnike Shqipëtare, tani kur Europa është në bashkim e sipër, e krijimi i këtij shteti artificial, jo vetëm që nuk i bind popujt, për demokratizimin e saj, por përkundrazi, për më tepër forcon më tej imazhet e së kaluarës?

U bënë shumë vite, e gati po i afrohemi njëqint vjeçarit, që nga koha,  kur Greqia, ka uzurpuar me hekur e zjarr, duke therur si kafshë e zbuar me dhunë, nga trojet Atërore Çamërit e Shqipërisë etnike të Ilirisë Pellazgjike. Si mund të pranohet e për më tepër të jetë pjestarë e OKB-ra dhe BE, një shtet i till, që jo vetëm i kreu me ndërgjegje të plotë këto krime, por po i vazhdon dhe sot e kësaj dite, duke qënë pjesë e Europës demokratike? Nëse dikushi, kërkon fakte, përgjigjia është e gatëshme me  argumentet bindëse e kriminale, të cilat Helenët Grek, i kanë kryer me dorën e tyre. A nuk është Masakra e Peshkëpisë pas vitit 90-të, një akt terrorrist i  rrasove të zeza ortodokse të Athinës, i organizuar  nga krimineli i damkosur terrorist Nikolas Geixh, që mbulohet me imunitetin e shtetësisë së dyfishtë, të asaj greko-amerikane? A nuk janë komandot Greke, ato që hynë në Shqipëri, duke thyer çdo normë përcaktuese ndërkombëtare dhe vranë në gjumë ushtar dhe oficerë Shqiptarë, pikërisht në Peshkëpi? A nuk është qeveria e Athinës, ajo që i arrestoi dhe burgosi këta tërroristë dhe që për çudinë e të gjithë Botës, i liroi më parë se ti dënonte, nën pretekstin e mungesës të provave faktike? Qeverisë Greke i intereson të veprojë kështu, po drejtësia e Hagës, ajo e Statsburgut, OKB-ra dhe KE, pse qëndrojnë  indiferent ndaj këtyre krimeve të kryera me koshiencë, jo vetëm të qeveritarve por dhe të popullit Grek? Përse nuk e përjashtojnë këtë shtet vrastar të këtyre kohrave, por e mbajnë ende atë  brënda organizmave të mirëfillta demokratike e të drejtësisë ndërkombëtare?

Si këto e pyetje, e të tjera të kësaj natyre, ka patur dhe do të ketë përherë, për deri sa të gjejë zgjidhjen e duhur, problemi dhe çështja Shqiptare, si një fenomen historik tepër i rëndësishëm, jo vetëm për Ballkanin e Europën në veçanti, por dhe për krejt rruzullin tokësor në tërësi. Viti 2013, është në pragun e afrimit të tij dhe Traktati i Londrës mbush në këtë vit, njëqint vjetorin e vet. Mbështetur në Parimet dhe Kriteret Bazë të Kartës së Kombeve të Bashkuara, nënshkruar në 26 Qershor 1945 dhe Aktit Final të Helsinkit, miratuar në 1 Gusht 1975, ai duhet të marrë formën e prerë, duke u ratifikuar, për ecurinë e mëtejshme politike. Për këtë, duhen organizuar referendume ose plebishite popullor në trojet etnike Shqiptare, të pushtuar nga Serbët, Malazesët, Bullgarofolsit e vetquajtur Maqedon dhe Helenët Grek, ku vetë Shqiptarët, nën drejtimin e organizmave të OKB-ra dhe KE-ës, të thonë fjalën e tyre me votën e lirë, të sanksionuar me gjakun e mbarë popujve, në këto dy dokumente të rëndësishëm historik. E kërkojnë këtë Shqiptarët, sepse ajo është  ligjitimuar në Aktin Final të Helsinkit, ku në kreun e 8-të këtij akti, rradhitet brënda  tij titullimi për “Barazinë e të drejtave të popujve dhe të drejtat e tyre për vevendosje”, në të cilin  përcaktohet ”se të gjithë popujt kanë gjithmonë të drejtën të vendosin në liri të plotë, kur të duan e si të duan, për statusin e tyre politik të brëndëshëm e të jashtëm, pandërhyrje  nga jashtë dhe të vazhdojnë sipas dëshirës së vet, zhvillimin e tyre politik, ekonomik, shoqëror dhe kulturor”. Kjo është njëra rrugë, e cila rekomandohet nga vetë këto dokumente bazë   Botëror, që në rastin konkret të veprimit, arsyetojnë ndreqjen dhe rregullimin e padrejtësive historike. Rruga tjetër, që vetë koha po e kërkon, është organizimi i një Londre të Re, një Londre demokratike, ku OKB dhe  Organizmat Europianë, duhet të shkunden njëherë e përgjithmonë, për të pastruar pluhrin e vjetëruar të së kaluarës dhe të organizojnë një Londër të re, ku të zhvarrosin traktatin famëkeq të sajë dhe në vend të tij, të ngrejnë një monument të ri të tipit demokratik të till, që të jetë simbol i të ardhmes Europiane e Botërore.

Koha dhe momenti është tani, pas gjithë atyre tragjedive Balkanike, ku si rezultat i ecurive të politikës me mjete dhune, ai traktat humbi fuqinë e tij, duke u shpërbërë plotësisht e përfundimisht. Të dyja  rrugët janë të dukëshme dhe  të arsyeshme për të gjitha palët. Nëse dikush brënda tyre, del me kundërshtime, duhet të mendohet mirë, se rruga e fundit, me të cilën mbarë popujt e botës, kanë gjetur zgjidhjen e duhur dhe pse me ndikime në fitore, ajo do të zbatohet gjithsesi dhe nga Shqiptarët, për ti kthyer ata në identitet. Vetë Londra, nëpërmjet ish ministrit të saj të jashtëm,  në kohën e luftës së Kosovës, e hodhi një hap të till, drejt zbatimit të testamentit politik të Lordit Eduard Grei, por e thëna ngeli aty ku u tha, jo nga ata që e thanë, por nga ata që ishin dhe kanë ngelur përjetësisht, filiol të Serbo-Sllavëve dhe Helenve Grek. Ajo duhet nxitur dhe arrihet vetëm kur në gadishullin e zjarrt të Ballkanit, të vendoset drejtësia dhe popujt e tij të jetojnë  në paqe, brënda kufijve etnik. Dokumentet Bazë Botërore dhe Aktet Normativ të dalë prej tyre, shtrojnë para njerzimit, politikanve dhe atyre të mandatuar me pushtet, rrugë, mënyra, forma e metoda të ndryshme, për zgjidhjen e problemit kardinal të Shqiptarve, të cilët nuk kërkojnë gjë tjetër, veçse drejtësi për padrejtësitë historike. Rrugët duhen kërkuar e gjetur brënda Europës dhe nga vetë ajo, nën drejtimin e OKB-ra. Nevojitet vetëm dëshira për veprim dhe kjo është në dorë të Europës, e cila sa herë që del në sfondin politikë çështja Shqiptare, ajo e gjëndur në gjumin letargjik të së kaluarës, tund shpatën e Demokleut mbi kryet e tyre. Shqiptarët kanë qënë, janë dhe do të mbeten të durushëm. Ata presin dhe do të vazhdojnë të presin, pa humbur asnjëherë shpresën, e cila vdes e fundit kur durimi soset. Nëse zvaritet zgjidhja, vonesa do të përballet me Botën, e cila ecën përpara dhe ashtu  si në luftën e Kosovës, do të jenë po ata Europian, që do vihen para përgjegjsive politike, duke u hequr zvarrë brënda historisë.

Spiro Butka

Zv/Komandant i operacionit “Shigjeta” gjatë luftës të UÇK-ës,

Aktualisht  Kryetar i SH.V.L. të U.Ç.K.-ës Tiranë

 

Botuar në 18 Prill 2011 nga Agjensia e Pavarur e Lajmeve Kosovapres