
Lufta e ftohtë midis blloqeve antagonist lindje -perëndim, përfundoi me fitoren e mbarë popujve të botës moderne e demokratike. Në fillim u shëmb Muri i Berlinit dhe Gjermanët u bashkuan njëri me tjetrin. Disa Republika të ish Perandorisë së Kuqe , kaluan në shtetformime, menjëherë në kufijt e tyre, sipas përkatësisë etnike e kombëtare. Dallgët e këtyre lëvizjeve gjeo-politike, përfshinë dhe gadishullin e zjarrt të Ballkanit. Si gjithmonë dhe këtë herë, ai ndryshoi në luftë e sipër, duke u përleshur si fillim brënda gjinisë serbo-sllave. Gjakderdhja ju imponua popujve liridashës, nga kryeqyteti i Serbve, Beogradi, shkaktar i i disa luftrave Ballkanike e Botërore. Nisi me Slloveninë, e cila e gjëndur në kufi me fqinjët perëndimor, duke u ndihmuar paksa prej tyre, u shkëput prej bashkësisë koloniale specifike Serbe të Sllobodan Millosheviçit, me sakrifica të pakta, e gjakderdhje të pa ndjeshme. Më pas, Kroacia në luftë me synime të përafërta me Serbinë, u përleshën me njëra tjetrën, për të përvetësuar, kush më pak e kush më shumë, pjesë nga Bosnja dhe Herxegovina. Lufta brënda gjinisë Serbo- Sllave, rëndoi së tepërmi popujt e këtyre vendeve, aq sa u trondit i gjithë njerzimi. U mblodh me urgjencë O.K.B.-ra dhe ndërhyri me kaskat e sajë. Tragjedia, në vend që të ndalej, u zgjerua e mori përmasa tragjike, duke shkaktuar mbi 250.000 viktima, kryesisht në Serbrenicë e Vukovar. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të SH.B.A.-ës, që kjo plagë e O.K.B.-ra dhe Europës në bashkim e sipër, u mbyll me kaq, sepse në të kundërt, pasojat do të ishin katastrofike. Vetëm republika fantazmë e vetquajtur Maqedoni, doli si pa u lagur, nga kjo luftë e re Balkanike, në fundin e atij shekulli, që në fillimet e tij, nuk e zuri fare me gojë, këtë të panjohur të kohës, me emrin e përbërë nga togfjalëshi Shqip ”magjen- doni”.
Beogradi nuk e ndali luftën e nisur, por e zgjeroi atë më tej, në Kosovën Shqiptare të quajtur prej tyre ”Serbi e Jugut”, por që në fakt, ashtu si vërtetohet historikisht dhe nga Akademiku Anglez Neol Malcolm, ajo është Shqiptare dhe vetëm Shqiptare, si tokë dhe popull. Kundër kësaj popullsie të parmatosur e të pambrojtur, Millosheviçi, nëpërmjet një operacioni famëkeq të emërtuar ”Patkoi”, hodhi në veprim 45.600 ushtar e polic të veshur në blind dhe 20.000 civil Serb të armatosur deri në dhëmbë. Lufta mori përmasa të papara e të padëgjuara ndonjëherë, pas asaj hitleriane. Gjatë përballljes luftarake u shkel çdo normë e akt njerzor dhe nëpërmjet masakrave të njëpasnjëshme, u kalua në një genocid masiv krejtësisht të pa njohur në historinë e njerzimit, për metodat e zbatimit, aq sa u çudit një botë e tërë. Ranë fli në altarin e lirisë 2017 dëshmorë të kombit. Në luftë e sipër u plagosën dhe ngelën invalidë për gjithë jetën, 2340 trima të atij populli liridashës. Forcat e errëta nacionaliste Serbe vranë, prenë, masakruan dhe zhdukën mbi 30.000 viktima, 3000 prej të cilëve, akoma nuk u gjëndet as një gjurmë dhe në këto ditë, të kësaj dekade në pas luftë. Mizoria e tyre shkoi dhe më tej, duke përdhunuar mbi 20.000 femra të moshave të reja, ku shumica e rasteve të orgjive Serbe, u kryen në sy të afërmëve të viktimave. Në funksion të politikës makabre të tokës së djegur, forcat ushtarake Serbe, shkatërruan, duke u vënë zjarrin mbi 120.000 shtëpive. Nuk u mjaftuan vetëm me këto barbarizma, por në zbatim të teorisë nacionaliste çubrolloviçiane të tokës së shkrumbuar, u dëbuan me dhunë nga trualli i tyre etnik stërgjyshror mbi një milion banor, duke ua djegur të gjitha dokumentat e tyre të identifikimit. Bota e quajti dhe i vuri emrin luftë, por ajo ishte dhe është më tëpër se ai term i urryer, për çdo njeri që ka llogjikë dhe arsye njerzore. Ajo ishte një kasaphanë e vërtetë e barbarizmit Sllav, ku egërsirat Serbe me fytyrë njeriu, u sulën si përbindësha dhe vranë e prenë njerëz të pafajshëm e të pambrojtur, ndërmjet tyre më shumë fëmij, gra dhe të moshuar. Egërsia Serbe, e njohur për pangopësi krimesh ndaj Shqiptarve, nuk kurseu as gjakun e të miturve, gjatë qëndresës heroike të Jasharajve Legjendar në kalanë heroike të Prekazit historik. Masakrimi u bë pothuajse masiv në të gjithë këtë trevë etnike Shqiptare, deri sa arriti kulmin në Reçakun martir, që befasoi misionerin e shtetit Amerikan Ulliam Uollker dhe gjithë njerzimin anë e kënd Botës.
Qershor i vitit 1999, në ditën njëzetenjë të tij, solli fitoren, që u arrit në sajë, të përpjekjeve të mëdha të një Ushtrie Çlirimtare të vogël në numër, por të madhe në shpirt e sakrifica, e cila duke dalë nga gjiri i një populli paqëdashës, luftoi me vetmohim, për ti siguruar popullit të vet lirinë e dëshëruar. Atë e mbështeti një botë e tërë, me në krye SH.B.A.-ës. Kjo luftë mizore, u provokua në mënyrë të qëllimtë, nga vetë Shteti dhe populli nacionalist i tërbuar Serb, të cilët ashtu të bashkuar popull e shtet, u hodhën në një luftë barbare, për të zhdukur përfundimisht dhe njëherë e përgjithmonë Shqiptarët e trojeve të veta etnike, të Shqipërisë reale e historike. Krimet e kryera nga ushtria, policia, paramilitarët, zbuluesit, spiunët, informatorët e shitur dhe vetë populli Serb, i ingranuar totalisht gjatë kësaj kasphane barbare, janë të paramenduara dhe të organizuara, në bazë të një plani të studjuar mirë shtet e popull bashkë, si një trup i vetëm, i një kombi vrastarësh. Baza e gjithë kësaj tragjedie të mbushur plot me kufoma Shqiptarësh, është dhe mbetet, tek studimi i Dr.Vasa Çubrilloviçit, i cili më 1937, paraqiti para Shtetit dhe Popullit Serb njëkohësisht “teorinë e tij të famshme”, të spastrimeve masive dhe zhdukjen e çdo gjurme Iliro-Shqiptare, në të gjitha trojet etnike Shqiptare, të Jugosllavisë së atëhershme. Si rrjedhojë, çdo mendim i lindur e veprim i kryer pas kësaj , është zyrtarizuar në rrugë institucionale të pushtetit legjislativ, gjyqësor, ekzekutiv , madje dhe i mbështetur fuqimisht nga ai i katërt mediatik dhe qyrku i fajsisë, nuk mund ti vishet një njeriu të vetëm, apo një klike të caktuar.
Në këtë luftë të zhvilluar në mbrojtje të dinjitetit të vet kombëtar, Shqiptarët e Kosovës bënë të pamundurën , për tu përballur për jetë a vdekje me Beogradin, sepse këmbanat e luftës, e kishin dhënë sinjalin me kohë, që në momentin kur u sulmua Sllovenia, por gandizmi i rrafinuar, si dorë e zgjatur e Serbisë, duke u instaluar gradualisht në Kosovë, bëri punën e vet dhe sabotoi “x-in” luftarak, për fillimin e veprimeve. Megjithse ky fenomen lindi dhe u inicua nga vetë Beogradi, Shqiptarët e Kosovës, në rastin konkret, nuk pritën duke zgjatur duart drejt qiellit, por ashtu të qartë e të bindur, për të drejtat e tyre njerzore, të sanksionuara me ligj në kartën e Kombeve të Sanfrançiskos dhe Aktin Final të Helsinkit, reaguan duke u përballur me luftën konkrete. Këtë herë politika Kosovare e luftës, duke u distancuar nga disa rryma të ndryshme pacifiste, në organizim e sipër të luftës për liri e pavarësi, pasi studjoi, analizoi dhe vlerësoi situatën e krijuar, organizoi e formoi U.Ç.K.-ës, me institucionet përkatëse të sajë, duke u nisur nga ushtari, si pjesë e nënrepartit më të vogël, deri tek Shtabi i Përgjithshëm i sajë, i përbërë nga pjesa politike dhe ajo ushtarake.
Edhe pse Kosova, nuk ishte shtet i mirëfilltë, por një republikë e deklaruar vullnetarisht nga dëshira e zjarrt e një populli liridashës, politika e luftës, në arsyetim të gjëndjes së krijuar luftarake, duke u reformuar brënda vetvetes, bëri të njëjtën gjë me U.Ç.K.-ës, duke e riorganizuar e paisur atë, me të gjithë rregullat e legjislacionin e duhur, të nevojshëm e jetike, në përputhje të plotë me kërkesat e dokumenteve bazë për të drejtat njerzore dhe konventave të ndryshme që trajtojnë problemet luftarake. Nisur nga të gjitha këto, struktura e U.Ç.K.-ës, ishte dhe mbeti deri në fund të luftës, një formacion luftarak i ndërtuar dhe kompletuar ushtarakisht me kërkesat, rregullat dhe ligjet përkatëse bashkohore të kësaj shoqërie njerzore dhe doktrinës të përgatitjes e zhvillimit të veprimeve luftarake të ushtrive të këtyre kohrave moderne, si të gjithë antarët e Aleancës Atlantike të Veriut, të inkuadruar në NATO. Paslufta në vend që të korigjonte të kaluarën, duke rrespektuar drejtësinë e demokracisë të kohrave të reja e moderne, ajo u befasua nga zhgënjimi, që u thellua për çdo ditë e më tepër. Konferenca e Rambujesë bëri sikur premtimet gjoja i harroi, por në fakt i zvarriti në mënyrë të qëllimtë, për tu paraprirë ditëve të sotme. Marrëveshja e Kumanovës, duke shkelur haptas e me vetëdije të plotë, Kartën e Kombeve të Bashkuara të nënshkruar më 26 Qershor 1945, Deklaratën Universale e të Drejtave të Njeriut të miratuar nga Asambleja e Përgjithëshme e O.K.B.-ra me rezolutën 217A(III) të 10 dhjetorit 1948 dhe Aktin Final të Helsinkit të miratuar më 1 Gusht 1975, jo vetëm që nuk i ftoi përfaqësuesit e U.Ç.K.-ës e Q.P.K.-ës, për të marr pjesë në diskutimet përkatëse, por hodhi hapa të mëtejshëm, për të mos i njohur ata, si palë luftuese e fituese në bisedimet e përfundimtare të luftës.
Largimi përfundimtar i Forcave Ushtarake Serbe nga Kosova, u shoqërua me futjen e forcave të NATO-s dhe vendosjen e Administratës së O.K.B.-ra. U propagandua me të madhe, se po ecej nëpër rrugë të reja, brënda demokracisë botërore, por kjo u rrealizua, pa hequr dorë nga motoja e drejtimit të detyruar me dhunë, në përputhje me veton mesjetare të Këshillit të Sigurimit. Rrjedhat e ngjarjeve të njëpasnjëshme, të arritura deri në ditët e sotme , vërtetuan më së miri me argumente bindës, se kjo organizatë botërore me tri gërma të mëdha, nuk erdhi në këto vise Shqiptare, për të ndihmuar banorët e tyre etnikë, por për të krijuar një shtet tjetër, të quajtur Kosovë në kufi me të parin dhe për ti ndarë ata përfundimisht, nga trungu i tyre rrjedhës, prej vëllezërve të tjerë Shqiptar. Emër i synuar nga një gjeneral Serb gjatë luftës së parë Botërore dhe i politikës që e vazhdoi Kroati Tito gjatë viteve 50-60 të, duke joshur banorët e këtyre trevave me terma dogmatikë. Kasapi i marrë i merkatos politike Serbe Slobodan Millosheviçi, shpalosi më hapur tërbimin nacionalist Serb dhe në përvjetor të betejës së Fushë-Kosovës më 1989, i pagëzoi përfundimisht banorët e atyre trevave nga Shqiptar në Kosovar. Rruga e nisur nga Serbët drejt qëllimit të tyre ekspasionist dhe këmbëngulja në vazhdimësi e O.K.B.-ra, deri në ditët e sotme, për krijimin e një shteti Kosovar të kushtëzuar, tregon dhe vërteton më së shumti, argumentat bindës për ekzistencën e përbashkët, jo vetëm të synimeve, por dhe të zbatimit të planeve hap pas hapi, për perspektivën e largët, atë të ruajtjes me fanatizëm të statukuosë Versajane.
Lufta mbaroi me luftën dhe pasiguria njerzore shoqëroi pasluftën, në Kosovën tashmë të çliruar nga shfrytëzimi kolonial Serb. Në ato troje Shqiptare, u instaluan forca të Aleancës Atlantike, të cilat sigurojnë jetën normale të Shqiptarve, nga ndonjë kundërveprim eventual i Serbisë, për të fituar hapësirën gjeografike të humbur. Kjo është një e vërtetë e hidhur, por e qënësuar, për vetë faktin, se Serbia u largua përfundimisht nga kjo trevë etnike Shqiptare, por Serbët nuk heqin dorë kurrë nga mendimi, për tu rikthyer një ditë përsëri në Kosovë. Kjo ide e tyre është e njohur, nga vetë eksperienca e së kaluarës së errët historike, e cila na kujton, se sa herë që konjuktarat politike kanë ndryshuar, duke kijuar hapësira për veprime në interes të tyre, ata kanë sulmuar jo vetëm Kosovën, por kanë tentuar dhe më tej, për të patur një dalje në Adriatik. Lufta e tyre në këtë pasluftë, është ajo e viteve të shkuara në shekuj, dekada e vite. “Në luftë, vetëm luftë, për të shkrumbuar çdo pëllëmbë tokë Shqiptare, ndërsa në paqe propagandë dhe shumë zhurmë për të diskretituar, destabilizuar, përçarë e shkatërruar Shqiptarët dhe kombin e tyre, në mënyrë që bota të besojë vetëm ata dhe ashtu gradualisht nën këtë trystni propaganistike, të krijohen kushte për të vazhduar aventurën e vjetër Serbo-Sllave, në zbatim të planeve teorike e praktike çubrolloviçiane”. Kështu u u veprua për shekuj me radhë, që nga ai 7-të, kur Serbo-Sllavët e hapësirave të thella malore, në kufi me Aziatikët, u zbuan nga vendi tyre, për paudhësitë e tyre brënda gjinisë, e deri në ditët e sotme të kësaj marrëzie luftarake, të ndërmarë prej tyre, me etjen dhe nën moton e tërbuar nacionaliste për një “Serbi të Madhe”. Historia Botërore e brënda saj dhe ajo kontinentale edhe pse ecën ashtu heshtazi, ajo nuk harron në asnjë moment, të evidentojë përpjekjet luftarake të popujve për liri e pavarsi. Por, në të njëjtën kohë, ajo nuk lë pa shënuar dhe paudhësitë e lakmimtarve të tërbuar, të cilët nuk e kanë për gjë, të ndërtojnë lumturinë e tyre, duke shkelur mbi kufomat e popujve të tjerë.
Bota përparimtare, e sidomos ajo e perëndimit të largët, i ndoqi krimet dhe masakrat nga afër, duke evidentuar dhe hollësitë më të vogla, gjatë zbatimit të poplitikës nacionaliste Serbe, “Digj dhe shkrumbo çdo gjurmë Shqiptare”, për të zhdukur çdo identitet të atij populli, në trojet e veta etnike të Illirisë së Lashtë. Kjo dhe për të organizuar e zhvilluar një Nurenberg të dytë, pas asaj marrëzie Serbe. Por si gjithmonë dhe këtë here, edhe pse u hodhën hapa të dukshëm e u krijuan hapësira të leverdishme politike, Europa e trazuar me pro e antishqiptar, ngeli e pozicionuar në kufijtë e Versajes, pa pyetur për Londrën, ku lordi Anglez Eduard Grei midis thënjeve të tij, e lë derën hapur, për zgjidhje të reja në ardhmëri duke theksuar se, “ Unë e di fare mirë, se kur kjo ndarje e Shqipërisë të bëhet e njohur, zgjidhja në shumë pika do të jetë shkak për kundërshtime, nga kushdo që e njeh vendin dhe historinë e atij populli.” Dhe duke shkuar me tej me ndërgjegjen e tijë të ndrydhur nga politika e kohës, ai në arsyetim të pastrimit të shpirtit të vet porosit se, “ Duhet të mos harrohet, se gjatë përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje, synimi kryesor ka qënë, që të ruhet marrëveshja midis fuqive të mëdha.” E thënë ndryshe, për të mos prekur interesat e Carëve të Kremlini të zi.
Ndërkohë Beogradi, duke u zvarritur pas premtimeve “tërhiq e mos këput”, të anës parë të medaljes politike, punoi së tepërmi ditë e natë për llogari dhe hesap të faqes së padukëshme të medaljes, për të justifikuar e mohuar krimin dhe kriminelin shtet e popull, që e kryen atë. Kjo nuk është ide e imagjnuar në ditët e sotme, por vazhdim i së kaluarës. Për të mos shkuar shumë larg, i kujtjmë botës dhe drejtësisë së sajë, se në periudhën e një pas lufte, Beogradi nëpërmjet levave propagandistike të paguar me verdhushka në dorë, u mundua të krijojë të paqënën, se “Shqiptarët nuk janë si gjithë popujt e tjerë, por ndryshe, me bisht si majmunët.” Bota nuk u habit nga ky deklarim handikap i teoricienëve Serbë, të njohur për gjininë dhe gjenezën e tyre të prejardhjes, nga thellësia e largët e sllavëve aziatikë. Mjafton të futesh paksa në studimet analitike të historisë njerzore dhe atje do të ballafaqohesh, me djallëzit dhe paudhësitë e tyre. Jo pa qëllim popujt thonë se “ujku qimen e ndërron por zakonin s’e harron”.
Dihet se në Beograd, ekziston një kancelari e “ manjanuar” paksa nga strukturat e tjera Shtetërore, por që këto të fundit, nuk hedhin asnjë hap, pa dijeninë, udhëzimet dhe direktivat e sajë. Ai dikaster i panjohur, ka një buxhet të pacaktuar dhe harxhon miliona dollar në vit, vetëm e vetëm që të mbahet gjallë “Serbia e Madhe”, sepse ku i dihet, Serbët duke rendur si dhelpra pas atyre të dashit, mbase sipas djallit të zi të ortodoksisë, që i yshtë për këto paudhësi, vjen një ditë e pagëzohen me këtë emër. Kjo kancelari, në vazhdimësi të punën së vet, pas luftës së Kosovës, nuk qëndroi duar lidhur e këmbëkryq, por me forma, mënyra e metoda obskurantiste, u hodh në veprim, për të përmbysur sado pak realitetet e kësaj lufte. Duke joshur me shpërblime të majme, agjensitë e përhapura nëpër botë të kësaj kancelarie, futën në veprim individtë të rrallë dhe të veçantë të kësaj shoqërie njerzore, të cilët të lëmaksur nga ngjyra verbuese e verdhushkave, nuk e kanë për gjë, të kryejnë krime politike, vetëm e vetëm, që ata të mbushin xhepat e tyre. Kategoria e këtyre njerzëve, janë prototipa të gatuar në shpirt më shumë se djalli vetë dhe nisur nga kjo veçori, ata për të krijuar një mirqënje të padrejtë personale, arijnë deri në atë shkallë, sa që shesin dhe pastërtin shpirtërore, duke fyer, rënduar dhe akuzuar padrejtësisht çdo njeri e për më keq të vetes, kur këto veprime të turpëshme i kryejnë, ndaj një populli e kombi liridashës dhe bazë kryesore e vetme e origjinës pellazgjike të këtij kontinenti.
Dihet nga të gjithë, se në Hagë ekziston një gjykatë ndërkombëtare, vazhduese e Nurenbergut të famshëm, e cila ndëshkoi jo vetëm nazistët, por dhe nazizmin e shtetit gjerman, duke e ndarë atë dhe mbajtur nën kontroll, gati për pesë dekada. Drejtësia Hagiane e këtyre kohrave demokratike, të reja e moderne, jo vetëm që nuk vazhdoi më tej inisiativën e Nurenbergut, por përkundazi, nëpërmjet kreut të akuzës të saj, Inkases në origjinë të kantonit Francez në Zvicër, Karla del Ponte, u sfidua krejt bota, sepse Prokurorja e kësaj Gjykate në Hagë, detyroi të ngrihet nga varri fabulistin e njohur Francez La fonten, i cili ashtu i lebetitur, po ulërin edhe sot e kësaj dite, para dyerve të gjykatës në Hagë, sepse ish prokurorja e kësaj gjykate, kërkon ti groposë, fabulën e famëshme të qingjit me ujkun. Duke rendur nëpër ish Jugasllavi, si fillim juristja marraqe, futi pas hekurave kreun e Beogradit nacinalist Sllobodan Millosheviçin, i cili vdiq me shumë pikëpyetje, pa marrë dënimin e merituar. Pas tyre, si për shou politik, u thirrën e u prangosën me rradhë, disa drejtues, komandues e zbatues, të teorisë dhe praktikës nacionaliste të popullit e shtetit Serb.
Si për habinë e gjithë botës përparimtare, nuk kaloi shumë kohë dhe Del Pontja, nisi gjuetinë e shtrigave, ku pasi e vuri veten në rolin e tyre, futi bishtin e fshesës midis këmbëve dhe fluturoi nëpër arenën, ku u zhvillua lufta e fundit Ballkanike, për të gjetur një qime të rënë në kashtë, kush e di se kur, e nga cila pjesë e trupit të idhujve të sajë Serb. U prangosën me rradhë, disa drejtues të U.Ç.K.ës, por për turpin e cinizmin e kësaj juristeje të pamoralshme, ata dualën më parë se sa hynë, duke e lënë këtë organizatore të pazarllëqeve politike të mpleksura me interesa personale, me gisht në gojë. Por, Beogradi nuk hoqi dorë, nga nismat e tij të padukëshme e misterjoze. Duke vazhduar më tej në synimet e tij djallëzore, ai e udhëzoi juristen e tërbuar antishqiptare, për të çuar deri në fund misionin e ngarkuar.
Prokurorja e betuar para kryqit nacionalist Serb , shkoi më tej më paudhësitë e sajë, duke i kthyer fjalët në vepra. Nisur nga projekti i skeduar nga Beogradi famëkeq, Peruaneja e kantonit Francez me origjinë Inkase, botoi librin e sajë me “kujtime të famëshme”, me titillin bombastik “Gjuetia, unë dhe kriminelët e luftës”. Libri u botua në disa gjuhë të njohura Europiane dhe ajo brënda tij, “rradhit profecitë e veta”, duke u rrëfyer para botës e njerzimit, për “trimërit e Judizmit”, që ajo filloi ndaj Shqiptarve, më shumë se të vrarë nga ky libër, plot gënjeshtra, intriga e mashtrime, të mpleksura brënda një pamoralshmërie njerzore, të justifikuar nga mbulesa e vellos juridike, të ish numurit një të oganit të akuzës botërore. Libri sipas deklarimeve gazetareske, u botua nga një shtëpi prestigjoze Italiane me emrin e math “Felltrineli”. Nuk mund të paragjykosh , të drejtën e botimit të kësaj shtëpie, sepse nëse do ta refuzonte ajo, atë do ta realizonte një tjetër, që ndoshta kish nevojë të ngutëshmë, për atë pagesë të majme të Beogradit, të afruar nga doracakja Del Ponte. Në këtë rast, kemi të bëjmë me përzgjedhjen e entit botues, qëndrimi i mbajtur nga ai dhe lidhja e krijuar, për botimin e kësaj paçavureje politike. Në analizë të këtij veprimi, duhet thënë, se emër e prestigj të math, fitojnë ata që mbajnë qëndrime të drejta e parimore, si rasti i gjeneralit Francez, që nuk i dha dorën Millosheviçit, apo vendimi i prerë që mori Gjykata e Parisit, kur liroi Avni Rustemin, për vrasjen e tradhëtarit Esat Pash Toptani.
Edhe pse këto lidhje janë të njohura, e dihen se për interes të kujt kryhen, e vërteta duhet thënë ashtu si është, si e kanë deklaruar përfaqësuesit e qeverive përkatëse në Tiranë e Prishtinë dhe si vetëdeklarimi i Hagës nëpërmjet ish prokurorit Nice dhe ish zëdhënses të Tribunalit të Hagës Florec Hartman, duke i cilësuar ato si “akuza absurde”. Nuk është e drejtë dhe nuk duhet mjaftuar me kaq. Qëndrimet që duhen mbajtur ndaj këtij njeriu, që kalon çdo cak e kufi të normave, parimeve, kritereve ligjor, humanitar, njerzor, shoqëror, e për më tepër shkel dhe abuzon mbi të drejtën e besimit dhe emrin e dhënë nga karrigia postuale e drejtësisë Botërore, nuk duhen falur e toleruar, sepse Del Pontja, duke kaluar në çmënduri, nuk ka të bëjë me një individ, por me një popull e komb me disa million banorë, të cilin e akuzon për akte kriminale, të sajuara në mënyrë të qëllimëshme e të turpëshme nga vetë ajo.
Drejtësia Botërore duhet të ndalet, e ti tregojë vendin se ku e ka, kësaj ish Prokuroreje, në përputhje të plotë me ato kritere ligjore, që ka vetë ajo gjykatë, për mbrojtjen e të drejtave të popujve e të kombeve. Në të kundërtë do ti lihet shteg i hapur vetgjyqësisë, si hap i fundit dhe jo i përshtatshëm, për të vënë në vënd nderin e një populli dhe kombi. Duke e analizuar më tej akuzat e Del Pontes, çdo arsyetues mund të pyesi veten “ se përse e shkroi këtë libër ajo?” Llogjika me plot të drejtë, të çon te hakmarrja e sajë, ngaqë pësoi dështime rradhazi me akuzat që ngriti kundër U.Ç.K.-ës në veçanti dhe gjith Shqiptarve si komb në përgjithsi. Duke ananlizuar hap pas hapi akuzat e sajë, gradualisht qartësohet mendimi, se ishpërfaqësuesja e kreut të akuzës në Hagë, nuk është vetëm një hakmarrse e lindur e Shqiptarve të pafajshëm, por dhe një bashkëpuntore e ngushtë e Beogradit. Faktet dhe argumentet e deritanishme, të servirura në vetë librin e sajë dhe krimet barbare të kryera nga Serbët me vetëdije të plotë si shtet, popull e komb, gjatë nji shekulli të tërë, vërtetojnë më së miri, se libri i botuar nga ajo, është një produkt i përbashkët i tyre. Ndryshe, nuk ka si kuptohet, ngritja e akuzave të njëjta nga të dy palët, të asaj e të Beogradit, pa as më të voglin ndryshim, në pika e presje.
Në pamje të parë, duket sikur Karla Del Ponte, është vetëm në këtë mënxyrë politike të kurdisur nga Beogradi, të mbështetur në heshtje nga Serbofilët ekstremist e rreaksionar Europianë të lindjes e perëndimit. Ata janë individë nga popuj e vende të ndryshme, politikan e pushtetar, emisar të organizmave ndërkombëtar e deri gazetar të pavarur, të cilët nën ndikimet e verbuara e djallëzore të shpirtit të trazuar, për interesa të ngushta individuale, të largëta e të sotme shtetërore, shkelin me të dyja këmbët çdo kriter, parim e normë të drejtave njerzore, për të përmbysur e varrosur realitetet historike, të krimit më të shëmtuar të fund shekullit të kaluar, të organizuar instituconalisht e me vetëdije të plotë, nga vetë shteti, populli e kombi Serb.
Të gjitha këto edhe pse organizohen e udhëhiqen nga Beogradi, në sfondin politik nxjerin kokën e dalin në mbrojtje të krimeve makabre, të paturpshëm të tjerë, të sojit Del Ponte, të cilët të veshur me pushtete ndërkombëtar, kontinental e shtetëror, me sjellje megalomane, kërkojnë me çdo kusht, të vënë shenjën e barazimit, midis viktimës e krimit të organizuar shtetëror. Më i avancuari në këtë drejtim, është deputeti Zviceran në Parlamentin Europian sharlatani Dick Marti, i dërguari në Ballkan i Këshillit të Europës, i cili, pasi kaloi ashtu shkarazi nga Beogradi, zbriti dhe në Tiranë, sa për të shkuar radhën.” E zgjidhi apo jo”, enigmën e zgjidhur që në kohën e luftës, Dick Marty, kjo është punë e tij si emisar i Europës, që kërkon të bashkojë veten, duke shkelur të gjitha rregullat, kërkesat, ligjet dhe normat jetësore demokratike, me të cilat do të kryhet ky bashkim, që kërkon të realizojë ajo. I kujtojmë deputetit Zviceran Dik Marti, se popujt Evropian dhe krejt ata Botëror, po habiten nga handikapsia e tij, nga që deklarimet ndeshen ashtu përçartazi, përtej kufijve te kësaj handikapsie, duke kaluar kështu në kufijtë e marrëzië psiqike. Kjo, për vetë faktin që ai në vite të shkuara, bën deklarime të ndryshme, pro e kundra Kosovës dhe Beogradit, si në vitin 1997, kur në fuqi ishte rregjimi i urryer i Beogradit dhe gjatë shpalljes së pavarsisë së Kosovës nga parlamenti i sajë.
Nuk i mjaftojnë kësaj Europe, rezultatet e mëparshme të hetimit, që vërtetuan plotësisht të kundërtën e Del Pontes, por dërgon ekipe pas ekipesh të tjerë, në fshatrat malore të Matit Shqiptar, për të hetuar “të kushedisatën” herë, atë që nuk ka ndodhur, sepse nuk ka sesi të ndodhte, në një kohë kur dihet botërisht, se Serbët e Kosovës, të gjithë u larguan në drejtim të veriut në Serbi, e jo drejt jugut në Shqipëri? Si mund të besohet kaq lehtë përralla e intrigantes Del Pontes dhe mashtruesit Dik Marti, te shitur si Juda tek Beogradi, kur dihet nga të gjithë, se nuk ka e nuk gjindet asnjë dëshmi, gojore, filmike, fotografi, inçizim zërik, shkrim dore ose i daktilografuar, për këtë ngjarje sa fyese aq dhe tronditëse , kur këta dy të marrë hodhën një gur në lumë e miliona të tjerë nuk po e nxjerin dot?
Duke e parë veten ngushtë, palët bashkëpunuese të krimit politik, Serbia dhe bashkëpuntorët e sajë, brënda dhe jashtë Kosovës, për një farë kohe, sikur u tërhoqën ashtu në heshtje. Por kjo e fundit u pasua me përsëritje të akuzave të mëparshme kundër U.Ç.K.-ës dhe udhëheqësve e drejtuesve të sajë. Dhe pikërisht kur PDK, forca kryesore politike e lindur nga rradhët e U.Ç.K.-ës, në votimet Parlamentare të radhës në Kosovë, fitoi bindshëm zgjedhjet. Beogradi u tërbua nga fitorja politike e ish luftëtarve të U.Ç.K.-ës dhe për pasojë, hodhi me shpejtësi marramëndëse në veprim, agjentët e vet të sprovuar e të parapaguar, me qëllime të caktuara e largëpamëse. Kohë më parë riburgosi Ramush Haradinaj, ish Komandatin trim të Z.O. të Dukagjinit. Fill pas tij, marrëzia e drejtësisë pseudohumane, duke bashkëpunuar me një të sëmur psiqik, u hodh në sulm me një barrë akuzash, kundër Azem Sylës, ish komandantit të U.Ç.K-ës, patriotit të vendosur e të pamposhtur, për çështjen kombëtare. Nuk u ndalën, por ngritën kurthe të mëtejshëm, duke akuzuar Hashim Thaçin, ish liderin politik të U.Ç.K-ës, njërin nga luanët e Drenicës luftarake, aktualiht Kryetar i PDK-ës dhe fitues i zgjedhjev të zhvilluara në Kosovë. Me akuzat e ngritura, rëndohen së tepërmi, ish pjestarët e asaj lufte pothuajse ndërkombëtare. Ngarkohet shteti Shqiptar me përgjegjësi të rëndë morale e penale dhe fyhet me mënyrat më vulgare i gjithë populli dhe krejt kombi Shqiptar.
Këto veprime e shumë të tjera, presin dita ditës përgjigjen e duhur të organeve të drejtësisë botërore e kontinentale, nga një popull e komb i fyer rëndë. Jo vetëm nga doracakët e Beogradit Karla Del Ponte dhe Dik Marti, por dhe nga politikan e pushtetar të veçant të paturpshëm Europianë, brënda dhe jashtë O.K.B.-ra, B.E. dhe K.E, të cilët, në shfrytëzim të besimit të popullit të tyre, duke ecur verbërisht pas kalit të ngordhur, po tentojnë diçka më shumë se fyerja në këtë rast. Sidomos në këto kohë, kur Serbia e mori përgjigjen që kërkoi në gjykatën e Hagës, për pavarsinë e vetvendosur nga Parlamenti e populli i Kosovës. Dhe në vazhdim të kësaj verbërie nacinaliste, dërgon Prokurorin e Krimeve të Luftës Vladimir Vukçeviç, për të hetuar më tej, për atë që kanë sajuar e gatuar vetë kancelaritë e Beogradit, ashtu si duan e u vjen për mbarë atyre. Për më keq të kësaj Europe të re, tani që ajo zëvëndësoi UNMIK-un e O.K.B.-ra me një EULEK-s në Kosovë, krer të këtij të fundit, duke u sjellë si mbretër pa kurorë, në vend që ti kërkojnë falje popullit e kombit Shqiptar, për gjithë ato fyerje e poshtërime të marraqes Del Ponte e të droguarit Dik Marti, këta të paudhë, në një kohë kur bota dhe Shqiptarët u tregojnë ujkun, ata vazhdojnë të ecin si somnambul, duke kërkuar gjurmët.
Akuzat e ngritura nga Karla del Ponte kohë më parë dhe ato tani nga Dik Marti, po përhapen nëpër botë dhe më shumë në Europë, sepse në këtë hapësirë i intereson më tepër Serbisë. Metastazave të kësaj sëmundje politike, të hedhur ne tregun propagandistik, nga ish kreu i akuzës në Hagë dhe deputeti Zviceran, u njihet diagnoza dhe mënyra e kundërveprimit, por organet përkatëse heshtin dhe nuk marrin masa, që ajo të parandalohet e të mos përhapet më tej. Në radhë të parë O.K.B.-ra, antar i së cilës është Shqipëria, shteti që akuzohet drejt përsë drejti, për tranplantim të organeve të Serbve gjatë luftës së Kosovës. Një prrallë e habitëshme e me shumë e çudira, por e ujdisur mirë nga Beogradi, për tu servirur më vonë nga doracakët Del Ponte e Dik Marti, pikërisht atëhere kur i nevojitet Serbisë nacionaliste, për të mbuluar barbarizmin kriminal, të organizuar nga ana e saj, me akuza fallco e të paqëna si në fabulën e transformuar të qingjit dhe ujkut të La Fontenit, nga vetë të dy këta marraqër intrigantë e mashtrues, të veshur me imunitete të pushteteve demokratik të popujve Evropian.
Por dhe pse valët e urrejtjes të Karla Del Pontes dhe Dik Marti, po përhapen ku më shumë e ku më pak, ato kurdo e në çdo kohë, duhen ballafaquar me realitetin e pastër si kristali, të luftës së zhvilluar nga U.Ç.K.-ës dhe populli Shqiptar i kudo ndodhur, kundër makinës luftarake të fuqisë së shtatë Europiane, Serbisë të tërbuar nacionaliste.
Së pari, nuk ishte U.Ç.K.-ës dhe Shqiptarët, ata që sulmuan Serbinë, por ishin Serbët si shtet, popull e komb, ata që u hodhën totalisht në atë fund shekulli, në sulm për të zhdukur njëherë e përgjithmonë dhe përfundimisht etnikitetin e një populli më të vjetër në Europë.
Së dyti, U.Ç.K.-ës dhe populli i sajë Shqiptar i Kosovës, nuk sulmuan Serbët, por u mbrojtën prej tyre, me të drejtën legjitime të paraparë në dokumentet bazë të O.K.B.-ra dhe në Aktin Final të Helsinkit.
Së treti, nisur nga vetë zhvillimet luftarake dhe aktet shtazarake të kryera, gjatë kësaj lufte nga Serbët, vërtetohet se ato krime u kryen në rrugë institucionale nga vetë Serbia e populli i sajë e jo nga U.Ç.K.ës e Shqiptarët.
Së katërti, U.Ç.K.-ës dhe Shqiptarët, në strukturën e tyre të luftës që zhvilluan, kundër makinës luftarake të Beogradit, përdorën dhe zbatuan ligje, rregullore, urdhëra e udhëzime të instaluar brënda këtij institucioni ushtarak popullor, që jo vetëm e përjashtonin dhunën e krimin, por në të kundërtë për të parandaluar ato, parashihnin masa të rrepta kundërvepruese.
Së pesti, U.Ç.K.-ës dhe populli i sajë, zhvilloi një luftë të drejtë e parimore, që u mbështet fuqimisht nga mbarë popujt e botës përparimtare dhe që në krah e mbështetje direkte të sajë e Shqiptarve të traumatizuar nga Beogradi, erdhën e u rradhitën krah për krah tyre, si aleatë e bashkëluftëtar të një qëllimi e ideali të përbashkët demokratik, forcat e Aleancës të Atlantikut të Veriut, të inicuara nga nisma humanitare direkte e ndërmarë nga SH.B.A.-ës.
Së gjashti, si ish Prokurorja e e Hagës Karla Del Ponte, Deputeti i Kombit konglomerat Zviceran e njëkohësisht përfaqësus në Parlamentin Evropian Dik Marti, Antropologu Ligjor i OKB-ra Peruani Jose Pablo Baraybar, hetuesi i Human Rights Ëatch Fred Abrahams, apo gazetarja enigmatike Staki Sullivan, që sheh ëndrra me sy hapur, nuk paraqesin asnjë fakt e argument konkret, por i bazojnë thënjet e tyre në thashethemet e mbledhura, të serviruara nga organet e sigurimit të shtetit Serb dhe supozimet e tyre vetjake, të krijuara enkas, për të justifikuar shpërblimin e dhënë nga Beogradi, për këtë qëllim. Shqiptarët u bëjmë thirrje, kujdo në Botë dhe Evropë, simpatizantëve, dashamirsëve, miqëve, shokëve dhe kundërshtarëve të U.Ç.K.-ës, të lexojnë me vëmëndje materialet e paraqitura nga të gjithë këta rrufjan politikë dhe do të binden katërcipërisht, se ata jo vetëm që gënjejnë, intrigojnë, shpifin dhe mashtrojnë, por janë bërë një dhe ortak me vrasësit e shumëfishtë Serb, duke u kthyer në mashë të krimit të organizuar të Beogradit, për të nxjerrë gështënjat nga zjarri me duart e të tjerëve.
Së shtati, shteti Serb i njohur si vrasës i miliona Shqipëtarve për më shumë se një shekull, duke hedhur hapa të mëtejshëm kriminal, me paturpësinë më të madhe, dërgon në Tiranë Prokurorin e vet për të mbuluar me hetime fallco, krimet që janë bërë institutocionalisht nga shteti Serb dhe inisiativën morale e vullnetin e plotë nga vetë populli nacionalist i tërbuar Serb. Në raportin e përpiluar nga ana e tij për proçesin në fjalë, me gjithë pretendimet e hallakatura brënda referimit, theksohet e bardha mbi të zezë, “se gjatë hetimit të kryer, nuk ka fakte dhe argument bindëse, për akuzat që ngrihen”.
Me krimet e masakrat e kryera nga Serbosllavia nacionaliste, kundër Shqiptarve në luftën e Kosovës, Bota përparimtare, u shtang e u shokua nga tmerri i atyre veprimeve shtazarake, të organizuara qëllimisht nga Beogradi. Prandaj ajo ndërhyri, deri me forcën e armëve, për ti dhënë fund njëherë përgjithmonë dhe përfundimisht, kolonializmit të dhunshëm të organizuar Serbosllav. U ndërhy nga Bota, sepse kishte disa shekuj, që ajo tronditej herë pas here, nga ky krimi i organizuar dhe këto masakra barbare. Qëllimi ka qënë dhe mbetet i njohur, për të gjitha kohërat në rrjedhat historike të kësaj shoqërie njerzore. Luftë dhe vetëm luftë gjakatare, për pushtimin e këtij Ballkani, të njohur gjeo- strategjik, si urë lidhëse midis dy kontinenteve. Shekulli që kaloi, ishte dhe mbeti më i ngarkuari nga gjakderdhjet marramendëse të organizuara. Preja më e dukëshme, e këtij holokausi shekullor, që nga fillimi e deri në fund të tijë, ishin dhe ngelën Shqipëria dhe Shqiptarët. Luftrat e njëpasnjëshme, u shoqëruan me krime politike. Nisën nga Shën Stefani e Berlini dhe u kurorëzuan në Londër e Versaje. Europa hapi një varr masiv politik, me përmasa katastrofike, për kombin më të vjetër Europian, Iliro-Shqiptarët, pasardhësit historikë të Pellazgëve të hershëm. Tentoi për ti fshirë e zhdukur nga faqja e dheut, por falë ndërhyrjes e këmbëguljes të SH.B.A.-ra, që Shqipëria ekziston dhe sot e kësaj dite. Me gjithatë Europa nuk hoqi dorë nga e vetja, i ndau e coptoi Shqiptarët në pesë pjesë, me përkatësi të ndryshme shtetërore.
SH.B.A.-ës ndërhynë përsëri në luftën e fundshekullit të kaluar, duke tërhequr zvarrë Europën, e cila dhe pse e inkuadrruar në Aleancën Atlantike të Veriut, i ngeli koka e varur dhe mënjanuar nga Beogradi. Faktet dhe argumentet e luftës e pasluftës, flasin e vërtetojnë bashkëpunimin e ngushtë midis tyre, duke filluar që nga presidentët, kryeministrat e ministrant e çdo shteti Europian. Ato janë e mbeten si gjithmonë Franca, Italia, Greqia, Spanja e tani së fundi Zvicra konglomerat si shtet, ku po kultivohen në heshtje element të rracizmit fashist e nazist, të cilët, punojnë në rrugë e mënyra të ndryshme, për të mbajtur gjallë statukuonë versajane. Theksohen këto thënje për shtetin Zviceran, sepse nuk mund të përkufizohen ato akuza monstruoze, vetëm si pikpamje individuale, deklarime mbrojtëse këto në favor të intrigantëve e mashtruesve të mësipërm, nga vetë perfaqësuesit e shtetit Zviceran. Këto paturpësi vazhduan dhe më tej, gjatë refuzimit që i bëri Ministrja e Jashtëme Zvicerane Mishelinë Kalmyrei, çmimit Kosovar për kontributin e dhënë për pavarsinë e Kosovës. Të gjitha këto veprime të njëpasnjëshme, nuk janë pa gjë. Të shprehurit e sajë, “se nuk është momenti i përshtatshëm, për të marrë këtë çmimm”, nxjerë në pah më kjartë se kurdoherë, se çfarë fshihet brënda kancelarive shtetërore Zvicerane, në ineres të rreaksionit Evropian të strukur nëpër skutat e demokracisë Evropiane. Këtë e pranon vetë, një nga krerët e politikës të Europës perëndimore të asaj kohe, Massimo D’alema, ish Kryeministër i Shtetit Italian gjatë luftës së Kosovës. Gjatë inervistës së dhënë një gazetari të njohur, ai pohon se, “SH.B.A.-ës kanë punuar, para së gjithash, me forma specifike të sigurisë, për të qënë përkrah Kosovarve. Ndërsa, Europianët deshën para së gjithash pëlqimin e Beogradit dhe nuk e konsideruan aq thelbësore U.Ç.K.-ës. Për SH.B.A.-ës, përkrahja e U.Ç.K.-ës, duhej të vuloste izolimin e Millosheviçit. Europa, përkundrazi, ishte ajo që kërkoi deri në fund marrëveshjen me Serbët.”
Dikush mund të thotë se këto deklarime janë të një individi, i cili ka të drejtën e vet, për analizën, që u bënë situatave të ndryshme politike. Por nuk është vetëm, ish kryeministri Italian i asaj kohe, i cili deklaron qëndrimet pro e kundra gjatë vrasjeve masive të Shqiptarëve në Kosovë, nga Serbia nacionaliste e kriminale. Prapaskenat politike për të mbështetur kriminelët Serbë shfaqen dhe në pas luftë, nga një Ministër aktual Frances, Bernard Kushner, ish PSSP i OKB-ra në Kosovë”, fill pas lufte. Në librin e tij, “Luftëtarët e paqes”, faqe 35 ai shkruan: “ Hyber Vedrine, më mori përsëri në telefon. Presidenti ka pranuar kanditaturën tënde. Duhet ta takosh sa më shpejt. Do të mar takim që sot. Po Kofi Anan? A ta takoj? Njihem mirë. Jo, jo, ,jo, atë jo. Do prishje gjithçka. Konkurentët nuk do të na falin…një Brazilian po bën presion të madh. Një Brazilian? Ky vend i takon një Evropiani ose Amerikani. Eh ata, (nënkupto Amerikanët), na detyruan njëherë me NATO-n. Na detyruan? Çfarë do të thuash? Ishe kundër bombardimeve?” Më tej Kushner, në librin e tijë në faqen 38, për takimin me Presidentin Frances të asaj kohe shkruan: “Pas takimit me presidentin, në përcjellje e sipër ai më tha: Mbajeni vëth në vesh, që ne duam drejtësi për Kosovarët, por mos harro se jemi e mbetemi miq të Serbëve”.
Duke u nisur nga analiza e këtyre deklarimeve thelbësore, fenomeni i drejtësisë fashiste të Del Pontes dhe i eurodemokracisë naziste të Dik Marti, qartësohen plotësisht. Libri i Del Pontes dhe raporti i Dik Marti, nuk janë gjë tjetër, veçse një kombinim i mirëfilltë, i Beogradit me individ rreaksionar të shitur e të blerë brënda tregut politik të Europës perëndimore, ku spikat më së miri, vënja e shënjës së barazisë, midis viktimës dhe krimit të organizuar shtetëror, në mënyrë që shteti, populli dhe kombi Serb, të mos përballet me drejtësinë ndërkombëtare. Shpërfytyrimi i i drejtësisë ndërkombëtare nga Del Ponte me librin e sajë të ndyrë dhe traumatizimi i demokracisë eurokontinentale nga Dik Marti me raportin e tij shpifës, i përkasin një kategorie të veçantë, me ato çfarë shkruajnë. Të dy këta pseudoqytetar Zviceran pa komb e atdhe, mbajnë përgjegjsi të shumfishta, duke filluar nga ato morale e deri tek ato penale. Akuzat e rënda politike, të hedhura qëllimisht në tregun mediatik nga ana e tyre, nuk duhet të anash kalohen. Përkundrazi, derisa u vërtetuan të kundërtat, vendi i tyre është ose pas hekurave të drejtësisë ndërkombëtare, ose brënda mureve të ndonjë spitali psiqiatrik. Për ti treguar atyre vendin e duhur se ku e kanë, i takon Tribunalit të Hagës dhe Strasburgut, për të vëndosur përfundimisht. Le të shpresojmë, nga kjo drejtësi ndërkombëtare dhe ajo kontinentale, që thërrasin e ulërijnë nëpër botë, në emër të drejtësisë njerzore.
Spiro Butka
Zv/Komandant i operacionit ”Shigjeta” gjatë luftës së U.Ç.K.-ës,
Aktualisht Kryetar i SHVL të UÇK-ës Tiranë
Tiranë 20.12.2010