Më 24 Mars të çdo viti, përkujtohet gjithmonë, dita kur NATO ndërhyri njëherazi dhe fuqimisht në Kosovë nëpërmjet hapësirës ajrore, kundër Forcave Ushtarake të Federatës së mbetur Jugosllave. Duke bashkëpunuar tërthorazi dhe ngushtë me U.C.K.-ës, ajo i dha fund njëherë e përgjithmonë ripushtimit ushtarak Serb. Aso kohe në shtypin e përditshëm e mediat televizive u shtrua pyetja “Përse ndërhyri NATO në Kosovë, në luftën shumë shekullore midis Shqiptarve dhe Serbve?” Interpretimet ishin të ndryshme dhe seicili analist i politikës të kohrave moderne dha shpjegimet e veta, duke u mbështetur dhe përshtatur interesave të kërkuara nga politika prej së cilës ai udhëhiqej.
U përgojua shumë përcaktimi i historianit të lashtë romak San Xhust, i cili dymijë e ca vite më parë dha shpjegimet e duhura për dy shkaqet dhe motivet që të çojnë drejt një lufte. Ato mund të jenë e mbeten aktuale dhe për ditët e sotme. I pari ka të bëjë me “Ambicjen”, term që zbërthehet në “domonimin e dëshirës për sundim” dhe i dyti në dukje paksa i paqartë i emërtuar nga vetë historiani “Kopraci”, nuk ka të bëjë thjeshtë me atë fjalë, por aso kohe për vetë idenë e paraqitur prej tij si lakmi materiale, paraqiste në realitet të vërtetën për “Interesin ekonomik”.
Nisur nga këto argumente të ardhura nga lashtësia romake, shtypi asaj kohe filloi të tjerë dhe thurë për të bindur mbarë opinionin publik ndërkombëtar, opinione ekstreme për hegjemoninë Amerikane në Ballkan, ndërsa analist e gazetar tepër të qartësuar politikisht për veprimet mizore të nacionalizmit të tërbuar Serb, theksuan se NATO-ja dhe Amerika në krye të sajë, ndërhynë në Kosovë, nisur nga motivi i madh dhe fisnik humanitar, për të mbrojtur e shpëtuar sa më shumë jetë njërzish.
NËNTOKA, GJEOPOLITIKA APO VEPRIMI HUMANITAR
Kosova është një rrafshnaltëe e begatëshme dhe me pasuritë e sajë, sa mbi sipërfaqe aqë dhe në thellësi, ka paraqitur në vetëvete një interes të madh gjatë gjithë histories, duke u lakmuar nga hordhi të ndryshme, e për më tepër nga Serbo-Sllavët. E pozicionuar gjeografikisht në zemër të Ballkanit dhe më konkretisht në “Trekëndëshin e Bermudeve”, Prishtinë-Bujanovc-Shkup, ajo është konsideruar dhe do të mbetet si “Thëmbra e Akilit” e gjeostrategjisë ballkanike. Kryqëzimi i akseve rrugore automobilistike e hekurudhore, si dhe hapësira ajrore e përshtatur nga vetë natyra si rrafshnaltë, siguron kontrollin mbi të gjitha lëvizjet tokësore, ujore dhe ajrore, drejt pothuajse të gjitha ngushticave detare kontinentale dhe botërore.
Rëndësinë e këtyre përcaktimeve e ka vërtetuar me argumente përkatës, vetë historia gjatë gjithë zhvillimeve të shoqërisë njerzore. Duke u zhytur në thellësinë ballafaqimit me realitatetet luftarake, vlen të përmënden paksa përleshjet e perandorive të ndryshme, duke filluar që nga ajo romake, dyndjet sllave, pushtimet turke, luftrat ballkanike, lufta e parë dhe e dytë botërore e deri në këto kohëra moderne, ku serbët dhe sllavët duke u përgjakur njeri me tjetrin, kërkuan të shkarkojnë përgjegjësinë e gjakderdhjes mbi popullin e shumëvuajtur të Kosovës.
Lakmia për të përvetësuar pasurinë e tjetërkujt, i ka shtyrë gjithmonë njerzit në konflikte luftarake dhe përcaktimi i historianit të lashtë romak San Xhust, është më se i mirëqënë dhe për kohërat tona moderne. Është e vërtetë që Kosova ka pasuri të bollëshme dhe ato gjënden në minierat e sajë, të shtrira nga veriu në jugë e nga lindja në perëndim. Vetë fakti që Serbia më 1989 nxori nga miniera e Starni Tërgut të Trepçes 74 mijë ton plumb dhe 42 mijë ton zink, duke përvetësuar 262 milionë dollar, vërteton veprën e tyre koloniale të skllavërisë njerzore. Por në këto miniera nxiret dhe ar dhe argjend dhe mbështetur në statiskat e asaj kohe, Beogradi i ka rrëmbyer popullit kosovar një ton flori për çdo vit kalendarik. Nuk duhen lënë aspak në harresë rezervat qymyrgurore të linjitit, që shkojnë deri në 12 mijë ton, pasuri këto që vërtetojnë veprimet e marrëzisë Serbe për të mbuluar me gjak Kosovën, sa herë që populli i sajë është ngritur për liri e pavarësi.
Lufta brënda gjinisë Serbo-Sllave, përfshiu në fillim Slloveninë dhe më pas Kroacinë që lakmoi e përvetësoi më tepër se vetvetja. Ajo vazhdoi më tej, duke martirizuar Bosnjen. Bota u trondit me Banja Lukën dhe Serbrenicën. Mizoria dhe masakrimi Serb u mori jetën 250 mijë njerzëve. Boshnjakët e paguan më shtrenjtë, sepse drejt tyre përveç Serbve, u sulën dhe Kroatët, për të rrëmbyer atë që nuk u takonte. Sllovenia e gjëndur në kufi me perëndimin, u shkëput nga Beogradi me vuajtje që i riparoi shpejt. Habia më e madhe la pa gojë ballkanasit e vërtetë, Shqiptarët. Pa u lagur fare doli nga kjo katraurë një republikë fantazmë, e vet quajtur Maqedoni. Viti 1913 nuk e pa asgjëkundi këtë tip republike, prandaj tokat Shqiptare që ajo i mbarti, ju bashkangjitën mbretërisë Serbo-Kroate e më pas Federatës Jugosllave. Në vitin 1946, një farë Cervenkovski i inkurajuar nga dobiçëria politike e Titos, shpalli republikën e gjashtë të federates, për ti paraprirë të sotmes për krijimin e një shteti maqedon me toka Shqiptare.
Serbia, duke e parë veten ngushtë në konferencën e Dejtonit, aktivizoi më tej vetveten dhe për të mbrojtur kufijtë e federatës së mbetur, u hodh në një sulm të paparë barbar, kundër Kosovës të pa mbrojtur. Bota, e ndodhur para këtij realiteti të hidhur, ndjeu përgjegjësinë e madhe morale të asaj kasapane në Bosnjë dhe të varrit masiv që po i përgatitej Kosovës. Diplomacia dhe politika, të dyja së bashku, ndërmorën hapa të reja, për të parandaluar tragjedinë e re, të organizuar nga vetë Beogradi. U planizua dhe zbatua “Patkoi famkeq”, ku morën pjesë 45600 forca ushtarake, paramilitare e policore të Korpusit të Prishtinës e atij të Nishit e Beogradit. Nuk u mjaftuan me këto, por krahas tyre u rreshtuan dhe 20.000 civil Serbë të armatosur, të cilët dhe pse i lyen duart me gjak Shqiptari deri në brryl, sot duke na u hequr si ëngjëj, qajnë nëpër Kosovë me lot si të krokodilit, duke u ankuar se janë keqtrajtuar nga vëndasit.
Kosovarët si banor etnik të asaj toke Shqiptare edhe pse të gjëndur midis vuajtjeve të shumta shekullore, jo vetëm që nuk e humbën durimin, por përkundrazi, duke e mbajtur moralin lart, lëvizën brënda vetes, duke u organizuar ushtarakisht në mënyrën e duhur, për t’ju përgjigjur ripushtimit ushtarak kolonial të Beogradit Millosheviçian. Përgjigja e Hollbrukut para gazetarve në mbarim të konferencës së Dejtonit, se “Shqiptarët nuk ishin faktor”, jo vetëm që i nxiti, por dhe i mësoi, se si duhej të vepronin më tej, për të çliruar veten nga zgjedha nacionaliste e tërbuar Serbe.
Duke u nisur nga këto ecuri, Bota dhe Evropa brënda sajë, filluan të hidhen në veprime konkrete. Politika lëvizi nga vendi dhe diplomacia duke i paraprirë asaj, u hodh në sulme të gjithanëshme, për ti dalë përpara të keqes së mundëshme, për ndërhyrje luftarake në gadishullin e zjarrtë. Në zhvillim e sipër të këtyre përpjekjeve, të politikës konjukturale të botës së re e demokratike, diplomacia e bashkuar e NATO-s, e udhëhequr tashmë nga SHBA-ës, vuri në lëvizje shtetet me ndikim brënda vetes, për gjetjen e një zgjidhje në rrugë paqësore e pa gjkderdhje në Kosovë.
Por këto lëvizje edhe pse premtuan, realiteti i ndodhur i ballafaqoi me të kundërtën. Beogradi në vend që të rreagonte “për heroizmin Serb të fund shekullit”, zhgënjeu më tej diplomacinë dhe politikën botërore e kontinentale nëpërmjet premtimeve Millosheviçiane, duke e shtyrë më tej zgjidhjen kërkuar, për të përfituar kohën e humbur që i nevojitej. Politika botërore nuk u ndal dhe nuk hoqi dorë nga synimi i caktuar. Diplomacia vazhdoi përpjekjet dhe njëra prej tyre, ajo fluturuse e ambasadorit Hill, nuk arriti frutat e duhura. Ditët pasonin njëra tjetrën dhe seicila prej tyre në agun e vet, kërkonte zgjidhjen e detyrushme për Kosovën. Koha poqi kushtet për një takim shumpalësh, ku objekt diskutimi u bënë Shqiptarët dhe Serbët.
Bota politike organizoi një konferencë ndërkombëtare, në kështjellën e Rambujes të Parisit në kushte të veçanta. Diskutimet nisën rrugën e tyre dhe Shqiptarët të gjëndur përballë Serbve, por këtë herë me krahët e ngrohur, e kuptuan drejt dritën jeshile që u ndez, duke mbajtur qëndrime konstruktive. Debateve të shumta ju afrua fundit dhe Shqiptarët pranuan ato që kërkoi bashkësia ndërkombëtare, ndërsa Serbët me një mëndjemadhësi të tepruar vazhduan refuzimin. Në këto zhvillime e sipër, lufta në Kosovë keqkuptoi vetveten dhe delegatët e saj, kërkuan kohë për konsultime në male me luftëtarët. Rreth njëzet ditë më pas, Rambujeja u transferua në Paris dhe propozimit Amerikan Shqiptarët ju përgjigjën me PO të madhe, ndërsa Serbët me një JO të justifikikuar nacionaliste. Zgjidhja mund të futej në rrugë pa krye dhe vendosmëria e ndërkombërarve, duke u gjëndur në një pikë kritike, po bënte gati të hapte zarfin për ndërhyrje nga ajri kundër Serbosllavisë së mbetur.
PENTAGONI NË UDHËHEQJE TË MREKULLISË AJRORE
Elita udhëheqëse e Aleancës Atlanike, e njohur tashmë për qëndrimin politikë ndaj gjëndjes së krijuar në gadishullin problematik, përbëhej nga shtetet më të angazhuara, ku në krye prinin SHBA-ës e nga pas u rradhiten Anglia, Gjermania e shtetet e tjera të aleancës. Liderët kryesues të politikës Amerikane Bill Klinton, Madlen Ollbrait dhe Britaniku Toni Bler, pas konsultimeve kostruktive gjatë analizave konkrete të situatës reale, vlerësuan gjëndjen kritike të Shqiptarve në Kosovë dhe arritën në konkluzionin përfundimtar, për tu hedhur në një sulm të fuqishëm politik në sqarim të bindjes të opinionit publik ndërkombëtar, për ndërhyrjen luftarake të Aleancës në Kosovë.
Edhe pse u bënë orvajtje të mëtejshme, për të bindur Millosheviçin që të pranonte zgjidhjen politike, përpjeka e fundit e ndërmarrë nga Hollbruku, u shoqërua përsëri me dështim. Koha e shoqëroi politikën gjatë tundimit të durimit, por në përfundim të arsyetimeve të gjithanëshme, qartësoi nevojën e domosdoshme të ndërhyrjes luftarake. Njëzetë e katër Marsi 1999, i shoqëruar nga një dimër i zgjatur e me plot dëborë, solli “Mrekullinë” e veprimit luftarak të NATO-s me forcat ajrore. Sinjalin për startimin e sulmeve, e dha Havier Solana kreu politik i aleancës, drejtë përsë drejti komandantit të këtyre forcave, Gjeneralit Amerikan Uesli Klark. Si çdo vendim tjetër për veprim dhe në këtë rast, arsyetimi u shoqërua me nevojën e ndërprerjes të agresionit Serb në Kosovë, si një nga detyrat themeltare të kartës së kombeve për të drejtat njerzore.
Politika vazhdoi punën e vet, krahas bombardimeve ajrore në terrene konkrete, të teatrit të veprimeve luftarake. Kombinimet e sajë brënda dhe jashtë fushës së luftës, qartësuan mëndjet e pa ftilluara për atë që ndodhi dhe si do ecej më tej, për të arritur atje ku duhej. Përgjigjen e duhur për vazhdimësinë e dha Gjenerali i Pentagonit Uesli Klark, me njëherë pas ditës së pare, në një konferencë shtypi të përbashkët me kreun politik të kësaj aleance Spanjollin Havier Solana, se “ kështu do të ndodhë përderisa të goditen të gjithë objektivat”. U.Ç.K.-ës e frymëzuar nga kjo ndërhyrje ajrore e NATO-s, për të intesifikuar më tej veprimet e sajë, ndërmori vendime të arsyetuara për situatën e favorizuar në interes të sajë, nxori një komunikatë të rëndësishme, ku krahas përshëndetjes drejtuar aleancës për fillimin e sulmeve ajrore, lëshoi kushtrimin për mobilizim të përgjithshëm të popullit, për të përballuar situatën tejet të rënduar nga agresioni mizor Serb.
Në ditën e 24-të të këtij Marsi, përkujtohen përherë vitet nga koha fillimit të asaj mrekullie ajrore, të ndërhyrjes luftarake të NATO-s në Kosovë, për largimin përfundimtar të Forcave Ushtarake të Serbisë nga ai teritor. Duke e parë tani, në distancën kohore të disa viteve , atë që bëri aleanca gjatë ndërhyrjes luftarake nga ajri, cilido individ brënda kësaj shoqërie njerzore, e ka më se të qartë, se lufta e Kosovës, nisi dhe u zhvillua për një qëllim tepër të lartë, si një luftë për parime të shenjta, për mbrojtjen e shpëtimin e njerzëve të atij populli të pafajshëm dhe për ti dhënë fund njëherë e përgjithmonë, genocidid masiv të organizuar qëllimisht nga Beogradi, në fundin e atij shekulli. Edhe pse inisiativa që u ndërmuar nga NATO, ishte një vendim me koefiçent tëpër të vështirë luftarak, ajo u zhvillua dhe u realizua nga Aleanca Atlantike dhe në këtë mjedis, fitoi mendimi politik ndërkombëtar i mbarë popujve, se “nuk duhej të lejohej të zbatohej teoria çubrilloviçiane, për spastrimin etnik të Shqiptarve të Kosovës, nga i sëmuri psiqik i Ballkanit, Sllobodan Millosheviçi”.
Duke e parë dhe studiuar nga pikpamja ushtarake, fushata luftarake e NATO-s, e realizuar gjatë ndërhyrjeve nga ajri, kundër Forcave të Armatosura të Serbosllavisë të atëhershme, e ka bazën e vet te ideja e përpunimit global shkencor të strategjisë së afërt dhe asaj të largët. Në zbatim të këtij qëllimi, Aleanca Atlantike me specifikën e vet, të kontekstit politiko-ushtarak, qartësoi më tej se ndërhyrja ushtarake në ish Jugosllavi, u ndikua nga aspekti global, i cili rrodhi nga ndërrimet gjeostrategjike të kësaj aleance me federatën e ripërtrirë Ruse. Këto ndryshime erdhën nga gjëndja e krijuar pas përfundimit të luftës së ftohtë dhe shkatërrimit të hapësirës lindore të dominuar nga carët e kuq të Kremlini.
Nga ecuria që u përfitua gjatë kësaj ndërhyrjeje, u arsyetua në këndvështrimin eurokontinental, shkatërrimi i sistemit komunist të dominuar nga Rusët në Europën Juglindore, duke filluar që nga republikat Balltike në veri, e deri tek Bullgaria në jug. Në konkretizim të synimeve të veta, Aleanca Atlantike realizoi këtë ndërhyrje edhe për aspektin rajonal Ballkanik, duke synuar zhdukjen e arkitekturës gjeopolitike e të sigurisë ushtarake, e cila ekzistoi gjatë kohës të ndikimit të kuq në Jugosllavinë gjysëm të inkuadruar në këtë hapësirë, të shuarjes së vetmisë në rrethim të Shqipërisë dhe të krijimit të sovranitetit të kufizuar të një Maqedonie të improvizuar me toka Shqiptare.
U.Ç.K.-ës, atëkohë e njohur dhe mbështetur prej disa vitesh nga opinioni publik kombëtar, me veprimet luftarake në mbrojtje të popullit të vet, pothuajse e qartësoi profilin e sajë të plotë në arenën ndërkombëtare. Veprimet e suksesëshme luftarake të sajë, jo vetëm që rritën tej mase moralin e popullit shqipëtar të Kosovës, por ajo u afirmua gradualisht në arenën ndërkombëtare, duke rritur dita ditës imazhin real, për veprimet e drejta të misionit historik për lirinë e popullit të vet. Veprimet luftarake të U.Ç.K.-ës, të zhvilluara vetëm kundër formacioneve të armatusura Serbe, jo vetëm që e afirmuan atë para opinionit publik ndërkombëtar, por ajo sfidoi edhe Beogradin, për akuzat e hedhura në tregun mediatik për separatizëm e terrorizëm, ndaj këtyre luftëtarve çlirimtar të Shqiptarve të Kosovës. Aleanca Atlantike, duke u nisur nga kjo ecuri luftarake e U.Ç.K.-ës, dalëngadalë filloi të ndryshojë mendim dhe arriti deri atje, sa në mënyrë indirekte, jo vetëm ta njohë U.Ç.K.-Ës, por dhe ti mbeshtesë veprimet e sajë për paralizimin, neutralizimin dhe asgjësimin e focave ushtarake Serbe.
PLANET E STUHISË ATLANTIKE NË KOSOVË
Lufta në Kosovë kish vite që kish filluar dhe startimi i saj daton, që nga Nëntori i vitit 1993, muaji i cili përcakton krijimin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës. Por edhe pse njihet ky fillim, u deshën vite për të bindur botën dhe kontinentin, për realitetin, vërtetësinë dhe legjitimitetin e drejtë të veprimeve luftarake, të nisura për mbrojtjen e interesave të popullit të vet. Duke ecur në vite, kjo luftë u shkallëzua, deri sa arriti pikën kulminante të saj në fillimet e vitit 1999, kohë kjo kur bota u trondit së tepërmi, nga masakrimi dhe genocidi masiv i zbatuar nga Beogradi, kundër një popullate të pa armatosur e të pa mbrojtur.
Pikërisht këto janë ditët, kur nisi stuhia atlantike. Operacioni u emërtua “Forca vendimtare” dhe u realizua në përputhje të plotë me idenë e shumëfishtë taktiko-operativo-strategjike, i ndarë në disa faza zhvillimi. Si pjesë në vetvete, pamja e tyre e ka zanafillën nga ajo përgatitore, e cila nisi më 20.02.1999, kohë kur u dha sinjali i parë i politikanëve. Në këtë fazë, forcat ajrore të Aleancës Atlantike u përgatitën në vendet e dislokimit, në kushte të përafërta me ato operacionale, të luftimeve ajrore të parapara për zhvillim, sipas një ideje të qartë e të saktë për rezultatet që do të arriheshin.
Gjatë zbatimit të mëtejshëm të detyrave konkrete luftarake, më 24.03.1999 ora 20.00, pas sinjalit të dhënë Gjeneralit Uesli Klark, për fillimin e sulmeve nga Havier Solana, nisi faza e parë, nga ku forcat ajrore të NATO-s, kryen detyra të kufizuara, duke goditur objekte të rëndësisë së veçantë, në front e thellësi të formacioneve luftarake të Ushtrisë Serbe. Sulmet u drejtuan kryesisht kundër focave dhe mjeteve të Mbrojtjes Kundër Ajrore, në të gjithë thellësinë e Serbosllavisë së mbetur, me synimin e neutralizimit, nxjerjen jashtë luftimit dhe paralizimin për kundër veprimet e mëtejshme që mund të ndërmernin ndaj forcave të aleancës.
Në vazhdimësi të kësaj ecurie, u kalua në fazën e dytë, e cila startoi zhvillimet e mëtejshme më 27.03.1999, kohë kur u zgjeruan më tej veprimet operacionale për shkatërrimin e infrastrukturës ushtarake dhe forcave mbështetëse të ushtrisë federative, me një synim të caktuar, atë të heqjes të së drejtës për lëvizje frontale e të tërthorta, për kryerjen e manovrave luftarake me forca e mjete nga thellësia në front, anasjelltas dhe paralel me frontin.
Arritjet gjatë vazhdimësisë të sulmeve ajrore, sollën fillimin e fazës së tretë, e cila nisi më 24.04.1999, duke u karakterizuar nga zgjerimi i goditjeve ajrore në një spektër më të gjërë, për azgjësimin e objektivave ushtarak të rëndësisë së veçantë, në jug të paralelit 44. Kur luftimet e fushatës ajrore mbushën një muaj, aleanca u bind më së fundi, se nuk po arrihej atje ku duhej, kështu që me nisiativën e SH.B.A.-ës, u zgjeruan më tej sulmet ajrore, me synimin e menduar për të rritur efektet e mëtejshme shkatërruese strategjike në Serbi. Për të ndërmarë këtë nismë të re, në samitin e radhës të aleancës, ju lejua mundësia e veprimit Gjeneralit Uesli Klark, për një inicim elastik, në zgjedhjen e objekteve që do të goditeshin, për të mbajtur në tension të vazhdueshëm Beogradin, me synimin që ai të ndryshonte qëndrimin e tij politik dhe ushtarak.
Kalimi në fazën e katërt, përfshiu mbështetjen e veprimeve, për stabilizimin e gjëndjes pas mbarimit të operacionit “Forca vendimtare”. Gjatë kësaj ecurie, u tregua kujdesi i duhur, si për mbajtjen e objektivave të arrirë, ashtu dhe për mbrojtjen nga ndonjë kundër veprim i mundshëm i kundërshtarit. Dhe në fund, faza e pestë u konkretizua nga veprimet operacionale, për kthimin në bazat veta dhe kalimi për qëndrime në gatishmëri për të marrë dhe kryer detyra të tjera.
Në zbatimit të detyrave, gjatë gjithë sulmeve ajrore, Aleanca Atlantike u tregua tejet e vendosur, për realizimin detyrimeve të sajë dhe jo vetëm që nuk u ndal, por në harkun kohor prej 78 ditësh, arriti të paralizojë plotësisht makinën luftarake të Serbosllavisë së mbetur, duke i shkaktuar asaj humbje tejet të ndjeshme ekonomike, ushtarake, njerëz e teknikë luftarake, që kapin shifrat marramëndëse të disa dhjetra miliarda dollarve. Në tërësinë e kohës të vazhdimësisë të operacionot “Forca vendimtare”, NATO fillimisht hodhi në luftime ajrore 444 avionë luftarakë gjuajtës dhe bombardues, të cilët më pas gjatë ecurisë të luftimeve arritën shifrën 1127. Me këto mjete luftarake ajrore, u kryen 31529 fluturime dhe nëpërmjet inkursioneve të tyre, u shkatërruan 75% të objekteve fikse të aviacionit Serb, 35% të objekteve të lëvizëshme, 85% e avionve Mig-29, 35% e avionve Mig-21, 33% e avionve Super Galeb dhe 46% e avionve Galeb.
Në këto 78 ditë të radhitura në grafikun e sulmeve ajrore, u dëmtuan rëndë aeroportet e Batanjicës dhe i Surçinit në Beograd, i Llaxhevcit në Kralevë, i Ponikëve në Uzhicë, i Gollubovcit në Podgoricë dhe ai Sllatinës në Prishtinë. Gjatë bombardimeve ajrore të aleancës, u shkatërruan rezidenca bunker e Millosheviçit, ndërtesa e ministrisë të punëve të brëndëshme, godina e institutit të sigurisë të ministrisë të punve të brëndëshme, ndërtesa e Partisë socialiste të Serbisë në Ushçe, vendkomandat e Armatës të parë dhe të tretë Jugosllave, PTT në Nish e Prishtinë, ndërtesa e RTV Beograd, të gjitha instalimet transmetuese televizive, stacionet meterologjike dhe urat më të rëndësishme mbi Danub e lumejt e tjerë. Pikësynymi kryesor i sulmeve ajrore të aleancës, që nga dita e parë e deri tek ajo e fundit, u bënë forcat e gjalla dhe mjetet luftarake të Ushtrisë Federative të Jugosllavisë. Sipas llogaritjeve statistikore të argumentuara ushtarakisht, në këto ditë operacionale u shkatërruan 798 pjesë të armatimit të rëndë prej tyre 122 tanke, 222 mjete të blinduara dhe 454 armë e mjete artilerie, tërësia e të cilave përbën mbi 50% të armatimit të rëndë të angazhuar në Kosovë, pa llogaritur këtu humbjet e shkaktuara prej U.Ç.K.-ës, të cilat shtojnë përqindje të tjera dekurajuse për humbjet në njerëz e mjete.
Nisur nga gjithë këto humbje të rënda, që aleanca i shkaktoi Serbisë, menjëherë shkohet drejt kërkesës, se si arriti NATO-ja, të përballojë atë fushatë luftarake ajrore, me humbje fare të pa konsiderushme edhe pse zgjati për një kohë relativisht të mjaftueshme realizimi i sajë. Përgjigja e duhur për këto zhvillime, jepet nga dallimi midis konceptit dhe doktrinës ushtarake të lindjes e perëndimit. Ndërsa ajo lindore synon shkatërrimin total të kundërshtarit, doktrina perëndimore i jep përparësi uljes të moralit dhe thyerjes të vullnetit në luftë e sipër, në mënyrë që kundërshtari më mire të dorëzohet, se sa të shkatërrohet e asgjësohet. Arsyetimi i këtij parimi si kriter bazë, i zhvillimit të kësaj fushate ajrore, argumentohet nga veprimet e vetë aleancës, e cila gjatë gjithë sulmeve ajrore, këmbënguli më tepër në shkatërrimin e objekteve strategjikë, se sa për azgjësimin e potencialit njerzor, kusht ky që i dha shkak, për të mos e zgjatur më tej fushatën luftarake. Konkretizimi me përparësi i këtyre detyrave në fushën e luftës, i dha mundësi aleancës të shpalosë tërësinë e artit të vet ushtarak, për të testuar të gjitha potencialet e reja të mjeteve luftarake dhe të armatimit. Të gjitha këto, të marra së bashku e ndihmuan aleancën drejt orjentimit të mëtejshëm strategjik, për përgatitjen dhe zhvillimin e veprimeve të reja e të përbashkëta në perspektivë.
VIZUALITETI I KËSAJ MREKULLIE NË PAS LUFTËN E NGARKUAR
Në ditën e 24-të të çdo muaji Mars, kremtohen përvjetorët e kohës kur aleanca ndërhyri ushtarakisht nëpërmjet hapësirës ajrore, kundër Forcave Ushtarake të Federatës Jugosllave. Nisur nga krimi, masakrat, genocidi masiv dhe spastrimi etnik, që kryen Serbët në Kosovë, pasojat qenë tepër të rënda e shqetësuese. U vranë mbi 15.000 njerës të pafajshëm, nga të cilët 2400 ishin luftëtar të U.C.K.-ës, ndërsa të tjerët civilë të pambrojtur. U rrëmbyen dhe u zhdukën mbi 5000 të pafajshëm, shumica e të cilëve, nuk u dihet fati sot e kësaj dite. Militarët dhe paramilitarët Serb, torturuan, vranë, shpyrfytyruan, masakruan dhe ekzekutuan mbi 15.000 Shqiptar, 96% e të cilëve ishin civil të pambrojtur. Bandat ushtarake të orgjive të panumurta, të Beogradit të paturpshëm, përdhunuan mbi 20.000 femra Shqiptare të moshave të ndryshme. Gjatë mizorive të panumurta të nacionalizmit Serb, u rrëmbyen mbin 3000 njerës, të cilët u gjëndën të gjymtuar e masakruar nëpër vorreza massive, tani në pasluftë. Fakte dhe prova të tjera flasin, për mbi 2000 njerës të zhdukur qëllimisht dhe fati i tyre, nuk dihet se ku mund të kenë përfunduar Gjatë veprimeve luftarake të kësaj mizorie, u shkatërruan dhe u dogjën 1100 vendbanime, duke plaçkitur e rrafshuar mbi 20.000 shtëpi,.banesa, lokale zejtarie, shkolla, fabrika, monumente kulturor e historik, objekte historiko-shkencor dhe fetar.
Kalojnë vite dhe në ecje sipër të kohës në vazhdimësi, analistë, historianë, politikanë dhe ushtarakë graduantë të shkallëve të ndryshme, medituan e vazhdojnë të debatojnë, për planifikimin, organizimin, drejtimin, zhvillimin dhe ralizimin e operacionit “Forca Vendimtare”, gjatë fushatës ajrore të Aleancës Atlantike në Kosovë. U fol shumë për interesa e vlera të mëdha nëntokësore dhe për ato gjeostrategjike të rajonit Ballkanik, epiqëndra e së cilës është Kosova, duke lakuar për ditë e më shumë politikën Amerikane lidhur me këto interesa. Ata që u muarën më tëpër me këto përgojime, ishin dhe mbetën skllevër të Moskës dhe Beogradit, sepse duke u rënë tamtameve të vjetëruara, treguan se cilët janë, çfarë kërkojnë e për kë punojnë, duke vërtetuar vazhdimësinë e teorive perandorake të carve të zinj, të kuq dhe tashmë blu të Kremlinit.
Atë që bënë SHBA-ës, brënda Aleancës Atlantike në Kosovë, në fundin e atij shekulli, për Shqiptarët e krejt Kombit në tërësi, ishte dhe do të mbetet në analet e politikës botërore, si një vepër monumentale historike, e cila për ditë e më shumë vërteton vënien në jetë të kërkesave reale e konkrete të Kartës së Kombeve për të drejtat njerzore. Populli Shqiptar i shumë kufijve, është i bindur plotësisht për rrolin që luajtën dhe ndihmën konkrete që dhanë SH.B.A.-ës, për peshën morale, politike, ushtarake dhe ekonomike, që mbajtën ato gjatë gjithë asaj veprimtarie luftarake. Shqiptarët jo vetëm që janë dhe do ti mbeten mirënjohës atij populli, por nuk do ta harrojnë, që ta lënë këtë mbrojtje të pashëmbullt, në kujtesën kombëtare të vazhdimësisë, për tu treguar brezave të ardhshëm, se kush ishin ata që u dualën në mbrojtje Shqiptarve në ditët më të përgjakëshme, duke i ndihmuar për rifitimin e të drejtave historike, të mohuara një shekull më parë nga trysnit e konsujve Sllavë.
Duke e parë dhe analizuar ndërhyrjen e NATO-s gjatë asaj fushate ajrore prej 78 ditësh të stuhishme, në 24 Maj të çdo viti, mendimet qartësohen së tepërmi, jo vetëm për atë çka ndodhi në luftë, por edhe për ecuritë e Kosovës në pas luftë, të cilat u konkretizuan nga vetë Shqiptarët të ndihmuar përsëri nga SHBA-ës, për shpalljen e pavarësisë dhe krijimin e shtetit më të ri në botë. Këto arritje të dukëshme politike, nga disa shihen e trajtohen si veprime të dorës së dytë dhe krejt të thjeshta. Individë të rrallë, shkojnë dhe më tej duke fabrikuar akuza ndaj aleancës në tërësi dhe SHBA-ës në veçanti.
Ndërhyrja nga ajri e forcave ushtarake të Aleancës Atlantike, nuk ishte vetëm një veprim i thjeshtë luftarak, por përkundrazi, ajo mund të përkufizohet me plot kuptimin e fjalëve, se përmbante në vetvete rreziqe tepër dëmtues për politikën aktuale e në vazhdim, të ardhura si rrjedhojë i ndikimeve historike të së kaluarës. Politika NATO-s, duke qënë tepër efikase brënda dhe jashtë aleancës, u qartësua në vazhdimësi, gjatë ecjes përpara, në pavarësi të plotë të rreziqeve me të cilat u ndesh. Aleanca me këtë ndërhyrje luftarake, u përballua me probleme politike dhe ushtarake të koklavitura, por ajo duke u nisur nga parimet e drejta të këtyre kohrave të reja e demokratike, u dha zgjidhjen e duhur në përputhje të plotë me aktet normative ndërkombëtare të Kartës së Kombeve të Sanfrançiskos dhe Aktit Final të Helsinkit për të drejtat njerzore të popujve dhe të Kombeve.
Duke e mbartur vështrimin e asaj kohe në ditët e sotme, për të parë atë ecuri luftarake të asaj kohe, me syrin e analistve politikë e ushtarak, cilido individ e ka të qartë, se aleanca pas shuarjes të periudhës të luftës së ftohtë, të botës pa blloqe të kundërt, ndryshoi pamja politike dhe qëllimi ushtarak i sajë, duke u vënë në shërbim të plotë të lirisë, demokracisë dhe stabilizimit të paqes botërore. E parë në këndvështrimin e dyanshëm, politik dhe ushtarak, aleanca brënda synimeve të veta të ardhmërisë, duke ju referuar rastit konkret të veprimit në Kosovë, realizoi qëllimin e sajë të afërt apo të largët strategjik. Por NATO, nuk mund të ndërhyjë në asnjë mënyrë, nëse një popull e komb nuk lëviz e të hidhet në veprim, për të marrë fatet e veta në duart e tij.
Aleanca Atlantike nuk do të ndërmerte qoftë dhe një hap, për të ndërhyrë Ushtarakisht në Kosovë, nëse Shqiptarët si popull etnik i atyre trojeve, nuk do të ishte ngritur në luftë për liri e pavarësi. Ishin përpjelkjet luftarake të U.Ç.K.-ës dhe sakrificat e Shqiptarve të atij vendi, ata që sollën NATO-n në Kosovë, duke realizuar një bashkëveprim jo drejtë për drejtë, por të shoqëruar me një heshtje të arsyetuar nga diplomacia vepruese e padukëshme. Para dhe gjatë sulmeve ajrore e sidomos tani në pas luftë, si rrallë herë, elementë destruktiv që vazhdojnë të ushqehen financiarisht nga Beogradi, e trajtojnë atë luftë si një konflikt ndëretnik, të imponuar nga një varfëri e tejskajshme ekonomike. E tjerin këtë lëmsh, për të justifikuar më tej padronët e tyre, jo vetëm për krimet që ata kryen, gjatë atyre ditëve të përgjakëshme, por më tepër e bëjnë atë, për të tjetërsuar vlerat e pallogaritura të asaj lufte heroike, të popullit Shqiptar të Kosovës, për liri e pavarësi kombëtare.
Por e vërteta qëndron ndryshe, në anën e fituesit dhe ata janë U.Ç.K.-ës e SHBA-ës. Lufta e Shqiptarve të Kosovës, ishte dhe mbeti një luftë e gjatë politike, me synime të qarta e të sakta, për realizimin e misionit historik kombëtar, fillimisht të pjesshëm e më vonë atë përfundimtar, objektiv që u realizua nëpërmjet asaj lufte që u shkrua me gjakun e atij populli, për të mbetur historikisht si Epopeja e Lavdishme e U.Ç.K-ës. Aleanca Atlantike nëpërmjet veprimit të sajë strategjik, realizoi objektivin e vet gjeopolitik, ndërsa U.Ç.K.-ës nëpërmjet këtij ndryshimi cilësor të rielievit politikë në gadishull e kontinent, brënda strategjisë të më të fortit, arriti të të realizojë ëndrrën shekullore të popullit të vet, çlirimin njëherë e përgjithmonë dhe përfundimtar të tij, nga vargonjtë e hekutrt të skllavërisë koloniale Serbe.
SPIRO BUTKA
Zv/Komandant i operacionit “Shigjeta” në luftën e Kosovës
Akyualisht Kryetar SH.V.L. të U.C.K.-ës Tiranë