Operacioni SHIGJETA

Foto - Galeria • KLIKO



E DREJTA E SHQIPTARËVE PËR VETVENDOSJE ËSHTË LIGJITIME

Shkurti  i vitit 2007,  shënoi  në  historinë  e  Shqiptarve  të  trevave etnike veriore,  një  krim  tjetër  makabër,  atë  të  vrasjes  të  dy  djemëve  të  rinj  dhe  plagosjes  e  dhunimit  të  80  vetave  të  tjerë  nga  forcat  e  O.K.B.,  organizmit  që  pretendon  se  ka  ardhur “ për  të  ndërtuar  një  shtet demokratik  tjetër  Shqiptar”,  paralel  me  atë  ekzistues.  Interesant  dhe  për  analogji  të  vetë  fakteve konkrete,  është  pikërisht  muaji  Shkurt  i  më  shumë  se  gjysëm  shekulli  më  parë,  brënda  thellësive  të  luftës  së  dytë  botërore,  ditë  kur  nazistët  gjerman   kryen  masakrën  e  4 shkurtit  në  Tiranë.  Po  në   këtë  muaj,  në  Shkurtin  e  vitit  1999, është  koha  kur  ecuria  e  luftës  së  U.C.K.ë  në  atë  trevë  Shqiptare,  nisi  të  bindë  një  botë  të  tërë,  për  drejtësinë  ndaj  një  realiteti  të  hidhur,   kohë kjo kur nacionalizmi   i  tërbuar  serb  thelloi  e  tejkaloi  më tej,  atë  që  kish  lënë  mangut  kreu  i  nazizmit hitlerian,  në  zbatim  të  politikës  kriminale  për  shfarrosjen  e  njerzimit.

Në  këtë  trevë  etnike  Shqiptare,  të  quajtur  qëllimisht  me  emrin  Kosovë  nga  vetë  Beogradi, lufta  e  atyre  viteve  mori  përmasa  të  papara   e  të  padëgjuara  ndonjëherë,  pas  asaj  të  Dytë  Botërore.  Nisur  nga  vetë  zhvillimet  e  sajë  problematike  me  origjinës  Serbo-Sllave,  gjatë  përballljes  luftarake, u shkel çdo normë e akt njerzor  dhe  nëpërmjet masakrave  të  njëpasnjëshme,  u  kalua  në  një  genocid  masiv,  krejtësisht  të  pa  njohur  në  historinë  e  njerzimit,  për  metodat  e  zbatimit  aq  sa  u  çudit  një  botë  e  tërë,  në  gjithë  rruzullin  tokësor.  Ranë  fli  në  altarin  e  lirisë  2017  dëshmorë  të  kombit.  Në  luftë  e sipër  u plagosën  dhe  ngelën  invalidë  për  gjith  jetën  2340  trima  të  atij  populli  liridashës. Forcat  e  errëta  nacionaliste  Serbe  vranë, prenë, masakruan  dhe  zhdukën  rreth  30.000  viktima,  3000  prej  të  cilëve  akoma  nuk u  gjëndet  as  dhe  një  gjurmë. Mizoria  e  tyre  shkoi  dhe  më  tej,  duke  përdhunuar  mbi  20.000  femra të  moshave  të  reja,  ku  shumica e rasteve  të  orgjive  Serbe,  u  kryen  në  sy   të  të  afërmëve  të  viktimave.  Në  funksion  të  politikës  makabre,  forcat  ushtarake  Serbe,  dogjën  dhe  shkatërruan  mbi  120.000  shtëpi.  Nuk  u  mjaftuan  vetëm  me  këto  barbarizma,  por  në  zbatim  të  teorisë  nacionaliste  çubrolloviçiane  të  tokës  së  shkrumbuar,  u  dëbuan  me  dhunë  nga  trualli  i  tyre  etnik  stërgjyshnor  mbi  një  milion  banor,   duke  zhdukur  të  gjitha  dokumentat  e  tyre  të  identifikimit.

Bota  e  quajti  dhe  i  vuri  emrin  luftë,  por  ajo  ishte  dhe  është  më  tëpër  se  ai  term  i  urryer  për çdo  njeri  që  ka llogjikë  dhe  arsye  njerzore.  Ajo  ishhte  një  kasaphanë  e  vërtetë  e  barbarizmit  Sllav,  ku  egërsiat  Serbe me  fytyrë  njeriu,  u lëshuan si  përbindësha  dhe  vranë  e  prenë  njerëz  të  pafajshëm  e  të  pambrojtur,  ndërmjet  tyre  më  shumë  fëmij,  gra  dhe  të  moshuar.  Masakrimi  u  bë  pothuajse  masiv  në  të  gjithë  këtë  trevë  etnike  Shqiptare,  derisa  arriti  kulmin  në  Reçakun  që  befasoi  misionerin e  shtetit  Amerikan  Ulliam  Uollker  dhe  gjith  njerzimin  anë  e  kënd  Botës.  Egërsia  serbe  e njohur   për  pangopësi  krimesh  ndaj  Shqiptarve,  nuk  kurseu  as  gjakun  e  të  miturve,  gjatë  qëndresës  heroike  të  Jasharajve Legjendar  në  kalanë  heroike të  Prekazit  historik.

Holokausi  Serb  vazhdoi  deri   në  21  qershor  1999,   ditën  kur  forcat  e  tyre  u  larguan  plotësisht,  nga  ajo  trevë  etnike  Shqiptare. Paslufta  në  vend  që  të  koregjonte  të  kaluarën,   duke  rrespektuar  drejtësinë  e  demokracisë  të  kohrave   të  reja  e  moderne,  ajo  u  befasua  nga   zhgënjimi,  që  u  thellua  për  çdo  ditë  e  më  tepër.  Konferenca  e  Rambujesë  bëri  sikur  premtimet  gjoja   i  harroi,  por  në fakt  i  zvarriti  në  mënyrë  të  qëllimëshmë,  për  tu  paraprirë  ditëve  të  sotme.  Marrëveshja  e  Kumanovës,  duke  shkelur  haptas e me  vetëdije  me  të  dy  këmbët,   Kartën  e  Kombeve  të  Bashkuara  të  nënshkruar  më  26  Qershor  1945, Deklaratën  Universale   e  të  Drejtave të  Njeriut  të  miratuar  nga  Asambleja  e  Përgjithëshme  e  O.K.B.-ra  me  rezolutën  217A(III)  të  10  dhjetorit  1948  dhe  Aktin  Final  të  Helsinkit  të  miratuar  më  1  Gusht  1975, jo  vetëm  që  nuk  i  ftoi  përfaqësuesit  e  U.C.K.-ës  e  Q.P.K.-ës  për  të  marr  pjesë  në diskutimet  përkatëse,  por  hodhi  hapa  të  mëtejshëm,  për  të  mos  i  njohur  ata  si  palë  luftuese  e  fituese.

Pas  futjes  së  forcave  të  NATO-s  dhe  instalimit  të  Administratës  së  O.K.B.-ra,  u  propagandua  me  të  madhe,  se  po  ecej  nëpër  rrugë  të  reja  brënda  demokracisë  botërore,  pa  hequr  dorë  nga  motoja  e  drejtimit  të  detyruar  me  dhunë,  në  përputhje  me  veton  mesjetare  të  Këshillit  të  Sigurimit.   Rrjedhat  e  ngjarjeve  të  njëpasnjëshme,  të  arritura  deri  në  ditët  e  sotme,  vërtetuan  më  së  miri  me  argumente  bindës,  se  kjo  organizatë  botërore  me  tri  gërma  të  mëdha,  nuk  erdhi  në  këto  vise  Shqiptare,  për  të  ndihmuar  banorët  e  tyre  etnikë,  por  për  të  krijuar  një  shtet  tjetër,   të  quajtur  Kosovë  në  kufi  me  të  parin  dhe  për ti  ndarë  ata  përfundimisht  nga  trungu  i  tyre  rrjedhës,  prej  vëllezërve  të  tjerë  Shqiptar.  Emër  i synuar  nga  një  gjeneral  Serb  gjatë  luftës  së  parë  Botërore  dhe  politikës  që  e  vazhdoi  Kroati  Tito  gjatë  viteve  50-60 të,  duke  joshur  banorët e  këtyre  trevave  me  terma  dogmatikë.   Kasapi  i  marrë  i  merkatos  politike  Serbe  Slobodan  Millosheviçi,  shpalosi  më  hapur  tërbimin  nacionalist  Serb  dhe  në  përvjetor  të  betejës  së  Fushë-Kosovës  më  1989,  i  pagëzoi  përfundimisht  banorët  e  atyre  trevave  nga  Shqiptarë  në  Kosovarë.  Rruga  e  nisur  nga  Serbët  drejt  qëllimit  të  tyre  ekspasionist  dhe  këmbëngulja  në  vazhdimësi  e  O.K.B.-ra  deri  në  ditët  e  sotme,  për  krijimin  e  një  shteti  Kosovar  të  kushtëzuar,  tregon  dhe  vërteton  më  së  shumti,  argumentat  bindës  për  ekzistencën  e  përbashkët,  jo  vetëm  të  synimeve,  por  dhe  të  zbatimit  të  planeve  hap  pas  hapi,  për  perspektivën  e  largët,  atë  të  ruajtjes  me  fanatizëm  të  statukuosë  versajane.

Lufta  e  Shqiptarve  të  trojeve  etnike  veri-lindore,  nuk  është  vetëm  kjo  e  këtyre  kohërave  moderne.  Ajo  është  e  herëshme  sa  dhe  vetë  qënia  e  tyre  në  këto  troje  etnike.   Për  të  mos  shkuar  shumë  larg  realiteteve  konkrete,  historia  e  përbashkët  e  këtij   kontinenti,  në  ballafaqim  me  zhvillimet  e  kohërave  të  shtetformimeve  Evropiane,  tregon  se  Shqiptarët  ashtu  si  dhe  popujt  e  tjerë   të  Ballkanit,  nëpërmjet  qeverisë  së  Lidhjes  së  Prizrenit,  hodhën  themelet  e  para  për  bashkimin  e  vendit  të  tyre,  në  një  shtet  të  vetëm  Shqiptar,  brënda   kufijve  të  tyre  etnik arbëror.  Por  pazaret  e  kurdisura  nga  diplomat  të  shitur  e  të  blerë  brënda  tregut    politikë  Evropian,  mbytën  me  gjak,  jo  vetëm  përfaqësinë  e  shtetit  Shqiptar  të  dalë  nga  gjiri  popullit  të  vet,  por  me  ushtritë  e  tyre  ata shkuan  më  larg  dhe  vranë  e  shkrumbuan  me  dhunë  një  komb  të  tërë,  duke  e  copëtuar  atë  në  pesë  pjesë,  rast  ky  i  vetëm,  unikal  e  i  paparë  si  asnjëherë  në  historinë  e  zhvillimit    njerzor.

Coptimi  Londinez  dhe  më  pas  vendimi  drejt  varrit  Versajan,  nuk  i  mposhti  Shqiptarët,  por  përkundrazi  dhe  pse  të  pushtuar  nga  fqinjët,  ata  u  bashkuan  më  tepër  se  kurrë,  për  të  ruajtur  identitetin  e  tyre.  Luftë  pas  lufte,  ata  i  qëndruan  besnik  krahut  të  aleancave  të  mëdha,  në  mbrojtje  të  të  drejtave  njerzore, popujve  e  kombeve,  si  në  Luftën  e  Parë,  ashtu  dhe  në  atë  të  Dytë  Botërore.  Por  si  njëra  dhe  tjetra,  në  përfudim të  gjakderdhjeve,  me  traktatet  përkatëse,  jo  vetëm  që  nuk  ndreqën  gabimet  e  së  kaluarës,  për  zgjidhjen  e  problemit  Shqiptar,  por  për më  keq  akoma,  rreaksioni  Evropian  tentoi  për  të  zhdukur  përfundimisht  nga  harta  gjeografike,  Shqipërinë  dhe  popullin  e  sajë.  Fati  i  mirë  i  këtij  populli,  që  në  rrjedhat  e  atyre  politikave,  u  shfaqën  ndjeshëm  qëndrimet  këmbngulse  të  SH.B.A.-ës  dhe  Shqiptarët  gëzojnë  të  drejtën  të  njihen  si  shtet  e  si  komb,  në  këto  kohëra  që  jetojmë.  Mbështetja  Amerikane   në  mbrojtje  të  popullit  Shqiptar,  u  duk  më  shumë  se  kurrë   gjatë  luftës  së  Kosovës,  gjë  e  cila  vërtetohet  dhe  nga  vetë  deklaratat  e  politikanve  Evropian,  nëpërmjet  intervistave  të  ndryshme  si  ajo  e  dhënë  nga  Kryeministri  Italian  Massimo  Dalema.

Por  ajo  luftë  mbaroi  dhe  ashtu  si  pa  u  ndjerë,  politika  Evropiane  duke  manovruar  nëpërmjet  O.K.B.-ra  e  organizmave  kontinentalë,  jo  vetëm  që  nuk    hoqi  dorë  nga  e  kaluara  e  hidhur,  por  për  habinë  e  të  gjithëve,  duke  mbajtur  mbi  shpatulla  vellon  e  bashkimit  pseudo  demokratik,  propagandon  për  zhdukjen  e kufijve  brënda  kontinentit,  e   në  të  njëjtën  kohë,  kur  u  cënohen  interesat  ideatorve  të  sajë,  kufijtë  mbyllen  sipas   orekseve  nacionaliste,  pa   pyetur  fare  për  ato  vendime,  të  marra  në  rrugë  e  sipër  nga  Bashkësia  Evropiane.  Ndërsa,  për  Shqiptarët  ndryshon  puna,  duke  u  kthyer  medalja  nga  ana  kundërtë.  Sa  herë  që  në sferat  e  politikës,  dalin  në  pah  kërkesat  e  tyre,  menjëherë  si  në  rastin  e  Demokleut,  shpata  u  vihet  mbi  kokë,  duke  pretenduar se  brënda  Evropës,  nuk  do  të   ketë  kufij  dhe  për  pasojë,  nuk  ka nevojë  për  të  tilla  pretendime.  Derisa  do  të  funksionojë  një  ide  e  tillë,  përse nuk  u  thuhet  haptas  dhe  atyre  që  kanë uzurpuar  trojet  Shqiptare,  se  duke  u  futur  në  Evropë  edhe  për ata  është  e  njëjta  ndodhi  dhe   nuk  ka  pse  të   indinjohen  nga  kërkesat  këmbngulse  të  Shqiptarve.

Mirpo  e  keqja  e    gjithë   kësaj  veprimtarie  diplomatike  të  mbrapshtë,  qëndron  në  vetë  faktin,  se  janë  po  këta  Evropianë,  ata  që  e  thurën  këtë  lëmsh,  duke  e   mbështjellë  në  mënyrë  të   vetëdijëshme,  për  ta  patur  gadishullin  Ballkanik  një  lodër  të  kurdisur  në  duart  e  tyre,  sa  herë  u  nevojitet  për të  hapur  konflikte.  Janë  po  këta  politikanë  Serbë  e  Grekofil,  të   po  këtij kontinenti,  që  në  ditët  e  sotme, nisur  nga    pretekse   të  qëllimëshme  e  antidemokratike,  duke  u  sorollatur  nëpërmjet  zvaritjeve,  që  bien  ndesh  me  vetë  ligjet  e  dokumenteve  bazë  të  O.K.B.-ra,   po  punojnë  me  këmbëngulje,  për  të  çuar  pa  tjetër  ujin  drejt  mullinjve  të  Beogradit  e  të  Athinës.  Shqiptarët  e  trevave etnike  veriore,  pritën  duke  shpresuar,  por  kur  e  panë  se  çfarë  ju  kurdis,  u  hodhën  në  mbrojtje  të  drejtave  që  u  takojnë,  në  përputhje  të plotë  me  ato  kërkesa  që  përfshihen  në  dokumentat  e  miratuara  nga  kjo  O.K.B.-ra. Derdhën  gjak  në  tre luftra  të  njëpasnjëshme  në  vitet  1999,  2000  dhe  2001,  por  aspiratat  e  tyre  ngelën  përsëri  në  kufijtë  e  së   kaluarës.  Ngjarjet  pasuan  njëra tjetrën  dhe  O.K.B.-ra  e  institucionet  Evropiane,  megjithse  të  instaluara  në  këto  treva,  bëjnë  sikur  nuk  i  shohin  veprimet  diversioniste  që  kryhen  hapur  dhe  mbyllur  nga  Serbët  në  veri  dhe  Grekët  në  jug,  duke  akuzuar  për  të  gjitha  këto,  vetëm  Shqiptarët.

Si  rrjedhojë  e  gjithë  kësaj  veprimtarie  të  ethëshme,  të  fqnjëve  uzurpatorë   dhe  filiolëve  Evropianë  si  mbështetës  të  tyre,  në  Prishtinë  qytetin  e  gjakderdhjeve  shumëvjeçare,  lindi  Lëvizja  për  Vetvendosje  e  Shqiptarëve,   në  krye  të  së  cilës,  është  vënë  djaloshi 28  vjeçar,  ish  pjestar  i  U.C.K.-ës dhe vuajtës  i  burgjeve  Serbe  Albin  Kurti.  Për  shumë  kohë,  që  nga  krijimi  i  sajë,  kjo  Lëvizje  për  Vetvendosje  e  Shqiptarve,  u  zgjerua  për  ditë  e  më  tepër  dhe  në  luftë  e  sipër  paqësore,  kërkon  me  këmngulje,  që  Shqiptarët  të  vendosin  vetë,  për  fatin  që  u  takon,  në  përputhje  të  plotë  me  dokumentet  bazë  ekzistues  në fuqi,  të  O.K.B.-ra  për  të  drejtat  e  njeriut,  popujve  dhe  kombeve.  Adminastrata  e  O.K.B-ra  dhe organizmat  Evropianë  të instaluar  në  Prishtinë, po  bëjnë  ç‘është  e  mundur  nëpërmjet  dhunës,  për  të  ndalur  këtë  Lëvizje  të  Shqiptarve  dhe në  protestën  e  fundit  të  sajë,  burgosën  drejtuesin  e  sajë  Albin  Kurtin. Ai  nuk  është  një  i  vetëm.  Pas  tij  qëndron  një  popull  e  një  komb  i  tërë, sepse  e  drejta  për  vetvendosje  u  takon  atyre  dhe  ajo  është  plotësisht  legjitime.  Po  ku  qëndron  ky  legjitimitet për  të  cilin  këmbëngulin  deri  në  vetmohim    këta  Shqiptarë  aq  të  vendosur?

1-Në  Kartën  e  Kombeve  të  Bashkuara:

Ky  dokument  është  nënshkruar  më  26  Qershor  1945  në  Sanfrançisko,  në  fund  të  punimeve  të  Konferencës  së  Kombeve  të  Bashkuara  për  Organizatën  ndërkombëtare  dhe  hyri  në  Fuqi  më  24  Tetor  1945. Në  vazhdimësi  me  kalimin  e kohës,   kësaj  Karte  i  janë bërë  shtesa  e  ndryshime,  nëpërmjet  amendamenteve  të  nevojshëm,  me  anën  e  të cilëve  është   pasuruar  më  tej,  ligjëshmëria  për  të  drejtat  e  kombeve  e  të  popujve.  Që  nga  kreu  i  pare  i  botimit  Shqip, në  të  cilin  përfshihen  Qëllimet  dhe  Parimet, duke filluar  që  nga  neni  i parë  i  tijë,  të  bie  në  sy  “ruajtja  e  paqes  dhe  siguria  ndërkombëtare” në  pikën  e  parë,  kërkesë  kjo  që  plotësohet  më  tej  me  “parimet  e  drejtësisë  dhe  të  së  drejtës  ndërkombëtare” që  përfshihen  në  pikën  dy.  Në  vazhdim  të  trajtimit  që  u  bëhen  parimeve  të  kësaj  Karte,  në  pikë  tre  të  të  nenit  parë  kërkohet,   që  “Të  realizojmë bashkëpunimin  ndërkombëtare, (për  fusha  të  ndryshme), duke  nxitur  dhe përkrahur  respektimin  e  të drejtave  të  njeriut  dhe  lirive  themelore    për  të  gjithë  pa  dallim  race,  seksi,  gjuhe  dhe  feje”. Shqiptarët  e  trevave  etnike  kanë  qënë, janë  dhe  mbeten  bsenik  të  këtyre  parimeve  bazë  të miratuara  nga  të  gjithë  pjestarët  e  O.K.B.-ra. Ata  edhe  pse  janë  jështë  truallit  të  shtetit  Amë, kanë  plotësisht  të  drejta  njëlloj  si  dhe  të  gjithë  popujt  e  tjerë,  për  të  gëzuar të  liritë  e  tyre  njerzore. Përse  O.K.B.-ra  dhe  Evropa,  jua  mohon  këto  të drejta,  kur  ato  janë  sanksionuar  me  gjakun  e  derdhur  nga  të  gjithë  popujt  e  botës?

Shtjellimi  i  kritereve  dhe  parimeve  të  kësaj  karte,  brënda  sajë  trajton  njëri  pas  tjetrit  probleme  të  ndryshme  që  shqetësojnë  njerzit,  popujt  dhe  kombet. Në  një  nga  këta  kapituj  dhe  pikërisht  në  kreun  e  VII-të,  duke  filluar  që  nga  neni  39  e  deri  në  nenin  54  në  botimin  Shqip,  bëhet  fjalë  dhe  flitet  “për  parandalimin  e  rreziqeve  që  keqësojnë  gjëndjen” në  rajone të  ndryshme  të Botës.  Është  O.K.B.-ra,  ajo  që  nëpërmjet  Këshillit  të  Sigurimit  të  sajë,  vendos  për  të  rregulluar  e normalizuar  gjendjen  për  konfliktet  e  lindura.  Kështu u  vendos  dhe  për   Shqiptarët  e  trevave  etnike  veriore,  gjatë  tri  luftrave  të  tyre  të  fundit,  ku  politikan  ogurzij brenda  dhe  jashtë  O.K.B.-ra,  i quajnë  thjesht  Kosovar, Maqedonas, Malazes, Grekë,    vetëm e  vetëm,  që  ata  të  trajtohen  si  pjesë  e  perandorisë  Serbo-Sllave  dhe helene  jo  si  Shqiptar.

Zbërthimet  që  bëhen  në  këto  nene  të  këtij  kapitulli,  parashohin  “inisiativa  për  zgjidhjen  e  mosmarrveshjve,  për  të  vepruar  në  çdo  moment,  për  ruajtjen  apo  rivendosjen  e  paqes”. Sipas  këtij parimi  të  shtruar,  për  vetë  rrugën  e  zgjidhjes,  janë  dhënë  mendime  të  arsyetuara   dhe  plotësisht  të  bindëshme  nga  vetë  antarët  e  O.K.B.-ra   brënda  kësaj  Karte. Në  brëndësi  të  tyre,  reflektohen  forma  e  mënyra  të  ndryshme,  për  gjetjen  e  rrugëve,  gjatë  zgjidhjes  së   mosmarrveshjeve  dhe  konflikteve  luftarak,  duke  synuar  shuarjen  e  tyre  përfundimtare.

Përputhur  me  parimet  e  kësaj  Karte  të  O.K.B.-ra,  u  krye  dhe  ndërhyrja  e  forcave  të  NATO-s  në  trojet  etnike  veriore  Shqiptare,  por  veprimi  i  kryer  nga  ana  e  tyre, jo  vetëm  që  nuk  justifikoi  qëllimin  dhe  objektivat  e saj,  përkundrazi  ky  organizëm  kryesor  botëror,  në  vënd  që  të  ndreqte  gabimet  e  së  kaluarës  dhe  ti  kërkonte   ndjesë  popullit  Shqiptar,  për  vuajtjet  që  i  ishin  shkaktuar,  ata  e  thelluan  më  tej   genocidin  politik,  tashmë  duke  vendosur,   për  ta  ndarë  atë  përfundimisht  nëpërmjet  krijimit  të  minishteteve

Karta  e  Kombeve  të Bashkuara  duke  trajtuar  parimet  bazë  të  sajë,  në  vazhdimësi  të  zbërthimeve  të mëtejshme,  për  mbarëvajtjen  e  punëve  dhe  krijimin  e  kushteve  të  stabilitetit,  në  kreun  e  IX-të,  që  nga  neni  55  deri  tek  neni  60  krijon  hapësira  të  nevojëshme  “për  të  siguruar  dhe  mbështetur  rrespektimin  e  parimit  të  barazisë  të  të  drejtave  dhe  vetvendosjes  së  popujve”, ku  nëpërmjet  ecurisë  dhe  zhvillimit  të  shoqërisë  njerzore,  garanton  “ respektimin  e  përgjithshëm  dhe  efektiv  të  të  drejtave  të  njeriut  dhe  lirive  themelore  të tij”.

Lidhur me  zbatimin  e  këtyre  kërkesave,  antarët  e  O.K.B.-ra  në  thellësi  të  kësaj  Karte  nga  neni  61  e  deri  në  nenin  73  kanë  paraparë  detyrat  për  “marrjen  e  përgjegjësisë  nën administrim   për  teritoret  jo  autonome”, si është  rasti  konkret  i  Kosovës,  ku  “ata  e  pranojnë  si  një  detyrë  të  shenjtë,  të  ndihmojnë  me  të  gjitha  mundësitë  popullsinë  përkatëse,  duke  marrë  parasysh  aspiratat  e  sajë  politike,  ekonomike  dhe  shoqërore”. Mirpo  e  vërteta  e  deritanishme  në  Kosovën  e  pas  luftës  qëndron  ndryshe.  Populli  i sajë  edhe  pse  i  gëzon  të  drejtat  e  njëjta  të  kësaj  karte,  si  dhe  gjithë  popujt  e  tjerë  të  mbarë  botës,  ai në  praktikë  deri  tani nuk  ka  përfituar  asgjë,  nga  ato  të  drejta  legjitime  që  i  takojnë.

Kreu  i  XII  dhe  XIII  i  kësaj  Karte,  nëpërmjet  neneve  përkatës  75 deri  tek   91,  parashikojnë  sistemin  dhe  këshillin  e  kujdestarisë   për  teritoret  që  vihen  nën  këtë  sistem,  ku  krahas  “forcimit  të paqes  dhe  sigurisë  ndërkombëtare” kërkohet   “përkrahja  për  përparimin politik, ekonomik, shoqëror  dhe  arsimor  të  banorve  nën  kujdestsri,  drejt  vetqeverisjes  duke  shprehur  lirisht  aspiratat  e  tyre”. Në  vazhdimësi  të  zbërthimit  të  nenit  76  gërma  C  të  kësaj  Karte,  për  zbatimin  e  kërkesave  të  sitemit  të  kujdestarisë,  theksohet  që  këshilli  duhet  “të  përkrahë  dhe  mbështesë  respektimin  e të  drejtave  të  njeriut  dhe  lirive  themelore  për  të  gjithë  pa  dallim  race, seksi, gjuhe  e  feje”. Po  për  Shqiptarët  pse  veprohet  ndryshe?  Përse aspiratat  e  tyre  trajtohen  jashtë  kritereve  të  të  drejtave të  njeriut  dhe  lirive  themelore  të  tijë?

Kësaj  Karte  të  O.K.B.-ra  i  është  bashkëngjitur  statuti  i  gjykatës  ndërkombëtare,  i  cili  përfshin  dispozita  të  atilla,  që  shtrihen  nga  neni  1  i tijë  e  deri  tek  ai  me  numër  69,  ku  thellësisht  trajtohen  organizimi  i  gjykatës,  kompetencat  e  sajë,  proçedurat,  mendimet  këshillimore  dhe  amendamentet  përkatëse  rregulluese,  për   rastet  kur  lind  nevoja  për  ndryshime  esenciale. Me  të  drejtën  legjitime  të  vëndosur  nga  kjo  Kartë,  ky  organ  i  drejtësisë  ndërkombëtare,  deri  në  ditët  e  sotme,  ka  ezauruar  dhe  vazhdon  të  trajtojë  probleme,  që  përfshihen  juridikisht    brënda  këtij  dokumenti  bazë  të  O.K.B.-ra.  Mbi  këtë  të  drejtë  legjitime  u  gjykua  Millosheviçi  dhe  vazhdojnë  të    gjykohen  bashkëpuntorët  e  tjerë  të  tijë.  Përse  kjo  gjykatë  ndërkombëtare  merret  me  këto  çështje   dytësore  dhe  në  mënyrë  të  vullnetëshme lë  mënjane  dhe  harron  të  trajtojë  problemin  themelor  dhe  primar,  atë  të  genocidit  politik  të  zbatuar  ndaj  Shqiptarve  nga  Evropa  më  1913,  e  që  vazhdon  të  mbështetet  nga  O.K.B.-ra  dhe  Evropa   edhe  në  ditët  e  sotme ? Serbia  me veprimet e  sajë  kriminale,  jo  vetëm  në  luftën  e Kosovës,  por gjatë  krejt  shekullit  që  kaloi, duke zbatuar planin  e  vet vrastar  të  instutocionalizuar,  nuk  ishte  vetëm  si  shtet, Në  këto  masakra  marramëndëse,  u përfshi krejt  popullin  në  tërësi  i   kombit  Serb.  Përse  kjo  gjykatë  ndërkombëtare, e  minimizoi  gjykimin  e  sajë për  genocidin masiv kundër Shqiptarv,  me  Millosheviçin dhe  disa  pasues  të  tij?                           

2- Në  Deklaratën  Universale  për  të  drejtat  e  njeriut:

Kjo  deklaratë është  miratuar  dhe  shpallur  nga  Asambleja  e  Përgjithëshme  e  Kombeve  të  Bashkuara  me  rezolutën  e  sajë  217A(III)  të  10  Dhjetorit  1948.  Që  në  hyrje  të  sajë  në  botimin  Shqip,  vihet  theksi  për  dinjitetin  që  u  përket  antarve  të  familjes  njerzore,  ku  njohja  e  të drejtave  të  tyre  të  barabarta  e  të  patjetërsueshme,  përbën  themelin  e  lirisë,  të  drejtësisë  e  të  paqes  në  botë.  Asambleja  e Kombeve  të  bashkuara   në  zbërthim  të  problemit  themelor  të  saj,  e  “shpall   këtë  Deklaratë  Universale për  të  drejtat  e  njeriut,  si  idealin  e  përbashkët  të  të gjithë popujve  e  kombeve. Duke  u  nisur  që  nga  neni  1  dhe  deri  në  atë  të  30  i  kësaj  deklarate,  çdo  njeri  që e  lexon,  bindet   plotësisht  për  ato çka  shkruhen  e  trajtohen   në  këtë  document.   Në  shtjellimin  kocesual  që  bëhet, theksohet  me  të  madhe,  se  ato  parime  e  kritere, janë  baza  e  shoqërisë  njerzore  për  të  sotmen  e  për  të  adhmen.

Që  nga  fillimi  i  zbërthimeve  të  sajë,  Deklarata  thekson  se  “Të  gjitha qëniet  njerzore  lindin  të  lira  e  të  barabarta” dhe  se “secili  mund  të  gëzojë të  gjitha  të  drejtat  e  liritë  e  shpallura  në  këtë  deklaratë”. tej,  po  për  këtë  kërkesë  neni  3  përcakton  se “çdo  individ  ka  të  drejtën  e jetës,  të  lirisë  dhe  të  sigurisë  së  personit  të  vet”. Në  nenet  në  vazhdim,  trajtohen  të  drejtat  për  të  mos  ju  nënshtruar  torturave, për  tu  njohur  si  person  juridik  dhe  qënien  të  barabartë  para  ligjit.  Sipas  kësaj  deklarate  “askush  nuk  mund  të  arrestohet, të  burgoset  as  të  dëbohet  në  mënyrë  arbitrare”. Realiteti i  deritanishëm  në  Kosovë  tregon  për  të  kundërtën.  Dhe  jo  vetëm  atje,  por  dhe  në  rajonin  e  Luginës  së  Preshevës,  në  trojet  etnike  Shqiptare  të  uzurpuara  padrejtësiht  nga  shteti  fantazmë  i  Bullgarofolsve  Sllave,  në  shtetin  e  barbarëve  të  kamufluar  të  Malit  të  Zi  dhe  për  më  keq  akoma    në    trojet  etnike  të  Shqipërisë  së  Jugut,  që  mbahen  peng  nga  qeveria  ortodokse  Greke.

Deklarata  Universale  për  të  drejta  e  njeriut,  në  brëndësinë    e  vetë,  që  nga  neni  11  e  në  vazhdim, thekson  se  çdo  individ  gëzon  të  drejtat  e  tij  për  të  “qarkulluar lirisht”, “për  tu  larguar  nga  çdo  vend,  përfshi  vendin  e  tijë” dhe  se  i  jepet  e  drejta   “për  të  dryshuar  shtetësinë”. Më  poshtë,  në  vijim  të  kësaj  deklarate   parashihet  “e  drejta  e  lirisë së  mendimit” dhe  “të shprehurit  e  tijë  në  pavarësi  nga  kufijtë”. Në  vazhdimësi   të  këtij  dokumenti,  trajtohet  “e  drejta  e  pronës  dhe  e  punës”“e  drejta  për  një  rrogë të  barabartë  për  punë  të  barabartë”, “ e  drejta  e  arsimimit”, “e drejta  e  mbrojtjes  të  interesave  morale  e  materiale” dhe  të tjera  kërkesa,  të  cilat  në  përballje  me  zhvillimet  aktuale  në  trojet etnike  Shqiptare,  nxjerin  në  pah   fakte  e  argumenteqë  bindës  për   moszbatimin  e  tyre.  Shtrohet  pyetja,  përse  O.K.B.-ra  qëndron  mospërfillëse  ndaj  moszbatimit të  këtyre  kritereve  dhe  për  më  tepër  në  ato  troje  Shqiptare,  ku  ajo  ushtron  të  drejtën  e  kujdestarisë?  Përse  lihet  të  veprojë  si  të  dojë  Greqia  me  tokat  e  Shqiptarve,  në  një  kohë  kur  dihet,  që  ajo  është  pjesë  e  Evropës  së  Bashkuar  dhe  e  Aleancës  Atlantike?  Përse  u  krijua  Shteti  Maqedon  me   toka  Shqiptare,  në  një  kohë  kur  dihet,  që  ato  toka  me  shpërbërjen  e  Federates Jugosllave,  i  duheshin  kthyer  Shqipërisë,  sepse  Maqedonia   në  traktatin  e  Londrës  nuk  ka  ekzistuar  as  në  letër?

3-Në  Aktin  Final  të  Helsinkit:

Akti  Final  i  Helsinkit  është  dokument  i  miratuar  prej  Konferencës  mbi  Sigurimin  dhe  Bashkëpunimin  në  Evropë  (KSBE)  dhe  ka  marrë  miratimin  prej  këtej  më  1 gusht  1975.  Ky  akt  politik  edhe  pse  përmban  brenda  vetvetes  probleme  që  bien  ndësh    me  ecurinë  biologjike  dhe  vullnetet  qiellore,  për  vetë  kohën  që  jetojmë,  mund  të  quhet dokumenti  më  i  përparuar  teorik,  për  mbrojtjen  e  të  drejtave  të  njeriut  në  veçanti   dhe  popujve  e  kombeve  në  tërësi.  Brëndësia  e  këtij  akti,  përmban  në  vetvehte  të  gjitha  proçedurat  e  shtruara  në  kartën  e  Kombeve  të  Bashkuara,  të  nënshkruar  më  26  qershor  1945  në  San Françisko   dhe  ato  të  Deklaratës  Universale  për  të  Drejtat  e  Njeriut,  të  miratuar  dhe  shpallur  nga  Asambleja  e  Përgjithshme  e  O.K.B.-ra  me  rezolutën  217A(III)të  10  dhjetorit  1948.  Veçoria  e  përmbajtjes  së  këtij  Akti,  qëndron  në  faktin,  se  problemet  që   parashtrohen  nga  ai,  janë  trajtuar  e  zbërthyer  në  përshtatje  me  zhvillimet  dhe  ecurinë  e  shoqërisë  njerzore  në  kohëra  të  reja  e  moderne.

Kjo  qartësohet  që  nga  hapi  i  parë  i  hedhur  prej  tij,  ku  shtetet  pjesmarrse,  të  nisura  nga  qëllimi  i  mirë,  shprehin  mendimin,  për  të  bërë  përpjekjet   për  përmisimin  e marrëdhënjeve  të  ndërsjellta,  në  mënyrë  që  popujt  të  jetojnë  në  paqe  të  vërtetetë  e  të  qëndrueshme.  Në  vazhdim  të  zbërthimeve  të  këtij  Akti,  vihet  theksi  “për  moskërcënimin  e  mospërdorimin e  forcës”,  ku  si  rrjedhojë  shtetet   pjesmarrëse,  duhet  të  bëjnë  të  pamundurën,  që t’u  shmangen  këtyre  veprimeve,  sepse  sipas  këtij  dokumenti,  ekziston  “paprekshmëria e  kufijve” e  sidomos  kur  fjala  vjen  për  Evropën,  e  cila  pasi  shkatërroi  Shqipërinë  dhe  Shqiptarët,  në  këtë  kartë  përgatit  gijotinën,  sa  herë  ata  kërkojnë  të  drejtat  e  tyre,  për t’u  bashkuar  me  trungun  Amëtar.

Duke  zbërthyer   parimet,  që  rregullojnë  marrëdhënjet  midis  shteteve  pjesmarrëse,  ky  Akt  politik  ripohon  qëllimin  e  njëjtë  me  atë  të  Kartës  së  Kombeve  të  Bashkuara,  “për  barazi  sovrane  dhe  rrespektim  të  drejtave thelbësore  të  sovranitetit”,  duke  rekomanduar  “se  kufijtë   mund  të ndryshohen  në  rrugë  paqësore”, në  një  kohë  kur  dihet  dhe  argumentohet  nga  shumë   fakte  e  argumente  historik,  se  për  të  prishur  kufijtë  e  Shqiptarve,  u  dhunua  dhe  u  mbulua  me  gjak  një  popull  i tërë  dhe  qeveria  e  tijë  e  dalë  nga  lidhja  e  Prizrenit.  Duke  shtjelluar  problemet  shqetësuese  të  kontinentit  të  vjetër  e  të  ri  Evropian,  hartuesit  e  këtij  Akti,  me të  drejtë  e  vënë  theksin,  te  “mosndërhyrja  në  punët  e  brëndëshme,  nga  shtetet  pjesmarrëse,  të  drejtë  ose  të  tërthortë,  kundër  një  populli  tjetër,  në  pavarësi  të  cilado  rrethane,  sepse  duke  kryer  një  vepër  të  tillë, preket    sovraniteti  i atij  populli  e  shteti  pjestar”. Po  me  Shqipërinë  dhe  Shqiptarët,   përse  veprovet   ndryshe  nga  ato  që  shkruhen  në  këtë  Akt  politik  dhe  Dokumentet  e  tjera  bazë  të  O.K.B.-ra? Mos  vallë  popujt  e  tjerë  të  Evropës  dhe  të  Botës,  cilësohen  si  të  nënës  e  Shqiptarët  si të  njerkës?  Ndryshe  nuk  ka  si  kuptohet  qëndrimi  i  O.K.B.-ra  dhe   i  Evropës  brënda  sajë,  në  mos  zbatimin  e  vullnetit  të  një  populli  për  të  vetvendosur,  se  çfarë  duhet  të  bëjë  ai  vetë  për  fatin  e  tijë  të  mëtejshëm.

Trajtimi  i  problemeve  të  mëtëjshme  në  këtë  Akt  bëhet  më  i  qartë  në pikën  e  VII-të,  ku  këmbëngulet  me të  drejtë,  që  “shtetet  pjesmarrëse  do  të  rrespektojnë  të  drejtat  e  njeriut  dhe  liritë  themelore  të  tijë,  duke  përfshirë  lirinë  e  mendimit,  fesë  ose  besimit  për  të  gjithë,  pa  dallim  race, seksi,  gjuhe  e  feje”. Kjo  kërkesë  thellohet  më  tej  në  paragrafët  e  mëposhtëm  të  këtij  Akti  ku  theksohet  se,  “Shtetet  do  të  përkrahin  dhe  të  nxisin  ushtrimin  efektiv  të  lirive  e  të  drejtave  civile, politike,  ekonomike,  shoqërore,  kulturore  e  të  tjera,  që  lidhen  me  dinjitetin  e  personit  dhe  që  janë  thelbësore  për  zhvillimin  e  tij  të  lirë  e  tërësor”. Këto  kërkesa  legjitime, janë  të  qarta  e  të  besueshme  praktikisht,  për  të  gjithë  popujt  e  mbarë  botës,  ndërsa  për  Shqiptarët  e  trojeve  etnike  kombëtare,  ato  kanë  ngelur  vetëm  në  letër  dhe  me  plot   gojën  mund  të  thuhet,  se  dhe  teorikisht  atyre  u  janë  mohuar.

Është  për  të  ardhur  keq,  por  duhet  thënë  ashtu  si  është  e  vërteta  e  këtij  realiteti  të  hidhur,  i  këtyre  kohrave   demokratike  e  moderne,  për  të  cilat  pretendohet  nga  Bashkësia  e  re  Evropiane  brënda  dhe  jashtë  O.K.B.-ra.  Kreu  i  VIII-të  i  këtij  Akti  Madhor,  rradhit  brënda  vetes  që  në   titullimin  e  tijë,  “Barazinë  e  të  drejtave  të  popujve  dhe të  drejtën  e  tyre  për  vetvëndosje”, parim  ky  kryesor e  shumë  i  rëndësishëm,  për  ndërtimin  e  themeleve  të  një  demokracie  të  vërtetë  botërore.  Nisur  nga  kërkesat  e  këtij  parimi   të  barazisë  së  popujve,  në  paragrafin  e  dytë  të  këtij  kreu  thuhet se,  “të gjithë  popujt,  kanë  gjithmonë  të  drejtën,  të  vendosin  në  liri  të  plotë,  kur  të  duan  e  si  të  duan, për  statusin  e tyre  politik  të  brëndëshëm  e  të  jashtëm,  pa  ndërhyrje  nga  jashtë  dhe  të  vazhdojnë  sipas  dëshirës  së  vet,  zhvillimin  e  tyre  politik,  ekonomik,  shoqëror  dhe  kulturor”. Ballafaqimi  konkret  me  atë  që  shkruhet  dhe  veprimet  reale  të  ndodhura  në  Kosovën  e  pas  luftës  dhe  trojet  e  tjera  etnike  Shqiptare,  paraqet  në  vetvete  paradokse  qesharake  në  publikun  Shqiptar  dhe  atë  ndërkombëtar,  për  veprimet  që  kryen  O.K.B.-ra  dhe  Evropa  brënda  sajë,  për  zbatimin  e  parimit  kryesor  të   këtij  Akti  Madhor, duke  caktuar dado  politike  për  të  vendosur  mbi  fatin  e  Shqiptarve  të  trojeve  etnike  veriore,  në  një  kohë  kur  brënda  këtij  Akti,  është  shkruar  qartë  e zeza  mbi  të  bardhë  dhe  pastërtia  e  atij  parimi,  reflekton  si  vetë  drita  e  diellit  që  na  jep  jetë.

Gjatë  vazhdimësisë   së  vet  për  trajtimin  e  zbërthimin  e  kërkesave  jetike e  kryesore,  Akti  Final  i  Helsinkit  nëpëmjet  paragrafëve  të  kapitujve  pasardhës,  paraqet  dhe  trajton  bashkëpunimin  midis  shteteve,  plotësimin  me  vullnet  të  mirë  të  detyrimeve   të  marra,  zgjerimin  e  marrëdhënjeve  të  ndërsjellta  midis  shteteve  pjesmarrëse,  zhvillimin  e  bashkëpunimit  rreciprok  midis  tyre  dhe  të  tjera  çështje  problematike  ndihmëse,  në  funksion  të  parimeve  e  kritereve  bazë  të  këtij  Akti  Themeltar. Për  shtjellimin   dhe  formulimin  e  idesë  kryesore  të  përmbajtjes  së  vetë   Akti  Final  i  Helsinkit  porosit  që  “Shtetet  pjesmarrëse,  të  shprehin  vendosmërinë  e  tyre,  për  të  rrespekruar  e  zbatuar  tërësisht  këto  parime,  ashtu  si janë  përcaktuar  në  deklaratë,  me  të   gjitha aspektet  e  tyre  të  ndërsjellta  dhe  në  bashkëpunim  midis  tyre,  me  qëllim  që  çdo  populli  e  shteti  pjesmarrës,  ti  sigurohen  përfitimet  që  burojnë  prej  respektimit  e  zbatimit  të  këtyre  parimeve  nga  të  gjithë”. Lind  pyetja,  përse  shtetet  pjesmarrëse  të  këtij  Akti  Final,  që  kanë  shprehur  vendosmërinë  e  tyre,  për  respektuar  e  zbatuar  tërësisht  këto  parime,  në  rastin  konkret  të  Shqiptarve,  jo   vetëm  që  u  kundërvihen  këtyre  parimeve,  por  për  më  keq  të  tyre,  arrijnë  deri  atje, sa  në  shumicën  e  rasteve   ata  po  i  shkelin  me  këmbë  këto  kërkesa  të   tyre?

4- Në  mbështetjen  e  politikanëve  dhe  analistëve  më  të  spikatur  në  botë:

Problemet  e  pa  zgjidhura  e  të  ngelura  pezull  të  Shqiptarve,  duke  filluar  që  nga fillimet  e  shekullit  të  kaluar  e  deri  në   ditët  e  sotme,  janë  bërë  burim  e  objekt  diskutimesh  në  kancelaritë  perëndimore, për  politikanët  e  tyre  dhe  analistët  e  fushave  të  ndryshme.  Këto,  jo  për  rrjedhojë  e  pasojë  të Shqiptarve,  por   nga  ata   që  gadishullin  “e  zjarrtë” e trajtojnë sit ë tillë,  të emërtuar me   epitetin  e  vënë  qëllimisht,  nga  ata  që  e kanë  lënë  në  gjëndje  të  tillë,  Shqiptarët  janë  quajtur  dhe  vazhdojnë  të  etiketohen  si   zjarrvënës  të  Ballkanit.  Zanafilla  e  të  gjitha  këtyre  enigmave,  rrjedh  nga  padrejtësia  e  ndodhur  në  Londër   më   1913,  ku  Shqipërinë  dhe  Shqiptarët,  pa    pyetur  për  dëshirat  dhe  aspiratat  e  tyre,  i  copëtuan  në  pesë  pjesë,  duke  ushtruar  dhunë  dhe  gjakderdhje  masive. Historia  e  këtyre  ngjarjeve  është  shumë  e  hidhur,  por  për  më  tepër,  ajo  është  mjaft  e  njohur  dhe  aktuale,  sepse  përpjekjet  e  vazhdushme  të  Shqiptarve  për  liri e  bashkim  kombëtar,  jo  vetëm  që  nuk  u  ndalën,  por  në  të  kundërtë,  ato  mbetën  të  gjalla  deri  në  ditët   e  sotme,  nisur  nga shpresa  e  dëshira  e  mirë  për  vetvendosje  dhe  realizimin  përfundimtar  të  aspiratave  mbarë  kombëtare.

Cilido,  ka  të  drejtë,  të  diskutojë  e  të  pyesë,  “përse  duhet  kthyer  koka  pas”,  por  është  në  të  mirë  të  paqes  e  stabilitetit  në  botë,  kontinent  e  gadishullin  e  trazuar  në  veçanti,  që  problemet  e  një  populli  dhe  kombi  të  shumëvuajtur  të  keqinterprentohen,  në  një  kohë  kur  historia,  nëpërmjet  dokumenteve  arshivor,  jep  argumente  dhe  vërteton  me  fakte  reale  e konkrete,  atë  që  ka  ndodhur  pas  kuintave  politike,  të  marrëveshjeve  e  traktateve,  duke  filluar  nga  ai   famëkeq  i  Londrës  më  1913,  i  Versajës  më  1921,  i  Parisit  më  1946  dhe  së  fundi  i  marrëveshjes  së  Rambujes  të  Parisit  më  1999.

Dihet  nga  të  gjithë  se  çfarë  ndodhi  më  1913,  si  u  copëtua  dhe  u  nxuar  në  ankad  më  shumë  se  gjysma  e  Shqipërisë,  kush  humbi  dhe  kush  përfitoi  nga  ky  traktat  ogurzi  dhe  si  u  formua  Mali  i  Zi, u  zmadhuan  Serbia-Sllavia  dhe  Greqia,  me  toka  Shqiptare  të  uzurpuara   padrejtësisht  me  dhune  e  gjakderdhje  masive.  Se  si  u  hartua   e  zbatua  ky  traktat,  historia   përmban  në  vetvete  detaje  e  hollësira,  të  cilat  flasin  në  favor  të  Shqiptarëve.  Kështu,  nisur  nga  debatet  e  zhvilluara  gjatë  marrjes  të  vendimeve  në  konferencë,  ka  fakte  dhe  argumente  bindëse,  të  cilat  flasin  dhe  tregojnë  realitete,  “se  përse  hezitoi  Lordi  Anglez  Eduard  Grej  për  firmosjen  e  këtij  traktati,  çfarë  la  ai  të  kuptohet  për  rregullimin  e  këtyre  padrejtësive  në  të  ardhmen  dhe  sa  kohë  u  la  në  dispozicion  për ratifikimin  e  tijë”. Duke  shkuar  më  tej,  njerës  të  brëndshëm  të  atyre  analeve  historike,  duke  i  vrarë  ndërgjegjia  për  atë  krim  politik  që  është  kryer  në  dëm  të  Shqiptarve,  kanë    filluar  të  pëshpërisin  nën  gjuhë   “se  me  kalimin  e  99  viteve  këto  toka duhet  ti  kthehen  Shqipërisë”. Nuk  mund  të  thuhet  se  koha  ka  ikur,  sepse  ajo  po  afrohet.  Atëhere  përse  nuk  hapen  arshivat  e  Londrës,  Stambollit,  Vatikanit  dhe  të  SH.B.A-ës  dhe  në  përputhje  me   realitetet  përkatëse,  të  ndreqet  e  kaluara  dhe  ti  kërkohet  ndjesë  njëherë  e  përgjithmonë  popullit  Shqiptar?

Nga  Lufta  e  Parë  Botëror,  popujt  ruajnë  akoma  në  kujtesën  e  tyre  freskinë  e  krimeve  makabre  që  u  kryen  ndaj  Shqiptarve  nga  Serbia,   Greqia,  Mali  i  Zi,  Italia  dhe  Bullgarët  me  synimin  e  vetëm  e  të  qëllimshëm,  zhdukjen  nga  harta  e  Ballkanit    të  Shqipërisë  dhe  popullit  të  sajë.  Megjithatë  Shqiptarët,  duke  i  qëndruar  besnik  realitetve  historike,  në  këtë  përleshje  botërore  u  rreshtuan  në  krah  të  forcave  përparimtare  dhe  ashtu  si  ishin,  në  konsolidim  e  sipër  të  shtetit,  vazhduan  të  kërkojnë  të   drejtat  e  tyre.  Por  në  traktatin  e  Versajës,  politika  Evropiane,  duke  mbështetur  orekset  ekspasioniste  të    fqinjëve  tanë  lakmimtar,  shkoi  më  tej  dhe  hodhi  në  tavolinën  politike  të  atij  traktati,  shkatërrimin  përfundimtar  të  Kombit  Shqiptar.  Falë  qëndrimit  të  prerë  e  të  vendosur  të  SH.B.A.-ës  e  presidentit  të  tyre  Uillson  dhe  populli Shqiptar  gëzon  të  drejtën  e  tij,  për  të  vazhduar  ekzistencën  e  vet  të  mëtejshme,  krah  për  krah  popujve  të tjerë  në  botë,  në  kufijtë  e  Londrës.

Por  dhe  pse  Lufta  e  Parë  Botërore  mbaroi,  e  për  atë  u  morën  vendime  me  dhe  pa  interesa  për  Shqiptarët,  ajo  u  mbars  shumë  shpejt  e  në  kontinentin  vjetër,  u  shfaq  murtaja  nazifashiste,  duke  sjellë  Luftën  e  Dytë  Botërore. Shqiptarët  këtë  herë,  nuk  qëndruan  duarlidhur,  por  rrëmbyen  armët  dhe  u  rreshtuan  në  krah  të  Aleatëve,  në  luftë  të  ashpër  e  të  pandërprerë,  për  çlirimin  e  vendit  të  tyre  dhe  asgjësimin  focave  nazifashiste.  Edhe  mbas  kësaj  gjakderdhjeje  të  madhe,  u  tentua  përsëri  nga  Athina,  për  copëtimin  e  mëtejshëm  të  tokave  Shqiptare,  por  ata    ngelën  përsëri  në  kufijt  e  së  kaluarës,  duke  u  mbrojtur  përsëri  nga  SH.B.A.-ës  e  presidenti  i  tyre.  Paqja  shumë  e  dëshëruar  nga  mbarë  popujt  e  rruzullit  tokësor,  u  shoqërua  me  luftën  e  ftohtë  dhe  Shqiptarët  nëpërmjet  kësaj  të   fundit,  duke  manovruar  midis  vorbullave  të  reja  të  politikës  ekspasioniste  Serbo-Sllave  e  Greke,  nuk  u  pajtuan  me  propagandat  përkatëse  të  fqinjëve  në  veri, lindje  e  në  jug,  por  në  vazhdimësi,  duke  i  qëndruar  besnik  kërkesave  për  vetvendosje,  arritën  deri  në  ditët  e  luftrave  të  fundit  në  Kosovë,  në  Luginën  e  Preshevës  dhe  asaj  në  trojet  amëtare  të  uzurpuara  padrejtësisht,  nga  Bullgarofolsit  e  vetquajtur  Maqedon.

Në  dekadat  e  fundit  të  shekullit  të  kaluar,  dy  kampet  e  qëna  përballë  njëri  tjetrit,  ndalënn  garën  e  armatimeve  dhe  në  përputhje  të  plotë  me  interesat  e  një  politike  të  re  e  demokratike,  pushoi  së  qëni  sistemi  socialist  i  shumë  enigmave  dhe  fitoi  plotësisht  e  përfundimisht   teoria  e  zhvillimit  kapitalist,  ku  të  panjohurat  konkurente,  në  luftë  me  njëra  tjetrën,  i  japin  përparësi   zhvillimit  kapital  për  të  gjitha  fushat,  në  përputhje  të  plotë  me  kërkesë-ofertat  që  parashtron  shoqëria  njerzore,  gjatë  ecurisë  së   mëtejshme  të  jetës  së  vet.  Dy  përfaqësuesit  kryesorë  të  kampeve  respektiv,  Xhorxh  Bush  e  Mikail  Gorbaçov  shtërnguan  duart  dhe  popujt  u  çliruan  nga  ankthet  e  së  kaluarës.

Ra  muri  i  Berlinit  dhe  Gjermanët  e  ndarë  artificialisht,  u gdhinë  një  ditë  të  bukur  të  përqafuar  e  të  përmalluar  me  njëri  tjetrin.  Ish  Bashkimi  Sovjetik  u  kthye  në  Rusi,  por  jo  në atë  Cariste.  Sllovakët  dhe  Çekët  u  ndanë  si  vëllezër,  ashtu  si  ishin  bashkuar,  pa  pretendime  për  njëri  tjetrin.  Ish  Jugosllavia,  u  shpërbë  nëpërmjet  gjakderdhjes  të  imponuar  nga  Serbët  e  rinj  e  të  vjetër.  Në  fillim  Sllovenia,  e  ndihmuar  paksa  nga  fqinjët  perëndimorë.  Më  pas  Kroacia,  në  luftë  të  rreptë  me  Serbët,  për  të  njëjtat  qëllime  e  në  dëm  të  Boshnjakve, u  veçuan,  duke  krijuar Kroacinë  e  re,  të  andruar  sa  në  të  majtë e të  djathtën e  sajë.   Për  çudinë  e  të  gjithëve  dhe  pa  u  ndjerë  fare, u  shkëput  Republika  e  Maqedonisë,  një  shtet  i  paqënë  dhe  i  sajuar  me  tokat  e  Shqiptarve,  duke  i  vënë  një ” Ish”  përpara,  në  dallim  nga  e  kaluara  e  errët  e  krijimit  të  sajë.

Popujt,  jo vetëm  në  Ballkan,  Evropë  dhe  në botë,  janë  të  vetëdijshëm,  për  ato  që  kanë  ndodhur  me  Shqipërinë  dhe  Shqiptarët,  që  nga  viti  1913  e  në  vazhdim,  ku  eksperimentimet  nëpërmjet  lojrave  politike,  vazhdojne të  pasurojnë  perandorinë  e  nënkuptuar  Sllave,  duke  krijuar   mimishtete  fantazmë  e  të  paqënë.  U  theksua  më  lart,  se  u  shpërbë  Jugosllavia  në  luftë  e  sipër  dhe  çdo  popull  u  identifikua  në  kufijt  e  vet  të  mëparshëm  para  Londrës  dhe Versajes.  Në  këto  dy  qytete  u  hap  varri  për  Shqiptarët   dhe  u  mbars  një  ish  mbretëri  Jugosllave,  që  më  vonë  u  kthye  në  Federatë  Socialiste. Ajo  bashkësi  Serbo-Sllave, u  shpërbë  dhe  për  pasojë  tokat  që  ju  aneksuan  Ish R. Maqedonisë,  duheshin  kthyer  patjetër  Shqipërisë,  sepse  në  Londër  dhe  Versaje,  jo  vetëm  që  nuk  ka  ekzistuar   ky  lloj  shteti,  por   përkundrazi  nuk  njihej  as  emëri  Maqedoni.  A   nuk  është  një    genocid  i  ri  politik,  ky  veprim  i  kryer  nga  O.K.B-ra  e  Evropa,  në  këto  kohëra  te  reja  e  demokratike  që  ju  pretendohen?  Për  çdo  njeri  që  ka  arsye të  shëndoshë, ky  veprim  nuk  është  gjë  tjetër,  veçse   vazhdimësi  e  krimit të  mëparshëm  politik,  tani  më  i  rëndë  se  ata  të  parët,  të  Londrës  e  Versajes.  Është  një  turp  i  math,  i  cili  duhet  të  shkruhet  me  gërma  të  mëdha  e  kapitale në  qëndër  të qyteteve,  ku  janë  instaluar  selitë  përkatëse  të  O.K.B.-ra  dhe Bashkësisë  Evropiane,  në  mënyrë  që  popujt  e  botës,  të  njohin  më  mirë  dhe  nga  afër,  kurthet  e  mëtejshme  për  ndarjen  e   coptimin   e  Shqiptarve.

Lufta  e  zhvilluar  në  Kosovë  në  fundin  e  shekullit  të  kaluar,  solli  ndryshime  të  reja  në  hartën  e  Ballkanit.  Bota  përparimtare  me  në  krye  Sh.B.A.-ës  dhe  Anglinë,   nisur  nga  një  mandat  i  O.K.B.-ra,  ndërhynë  me  sulme  ajrore  kundër  Jugosllavisë  së  atëhershme  dhe  i  thanë  ndal  nacionalizmit  të  tërbuar  Serb, të  udhëhequr  nga  kasapi  i  Ballkanit,  Sllobodan  Millosheviçi.  Politika,  duke  u  përballur  me  realitete të  reja,  në  mënyrë  graduale   dhe  indirekt,  nisi  ndryshimin e  kursit  të  drejtimit.  Filloi të  fryjë  era  e  re  demokratike  dhe  në  mbrojtje  të  Shqiptarëve  u  hodhën  me  rradhë  Bill  Klinnton  e  Madelen  Ollbrajt  të  SH.B.A.-ës  dhe  Toni  Bler  i  Britanisë  së  Madhe.  Nga  pas  tyre  u  radhitën  si  me  mundim   përfaqësues  të  Gjermanisë,  Turqisë,  e  të  vendeve  të  tjerë,  të  cilëve  nuk  u  njihej  pozicionimi  i  tyre  i  qartë  e   i  saktë  që  mbanin. Përfaqësues  të  O.K.B.-ra, Evropës  së  Bashkuar,  të  N.A.T.O.-s,  dhe  organizmave  të  tjerë  ndërkombëtarë,  filluan  mbështetjen  dhe  nuk  kursyen  ndihmat,  për  tu  lehtësuar  vuajtjet  Shqiptarve  në  Kosovë.

U.Ç.K.-ës nën  mbështetjen  e fuqishme  të  Aleancës  Atlantike,  realizoi  qëllimin  e  saj  të  afërt  strategjik,  largimin  përfundimtar  të  Forcave  të  Armatosura  Serbe  nga  krejt  Kosova. Paslufta  solli  një  administratë  të  O.K.B.-ra  dhe  instalimin  e  një  force  paqëruejtëse,  për   të  siguruar e  garantuar  të  ardhmen.  Liria  dhe  paqja  e  premtuar,  u  zëvëndësuan  nga  zhgënjimi  marramendës. Në  vënd,  që  tu  lihej  dorë  e  lirë  dhe  të   ndihmoheshin,   ata  që  u  gjakosën  në  luftë  për  liri e  bashkim  kombëtar,  për të  ndërtuar  të  ardhmen  e  tyre,  ndodhi  e  kundërta, zgjidhja  u zgjat  e  po  stërgjatet  nëpërmjet një plani të   çuditshëm të Matisarit,  i  cili  gjatë  kohës  së  luftës,  kur  Shqiptarët  e  Kosovës  vriteshin,  duke  u  masakruar  nga  Serbët,  ai  u  përqafua i   malluar   me  Millosheviçin  dhe  gati  sa  nuk  ra  nga  karikja, në momentin  kur  ky  i fundit  pranoi  propozimet  e  N.A.T.O.-s,  për  tërheqjen  e   forvave   Serbe  nga  Kosova.  A  është  ai  Mahtisar  apo  ndonjë  tjetër,  Shqiptarët  janë  plotësisht  të  sigurtë,  se  është po  ai,  që  në  këto  kohra,  po rehatohet i  lauruar  me  çmimin  Nobel  për  paqe,  duke e ndërtuar  lumturinë  e  vet  mbi  fatkeqësinë  e  popullit  dhe  kombit  Shqiptar.

Në  analizë  të  gjitha  këtyre  qëndrimeve,  duhet  thënë  se  Shqiptarët  nuk  janë  vetëm. Ata  kanë  miq  e  dashamirës  të  shumtë  në  të  gjithë  botën,  duke  filluar  që  nga  kongresmenët  Amerikanë  Tom  Lantosh  e  Xho  Diogardi,  e  deri  tek  Akademiku  Anglez  Neol  Malcolm,   analistët  Martin  Uoker  e  Bugajski, Profesor  Joseph  Marko,  Gazetari  Matthias  Rug  etj,   të  cilët  duke  folur   hapur  në  medjat  vizive  e  të  shtypit,  i  kanë  treguar  mbarë  botës,  se  cila  është  rruga  më e  arsyeshme,  për  zgjidhjen  përfundimtare  për  Shqipërinë  dhe  Shqiptarët.  Për  të  qënë  realistë  ndaj  të  gjitha  këtyre  deklarimeve,   po  i  ilustrojmë  këto,   me  disa  mendime   të  shfaqura   nga  historiani  Britanik  Dr. Neol  MALCOLM,  gjatë  një  interviste  ekskluzive,  të  dhënë  prej  tijë,  në  fillim  të  vitit  2004.

Ai  nuk  ka  shpresa  për  të  pritur  zgjidhje  nga  Evropa  dhe  për  këtë  ai  deklarohet  “se  ajo  nuk  është  një  shtet  me  qeveri,  por  një  komision  masiv  i  shteteve,  gjysëm  të paralizuar  nga  mospajtimet  e  brëndëshme.  Evropianët  më  shumë  krijojnë  paraliza  se  sa  hapin  rrugë. ” Dhe    duke  orjentuar  zgjidhjen,  ai  shpjegon  se,  “Fuqia e  vetme,  e  cila  kohë  pas  kohe  i  ka  shtyrë  proçeset  përpara,  janë  SH.B.A.-ës.”  Kështu është  vepruar  dhe  në  kohën  e  luftës.  SH.B.A.-ës  u  bënë  promotori  i  të  gjitha  nismave  politike  e  veprimeve  konkrete  ushtarake.  Këtë  e  pranon  me  fjalët  e  tij,  vetë  ish  kryeministri   Italian  i  atyre  viteve   Massimo  D’Alema,  i  cili  për  zgjidhjen  e   krizës   gjatë  luftës  së  Kosovës,  pohon  në  një  intervistë  të  tij  se,  “Ishin  vetëm  SH.B.A.-ës,  ata  që  e  kërkonin  zgjidhjen  e  krizës  nëpërmjet  Kosovarve  dhe  U.Ç.K.-ës,  ndërsa   Evropa,  përkundrazi,   deri  në  fund  e  kërkoi  zgjidhjen,  përmes  Beogradit  në  marrëveshje  me Serbët.” Në  vazhdim  të  shtjellimit  të  këtij  qëndrimi,  shqiptarët  kanë  të  drejtë  të  pyesin, çfarë  kërkon  Evropa  tani  pas  lufte  në  Kosovë  apo  për  të  hapur  varre  masiv  të  padukshëm  së  bashku  me  Serbët?

Por, ajo  që  është  shumë  e  rëndësihme  dhe  ja  vlen  të  theksohet,  është  mendimi  i  arsyeshëm  i  dhënë  nga Dr.  Neol  Malcolm  në  vazhdim  të  intervistës  së  tij,  lidhur  me  termin  e  fabrikuar  nga  Serbët  të  “Shqipërisë  së  Madhe”. Ai  në  mënyrë  të  prerë  deklaron,  se “ frika   nga  Shqipëria  e  Madhe  stimulohet  nga  lobistët  Serbë,  të  cilët  vazhdojnë  të  propagandojnë  rreziqet  e  sajë,  për  të  mbrojtor  Serbinë  e  madhe.” Akademikut  Anglez,  në  vazhdim  të  pyetjeve  të  mëtejshme,  i  shtrohet  alternativa,  se  nëse  realizohet  bashkimi  i  Shqipërisë,  a  mund  të  ishte  kjo  një kërcënim  për  Ballkanin?  Përgjigja  e  tijë  ështe:  ”Jo.  Unë  mendoj  që  Shqipëria  etnike,  nuk  do  të  ishte  rrezik  për  askënd.”  Ai,  duke  vazhduar  më  tej,  në  përgjigjet  që  u  jep  gazetarve, lidhur  me  bashkimin  e  Shqiptarve,  thekson,  se “Përgjigja  ime  është  se  këtu  nuk  ka  asnjë  problem.  Rasti  i  bashkimit  të  Shqiptarve  në  një  shtet,  nuk  mund  të  refuzohet  as  në  bazë  ligjore.” Atëhere përse  pengohen  Shqiptarët   gjatë  rrugës  për  realizimin  e  aspiratave  të  tyre?  A  kërkon  më  shumë  se  kaq,  Lëvizja  për  Vetvendosje  në  Prishtinë  dhe  Shqiptarët  e  trojeve  etnike në  Malin  e  Zi, Greqi  dhe  për  më  keq  në  një të  vet  quajtur  Maqedoni ?   Po  të  pyetej  Akademiku  Anglez   për  gjëndjen  e  krijuar  për Shqiptarët,  ai  pa  tjetër,  që  për  kohën   në  të  cilën  ne  jetojmë,  do  të  buzëqeshte  dhe  ndoshta  do  të  na  përgjigjej  me  fjalët  e  Luigjit  të  XIV-të  se  “Mbreti,  ligji,  populli  dhe  Franca  jam  unë.” Ndryshe,  nuk  ka  si  kuptohet  politika  genocidale,  që  vazhdon  të  zbatohet  ndaj  Shqiptarëve,  në  këto  kohëra  të  reja  e  demokratike. Ka  ardhur  koha  tu  thuhet NDAL, njëherë  e  përgjithmonë  matrapazve  politik  Evropianë .  Këtë  po  bëjnë  dhe  Shqiptarët  me  Lëvizjen  për  Vetvendosje. E  ndihmuat  këtë  popull,  në  luftë  për  çlirimin  nga  zgjedha  kolonialiste  Serbe,  ndihmojeni  dhe  tani  për  realizimin  e  aspiratave  të  tijë.  Rishikoni  dhe  korigjoni  të  kalurën,  sepse  duke  kryer  këto  veprime,  nuk  i bëni  nder  vetëm  Shqiptarve,  por  më  tepër  vetes tuaj.  Duke  pastruar  ndërgjegjen  tuaj,  do  të bëheni  më  të  besueshëm  në opinionin  publik  ndërkombëtar.  Kur  të  merrni  vendime,  kthejeni  njëherë  tehun  e  thikës  nga  vetja  juaj  dhe  atëhere  do  të  shihni  realitetin  e  hidhur  dhe  të  vërtetë  në  sy.

Tiranë   21.06.2006

SPIRO BUTKA

Ish Zv/Komandant i Operacionit “Shigjeta”  të UÇK-ës

Aktualisht Kryetar i SHVL të UÇK-ës Tiranë