
Ngjarjet tragjike të Shqiptarve, gjatë luftrave të fundit kundër pushtuesve Serb-Sllav dhe revoltat e njëpasnjëshme në trevat e tyre etnike, tronditën kohë pas kohe themelet e OKB-së dhe të organizmave tjerë të Bashkimit Europian, duke i detyruar këto organizma botëror e continental, të ndërhyjnë për të ndalur gjakderdhjen masive nga popullata e pafajshme Shqiptare. Masakrimi i një kombi të tërë dhe zbatimi i teorisë të tokës së djegur, është planëzuar dhe realizuar nga Beogradi e Athina në kohra të ndryshme, me synime të njëjta e qëllime të përbashkëta. Edhe pse intersimi i disa fuqive të mëdha, nuk ka qënë në nivelin e duhur, fudshekulli i kaluar, tronditi njerzimin anë kënd rruzullit toksor dhe solli shqetësime serioze e të dukëshme në kancelaritë botërore dhe ato kontinentale. Politika, duke e parë veten të traumatizuar, nërpërmjet diplomacies, nisi të lëvizë e të punojë, jo për kërkesat e të drejtave njerzore, por në interes të qëllimeve të errëta, duke akuzuar dhe fajësuar më tepër Shqiptarët. Demokracia alla diktatoriale e Europës së Bashkuar, duke anashkaluar historinë reale të popujve e kombeve, i parapriu dita ditës, marshit në ndërtim të perandorisë së re Evropiane, për të mposhtur shtetet e vegjël dhe për t’i detyruar ata, që të kthehen në manekin e robotër të kësaj demokracie të pretenduar si moderne, por pa hequr dorë nga mëndësit e vjetra. Propaganda për të ruajtur statukuon Versajane, është bërë kryefjala e kohës dhe pothuajse po u mbyll rrugët të gjitha shqisave, për të njohur e ndrequr realitetet historike. Në qëndër të diskutimeve të mediave vizive dhe atyre të shkrimit, është vënë rajoni i Ballkanit e kryesisht Shqiptarët me banim në trojet e veta etnike. Lufta mediatike, në vazhdimësi të së kaluarës, nxitet dhe inkurajohet më tej nga deklarime të ndryshme politike e analitike të individve të veçant, duke u mbështetur në objektiva e synime të paramenduara. Ashtu si pa të keq akuzojnë Noen Shqiptar, për përmbysjen e arkës ne detin e trazuar nga vetë Europianët në interes të Serbve, Sllavëve bullgarofolës dhe Helenve të rinjë Grekë. Shumë kush fletë dhe ka të drejtë të flasë përsëri e në përputhje me lirinë e fjalës, por kurrsesi, nuk i lejohet as njerit, qoftë dhe i vetëm, të akuzojë viktimën duke mbrojtur kriminelin, i cili kërkon të lajë duart e gjakosura më parë, nëpërmjet gjakderdhjeve të reja. E vërteta duhet thënë ashtu siç është, ndryshe interpretimi ireal i sajë, të shtynë drejt një katastrofe tjetër të re, ndoshta me përmasa më tragjike, se ato të parat.
Përleshjet e fundit në gadishullin e vjetër të Ballkanit, sollën ndryshime kufijsh, e sidomos në ish Serbosllavinë e krijuar enkas nga Serbofilët e lindjes e të perëndimit Evropian. Në kuadër të këtyre përleshjeve, u ngritën dhe Shqiptarët për të rifituar te drejtat e tyre, për tu bashkuar si komb në një shtet të vetëm, brenda kufijve të tyre etnik krejtësisht të pastër. Tragjedia e madhe e krijuar nga vete nacionalistët Serb me në krye Millosheviçin, vuri në lëvizje diplomacinë e politikën Botërore, përkatsisht dhe atë Europiane. U sajua konferenca në Rambuje të Parisit, për të përcaktuar rrugët e zgjidhjes midis dy palëve, Shqiptarve dhe Serbëve. Vetë vendi ku u mblodhën, nuk premtoi mrekullira. Megjithatë, Shqiptarët nuk e humbën shpresën. Lufta e tyre solli në mbështetje forcat e NATO-s, por këto nëpërmjet një rezolute 1244 të OKB-ra. U propagandua mjaft për këto trupa, por Shqiptarët shumë shpejtë e kuptuan, se në krahë të tyre ishin vetëm SHBA-ës dhe Britania e Madhe. Europa, megjithëse mori pjesë në koalicionin luftarak, të krijuar nga OKB-ra kundër përbindshit Serb, në rrugë e sipër, zgjidhjen e kërkoi si gjithmon nëpërmjet Beogradit kriminal. Nuk përfilli ndjenjat e popullit Shqiptar, e për më tepër Ushtrinë e tijë Çlirimtare, e etiketoi me epitete, që ajo jo vetëm nuk imerionte, por në të kundërtën, ato duhet ti atriboheshin kriminelve Serb. Gjithsesi lufta mbaroi, ashtu si ishte nisur. Megjithë mbështetjen e fuqishme të SH.B.A.-së dhe Britanisë së Madhe, O.K.B.-ra dhe Evropa brënda sajë, duke ecur si Don Kishoti në kohra të reja e me mëndësi të vjetra, në vend që të ulnin në tavolinën e Kumanovës, të dy palët Shqiptarët e Serbët dhe të merrnin vendimet përkatse, për të përcaktuar fituesin dhe humbsin, demokracia e Evropës në bashkim e sipër, e thelloi më tej krimin e sajë politik ndaj Shqiptarve, nëpërmjet vetos të plotfuqishmëve pro Serb në Këshillin e Sigurimit. Kontinenti plak, duke vepruar në brendësi të OKB-ra dhe në bashkëveprim të ngushtë me të, mori në dorë frenat e pas luftës në vuajtjet e mëtejshme të Shqiptarve, të ndodhur tashmë as në qiell e as në tokë. Paslufta zbërtheu me tej planet ogurzeza, për të mposhtur Shqiptarët. OKB-ra nëpërmjet agjentve të U.D.B-së shkatërroi gradualisht U.Ç.K.-ës, armën e dalë nga gjiri i luftës çlirimtare. Beogradi nëpërmjet Përfaqsuesit Special vuri në lëvizje kollonën e „pestë“, për të shkatërruar Qeverinë e Përkohëshme të Kosovës, të dalë nga Deputetët e Malit. Ndaj ish luftëtarve çlririmtar filloi gjuetia e shtrigave. Dhuna dhe terrori në popull, u kurorëzua me vrasjen e një luftëtari të lirisë në mes të Prishtinës. Festa e Flamurit fill pas lufte, nxori në pah dëshirën e Shqiptarve, për simbolin e tyre të bashkimit kombtar. OKB-ra në vend që të nxirrte mësime nga e kaluara e sajë në Bosnje, filloi grumbullimin dhe aktivizimin e agjentëve të zbulimit Serbo-Sllav në organet e saj improvizuese, fillimisht në U.N.M.I.K. e më pas në TMK e SHPK. Duke krijuar skena e prapaskena të zymta, filluan akuzat ndaj U.Ç.K-ës, për të mbjellur urrejtje në popull ndaj sajë. Në vend që të bëheshin zgjedhjet e lira fill pas lufte, ato u zgjatën e u stërgjatën në mënyrë të qëllimshme, për të bërë fushatë diskriminuese ndaj luftëtarve të U.Ç.K.-ës dhe për tu dhënë kohë për veprim tradhtarve të kombit, që u përqafuan me presidentë gjakpirës të dyanshëm Serbo-Sllav. Pretendimi i një demokracie të OKB-ra nëpërmjet UNMIK të sajë, solli zhgënjimin e menjëhershëm të gjithë popullit në trevat etnike Shqiptare. Revoltat e brëndëshme në zhvillim e sipër, bënë që të rriten më tej, rradhët e ushtrive çlirimtare me rreshta të rinj luftarak, tashmë me një synim më të qartë, si luftëtar të lirisë për bashkimin e kombit Shqiptar.
Shqiptarët e trojeve etnike, pasi studjuan dhe analizuan situatën politike të brëndëshme dhe të jashtëme, ndërtuan strategjinë dhe platformën e tyre politike, me idenë e madhe të bashkimit të gjitha trojeve Shqiptare në një shtet të vetëm. Në këto dokumente tejet të rëndësishëm për historinë e Shqipërisë, reflektohen rrugët e kalimit drejt bashkimit të kombit në një shtet të vetëm Shqiptar. Ato janë tepër të njohura për të gjithë botën demokratike, ku ekziston një shpirt i tillë dhe përmbajnë bashkëpunimin me çdo organizëm ndërkombëtar, të OKB-ra, ata Europian dhe me NATO-n, për realizimin e misionit historike kombëtar. Shqiptarët e kanë paraparë bashkimin e tyre, në zhvillim e sipër brënda përpjekjeve të shumta, duke u ulur dhe në tavolinën e bisedimeve, por pa pjesmarrjen e armiqve dhe tradhëtarëve të kombit. Populli i trojeve etkike Shqiptare, e ka thënë fjalën e vet, sa herë që u është dashur dhe kërkuar me veprime konkrete. Qëllimi i tyre është dhe do të mbetet lufta e drejtë dhe parimore për realizimin e misionit historik kombëtar. Ky është një betim madhështor i bërë para gjithë dëshmorve të kombit Shqiptar në çdo përvjetor të përkujtimit të tyre. Shqiptarët që nga fillimi i egzistennës së tyre dhe deri ne ditët e sotme, kanë ecur në përputhje të plotë me parimet e kërkesat e një strategjie dhe politike të menduar për këtë qëllim. Lufta e tyre ka konsistuar në të dyja frontet, si në atë të jashtëm ashtu dhe në atë të brendshëm, duke i treguar mbarë botës, se Shqiptarët janë të vendosur deri në fund, qoftë dhe me sakrifikim të jetës, për të arritur plotësisht qëllimin përfundimtar.
Në kundërvënie të kësaj ecurie të Shqiptarëve, politikanë të veçuar, apo përfaqsues të shteteve të ndryshme, duke u shërbyer për herë e më shumë veprimeve ekspasioniste të fqinjëve që na rrethojnë, kanë hedhur e trilluar akuza në adresë të luftëtarve Shqiptar, duke i quajtur, irridentist, separatist, terrorist, dhe të tjera nofka, të huazuara nga fjalori Serb, i njohur nga kombi ynë gjat shekujve të kaluar, por në veçanti në fund shekullin që shkoi dhe në fillimet e shekullit të ri. Kështu u veprua ndaj U.Ç.K.-ës, U.Ç.P.M.B.-it dhe U.Ç.K-ës në Shqipërinë lindore. Kështu po veprohet dhe në këto pas luftra, e sidomos kundër atyre që po luftojnë dhe janë përfshirë në Lëvizjen për Vetvendosje. Koha vërtetoi, që në asnjërën nga këto ushtri, nuk ka patur elemente të etiketuar me ato epitete, që ata nuk i meritojnë. Shqiptarët kanë qënë, janë dhe do të mbeten atdhetarë të flakët dhe të vendosur për vendin e tyre. Për këtë kanë luftuar dhe nuk do të pushojnë së luftuari, deri sa të realizojnë aspiratën shekullore për bashkimin e tyre kombëtar. Nisur nga ky qëndrim, Shqiptarët më së shumti, mund të cilësohen si nacionalist. Ata janë të tillë, por brenda kufijve të tyre etnik, e jo për të pushtuar Ballkanin. Shqiptarët janë nacionalist sa edhe internacionalist dhe kjo është dokumentuar që nga lashtësitë, në kohën e Pirros e periudhën e Gjergj Kastrioti Skënderbeut, në ndihmën që iu dhanë popujve të mbretërive në Itali.
Shqiptarët kanë luftuar krah për krah Hungarezve dhe Serbve kundër skllavërisë së Perandorise Turke, veprime këto, që historia i ruan në arshivat Turke të Stambollit. Më tepër se kurrë këtë e tregon lufta në krah te Huniadit dhe ajo e Fushë Kosovës në vitin 1389. Shqiptar ishin ata që luftuan bashkërisht me Helenët, për krijimin e shtetit të parë Grek dhe për pak vota në parlamentin e tyre të parë, ata flasin fatmirsisht në atë gjuhë, që përdorin sot. Shqiptarë ishin ata që mbrojtën Evropën për 25 vite, nga dyndjet e parandorisë osmane dhe nga rezistenca luftarake e tyre. Shqiptar ishin dhe ata që krijuan shtetin e Egjyptit, atë të Libanit dhe më vonë ishin po Shqiptar, ata që reformuan e ndërtuan Turqinë e sotme. Ishin gjithashtu Shqiptar ata që luftuan përkrahë popullit spanjoll, kundër rregjimit fashist të Frankos. Gjithashtu Shqiptar ishin dhe ata që luftuan kundër nazi-fashizmit gjatë luftës së dytë botërore krah për krah aleatëve Amerikanë, Anglezë e Rus. Shqiptar dhe plotësisht Shqiptar ishin dhe janë ata që luftuan kundër bishës millosheviçjane, në Bosnje, Kroaci e Slloveni. Shqiptar janë dhe ata që luftojnë e vriten sot, në Irak e Avganistan, në përbërje të forcave paqëruajtëse. Pra kudo Shqiptar, por asnjë prej tyre nuk pushtoj Athinën, Beogradin, e jo të themi më tej për Moskën, Parisin, Berlinin a ndonjë kryeqytet tjetër. Pra, Shiptarët më tepër janë internacionalist se sa nacionalist. Si të tillë, ata askush nuk ka të drejtë ti quaj ndryshe, aq më tepër ti etiketojë si terrorist.
Shqiptarët përshëndesin qëndrimin e shtetit Amerikan për heqjen e etiketimit të tyre nga lista e terroristve dhe cilësimin vetëm si nacionalist. Të tillë janë të gjithë popujt në rruzullin toksor për vendin dhe kombin e vet. Këtë të drejtë e kanë dhe Shqiptarët, si një nga popujt më të vjetër në Europë. Shqiptarët janë të njëjtit mendim, me atë të kongresmenve amerikan për një zgjidhje të vetme, për të gjithë Shqiptarët. Ata përkrahin qëndrimin e Akademikut Anglez Neol Malkolm, për të drejtën e Shqiptarve që të jetojnë të bashkuar në një shtet të vetëm. Shqiptarët, u janë mirënjohës gjithë atyre popujve, që i mbështetën në luftën për çlirim nga zgjedha e robërisë së huaj, por më tepër do ti respektohen ata, nëqoftëse do ti ndihmojnë e mbështesin për vetvendosje për bashkimin kombëtar. Shqiptarët nuk luftojnë për të pushtuar toka Serbo-Sllave apo Greke, por kërkojnë atë që u takon, t’u kthehen trojet e coptuara padrejtësisht dhe ti bashkëngjiten Shqipërisë. Ata nuk duam të derdhim gjak, por nëse pjesët e robëruara të atdheut e kërkojnë, nuk do ta kursejnë as pikën e fundit të tij. Udhërrëfyesit e tyre në këtë rrugë, kanë qënë dhe mbeten ata që kanë derdhur gjakun për këtë tokë të bekuar Shqiptare. Shqiptarët do te ecim në rrugën e tyre të nisur, në atë të larë me gjakun e të gjithë martirve të rënë në luftra e përpjekje të armatosura, kundër të gjitha hordhive të ndryshme pushtuese. Shqiptarët dëshërojnë zgjidhje paqësore brenda gadishullit Ballkanik përpara se të futen në Europë. Pa i shëruar plagët e vjetra, që ajo i ka hapur vetë, nuk do të ketë qetësi, e aq më tepër bashkim të kontinentit. Zgjidhja e vetme gjëndet brënda Ballkanit, gadishull të cilin Evropa vazhdon ta mbajë peng, për interesat e sajë të afërta e të largëta.
Fillimet e shekullit të ri, u pasuan me ngjarje të tjera në trojet etnike Shqiptare. Ato janë të lidhura ngushtë me luftën në luginën e Preshevës dhe atë të Shqiptarve në trojet etnike të uzurpuara padrejtësisht nga Sllavët Bullgarofolës të vetquajtur Maqedon. Lufta brënda federatës të Sllavëve të Jugut të improvizuar nga vetë Evropianët filoserb, solli ndarjen përfundimtare të kombësive të kësaj përzierje federative, ku çuditrisht u krijua një shtet fantazmë, i paqënë asnjëherë me një emër të habitshëm, „Ish Republika e Maqedonisë“, emër ky që nuk po pranohet as nga popujt e tjerë të këtij gadishulli, në kontinent dhe në botë. Në Londër dhe në Versaje nuk kishte jo vetëm shtet, por as republikë me një emër të tillë, në kuadër të asaj mbretërie, që u gatua me duart e Evropianve, duke rëmbyer forcërisht me gjak e dhunë tokat Shqipëtare. Ajo republikë është pjëllë e carëve të zinjë e të kuq të Kremlinit, të cilët duke parashikuar si fallxhor të ardhmen e ditëve të sotme, i paraprinë asaj, për të ruajtur kufijtë e perandorisë së ëndërruar Sllave. Ajo u krijua në vitin 1946, si rezultat i paudhësive politike e poshtërsive të përbashkëta të kroatit Tito me një farë Cernekovski të kësaj V.M.R.O., që vazhdon të propagandojë dhe në ditët e sotme, teorinë e dështuar të bashkim vllazërimit.
Pas mbarimit të lufës në këtë Federatë të improvizuar nga vetë Evropianët, seicili komb u veçua sipas përkatësisë etnike. Ato toka sipas vendimeve të Londrës dhe të Versajes, i ishin dhënë arbirtrarisht ish mbretërisë Jugosllave, që më vonë me bekimin e Moskës, u transformua nga mbretëri në Federatë. Me shpërbërjen e kësaj të fundit, ato toka i duheshin kthyer Shqipërisë, në përputhje të plotë me kërkesat e Kartës të Kombeve të Bashkuara të nënshkruar më 24 Tetor 1945 në San françisko, Deklaratën Universale e të Drejtave të Njeriut të miratuar nga Asambleja e O.K.B.-ra më 10 dhjetor 1948 dhe Aktit final të Helsinkit të 1 Gushtit 1975. Jo vetëm që nuk u ndërmor një hap të tillë, por përkundrazi me paturpësinë më të madhe, duke vepruar me hipokrizi dhe për të larguar vëmendjen nga ajo që kanë bërë, Evropianët po propagandojnë se i duan e ju dhimbsen Shqiptarët, prandaj do ti fusim në Evropë ashtu si janë. Tek ata nuk ekziston një ndjenjë dashamirësie, sepse në të kundërt, me që e quajnë veten humanitar të mëdhej, jo vetëm që duhet të kishin koregjuar gabimet e së kaluarës, por për ata do të ishte rasti më fatlum, për ti kërkuar falje gjithë Shqiptarve, për krimin politik që kanë kryer e vazhdojnë të bëjnë ndaj tyre.
Gazetarë të ndryshëm të paguar qëllimisht nga pushtuaesit e tokave Shqiptare, shkruajnë brënda tregut të tyre gazetaresk, se Shqiptarët nuk janë dakort me qëndrimet e ndërkombëtarve. E si mund të miratojnë Shqiptarët veprimet e mësipërme, kur ndërkombëtarët mendojnë e sillen njëlloj si Serbët, Grekët, Sllavët Bullgarofolës dhe veprojnë në interes të këtyre të fundit? Përse për Shqiptarët duhet të organizohen konferenca e të zyrtarizohen akte e marrëveshje të njëanëshme si në Rambuje, Kumanov, Luginën e Preshevës e Ohër, me ligjëshmëri të veçanta, që bien ndesh me dokumentet bazë të O.K.B.-ra, për të drejtat e njerzore të popujve e kombeve? Akuzohen Shqiptarët se nuk plotësojnë kërkesat për t’u futur Europë , ndërsa Greqia e mbuluar me rrasën e zezë të krishtërimit të tërbuar nacionalist, edhe pse është pjestare e këtyre organizmave, zbaton një politikë pushtuese e uzurpuese ndaj Shqiptarve. Si dhe Serbët gjatë gjithë shekullit të kaluar, në zbatim të politikës së Venizellosit, ajo kreu një masakër tragjike kundër popullsisë Shqiptare Çame fill pas luftës së dytë botërore. Duke vepruar më keq se Serbët në Serbrenicë, ajo masakroi e dëboi me dhunë nga trojet e veta mbi çerek milioni Çamë Shqiptar të Shqipërisë reale e histotike. Sot duke u gjëndur brënda vellos së demokracicë Evropiane, ajo vazhdon masakrën në rrugë e mënyra të tjera, të tërthorta e poshtëruse, për të uzurpur të ashtuquajturin Vorioepir sipas sajë.
Duke shfrytëzuar varfërinë e Shqiptarve, ajo paguan pensione ogurzinj, identik si veprojnë Sërbët në Kosovë, e për më keq akoma si Bullgarët që paisin individë të ndryshëm me pasaporta për të marrë viza për në Evropë. A mund të presësh demokraci të kulluar nga këto shtete, që janë ose priten të futen në këtë bashkësi, në një kohë kur dihet, se ato, jo vetëm që nuk kanë hequr dorë, nga krimi i organizuar politik ndaj Shqiptarve, por në të kundërt, duke ndryshuar taktikën dhe strategjinë e tyre të veprimit, po kryejnë dita ditës masakra politike të padukëshme brënda kësaj Evrope dhe O.K.B.-ra, që bëjnë sikur nuk shikojnë, duke bërë një sy qorr e një vesh shurdh? A nuk është Greqia, ajo që bashkëpunoi ngushtë me Beogradin në luftë kundër Boshnjakve e Shqiptarve të Kosovës, apo gënjen Takis Mihas, kur shkruan për aleancën e tyre të shenjtë? Logjika të çon që të pranohet e kundërta. Nisur nga këto veprime, Shqiptarët kanë të drejtë të pyesin, përse ky shtet Grek, që vazhdon të komandohet nga feja, e ku presidenti i tij betohet, duke vënë dorën mbi ungjill, nuk përjashtohet nga O.K.B.-ra, Këshilli i Evropës dhe NATO-ja? Më mirë se kushdo tjetër, përgjigjen për këtë pyetje, mund ta japin ata që e mbajnë nën sqetull këtë shtet fashist të kamufluar, si shkelës e varrmihës të drejtave njerzore, të popujve e kombeve.
Serbia në këtë fund shekulli, u njoh plotësisht si një shtet që kreu genocidin më të zi, që pas luftës së dytë botërore ndaj Shqiptarve, aq sa u tmerrua dhe vetë bota. Gjatë gjithë shekullit të kaluar ishte kjo Serbi, që vrau, preu, zhduku nga faqja e dheut dhe largoi nga trojet e veta etnike mbi një milion Shqiptar. Ishte dhe është po kjo Serbi, që gjatë luftës së fundit 1998-1999, u shkaktoi Shqiptarve mbi 35000 të vrarë, rreth 10000 të gjymtuar, përdhunoi mbi 20000 femra dhe dogji e shkatërroi mbi 120000 shtëpi të Shqiptarve etnikë në trojet e tyre stërgjyshore. Por, O.K.B.-ra si pa dashur, me që e kishte përjashtuar për luftrat e zhvilluara kundër vëllezërve Sllav, pas luftës për asgjësimin e Shqiptarve e pranoj në radhët e veta, tashmë me një emër të ri. Prandaj nuk u besojnë psalljeve të Europës Shqiptarët, e cila duke ecur brënda rradhëve të OKB-ra, e pranoj në gjirin e vet, pa i kërkuar llogari për krimet monstruoze, që kreu ndaj popullsisë Shqiptare. Si nuk kanë pak turp këta përfaqësues Europian, kur deklarojnë se i liberalizojnë vizat me Serbin, vrasësen më makabre të këtij shekulli dhe lanë jashtë Shqiptarët pellazgjik, nga të cilët kannë origjinën dhe vetë këta politikan mafioze Europiane, të mbuluar me qyrkun modern të pseudodemokracisë? Pranojnë kriminelin vrasës dhe viktimën e keqtrajtojnë si vrasës, duke i kërkuar plotësim kushtesh, për të justifikuar vazhdimin e krimit politik nga ana e vet Europës. Si mund të lihen jashtë këtij vendimi, populli që u masakrua në fundin e këtij shekulli nga ajo Serbi vrasëse, që çuditrisht politikanët e pa fytyrë i hapin dyert katër kanat? Përse mbahen qëndrime të tilla ndaj Shqiptarve e Boshnjakve, apo pse këta janë myslimanë dhe Europa e tërë është Katolike? Për të quajtur veten të moderuar, le ti vëmë emrin e cinizmit politik, por në realitet, ky veprim është më tepër se poshtërsi dhe një poshtërsi e rëndë e jashtë çdo norme njerzore. Nuk janë këta politikan, të parët në këto hapa që vazhdohen të hidhen, gjatë këtij krimi politik ndaj Shqiptarve, në këto fillime të shekullit të ri. Karla Del Ponte, ish kryeprokurorja e Hagës, shkoi dhe më tej me marrëzinë e sajë. Akuzat e paqëna që ajo sajoi, lanë gojëhapur gjith njerzimin, anë kënd botës, për intrigat dhe mashtrimet që trukoi kjo gjuetare e shtrigave si profete e sevirur, ashtu në hije nga vetë Beogradi. Shqiptarët e shohin të arsyeshme të theksojnë, që pa nxjerr para përgjegjësisë shtetin dhe popullin Serb, atë Grek dhe Bullgarofolsit Sllav, për krimet që kanë kryer e vazhdojnë ndaj Shqiptarve, nuk mund të ketë bashkëjetesë Evropiane, e aq më tepër, nuk duhet folur për atë ballkanike. Nisur nga ky qëndrim, Shqiptarët nuk do të mjaftohen, vetem me një kërkesë kortezie për ndjesë, por do të binden, vetëm atëhere kur Beogradi dhe Athina zyrtare, të deklarohen publikisht, për njohjen e shtetit etnik Shqiptar dhe të dëmshpërblimeve, që i duhen kthyer këtij populli, për të gjitha krimet e kryera ndaj tij.
OKB-ra e organizmat Europianë edhe pse flasin e propagandojnë kërkesat e dokumenteve bazë për të drejtat njerzore, që janë hartuar nëpërmjet mënçurisë së popujve, ata qëndrojnë akoma në pozitat e vjetra dhe nuk heqin dorë nga e kaluara e errët e veprimeve të padukëshme. Kjo u tregua nga vendimet përkatëse, që ata muarën së bashku për statusin e Kosovës, duke i mohuar asaj të drejtën e bashkimit me gjakun e vet. Sipas tyre historia ka ngelur në kufijt e 1913-ës. Si e tillë ajo nuk mund të preket, se është një tabu e veçantë, që të shpie drejtë prishjes së kufijve. Brenda këtyre organizmave ekziston një paradoks i vërtetë. Edhe pretendojnë për një Europë pa kufij dhe nga ana tjetër, kur vjen puna për zgjidhjen e çështjes Shqiptare, nxjerrin si pretekst mos cënimin e tyre. Për cilët kufij e kanë fjalën këta Evropian të demokracisë mesjetare, ata Shqiptaro-Shqiptar, apo të atyre që kombin Shqiptar e kanë coptuar në pesë shtete? Përgjigjen më konkrete e jep vet historia, e cila nuk njeh asnjë rast unikal, ku një popull të kufizohet me vetveten, ashtu si na kan detyruar ne Shqiptarve. Populli Shqiptar ka derdhur lumej gjaku në rrjedhat e historisë së vet, për të vënë në vënd padrejtësitë e së kaluarës, por politika dhe politikanët Evropian mbajnë gati shpatën e Demokleut, sa herë që çështja Shqiptare, del në sfond të horizonteve diplomatike. OKB-ra dhe oganizmat Evropian, duhet të shkunden nga pluhuri i vjetruar dhe të organizojnë një Londër të re, një Londër demokratike, ku të zhvarrosin traktatin famëkeq të sajë dhe në vend të tij, të ngrejnë një momument të ri, të tipit demokratik, të atillë që të jetë simbol i së ardhmes Evropiane. Londra nëpërmjet ministrit të jashtëm të sajë, e hodhi një hap drejt zbatimit të testamentit politik të Eduard Grejt, por e thëna ngeli aty ku tha. Ajo duhet nxitur dhe arrihet vetëm atëhere kur në gadishullin e zjartë të Ballkanit, të vendoset drejtësia dhe popujt të jetojnë brenda kufijve të tyre etnik. Historia na parashtron faktet dhe argumentet. Rrugët duhen gjetur brenda Evropës dhe nga vetë ajo nën drejtimin e OKB-ra. Nevojitet vetëm dëshira për veprim, por kjo po vonohet nga vet Evropa.
Në trojet etnike Shqiptare ka patur e do të ketë trazira, sepse OKB-ra, jo se është e pa aftë, por ajo duke u gjendur nën trysninë e vetos të Këshillit të Sigurimit, bënë sikur nuk i dëgjon Shqiptarët. Ajo, jo vetëm që nuk është e impenjuar në këtë drejtim, por për me keq akoma, duke u influencuar nga qëndrimet Evropiane, derdh lot per 20 mij Serb dhe shtyp në forma të ndryshme dy milion Shqiptar. Vetë fakti që rezoluta 1244 u vjetërsua dhe kufiri i Rambujesë për një referendum mbarë popullor pas tre vitesh, u shkel me këmbë nga UNMIK-u i O.K.B.-ra, do të thotë, se është një nga arsyet kryesore të ngjarjeve të përgjakshme, që ndodhin herë pas here e që provokohen nga Serbët, Sllavët Maqedonas dhe Grekët. Shqiptarët si edhe me parë vazhdojnë të theksojnë, se inisiator për të tilla nisma, nuk kanë qënë e as do të jenë. Por nëqoftëse, u imponohen veprime të tilla, ata do tu përgjigjemi ashtu si dinë vet Shqiptarët. OKB-ra dhe Evropa, nëse me të vërtetë shqetësohen, le të ulen e të bisedojnë, për të gjetur zgjidhjen përfundimtare. Por jo ashtu si e mendojnë ata, për të ndërtuar minishtete Shqiptar ose republika fantazmë me toka Shqiptare, të cilat i mbajnë me paterica e nën sqetullat e pseudemokracisë së re gjoja moderne Europiane. Nëse do të pranohen këto, kjo do të ishte vetvrasje përfundimtare për të gjithë kombin. Shqiptarët nuk pranojnë zgjidhje të tilla dhe si rrjedhojë do të kundërshtojnë totalisht me çdo formë e lloj mënyre, ata që do të zbatojnë këto teorizime. Përpjekjet ndoshta do të jenë të mëdha, për jetë a vdekje, por të përballushme, ashtu si në luftën e Kosovës, sepse liria është fituar e fitohet nëpërmjet asaj rruge. Pasojat nuk dihet si do të rrjedhin. Shqiptarët i dinë dhe i njohin, por përgjegjsia kuptohet, do të bjerë mbi Europën. E mira për popujt kërkon reflektime ndaj padrejtësive historike. Ajo le të bëjë si të dëshëroj zëmra e vet, në se trupi i sajë e ka një të tillë.
Shqiptarët të mbështetur në strategjinë dhe programin e tyre politikë, e kanë përcaktuar dhe qartësuar misionin e vet historik, duke vlersuar realisht, se e vetmja zgjidhje për ata, është e do të jetë, bashkimi kombëtar i të gjitha trojeve etnike në një shtet të vetëm. Në mbështetje të tyre, janë hedhur analistë të fushave të ndryshme, ndërkombëtare e kombëtar, duke filluar nga britaniku Neol Malkolm, amerikani Bugajski, akademiku ynë i njohur Rexhep Qosja, politikani Arbër Xhaferri, publiçisti Koço Dano dhe shumë të tjerë, deri tek drejtuesi më i ri i lëvizjes për vetvendosje, djaloshi demokrat kosovar Albin Kurti, që po i jep mësime O.K.B.-ra dhe Europës, por ato jo vetëm që nuk duan ta dëgjojnë, përkundrazi e dhunojnë dhe burgosin sipas orekseve filoserbe, për të mos u prishur me Serbo-Sllavët, në zbatim të planeve të përbashkëta ogurzeza, që ata duan të zbatojnë.
Pas këtyre luftrave, Serbët, Grekët dhe Sllavët bullgrofolës, duhet theksuar me të madhe, se për llogari të veprimtarisë ekspasioniste të ethëshme, seicili prej tyre i veçuar ose në lidhje të ngushta me njëri tjetrin, krahas focave vepruese që ata disponojnë , kanë aktivizuar e hedhur në veprim, agjentë të rekrutuar si rrufjan politikë e tradhëtar të kallëpeve të ndryshme. Duke u ingranuar brënda rrymave të ndryshme politike dhe si hajna e mashtrues të fshehur pas fronteve fantazmë, ata synojnë të përçajnë kombin e të sabotojnë Lëvizjen për Vetvendosje, që është në zhvillim e sipër në Kosovë e trojet etnike Shqiptare. Populli i këtij kombi i njeh tradhëtarët e këtyre kategorive dhe me qetësinë që karakterizon, i porosit këta rrufjan të politikës së mbrapësht, që të mos luajnë me zjarrin, se ai është afshi i nxehtë i një populli liridashës, e si i tillë nuk pranon brënda vetes sharlatan të tillë. I njëjti mendim është dhe për ata tradhëtar që shkatërruan U.Ç.K.-ës, U.Ç.P.M.B.-it dhe U.Ç.K.-re, e që sot ulen në një tavolinë me kriminelët e Beogradit e Cervenkovskin, njeriu i cili para disa vitesh, në bashkëpunim të ngushtë me nacionalistët Serb, organizoi vrasjet makabre të Shqiptarve. Këta pinjollë të maskuar të Beogradit e të Shkupit, populli i njeh ashtu si të gjithë tradhëtarët e tjerë dhe nuk do t‘i tolerojë ata as edhe për një presje, por do të luftojë me vendosmëri e këmbëngulje të vazhdueshme, për t‘i demaskuar e diskretituar deri në fund këta pseudopolitikanë ordiner, të shitur e të blerë brënda tregut të padukshëm politik. Lufta e Shqiptarve ka konsistuar dhe qëndron në bindjen e çdo atdhetari e patrioti, për të ecur drejt rrugës në realizim të qëllimit final. Por siç dihet edhe në këtë front të brendshëm, lufta ka patur zig-zaket e veta, ku tek e fundit, ka triumfuar e drejta e Shqiptarve dhe qëllimet e larta të tyre. Ndërgjegjia kombëtare i bënë thirrje gjithë Shqiptarve të krejt kombit brenda dhe jashtë Shqipërisë Londineze, që të distancohen nga këta pseudopolitikanë fantazmë dhe paudhësitë e tyre, sepse veprimet e tyre, jo vetëm që nuk përputhen me idealet e aspiratat kombëtare, por në të kundërtë, ato janë e mbeten tragjedira të ustallarëve të vjetër me aktor të dështuar.
Duke parë se gjatë luftës në Kosovës, Kosovës Lindore dhe asaj në trojet etnike të Shqipërisë lindore në Maqedoni, populli dha çdo gjë për luftën, kategoria e këtyre pseudopatriotve, në këto pas luftra dolën si kërpudhat e helmëta pas shiut dhe u hodhën në aktivitet, për tu pasuruar me forma e mënyra mashtrimi. Veprimtaria e tyre për të gjithë Shqiptarët është e njohur. Ata janë një kategori e veçantë dhe si të tillë nuk bëjnë gjë tjetër, veçse mendojnë e veprojnë për të ndërtuar lumturinë personale, mbi fatkeqësitë e një kombi të tërë. Për të krijuar besim në popull, për veprën e tyre mashtruese, ata gënjejnë si në perëndim ashtu edhe në trojet etnike Shqiptaret nëpërmjet internetit, se kanë lidhje zyrtare me qeverinë Shqiptare, SH.B.A.-ës, OKB-ra, NATO-n dhe Këshillin e Europës, duke përmëndur emra të ndryshëm, të asaj kategorie që janë dhe vetë. Pelivanët e këtyre marifeteve, duke parë se Lëvizja për vet Vendosje, po përparon e zgjerohet në të gjitha trojet etnike Shqiptare, në vazhdim të rrugës së mëparshme, të mashtrimit e tradhëtisë, po grumbullojnë rreth vetes elementë, që u përshtaten shijeve të tyre pirateske, në mënyrë që të paraprijnë situatave për të marrë drejtimin dhe për të përvetësuar meritat e kësaj lëvizjeje. Për të mbuluar veprat e tyre të ndyra të vjedhjes e mashtrimit, këta prototipa monstruoz organizojnë takime meskine, duke mos dalë hapur, sepse populli po i kërkon për ti shkuar në vrimë të gjëlpërës.
Paturpësia e tyre antikombëtare arrin deri atje, sa këta hajna ordinerë të bëjnë thirrje nëpërmjet internetit, për të zënë me gurë e mjete të tjera ambasadat tona nëpër Evropë, sepse nuk u pëlqen presidenti e kryeministri i shtetit Shqiptar, përfaqësues të kësaj apo asaj partie politike. Këta sojsëz të paskrupullt, duke u parë në pasqyrë për çdo mbrëmje, ngrysen si president e gdhihen si kryeministër dhe ndonjëherë si komandant të mëdhej e gjenerala pa ushtri. Duke e ëndëruar veten si drejtuesit e Shqipërisë së bashkuar, ata shprehen në internet kundër pushtetarve të djeshëm e të sotëm, duke i akuzuar njërin krah si bashkëpuntor të Serbve dhe tjetrin si bashkëpuntor të Grekëve e Bullgarofolsëve Sllav. Shohin ëndra me sy hapur, se u turbullon trutë vera e shtrenjtë, që pijnë me paret e përvetësuara me format e mënyrat e mashtrimit. Këto vepra e qëndrime, Shqiptarët i quajnë të papërgjegjëshme dhe antikombëtare. Ato çojnë ujë në mullirin e armiqve tonë të përbashkët, që kanë uzurpuar padrejtësisht trojet tona etnike kombëtare. Shqiptarët e trojeve etnike, mendojnë se kombi ynë deri tani, është ruajtur dhe mbrohet nga ky shtet, që ka kryeqytet Tiranën. Sado i vogël që duket, por është dhe do jetë i gjithë Shqiptarve kudo që janë, por jo i tradhëtarve, që e heqin veten si psudopresident mbi presidentin aktual të Shqipërisë.
Zhvillimet e deri tanishme në të gjitha trojet etnike Shqiptare, nuk po premtojnë rrugëzgjidhjen e duhur për çështjen mbarëkombëtare. Nga përpjekjet që janë bërë, herë pas here shihet, se O.K.B.-ra dhe Europa, më tepër po punojnë për Serbët, Sllavët Maqedonas dhe Grekët. Kjo vërtetohet jo vetëm në qëndrimet e mbajtura ndaj luftrave të fundit të zhvilluara nga Shqiptarët , por dhe në lëvizjet diplomatike e veprimet politike të mëvonëshme, ku Shqiptarët vihen në qëndër të vëmendjes, duke i ngarkuar me akuza të paqëna e të pa dëgjuara ndonjëherë, hërë si zjarrvënës të Ballkanit e herë si luftë nxitës midis popujve e kombeve. Vetë Shqiptarët janë deklaruar dhe vazhdojnë të theksojne, se nuk i përkasin kësaj kategorie dhe në çdo kohë distancohen nga këto veprime të dhunëshme. Ato nuk kanë qënë dhe nuk do të jenë në natyrën e tyre të veprimit, për zgjidhjen e qëllimit përfundimtar. Si gjithmonë Shqiptarët, nëpërmjet pastërtisë shpirtërore, kanë sqaruar opinionin publik brenda dhe jashtë trojeve etnike Shqiptare, se ato janë e do të jenë vepër e agjenturave Serbo-Sllave dhe bashkëpuntorve të tyre Serbofil të huaj e vendor. Ato janë vepër e atyre, që kërkojnë „Serbi të madhe“, „Greqi Bizantine“ dhe „Maqedoni fantazëm“. Janë organizime të atyre që shkatërruan ushtritë çlirimtare e që bashkëpunojnë me rreaksionin Evropian, për cilësimin e këtyre luftëtarve çlirimtar njëlloj si kriminelët Serb. Lirimi i Ramush Haradinaj dhe i Fatmir Limës nga gjykata ndërkombëtare e Hagës, ishte dhe mbeti një fitore madhështore e U.Ç.K.-ës dhe e gjithë kombit Shqiptar. Ajo është një godije e rëndë dhe e turpëshme, për shtrigën Karla Del Ponte, që ngriti padira e vazhdonë të akuzojë luftëtarët e ndershëm Shqiptar, duke barazuar luftën e tyre për liri e pavarësi, me krimin e organizuar barbar shtetëror Serb.
Në vazhdim të rrugës së mëtejshme për realizimin e misionit historik kombëtar, Shqiptarët përshëndesin qëndrimet e deritanishme të SH.B.A.-ës, Britanisë Madhe e shteteve të tjerë përparimtar, të cilët kanë dhënë e po japin një kontibut të madh për realizimin e aspiratave të kombëtare të këtij vendi. Shqiptarët u bëjnë thirrje të gjithë politikanëve atdhetar brenda dhe jashtë trojeve etnike Shqiptare, të bashkohen si një trup i vetëm, për të përmisuar më tej punën e frutëshme në dobi të Atdheut dhe Kombit, për një bashkim sa më të afërt të gjitha trojeve etnike shqiptare, në një shtet të vetëm. Rruga drejt realizimit të këtij qëllimi të shenjtë, ka qënë dhe është e vështirë, por jo e pa realizushme. Edhe pse ndodhemi para një udhëkryqi të madh historik , zgjidhja e çështjes mbarëkombëtare nuk është vetëm në duart e botës përparimtare. Ajo varet më tepër nga qëndrimet tona në veprimet e ardhëshme diplomatike, politike dhe përballuese. Nëse nuk angazhohemi, nuk mund të na ndihmojnë as miqtë, dashamirësit dhe i gjithë komuniteti ndërkombëtar. Ne duhet të bëhemi faktor njohës e veprues vendimtar dhe atëhere rrugët tona do të jenë të hapura.
Tiranë 20.11.2009
SPIRO BUTKA
Ish Zv/Komandant i Operacionit “Shigjeta” të UÇK-ës
Aktualisht Kryetar i SHVL të UÇK-ës Tiranë