Operacioni SHIGJETA

Foto - Galeria • KLIKO



MANIPULIMI I LASHTËSISË HISTORIKE NGA GREKËT, ËSHTË i PANDARË NGA KRIMI POLITIK I TYRE BRËNDA KËSAJ HISTORIE

Shoqëria njerzore, ka ecur në rrjedhat e veta historike, gradualisht dhe hap pas hapi, nëpërmjet zhvillimeve të njëpasnjëshme, që ka bërë vetë ajo, që nga dita kur lindi ndërgjegja e vetëdija njerzore, të cilin e ndau njëherë e përgjithmonë njeriun, nga gjallesat e tjera të kësaj bote. Proçesi i këtyre ndryshimeve në tërësinë e vet, i është nënshtruar mendimit më të përparuar kohor, ku për pasojë njerzimi, duke synuar në zbatimin e risive të lindura, ndryshoi veten dhe ambjetin e veprimit, në raport të drejtë me atë që kërkonte koha dhe vendi.

Bota eci përpara dhe njerzimi duke u ndërgjegjësuar për ditë e më shumë, evoloi më tej, brënda asaj hapësire ku vepronte, për të siguruar mjete materiale, për mbijetesën në vazhdimësi. Gjatë këtij zhvillimi progresiv, popujt nëpërmjet përpjekjeve të vazhdueshme, kaluan nga një rend shoqëror në tjetrin, duke lënë gjurmë të dukëshme, në çdo fushë shoqërore të jetës së vet. Zhvillimi njohu vetëm një rrugë, atë të ndryshimeve cilësore e sasiore të veprimtarisë konkrete, për të transformuar botën e kudo ndodhur, në ineresin jetik të njerzimit. Lufta e përditëshme për të mbijetuar, siguroi përvojën teorike e praktike, veprimtari e cila gradualisht u kthye në shkencë, pjesë e së cilës është dhe historia, pasqyruesja reale e shoqërisë njerzore, në të gjitha rrjedhat e kohës.

Historia e njerzimit, është dukuria e vetë jetës shoqërore, në të gjitha sferat e sajë, për rrjedhat e kohës së shkuar, që nga lindja e kësaj bote në tërësi dhe në veçanti pas ndërgjegjësimit të vetëdijes të njeriut për veprimtari të përgjegjëshme. Ajo është zhvilluar, kohë pas kohe, në përputhje të plotë me ecurinë e botkuptimit njerzor, për punën dhe jetën, duke pasqyruar fenomenet e ndryshimeve, ashtu si kanë ndodhur në të vërtet, pa i hequr realitetit qoftë dhe një presje të vetme. Bota brënda historisë së vet, përsa i përket ndodhive të zhvillimeve njerzore, përbëhet nga pjesë të ndryshme kohore, epoka, shekuj e vite, ku sejcila ndarje mbart në vetvete, ecurinë e sajë me fakte e argumente bindës, të rradhitur sipas realitetit të ndodhur në kohën e vet. E kaluara historike e njerzimit, për vetë dukurinë e sajë përbërëse, ndahet në dy epoka të rëndësishme, në atë p.e.s. dhe atë të të re, të Krishtit, kohë kjo, ku ndodhitë radhiten historikisht sipas kalendarit të ri, atij Grigorian. Për sejcilën epokë, historia paraqet ngjarjet, ashtu si dhe kanë ndodhur në realitet, gjatë zhvillimit të shoqërisë njerzore të vetë kohës. Më tepër kjo për epokën e re, atë pas lindjes të Krishtit, ku pasqyrimi i realitetit të ndodhur, i qëndron më besnik saktësisë, të ngarjeve gjatë ecurisë të zhvillimit njerzor.

Lashtësia historike e njerzimit, kohë e cila përmblidhet kryesisht në epokën p.e.s., paraqet në vetvete zhvillimet kryesore në Azi, Amerikë, Afrikë dhe Europë, ku sipas përkatësisë Kina, Amerika Latine dhe lashtësia Egjyptiane në Afrikë, dalin para opinionit njerzor, të sinkronizuara e në raport të drejtë me realitetin e ndodhur. Përjashtim bën lashtësia Europiane e kryesisht ajo Pellazgjiko-Ilirjane në gadishullin Ilirik, që më vonë, pas pushtimit otoman, u pagëzua me emrin Ballkan. Historia e këtij gadishulli është shumë e ndërthurur, ku si rezultat i dyndjeve të popujve drejt këtij gadishulli, trashëgimia historike e vendasve është përvetësuar nga ardhësit. Kjo periudhë kohore, ka ngjallur interes të veçantë për shumë studjues dhe historian të kohrave të ndryshme, për vetë faktin e ndërhyrjes të Grekve, për transformimin e realitetit të zhvillimeve historike në interes të Greqisë. Pasqyrimi i kësaj periudhe historike, nuk është bërë në përputhje të plotë, me realitetin përkatës të ngarjeve e ndodhive, por është ngjyrosur sipas interesave të ngushta të popullit Grek, i cili në ato kohra, pothuajse nuk ka ekzistuar, e jo më të ketë bërë atë histori, që ai sot e ka manipuluar. Këtë e kanë vërteuar studjues të historisë, gjuhësisë, arkeologjisë, të cilët në këto kohra të reja, ku mjetet e kërkimit, ekzaminimit, identifikimit dhe zbërthimit në përputhje me realitetin, janë sofistikuar në përsosmëri dhe për pasojë lashtësia historike, po na paraqitet krejt ndryshe, nga ajo që është prallisur nga vetë Grekët e argatët e tyre studimor.

Marrja e statusit ”si populli më i lashtë në botë”, është bërë me inisiativën e vetë Grekëve, të cilët sapo zbritën në gadishullin Ilirik, puna e parë që bënë ishte, uzurpimi i tokave Pellazgo-Ilire dhe transformimi i historisë vendore, në interes të popullit Grek. Kjo është një e vërtetë plotësisht e bazuar me fakte e argumente bindës, që rrjedh prej asaj kohe të lashtë e që dokumentohet në kohën e sotme, nga specialistët përkatës të historisë, gjuhësisë dhe arkeologjisë, gjatë kërkimit, studimit e ballafaqimit me aktualitetin njerzor të kohës që jetojmë. Për të vërtetuar argumentet e mësipërme, le ti referohemi ecurisë historike të lashtësisë dhe nëpërmjet sajë, të shohim e të ballafaqohemi me realitetin e ndodhur kohor. Shumë legjenda e mite janë thurur për Grekët e Greqinë e lashtë, por dokumentacioni historik, që zbërthen këtë periudhë kohore flet ndryshe, duke paraqitur para opnionit publik ndërkombëtar krejt të kundërtën. Për herë të parë Grekët përmënden në historikun e lashtësisë, në kohën që i përket Neolitit, periudhës kohore, që nis nga shekulli i VII-të e deri në atë të IV-të, peridhë kjo që ndahet në tre faza, E herëshme, E mesme dhe E vonë. Kjo e fundit i përket kohës së bakrit e lidhur ngushtë me kalimin drejt asaj të bronxit. Është pikërisht kjo kohë, kur dalin në skenën historike të lashtësisë Grekët, por jo aty ku banojnë sot, por të gjëndur në rregjionin e Daubit, në Azinë e Vogël të quajtur Anadoll. Teritori i Grekëve të lashtë, sot përdoret si sinonim i Turqisë Aziatike, që në fakt ky vend, është e njihet si atdheu i Hitëve, fiseve Greke, Frigasve, Armenve e më vonë të Turqve.

Vetë Grekët, nisur nga paudhësia për të përvetësuar lashtësinë historike dhe antikitetin e sajë, kanë bërë të pamundurën, për të sajuar e kurdisur prallisje historike, të vëna në funksion të trukimit të kohës së shkuar nga ana e tyre, duke përdorur figurat e njohura të lashtësisë si argument bindës, të atyre transformimeve historike, që ata kanë improvizuar. Por realiteti historik edhe pse i mungon shqisa e të folurit, kjo e fundit për kohën që jetojmë, i ka lënë gjurmët e veta, duke u dokumentuar nëpërmjet shkrimeve të vjetra. Për më tepër, gjetjet arkeologjike të shkrimeve, sendeve, veglave të punës, mjeteve të luftës dhe rrënojat ndërtimore, shprehin po aq sa dhe goja, atë të vërtetë historike, të qënë në kohën e vet. Kështu Homeri dhe Hesiodi, shkruesit kryesor të letërsisë antike, me autorësinë e veprave që zoërojnë, nuk janë të një mëndje me Grekët. Të dy këta bashkëkohës të shekujve të VIII-të dhe të VII-të p.e.s., nuk i përmëndin aspak, ata si pjesë të asaj historie. Ata kanë ekzistuar, por si helenë, sepse Grekë janë quajtur nga Rromakët në shekullin IV-të p.e.s. Ata nuk ishin Pellazgë, megjithse përvetësuan qytetërimin e tyre, në rugën e mashtrimit. Pas pushtimit të Pellazgjisë, Grekët u bënë padronë të vendit dhe asimiluan pjesën më të madhe të popullsisë. Herodoti i nohur si babai i lashtësisë historike, thekson në shekullin e V-të, se Pellazgët që nuk u kthyen në Grekë, mbetën jashtë qytetërimit Grek.

Babai i hitorisë së lashtë, duke shkuar më tej në thënjet e tij, saktëson se Grekët janë me origjinë Egjyptiano-Fenikas, si Danaosi Egjyptian dhe Kadruos Fenikas. Më pas ata u emërtuan Akej dhe Danaen. Kjo vjen e dokumentuar veçanrisht në Iliadë dhe Odisea, ku emri Helen nuk shfaqet fare. Në vazhdimësinë e kohës, Grekët krijuan autotoktinë e tyre, nëpërmjet një gjenealogjie artificiale, ku sipas tyre Deukaloni, i paraqitur si Noe Grek dhe gruaja e tij Pirilia, i shpëtojnë një përmbytje të madhe, bashkë me dy djemt, Helenin, babai i të gjithë Grekërve dhe Anfiktion mbreti Athinës, i cili sipas Grekve u bë pasardhës i Kronit, mbretit të fundit të Pellazgëve. Por është përsëri Herodoti 484-425 p.e.s., babai i historisë së lashtë, ai që këmbngul, se Jonianët ishin Pellazgë, që u bënë Helenë pasi mësuan Greqishten, ashtu si sot, që individ të vecant të fshatrave të bregdetit flasin Greqisht. Për analogji, të këtij pretendimi Grek, le të arsyetojmë, se është e njëjta gjë, që të quajmë një Athinas Anglez, pse ai flet Anglisht. Janë Romakët, ata që ngatërruan emërtimin”Graikos”(Graeci), me emërin e një tribuje Epirote (etni pellazgjike dhe jo Greke), me atë Helen, emërtim i pushtuesve të parë të Pellazgëve, që pas pushtimit u quajt Helladë e që të huajt, sidomos Romakët e emërtuan më pas Greqi. Këtu qëndron e gjithë zanafilla e atij transformimi, që sot vetëquhet Greqi. Ishin Helenët ata që hodhën themelet e fallcifikimit të historisë. Për të arritur qëllimet e tyre, ata zëvëndësuan kultet Pellazgo-Ilire duke i quajtur ato Helle. Kjo ishte dhe mbeti taktika e rrasove të zeza të Athinës, për Grekëzimin e historisë.

Por a kanë të drejtë Greqia dhe Grekët për këto pretendime djallëzore brënda kësaj historie? E vërteta vonon por nuk harron. Kudo qoftë ajo, e aq më tepër kur kjo e vërtetë, ka të bëjë me historinë. Greqia e transformon lashtësinë historike, për interesat e veta të ngushta, por ajo nuk është Greke, por Pellazgo-Ilire. Këtë e deklarojnë vetë korifejt e asaj lashtësie historike, të cilët edhe pse Greqia i ka përvetësuar si të vetët, ata me thënjët testamentale të dokumentuara historikisht, provojnë të kundërtën e atyre që pretendojnë Grekët dhe Greqia. Kështu Herodoti historiani i lashtësë në vitet 484-425 p.e.s. ju përkushtua historisë e në mënyrë të veçantë asaj të Ilirisë, Thrakisë dhe Maqedonisë, vende këto të treja brënda kufijve gaishullor Ilirikë. Realizoi shumë udhëtime historike në Europë, Azi e Afrikë, nga ku mori dhe emrin si babai i historisë. Ai duke shkruar për Ilirët, nuk i përmënd fare Grekët brënda gadishullit Ilirik. Hesiodi, autor i veprave antike të filozofisë dhe letërsisë në shekullin e VIII-të –VII-të, ka shkruar dy poema ”Krijimi i perëndive” dhe ”Punë e ditë”. Në veprat e tij, Greqia dhe Grekët, nuk ekzistojnë në rrjedhat historike. Homeri poeti epikë e legjendar, me dy poemat e famëshme ”Iliada” dhe ”Odisea”, pasqyron ngjarje të vërteta historike, të ndodhura para 20 shekujve. Të dyja këto poema, janë burime Ilirike për krejt gadishullin dhe Grekët e Greqia, nuk zihen me gojë si pellazgë, por si Helenë të ardhur nga një vënd tjetër. Tuqiditi i viteve 466-400 p.e.s, i cilësuar si historiani shkencor, i cili e ndërtoi historinë në rrugë shkencore e jo mbi bazën e të dhënave të perëndive, ju përkushtua egzistenës burimore të popujve me ndikim në ngjarjet e ndodhura, sidomos për gadishullin Ilirik dhe Pellazgo-Ilirët. Isokrati i viteve 436-338, i njohur si mësues i retorikës, i la historisë 21 legjenda, në të cilat flitet kryesisht për Ilirinë. Skylaksi i shekullit VI –V-të p.e.s. historian e gjeograf i shquar për kohën e vet, shkroi ”Lundrimi buzë brigjeve të Europës”, ku përshkruan Ilirinë me tërësinë bregdetare të gadishullit Ilirik, pa zënë me gojë Grekët. Skymni gjeograf i shekullit të III-II p.e.s. paraqitet me veprat e tij me të dhëna gjeografike, ku zë një vënd të rëndësishëm Iliria. Apolloni i viteve 180-109 p.e.s., i la historisë njerzore, dy vepra të rëndësishme botërore, ”Kronika” e cila bën fjalë për shkatërrimin e Trojës dhe ”Bibloteka”, ku gjënden shumë të dhëna për Ilirinë dhe Ilirët, për mitet e tyre në shekullin e II-të e të I-rë p.e.s. Straboni gjeografi i viteve 63-20-të p.e.s., studjues i cili shkruajti veprën gjeografike ”Vrojtimet në Azi, Itali, Egjypt dhe Iliri”, vepër e cila na jep të dhëna të shumta për gadishullin Ilirik. Ai përpiloi hartën e parë Europiane dhe sipas asaj harte, qartësohet së tepërmi tërësia e gadishulit Ilirik pa Grek dhe Helen. Dionisi i shekullit të I-rë p.e.s. shkroi ”Historia e vjetër e Romës”, vepër në cilën paraqiten të dhëna të rëndësishme për Pellazgët, Ilirët dhe fushatat e Pirros.

Në kufijtë përcaktues të kësaj lashtësie historike përfshihet dhe historia e Maqedonisë, një mbretëri e fiseve Ilire, pothajse në epiqëndër të teritorit të gagishullit Ilirik. Gjërësisht për Maqedoninë, është shkruajtur kohë më parë, në një artikull historik me titull, ”Maqedonia krijesa fantazëm e perandorisë Ruse në gadishullin Pellazgo-Ilir dhe domosdoshmëria historike për zgjidhjen përfundimtare të tokave të Shqipërisë Lindore”, botuar nga dy agjensi prestogjoze, Agjensia e Pavarur e Lajmeve Kosovapress në Kosovë dhe Iliria Nevs Agency në Maqedoni, shkrim ky ku trajtohet gjërësisht, fallcifikimi i historisë të asaj Maqedonie Ilirike nga Sllavët në interes të vetëquajturve, bullgaro-folsëve Maqedon. Shtjellimi analitik që po trajtohet, i përket krysisht manipulimit historik të lashtësisë nga Grekët e Greqia, por në rrjedhë të këtij manipulacioni helenik, do të sqarohet paksa, identiteti Ilirik i Maqedonisë e banorve të hershëm të sajë, të identifikuar nga vetë Aleksandri i madh si Shqiptar i cili në betejat e zhvilluara prej tij njihet si folës i gjuhës Pellazgo-Ilire të kësaj kohe, të identifikuar nga Shqipja e sotme.. Në atë shkrim është sqaruar, se Maqedonia u themelua nga mbreti Amintas i III-të afërsisht në në vitet 393-370 p.e.s. Ajo sundua nga mbreti Filip në vitet 359-336 p.e.s. dhe Leka i Madh në vitet 336-323, kohë kjo që vërtetohet nga vetë lashtësia historike, e trgon se Sllavët dhe Grekët si pretendues të atij shteti antik, në ato kohëra kanë qënë, të parët banor të Uraleve Ruso- Aziatike dhe të dytët vendas të Azisë së vogël. Ky fakt i pamohushëm, vërtetohet dhe më tej, nëpërmjet lashtësisë hartografike të Ballkanit të viteve 582-612 dhe hartës më të lashtë Europiane, të hartuar nga gjeografi Straboni në lashtësinë e viteve 63-20, ku paraqitet qartazi, vendosja e fiseve Ilire në krejt gadishullin Ilirik, të rrethuar krejtësisht nga Deti i Zi, Mesdhe dhe ai Adriatik, ndërsa në veri me brigjet jugore të lumit Danub.

Historianët, gjeografët, poetët e shkrimtarët e asaj lashtësie historike, nuk janë të vetmit, por më të spikaturit e asaj epoke, që qartësojnë para njerzimit realitetin e ndodhur antik. Në vazhdimësinë e ecurisë kohore të historisë, pasqyrimi i realitetit nuk ka munguar asnjëherë, sepse dijetarë e studjues të tjerë, kanë vazhduar punën për të dokumentuar ngjarjet dhe ndodhitë që kanë pasuar, zhvillimin e kësaj shoqërie njerzore, deri në ditët e sotme të kohrave moderne. Gjatë evidentimit historik të jetës shoqërore në epoka, shekuj e vite, krahas paraqitjes të evenimenteve të periudhave të ndryshme përbrënda kapitujve historikë, nuk kanë munguar vërejtjet, kritikat dhe sugjerimet, për ato që janë shkruar e sidomos për transforimimin e lashtësisë historike në interes të veçantë të një vëndi e populli, si në rastin konkret për Grekët dhe Greqinë. Edhe pse bota u gjunjëzua përkohësisht para deformimit të lashtësisë historike nga ana Grekëve, kjo nuk do të thotë, se ajo histori e sajuar prej tyre, do të pranohej kaq lehtë nga popujt, e në mënyrë veçantë nga studjuesit e specializuar të kohrave në vazhdimësi. Propagandimi i asaj historie të trilluar nga rrasot e zeza të ortodoksisë Greke, deri diku u përqafua, nga disa historian të botës perëndimore. Kjo e nisur nga dy faktor kryesor. I pari ka të bëjë me investimin e madh që bëri Greqia dhe ortodoksia obskurantiste e sajë, duke u mbushur xhepat disa pseoudo studjuesve nëpër botë, për të pranuar si të vërtetë çudinë marramëndëse të Grekëve për trukimin e lashtësisë historike, si të vërtet të ndodhur në realitet. Dhe i dyti, lindi si rezultat i naivitetit të studjuesve të rinj perëndimorë, të pas luftës së dytë Botërore, të cilët të nisur nga etja, për tu bërë më të njohurit e asaj fushe, pranuan pothuajse qorrazi mashtrimin Grek të historisë, si real e të vërtet.

Kështu ndërgjegjësimi i vazhdueshëm ”step by step”, i njerzimit në përgjithësi dhe ai i studjuesve në veçanti, bëri të tijën, ku si rezultat i angazhimit shkencor, studjuesit e vrarë shpirtërisht, për atë që kishin pranuar si të vërtet, dolën hapur kundër vetes, duke thënë të vërtetën ashtu si është. Më të spikatur për këto reflektime, janë një grup historianësh të njohur, të mbledhur më 14 Tetor 2010, të cilët deklaruan tek ”National geographic society”, se kanë ”fabrikuar krejtësisht Greqinë ë lashtë”. Grupi pranoi se kjo sajesë është krijuar, nga një ekip historianësh, antropologësh e klasicishtës që punuan pa ndërprerje në periudhën 1971-1974, për të ”krijuar dokumente e sende Greke”. ”Sinqerisht, asnjëherë nuk e mendonim, që gjërat do të shkonin kaq larg”, deklaron profesori Gene Haddlebury, i cili u afrua, të japë dorëheqjen nga pozicioni i tij, si kryetar i studimeve helenistike, në universitetin e Georgetoran. ”Ishim të rinj dhe përpiqeshim të çonim përpara karrjerat tona, kështu që nisëm të sajojmë: Homeri, Aristoteli, Sokrati, Hipokrati, leva, boshti, retorike, etika, të gjitha llojet e kolonave e gjithçka. Sigurisht shumë më tepër gjëra, nga sa do të kishte qënë në gjëndje, të krijonte një qytetërim i vetëm”.

Nuk është i vetëm historiani i mësipërm, ai që është penduar e po i kërkon ndjesë, për momentin njerzimit për atë lapsus historik, që i është bërë periudhës së antikitetit në lashtësinë e herëshme, por ka dhe të tjerë, që po pranojnë trukimet, që i janë bërë lashtësisë historike nga Greqia dhe Grekët. Janë të shumtë ata që po kërkojnë rregullimin e asaj historie dhe ndërmjet atyre janë dhe dy francez të tjerë njëri me origjinë Shqiptare, Matias Aref i lindur në Egjypt, rritur e arsimuar në Francë dhe Robert d’Angely i martuar me Shqiptare. Të dy këta nëpërmjet veprave të tyre, kanë saktësuar shkencërisht, se historia e lashtë e njerzimit e manipuluar nga Greqia e Grekët, është pjesë e jetës të Pellazgëve dhe Ilirëve të vetë gadishullit Ilirikë, kufijtë e të cilit, janë përkufizuar në hartën e parë gjegrafike të Strabonit në vitet 63-20-të p.e.s. që nisin nga Deti i Zi në lindje, në jug Deti Egje dhe Mesdheu, në perëdim Adriatiku dhe Veriu brigjet Jugore të lumit Danub. Për të mos u hapur rrugë Grekëve, të përflasin studiuesit Matias Aref dhe Robert d’Angely për Shqiptarizëm, në veprat që ata kanë shkruajtur për Pellazgët dhe Ilirët, po i ballafaqojmë pretendimet Greke, me një tjetër studiues të antikitetit të lashtë hitorik Francez Louis Benloev dhe veprën të shkruar prej tij ”GREQIA PARA GREKVE”. Studiusi linguist dhe etnograf në studimin e vet ”Greqia para Grekve”, thekson se ”Sot ka dalë sheshit, se në atë epokë që nuk mbahet mënd, Greqia nuk ka qënë e banuar nga Grekët kur këta të fundit, depërtuan në vëndin, të cilin ata duan ta paraqesin me emrin e tyre, ky vënd nuk ka qënë shkretëtirë.”

Duke vazhduar më tej, në studtimin e vet, kundër mashtrimit Grek të lashtësisë, linguisti etnograf Frances thekson në argumentimin e vet se, ”Në tokën e Greqisë ka gjurmë të shumta të një qytetërimi të hershëm në kohë, se sa qytetërimi i Grekëve. Stralli, veglat e sëpatatat në forma znafillore të cilat gjënden aty me shumicë e pranojnë këtë. Ndërkohë Grekët nuk kanë patur asnjë kujtim të mirëfilltë për vete dhe se në periudhë të pasaktë të historisë, ata nuk nguruan ta shpallin veten autoktonë.” Ai, me ballafaqimin e tij arkeologjik, paraqet para opinionit njerzor ralitetin historik të vetë Grekëve, brënda një të vërtete domethënëse, duke shkoqitur para Botës, se Grekët kanë përvetësuar lashtësinë historike të popujve të tjerë, për tu sanksionuar si populli më i lashtë brënda kësaj lashtësie. Gjatë konkretizimit të fakteve studimore, Louis Benloev thekson se ”Prej shumë vitesh, kam besuar se në një numër emrash gjeografikë, historik apo parahistorik të Greqisë së lashtë, kamë hasur tregues të një popullsie zanafillore më herët se Helenët. Grekët nuk ishin të parët, ata që mbritën në këtë tokë dhe se emrat e vëndeve, maleve, lumejve, personazheve legjendar, nuk shpjegohen nëpërmjet mitologjisë Greke dhe duket se bëjnë pjesë në fjalorin e një idiome të huaj. Shumë nga këto qytete u përkisnin Pellazgëve, Lelegëve, Kaukonve dhe Dardanve. Deri më sot, një gjuhë e vetme duket se arrin, të na i bëjë të kuptueshëm emrat e këtyr viseve. Kjo është gjuha Shqipe.”

Vërtetësinë e këtyre realiteteve, e vazhdojnë më tej, të tjerë hulumtues të historisë së lashtë. Kështu studjuesi gjuhëtar George Fred Uilliams, shpjegon se emrat e herojve të Homerit, duke filluar nga Zeusi(Za), Athina(e thëna), Akili(i zbritur nga qielli), Odisea(udhëtari), Droilos(ai që druhet), Uranos(vranos), Ajaks(ai gjaksi) e të tjerë të kësaj natyre, janë të lidhur ngushtë me origjinën e rrjedhur të emrit nga gjuha Pellazgo-Ilire, zgjidhje që në ditët e sotme, po jepet vetëm nëpërmjet gjuhës Shqipe.

Duke analizuar prejardhjen rrënjësore të emrave të njerzëve e vëndeve, gjuhëtari Uilliams thekson, ”Se nuk është çudi, nëse njerzit që kanë studjuar gjuhën Shqipe, të thonë, se kjo është gjuha origjinale e Homerit dhe se Grekët i kanë huazuar nga rapsodët Pellazg, eposin e tyre të shquar”. Dhe nuk janë vetëm këto argumente, të cilat pasqyrojnë realitetin e asaj lashtësie Pellazgo-Ilire, por dhe vetë emri i Homerit, ka rrjedhën e vetë nga Pellazgo-Ilirishtja e sotëshme në Shqip si ”i miri”. Përkatësinë e këtyre realiteteve gjuhësore të lashtësisë historike, e përforcon akoma më tepër, gjuhëtari Edvin Jacquet, i cili në studimin e tij ”Historia e popullit Shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme”, thekson me të madhe, ”se kur flitet për gjuhën Pellazgo-Ilire, duhet nënkuptuar rjedhimisht gjuha e sotme Shqipe, gjuhë e cila zgjdh të gjitha enigmat e lashtësisë”. Por, më tepër se kushdo tjetër, studjues i asaj epoke antikiteti, që e realizon këtë si qënie reale, është Profesor Frederiko Albherr (1857-1930), i cili me mbishkrimet e shekullit të VI-të p.e.s., të gjetura prej tij në Kretë në vitin 1893, e zbërthenë historinë e asajë epoke, vetëm nëpërmjet gjuhës Shqipe të Pellazgo-Ilirve të hershëm. Dukëshmëria Pellazgo-Ilire në kontinentin Ilirik, është reflektuar gjatë gjithë kohrave të ecurisë njerzore, brënda kufijve historik të dokumentuar nga vetë jetesa e njerzëve në trojet përkatëse, argument ky i cili është shoqëruar faktikisht, deri ditët e sotme. Kjo dhe për Shqiptarët, si pasardhës të denjë të Pellazgëve e Ilirëve, të cilët sipas Similian More ”Shqipëtarët janë të vetmit ndër popujt Europian, që jetojnë në tokat e veta”, gjë që vërteton pothuajse saktësisht se”duket qartë plotësisht, mos egzistenca e Greqisë si autoktone e atij qytetërimi”.

Brenda lashtësisë Pellazgo – Ilire, në gadishullin e tyre përfshihet dhe pushtimi Romak, okupim i cili erdhi si rezultat i zgjerimit të kufijve të kësaj perandorie, gjatë luftrave të ndryshme të zhvilluara kundër popujve në Europën Perëndimore, gadishullin Ilirik , Azinë e vogël dhe Afrikën Veriore. Sipas legjendave të lashtësisë Romake, Roma u themelu nga Romuli e Remi, nipa të mbretit Latin Numidon të Alba Longës. Roma e lashtë ishte një perandori, e cila u fuqizua në luftë e sipër, gjatë pushtimit të tokave të reja në kontinente të ndryshme. Fuqia e kësaj perandorie, qëndronte në organizimin e mirëfilltë ushtarak të sajë si një republikë e qëndrueshme e drejtuar nga një senat me perandor diktatorial. Sipas historianit Romak Tit Livi, ajo u krijua në vitin 509. Duke qënë shumë e përhapur dhe shtrirë në disa kontinente, kuptohet që kjo perandori edhe pse tepër e fuqishme për kohën e vet, kishte kundërshtarë të fortë e të rrezikshëm. Si fillim dolën Etruskët të cilët Roma në luftë e sipër, i nënshtroi sipas intereseva të veta. Probleme shqetësuese pati me Kartagjenën në luftën e parë Punike, ku si rezultat i ecurisë luftarake, Romakët pushtuan Siçilinë, Spanjën, Anglinë, Ilirinë, territoret Greke në Azinë e Vogël, Veriun e Afrikës , duke u bërë në Shekullin e II-të p.e.s., zotër të vërtetë të pellgut të Mesdheut. Në mesin e shekullit të I-rë, Perandoria Romake nën drejtimin e Çezarit të plofuqishëm, u forcua së tepërmi, por ecuria e sajë tregoi anën tjetër të lakmisë për pushtet brënda kësaj perandorie, ku si rezultat u vra Çezari i famshëm. U theksua fama e tij, jo vetëm si më i fuqishëm i asajë Perandorie, por edhe pse kjo famë e tij, u arrit nga që ai arsimua në akademinë e Apollonisë Ilire, shkollim ky që ndikoi denjësisht, në formimin e personalitetit të tij si burrë shteti. Historia e lashtë i ka të dokumentuara faktet dhe argumentet për atë kohë, por ligësia politike e djeshme dhe sotme e qarqeve reaksionare në Romën moderne, i mban të fshehura e nuk i nxjer në dukje, për të mos treguar realitetin për Ilirët, e rolin që ata kanë luajtur në lashtësinë historike.

Luftrat e njëpasnjëshme të etjes për pushtime të reja, e zgjeruan së tepërmi perandorinë Romake, sidomos nën sundimin e Perandorit August gjatë viteve 96-180, ku sipas të dhënave të asaj kohe, sipërfaqja e sajë arriti në kufijtë e 6,5 milion kilometra katror. Por kriza e viteve 193-235, solli përçarjen asaj perandorie, e cila u nda përfundimisht në dy pjesë, ajo lindjes e quajtur Bizanti dhe ajo perëndimit, emërtimi i së cilës ngeli me emrin e Romës. Bizanti nisi rugëtimin e tij historik në drejtimin e Perandorit të parë Iliro-Shqiptarit Kostandini i I-rë, ndërsa Roma gradualisht kaloi nën ndikimin e katoliçizmit Roman. Në këto situata Roma u përballën me Hunët e Vizigotët, të cilët në vtin 410 gjatë sulmeve të ryre e plaçkitën Romën. Kështu hap pas hapi Perandorisë Romake, i erdhi fundi, pas më se dhjetë shekuj sundimi.

Të njëjtin fat pati dhe ajo Bizantine. Megjithse në vitin 1000 të Epokës së re, kjo Perandori arriti kulmin e vet, në vitin 1071, në betejën e Manzikerlit, pësoi humbje të mëdha, të cilat e detyruan Shqitarin tjetër Perandor të kohës, Aleks Komnenin, të kërkonte ndihmë asaj perëndimore Romane, ndihmë kjo që ju dha nëpërmjet Kryqëzatave, ndër të cilat e dyta plaçkiti Kostandinopojën. Historia e Romës për vetë kohën e qënjes së vet, zë një hapësirë të gjërë në lashtësinë historike, por në këtë rast po mjaftohemi, vetëm me atë pjesë të lashtësisë, ku tregohet se Roma gjatë sundimit të sajë, Grekët i njeh dhe i përmënd në historinë e vet, si banorë të brigjeve të Azisë së Vogël. Përballja Greko-Romake pasqyrohet në lashtësinë historike, jo atje ku banojnë Grekët sot, por në atdheu e vertetë të tyre, gjatë pushtimeve Romake të Azisë së vogël dhe Egjyptit, në vitin 281 p.e.s., kohë kur Grekët kanë kërkuar ndihmën e Pirros, mbretit të Epirit, për të luftuar bashkërisht kundër pushtuesve. Romakët është e vërtetë, që në historinë tyre të luftës, përdorin termin ”Graikos”, por ajo fjalë nuk ka të bëjë fare me Grekët, sepse rrënja e sajë, shhpjegohet me prejardhjen nga emëri i një tribuje epirote ”Graeci”, një etni shumë e njohur Pellazgo-Ilire, në jug të gadishullit Ilirik.

Shoqëria njerzore si dhe vetë realiteti historik, nuk qëndroi në vënd, por vazhdoi ecurinë e vet, drejt infinitetit jetësor. Epoka p.e.s. përfundoi misionin e nisur kohor, duke i dhënë fund qënjes së vet në shekullin zero, por rrugëtimi historik nuk u ndal, ai vazhdoi ecurinë me nisjen e një epoke tjetër, të quajtur Epoka e re, ose ndonjeherë Epoka e Krishtit. Fillimi i sajë erdhi me një risi, sepse nuk i nisi numërimet e shekujve e viteve nga fundi, por duke vënë në zbatim kalendarin Grigorian, rradhitja e tyre nisi me numrin e parë rendor, për të ecur kështu në vazhdimësi drejt kufijve të pafundësisë të egzistencës të jetesës njerzore të planetit tonë. Epokat zëvëndësuan njëra tjetrën, por gjakderdhja nuk u ndal, sepse përleshjet luftarake nuk rreshtën, pothuajse në tërësinë e mijëvjeçarit të parë të Epokës së Re. Më shumë se kushdo, ishte Perandoria Romake, ajo që luftoi në shumë fronte, në të katër anët e territorit që ajo kish pushtuar. Dyndjet barbare, ishin veprimet më të dukëshme luftarake, ato që sollën trazira të mëdha në gadishullin Ilirik. Spikatën më tepër Gotët të ndarë në të Lindjes e Perëndimit, ose ndryshe Ostrogotët dhe Vizigotët. Sipas zhillimeve të kohës, këta të fundit pas betejës të Adrianopojës në vitin 378, arritën deri në brigjet e Adriatikut. Dyndjet Barbare vazhduan deri në ndarjen e Perandorisë Romake në dy pjesë, në të lindjes e perëndimit në vitin 395. Vizigotët u bënë rrezik për perandorinë Lindore Bizantine, sidomos kur u udhëhoqën nga Alariku, i cili me luftëtarët e tij plaçkiti Greqinë dhe trevat Ilirike. Nisur nga kjo, Bizantët bënë paqe me Alarikun, duke e emëruar komandant të ushtrisë në Iliri. Pas disa vitesh, Alariku me forcat e tij u nis drejt Italisë, ku në vitin 410 pushtoi Romën. Pushtimet Barbare të Vizigotëve, përshkruhen nga studjuesi Dalmat Hieremoni, si më të dhunëshmet për kohën që u kryen.

Pas largimit të Vizigotëve drejt Italisë, në shekullin e V-të gadishulli Ilirik u pushtua nga Hunët, të komanduar nga Atila. Krahas Hunëve banorët Ilirik të Epirit të Ri, u sulmuan nga Ostrogotët të udhëhequr nga Teodoriku, i cili me trupat e tij arriti deri në Durrës, e prej andej drejt perëndimit. Pas viti 488, sulmet barbare nisën të shuheshin ndjeshëm. Kjo qetësi relative, zgjati gati gjithë dekadën e parë të shekullit VI-të, kohë kur në kufijtë veriorë të Ilirisë u sulën, Avarët, Asitët, Gepidët e mbi të gjithë Sllavët. Bizanti aso kohe udhëhiqej nga Justiniani, Ilir nga Taurisiumi i Dardanisë, i cili e fuqizoi së tepërmi gadishullin Ilirik, duke ndërtuar 168 kështjella fortifikuese, 61 prej të cilave vetëm në Dardani vendlindjen e vet. Sllavët duke plaçkitur trevat Ilirike, arritën deri në afërsi të Durrsit. Ushtria e Justinianit nuk u angazhua në luftime kundër Sllavëve, por i ndoqi veprimet e tyre në largësi. Pasvdekjes të Justinianit në vitin 565, hordhitë Sllave u lëshuan drejt jugut të Ilirisë, duke synuar pushtimin e Selanikut, Adrionopojës e Kostandinopojën. Në vitin 586 rrethuan Selanikun dhe pas kësaj u drejtuan për në Peloponez. Ata nuk u mjaftuan me kaq, por në vitin 592 kapën Lezhën e Shkodrën, duke vazhduar drejtë Dalmacisë në Provincën e Prevalit e Ulqinit. Dyndjet Sllave patën efekte të ndjeshme, sepse gjatë invazionit të kryer, nisën Sllavëzimin e tokave Ilire si në Thrakë, Maqedoni, Thesali, Beati dhe përgjatë luginës të lumejve Devoll e Osum. Në fund të shekullit VII-të Perandori Bizntin Herakli, lejoi vendosjen e fiseve Sllave të Kroatve e Serbve, të parët në bregdetin Dalmat buzë Adriatikut dhe Serbët në luginat e lumejve Lim, Drina, në Pivë, Tarë e Rashkë. Historianët e kohës theksojnë se provincat e Prevalit, Epirit të Ri e të Vjetër, ishin provincat më pak të prekura nga Sllavizmi, në krahësim me Dalmacin, Rashën, Maqedoninë e Peloponezin. Grupëzimi Sllav në luginën e Lumejve Osum e Devoll, nuk gjeti mbështetje nga Bizanti, sepse Perandori Justinian i II-të, i shpërnguli Sllavët, për të pastruar bregun lindor të Adriatikut. Fuqizimi i Bullgarve në kohën e mbretërve Simon e Samuel, në Shekullin e IX-të e X-të, u shoqërua me depërtime të fiseve Sllave në brëndësi të Ilirisë, por më vonë u shpërngulën, duke u vendosur në Thrakë e Azinë e Vogël. Historia gjatë këtyre dyndjeve, tregon më së miri e me saktësi, jo vetëm kufijt e Ilirirve e vendosjen e tyre, por përmënd me rradhë Perandorët Bizantin Iliro-Shqiptar, që drejtuan e udhëhoqën atë Perandori. Për Grekët në këtë periudhë kohore, flitet se gjenden nëpër ishujt e detit Egje dhe në Azinë e Vogël, vërtetësi kjo që përputhet me realitetin e zbulimeve arkeologjike të asaj kohe historike.

Vitet ecën bri njëri tjetrit, duke përcjellë situatat luftarake, tashmë me përkatësi fetare, ku përballë njëri tjetrit u gjënden Krishtërimi dhe Islamizmi. Historia e kohës, i cilëson këto përplasje, si luftë të Kryqëzatave, ku të dy palët tentuan, për të realizuar qëllimet përkatëse, drejt një synimi të vetëm, pushtimin dhe zotërimin e Jeruzalemit. Ato ishin një rradhë fushatash pothuajse ushtarake, zakonisht të thirrura e inicuara nga Papa. Si të tilla, ato u emërtuan të shenjta dhe qëllimi i tyre ishte, marrja e qytetit të Jeruzalemit, vendi ku ishte kryqëzuar Krishti. Kryqëzata e Parë veproi në vitet 1096-1099 dhe themelimi i sajë u bë me bekimin e vet Papës. Ashtu si citon Giboni, ajo u përbë nga hajdutë e kriminel të mirëfilltë të kohës, pasues të Këshillit të Klemontit në vitin 1095. Përballja e tyre e parë me Kostandinopojën, i tundoi ata me pasuritë e vyera, prandaj Perandori Kostandini i Parë, duke manovruar me krerët sajë, i nxori jashtë Bosforit. Në Hungari kryqëzata u përball keqas dhe për pasojë, humbi rreth 50% të focave. Papa i Romës, organizoi e dërgoi ndihma për forcimin e asaj kryqëzate, e cila në vitin 1099 pushtoi Jeruzalemin. Kryqëzata e Dytë u organizua në vitet 1147-1192, 47 vite më vonë pasi o mor Jeruzalemi, për të mbështetur të mbijetuarit e asajë të Parë. Europa dhe Azia, u mbylli dyert Kryqtarve të dytë, ku si pasojë e të ushqyerit keqas, shumë prej tyre gjetën vdekjen dhe Jeruzalemi ra në duart e Myslymanëve. Kryqëzata e tretë, u udhëhoq nga Rikardi i Anglisë.

I quajturi Zëmërluani, nuk mundi të marrë Jeruzalemin dhe në vitin 1192 u kthye në Angli, bashkë me kryqëtarët e mbijetuar. Kryqëzata e katërt u inkuadrua me veprimet e veta në vitet 1202-1204 nën udhëheqjen e Feudalve vandal, të cilët pasi pushtuan Kostandinopojën, e plaçkitën atë, duke vjedhur ikonat dhe reliket e vlefëshme kishtare, objekte këto që më pas, u kthyen në mjete biznesi e fitimprurëse, për kishën katolike të Perëndimit. Dëmi i madh ju shkaktua njerzimit, nga djegja e biblotekave të Kostandinopojës, ashtu si ndodhi në rastin e djegjes të Aleksandrisë në Egjyptin e lashtë. Kryqëzata e Pestë, përkon me kohën e viteve 1217-1221 dhe u drejtua kryesisht kundër Sirisë dhe Egjyptit. Nuk arriti suksesin e kërkuar dhe për pasojë kryqëtarët u larguan me humbje nga Egjypti. Kryqëzata e Gjashtë i ndërmori veprimet e sajë në vitet 1228-1229, duke u udhëhequr nga mbreti Francez Luigji i IX-të, i cili u zu rob në luftë e sipër dhe që Francezët më pas, u detyruan të blejnë lirimin e tijë. Kryqëzata e shtatë e udhëhequr nga mbreti Francez Luigji i X-të, pasoi pararendësen e vet në vitet 1248-1254 në drejtim të Egjyptit, por ajo dështoi, pa arritur qëllimin e sajë. Kryqëzata e tetë, nisi veprimet e veta në vitin 1270 dhe u cilësua si më e rrezikshmja, sepse në të morën pjesë dhe të mitur, të cilët duke udhëtuar, plaçkitën të gjitha rrugët e komunikimit.

Historia numëron tetë kryqëzata, por pati dhe të tjera më të vogla aventureske, të cilat pothuajse u shpartalluan në krijim e sipër. Kryqëzatat u shuan ashtu si dhe krijuan. Ato dhe pse u nisën me qëllimin e shenjtë, shënjtëria e tyre, mbeti në kufijtë e interesave të ndësjellta politike e fetare. Gadishulli Ilirik u trazua së tepërmi, por Ilirët edhe pse u gjakosën ruajtën identitetin e vet, duke menduar se e ardhmja, do të afrojë zgjidhje të reja, me përkatësi të dukëshme e realiste. Perandoria Bizantine ishte dhe nbeti epiqëndra kryesore, ku ata u përfshinë dhe luajtën rrolin e tyre historik, duke e drejtuar atë me disa perandorë e personalitete të tjerë brënda kësaj perandorie. Grekët ishin dhe mbetën atje ku kishin qënë. Lëvizjet e tyre, tashmë nisën të kristalizohen së tepërmi, për një qëllim të vetëm e të përcaktuar mirë brënda politikës ekspasioniste, për pushtimin e zotërimin e Ballkanit. Lufta e tyre reale, pothuajse u kristalizua më konkretisht dhe synimi kryesor ishte dhe mbeti, okupimi i Bizantit dhe transformimi i tij në Megalidhe.

Ilirët, si populli autokton i gadishullit, megjithse të gjëndur brënda këtyre ndodhive të padëshpërueshme, ecën në rrjedhat e kohës, për tu shkëputur gjithsesi, nga ato situata të rënduara, që u ishin imponuar. Në shekullin e dytë të Erës Sonë, Gjeografi Aleksandrin Ptolemeu, pranon se në teritoret e Ilirisë, janë përhapur në të gjitha hapësirat fiset Albai me kryeqëndër Albanopoli. Ndërkohë Bizanti nisi të udhëhiqej e drejtohej nga Iliro Shqiptari Anastasi(491-518) i ardhur nga qyteti i lashtë i Durrsit. Fiset Albai gradualisht nisën të përkufizohen me emrin Arbër, emër i trashëguar që nga kohrat antike. Këto fise në mesjetë, zunë një vënd të veçantë në gjithë hapësirën e Ilirike, veçanrisht në Ulqin, Nish, Shkup ,Manastir, Selanik, Artë, Vlorë, Apolloni, Durrës, Lezhë, Shkodër e Drisht. Në shekullin e VIII-të, banorët e Ilirisë, nisën të njihen si Shqiptar (Albanes) dhe vendi si Shqipëri (Albania). Përplasjet midis Bizantit e Romës, nuk kishin të sosur, për zgjerimin e teritoreve të ndikimit, sidomos në kohën e sundimit të Justinianit (527-565), perandorit me origjin Shqiptare. Në vitin 732 të Erës Sonë, Perandori Leoni i III-të, mori vendim për të hequr ndikiminet e Papës së Romës, në ato zona ku ishin vendosur, duke i kthyer ato teritore në Peshkopata Shqiptare. Megjithatë, ndikimi Romak në Preval, Dardani, Shkodër e Lezhë, u përfshi më tej në historinë e luftrave fetare, midis lindjes e perëndimit. Në këto vazhdimësi dyndjesh e përplasjesh luftarake, të ardhura nga drejtime të ndryshme të horizontit, Bizanti u përpoq duke manovruar me Romën dhe invaduesit, të ndalë në një farë mënyre kolonizimin e gadishullit Ilirik, duke pranuar deri diku përzjerje të fiseve Sllave, brenda gadishullit Ilirik. Sulmet Sllave nga Veriu në Jug dhe ato Greke nga Jugu drejt Veriut, u bënë kryefjala e politikës pushtuese të kohës, për Ilirinë Lashtë e tashmë të re Shqipërinë. Këto plane ogurzeza, u prishën më 29 Maj 1453, kohë kur Sulltan Mehmeti II-të pushtoi Kostandinopojën, duke u ndryshuar rrjedhën synimeve Sllavo-Helene.

Pushtimi i viseve Shqiptare nga Turqit Osmanllinj, nisi në mesin e viteve 80-të të Shekullit të XIV-të. Të udhëhequr nga Bejlerbeu i Rumelisë në vitin 1385, Turqit pasi zaptuan Sofjen, u futën në Shqipëri, duke pushtuar qytetet Shqiptare Selanikun, Janinën, Kosturin, Manastirin, Prilepin, Shkupin e Nishin, qytete këto, të cilat sipas dokumenteve të Perandorisë Osmane të kohës, njihen sot e kësaj dite, si qytete të mirëfillta Shqiptare, të popullit autokton Shqiptar, trashëgimtar i Ilirve pararendës. Duke u futur në thellësi të teritorit Shqiptar, pushtuesit Otoman sulmuan krahinën e Kosovës, rajon ku u përballën me rezistencën e një kualicioni gadishullor të kohës, që në histori quhet si beteja e Fush-Kosovës. Përballja me Turqit, trumbetohet nga Serbët si veprim luftarak i tyre, synim ky që sipas Serbve, bëhet për mbrojtjen atij vendi të quajtur ng ata, si djep i tyre. Një hamëndësi brënda së cilës, përfshihet injoranca politike, e bashkuar kjo qëllimisht me atë ushtarake e historike. Pavarësisht hallakatjeve të studiusve Serb, Sllav e disa të shiturve rreth e rrotull, ka një të vërtetë të pamohushme për kohën e vendin zhvillimit të sajë, në qershor të vitit 1389 në Fushë Kosovë dhe drejtusin ushtarak të kualicionit, Shqiptarin Millosh Kopiliqi. Ndërsa për sa i përket, pjesmarrjes të forcave, drejtimit e komandimit, aktualitetit të kohës së zhvilluar dhe arsyetimit përllogaritës të pjesmarrjes të forcave dypalëshe, në atë terren taktik për betejë, vërtetohet katërcipërisht se Serbët ashtu si dhe Grekët, janë të njohur botërisht si manipulator të historisë, vepër kjo që faktohet e argumentohet në këtë rast, për vetë qëllimin konkret të tyre, për arsyetim e pushtimit të tokave autoktone Shqiptare.

Nisur nga fakti i sasisë të pjesmarrjes të trupave dhe kapacitetit taktik mbajtës të asaj fushe luftimi, ku u zhvillua ajo betejë, cilido ushtarak e njohës i historisë, që e ka parë nga afër terrenin konkret, i nxjer konkluzionet reale për forcat pjesmarrse, të cilat gjithsesi nuk bien ndesh, me ato që zoteron arshiva e kohës, sidomos ajo e Stambollit. Serbët pretendojnë, se kanë qënë forca kryesore, si në pjesmarrje e udhëheqje. Por, nisur nga pjesmarja e princave Shqiptar në atë betejë dhe rregullit kohor, për të patur në atë betejë seicili 5000 forca, (1/3 e tërësisë të forcave luftarake të Principatës), në atë përleshje luftarake, kapaciteti taktik mbajtës i vendit, ku u zhvillua beteja, të detyron të pranosh se afërsisht 2/3 e forcave të kualicionit, i zotëronin Shqiptarët. Mbështetur në këtë argument taktik, pjesmarjen e Princave si drejtuesve kryesor të forcave Shqiptare, dhe vet Millosh Kopiliqit si udhëheqës e drejtues Shqiptar, të detyron të pranosh, se forca kryesore dhe udhëheqja e asaj beteje, ishin dhe mbeten vetë Shqiptarët. U theksua rasti konkret i kësaj beteje, jo vetëm për të vërtetuar të kundërtën e asaj që pretendojnë Serbët, por më tepër për të pyetur Grekët, se ku ishin në këtë betejë kualicioni dhe pse pretendojnë për teritorin që kanë zaptuar, në një kohë kur koha e shkuar e ruajtur në arshivat historike të Stambollit, flet dhe shkruan për Iliro-Shqiptarët dhe jo për Grekët e Greqinë.

Kualicioni i betejës të Fushë- Kosovës i vitit 1389, dështoi dhe për pasojë nuk u arrit synimi i atij veprimi të përbashkët luftarak. Kjo për shume arsye, por ajo që duhet theksuar si thelbësore, është se ushtria e perandorisë Turke, ishte solide, e konsoliduar, e përgatitur ushtarakisht, e paisur materialisht me mjetet luftarake të kohës dhe per më tepër, për te arritur fitoren, vepronte me një terror të paparë, duke shfarrosur çdo gjë, që gjente përpara. Edhe pse në këtë betejë, Millosh Kopiliqi i vrau Turqisë, Sulltanin, ajo nuk u ndal, por nën drejtimin e Sulltan Bajazitit (1389-1402), pushtoi krejt gadishullin Iliro-Shqiptar, që në atë kohë u pagëzua prej tyre me emrin Ballkan. Përballja luftarake e Iliro-Shqitarve me pushtuesit Turq, vazhdoi dhe më tej në kohë, deri në vitin 1415, kur sulltan Mehmeti i I-rë pushtoi Krujën dhe më pas me rradhë Beratin, Kaninën dhe Vlorën. Iliro-Shqiptarët tashmë të identifikuar si Arbër, ngritën krye kundër perandorisë në vitet 1419-1421. Në fillim më 1428 Gjon Kastrioti, e pas tij me rradhë Stefan Spani, Kolë Zaharia e Stefan Maramonti, në vitin 1430. Më tej Perandoria turke, u përballë me kryengritësit Shqiptar të viteve 1431-1432 nën udhëheqjen e Gjergj Arianiti, të nxitur e ndihmuar nga Papa i Romës. Kundër Arianitit, Porta e lartë hodhi në veprim Ali Bej Vrenozin, i cili në luftë siër u tërhoq i humbur. Vala e këtyre kryengritjeve, u përhap në gjithë Shqipërinë, nën drejtimin jo vetëm të Gjergj Arinitit, por dhe të Anndrea Topisë, i cili tentoi të hynte ne lidhje me Hungarinë. Në vitin 1433, Turqit të udhëhequr nga Turhan Beu, sulmuan Gjirokastrën, duke drejtuar synimin e tyre drejt Epirit. Këto përballje luftarake të dyanëshme, vazhduan deri në vitin 1443, kohë kur në Shqipëri, u vu në krye të rezistencës kundër Turqëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Gjergj Kastrioti, i pagëzur nga vetë Sulltanati i kohës me emrin e dytë Skender Beu, në kujtim të Shqiptarit tjetër historik Aleksandri i Madh, lindi sipas kronikanve të kohës në 6 Maj 1405 dhe vdiq në 17 Janar 1468. U muarr peng nga Sulltani, kur ishte fëmij fare i vogël, dhe u rrit e edukua si jeniçer nën kujdesin e portës së lartë. Koha në vazhdimësi e stërvitjeve dhe përballjeve me veprime luftarake konkrete, nxori në dukje virtytet dhe aftësitë e tij si organizator, udhëheqës e drejtues i mirëfilltë ushtarak. Në 3 Nëntor 1443, ushtria Osmane u përballë me forcat Hungareze të Huniadit dhe Skënderbeu duke shfrytëzuar rastin e humbjes nga Turqit të kësaj beteje , zbatoi planin e tij të përgatitur me kohë dhe me 300 kalorës u nis drejt e në Krujë, ku me anë të një fermani të lëshuar nga vete Sulltani, mori në dorëzim kështjellën. Në 28 nëntor 1443 në Krujë u hoq nga bashii i kalasë flamuri Turk e në vend të tij, u ngrit flamuri Shqiptar kuq e zi, ai që kemi dhe sot me shqiponjën dy krenare. Prej asaj dite, e derisa sa ai dha shpirt, lufta për çlirimin e zotërimin e trojeve Shqiptare, brënda nji shteti të vetëm Shqiptar, nuk u ndal. U rrethua Kruja disa herë, por perandoria nuk mundi të ripushtoj Shqipërinë e Shqipëtarët. Betejat e Sfetigradit, Domosdovës, Beratit, Fushës së Kasharit, Vajkalit, e të tjera në tërësinë e tokave Shqipëtare, nuk mundën të mposhtin Skëndërbeun e popullin e tij, deri sa ai dha shpirt në 17 Janar të vitit 1468.

Madhështia e këtij prijësi legjendar Shqiptar, të asajë periudhe kohore, të trazuar me konflikte dy dhe shumë palëshe, është shumë herë më e lartë nga sa shkruhet e flitet, nga kronikanët e kohës e studjuesit e huaj gadishullor, kontinental e botëror. Kjo për shumë arsye, por ajo që është më kryesore, qëndron në atë pse ai është Shqiptar, e duke qënë i tillë, historianve kronikan fqinj dhe të tjerve që u shkojnë pas avazit këtyre të fundit, nuk u vjen mirë, që një Shqiptar të jetë një figure e përmasave të mëdha historike, si është në realitet heroi yne kombëtar Gjergj Kastrioti. Ai luftoi 25 vite kundër një perandorie tepër të fuqishme për kohën, duke i treguar popujve të mbarë botës, se Shqiptarët nuk mund të nënshtrohen e asimilohen nga asnjë pushtues, sado i madh në numër qoftë ai, e i fuqishëm ekonomikisht. Ai realizoi mobilizimin, organizimin dhe bashkimin e Shqiptarve, duke i hapur rrugë krijimit të një shteti, të vetëm të pavarur Shqiptar, gjë këtë që e bëri dhe e mbajti me një qëndushmëri për një çerek shekulli. Skëndërbeu i kushtoi një rëndësi të veçantë burimeve të brëndëshme ekonomike, mbi bazën e të ciave mbështeti luftën e shtetit Shqiptar, kryesisht kundër Perandorisë Turke, por dhe të tjerëve që vepronin në hije. Gjatë 25 viteve luftarak, ai fuqizoi mbrojtjen e brezave kufitar të Shqiptarve në jug e veri, e brënda kësaj pune serioze, vazhdoi luftën për çlirimin e tokave Shqiptare, që ishin nën sundimin e të huajve. Kjo çoi më tej forcimin e marrëdhënjeve të popullit me shtetin dhe ngriti në nivele të qëndrushme, stabilitetin politik të krejt vendit të Shqiptarve.

Veprimi luftarak i tij, ishte dhe mbeti një sfidë thelbësore, e përfshirë brënda strategjisë që ndërtoi e zbatoi Krutani i Shqipërisë Ilirike, Gjergji i Kastriotve, aren kjo ku taktikat e përdorura prej tij, vërtetuan se fitorja nuk i përket vetëm, numrit të shumtë të ushtarve në fushën e luftimit, por dhe të mënçurisë taktike të përdorimit të forcave të pakta me kriter, ne çastin, kohën dhe vendin e duhur, atëhere kur situata e kërkon e ka nevojë. Futja në kurthe, mbajtja nën tension, goditjet e tërthorta, sulmet e fuqishme e të befasishme, ishin e mbetën në histori si norma, kritere e parime kryesore të taktikës e strategjisë të legjendarit tonë kombëtar. Vepra dhe figura e tij mori përmasa e u dimensonua në analet e njohura historike të kohës, si strategu ushtaraku, politikani udhëheqës dhe diplomati manovrator, i cili për 25 vite, luftoi bashkë me popullin, për të mbrojtur vendin e vet, deri në momentin e fundit të ndarjes nga kjo jetë. Ai nuk ishte thjeshtë një ushtarak i përkushtuar vetëm i kësaj fushe, por duke qënë në krye të shtetit të Shqiptarve të sapoformuar, udhëhoqi dhe zbatoi një politikë shtetërore të jashtëme, e cila konsistoi në lidhjen, shtrirjen e forcimin e marrëdhënjeve ndërkombëtare në gadishull e kontinent, si një kërkesë e rëndësishme, e domosdoshme e jetike, gjatë përballjes aktuale të kohës me perandorinë osmane. Mënçuria luftarake e Skënderbeut, ishte e pandarë nga ajo politike dhe nëpërmjet kësaj, ai i tregoi Europës, se rreziku invazionist otoman, nuk ishte vetëm për Shqiptarët e popujt e tjerë të Ballkanit, por një kërcënim real e tepër i madh për krejt Europën. Skëndërbeu, ishte dhe mbeti brënda historisë botërore, si kryqtari i vetëm e kryesor mbrojtës i krishtërimit Europian. Në të kundërt, nëse kjo figurë emblematike e arenës ndërkombëtare, nuk do të ishte shfaqur në kohën e tij, sot kjo Europë, jo vetëm që nuk do të kish ato katedrale që ka në Itali, Gjermani, Francë, Spanjë, Angli e gjetkë, por do të ishte shkombëtarizuar, minaret do të kishin zëvëndësuar këmbanat e zaptuar qiellin, ndërsa popujt e tyre do të flisnin vetëm arabisht. Historia e kësaj periudhe u përfshi brënda kësaj teme, për të treguar ku ishin Greqia dhe Grekët, kur perandoria Turke nisi invazionin e gadishullit Ilirik, qëndrimi i heshtur i tyre gjate këtij invazioni, dhe për më tepër mosangazhimi i forcave të atij vendi, kur Skëndereu e populli shqiptar u përballën rrethimet e herë pas herëshme nga forcat e asaj perandorie. Greqia dhe Grekët, u strukën brënda guaskës tyre, për të pritur kohën dhe momentin e duhur për Megalidhenë Helene.

Koha ndoqi rrugën e vet, drejt zhvillimit cilësor e saisor, por popujt e gadishullit Ilirik e në veçanti Shqiptarët, nuk arritën të qetësohen, sepse lufta për çlirim kombtar, kundër perandorisë Otomane, nuk u ndal asnjëherë, por vazhdoi si dhe më parë në kohën e shkuar. Brënda kësaj periudhe kohore tepër të trazuar, u shfaqën dhe Helenët, të cilët dhe pse huazuan emrin nga Pellazgët, nën pagëzimin e vetevetes si Grekë, duke e përfshirë veten në trazirat revolucionare të vitit 1821, u hodhën në luftë kundër Perandorisë Turke dhe në 21 Mars 1821 shpallën shtetin e pavarur Grek, me toka plotësisht Iliro-Shqiptare, të organizuar e drejtuar në këtë revolucion nga vetë Shqiptarët. Kjo është vërtetuar nga koha e shkuar dhe ajo e sotme historike, ku nga 100 drejtuesit kryesorë të kohës luftarake për shpalljen e asaj pavarësie Greke, 90 prej tyre ishin e mbetën vetëm Shqiptar, ndër të cilët më të përmëndurit janë Gjergji Kundurioti, Kiço Xhavella, Andon Kryeziu, Teodor Kollokotroni, Marko Poçari, Laskarina Bubulina, Anastas Gjirokastriti, Dhimitër Vulgari, Kostandin Konari, Gjergji Karaskuqi, Odise Andruço, Andrea Mivuli, Teodor Griva, Dhimitër Plapata, Nikollajq Kryezoti, Athanas Shkurtanioti, Hasan Bellushi, Tahir Abazi, Ago Myhurdani, Sulejman Meto, Gjeko Bei, Myrto çali, Ago Vasiari e të tjerë, të rradhitur pas këtyre, që më pas u bënë udhëheqësit kryesor të atij shteti. Parlamenti i parë foli në gjuhën Shqipe dhe kryeministri parë o zgjodh një Shqiptar. Mirpo ortodksia e rrasove të zeza Greke, duke i paraprirë e parandaluar ecurinë Shqiptare brënda atij shteti, ndërhyri ashtu si kanë ndërhyrë gjatë gjithë historisë mijra vjeçare dhe me ndihmesën direkte të perëndimit Europian, i cili u tundua para shkëlqimit të arit Athinas, rregulluan e sistemuan me toka Shqiptare atë të quajtur Greqia kallp e kohës sotme.

Përpjekjet luftarake të Shqiptarve pas vdekjes të Gjergj Kastriotit Skënderbeu, ishin të shumta, por jo të një kohëshme. Deri në në 28 Nëntor të vitit 1912, kur u ngrit Flamuri Kombtar në Vlorë, zhvillimi i tyre rrodhi i shpërndarë në kohë e treva të ndryshme, të lidhura njëra me tjetrën e të arsyetuara në synime e vendime të deklaruara brënda asaj mungese kordinimi të veprimit të përbashkët. Serbët, Sllavët dhe Grekët, duke shfrytëzuar konfuzitetin midis Iliro-Shqiptarve, të ndarë në Principata e Vilajete, u hodhën në sulm për të krijuar shtetet e tyre, duke i zgjeruar kufijte nëpërmjet zaptimit e pushtimit me barut e zjarr të tokave Shqipëtare.

Ata nuk mjaftuan me dhunën e mjeteve luftara ke të kohës, por vunë zbatim mjetin e paqes, politikën e cila ashtu ”urtë e butë” kohë pas kohe sanksiononte, uzurpimet me anën e forcës. U aplikua teoria, se lufta përfundonte me traktate, e këto të fundit hartoheshin me sanksione e vendime, në favor të fituesve, që nuk ishin gjë tjetër veçse pushtues të afirmuar nga këto aktmarrëveshje. Zbatimi i kësaj politike uzurpatore, nisi në Shën-Stefan pas luftës Ruso-Turke në 3 Mars 1878, ku Perandoria Turke humbi rreth 80% të zotërimeve perandorake të gadishullit Iliro-Shqiptar. Humbën më shumë se kushdo Shqiptarët, të cilët nuk i pranuan vendimet e atij traktati dhe ju kundërvunë atij me lëvizje politike, të cilat ngjallën reagime e kundërshtime, në kancelaritë perëndimore të fuqive të mëdha politike Europiane, ku për pasojë u thirr Kongresi i Berlinit. Ai u mblodh në 13 qershor 1878 dhe zgjati një muaj rrjesht deri në 13 Korrik të po atij viti. Vendimet e atij kongresi u dirigjuan nga fuqitë e mëdha dhe vendimet që u muarën ishin dhe mbetën në interes të atyre fuqive. Shqipëtarët nga ky kongres, dolën sërish të zhgënjyer, nga vendimet që u muarën në dëm të tyre. Në kongresin e Berlinit, Turqia i shiti Shqiptarët për interesat e saj dhe për më keq ata u injoruan nga megallomani Gjerman Otto Bismark, i cili arriti deri atje, që me padijen e tij të deklarojë, se ” Shqipëria është një shprehje gjegrafike”. Luftrat invazioniste kaluan nga njeri shekull te tjetri dhe pasojat e tyre rënduan më shumë se kurr Shqiptarët, të cilët në vazhdimësinë shekullit të njëzetë, u përballën me Traktatin e Fshehtë të Londrës, traktat i cili pranoi një minishtet Shqiptar me një të tretën e Shqipërisë reale e historike, ndërsa me dy të tretat e sajë u plotësuan orekset ekspasioniste të Serbve, Sllavëve, Malazezëve dhe Helenve Grekë, ku këta të fundit kishin zaptuar plotësisht brigjet jugore të gadishullit Mesdhetar Ilirik dhe po synonin për të dalë mbi vijën e lumit Shkumbin, për të zhdukur përfundimisht Shqiptarët nga harta e Ballkanit.

Londra hapi plagë të mëdha e me pasoja të rënda, të cilat maisën së tepërmi politikën Europiane në vazhdimësi dhe për ti dhënë fund asaj katraure politike, në 18 Janar 1919 u mblodhën në Versaje të Parisit, pesë fuqitë e mëdha, SHBA, Anglia, Rusia, Franca dhe Italia, të cilat hartuan traktatin e ri të pagëzuar me mrin e Versajes. Ky traktat u nënshkrua në 28 Qershor 1919 nga Franca, Britania e Madhe, Belgjika nga njëra anë dhe Gjermania nga pala tjetër. Bota në dy dekadat e para të shekullit të 20-të, gradualisht afirmoi një fuqi të re politike, SHBA-ës, të cilat nuk ranë në një mëndje për nënshkrimin e Versajës nga shtetet e mësipërme, sepse vendimet e marra, bëheshin shkak për burime e konflikte të tjera në vazhdimësi. Kështu, vendimarrja e Versajës të Parisit u shty deri në vitin 1921, kur mori formën e prerë në baze të pikave kushtëzuse, për të drejtat njerzore e të kombeve, që u propozuan nga Presidenti Amerikan Vundrou Uillson. Megjithë ngulmimet Serbo-Sllave e ato Heleno-Grekë, për copëtimin e mëtejshëm të Shqipërisë, falë qëndrimit të SHBA-ës e Presidentit të tyre, që Shqiptarët e tanishëm jetojnë në këtë Shqipëri që është sot. Shqipëria ngeli ajo që përcaktoi Londra, sepse u plotësuan orekset Serbe, Sllave dhe ato të Helenëve Grekë, të cilët nuk hoqën dorë nga manipulimi i historisë e përvetësimi i sajë, për interes të zgjerimit të kufijve Helenë, në funksin të Megalidhesë Greke, të sajuar nga rrasot e zeza të Ortodoksisë obskurantiste Athinase.

Bota, përparimtare demokratike, tashmë po kritalizon mendimin e sajë historiko shkencor dhe për pasojë po del në dukje më tepër se kurrë, realiteti Pellazgo-Ilir i lashtësisë historike, i trukuar dinakërisht nga Grekët në funksion të ligjitimitetit të pushtimeve të tokave Shqiptare, që kanë uzurpuar. Koha në rjedhat e sajë të deritanishme, ka vërtetuar katërcipërisht, se Grekët aty ku janë vendosur, mund ta quajne veten Grekë, por vendi i vendosjes së tyre, ka vetëm një emër të lashtë Pellazgo-Iliria, që sot në gjithë botën njihet, quhet e thiret me emrin e madh Shqipëri dhe vetëm Shqipëri. Si do të ndreqen, përmirësohen e rregulohen këto padrejtësi historike, të shkaktuara qëllimisht e me synime të caktuara nga vetë Grekët, e mbështetësit e tyre Serbo-Sllav, u takon lojtarve të politikës kombtare e ndërkombtare, për të mbështetur e çuar përpara mendimin e përpunuar historiko-shkencor, i cili me faktet konkret e dokumentimin argumentues, të mbledhur nga e shkuara historike, po paraqet e vërteton para botës përparimtare e demokratike, se cilët janë Shqiptarët e deri ku shtrihen kufijt e tyre natyral.

SPIRO BUTKA

Ish drejtues në operacionin Shigjeta të UÇK-ës , Aktualisht Kryetar SHVL e UÇKës Tiranë/