Operacioni SHIGJETA

Foto - Galeria • KLIKO



Reagim

Te nderuar bashkeluftetar, vellezer e motra

Po e nis kete shkrim me bindjen e thell se nga ato qe do te shkruaj nuk do te lendohet e as nuk do te ndihet keq askush.

Nje dite ne facebook lexova nje mesazh te cilin ma dergoi Avdi Ibrahimi, i cili kishte shkembyer me Fazli Berishen, lidhur me deshmoret e rene ne betejen e gorozhupit gjate operacionit Luftarak te UCK-se Shigjeta, dhe verejta se me cfare fjalori urrejtes dhe ofendues Fazli Berisha e shane Brigaden 128 te UCK-se te komanduar nga Ruzhdi Saramati.

Se pari  ai thote se Brigade 128 ka qene njesi e jo brigade dhe e quan e “ashtequajtura”, kur dihet se kjo brigade eshte e pranuar dhe e regjistruar ne Shtabin e Pergjithshem te UCK-se si  Brigada 128 Sulmuese dhe e vetmja brigade qe si e till merr pjese ne Operacionin “ Shigjeta” ne Gorozup e Pashtrik te Hasit te Prizrenit,e strukturuar dhe e kompletuara me te gjitha komponentet e saj, te gjitha njesit tjera qe kane marr pjese nuk kane qene brigada por njesi mbeshtetese te ketij Operacioni. Kjo do te thote se e gjithe barra ka qene ne kurriz te kesaj brigade dhe pergjegjesia per suksesin apo mos suksesin e ketij Operacioni ka ra pikerisht mbi kurrizin e saj

Pastaj flet per  numrin e ushtareve qe ka pas kjo brigade  thot se ka pas 320, lind pytja: po ku ka mundur ti numeroi ai ne lufte keta ushtar?, kur nuk i dinte se ku i ka ushtaret  e njesise se vet.

Me kujtohet shume mire ne Gorozhup kur u lajmerua ne radiolidhje te Komandandit Ruzhdi Saramati “Vullneti” per “ Forcen 70”, une kam qene aty prane Ruzhdiut ”Forca 70”. Ai “ Vullneti” kerkoj ndihme nga Ruzhdiu per ti ndihmuar nje togu te tije qe kishte mbetur  nen rrethim. Ruzhdiu ne ato moment kishte ne gatishmeri Njesitin Special te Brigades 128 Sulmuese me 96 pjestare dhe pa e diskutuar fare dha urdher qe te nderhynim .

Ruzhdiu edhe pse ishte komandant  i Brigades, dhe nuk i lejohej te hynte ne front  personalisht, Ai na prini  per t’i ndihmuar ushtaret qe kishin mbete nen rrethim. Dhe keshtu ndodhi  ushtaret e udhehequr nga Fazli Berisha  tani me kishin mbeshtetjen  tone dhe fal kesaj ata i shpetuan rrethimit. Nuk dua te keqkuptohem nga askush qe po them keshtu, sepse te gjithe ata ushtar ishin vellezerit dhe motrat tona qe po luftonin per liri, por desha ta ndaj nje kujtim  nga lufta ne Gorozhup.

Une kam kryer disa detyra te rendesishme ne Brigaden 128, ne fillim beja pjese ne Njesin Speciale te Brigades, me pas ne njesine diverzanto vezhguese sepse une kam lindur ne Fshatin Milaj qe eshte 3 km large kufirit dhe nga qe isha rritur aty e njihja cdo pellembe te tokes atje, dhe me pas u emerova kurier i Shtabit te Brigades 128 Sulmuese te UCK-se, pikerisht per kete shkak. Ndihem vertet mire qe kam qene pjese e nje lufte qe do te mbahet gjate ne kujtesen kombetare per nga rendesia dhe heroizmi i treguar i bijve dhe bijave me te mira te kombit, vertet eshte krenari!...

Brig.128 ka qene e strukturuar shume mire, per kete flet edhe njesia e kurierve qe ka funksionuar Brenda saj, kete njesi e kam udhehequr une dhe eshte aktivizuar cdo here kur komunikimi me radiolidhje ka qene i pa mundur ose per arsye taktike nuk jane perdorur radiolidhjet dhe urdherat dhe informacionet nga shtabi i brigades tek njesit dhe anasjelltas  eshte bere permes korierve. Kjo njesi eshte themeluar nga vet Komandanti i Brigades 128 Sulmuese te UCK-se.,.

Qe nga dita kur Fazli berisha kontaktoi me Kom. Ruzhdi Saramati per te kerkuar ndihmen qe e ceka me larte, me asnjehere nuk e kam pare pergjate frontit as nuk kam degjuar per te. Gjate deturave qe kam kryer si korier pergjate vijes se frontit e mbuluar nga batalionet dhe njesite e brig.128 nuk e kam pare asnjehere, kjo me bente te besoja se ai tani me po qendron large frontit per arsyet qe vetem ai i di.

E di qe ne fundt te luftes me date 17 Qershor 1999 Fazli Berisha  e takon ne fshatin Kojush te Hasit Kom. Ruzhdi Saramatin dhe Ai ishte ne krye te ushtareve qe kishte pas. Komandani Ruzhdi Saramati ishte me Pincgave Ushtarak te cilin e drejtonte  bashkeluftetari Selim Rashkaj ndalon makinen dhe pershendetet, i uron fitoren  dhe i thote: “ Ne mbarim te ketij fshati rug ate ndahet ne te djathte dhe ne te majte, ti do marresh rrugen ne te majte dhe do te shkosh drejt ne Gjonaj te shkolla e fshatit sepse ne Nashec nuk ka ambijete te mjaftueshem per te gjithe luftetaret”. Dhe keshtu u veprua. Fazliu e ka vendosur ushtaret ne Fshatin Gjonaj te Hasit me ne objektin e Skolles. Kete informacion e kam te fundit per te.

Nuk dua ta zgjase me shume por nuk mund te mos reagoj per fyerjet qe Fazli Berisha i bene Ruzhdi Saramatit  dhe Brigades 128 Sulmuese pjese e te ciles kam qene  vet, per cka une jam krenare per shoket dhe shoqet qe ato kohe te veshtira ishin pjese e kesaj brigade dhe per mua ishin njerezit me te afert ne jete. Ruzhdi Saramati tere jeten dhe familjen e tij dhe te gjithe pasurine e tij e vuri ne sherbim te ceshtjes kombetare. Ai kurr nuk u thye nga armiqt serbosllav qe nga jugosllavia titiste e deri tek lufta e fundit qe po e zhvillonte Sllobodan Millosheviq per ta zbere qenjen tone shqiptare e kombetare ne Kosove. Kete e deshmojne veprat e tij, perndjekjet e gjithjetshme  te tij nga armiqt serbe e bashkepuntoret e tyre shqiptar, vuajtja ne burgje te serbise, perndjekjet pas burgut, lufta e tij nuk eshte ndalur kurr kunder te gjithe armiqeve te shqiptarise. Te fyesh nje njeri te till ose duhet te jeshe  i krisur ose edhe me keq dashakeqes i UCK-se , luftes se saj te drejte dhe i zgjidhjes se ceshtjes kombetare. Sidomos kur kjo behet permes rrjeteve sociale sic eshte Facebook, kjo eshte shume irituese. Per cdo paqartesi qe mund te kene ushtaret e UCK-se, duhet te takohen e ti diskutojne mes tyre e jo te pergojojne neper rrejtet sociale, me sharje e fyerje nga me te ultet. Ky nuk duhet te ishte niveli moral i ushtarit te UCK-se, etika e nje luftetari Lirie!...

Per deshmoret nuk du as te komentoj asgje! Sepse ata per mua jane te shejt dhe te pa prekshem! Ata e kane thene fjalen e tyre nder beteja duke rene per tu pavdekesuar si Heroj te Lirise se atedheut te tyre, cdo koment dhe fjale per ta mund ti lendoj dhe tua prishe kete cilesi!

Me respektin e duhur…

Korieri i Shtabit te Brigades 128 Sulmuese te UCK-se

Arben Hysen Rashkaj

 

Prizren 27.09.2013